Tag: lynch

  • Lodhja kronike pas moshës 40-vjeçare, nutricionistja paralajmëron: Nuk është ‘faji i moshës’

    Lodhja kronike pas moshës 40-vjeçare, nutricionistja paralajmëron: Nuk është ‘faji i moshës’

    Shumë njerëz të moshës së mesme ndihen vazhdimisht të lodhur dhe shpesh fajin e hedhin tek mosha e tyre. Megjithatë, nutricionistja Jackie Lynch paralajmëron se shkaqet janë shpesh më të thjeshta dhe lidhen me zakonet e përditshme ushqimore, raporton Tportal.

    “Po shoh një lloj epidemie me energji të ulët në klinikën time tani,” thotë Lynch, duke theksuar se lodhja kronike nuk lidhet thjesht me moshën. Shumica e rasteve kanë shkaqe të qarta dhe të zgjidhshme, nga mungesa e mineraleve te dieta jo e ekuilibruar.

    Mungesa e magnezit dobëson trupin
    Magnezi është thelbësor për prodhimin e energjisë dhe mungesa e tij mund të bëjë që njerëzit të ndihen të dobët dhe të lodhur. Në të dyzetat dhe të pesëdhjetat, presioni i lartë i punës dhe përgjegjësitë familjare shpesh çojnë në neglizhencë të ushqyerjes cilësore, veçanërisht në konsumimin e perimeve me gjethe jeshile, burimi kryesor i magnezit.

    Hekuri dhe lodhja tek gratë
    Mungesa e hekurit është një shkak i zakonshëm i lodhjes, veçanërisht tek gratë në periudhën e perimenopauzës dhe menopauzës. Hekuri është i nevojshëm për transportin e oksigjenit në qeliza, dhe mungesa e tij mund të shkaktojë anemia, dhimbje koke, hollim të flokëve dhe gulçim. Lynch këshillon përfshirjen e burimeve të hekuri heme nga ushqimet shtazore, ndërsa veganët dhe vegetarianët duhet të jenë veçanërisht të kujdesshëm.

    Vitamina B12 dhe energjia mendore
    Vitamina B12, e cila gjendet kryesisht në burimet shtazore, mbështet prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe funksionin e sistemit nervor. Mungesa e saj mund të shkaktojë lodhje mendore, mjegullim truri, ankth dhe probleme me përqendrimin. Për ata që ndjekin dieta me bazë bimore, marrja e suplementëve ose analiza e rregullt e gjakut është e domosdoshme.

    Alkooli – një “hajdut” i energjisë
    Edhe konsumi i moderuar i alkoolit mund të ndikojë në energjinë e përditshme. Alkooli vështirëson gjumin cilësor, redukton përthithjen e lëndëve ushqyese dhe e ngarkon mëlçinë, duke kontribuar në lodhje kronike. Ekspertët rekomandojnë të paktën katër ditë pa alkool në javë për rikuperim optimal.

    Nutricionistja Lynch thekson se duke vënë re këto faktorë të thjeshtë, shumë nga problemet me energjinë kronike mund të përmirësohen ndjeshëm, duke mos e fajësuar vetëm kalimin e viteve.

  • Vdekja e miliarderit Mike Lynch dhe rënia dramatike e gjeniut të teknologjisë, familja e tij në prag falimentimi, 700 milionë paund borxhe

    Vdekja e miliarderit Mike Lynch dhe rënia dramatike e gjeniut të teknologjisë, familja e tij në prag falimentimi, 700 milionë paund borxhe

    Familja e miliarderit britanik dhe pionierit të teknologjisë Mike Lynch po përjeton një tragjedi të pafundme, pasi ai humbi jetën vitin e kaluar së bashku me vajzën e tij 18-vjeçare Hannah dhe pesë të tjerë në jahtin e tij luksoz Bayesian që u përmbys në brigjet e Siçilisë.

    Anija u mbyt pas një stuhie të papritur ere me shpejtësi 80 mph, që e shndërroi një mbrëmje festive në një makth të vërtetë.
    Lynch dhe vajza e tij nuk ia dolën. Vetëm gruaja e tij, Angela Bacares, mbijetoi, e cila u shpëtua në minutën e fundit nga një anëtar i ekuipazhit. Nëntë muaj më vonë, pikëllimi i tyre është shndërruar në një stuhi ligjore dhe financiare, me familjen tani në rrezik të një kolapsi financiar.
    700 milionë paund borxhe dhe kërcënimi nga falimentimi
    Gjykata e Lartë e Mbretërisë së Bashkuar vendosi javën e kaluar se pasuria e Mike Lynch i detyrohet më shumë se 700 milionë paund Hewlett-Packard për akuzat për mashtrim në lidhje me blerjen e kompanisë së tij Autonomy në vitin 2011. HP bleu Autonomy për 8.6 miliardë paund në atë kohë dhe menjëherë pas kësaj pretendoi se Lynch dhe ish-drejtori financiar kishin fryrë shifrat financiare të kompanisë.
    Edhe pse Lynch u lirua nga akuzat në një gjykatë penale amerikane vitin e kaluar, çështja paralele civile në Britani po shndërrohet në një makth për familjen. Nëse vendimi i gjykatës zbatohet, pasuria që ai lë pas – për gruan e tij Angela dhe vajzën 22-vjeçare Esme – mund të zhduket.
    “Na ka mbetur vetëm kujtimi i tij”
    Pavarësisht përpjekjeve të Lynch për të mbrojtur pasuritë personale të gruas së tij duke transferuar aksione në kompanitë familjare në emrin e saj, vendimi i gjykatës e lë familjen në një pozitë të vështirë. “Nuk ka të bëjë vetëm me paratë, ka të bëjë me rivendosjen e nderit të Mike”, tha një mik i familjes për gazetën britanike The Sun, duke konfirmuar se po shqyrtohet një apel.
    Një vizionar që nuk pati kohë të justifikohej
    Mike Lynch, djali i emigrantëve irlandezë, vinte nga rrënjë të thjeshta – me një baba zjarrfikës dhe një nënë infermiere – dhe pushtoi botën e teknologjisë me mendjen dhe vizionin e tij. Ai mori një doktoraturë në shkencat matematikore kompjuterike nga Universiteti i Kembrixhit dhe themeloi Autonomy në vitin 1996. Ai ishte një nga të parët që foli për inteligjencën artificiale, shumë kohë para se ajo të bëhej e rëndësishme.
    Miqtë kujtojnë dashurinë e tij për natyrën dhe familjen: momentet në rezidencën e tij në Suffolk me kafshët e rralla, buzëqeshjet me vajzat e tij dhe dëshirën e tij për t’i mbrojtur ato nga toksiciteti i betejave ligjore. “Ai kurrë nuk rrinte ulur duke ndjerë keqardhje për veten. Ai luftoi për të vërtetën e tij dhe për teknologjinë e Britanisë”, thotë miku i tij i ngushtë Andrew Kanter, i prekur.
    Familja është ende në zi, jo vetëm për Lynch dhe Hannah, por edhe për mikun dhe partnerin e tij, Steven Chamberlain, i cili vdiq dy ditë para tragjedisë detare kur u godit nga një makinë ndërsa vraponte. Ai sapo kishte festuar me Lynch lirimin e tyre nga akuzat për mashtrim në San Francisko.
    Gjyqësori italian po vazhdon hetimin e tij për shkaqet e fundosjes, pasi jahti u ngrit nga shtrati i detit vetëm muajin e kaluar. Një vendim përfundimtar nuk pritet deri në vitin 2027, në rastin më të mirë. Ndërkohë, familja e kuzhinierit të anijes, Recaldo Thomas, ka thënë nëpërmjet një avokati amerikan se do të kërkojnë kompensim nga Angela Bacares, ekuipazhi dhe kompania e menaxhimit Camper & Nicholsons.
    “Ai ishte gjeni, jo mashtrues”Ata që e njihnin këmbëngulin se Mike Lynch nuk ishte kriminel. “Ai ndihmoi shumë njerëz të pasuroheshin, por kur filluan problemet, të gjithë e braktisën”, thotë një mik. “Kur më në fund fitoi, të gjithë donin të ishin përsëri pranë tij. Dhe pastaj deti erdhi dhe e mori.”

    Top Channel

  • Realizmi kozmik: Përbërësi sekret i librave të mëdhenj

    Realizmi kozmik: Përbërësi sekret i librave të mëdhenj

    Njerëzit mund të jenë të ligj dhe bota është plot tragjedi.

    Këto pohime, ndonëse të vërteta, janë gjithashtu të zbrazëta. Ato janë të drejtpërdrejta dhe demonstrative. Të thuash diçka si “njerëzit mund të bien në dashuri” nuk të fiton ndonjë çmim për poezi. Çmimi Booker nuk jepet për deklarata madhështore mbi të vërteta filozofikisht banale.

    Romancieri dhe skenaristi amerikan Richard Price ka shkruar dikur: “Sa më e madhe çështja, aq më konciz duhet të shkruash. Mbaje mend këtë. Ti nuk shkruan për tmerrin e luftës. Jo. Ti shkruan për çorapet e djegura të një fëmije në rrugë. Zgjedh pjesën më të vogël të menaxhueshme të diçkaje të madhe dhe punon përmes jehonës që ajo krijon.”

    Shkrimi më i mirë është ai ku kuptime të mëdha zbulohen brenda momenteve më të zakonshme. Ai të bën të përqendrohesh në një lule të vogël, në një lëvizje syri, dhe aty, në të papërfillshmen, qëndron i gjithë Universi. Për këtë edicion të “Mini Filozofisë”, autori i intervistës bisedoi me fituesin e Çmimit Booker, Paul Lynch, për këtë ide — një ide që ai e quan “realizëm kozmik.”

    Çfarë është realizmi kozmik?

    Lynch përdor termin “realizëm kozmik” për të përshkruar ata autorë të jashtëzakonshëm që dinë të shprehin diçka universale nga brenda dramave të një jete të vetme, një qyteti, një epoke. “Nuk është realizëm social,” thotë ai. “Është diçka më e thellë se kaq. Është gjithmonë metaforik. Situata që përshkruhet përfaqëson diçka më të madhe sesa ajo që duket. I gjithë romani është një demonstrim i diçkaje më të madhe. Një metaforë.”

    Gjatë bisedës, Lynch përmend një sërë autorësh që ai i konsideron mjeshtër të realizmit kozmik: Herman Melville, Fjodor Dostojevski, William Faulkner, Joseph Conrad dhe Cormac McCarthy. Klasikë që kanë shkruar libra klasikë, të bashkuar në aftësinë për t’i bërë gjërat e vogla të duken të pamata. Ata shkruajnë me “shkallëzim”, duke synuar imazhe që përfshijnë kuptimin e plotë të jetës.

    Lynch kujton një skenë nga Typhoon i Conrad-it:

    “Ka një moment të jashtëzakonshëm kur anija ndodhet në një stuhi, dhe në errësirën e mbajtur të hambarit, punëtorë kinezë po vrasin njëri-tjetrin për dollarët e tyre prej argjendi. Mbi këtë oqean të pafund, në mes të boshllëkut, ata kacafyten për para. Ja një imazh për gjendjen njerëzore: një kukull ruse e ndërlikuar deri në pafundësi.”

    Nuk ka poezi, shkëlqim apo jehonë në të thënët “Njerëzit bëjnë gjëra të tmerrshme për para.” Por realizmi kozmik është pikërisht shikimi se si e pafundmja fshihet brenda të përditshmes. Është metafizik pa qenë mistik, tragjik pa qenë abstrakt. Ai ngul këmbë se ajo që ndodh në një kuzhinë apo në një korridor spitali mund të mbajë të njëjtën peshë me atë që ndodh në një fushëbetejë. Është realizëm në përmasa të kozmosit.

    Universi brenda teje

    Elif Shafak, një tjetër mjeshtre e realizmit kozmik, ka shkruar dikur:

    “I gjithë universi gjendet brenda një njeriu të vetëm, ty. Gjithçka që sheh përreth, përfshirë gjërat që mund të mos i pëlqesh, madje edhe njerëzit që i përçmon apo i urren, janë të pranishëm brenda teje në shkallë të ndryshme.”

    Në lotët dhe të qeshurat e jetës sate gjendet pikëllimi dhe gëzimi i njerëzimit. Një nënë që ushqen me gji foshnjën e saj bashkohet me një zinxhir të pafundmë grash përmes historisë evolutive. Një djalosh që ngre një armë nga zemërimi nuk është thjesht një i ri i inatosur; ai është vetë Zoti i Luftës.

    Romani i Lynch, Prophet Song, është shembull i përsosur i realizmit kozmik. Ai fokusohet te një nënë me tri fëmijë, Eilish, e cila është aq e zënë duke u kujdesur për ta, sa nuk arrin të vërë re katastrofën që po ndodh jashtë derës së saj. Bota po digjet, por ajo është e përqendruar te lista e blerjeve dhe kujdesi për babanë që po shkon drejt fundit. Te Eilish ne shohim si tragjedinë, ashtu edhe farsën e gjendjes njerëzore. Edhe kur Katër Kalorësit e Apokalipsit hyjnë në qytet, shumica e njerëzve thjesht janë të zënë me mbijetesën e përditshme.

    Letërsia si filozofi e mishëruar

    Filozofia, për vetë natyrën e saj, është shpesh abstrakte. Ajo distilon idetë në forma që filozofët mund t’i analizojnë dhe kritikojnë. Por letërsia e madhe u jep jetë këtyre ideve. Ajo mishëron idealizmin, nihilizmin, pesimizmin, besimin, të vërtetën, drejtësinë, mizorinë dhe shpresën.

    Ndërsa e mbyll këtë tekst dhe kthehesh në jetën tënde të përditshme, ti je një metaforë. Ti je një avatar i një të vërtete universale. Ti je gjithçka në dikë. / Big Think – Syri.net

  • U mbyt një vit më parë në Siçili, Jahti superluksoz do të nxirret nga fundi i detit, nis operacioni për të zbardhur tragjedinë

    U mbyt një vit më parë në Siçili, Jahti superluksoz do të nxirret nga fundi i detit, nis operacioni për të zbardhur tragjedinë

    Nëse moti e lejon, operacionet për të shpëtuar jahtin superluksoz britanik Bayesian, 56 metra të gjatë, i cili u mbyt verën e kaluar në Siçili, duke vrarë shtatë persona, përfshirë biznesmenin britanik Michael Lynch, do të fillojnë të mërkurën.

    Mbytja e anijes ndodhi më 19 gusht 2024, kur jahti ishte ankoruar pranë portit të Porticello-s, në provincën e Palermos dhe u godit nga një stuhi e fortë. Lynch, i cili cilësohej si “Bill Gates i Britanisë” dhe vajza e tij 18-vjeçare, Hannah, ishin midis viktimave.
    Lynch ishte me pushime për të festuar lirimin e tij, në qershor 2024, nga akuzat për mashtrim në SHBA në lidhje me shitjen e kompanisë së tij, Autonomy, te Hewlett-Packard në vitin 2011. Ai shoqërohej në udhëtim nga bashkëshortja e tij, Angela Baraches. Gjithashtu në bordin e anijes ishin këshilltari ligjor i Leeds nga Clifford Chance, Chris Morvillo, dhe gruaja e tij, stilistja e bizhuterive Nedda Morvillo, si dhe kryetari i Morgan Stanley International, Jonathan Bloomer, me gruan e tij, Judy Bloomer, një ish-psikoterapiste. Të gjithë humbën jetën. Shefi i kuzhinës së anijes, Recaldo Tomas, ishte gjithashtu ndër viktimat. Në total, u shpëtuan 15 persona, përfshirë Barases.
    Shpresa për përgjigje nga ngjitja
    Studiuesit presin që rikuperimi do të ofrojë prova thelbësore rreth shkaqeve të tragjedisë – nëse ishte një seri gabimesh njerëzore, siç dyshohej fillimisht, apo nëse kishte faktorë të tjerë, sipas Guardian.
    Anija ndodhet në një thellësi prej 50 metrash dhe po monitorohet nga autoritetet italiane, të cilat kanë caktuar një zonë përjashtimi prej 650 metrash rreth rrënojave, duke ndaluar çdo aktivitet deri në përfundimin e operacionit.
    Operacioni përshkruhet si jashtëzakonisht i vështirë dhe u është caktuar kompanive Hebo Maritiemservice dhe Smit International. Platforma lundruese Hebo Lift 2, 55 metra e gjatë, do të mbërrijë në Porticello, e pajisur me një vinç për ngritje të rëndë dhe pajisje të specializuara zhytjeje. Në të njëjtën kohë, Hebo Lift 10, një nga vinçat më të mëdhenj lundrues në Evropë, do të përdorë bumin e tij 83 metra për të ngritur jahtin.
    Varka do të tërhiqet më pas në port, ku prokurorët kanë hapur një hetim për vrasje të paqëllimshme.
    Kapiteni i anijes, James Catfield nga Zelanda e Re, si dhe anëtarët e ekuipazhit Tim Parker Eaton dhe Matthew Griffiths, janë nën hetim – gjë që, sipas ligjit italian, nuk përbën një ndjekje penale formale.
    Vlerësohet se kostoja e ngritjes do të arrijë në 30 milionë dollarë.
    Misteri që rrethon fundosjen
    Ekspertët po shprehin habinë e tyre se si një jaht kaq i madh u fundos në vetëm 60 sekonda. Disa vlerësime sugjerojnë se ekuipazhi i nënvlerësoi paralajmërimet për motin.
    Kërkimi për trupat filloi disa orë pas aksidentit, me zhytës që punuan pa ndërprerje. Shefi i kuzhinës, Recaldo Tomas, u pa për herë të parë po atë pasdite. Në ditët në vijim, u gjetën trupat e Jonathan Bloomer, Chris Morvillo dhe grave të tyre. Michael Lynch dhe vajza e tij u gjetën të nesërmen.
    Shqetësime rreth materialeve të ndjeshme në rrënoja
    Shtatorin e kaluar, autoritetet italiane kishin kërkuar rritje të sigurisë rreth rrënojave të anijes, duke shprehur frikën se materialet e vlefshme brenda kasafortave të papërshkueshme nga uji të anijes mund të ishin me interes për qeveritë e huaja.
    Sipas raportimeve, dy hard disqe të vendosura në kasafortat e Bayesian konsiderohen të ndjeshme dhe kishte shqetësime se ato mund të binin në duar të gabuara.

    Top Channel