Tag: luvrit

  • Merr fund misteri i burrit me kapele në Muzeun e Luvrit… Ishte thjesht një adoleshent që adhuron Sherlock Holmes-in

    Merr fund misteri i burrit me kapele në Muzeun e Luvrit… Ishte thjesht një adoleshent që adhuron Sherlock Holmes-in

    Tre javë pas grabitjes në muzeun e Luvrit-it, ndërsa hetuesit përpiqeshin të zbulonin kush ishin hajdutët dhe pse ishte kaq e lehtë të vidhen bizhuteritë e kurorës franceze, një mister tjetër mbeti pezull: kush ishte “njeriu me kapele”.
    I riu elegant me kapele u fotografua jashtë muzeut atë të diel dhe fotografia e tij uu bë virale në rrjetet sociale, duke nxitur teori të shumta mbi identitetin e tij.
    Dy misteret e para u zgjidhën shpejt: pakujdesia e hajdutëve me ADN-në lejoi policinë të identifikonte autorët, ndërsa drejtori i Luvrit-it pranoi se siguria me kamerat e sigurisë ishte e pamjaftueshme.
    Por “njeriu me kapele” kishte mbetur një enigmë… deri tani.
    Rezulton se ai është një adoleshent vendas, fans i Sherlock Holmes-it dhe Hercule Poirot-it, që thjesht ndodhej rastësisht në një skenë të vërtetë krimi.
    Pedro Elias Garzon Delvaux, 15 vjeç nga Rambouillet, në jugperëndim të Parisit, i tha agjencisë Associated Press (AP) se kishte planifikuar të vizitonte Luvrit-in me familjen, por e gjetën të mbyllur.
    “Nuk e dinim që kishte ndodhur një grabitje,” tha ai, citon BBC.

    Ndërsa po pyeste oficerët se pse ishte mbyllur muzei, një fotograf i AP-së që po dokumentonte ngjarjen e përfshiu edhe adoleshentin në një foto.
    Pedro e kuptoi që fotoja ishte bërë virale vetëm katër ditë më vonë, kur një mik i dërgoi një screenshot duke pyetur: “A je ti?”
    Kur ai konfirmoi që ishte vërtet ai, miku i tha se fotoja kishte pesë milionë shikime në TikTok. “U habita pak,” tha Pedro për AP.
    Edhe më i befasuar u ndje kur nëna e tij e telefonoi për t’i thënë se fotografia ishte botuar në The New York Times. “Më bëri shumë përshtypje,” tha ai, “sepse e lexoj atë gazetë dhe nuk ndodh çdo ditë të jesh në The New York Times.”
    “Njerëzit më thanë: ‘Je bërë yll’. U mahnita që vetëm me një foto mund të bëhesh viral për disa ditë.”
    I pyetur pse kishte veshur një jelek të stilit të vjetër dhe një kapelë fedora për të vizituar muzeun, Pedro tha se kishte filluar të vishej kështu së fundmi, i frymëzuar nga burrat e shtetit të shekullit XX dhe detektivët imagjinarë.
    “Më pëlqen të jem elegant,” tha ai për AP. “Edhe në shkollë shkoj kështu.”
    Ndërsa sa i përket spekulimeve për foton e tij që qarkullonin online, disa madje mendonin se mund të ishte një detektiv i vërtetë apo një imazh i krijuar nga inteligjenca artificiale, Pedro shpjegoi se pse zgjodhi të qëndronte në heshtje për javë të tëra.
    “Nuk doja të thosha menjëherë që isha unë,” tha ai. “Me këtë foto ka një mister, ndaj duhet ta zgjasësh pak.”

  • Grabitja në muzeun e Luvrit, Macron: Xhevahiret do të gjenden dhe autorët do të gjykohen

    Grabitja në muzeun e Luvrit, Macron: Xhevahiret do të gjenden dhe autorët do të gjykohen

    Presidenti francez Emmanuel Macron përsëriti të premten gjatë vizitës së tij në Meksikë se Xhevahiret e Kurorës të vjedhura nga muzeu i Luvrit do të gjenden dhe u zotua të rishikojë sigurinë e muzeut në Paris.

    “Kemi filluar të arrestojmë një pjesë të bandës që kreu këtë vjedhje. Xhevahiret do të gjenden, autorët do të arrestohen dhe do të gjykohen”, u zotua kreu i shtetit francez në deklaratat që bëri për rrjetin televiziv Televisa gjatë turneut në Amerikën Latine.
    “Është një mundësi për të dalë edhe më i fortë nga ajo që ndodhi dhe ishte një tronditje për të gjithë botën”, tha Macron.
    Më 19 tetor, kriminelët arritën të hynin në muzeun e Luvrit dhe të vidhnin disa bizhuteri të çmuara me vlerë 88 milionë euro. Bizhuteritë nuk janë rikuperuar ende. Ndërkohë janë ngritur akuza kundër katër të dyshuarve, të cilët janë lënë në paraburgim.

    Vol au Louvre : à la TV mexicaine (@nmas), Emmanuel Macron promet de nouveau que “les bijoux seront retrouvés”, et que les auteurs “seront arrêtés et jugés”.
    Après le “choc”, “l’occasion de sortir encore plus fort” selon les mots du chef de l’État. “C’est comme ça que je vois… pic.twitter.com/20g1qQ89P5
    — Léopold Audebert (@LeopoldAudebert) November 8, 2025

    Gjykata e Auditorëve ka kritikuar ashpër menaxhimin e muzeut vitet e fundit, duke vënë në dukje në një raport të publikuar të enjten se muzeu i madh i Parisit e ka neglizhuar sigurinë në favor të veprave prestigjioze.
    “Siguria e Luvrit do të rishikohet plotësisht”, siguroi dje Presidenti Macron, duke iu referuar planit “Rilindja e Re e Luuvrit” të shpallur në janar dhe sipas të cilit muzeu do të marrë një portë të re të madhe hyrjeje ose edhe një dhomë kushtuar Xhokondës së Leonardo da Vinçit.
    Gjykata e Auditorëve e rishikoi koston e këtij projekti në 1.15 miliardë euro, krahasuar me 700 deri në 800 milionë euro të raportuara nga shoqëruesit e kreut të shtetit. Gjithashtu e konsideroi projektin “të pafinancuar” në gjendjen aktuale.
    Ndërkohë, menaxhmenti i muzeut me më shumë vizita në botë paraqiti “masa emergjente” dje gjatë një mbledhjeje të bordit që u thirr, duke përfshirë krijimin e një organi koordinues sigurie dhe instalimin e kamerave shtesë të sigurisë, pas kritikave për mungesën e tyre rreth muzeut.

    Top Channel

  • Vjedhja spektakolare e xhevahireve “zgjoi” nga gjumi autoritetet, raporti: Luvri neglizhoi sigurinë

    Vjedhja spektakolare e xhevahireve “zgjoi” nga gjumi autoritetet, raporti: Luvri neglizhoi sigurinë

    Muzeu i Luvrit, institucioni më i madh dhe më i vizituar në botë, është përballur me akuza të rënda për Sipas një raporti të Gjykatës së Auditorëve, Luvri ka preferuar të investojë në vepra arti dhe ekspozita të reja në vend që të përmirësojë sigurinë dhe mirëmbajtjen e objekteve të tij të çmuara.

    Raporti i vitit 2024 zbulon se muzeu ka shpenzuar më shumë se 105 milionë euro për blerjen e veprave të artit dhe 63.5 milionë euro për hapësira ekspozuese, ndërkohë që shpenzimet për mirëmbajtjen dhe sigurinë kanë qenë vetëm 26.7 milionë euro.
    Kjo shpërndarje e burimeve ka ngritur shqetësime për prioritetet e menaxhimit të muzeut, duke lënë të papërmirësuar infrastrukturën e sigurisë, që mund të kishte parandaluar incidentet e tilla.
    Përpjekja kriminale që ndodhi në Galerinë Apollo të Luvrit rezultoi me vjedhjen e xhevahireve të kurorës, të vlerës 88 milionë euro. Banditët përdorën mjete të avancuara, duke përfshirë makinë prerëse, për të hyrë dhe vjedhur objektet e çmuara që dikur u përkisnin mbretëreshave dhe perandoreshave të shekullit të 19-të.
    Kritikat ndaj muzeut janë shtuar, ku Ministrja e Kulturës, Rachida Dati, tha se menaxherët e Luvrit kanë “nënvlerësuar rëndë” rreziqet dhe nevojat për siguri. Për më tepër, Didier Rykner, një ekspert i njohur i artit, ka theksuar se muzeu ka shpenzuar “të bollshme” për veprimtari që tërheqin vëmendjen, ndërkohë që ka injoruar mbrojtjen e asaj që tashmë ka.
    Një tjetër projekt që ka tërhequr kritika është plani ambicioz i Rilindjes së Re të Luvrit, i cili kishte një kosto të parashikuar në 1.15 miliardë euro, shumë më e lartë se shifra e fillimit prej 700 milionë eurosh. Gjykata e Auditorëve e ka cilësuar këtë projekt si të papërgatitur, duke theksuar mungesën e studimeve të fizibilitetit dhe planifikimeve financiare, dhe kjo ka ngritur pyetje për qasjen e përgjithshme të muzeut ndaj menaxhimit të burimeve.
    Në përgjigje të raportit dhe kritikave, Luvri ka theksuar se ka pranuar shumicën e rekomandimeve të bëra nga Gjykata e Auditorëve. Sipas muzeut, ajo beson se gjykata nuk ka marrë parasysh të gjitha përpjekjet që janë bërë për të përmirësuar sigurinë, dhe ka insistuar se një plan afatgjatë është i nevojshëm për të ruajtur dhe promovuar pasuritë e tij të artit.

    Top Channel

  • “S’e dija që ishte Luvri”/ Historia e pabesueshme e grabitësit, një fenomen në rrjetet sociale

    “S’e dija që ishte Luvri”/ Historia e pabesueshme e grabitësit, një fenomen në rrjetet sociale

    Një nga grabitësit e muzeut të Luvrit mendohet të jetë “Doudou Cross Bitume” ose “Legjenda e Motoçikletës”, siç njihet 39-vjeçari Niakate Abdoulaye në periferitë veriore të Parisit. Në fund të viteve 2000, ai nisi të postonte video të manovrave me motoçikletë në Youtube, Dailymotion dhe më vonë në TikTok.
    Gazeta Le Parisien nënvizon se në videot që qarkullojnë ende pas 16 vitesh dhe janë parë nga thuajse 700 mijë njerëz, ai shihet duke bërë manovra në lagjen Aubervilliers ku është lindur e rritur, në Champs-Élysées dhe në Place du Trocadéro në Paris.
    Në videot e fundit, Doudou shihet duke ngritur pesha në palestër ose duke këshilluar më të rinjtë lidhur me motoçikletat. Por fama e tij tashmë e përhapur në të gjithë botën, lidhet me faktin se Niakate Abdoulaye, me prejardhje nga Mali, mendohet të jetë një nga dy burrat që hynë në Galerinë Apollo për të vjedhur bizhuteritë e Napoleonit. Një grabitje sensacionale e së dielës në mëngjes, kur muzeu ishte i hapur dhe plaçka prej 88 milionë eurosh nuk është gjetur ende nga autoritetet ligjzbatuese.
    Pak ditë pas arrestimit, Doudou pranoi pjesërisht faktet duke thënë se kishte vepruar në bashkëpunim me algjerian 34-vjeçar Ayed Ghelamallah, gjithashtu i arrestuar. Niakate Abdoulaye dhe Ayed Ghelamallah janë dy të arrestuarit e parë në hetimin e grabitjes së Luvrit. Doudou u arrestua në Aubervilliers, kurse Ghelamallah në aeroportin Roissy-Charles de Gaulle ku po përpiqej të arrinte fluturimin e fundit për në Algjeri.
    Profili i të dyve është larg nga gjenialiteti kriminal, edhe pse kanë bërë një grabitje që pati jehonë në të gjithë botën. Gjatë marrjeve në pyetje, ata thanë se nuk e kishin menduar që kishin hyrë në Luvër, pasi ishin të bindur që Luvri ishte vetëm pranë piramidës (ndërtesa në hyrje) dhe që nuk do të gjenin vizitorë pasi ishte e diel dhe hamendësuan që muzetë ishin mbyllur.
    Niakate Abdoulaye është i njohur për policinë pariziene pasi numëron 15 vepra penale. Vepra e tij më e rëndë, para Luvrit, ishte 31 maji 2014 kur vodhi një argjendari në Barbès duke përdorur armë të rreme dhe më pas ia mbathi me motoçikletë on Yamaha T-Max. Për atë grabitje, ai bashkëpunoi me Slimane K., 37 vjeç, i cili mendohet të jetë anëtari i tretë i vjedhjes në Luvër. Slimane dhe një i katërt, ende i panjohur, pritën jashtë muzeut për Niakate dhe Ayed, para se t’ia mbathnin.
    Slimane K., u arrestua më 29 tetor, bashkë me shokun e tij pa precedentë penalë.
    Niakate Abdoulaye është djali i një babai që u kthye në Mali pas daljes në pension dhe kishte 23 fëmijë me tri gra. Tani akuzohet edhë për një tjetër krim: dëmtimin e komisariatit të policisë në Aulnay, ku ai u arrestua në 2019. Ndërkohë, videot e tij po korrin sukses.

  • Turpi me grabitjen e Luvrit, ‘paswordi’ i kamerave të sigurisë ishte emri i muzeut

    Turpi me grabitjen e Luvrit, ‘paswordi’ i kamerave të sigurisë ishte emri i muzeut

    Foto ilustruese

    Nga Stefano Montefiori, Corriere della Sera
    Katër persona janë në burg për grabitjen e 20 tetorit. Hetimet zbulojnë se problemet e sigurisë së muzeut janë të vjetra. Fjalëkalimi për të hyrë në serverin e mbikëqyrjes me video të Luvrit? “Luvri”.
    Pas përgjigjes së saj fillestare mbrojtëse – “sistemet e alarmit funksionuan” – Ministrja e Kulturës Rachida Dati ka ndryshuar mendim dhe tani pranon se “ka pasur mangësi sigurie” në Luvër, duke premtuar të hedhë dritën e nevojshme mbi “boshllëqet dhe përgjegjësitë” që çuan në grabitjen e shekullit në Luvër. Ministrja Dati, e cila synon gjithashtu të bëhet kryebashkiake e Parisit në zgjedhjet komunale të marsit me mbështetjen e së djathtës, u paraqit para Senatit më 28 tetor. Ndërsa hetimi administrativ është duke vazhduar, gazeta Libération ka shqyrtuar dokumente të vjetra që lidhen me tenderët dhe inspektimet, duke arritur në përfundimin se problemet e sigurisë së muzeut janë të vjetra, duke përfshirë ato që ndikojnë në shtyllën kurrizore të IT-së së sistemit.
    Libération citon në veçanti një ndërhyrje nga Agjencia Kombëtare për Sigurinë e Sistemeve të Informacionit, e kryer në dhjetor 2014 me kërkesë të vetë Luvrit. Tre ekspertë të sigurisë kibernetike inspektuan rrjetin e IT-së me të cilin janë të lidhura pajisjet më kritike të sigurisë së muzeut, përkatësisht kamerat e mbikëqyrjes, alarmet dhe kontrollin e aksesit. “Kushdo që arriti të merrte kontrollin e rrjetit të IT-së të muzeut mund të lehtësonte vjedhjen e veprave të artit”, shkruan ekspertët në raport.
    Dhe cili ishte fjalëkalimi për të hyrë në serverin e mbikëqyrjes me video të Luvrit? “LOUVRE”, sipas dokumenteve të konsultuara nga Libération. Dhe fjalëkalimi për të hyrë në një program softuerik të zhvilluar nga Thalès? “THALES”. Kjo ndodhi në të vërtetë në dhjetor 2014, dhe shpresohet që ndërkohë, veçanërisht pas gjetjeve të raportit, fjalëkalimet të jenë ndryshuar. Por qëndrimi i përgjithshëm i dobët ndaj sigurisë duket i pandryshuar, gjë që lejoi vjedhjen spektakolare të 19 tetorit, një të diel në mes të ditës, pak pasi muzeu u hap. Vjedhja, e kryer duke përdorur një kamion me pirun ngritës, u parkua në heshtje në drejtimin e gabuar dhe e mbështetur në katin e parë të muzeut, në fasadën me pamje nga Sena, në sy të kalimtarëve dhe shoferëve.
    Krahas hetimit administrativ për shkeljet e sigurisë, ka edhe një hetim gjyqësor për të gjetur fajtorët dhe bizhuteritë. Pas një jave fillestare pa rezultate, pati dy valë arrestimesh, e para të shtunën, më 25 tetor dhe e dyta të mërkurën, më 29 tetor.
    Në total, tre nga katër anëtarët e dyshuar të bandës që në fakt kryen grabitjen janë nën arrest. Ata mund të kenë qenë dy banditët që hynë në galerinë Apollo, duke prerë dritaret me dy makina bluarëse dhe duke dalë disa minuta më vonë me bizhuteri me vlerë 88 milionë euro; dhe një nga dy bashkëpunëtorët që mbetën jashtë. Katër hajdutët më pas ikën me dy skuterë Yamaha T Max, por lanë pas një sërë sendesh në vendin e krimit – helmeta, grepa, një jelek pune të verdhë dhe një dorezë – plot me gjurmë ADN-je që çuan në kapjen e tre prej tyre.
    Një person i katërt, një grua 38-vjeçare që është partnerja e anëtarit të tretë të dyshuar të bandës, është gjithashtu në paraburgim. ADN-ja e saj u gjet gjithashtu në vendin e krimit, por konsiderohet më e mundshme që të ketë qenë “ADN transferimi”, rezultat i kontaminimit indirekt dhe i sjellë atje pa dashje nga burri. Shkurt, gruaja nuk mori pjesë drejtpërdrejt në krim. Partneri i saj, sipas prokurores së Parisit Laure Beccuau, “ka një precedent penal prej njëmbëdhjetë dënimesh, përfshirë rreth dhjetë për vjedhje, vjedhje të rënduar, kundërvajtje rrugore dhe akte dhune”. Ai është një kriminel i zakonshëm, “por jo anëtar i rrjetit të krimit të organizuar”, si banditët e tjerë.
    Lidhur me xhevahiret, të cilat ende nuk mund të gjurmohen, “po shqyrtojmë të gjitha mundësitë e tregut paralel që mund të lejojë shitjen e këtyre xhevahireve, gjë që shpresoj se nuk do të ndodhë së shpejti”, shtoi prokurori Beccuau. “Ekzistojnë disa hipoteza në lidhje me asetet, duke përfshirë edhe faktin se ato janë shitur tashmë jashtë vendit. Por unë mbetem i bindur se ato do të rikuperohen”, deklaroi Ministri i Brendshëm Laurent Nuñez./ZËRI

  • Grabitja e Luvrit, turpi me ‘paswordin’ e kamerave të sigurisë… ishte emri i muzeut

    Grabitja e Luvrit, turpi me ‘paswordin’ e kamerave të sigurisë… ishte emri i muzeut

  • “Na ktheni stolitë tona, ka ende kohë”, Konti i Parisit thirrje publike grabitësve të Luvrit: Ato janë pjesë e shpirtit të Francës

    “Na ktheni stolitë tona, ka ende kohë”, Konti i Parisit thirrje publike grabitësve të Luvrit: Ato janë pjesë e shpirtit të Francës

    Konti i Parisit, Jean d’Orleans, pasardhës i mbretërve francezë, i është drejtuar publikisht autorëve të vjedhjes spektakolare në Muzeun e Luvrit, duke kërkuar kthimin e stolisë mbretërore të vjedhur.

    Ai tregoi me emocion fotografi të familjes, ku shihet stërgjyshja e tij, Marie-Isabelle d’Orleans, duke mbajtur stolinë me safir, të cilën grabitësit e vodhën më 19 tetor.
    “Është diçka shumë personale dhe intime. Këto stoli përdoren në momente të veçanta familjare dhe janë pjesë e trashëgimisë sonë kombëtare. Pas vjedhjes, francezët treguan sa shumë lidhen me këtë trashëgimi,” tha ai.
    Stolia e cila vendoset në kokë, blerë nga mbreti Louis-Philippe në vitin 1821, qëndroi mbi një shekull në familjen Orleans, para se gjyshi i Jean d’Orleans ta shiste muzeut të Luvrit në vitin 1985 për pesë milionë franga.
    Vjedhja, e kryer në mes të ditës, tronditi Francë, grabitësit larguan thesare me vlerë mbi 100 milionë dollarë në disa minuta, duke e bërë këtë grabitjen më të madhe në Luvër që nga viti 1911, kur u vodh Mona Lisa. Policia ka kryer disa arrestime, ndërsa hetimet vazhdojnë.
    Mes objekteve të vjedhura janë tetë stoli të shekullit XIX, përfshirë diademën dhe qaforen e Mbretëreshës Marie-Amelie, si dhe një broshë dhe një diademë të Perandoreshës Eugénie.
    “Na ktheni stolitë tona. Ka ende kohë. Për familjen tonë dhe për popullin francez, është e rëndësishme që këto bizhuteri të kthehen në vendin e tyre në Luvër. Ato janë pjesë e shpirtit të Francës,” shtoi Konti i Parisit, duke e krahasuar reagimin publik pas grabitjes me ndjenjat e forta që shoqëruan zjarrin në Katedralen Notre-Dame në vitin 2019.

    Top Channel

  • Grabitja spektakolare e Luvrit/ Arrestohen pesë të dyshuar, ende asnjë shenjë të bizhuterive

    Grabitja spektakolare e Luvrit/ Arrestohen pesë të dyshuar, ende asnjë shenjë të bizhuterive

    Pesë persona të tjerë janë vënë në pranga për grabitjen e xhevahireve nga muzeu i Luvrit, duke e çuar në shtatë numrin total të të arrestuarve për këtë ngjarje që tronditi Francën dhe opinionin botëror.

    Sipas prokurores së Parisit, Laure Beccuau, njëri prej të arrestuarve të rinj dyshohet të ketë qenë pjesë e bandës prej katër personash që realizoi grabitjen, duke u maskuar si punëtorë ndërtimi dhe duke hyrë në muze për të marrë bizhuteritë historike të epokës së Napoleonit.
    Autoritetet konfirmojnë se pas 11 ditësh kërkime, janë kapur tre nga katër autorët e dyshuar të grabitjes, por thesaret me vlerë mbi 100 milionë dollarë nuk janë gjetur ende. Ekspertët dyshojnë se bizhuteritë, mes tyre një gjerdan smeraldi me mbi 1,000 diamante që Napoleoni i dhuroi bashkëshortes së tij të dytë, mund të jenë çmontuar për t’u shitur si lëndë të para.
    Arrestimet e fundit u kryen në Paris dhe në zonën përreth, përfshirë Seine-Saint-Denis. Dy të parët u prangosën fundjavën e kaluar, me një prej tyre që tentoi të arratisej drejt Algjerisë nga aeroporti Charles de Gaulle. Të dy kanë pranuar pjesërisht përfshirjen, pas 96 orësh marrje në pyetje.
    I dyshuari i parë është 34 vjeç, shtetas algjerian, i identifikuar përmes ADN-së në një skuter të përdorur gjatë grabitjes. I dyshuari i dytë, 39 vjeç nga Aubervilliers, ishte i njohur më parë për vjedhje dhe u identifikua përmes gjurmëve të ADN-së në xhamin e thyer të vitrines. Policia nuk ka dhënë ende detaje për pesë të arrestuarit e tjerë.
    Grabitja ka nxitur debat të fortë për sigurinë në muzeun më të vizituar në Francë. Drejtori i Luvrit, Laurence des Cars, pranoi në Senatin francez se zona e hyrjes ku u futën hajdutët nuk ishte e mbuluar nga kamerat e sigurisë.

    Top Channel

  • “Grabitja e shekullit” në Muzeun e Louvrit, arrestohen 5 persona të tjerë

    “Grabitja e shekullit” në Muzeun e Louvrit, arrestohen 5 persona të tjerë

    Muzeu i Luvrit

    PARIS-Pesë të dyshuar të tjerë janë arrestuar në lidhje me përfshirjen e tyre në grabitjen e Luvrit. BBC raporton se arrestimet e reja vijnë pasi dy prej të arrestuarve më herët në lidhje me vjedhjen e paturpshme “e pranuan pjesërisht” përfshirjen e tyre. Bizhuteritë nuk janë gjendur ende dhe banda e përfshirë mund të jetë më e madhe se katër personat e kapur në kamerat e sigurisë.
    Më 19 tetor, hajdutët bastisën Galerinë Apollo në katin e sipërm të Luvrit, ku ndodhen Xhevahiret e Kurorës Franceze. Ata përdorën një shkallë të montuar në kamion për të hyrë në galeri, një nga dhomat më të zbukuruara në muze, përmes një dritareje. Ata hynë me forcë në dy vitrina të sigurisë së lartë dhe vodhën nëntë sende, përfshirë një set bizhuterish me diamant dhe safir të veshura nga Mbretëresha Marie-Amélie dhe Mbretëresha Hortense.
    Bizhuteritë e vjedhura nga muzeu vlerësohen të kenë një vlerë prej 88 milionë eurosh (102 milionë dollarë)./ZËRI

  • Vjedhja SPEKTAKOLARE e Muzeut të Luvrit! Arrestohet i dyshuari i tretë, bizhuteritë ende pa asnjë ‘gjurmë’

    Vjedhja SPEKTAKOLARE e Muzeut të Luvrit! Arrestohet i dyshuari i tretë, bizhuteritë ende pa asnjë ‘gjurmë’

    Autoritetet franceze bënë një arrestim të ri të mërkurën në mbrëmje në lidhje me vjedhjen në muzeun e Luvrit. Sipas BFMTV, arrestimi i tretë u bë në Paris dhe i dyshuari është marrë në pyetje në atë që është përshkruar si “vjedhja e shekullit”. Sipas të njëjtit burim, burri që u arrestua ishte i pranishëm në vjedhjen që ndodhi më 19 tetor.

    Dy të arrestuarit e parë u lanë në paraburgim. Dje, të mërkurën, dy të dyshuarit u arrestuan dhe u akuzuan për “vjedhje nga një bandë e organizuar dhe formimin e një grupi kriminal me qëllim kryerjen e një krimi të rëndë”, njoftoi  Prokuroria e Parisit. Të dy u dërguan në burg, pasi këshilli gjyqësor vendosi se kishte prova të mjaftueshme për fajësinë e tyre në grabitjen filmike të Muzeut të Luvrit.

    Avokatët e njërit prej të pandehurve deklaruan se “ekziston një ndryshim i madh midis natyrës së këtij rasti dhe personalitetit krejtësisht të zakonshëm të klientit tonë”, duke theksuar nevojën për “respekt absolut për konfidencialitetin e hetimit dhe marrjes në pyetje”, sipas Le Monde.

    “Ata i pranuan pjesërisht faktet”

    Prokurorja e Parisit, Laure Beko, tha se të dy burrat i kishin “pranuar pjesërisht ngjarjet”. Sipas saj, ata konsiderohen autorët natyrorë të grabitjes që zgjati më pak se tetë minuta në Galerinë Apollo.

    I dyshuari i parë, një shtetas algjerian 34-vjeçar, u arrestua të shtunën, më 25 tetor, në aeroportin Roissy-Charles de Gaulle, pak para se të nisej për në Algjeri pa biletë vajtje-ardhje. I dyti, një burrë 39-vjeçar, u arrestua gjysmë ore më vonë pranë shtëpisë së tij në Aubervilliers, një periferi të Parisit.

    Autoritetet arritën të identifikonin autorët falë gjurmëve të ADN-së të gjetura në një nga skuterët që përdorën për t’u arratisur. 34-vjeçari, banor i Francës që nga viti 2010, ishte i njohur tashmë për autoritetet për shkelje të Aktit të Trafikut Rrugor dhe një dënim për vjedhje.

    39-vjeçari, gjithashtu banor i Aubervilliers, deklaroi se punon ilegalisht si shofer taksie, ndërsa në të kaluarën kishte punuar edhe si shpërndarës. Ai ishte dënuar për vjedhje të rënda në vitet 2008 dhe 2014, dhe është nën kontroll gjyqësor për një çështje tjetër që do të dëgjohet në nëntor. ADN-ja e tij u gjet në vitrina të thyera dhe objekte që autorët i braktisën gjatë arratisjes së tyre.

    Tetë bizhuteri me vlerë 88 milionë euro

    Sipas prokurorit, autorët e krimit vodhën tetë xhevahire të kurorës franceze, me vlerë 88 milionë euro. “Këto xhevahire tani janë absolutisht të pamundura për t’u shitur”, theksoi Beko, duke vënë në dukje se “kushdo që i blen ato do të jetë fajtor për pranimin e të ardhurave nga krimi”.

    Policia po heton nëse ka pasur një rrjet më të gjerë apo një mendje të mundshme organizatori. Deri më tani, pjesëmarrja e katër autorëve është identifikuar me siguri, pa asnjë shenjë të bashkëpunimit të brendshëm në muze.