Tag: lutja

  • Kishte ëndërr të këndonte me Çelentanon, e ekzekutuan/ Lutja e 23-vjeçarit: Ma falni jetën…

    Kishte ëndërr të këndonte me Çelentanon, e ekzekutuan/ Lutja e 23-vjeçarit: Ma falni jetën…

    Foto ilustrim

    Lutja dëshpëruese e 23-vjeçarit Skënder Daja para pushkatimit: ma falni jetën se jam i ri!

    Mëngjesin e 27 janarit të viti 1953, Qemal Daja u ekzekutua nga regjimi komunist. U akuzua për veprimtari armiqësore kundër pushteti popullor. Daja la jetim katër fëmijë të cilët regjimi i shpërndau veç e veç nëpër jetimore në qytete të ndryshme të Shqipërisë.

    Më i vogli i tyre ishte Skënderi, i cili mbeti jetim në moshën 3 vjeçare. U rrit me mundime nëpër jetimoret e Shqipërisë dhe në moshën 18-vjeçare, do t’i duhej të kërkonte vetë strehë e ushqim.

     Pa familje, i uritur, pa një strehë për të kaluar netët, Skënder Daja endej nga qyteti në qytet me shpresë se do të gjente një punë për të rregulluar jetën. Pasuria e tij e vetme ishte një kitarë dhe pasioni për muzikën.

    Pas përpjekjeve të dëshpëruar për të gjetur një punë në Tiranë në vitin 1964-65,  Skënderi largohet nga Tirana dhe gjen një punë si marangoz në Fier. Për katër vite ai gjen miqësitë e tij dhe nis të stabilizohet. Netëve të verës ai mblidhte rreth vetes mjaft miq e shokë për t’i dëgjuar tingujt e kitarës së tij.

    Në Vitin 1970, Skënderi detyrohet të shkojë ushtar në repartin e  punës në Ksamil. Kufiri me Greqinë i dukej kaq afër dhe befas i kujtohet ëndrra që kish parë dikur, duke kënduar me kitare me idhullin e tij, Adriano Çelentano. Biseda me shokët ku tregoi ëndrrën, do t’i ndryshonte gjithë jetën e tij.

    Për atë ëndërr ai do të arrestohej për tentativë arratisje. Pas torturash e presionesh në hetuesi ai dëshmon:

    “Desha të këndoja me Adriano Çelentanon, edhe sikur të fshija me fshesë rrugët e Romës”.

    Për këtë fjali ai do të dënohej me 10 vjet burg. Akuza: “agjitacion e propagandë, tentative arratise”.

    Nisi të vuajë dënimin në burgun e Spaçit. Kur u arrestua, kitara e tij u sekuestrua, si e vetmja pasuri që kishte. Por në burg gjeti miq e shokë të burgosur që kishin gjithashtu pasion për muzikën. Gjeti edhe kitarë në burg.

    Ishte e Gëzim Çelës, që ia kishte dhuruar këngëtarja e famshme e kohës, Vaçe Zela. Sa herë që e lejonte komanda, Skëndër Daja i binte kitarës. U kthye në njërin prej të burgosurve më të dashur për të gjithë.

    Tingujt e asaj kitare u kthyen në ngushëllim për  dhimbjet e atyre të burgosurve politik që vuanin, mungesën e lirisë. Që vuanin torturën, punën e rëndë në minierë dhe mallin për familjen. Në vitin 1973,  në revoltën e burgut të Spaçit, Skëndër Daja ishte aty me kitarë e me kitarë protestoi si askush tjetër.

    Të shtunën e 19 majit 1973, të burgosurit skllevër u kthyen si çdo ditë, të rraskapitur nga puna në minierat e Spaçit, vonë në mbrëmje. Të nesërmen, edhe pse e diel, ata ishin të detyruar të punonin përsëri gjithë ditën.

    Prej tre muajsh, nuk kishin bërë asnjë ditë pushim. Nuk kishin parë diell me sy. Gjithë ditën punonin brenda nëntokës me dy turne. Natën e kalonin brenda këtyre kazermave të akullta.

    Të dielën diskutuan me njeri-tjetrin për të mos shkuar më në punë. Ishte një revoltë e natyrshme, pasi kishte kaluar çdo cak që mund të durojë një njeri sado i fortë të jetë fizikisht. Pas përleshjeve me policët, të burgosurit morën në dorë situatën dhe komanda e burgut mbeti jashtë telave.

    Të burgosurit u bënë zot të asaj hapësirë ku vuanin dënimin. Skëndër Daja ishte një prej të burgosurve më aktiv në revoltën kundër komandës. Në fakt ishte një revoltë kundër regjimit komunist.

    Nën zhurmën e thirrjeve të policëve për t’u dorëzuar, Skënderi merr kitarën, ngjitet lart mbi tarracë dhe këndoi këngë për lirinë. Këndoi edhe këngët e idhullit të tij, Adriano Çelentano. Aty forcat e policisë nuk mundën të afrohen përkohësisht.

    Ato tri ditë ai këndoi këngët që nuk kishte mundur t’i këndonte deri atëherë. Por do të ishin këngët e fundit.

    Ditën e tretë të revoltës, horizonti nxinte nga forcat e shumta policore që kishin ardhur me urgjencë nga Tirana e rrethe të tjera, për të shtypur revoltën e Spaçit. Mijëra policë e ushtarë të armatosur me automatikë e mitralozë prisnin urdhrin për të qëlluar.

    Zëvendësministri i Brendshëm, Feçor Shehu dhe zyrtarë të tjerë të policisë e burgjeve, me kërcënimin e armëve i shpërfillën kërkesat e të burgosurve për takim me përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, që të bënin të njohura padrejtësitë ndaj tyre dhe urdhëruan shtypjen e protestës me dhunë.

    Mëngjesin e 23 majit, ndërsa të burgosurit kishin 3 ditë pa bukë e pa ujë, forca të shumta policore hynë në kamp dhe pa mëshirë, ushtruan dhunë barbare mbi të gjithë të rebeluarit.

    Rreth 370 të dënuar, të lidhur me pranga e zinxhirë, u nënshtruan në oborrin e kampit. Po atë mbrëmje, u zhvillua një gjyq special për 12 të arrestuarit e parë, katër prej të cilëve u dënuan me vdekje, pushkatim dhe u ekzekutuan menjëherë: Skënder Daja ishte njëri prej tyre.

    Bashkë me të u dënuan me pushkatim edhe të burgosurit Pal Zefi, Dervish Bejko dhe Hajri Pashaj.

    Pas vendimit, secili prej tyre kishte mundësinë të bënte një lutje për falje të jetës. Skëndër Daja e shfrytëzoi këtë mundësi dhe iu drejtua me një letër Kuvendit Popullor. Ishte një lutje për t’i falur jetën sepse ishte i ri, vetëm 23 vjeç.

    “Unë, Skënder Qemal Daja, i datëlindjes 1950, me arsim 8-vjeçar, lindur në Tiranë, me origjinë fshatar i varfër, i dënuar në Kampin e Spaçit me 10 vite për tentativë arratisjeje, sot i dënuar me vdekje, i akuzuar me nenin 72-7, 6 dhe 73.

    Në fakt, kam pranuar se i revoltuar kam bërë propagandë atë ditë, ashtu siç bërtitën të gjithë në kamp dhe nuk kam marrë pjesë në asnjë lloj grupazhi e nuk jam bërë pengesë për sabotim ekonomik dhe të frymëzoj ndonjë person.

    Kur mbaroi revolta ne kishim frikë se do të na rrihnin, prandaj u grindëm me ta. Me kaq e mbyll këtë letër lutjej, me shpresë që të më falni jetën si i ri që jam”.

    Kjo është letër lutja e Skënder Dajës, drejtuar regjimit, që Kujto.al e ka gjetur në Arkivën e Shtetit.

    Padyshim, lutja dëshpëruese e 23-vjeçarit nuk mund të prektë shpirtin e egër të diktaturës komuniste që ato ditë kishte ndjerë kërcënimin nga revolta. Ndëshkimi do të ishte i egër për të shtypur çdo mundësi për përsëritje të kryengritjes së të burgosurve kundër regjimit komunist./kujto.al

    ObserverKult

    ————————-

    Lexo edhe:

    LUTJA QË E KISHTE BËRË PAVLINA MANI: LËRENI TË QETË PIRRON …

    FAMILJA U DETYRUA T’I SHISTE PIKTURAT E SAFO MARKOS, JA CILA ISHTE LUTJA E ARIANITËS…

    FAIK KONICA: LUTJA E SHKRIMTARIT

    ObserverKult

  • “Mjaft me luftëra dhe grumbuj të vdekurish”/ Apeli i Papa Leo XIV: Bota ka etje për paqe!

    “Mjaft me luftëra dhe grumbuj të vdekurish”/ Apeli i Papa Leo XIV: Bota ka etje për paqe!

    “Mjaft luftërave!” Është ky ishte apeli i Papa Leo XIV gjatë takimit të Sant’Egidio Sant’Egidio në Koloseun e Romës. “Bota ka etje për paqe, ka nevojë për një epokë të vërtetë dhe të fortë pajtimi, e cila i jep fund abuzimit të pushtetit, shfaqjeve të forcës dhe indiferencës ndaj drejtësisë. Mjaft luftërave, me numrin e tyre të dhimbshëm të vdekjes, shkatërrimit dhe mërgimit!” tha ai në ceremoninë te Koloseu, së bashku me udhëheqës të besimeve të tjera të krishtera. 
    Sipas kreut të Vatikanit, lutja është një forcë e madhe për pajtim, teksa bëri thirrje që feja të mos përdoret për dhunë apo urrejtje. 
    “Lutja është një forcë e madhe për pajtim. Ata që nuk luten e abuzojnë fenë, madje edhe për të vrarë. Jo fjalë të bërtitura, jo sjellje të ekzaltuara, jo slogane fetare të përdorura kundër krijesave të Zotit. Ne kemi besim se lutja ndryshon historinë e popujve”, theksoi ai. 
    Duke kujtuar fjalët e Papa Françeskut, ai kërkoi që fetë të mos bëhen instrumente të nacionalizmit apo populizmit. “Mjerë ata që përpiqen ta tërheqin Zotin në luftëra,” theksoi Papa. 
    “Lufta nuk është kurrë e shenjtë, vetëm paqja është e shenjtë, sepse ajo është e vullnetit të Zotit!” vazhdoi Papa, duke kujtuar fjalët e Papa Françeskut: “Ne duhet t’i distancojmë fetë nga tundimi për t’u bërë instrumente për të nxitur nacionalizmin, etnizmin dhe populizmin. Luftërat bëhen më të hidhura. Mjerë ata që përpiqen ta tërheqin Zotin në luftëra!” 
    Ai u bëri thirrje udhëheqësve politikë që të vendosin paqen mbi çdo interes. 
    “Përfundimi i luftës është detyrë e të gjithë politikanëve para Zotit. Paqja është përparësia e të gjitha politikave, dhe Zoti do t’i mbajë përgjegjës ata që nuk kanë kërkuar paqe ose kanë nxitur tensione dhe konflikte, çdo ditë, muaj dhe vit lufte”, theksoi Papa. 
     
     
     
     

  • ”Bota ka etje për paqe”, Papa Leo XIV: Mjaft me luftëra dhe grumbuj të vdekurish

    ”Bota ka etje për paqe”, Papa Leo XIV: Mjaft me luftëra dhe grumbuj të vdekurish

    Bota E Martë, 28 Tetor 2025 20:06
    “Mjaft luftërave”, është apeli i Papa Leo XIV gjatë takimit të Sant’Egidio Sant’Egidio në Koloseun e Romës. “Bota ka etje për paqe, ka nevojë për një epokë të vërtetë dhe të fortë pajtimi, e cila i jep fund abuzimit të pushtetit, shfaqjeve të forcës dhe indiferencës ndaj drejtësisë. Mjaft luftërave, me numrin e tyre të dhimbshëm të vdekjes, shkatërrimit dhe mërgimit”,-tha ai në ceremoninë te Koloseu, së bashku me udhëheqës të besimeve të tjera të krishtera.
    Sipas kreut të Vatikanit, lutja është një forcë e madhe për pajtim, teksa bëri thirrje që feja të mos përdoret për dhunë apo urrejtje. “Lutja është një forcë e madhe për pajtim. Ata që nuk luten e abuzojnë fenë, madje edhe për të vrarë. Jo fjalë të bërtitura, jo sjellje të ekzaltuara, jo slogane fetare të përdorura kundër krijesave të Zotit. Ne kemi besim se lutja ndryshon historinë e popujve”, theksoi ai.
    Duke kujtuar fjalët e Papa Françeskut, ai kërkoi që fetë të mos bëhen instrumente të nacionalizmit apo populizmit. “Mjerë ata që përpiqen ta tërheqin Zotin në luftëra,” theksoi Papa.