Tag: lutem

  • Thuram bën shaka në rrjetet sociale: A mund të ktheheni, ju lutem? Jam i mërzitur…

    Thuram bën shaka në rrjetet sociale: A mund të ktheheni, ju lutem? Jam i mërzitur…

    13 Tetor 2025

    13:54

    Alfred Lleshi

    Marcus Thuram nuk është ende në formën e tij më të mirë, edhe pse po rikuperon pas dëmtimit të pësuar kundër Slavia Prague. Sulmuesi francez i Interit ka qëndruar në “Appiano Gentile”, ndryshe nga zakonisht, dhe nuk është bashkuar me kombëtaren franceze për ndeshjet e saj. Objektivi i tij është të rikthehet në fushë për ndeshjen ndaj Napolit, më 25 tetor.
    Ndërkohë, Thuram është bërë protagonist i një episodi simpatik në rrjete sociale. Ai publikoi një histori në Instagram, duke treguar palestrën e qendrës stërvitore të Interit, me komentin:“A mund të ktheheni nga pushimet, ju lutem? Po mërzitem”. Ditët e fundit, “Pinetina” është zbrazur plotësisht, pasi skuadra e Cristian Chivu ishte e angazhuar në Libi në një miqësore kundër Atletico Madridit, e humbur 5-3 pas penalltive.
    Fillimi i sezonit për lojtarin e lindur më 1997 ka qenë mbresëlënës: 2 ndeshje dhe 2 gola në Champions League. 5 ndeshje dhe 3 gola në Serie A. 1 asist për çdo kompeticion. Performancat e tij janë në nivelin më të lartë, teksa mbetet për t’u parë nëse Thuram do ta ruajë këtë formë edhe në pjesën e dytë të sezonit. Vitin e kaluar pati rënie për shkak të dëmtimeve të shpeshta.
     

  • Ujërat e zeza pushtojnë Qytetin Studenti, era e rëndë shqetësim për studentët (Video)

    Ujërat e zeza pushtojnë Qytetin Studenti, era e rëndë shqetësim për studentët (Video)

    Prej fillimit të vitit akademik, studentët e konviktit nr. 12 në Qytet Studenti janë përballur me një problem serioz: shpërthimi i ujërave të zeza në ambientet e jashtme të godinës ka krijuar një erë të padurueshme, duke e bërë të pamundur hapjen e dritareve dhe zhvillimin normal të jetesës dhe studimeve.
    Studentët kanë denoncuar se kanë kontaktuar administratën dhe institucionet përkatëse, por nuk kanë marrë asnjë reagim konkret.
    Ata shprehen të dëshpëruar dhe kërkojnë ndihmë urgjente:
    “Pershendetje ju lutem postojeni pak. 1 jav ka qe ka filluar fakulteti dhe kane plas ujrat zeza. Nuk mesojme dot nga era, nuk hapim dot dritaren. Ju lutem jeni shpetim per ne. Te qyteti studenti konvikti numer 12 nuk hapen dor dritaret nga ujerat e zeza. 1 jave ka qe ka filluar shkolla. Ju lutem ke skemi mar sna hapin tel. Vetem ju na shpetoni ju lutemi shume ne emer te studentave. – shkruhet në denoncimin për JOQ.

  • Elita 5: Kthehu të lutem, e dashur… (teksti dhe kënga)

    Elita 5: Kthehu të lutem, e dashur… (teksti dhe kënga)

    Në fund të viteve të ’80-ta, në Tetovë, u formua një nga rok grupet më njohura shqiptare- Elita 5.

    Një grup artistësh, i përbërë prej 5 anëtarësh, kanë arritur të publikojnë disa albume dhe të krijojnë disa nga hitet më të mëdha në skenën muzikore shqiptare.

    Ndër gjenerata janë të njohura këngët, si: “Vjeshtë në zemër”; “Alkapone”; “Harroje vetminë”; “Këngët m’i vrave me dashuri”; “Shiu vetëm ty të lagë”; “Dua të vdes”…

    Në vazhdim ObserverKult ua sjellë tekstin e këngës “Kthehu e dashur”:

    Kthehu të lutem e dashurse nuk mundem pa tykthehu të lutem e dashurse m’shkoj jeta n’vetmi.

    Fjalët që m’i thojeshpejt i harrove timë thoje se më dojeshpejt më tradhtove ti.

    Gjithmonë unë mendoj për tydhe i ëndërroj ata sygjithmonë unë mendoj për tydhe qaj në vetmi.

    E përgatiti: K. B.- ObserverKult

    Lexo edhe:

    ELITA 5: FALEMINDERIT QË MË LE… (TEKSTI DHE KËNGA)

    Pikoj loti në mesnatë,se ti ike për të mos u kthyer,për të mos u kthyer…Pamjen tënde të vërtet’,E tregon veç pasqyra e thyer,po, pasqyrë e thyer…

    Nuk të thash’ largohu,as kthehu, as harromë.Se për çdo fjalë në jetën tonë,Ishte von’…

    Tekstin e plotë mund ta gjeni KËTU

  • ‘Ju lutem ejani në Moskë’/ Putin fton Zelenskyn në bisedime: Të premtoj do të jesh i sigurt

    ‘Ju lutem ejani në Moskë’/ Putin fton Zelenskyn në bisedime: Të premtoj do të jesh i sigurt

     Presidenti rus Vladimir Putin i kërkon homologut të tij ukrainas Volodymyr Zelenskyt të shkojë në Moskë për bisedime paqeje, duke pretenduar se do të ofrojë siguri për udhëheqësin ukrainas. Duke folur në forumin ekonomik në Vladivostok, udhëheqësi rus ka vazhduar të diskutojë luftën e tij në Ukrainë.

    “Pala ukrainase e dëshiron këtë takim dhe e ofron këtë takim. Unë thashë: ‘Jam gati, ju lutem, ejani, patjetër do të sigurojmë kushte për punë dhe siguri’”, tha Putin.

    Udhëheqësi rus pretendon se kjo është një “garanci 100%” dhe thotë se beson që takimi që mbahet në një vend neutral, të palës së tretë, është një “kërkesë e tepërt”.

    “Vendi më i mirë për një takim është kryeqyteti i Federatës Ruse… Moska”, thotë Putin.

    Është një sugjerim që ai e ka bërë vazhdimisht që nga samiti i tij në Alaskë me Donald Trump tre javë më parë, ku presidenti amerikan u përpoq ta bindte atë të takohej me Zelenskyy-n.

    Trump është frustruar nga mungesa e përparimit që atëherë, me Putinin që përpiqet ta portretizojë veten si të hapur ndaj paqes, ndërsa vazhdon të ndjekë luftën./Dosja.al

     

  • Platforma që po ‘zhvat’ 6000 shqiptarë: Mbi 5 mln dollarë të humbura në “investime fantazmë”

    Platforma që po ‘zhvat’ 6000 shqiptarë: Mbi 5 mln dollarë të humbura në “investime fantazmë”

    Një platformë e rreme investimi e quajtur TXEX po godet qytetarët shqiptarë duke zhdukur miliona dollarë përmes një skeme piramidale të sofistikuar që operon pa licencë dhe jashtë çdo kuadri ligjor në Shqipëri. Deri më tani, sipas denoncimeve të shumta, më shumë se 6000 shqiptarë janë prekur nga kjo skemë, me humbje që kalojnë 5 milionë dollarë në total.
    TXEX paraqitet si një aplikacion që ofron investime të “sigurta” në kriptovaluta, por në fakt është një mashtrim i mirëorganizuar që shfrytëzon rrjetet sociale dhe platformat si Telegram, Signal dhe WhatsApp për të joshur viktimat. Skema fillon me reklama joshëse në Instagram dhe TikTok, ku individë anonimë, që prezantohen si “ekspertë tregu” apo “mentorë financiarë”, krijojnë grupe të simuluara investimi. Në këto grupe, përdoruesit shohin komente të rreme dhe fitime të fabrikuara, ndërsa ftohen të investojnë fillimisht shuma të vogla në kripto përmes platformave reale si Binance. Më pas, fondet transferohen në TXEX, ku fillon mashtrimi i vërtetë.
    Brenda aplikacionit, “fitimet” duket sikur rriten çdo ditë, por në momentin që viktima kërkon tërheqjen e tyre, i kërkohet të paguajë një tarifë shtesë prej 400 dollarësh, kinse për verifikim apo shpenzime të tjera. Në të vërtetë, kjo është një mënyrë për të nxjerrë edhe më shumë para para se skema të zhduket dhe kontaktet të ndërpriten. Viktimat raportojnë se, përveç humbjeve financiare, janë detyruar të dërgojnë edhe dokumente personale, përfshirë ID dhe foto, duke ngritur shqetësime të mëdha për privatësinë dhe keqpërdorimin e të dhënave.

    Denoncimet vijnë nga shumë qytetarë, disa prej të cilëve raportojnë humbje që shkojnë deri në 5000 euro. Shumë prej tyre ishin fillimisht të bindur për legjitimitetin e platformës, pasi ajo i lejonte tërheqje të vogla në fillim, një taktikë klasike e skemave piramidale për të ndërtuar besim. Por sapo kanë investuar më shumë, llogaritë iu janë bllokuar dhe tani iu kërkohen pagesa të tjera për të “çliruar” fondet e tyre.

    Platforma TXEX është denoncuar zyrtarisht edhe nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare të Zelandës së Re (FMA), që më 17 prill 2025 e ka shpallur atë një mashtrim financiar dhe e ka lidhur me një rrjet ndërkombëtar të quajtur “2139 Exchange”, i cili ka operuar në Azi dhe Afrikë. Përdoret e njëjta infrastrukturë teknike dhe taktika mashtrimi, përmes një rrjeti operatorësh të vendosur në Ballkan dhe Azinë Juglindore.
    Ndërkohë që skema po godet drejtpërdrejt qytetarët shqiptarë, me komunikim në shqip dhe grupe të dedikuara për tregun vendas, institucionet shqiptare mbeten të heshtura. TXEX nuk figuron në QKB, nuk ka licencë nga Banka e Shqipërisë, as nga AMF, dhe operon pa asnjë adresë apo zyrë fizike.
    Ky rast kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet shqiptare për shkak të përmasave dhe natyrës ndërkufitare të skemës. Mijëra qytetarë kanë humbur kursimet e tyre, disa edhe para të marra borxh për të investuar, të nxitur nga propaganda mashtruese që përdor psikologji manipulimi dhe teknologji të sofistikuara, përfshirë deepfake dhe profile false me identitete të vjedhura.
    Dyshimet e shqiptarëve që kanë rënë pre e kësaj skeme mashtrimi janë se disa prej administratorëve janë nga Lezha, prandaj Policia Shqiptare duhet të ndërhyjë dhe të marrë masa të menjëhershme para se të jetë shumë vonë.
    Denoncimi 1:
    Mirmengjes! Beni nje lajmerim Aplikacioni TXEX i rropi shqiptaret, mbi 6000 shqiptare kane rene pre e mashtrimit. Tani thote qe te terhiqni parat duhet te investoni dhe 400$ te tjera. Keta jane adminat e faqes Medemek ky Kevini. Behet fjal mbi 5 miljon dollar te investuara nga shqiptaret. Une kam investu 3000$. Kevin hiqet si i huaj por se dime ca eshte, shum fjal thojn qe janq nga Lezha ca admina
    Denoncimi 2:
    Pershendetje joq jam shum i acaruar edhe doja te denoncoja dicka jane disa njerez qe kane grupe ne programin telegram edhe ju kerkojn te investoni un isha pre e kesaj skeme ju lutem ta postoni qe mos te bien njerez te tjere pre. Kto jane ‘pronaret’ qe une besoj jan me foto edhe emer fallco. Txex eshte emri i programit qe keto kane eshte i palicencuar. Ju lutem postojeni gjejeni nje zgjidhje denonconi sepse une humba nje shume te madhe parash, skema e ketyre eshte qe i dyfishoni parate brenda muajt. Mua me kane marre 5 mije euro i kam futur ne program nga ana e aplikacionit binance. Si fillim u gezova sepse vazhduan te me shtonin parate ne program ama budallik sepse ishin vetem numra koti.
    Tani ky personi kerkon qe ti transferojme 400 dollare qe te mundemi te marrim parate tona. Une rashe pre ju lutem postojeni qe te tjere mos te bien pre. Disa miq qe kishin terhequr ma sugjeruan. Me para kishe mundesi te terhiqej. Tani qe vazhduan investuan me shum i ka bllokuar. Me besoni ju betohem qe nuk ju genjej. Kam informacion qe jan disa nga Lezha qe e kane sjelle ne Shqiperi edhe qe e kane perhapur ne qytetin e Lezhes me vjen keq per njerzit qe kan investuar aty sepse jan shum te till. Nese keni pasur denoncime te tjera lidhje me kete ju lutem postojeni qe shteti shqiptar te bej dicka lidhje me keto njerez qe duan te na mashtrojne.
    Jane 3 sinjale qe ky personi te sjell qe cdo here ne i bejm fitojm leke. Domethen kush nuk i con 400 dollar i caktivizohet llogaria. Kush i co do ti verifikohet. Nuk e di cte te them nese ke denoncime te tjera ju lutem ta postoni edhe ta denonconi ne polici sepse sipas informacioneve te mija ka edhe shqiptar ne pozita te larta ne kto aleanca. Une i humba po e rendesishme eshte qe keto njerez te marrin ate qe meritojne burg edhe qe mos te humbin njerez te tjere. Qe te hapej llogaria te platformen txex te ketyre na duhej foto e kartes te id edhe kesaj gjeje ja kam friken. Ju lutem jo vetem nje story por bejeni pak te madhe qe ta marrin vesh te gjithe mos te bien pre. Mbreme ka dal kjo puna e 400 dollareve, jane 13 mij veta ne grup. Sikur 6000 tja cojn jan mbi 2 milion euro. Tjeret thone qe un i humba nuk e mendojn per 400 kush i ka cuar se ka marr akoma verifikimin. Edhe eshte e ditur qe kush te kerkon tarife per terheqje eshte scam. Me beso per zotin ka marr ne qafe shume njerz. Tjeret ju luteshin per leket i duan per operacion se i kan marre borxh per ti futur Sepse ato qe jan nuk jan njerez te thjesht edhe din shum lidhje me teknollogjin
    Denoncimi 3:
    Platforma quhet TXEX dhe perdorte nje skeme mashtrimi qe njerzit i beri ta besonin sepse platforma thoshte qe leket do investohen ne cripto valut. Dhe shuma e fituar per sinjal ishte 1% e lekeve qe kishe futur, kishte 3 sinjale ne dite dhe nga ky fitim gjysmen e mbante platforma! Dhe njerzit filluan te besonin sepse fitimi u ndante me platformen. Po ju nis nje vidio per me qarte.
    Denoncimi 4:
    Përshëndetje Dua të ndaj me ju diçka shumë të rëndësishme që më ka ndodhur mua dhe shumë të tjerëve këtu në Lezhë e më gjerë. Kohët e fundit u përfshimë në një platformë të quajtur TXEX, që funksiononte kryesisht përmes Telegram-it dhe një programi të vet. Na u prezantua si një mundësi e sigurt për të fituar shpejt. Premtimi ishte që shuma që investonim do të dyfishohej për një muaj. Fillimisht gjithçka dukej reale, pasi aplikacioni tregonte fitime të rreme çdo ditë, dhe kjo na dha besim të vazhdonim e të sillnim edhe miq e të afërm. Por në fakt, gjithçka ishte një skemë piramidale mashtruese. Sot, platforma është mbyllur, llogaritë tona janë bllokuar, dhe të gjithë ne kemi humbur shumë para. Sipas të dhënave, vetëm në zonën e Lezhës janë mbi 20,000 persona që ranë pre e këtij mashtrimi. E dimë që faji është edhe i yni, sepse u besuam verbërisht premtimeve për fitime të lehta e pa rrezik. Por dua të them me zemër: të paktën mos të bien të tjerë në këtë grackë. Nëse dëgjoni për platforma që premtojnë pasuri të shpejta, fitime të dyfishuara në pak kohë, apo bonuse për të sjellë miq të rinj – kujdes! Janë mashtrime që vetëm të marrin paratë, duke lënë pas zhgënjim dhe dhimbje. Te lutem vetem qe ta dine njerezit Mos te bien pre Se na fiken
     
              

  • Çka është dashuria? Ja si përgjigjet Paulo Coelho

    Çka është dashuria? Ja si përgjigjet Paulo Coelho

    Nga Paulo Coelho

    Në Bilbao binte shi, edhe në botë. Kush dashuron, ka nevojë të dijë nëse do të marrë apo do të humbasë.

    Ai po i mbante mirë në baraspeshë këto dy anë. Kur po hynim në hotel, ishte i gëzuar dhe këndonte.

    Janë të marrët që kanë shpikur dashurinë.

    Sido që ende me ndjesinë e verës dhe të ngjyrave të forta, pak e nga pak, po fitoja disi baraspeshë.

    Kisha nevojë të kontrolloja situatën, sepse doja ta çoja këtë udhëtim deri në fund.

    E gjitha kjo do të ishte e lehtë, për sa nuk do të isha e dashuruar. Kush arrin të zotërojë zemrën e tij, është i zoti të zotërojë gjithë botën.

    Fjalët e këngës thoshin:

    Një poemë dhe një trumbetëE bëjnë zemrën të bredhë.

    “Do të më pëlqentë ta lija zemrën të bredhë”, mendova. “Po të mundja ta bëja, qoftë edhe për një fundjavë, ky shi mbi fytyrë do të kishte një shije krejt tjetër. Nëse të dashurosh është e lehtë, do të përqafohesha me të dhe fjalët e këngës do të tregonin jnë histori, që do të ishte historia jonë.

    Nëse pas këtyre ditëve të festës nuk do të egzistonte Saragoza, do të kisha dashur pastaj që efekti i alkoolit të mos ikte kurrë dhe unë do të isha e lirë ta puthja, ta përkëdhelja, t’i thosha dhe të dëgjoja prej tij fjalë të dashuruarish.

    Por ….jo. nuk mundem.Nuk dua.Kënga thotë:Dalim e fluturojmë, e dashura ime.Po, dalim e fluturojmë. Brenda kushteve të mia.Ai nuk e di ende që përgjigjja ime ndaj ftesës së tij është: “Po”. Përse dua ta marr në sy këtë rrezik?Sepse, në këtë çast jam e dehur dhe e lodhur nga ditët e mia gjithmonë njëlloj.Por lodhja do të kalojë. Dhe unë do të dua të kthehem menjëherë në Saragozë, në qytetin ku kam zgjedhur të jetoj. Më presin studimet , më pret një konkurs. Më pret një burrë për të cilin kam nevojë dhe nuk do të jetë e vështirë ta gjej.Më pret një jetë e qetë, me fëmijë e nipër, me rrogën e sigurt dhe me pushime të përvitshme. Nuk mund t’i përfytyroj frikërat e tij, por i njoh mirë të miat. E nuk kam nevojë për frikëra të reja, se më mjaftojnë këto që kam.Nuk do të mund të dashurohesha kurrë me një njeri si ai. E njoh shumë mirë, kemi kaluar bashkë shumë kohë, i njoh dobësitë dhe frikërat e tij. Nuk arrij ta admiroj si bëjnë të tjerët.E di që dashuritë janë si digat: po le një vrimëz ku rrjedh një curil ujë, ky pak e nga pak, do të shkatërrojë gjithë barrierën. Dhe vjen një moment kur askush nuk e kontrollon më forcën e rrjedhës.

    Nëse bien barrierat, dashuria zotëron gjithçka.

    Dhe nuk ka më rëndësi çfarë është e mundur dhe çfarë është e pamundur, kur kemi pranë njeriun që duam: të dashurosh do të thotë të humbasësh kontrollin.”Jo nuk mund të lë asnjë të çarë, sado e vogël të jetë.”

    “Prit pak!”Befas, e ndërpreu këngën. Hapat e shpejtë jehonin në tokën e lagur.“Shkojmë”, tha duke më tërhequr nga krahu.“Prisni!” thërriste një burrë.” Kam nevojë të flas me ju!”Por ai e nxitonte më shumë hapin.

    “Nuk e ka me ne”, tha. “Shkojmë në hotel.”E kishte me ne, askush tjetër nuk dukej në atë rrugë.  Zemra ime zuri të rrahë fort nga padurimi dhe efekti i alkoolit u zhduk në çast. U kujtova se Bilbao është ë Vendet Baske ku atentatet terroriste janë të shpeshta. Hapat na u afruan.“Shkojmë”, përsëriti ai duke nxituar.Por ishte vonë. Figura e një burri, e lagur nga koka te këmbët, u fut midis nesh.“Ndalni, ju lutem!” tha burri. “Për atë Zot!”Isha e terrorizuar dhe kërkoja me sy një vend ku të futesha, një makinë policie që mund të shfaqej si mrekulli. Instiktivisht kapa krahun e tij, por ai m’i largoi duart.“Ju lutem!” thirri burri. “Mora vesh se kishit ardhur në qytet. Kam nevojë për ndihmën tuaj.Është fjala për djalin tim!”Burri ia plasi të qarit dhe u ul në gjunjë.“Ju lutem!” përsëriste. “Ju lutem!”Ai mori frymë thellë, përkuli kokën dhe mbylli sytë. Për disa çaste mbeti i heshtur, dëgjohej vetëm zhurma e shiut e copëzuar nga dënesat e burrit të gjunjëzuar në rrugë.

    “Shko në hotel, Pilar”, tha më në fund. “Dhe fli. Unë do të vij ndaj të gdhirë, besoj.”

    *Shkëputur nga ‘Buzë lumit Piedra u ula dhe qava’ i autorit Paulo Coelho

    Përgatiti: ObserverKult

    Lexo edhe:

    KY ISHTE SHKRIMI I FUNDIT I MOIKOM ZEQOS

  • Madonna për fëmijët në Gaza, i drejtohet Papës: Ju lutem shkoni atje para se të jetë tepër vonë

    Madonna për fëmijët në Gaza, i drejtohet Papës: Ju lutem shkoni atje para se të jetë tepër vonë

    Në një postim të ri, Madonna përqendrohet në një tragjedi të madhe të kohës sonë, vdekjen e fëmijëve nga uria në Rripin e Gazës, me rastin e ditëlindjes së djalit të saj, Rocco.
    Siç shkruan ajo në mbishkrimin e postimit të saj në Instagram: “Politika nuk mund të sjellë ndryshim. Vetëm ndërgjegjja mundet. Kështu që i drejtohem një njeriu të Zotit. Sot është ditëlindja e djalit tim, Rocco. Mendoj se dhurata më e mirë që mund t’i jap si nënë është t’u kërkoj të gjithëve të bëjnë çmos për të ndihmuar në shpëtimin e fëmijëve të pafajshëm të zënë në zonën e zjarrit në Gaza. Nuk po tregoj me gisht, nuk po fajësoj, nuk po mbaj anë. Të gjithë po vuajnë. Dhe nënat e pengjeve. Lutem edhe për lirimin e tyre. Po përpiqem të bëj çmos që këta fëmijë të mos vdesin nga uria .”
    Ajo thote;
    “Atë i Shenjtë,
    “Ju lutem shkoni në Gaza dhe ndriçoni fëmijët para se të jetë tepër vonë. Si nënë, është e padurueshme për mua t’i shoh ata duke u torturuar . Fëmijët e botës u përkasin të gjithëve. Dhe ju jeni i vetmi që askush nuk mund t’ia mohojë hyrjen.”
    ” Portat humanitare duhet të hapen gjerësisht për të shpëtuar këta fëmijë të pafajshëm.”
    ” Nuk ka më kohë .”
    “Të lutem thuaj që do të shkosh.”
    » Me dashuri,
    “Madona “.
    Shikoni postimin e saj të ri:

  • “Luis Enrique u keqtrajtua”, prapskena: Iu lutëm të qëndronte, por refuzoi

    “Luis Enrique u keqtrajtua”, prapskena: Iu lutëm të qëndronte, por refuzoi

    Ish-drejtori sportiv i Roma-s, Walter Sabatini, është i kënaqur që Luis Enrique e përmbush potencialin e tij si trajner te PSG.
    Pasi fitoi katër tituj këtë sezon, Enrique dhe PSG po përgatiten për finalen e Kupës së Botës për Klube këtë fundjavë kundër Chelsea-t.
    Sabatini punoi shkurt me Enrique te Roma dhe kujtoi për La Gazzetta dello Sport:
    “Kam një dashuri dhe respekt të thellë si për njeriun ashtu edhe për trajnerin. Dario Canovi, i cili ishte në kontakt me menaxherin e tij, ma këshilloi. Pastaj dërgova Ricky Massara dhe Pasquale Sensibile për të parë disa ndeshje të Barcelonës B. Dhe ata u kthyen të entuziazmuar me stilin e tij të lojës.
    “Ai është rritur dhe është pjekur. Por mbi të gjitha, ai ka kapërcyer një tragjedi të madhe si humbja e Xenia-s, vajzës së tij. Por Luis ka reaguar në mënyrë të shkëlqyer, me dinjitet të jashtëzakonshëm: ai nuk dëshiron të vajtohet ose të ngushëllohet.
    “Është sikur të kishte një pakt të fshehtë dhe intim me vajzën e tij, pothuajse sikur të flisnin me njëri-tjetrin. Është çështje besimi dhe unë besoj se çdo fitore apo festë që ai bën i dedikohet asaj”.
    I pyetur pse nuk funksionoi për Enrique me Roma-n, Sabatini shtoi:
    “E thjeshtë, klubi nuk e trajtoi mirë; disa madje e quanin Stanlio. Dhe ai u zhgënjye nga e gjithë kjo. Baldini, Pallotta dhe unë iu lutëm të qëndronte, por ai nuk donte ta dëgjonte.
    “PSG braktisi strategjinë e tyre të blerjes së yjeve, duke u përqendruar tërësisht te lojtarët e rinj. Epo, nëse ai do të kishte gjetur të njëjtin besim në Romë që gjeti në Paris, atëherë gjërat do të kishin qenë ndryshe”.

  • Trump thirrje Izraelit e Iranit: Armëpushimi është në fuqi! Ju lutem mos e shkelni

    Trump thirrje Izraelit e Iranit: Armëpushimi është në fuqi! Ju lutem mos e shkelni

    Donald Trump, presidenti i SHBA ka deklaruar se armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit ka hyrë në fuqi, duke u kërkuar që të mos e shkelin atë.
    “Armëpushimi tani është në fuqi. Ju lutem mos e shkelni atë!”, shkroi presidenti amerikan në një postim në Truth Social.
    Trump kishte njoftuar më parë se armëpushimi do të zbatohej brenda 24 orësh në dy faza, me Iranin që fillimisht do të ndalojë të gjitha operacionet e tij dhe Izraelin që do të bënte të njëjtën gjë 12 orë më vonë. Ndërkohë Izraeli nuk e ka pranuar publikisht propozimin për armëpushim. Televizioni shtetëror iranian njoftoi se armëpushimi i ishte “imponuar” Izraelit.
     

  • “Do t’i lutem Kontes që të qendrojë”, De Laurentisi flet për të ardhmen e trajnerit: Ai është një fitimtar, por nuk e detyroj dot

    “Do t’i lutem Kontes që të qendrojë”, De Laurentisi flet për të ardhmen e trajnerit: Ai është një fitimtar, por nuk e detyroj dot

    Antonio Konte shënoi një tjetër sukses në karrierën e tij. Trajneri italian i solli titullin e 4-t kampion në Serinë A Napolit. Por pavarësisht këtij suksesi, e ardhmja e tij në krye të të kaltërve mbetet në pikëpyetje. De Laurentisi është shprehur se do t’i lutet Kontes që të qendrojë, por theksoi se nuk do t’a detyrojë nëse dëshira e tij është të largohet.
    “Do t’i lutem Kontes që të qendrojë. Ai është një fitimtar. Ka një kontratë 2-vjeçare, por nuk e detyroj dot. Shpresoj që ai të qendrojë për të luajtur në Ligën e Kampionëve, por nëse ai ka mendime të tjera unë nuk do të detyroj askënd që të qendrojë kundër vullnetit të tij. Do të kemi një merkato transferimesh të shkëlqyer, si gjithmonë. Napoli është në duar të mira”, ka thënë Aurelio De Laurentisi./Sport Ekspres/