Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Procesi Sportiv” nga Ed Manushi, moderatori zbuloi se një lojtar i Kombëtares është në tratativa për të blerë klubin e Lushnjës.
Lojtari i Kombëtares që do të blejë klubin sportiv të Lushnjës është Rey Manaj.
“Moda e futbollistëve të rëndësishëm dhe të pasur që blejnë klube sportive ka arritur edhe në Shqipëri. Një futbollist i madh i Kombëtares është në tratativa për të blerë klubin e Lushnjës. Rey Manaj po blen ekipin e Lushnjës, duartrokitje për iniciativën. Ky model na duhet për të ecur përpara”, tha Ed Manushi.
Edhe të ftuarit aluduan se Manaj mund të ishte lojtari që do bënte blerjen duke marrë parasysh se bomberi shqiptar është me origjinë nga Lushnja.
Vitet e fundit numri i lojtarëve apo ish-lojtartëve që blejnë klube futbolli është në rritje. Ndër më të spikaturit janë, David Beckham i cili klubin amerikan të Inter Miamit për të cilin luan Messi dhe Ronaldo “Fenomeni” që bleu disa vite më parë klubin spanjoll të Real Valladolid. Top Channel
Tag: lushnjes
-
Rey Manaj do të blejë klubin e Lushnjës
-

Surprizon lojtari i Kombëtares, ja cilin ekip po planifikon të blejë
Një lojtar i Kombëtares është në diskutime për të blerë klubin e Lushnjës.
Lojtari i Kombëtares që do të blejë klubin sportiv të Lushnjës është Rey Manaj.
“Moda e futbollistëve të rëndësishëm dhe të pasur që blejnë klube sportive ka arritur edhe në Shqipëri. Një futbollist i madh i Kombëtares është në tratativa për të blerë klubin e Lushnjës. Rey Manaj po blen ekipin e Lushnjës, duartrokitje për iniciativën. Ky model na duhet për të ecur përpara”, tha Ed Manushi.
Edhe të ftuarit aluduan se Manaj mund të ishte lojtari që do bënte blerjen duke marrë parasysh se bomberi shqiptar është me origjinë nga Lushnja.
Vitet e fundit numri i lojtarëve apo ish-lojtartëve që blejnë klube futbolli është në rritje. Ndër më të spikaturit janë, David Beckham i cili klubin amerikan të Inter Miamit për të cilin luan Messi dhe Ronaldo “Fenomeni” që bleu disa vite më parë klubin spanjoll të Real Valladolid. -

Akuzohet për korrupsion, GJKKO lë në masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’ shefin e regjimit në burgun e Lushnjes
GJKKO ka lënë në masën e sigurisë “arrest në shtëpi” shefin e regjimit në burgun e Lushnjes, Irakli Leka, i cili ishte arrestuar nga SPAK-u nën akuzën e “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”.
Leka dyshohet se ka marrë para në këmbim të dhënies së lejes së përkohshme për të burgosurit. Ky veprim është parashikuar nga neni 259, paragrafi 2 i Kodit Penal. Vendimi u dha nga gjyqtari Bib Ndreca.
LEXO EDHE: ‘700 euro për 5 ditë leje’/ Arrestohet shefi i regjimit në burgun e Lushnjes
Polici akuzohet se ka përdorur funksionin e tij për të përfituar në mënyrë të paligjshme.
-

Aksident i rëndë në vend/ Motoçiklisti përplaset me një mjet, përfundon në spital (Detaje)
Një drejtues motoçiklete që shërbente në shpërndarjen e ushqimeve nga një fast food ka përfunduar në spitalin e Lushnjes këtë pasdite. Motoçiklisti është përplasur me një mjet me targa të shtetit të Kosovës.
Policia ishte në vendngjarje për dokumentimin dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit ndërkohë që krahas kësaj efektivët e policisë së qarkullimit kryen edhe disiplinimin e trafikut pasi aksidenti u shënua në afërsi të rretherotullimit të plasmasit ku ka shumë qarkullim.
Sipas bluve të qarkullimit të dy mjetet ishin në të njëjtin kah, ndërsa drejtuesja e mjetit me targa të Kosovës ishte duke kryer një manovër për t’u kthyer në drejtim të rrethrrotullimit ndërsa drejtuesi i motoçikletës është përplasur me të.
Gjendja shëndetësore e drejtuesit të motoçikletës sipas policisë së qarkullimit është jashtë rrezikut për jetën ndërsa është nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Lushnjes. -

Aksident në Lushnjë/ Përfundon në spital motoçiklisti, përplaset me një mjet
Një drejtues motoçiklete që shërbente në shpërndarjen e ushqimeve nga një fast food është plagosur dhe dërguar me urgjencë në spitalin e Lushnjes këtë pasdite, pas një përplasjeje me një automjet me targa të Kosovës.
Aksidenti ndodhi pranë rrethrrotullimit të njohur si i “plasmasit”, një zonë me qarkullim të dendur. Policia e qarkullimit mbërriti menjëherë në vendngjarje, ku përveç dokumentimit të rrethanave të aksidentit, ndërhyri edhe për disiplinimin e trafikut.
Sipas hetimeve paraprake, të dy mjetet po lëviznin në të njëjtin kah, ndërsa drejtuesja e automjetit me targa kosovare ishte duke kryer një manovër për t’u futur në rrethrrotullim, çka ka sjellë përplasjen me motoçiklistin.
Fatmirësisht, gjendja shëndetësore e motoçiklistit është jashtë rrezikut për jetën. Ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Lushnjes.
-

“Koka” e bandës famëkeqe të Lushnjes, Aldo Bare kërkon uljen e masës për sjellje të mirë
I dënuar me burg përjetë, Aldo Bare i është drejtuar Gjykatës së Lartë me kërkesë për uljen e dënimit. Kështu ka bërë me dije gazetarja Anila Hoxha. Kjo nuk është hera e parë që Bare kërkon ulje dënimi, me arsyetimin për sjellje të mirë. Edhe në vitin 2023 ai përmes avokatëve bëri të njëjtën kërkesë. Por kush është Aldo Bare? Alfred Shkurti, ish-speciali i forcave RENEA, ose i njohur ndryshe si Aldo Bare, hyri në botën e krimit në vitin 1997, pasi atij i vrau vëllanë banda e Artur Dajës, gjatë një përleshje me armë zjarri. Pas vrasjes se Ramadan Shkurtit, në Lushnjë nisi të operonte banda e Aldo Bares së cilës Drejtësia i numëron më shumë se njëzet vrasje, dhjetëra plagosje dhe vënie gjobash. Kaq mjaftoi që vrasjet më pas të lidheshin zinxhir dhe natyrisht Bare nuk ishte i vetëm në gjithë këtë betejë personale. Ish-speciali kishte arritur të rekrutonte në bandën e drejtuar prej tij Ilir Stërgun, Afrim Hoxhën, Arben e Enver Boriçin, Enver Dondollakun, të gjithë shokë, miq e të afërm të “kokës” së grupit, Aldo Bare dhe vëllait të tij Ramadan Shkurti.
Më pas kësaj bande iu bashkuan edhe: Maksim Çela, Erion Cici, Dritan Vila, Leonard Prifti, dhe shumë të rinj të tjerë. Me mbledhjen e këtyre “ushtarëve” përreth “kryetarit”, siç e quanin në biseda telefonike Aldo Baren, filluan edhe ekzekutimet në qytetin e Lushnjës ndaj Artur Dajës, shokëve, miqve e familjarëve të tij, teksa në kurriz të kësaj bande janë të paktën 20 vrasje, plagosje, rrëmbime dhe gjoba. Ndryshe nga të gjitha bandat që vepronin në vitin 1997 në vend, banda e Lushnjes, që u drejtua nga Aldo Bare, arriti të krijonte një komisariat të vetin në qytet, atë që mbahet mend edhe si “Komisariati Nr. 2”. Mbretërimi i tij në qytet zgjati për gati 10 vjet, deri në vitin 2006 ku u godit dhe koka e bandës, Aldo Bare i cili u arrestua në Maqedoni. Aldo Bare qëndroi për shumë kohë në arrati, por në vitin 2006 dhe arrestua në Turqi dhe tri vite më vonë u ekstradua në Tiranë ku edhe u përball me drejtësinë. Aktualisht po vuan dënimin në burgun e sigurisë së lartë në Peqin. -

Tentoi të hidhte në erë një stadium të tërë! Mediat britanike: “Banditi i Lushnjes”, që po sfidon ligjin për të qëndruar në Britani
I dënuar me burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë, Maksim Çela, tashmë ka nisur një kalvar tjetër gjyqesh, por jo në Shqipëri. Sic raportojnë mediat britanike, pasi planifikoi që të hidhte në herë stadiumin “Roza Haxhiu” në Lushnje, ai u nis drejt Mbretërisë së Bashkuar me një pasaportë false.
59-vjeçari shkoi në Britani si azilkërkues në përpjekje për t’u bashkuar me familjen e tij, pasi kreu 23 vite burg për vrasjen e një polici më 14 prill të vitit 2000. Maksim Çela nuk është një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare, si pjesë e një prej bandave të Lushnjes, ai është i përfshirë në shumë vepra penale. Ishte pikërisht kjo “dega” pas të cilës ai mbahet fort për të qëndruar në Britani.
Ai pretendon se nëse kthehet në Shqipëri, do ta vrasin bandat e krimit për shkak të gjakmarrjes, e hakmarrjes. Duket e habitshme se si një kriminel i kërkuar nga drejtësia, po përdor ligjin për të qëndruar në Britani.
I lindur në qytetin shqiptar të Lushnjës, Maksim Çela pretendon se dikur ka qenë biznesmen dhe ka drejtuar një biznes shitje makinash në Gjermani si dhe ka punuar në një klinikë dentare dhe një spital.
Ai kishte planifikuar të shpërthente një bombë në stadiumin e Lushnjes në vitin 2000. Pas zbulimit të komplotit në vitin 2001, gjykata e e dënoi atë me pesë vite burg.
Ndërkohë në vitin 2006 u dënua me 25 vjet burg për “pjesëmarrje në organizata kriminale”, vrasjen e një oficeri policie dhe prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve. Ai u lirua në dhjetor të vitit 2022, pasi kishte kryer më shumë se 23 vite nga dënimi i tij 25-vjeçar.
Në dhjetor të viti 2022 ai u largua nga Shqipëria për në Spanjë, udhëtoi për në Itali dhe më pas fluturoi për në Mbretërinë e Bashkuar me atë që ai pranoi se ishte një pasaportë false, duke mbërritur në Heathroë në janar të vitit 2023.
Kur u intervistua fillimisht nga Zyra e Brendshme, Maksim Çela pohoi se “tre grupe të tmerrshme bandash” po i “vinin pas” atij dhe familjes së tij, sepse kishte qenë anëtar i “bandës së Lushnjës”.
Në një letër drejtuar gjykatës të shkruar në emër të tij thoshte se anëtarët e bandës rivale do ta “ekzekutonin atë për hakmarrje” nëse ai kthehej që atëherë ka ndryshuar historinë e tij, thonë avokatët e Home Office, duke pretenduar se ai kurrë nuk ishte me të vërtetë një anëtar i bandës. -

Tentoi të hidhte në erë një stadium të tërë! “Banditi i Lushnjes”, që po sfidon ligjin për të qëndruar në Britani
I dënuar me burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë, M.Ç, tashmë ka nisur një kalvar tjetër gjyqesh, por jo në Shqipëri. Pasi planifikoi që të hidhte në herë stadiumin “Roza Haxhiu” në Lushnje, ai u nis drejt Mbretërisë së Bashkuar me një pasaportë false.
59-vjeçari shkoi në Britani si azilkërkues në përpjekje për t’u bashkuar me familjen e tij, pasi kreu 23 vite burg për vrasjen e një polici më 14 prill të vitit 2000. M.Ç nuk është një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare, si pjesë e një prej bandave të Lushnjes, ai është i përfshirë në shumë vepra penale. Ishte pikërisht kjo “dega” pas të cilës ai mbahet fort për të qëndruar në Britani.
Ai pretendon se nëse kthehet në Shqipëri, do ta vrasin bandat e krimit për shkak të gjakmarrjes, e hakmarrjes. Duket e habitshme se si një kriminel i kërkuar nga drejtësia, po përdor ligjin për të qëndruar në Britani.
I lindur në qytetin shqiptar të Lushnjës, M.Ç pretendon se dikur ka qenë biznesmen dhe ka drejtuar një biznes shitje makinash në Gjermani si dhe ka punuar në një klinikë dentare dhe një spital.
Ai kishte planifikuar të shpërthente një bombë në stadiumin e Lushnjes në vitin 2000. Pas zbulimit të komplotit në vitin 2001, gjykata e e dënoi atë me pesë vite burg.
Ndërkohë në vitin 2006 u dënua me 25 vjet burg për “pjesëmarrje në organizata kriminale”, vrasjen e një oficeri policie dhe prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve. Ai u lirua në dhjetor të vitit 2022, pasi kishte kryer më shumë se 23 vite nga dënimi i tij 25-vjeçar.
Në dhjetor të viti 2022 ai u largua nga Shqipëria për në Spanjë, udhëtoi për në Itali dhe më pas fluturoi për në Mbretërinë e Bashkuar me atë që ai pranoi se ishte një pasaportë false, duke mbërritur në Heathroë në janar të vitit 2023.
Kur u intervistua fillimisht nga Zyra e Brendshme, M.Ç pohoi se “tre grupe të tmerrshme bandash” po i “vinin pas” atij dhe familjes së tij, sepse kishte qenë anëtar i “bandës së Lushnjës”.
Në një letër drejtuar gjykatës të shkruar në emër të tij thoshte se anëtarët e bandës rivale do ta “ekzekutonin atë për hakmarrje” nëse ai kthehej që atëherë ka ndryshuar historinë e tij, thonë avokatët e Home Office, duke pretenduar se ai kurrë nuk ishte me të vërtetë një anëtar i bandës./tvklan.al -

Përmbytje dhe në Lushnje, 30 minuta shi mbushin rrugët me ujë
Reshjet intensive të pasdites kanë përmbytur disa rrugë në qytetin e Lushnjës. Mjaftuan vetëm 30 minuta shi për të mbushur me ujë rrugët kryesore, duke shkaktuar vështirësi në qarkullim.
Nga moti i keq, qytete të ndryshme kanë pësuar probleme të mëdha. Përveç Lushnjës, reshjet kanë shkaktuar përmbytje dhe vështirësi në Vlore, Durrës, Fier dhe Tiranë.
Në kryeqytet, disa persona janë lënduar dhe janë dërguar për ndihmë në Spitalin e Traumës.
