Aldo Bare, i dënuari përjetë si drejtues i “bandës së Lushnjës”, ka kërkuar të përfitojë ulje dënimi në Gjykatën e Lartë, por kjo e fundit e ka rrëzuar kërkesën e tij.
Megjithëse Bare është i dënuar me burg të përjetshëm, ai ju drejtua gjykatave për ulje të dënimit me 45 ditë mbasi ishte sjellë mirë në qeli.
Kjo padi e Bares nuk ishte pranuar nga gjykatat e tjera dhe për këtë shkak ju drejtua Gjykatës së Lartë.
Pak ditë më parë Aldo Bare ju drejtua Gjykatës së Lartë me një padi të dytë, në të cilën sërish kërkon ulje dënimi disa ditore dhe si baze ligjore referon ligjin për të drejtat e të dënuarve.
Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me burg të përjetshëm në shtator të 2022, për Aldo Baren, ish kreun e bandës famëkeqe të Lushnjës. Ky vendim erdhi 10 vite pas vendimit të marrë nga gjykata e Apelit në 2012-tën. Bare bëri rekurs të vendimit me burgim të përjetshëm.
Gjykata e Lartë e kishte shqyrtuar një herë çështjen e Bares por ishte Gjykata Kushtetuese ajo që e ktheu për rigjykim për shkak se gjeti shkelje procedurale. Aldo Bare u arrestua në Turqi në vitin 2006. Ndërsa kërkesa për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë u pranua në fundin e vitit 2009 kur ish kreu i bandës kriminale të Lushnjës mbërriti me charter në Aeroportin ndërkombëtar ‘Nënë Tereza’ nën mbikëqyrjen e forcave të shumta të sigurisë.
Po kush është Aldo Bare?
Alfred Shkurti, ish-speciali i forcave RENEA, ose i njohur ndryshe si Aldo Bare, hyri në botën e krimit në vitin 1997, pasi atij i vrau vëllanë banda e Artur Dajës, gjatë një përleshje me armë zjarri. Pas vrasjes se Ramadan Shkurtit, në Lushnjë nisi të operonte banda e Aldo Bares së cilës Drejtësia i numëron më shumë se njëzet vrasje, dhjetëra plagosje dhe vënie gjobash.
Kaq mjaftoi që vrasjet më pas të lidheshin zinxhir dhe natyrisht Bare nuk ishte i vetëm në gjithë këtë betejë personale. Sipas prokurorisë, ish-speciali kishte arritur të rekrutonte në bandën e drejtuar prej tij Ilir Stërgun, Afrim Hoxhën, Arben e Enver Boriçin, Enver Dondollakun, të gjithë shokë, miq e të afërm të “kokës” së grupit, Aldo Bare dhe vëllait të tij Ramadan Shkurti. Më pas kësaj bande iu bashkuan edhe: Maksim Çela, Erion Cici, Dritan Vila, Leonard Prifti, dhe shumë të rinj të tjerë.
Me mbledhjen e këtyre “ushtarëve” përreth “kryetarit”, siç e quanin në biseda telefonike Aldo Baren, filluan edhe ekzekutimet në qytetin e Lushnjës ndaj Artur Dajës, shokëve, miqve e familjarëve të tij, teksa në kurriz të kësaj bande janë të paktën 20 vrasje, plagosje, rrëmbime dhe gjoba.
gijotina.com/
Tag: lushnjes
-

Jugu nën këmbët e Sakove/ Njëri vëlla fushatë për bashkinë, tjetri merr 3 tendera brenda javës
Ish komandanti i gardës, Gramoz Sako ka nisur zyrtarisht takimet elektorale për zgjedhjet në Bashkinë Tepelenë. Por ndërsa Gramozi kërkon votën e qytetarëve të Tepelenës për bashkinë, vëllai i tij Artani, është duke bërë kërdinë me tendera publik në Jug.
Vetëm gjatë javës së fundit kompania 2T ka përlarë të paktën 3 tendera të majmë në qytetet e jugut, një skandal që dëshmon se si pushteti është i zhytur kokë e këmbë në konflikt interesi dhe devijon paratë e taksave të qytetarëve në llogaritë e veta private.
Tenderi i parë i marrë nga kompania 2T është ai i stacionit të ri të pompave në Gajdë të Lushnjes. Në tenderin me fond limit 4.25 milionë euro të zhvilluar nga Shoqëria Ujësjellës Kanalizime e Lushnjes, kompania 2T u shpall fituese me ofertë 3.8 milionë euro edhe pse poshtë kësaj ishin tre oferta të tjera më të ulëta.
Në të njëjtën ditë që me tenderin e ujësjellësit të Lushnjes, kompania 2T mori një tjetër tender me vlerë 2 milionë euro. Ky ishte tenderi për rikonstruksionin e rrugës së Athalit, i zhvilluar nga Bashkia Himarë. Në këtë rast, 2T ishte në ortakëri me një kompani të quajtur Apis Construction, e cila është po satelit i 2T, me pronar në letra një emigrant që jeton në Itali, ndërsa pronar faktik një të afërmin e Sakove.
Në tenderin e Himarës, era e korrupsionin kutërbon haptazi teksa të gjitha ofertat e paraqitura sinjalizojnë marrëveshje të pastër koluzioni, teksa shoqëritë një pjesë e të cilave të lidhura me njëra tjetrën kanë garuar me diferenca çmimesh prej 20 mijë lekësh.
Por ende pa u tharë mirë firma në dy tenderat e Lushnjes dhe Himarës, 2T përlau një tjetër tender. Sërish në ortakëri me satelitin e saj APIS, por këtë herë në Bashkinë e Vlorës. Tenderi për rikonstruksionin e kanaleve të ujrave të larta, 2T dhe APIS u shpallën fitues për vlerën 550 mijë euro.
2 T është një lubi e fondeve publike. Në 5 vitet e fundit, kjo kompani ka përfituar të paktën 100 milionë euro pagesa të drejtëpërdrejta nga thesari i shtetit duke u konfirmuar si një nga peshkaqenët më të mëdhenj të buxhetit. Ndaj tani u duhet edhe bashkia e Tepelenës.
/kapitali.al/ -

Emri/ Lëvizte me armë zjarri në qytetin e Lushnjës, arrestohet 33-vjeçari
Shtetasi Enrik Çela është arrestuar në Lushnjë, pasi lëvizte i armatosur në qytet.
Sipas uniformave blu, 33-vjeçari, u ndalua në lagjen “Loni Dhamo”, ndërsa iu gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë automatike, së bashku me një krehër me 11 fishekë.
Njoftimi:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 72”.
Kapet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale një shtetas që lëvizte me armë zjarri me vete, në qytetin e Lushnjës.
Si rezultat i informacioneve të siguruara për një shtetas që lëvizte i armatosur në Lushnjë, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në kuadër të operacionit “Operacionalja 72”, lokalizuan dhe kapën në lagjen “Loni Dhamo” shtetasin E. Ç., i cili mbante me vete një armë zjarri pistoletë automatike, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, së bashku me një krehër me 11 fishekë.
Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin E. Ç., 33 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.Top Channel
-

Sakot zaptojnë Jugun/ Njëri vëlla fushatë për bashkinë, tjetri merr 3 tendera brenda javës me kompaninë 2T
Ish komandanti i gardës, Gramoz Sako ka nisur zyrtarisht takimet elektorale për zgjedhjet në Bashkinë Tepelenë. Por ndërsa Gramozi kërkon votën e qytetarëve të Tepelenës për bashkinë, vëllai i tij Artani, është duke bërë kërdinë me tendera publik në Jug.
Vetëm gjatë javës së fundit kompania 2T ka përlarë të paktën 3 tendera të majmë në qytetet e jugut, një skandal që dëshmon se si pushteti është i zhytur kokë e këmbë në konflikt interesi dhe devijon paratë e taksave të qytetarëve në llogaritë e veta private.
Tenderi i parë i marrë nga kompania 2T është ai i stacionit të ri të pompave në Gajdë të Lushnjes. Në tenderin me fond limit 4.25 milionë euro të zhvilluar nga Shoqëria Ujësjellës Kanalizime e Lushnjes, kompania 2T u shpall fituese me ofertë 3.8 milionë euro edhe pse poshtë kësaj ishin tre oferta të tjera më të ulëta.
Në të njëjtën ditë që me tenderin e ujësjellësit të Lushnjes, kompania 2T mori një tjetër tender me vlerë 2 milionë euro. Ky ishte tenderi për rikonstruksionin e rrugës së Athalit, i zhvilluar nga Bashkia Himarë. Në këtë rast, 2T ishte në ortakëri me një kompani të quajtur Apis Construction, e cila është po satelit i 2T, me pronar në letra një emigrant që jeton në Itali, ndërsa pronar faktik një të afërmin e Sakove.
Në tenderin e Himarës, era e korrupsionin kutërbon haptazi teksa të gjitha ofertat e paraqitura sinjalizojnë marrëveshje të pastër koluzioni, teksa shoqëritë një pjesë e të cilave të lidhura me njëra tjetrën kanë garuar me diferenca çmimesh prej 20 mijë lekësh.
Por ende pa u tharë mirë firma në dy tenderat e Lushnjes dhe Himarës, 2T përlau një tjetër tender. Sërish në ortakëri me satelitin e saj APIS, por këtë herë në Bashkinë e Vlorës. Tenderi për rikonstruksionin e kanaleve të ujrave të larta, 2T dhe APIS u shpallën fitues për vlerën 550 mijë euro.
2 T është një lubi e fondeve publike. Në 5 vitet e fundit, kjo kompani ka përfituar të paktën 100 milionë euro pagesa të drejtëpërdrejta nga thesari i shtetit duke u konfirmuar si një nga peshkaqenët më të mëdhenj të buxhetit. Ndaj tani u duhet edhe bashkia e Tepelenës./ Kapitali.al
-

Ish të përndjekurit ngrenë alarmin, zbulojnë se institucionet janë mbushur plot me spiunë të ish-Sigurimit dhe…
Kreu i Shoqatës së të Përndjekurve, Besim Ndregjoni, thotë se në institucionet e drejtësisë ka ende njerëz që I kanë shërbyer diktaturës. Ai u shpreh në një media ditën e djeshme se Autoriteti i Dosjeve po tallet me viktimat e komunizmit. “Pse nuk hapet dosja e prokurorëve të diktaturës? Pse Arben Kraja nuk lejon një të përndjekur të konkurrojë në SPAK? Si mund të heshtë qeveria dhe Parlamenti? Janë mbi 6 mijë të zhdukur? Ke dëgjuar ndonjë seancë për ta? Ka dalë ndonjëherë presidenti për këtë? Në të gjitha institucionet e drejtësisë ka njerëz që i kanë shërbyer diktaturës. Të kërkohet dosja e Arbën Krajës, që është te SPAK-u. Autoriteti i Dosjeve është tallje me viktimat e komunizmit. Në politikëbërje sot duhet t’i kesh shërbyer Enver Hoxhës. Ra një seancë e Parlamentit shqiptar me 16 nëntor. Në atë datë është bërë një masakër, janë vrarë 16 intelektualë të Tiranës. Nuk u respektua! Ne zgjodhëm paqen, të ndërtojmë shtetin e së drejtës. Po kujt t’i thuash? Nëse nuk hapen dosjet, politikanët tanë janë maskarenj të komunizmit”, deklaroi dje Ndregjoni.
Dekorimi i Gjergji Velos revolton ish-të përndjekurit në Lushnjë
Nga ana tjetër kujtojmë se disa ditë më parë vendimi i Këshillit Bashkiak të Lushnjës për t’i dhënë titullin “Qytetar Nderi” ish-kryetarit të Komitetit Ekzekutiv të rrethit gjatë periudhës komuniste, Gjergji Velo, ka shkaktuar reagime të forta në opinionin publik dhe mes organizatave që përfaqësojnë ish-të përndjekurit politikë. Ceremonia u zhvillua më 18 tetor, në kuadër të 81-vjetorit të çlirimit të Lushnjës nga pushtuesit nazifashistë. Në aktivitet morën pjesë kryetarja e bashkisë Eriselda Sefa, deputetët socialistë Elton Korreshi dhe Kiduina Zaka, ish-deputetët Spartak Braho e Namik Dokle, si dhe përfaqësues të Organizatës së Veteranëve të LANÇ. Opozita nuk ishte e pranishme në aktivitet. Sipas dokumenteve zyrtare, propozimi për nderimin e Gjergji Velos u paraqit nga Organizata Kombëtare e Dëshmorëve të LANÇ dhe Dëshmorëve të tjerë të Atdheut – Dega Lushnjë, ndërsa relacioni mbështetës u firmos nga kryetarja e bashkisë. Në motivacion theksohet se “Velo dekorohet për vizionin e qartë dhe përkushtimin në transformimin e qytetit të Lushnjës, si dhe rolin aktiv në fushën e arsimit, shëndetësisë dhe kulturës”. Kryetari i Shoqatës së të Përndjekurve Politikë në Lushnjë, Shpëtim Brehamaj, duke folur për mediat e cilësoi vendimin “ligjërisht dhe moralisht të pamatur”, duke kujtuar se gjatë periudhës komuniste, kryetarët e komiteteve ekzekutive kishin edhe rolin e kryetarëve të komisioneve të internimeve e dëbimeve. “Lushnja ishte një nga rrethet ku u përqendruan më shumë kampet e internimit pas mbylljes së Tepelenës, Beratit, Valiasit e Kamzës. Si mund të nderohet sot një person që ka qenë firmëtar i internimeve? Ky vendim lëndon qindra familje që kanë vuajtur në këto kampe dhe është një fyerje për kujtesën historike”, tha Brehamaj. Ai shtoi se në vitin 1988, vetëm një vit para rënies së regjimit, Velo ka firmosur shtyrjen e masave të internimit për disa familje në Lushnjë, çka e bën edhe më të papranueshme, sipas tij, nderimin e tij me titull Qytetar Nderi. “Nëse e shpallim ‘Qytetar Nderi’ për ndërtesat e bëra në atë kohë, atëherë mund të shpallim edhe Musolinin sepse ka ndërtuar rrugët në Tiranë”, tha ai me ironi. Brehamaj bën të ditur se Shoqata e Ish-të Përndjekurve i ka kërkuar Prefektit të qarkut Fier të ndërhyjë për anulimin e vendimit, duke argumentuar se ai bie ndesh me ligjet që ndalojnë dekorimin e funksionarëve të lartë të diktaturës. Edhe Fondacioni Kujto, që dokumenton krimet e komunizmit, e ka dënuar vendimin e Këshillit Bashkiak të Lushnjës, duke e cilësuar atë “një akt të rëndë që fshin kujtesën historike dhe fyen viktimat e diktaturës”. “Velo ka qenë në vitet 1983–1989 kryetar i Komitetit Ekzekutiv të Këshillit Popullor të Lushnjës, në cilësinë e të cilit firmoste internime dhe dëbime drejt Grabianit dhe zonave të tjera të Myzeqesë”, shkruan “Kujto”.
Reagon Dhima
Ndërkohë Erjet Dhima, kryetar i Këshillit Bashkiak të Lushnjës, tha për mediat se procesi i nderimit ka kaluar “në mënyrë të rregullt ligjore dhe institucionale”. “Organizata e LANÇ-it dhe Dëshmorëve të Atdheut e paraqiti propozimin në komisionin e këshillit për vlerësimin e figurave dhe dhënien e titujve të nderit. Në atë komision janë tre përfaqësues të opozitës dhe dy të mazhorancës, dhe propozimi kaloi me katër vota pro dhe një kundër”, deklaroi Dhima. Sipas tij, pas komisionit, propozimi u miratua në Këshillin Bashkiak me 21 vota pro dhe dy kundër, duke përfshirë edhe disa vota nga këshilltarë të opozitës. “Nuk ka pasur asnjë reagim negativ gjatë propozimit apo votimit, të gjitha reagimet erdhën vetëm pas ceremonisë. Përpara shqyrtimit është kërkuar edhe verifikimi nga Autoriteti i Dosjeve, i cili konfirmoi se zoti Velo nuk ka mbajtur ndonjë nga postet që penalizohen për dhënie titujsh nderi. Procedura ka qenë në përputhje me ligjin”, shtoi ai.
Reagon Autoriteti i Dosjeve
Ndërkaq pas reagimeve dhe revoltës në media, Autoriteti i Dosjeve ka bërë edhe një sqarim për procedurën që kanë ndjekur për verifikimin e pastërtisë së figurës e Gjergji Velos. Autoriteti i Dosjeve thotë se pas kërkesës së Këshillit Bashkiak të Lushnjës për verifikimin e figurës së Velos, i ka informuar ata mbi bazë të ligjit nr. 45/2015 “Për të drejtën e informimit mbi dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit”. Autoriteti i Dosjeve thotë se sipas verifikimeve të kryera në bazë të nenit 30 të ligjit, rezulton se Gjergji Velo “Nuk ka qenë anëtar ose kandidat të Byrosë Politike, anëtar i Komitetit Qendror të Partisë së Punës të Shqipërisë, anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor, Kryetar i Gjykatës së Lartë, Prokuror i Përgjithshëm, Kryetar i Hetuesisë së Përgjithshme, anëtar i Këshillit të Ministrave, kryetar i degëve të punëve të brendshme, anëtar i Komisionit Qendror të Dëbim Internimeve, hetues, prokuror, gjyqtar në procese posaçme politike, apo punonjës i nivelit të lartë i ish-Sigurimit të Shtetit; b) Nuk ka qenë bashkëpunëtor të ish-Sigurimit të Shtetit, sipas përcaktimeve të këtij ligji, denoncues në proceset politike ose dëshmitar i akuzës në proceset politike të posaçme, pas mbushjes së moshës 18 vjeç; c) Nuk ka qenë person me të dhëna nga ish-Sigurimi i Shtetit për spiunazh dhe terrorizëm”. Autoriteti sqaron se “procedura e verifikimit për kandidatin në fjalë bazohet në dy ligje në respektim të Nenit 30, pika 2, të ligjit, si edhe neni 4 i ligjit nr. 94/2022 “Për Titujt e Nderit dhe Titujt Vendorë të Nderit në Republikën e Shqipërisë”, (që parashikon se kandidati nuk duhet të jetë bashkëpunëtor i ish- Sigurimit), për të qartësuar nëse ekzistojnë të dhëna në dokumentet që tashmë administron të cilat e lidhin kandidatin me ato cilësime që ka vendosur ligji. Sipas AIDSSH-së, institucioni nuk ka kompetencë ligjore të shkojë përtej kufijve të përcaktuar në këto dispozita. Autoriteti i Mediave shkruan se nga publikimet e bëra në shtyp, del se Gjergji Velo ka ushtruar detyrën e kryetarit të Komisionit të Dëbim Internimeve të Rrethit Lushnje. Por për tu përshirë në përcaktimet e nenit 30 të ligjit duhej të rezultonte në detyrën e anëtarit të Komisionit Qendror të Dëbim Internimeve, kriter i vendosur nga ligji nr. 45/2015 dhe jo në një komision vendor. “Në rastin konkret pozicioni i kryetari i komitetit ekzekutiv të rrethit nuk përfshihet në këtë nen.”, shkruan Autoriteti. -

Lushnje, plagosje me thikë gjatë natës, tre persona përfundojnë në spital
Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë orëve të natës në qytetin e Lushnjës, ku tre persona kanë mbetur të plagosur me thikë pas një sherri.
Sipas burimeve nga policia, përplasja ka ndodhur ndërsa personat e përfshirë ndodheshin duke konsumuar pije alkoolike. Konflikti dyshohet se ka nisur pas një debati të çastit dhe më pas ka degjeneruar në dhunë fizike.
Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spitalin e Lushnjës, ku po marrin ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. -

Çështja u pushua nga SPAK, Apeli i GJKKO urdhëron nisjen e hetimeve për kryebashkiaken e Lushnjes Eriselda Sefa! U kallëzua..
Apeli i GJKKO ka urdhëruar SPAK-un që të hetojë kryebashkiaken socialiste të Lushnjes, Eriselda Sefa. Zyrtarisht prej 30 shtatorit, drejtuesja e bashkisë së Lushnjes është nën hetim mbi një kallëzim të një qytetari nga Lushnja për falsifikim dokumentash dhe veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës.
SPAK ishte shprehur për pushimin e çështjes duke marrë edhe aprovimin e Shkallës së Parë, por qytetari me inicialet A.H ka insistuar në Apel përmes ankimit që Sefa duhet të hetohet. Sipas kallëzuesit, Sefa ka kryer shkelje në procedurën e ndjekur për dhënien me qira të një pasurie publike në qendër të qytetit, ku pretendon se janë kryer veprime në kundërshtim me ligjin nga ajo dhe Këshilli Bashkiak Lushnje dhe Sefa.
Kallëzuesi pretendon se ka pasur falsifikime në shkresa si dhe mbi procesverbale të dëgjesave publike ashtu edhe në projektin për miratimin e dhënies me qera të një ambjeti në rrugën “Kongresi i Lushnjes”.
Rasti 2 që denoncohet është mbi veprimet e Sefës kur SPAK i kërkon praktikën e ndjekur për këtë çështje. Kryebashkiakja dyshohet se ka “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” pasi Sefa nuk ia ka dërguar të plotë organit të procedurës materialin dhe kallëzuesi pretendon se kjo është bërë qëllimisht. Materialet thotë ankuesi, janë tepër të rëndësishme dhe hedhin dritë mbi faktin penal.
Njoftimi i gjykatës:
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Miliana Muça, më datë 30.09.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 195 akti, datë 02.09.2025 regjistrimi, mbi ankimin e shtetasit A.H., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 268, datë 04.06.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: Shfuqizimin e vendimit të mosfillimit të procedimit penal datë 24.04.2025, të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në lidhje me kallëzimin penal nr. 81, datë 14.04.2025” dhe vendosi:
– Ndryshimin e vendimit nr. 268, datë 04.06.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke pranuar ankimin e ankuesit A.H. dhe duke urdhëruar Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të regjistrojë procedimin penal dhe të kryeje hetime.
– Një kopje e vendimit t’iu komunikohet palëve.
U vendos në Tiranë, me datë 30.09.2025 ora 12:45.
-

Aksident në rrugën Lushnje-Berat, shoferi gjendet në kanal i plagosur
Aksident në rrugën hyrëse në Fier-Shegan, në aksin nacional Lushnjë-Berat. Një person është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës.
Në spital mësohet se ka përfunduar drejtuesi i mjetit tip “Toyota”, A. G., rreth të 30 -tave. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë rrugore, si dhe zjarrfikësit e Lushnjës, por nuk është dashur ndërhyrja e tyre.
Personi është nxjerrë nga mjeti dhe është transportuar në spitalin e Lushnjës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Sipas policisë së qarkullimit rrugor në vendngjarje, drejtuesi i mjetit ka qenë me shpejtësitë të lartë dhe ka dalë nga rruga në kthesën e hyrjes për në Fier-Shegan.
Policia Rrugore është duke dokumentuar ngjarjen dhe në të njëjtën kohë po bën dhe disiplinimin e trafikut.
gijotina.com/ -

“Toyota” me shpejtësi të lartë del nga rruga, shoferi transportohet me urgjencë në spital
Një aksident ka ndodhur në rrugën hyrëse të Fier-Sheganit, në aksin kombëtar Lushnjë–Berat. Si pasojë e ngjarjes, një person është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës.
Në spital ka përfunduar drejtuesi i mjetit tip “Toyota”, shtetasi A. G., rreth të 30-tave.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë rrugore dhe forcat zjarrfikëse të Lushnjës, por ndërhyrja e këtyre të fundit nuk ka qenë e nevojshme. Personi është nxjerrë nga automjeti dhe është transportuar menjëherë në spitalin e Lushnjës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Sipas policisë rrugore, drejtuesi i mjetit dyshohet se po lëvizte me shpejtësi të lartë dhe ka dalë nga rruga në kthesën e hyrjes për në Fier-Shegan. -

Bicaj zyrtarisht trajner i Lushnjës, Sefa e prezanton
Pas suksesit me Burrelin edicionin e kaluar, nga sot trajneri lezhjan Ditmar Bicaj ka marrë drejtimin e Lushnjës në Kategori të Parë. Prezantimi i tij u bë në ambientet e klubit nga presidentja e klubit, njëherazi Kryetare e Bashkisë Lushnje, Eriselda Sefa.
Verdhjeshilët numrojnë 5 barazime në po aq javë. Bicaj merr vendin e Erion Xhafës i cili e drejtoi Lushnjën për katër javë. Ndihmësi i tij Ruço ishte në rol drejtuesi teknik në barazimin e fundit të Lushnjës në Luz të Vogël me Besën 1-1.
Bicaj ka shkruar:
Pershendetje te gjitheve! Nga Sot kam kenaqesine tju informoj qe jam Pjese e klubit KF Lushnja,per mua marrja e kesaj detyre si Trajner i pare eshte nje vleresim dhe pergjegjesi e madhe sepse do perfaqesoj nje qytet me tradita Historike ne Futboll,Falenderoj Kryetaren e Bashkise Eriselda Sefa dhe Drejtoret Marius Liçka Dhe Marius Sula per Besimin e dhene ,Shpresojme te gjithe se bashku ta ngrejme futbollin lushnjar aty ku i takon,Forca Lushnja !
Vazhdo leximin
