Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ngriti tonet sa i përket ndotjes në qytetin e Lushnjës.Ai shprehet se për këtë gjë nuk po investohet dhe sipas tij kjo ka ndikuar shumë në gjendjen e qytetit.
“Mirë do bënit të bënit diçka me këto lekë për ata njerëz atje poshtë. Unë po jap disa sugjerime. Në Lushnje është një dynja e tërë që merret me këtë çështje. Lushnja qelbet. Kam thënë era p*rdhë. Kam dalë nga etika, por kjo është e vërteta. Po na helmoni tani. Edhe kjo puna e 2022-shit, janë dy gryka aty që funksionojnë. Gjithë qyteti i Lushnjës nuk i hap dot dritaret.
Nuk jemi kundra bizneseve, por jo nën kurriz të qytetarëve të Lushnjës. Aty të qelb era o burrë. Nuk kemi problem grimcat e tymit. Zgjidheni këtë se është turp për Lushnjën. Janë katër deputetë nga PS-ja, ministri 5, që nuk keni çuar një lekë. Depozitat qelben. Del uji sterrë i zi. Ikni rregulloni tymin se është turp”, tha ndër të tjera Korreshi.
Tag: lushnjes
-

“Lushnja qelbet, era p*rdhë”, Korreshi paralajmëron: Turp për deputetët e PS-së, nuk mund të mbijetojmë kështu
-

Aksident në Lushnjë/ Automjeti përplaset me shtyllën e ndriçimit në dalje të qytetit, drejtuesi në gjendje të rëndë
Një mjet tip Audi është përfshirë në një aksident në daljen jugore të Lushnjës pak minuta pas mesnatës.
Makina drejtuar nga Aleksandro Braholli, është përplasur me shtyllën e ndriçimit rrugor në rrethrrotullimin e Savrës.
Sipas informacioneve të para, nga përplasja drejtuesi i mjetit ka marrë plagë të rënda dhe ndodhet në spitalin e Fierit. Sipas policisë në vend ngjarje dyshohet se i riu nuk e ka parë rrethrrotullimin dhe duke dalë nga qyteti i Lushnjës i ka rënë drejt për drejt aksit rrugor.
Përplasja me shtyllën ka qenë e fortë dhe përveç dëmeve materiale të mjetit është plagosur edhe drejtuesi, por jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka shkuar menjëherë në vend ngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. -

Në Lushnjë ulliri rrit fitimet, fermerët zëvendësuan drithërat me ullishte, por ankohen se nuk kanë punëtorë
Tokat bujqësore në Matjan të Lushnjës janë mbjellë të gjitha me ullinj. Problematikat ndër vite me shitjen e perimeve dhe drithërave, sollën zëvendësimin e tyre me ullishte.
Banorët pohojnë se kanë bërë zgjedhjen e duhur pasi vaji i ullirit jo vetëm që u shitet por kanë fitime të mira ekonomike. Por në këtë pikë, fermerët e kanë të vështirë të gjejnë krah pune.
Shtimi i ullishteve nga ana tjetër solli nevojën për ndërtimin e fabrikave të vajit. Një emigrant banor i zonës, hapi fabrikë vaji ne fshatin e tij te lindjes.
Sokoli ndan jetën e tij mes Shqipërisë dhe Italisë. Ai thotë se 9 muaj punon ne Itali dhe tre muaj ne Matjan. Zgjedhja që ka bërë nëntë vite më parë ndihmon jo vetëm banorët e fshatit, por edhe i sjell familjes së tij të ardhura të mira ekonomike.
Me qindra hektarë ullishte janë shtuar në 5 vitet e fundit në Matjan të Lushnjës, një zonë kodrinore klima e së cilës favorizon rritjen e kësaj kulture.
Deri tani nuk eksportohet vaji i ullirit, por shitja e tij është e garantuar nga prodhuesit me çmimin 7 deri 8 mijë lekë të vjetra për një litër.
Top Channel
-

Të maskuar dhe me automatik në dorë, momenti kur dy persona qëllojnë “Julin e Pashakos”
Këto janë pamjet nga atentati i ndodhur ditën e djeshme në Lushnje, ku mbeti i plagosur Julian Sulo, i njohur ndryshe edhe si Juli i Pashakos.
Siç shihet në foto, dy persona të maskuar kanë hapur zjarr me automatik në drejtim të 45 vjecarit, i cili mbeti i plagosur në këmbë.
Kujtojmë që ngjarja ndodhi paraditen e djeshme (25 nëntor) në qytetin e Lushnjes, ndërsa pas atentatit autorët janë larguar dhe nuk ka asnjë informacion për ta.
Në dëshminë e tij ai ka deklaruar se “nuk i njeh personat që e qëlluan dhe madje nuk ka konflikte me askënd”.
Ngjarja
Julian Sulo, i njohur si i forti i Lushnjës i ka shpëtuar një atentati të organizuar ndaj tij në afërsi të spitalit të qytetit. Ai po lëvizte me makinën e tij tip ‘BMV’ në afërsi të spitalit të Lushnjës, kur 3 autorë ende të paidentifikuar i kanë zënë në pritë dhe kanë qëlluar në drejtim të tij me breshëri kallashi.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:40, ndërsa 45-vjeçari Sulo ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Plumbat e kallashit që u derdhën drejt makinës së tij e kanë kapur në këmbë, ndërsa ishte i vetëm në mjet. Autorët kanë qenë në makinë në momentin e qitjes dhe kanë qëlluar në lëvizje.
Pak minuta pas atentatit, mjeti i autorëve ‘Nissan’ u gjet i djegur në fshatin Lifaj. Brenda tij është gjetur edhe arma që kanë përdorur për të qëlluar në drejtim të 45-vjeçarit.
Policia ngriti menjëherë pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit, ndërsa grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve, te cilat lidhen me konfliktet e hershme mes grupeve kriminale të Lushnjës.
Sulo është shoqëruar në Komisariat për të dhënë dëshminë e tij. “Nuk kam konflikte me asnjë”, ka deklaruar para hetuesve. Ndërkohë në polici janë shoqëruar edhe gjashtë persona. -

“Nuk i njoh personat që më qëlluan”/ I shpëtoi atentatit, zbardhet dëshmia e “Julit të Pashakos”, ja çfarë tha ai…
Julian Sulo, i njohur si “Juli i Pashakos” i shpëtoi një atentati me armë zjarri një ditë më parë në Lushnje. Mësohet se 45-vjeçari mbeti i plagosur në këmbë. Por në dëshminë e tij ai ka deklaruar se “nuk i njeh personat që e qëlluan dhe madje nuk ka konflikte me askënd”.
Ngjarja
Julian Sulo, i njohur si i forti i Lushnjës i ka shpëtuar një atentati të organizuar ndaj tij në afërsi të spitalit të qytetit. Ai po lëvizte me makinën e tij tip ‘BMV’ në afërsi të spitalit të Lushnjës, kur 3 autorë ende të paidentifikuar i kanë zënë në pritë dhe kanë qëlluar në drejtim të tij me breshëri kallashi.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:40, ndërsa 45-vjeçari Sulo ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Plumbat e kallashit që u derdhën drejt makinës së tij e kanë kapur në këmbë, ndërsa ishte i vetëm në mjet. Autorët kanë qenë në makinë në momentin e qitjes dhe kanë qëlluar në lëvizje.
Pak minuta pas atentatit, mjeti i autorëve ‘Nissan’ u gjet i djegur në fshatin Lifaj. Brenda tij është gjetur edhe arma që kanë përdorur për të qëlluar në drejtim të 45-vjeçarit. Policia ngriti menjëherë pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit, ndërsa grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve, te cilat lidhen me konfliktet e hershme mes grupeve kriminale të Lushnjës.
Sulo është shoqëruar në Komisariat për të dhënë dëshminë e tij. “Nuk kam konflikte me asnjë”, ka deklaruar para hetuesve. Ndërkohë në polici janë shoqëruar edhe gjashtë persona.
Kush eshte Juli i Pashakos
Julian Sulo njohur ndryshe si “Juli i Pashakos” punon e jeton në Karbunarë të Lushnjës, ku menaxhon një bar–restorant së bashku me familjen.
Ai është rival i Aldo Bares, kreut të bandës së Lushnjës. Sulo ka qenë i dyshuar edhe për atentatin e organizuar ndaj nipit të Bares, Xhulio Shkurti, në 2017-ën. Sulo u la i lirë pasi nuk kishte asnjë provë që e lidhte me atentatin, që njihet ndryshe edhe si masakra e Lushnjës.
Për këtë ngjarje, janë dënuar me burg të përjetshëm, Anterio Kaloshi dhe Orgest Bilbili, vendim i lënë në fuqi edhe nga Gjykata e Lartë më 21 nëntor 2025. Në masakrën e Lushnjës u vranë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, si dhe u plagosjes e Bujar Turkut dhe Marius Xhepexhiut. -

‘Juli i Pashakos’ nuk nxjerr asnjë fjalë. ‘S’kam lidhje me Baren, nuk e di kush më qëlloi me armë…’
Elton Qyno – Syri.net/
Është lënë i lirë të shkojë në banesën e tij, Julian Sula i njohur gjerësisht në Lushnjë dhe policia si “Juli i Pashakos”, i cili mesditën e sotme është marrë në pyetje në ambientet e policisë duke dhënë një dëshmi të thatë për hetuesit e çështjes.
Objektivi i atentatit në Lushnjë që fatmirësisht kaloi pa viktima, nuk ka pranuar të japi detaje mbi ngjarjen duke sqaruar se s’kishte arritur të shikonte asgjë identifikuese të dy personave që kanë dalë nga mjeti dhe më pas e kishin qëlluar.
Julian Sula, i ka treguar policisë së Lushnjës se nuk ka asnjë lidhje me Aldo Baren dhe asnjë hasmëri me këtë të fundit, duke shtuar se nuk e di kush janë personat që e kanë qëlluar me armë.
Duke refuzuar të japi detaje, Julian Sula, më pas është lënë i lirë të shkojë në banesën e tij. Sipas burimeve të policisë, ai gëzon shëndet të plotë dhe asnjë plumb nuk ka marë në trup.
“…një plagë që ka në pjesën e këmbës Julian Sula, ndodhet mbi gishtat e këmbës dhe më tepër besohet se e ka dëmtuar kur është larguar me vrap se sa nga plumbat. Megjithatë qartazi këtë pjesë do e caktojë eksperti mjeko-ligjor…”- tha një burim pranë policisë së Lushnjës.
Sipas këtyre burimeve, makina tip “Nissan” nga zbritën autorët e krimit është parë të qarkullojë rreth qytetit një orë para ngjarjes së rëndë.
Tre personat që ndodheshin në makinë, i kanë zënë pritë Julit të Pashakos në afërsi të spitalit të Lushnjës.
Sapo ai është afruar në zonën ku ata kishin parkuar makinën, dy prej atentatorëve kanë zbritur menjëherë nga mjeti “Nissan” dhe qëlluar rreth 7 herë në drejtim të mjetit jo të blinduar me të cilin udhëtonte Julian Sula.
Ky i fundit ka mundur të largohet me shpejtësi, duke i shpëtuar rrezes së plumbave të lëshuar nga dy personat e armatosur.
Aktualisht rasti po ndiqet nga policia e Lushnjës dhe Fierit si dhe prokuroria e këtij qyteti për akuzën e “Vrasjes me paramendim” të mbetur në tentativë.
-

Juli i “Pashakos” shkoi vetë në spital, “kyç” gojën para hetuesve, mbi 20 të shoqëruar në polici
Policia e Lushnjës ka marrë në pyetje Julian Sulën, i njohur si “Juli i Pashakos”, i cili ditën e sotme i shpëtoi një atentati.
Ngjarja ndodhi rreth orës 10:40 minuta në afërsi të stadiumit Lushnjë, ku ndaj makinës së 45-vjeçarit u qëllua me breshëri arme.
Fatmirësisht ai mori vetëm një plumb në këmbë dhe shkoi i vetëm në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Vizion Plus mëson se lidhur me ngjarjen janë shoqëruar mbi 20 persona në polici, të cilëve u janë sekustruar telefonat.
Ndërsa Sula gjatë marrjes në pyetje nuk ka pranuar të flasë.
Gjithashtu policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në zonë për të bërë të mundur identifikimin e autorëve, të cilët dyshohet se kanë qenë 3.
Pas ngjarjes, në fshatin Lifaj të Lushnjës u gjet një makinë e djegur me një armë brenda që dyshohet se i përket autorëve të krimit.
Julian Sula i njohur edhe si kundërshtar i Aldo Barës, drejtues i një tjetër grupi kriminal në Lushnjë, i është bërë edhe më herët atentat.
Emri i tij është përmendur edhe në masakrën e Lushnjës ku mbetën dy të vrarë, Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi dhe dy të plagosur. Dyshohet se personi i tretë që ishte në makinë me Laert Haxhiun dhe Orges Bilbilin ka qenë pikërisht Julian Sula./vizionplus.tv -

Pritë sapo doli nga shtëpia, 3 persona e prisnin Julian Sulën në rrugë. Njëri qëlloi, por se kapi asnjë plumb
Elton Qyno – Syri.net
Tre persona i kanë ngritur pritë Julian Sula në Lushnjë, teksa ai po ecte me makinën e tij, jo të blinduar.
“Juli i Pashakos”, sapo kishte dalë nga banesa e tij dhe ka hipur në automjeti duke ecur në rrugët e qytetit të Lushnjës.
Gazetari Elton Qyno ka mësuar se ai ka qënë i vetëm në makinë, ndërsa papritur 3 persona që ndodheshin në rrugë në këmbë kanë qëlluar me automatik, në drejtim të tij.
Drejt mjetit janë lëshuar rreth 7 plumba por sipas policisë asnjëri prej tyre besohet se nuk e ka prekur Julian Sula.
“…një plagë që ka në pjesën e këmbës Julian Sula, ndodhet mbi gishtat e këmbës dhe më tepër besohet se e ka dëmtuar kur është larguar me vrap se sa nga plumbat. Megjithatë qartazi këtë pjesë do e caktojë eksperti mjeko-ligjor…”- tha një burim pranë policisë së Lushnjës.
Aktualisht hetimet janë përqendruar në mbledhjen e të gjitha provave, ndërsa në vendin ku është djegur makina është gjetur arma e krimit një automatik kallashnikov.
Ende nuk dihet identiteti i tre personave të cilët pas goditjes me armë kanë hipur në një automjet dhe larguar në drejtim të fshatrave të Lushnjës, duke e djegur makinën.
Ky atentat kriminal lidhet me larjen e hesapeve mes grupeve kriminale në vend.
Ndërkohë sulmi vjen në një kohë kur ende nuk është shuar jehona e atentatit mafioz e vrasjen para derës së aeroportit të Rinasit, të Gilmando Danit dhe Mustafa Sheqerit, ngjarje e cila ende nuk është zbardhur.
-

Burg përjetë/ “I forti i Lushnjës” kërkon ulje dënimi, kush është Aldo Bare, ish-polici i RENEA-s që u shndërrua në vrasës
Aldo Bare
TIRANË- Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën për ulje dënimi të Aldo Bare, i dënuari përjetë si drejtues i “bandës së Lushnjës”. Bare i është drejtuar gjykatave për ulje të dënimit me 45 ditë mbasi ishte sjellë mirë në qeli, megjithëse është është i dënuar me burg të përjetshëm. Aktualisht, ai është i dënuar me burg përjetëe dhe po vuan dënimin në burgun e sigurisë së lartë në Peqin.
Ai i ishte drejtuar më herët gjykatëve të tjera, të cilat nuk e kanë pranuar kërkesën e tij. Më pas, Bare iu drejtua Gjykatës së Lartë me një padi të dytë, në të cilën sërish kërkon ulje dënimi disa ditore dhe si baze ligjore referon ligjin për të drejtat e të dënuarve.
Kush është Aldo Bare?
Alfred Shkurti, i njohur ndryshme me emrin Aldo Bare, është dënuar për krime të rënda të kryera në kuadër të bandës që krijoi dhe drejtoi për vite me radhë duke terrorizuar Lushnjen. Bare hyri në botën e krimit në vitin 1997, pasi atij i vrau vëllanë banda e Artur Dajës, gjatë një përleshje me armë zjarri. Ish-oficeri i forcave speciale (RENEA), krijoi bandën kriminale për të ekzekutuar personat që i vranë të vëllanë, Ramadan Shkurti. Për këtë krim, Aldo Bare vrau dhe më pas masakroi duke i prerë kokën, rivalin e tij në Lushnje, Artur Daja. Aldo Bare u arrestua në Turqi në vitin 2006. Në vitin 2009, ai u ekstradua në Tiranë ku dhe u dënua.
Akuzat për Aldo Baren
Ai akuzohet për krijim të organizatës kriminale, 15 vrasje, për rrëmbim personi, shkatërrim prone, dhunim varresh, kryerje veprash penale në bashkëpunim nga organizata kriminale, vendosjes së eksplozivit në stadiumin e Lushnjës, për vendosjen në 2001 të eksplozivit në banesën e inspektorit të policisë, Idriz Shuli, për vrasjen në janar të vitit 2005 të Klodian Haxhiut, vendosje e eksplozivëve në mars të 2005 në një apartament në rrugën “Don Bosko” në Tiranë, për vrasjen në korrik 2005 të Baki Taullahut dhe për një numër vrasjesh të tjera.
“Masakra e Lushnjës”
Në ngjarjen e njohur si “Masakra e Lushnjës”, në 11 tetor 2017 pranë komisariatit të policisë së Lushnjes u vranë Zamir Latifi e Jurgen Hoxha dhe u plagosën Marjus Xhepexhiu e Bujar Turku. Grupi kriminal i krijuar nga Laert Haxhiu me qëllim ekzekutimin e Xhulio Shkurtit, nipit të Aldo Bares, ish-drejtues i “bandës së Lushnjës”. Personi në fjalë shpëtoi pa u lënduar në atentat pasi pak çaste para se grupi i miqve të tij të qëllohej me breshëri, ishte futur në një dyqan pranë vendit të ngjarjes. Kjo bandë ka pasur 15 anëtarë. Ndërkohë që tre nga të dyshuarit si anëtarë të së ashtuquajturës “banda e Lushnjës” janë vrarë, përkatësisht Gentian Kulla, Edison Xhafaj, Leonard Prifti./ZËRI
