Tag: lushnja

  • Lushnja- Skënderbeu, sfida e ‘forcës’ në “Roza Haxhiu”

    Lushnja- Skënderbeu, sfida e ‘forcës’ në “Roza Haxhiu”

    Kategoria e Parë teksa luajti dje 5 ndeshje të javës së dytë, mbyllet sot me një superndeshje në “Roza Haxhiu” të Lushnjës. Në fushë, me fillim orën 17:00, përballja Lushnja- Skënderbeu. Verdhjeshilët e teknikut Erion Xhafa të përforcuar me elementë interesantë, barazuan javën e parë në Pogradec me skuadrën liqenore 0-0 duke dhënë sinjale të forta se ky edicion do të ketë një qasje tjetër.

    Përballë do të ketë Skënderbeun pretendent, me korçarët që e nisën kampionatin me fitoren shtëpiake 3-0 ndaj Burrelit. Bardhekuqtë e Ernest Gjokës, falë grupit aktual dhe përforcimëve gjatë verës me emra të tillë si Kiqina, Musa, De Olivera, Abubahar, Gjini etj, janë të destinuar të kërkojnë pikët maksimale për t’ju bashkuar Laçit në krye.

    Ndërkohë në dy javë të luajtura vetëm Laçi ka marrë 6 pikë të plota (1-2 me Ilirinë, 3-1 me Kastriotin) ndërsa ekipe të tjera pretendente si Besa (dy barazime me Kastiotin 1-1 dhe Korabin 0-0) apo Kukësi (një fitore 2-1 me Apoloninë, një humbje 0-2 me Burrelin) e Pogradeci (0-0 me Lushnjën e 0-0 me Ilirinë), duket se ende nuk janë kolauduar si duhet. Sot radha e Skënderbeut. Në Lushnjë, provë force…/Sportim.al/

    Vazhdo leximin

  • Kategoria e Parë luan 5-së “finale”, Lushnja- Skënderbeu të dielën

    Kategoria e Parë luan 5-së “finale”, Lushnja- Skënderbeu të dielën

    Kategoria e Parë zhvillon sot 5-së ndeshje nga 6-të të parashikuara për xhiron e dytë të nivelit të dytë futbollistik në vend. Karakteristikë e këtij starti të edicionit të 78-të duket se ka të bëjë me pretendimet e shumë skuadrave të cilat duan të realizojnë objektivë madhorë si ngjitjen në fund të sezonit në Superiore apo një vend në zonën play off.

    E tregoi java e parë dhe pritet që ky trend të vijojë edhe sot ndërsa duelet parashikohen mjaft të luaftuara. Iliria sërish në shtëpi dhe përsëri ka përballë një ekip në letër pretendent si Pogradeci. Nga ana tjetër favoritët e Kategorisë së Parë si Laçi e Besa janë të impenjuara në duele të forta.

    Me interes edhe dueli i “Liri Ballabani”-t aty ku Burreli takohet me Kukësin. Apolonia sfidon AF Luftëtarin, ndërsa nesër një superndeshje mes Lushjnës dhe Skënderbeut në “Roza Haxhiu”.

    Kategoria e Parë, java e dytë:

    Sot ora 16:00

    Iliria- Pogradeci

    Laçi- Kastrioti

    Korabi- Besa

    Burreli- Kukësi

    Apolonia- AF Luftëtari

    Nesër, ora 7:00

    Lushnja- Skënderbeu/ Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Kategoria e Parë ngre siparin më 23 gusht, përcaktohet kalendari i dy javëve të para

    Kategoria e Parë ngre siparin më 23 gusht, përcaktohet kalendari i dy javëve të para

    Kategoria e Parë do të ngrejë siparin më 23 gusht. Komisioni i Ligave dhe Garave ka përcaktuar kalendarin për dy javët e para. Të shtunën do të luhen pesë takime, ndërsa java e parë do të mbyllet të dielën, më 24 gusht, me ndeshjen Pogradeci – Lushnja.

    Edhe java e dytë e Kategorisë së Parë do të luhet në fundjavë, më 30 dhe 31 gusht. Të shtunën janë programuar pesë ndeshje, ndërsa të dielën java e dytë do të mbyllet me sfidën, Lushnja – Skënderbeu.

    Kategoria e Parë – Java 1

    E shtunë, 23 gushtIliria – Laçi 17:00Kukësi – Apolonia 17:00AF Luftëtari – Korabi 17:00Besa – Kastrioti 17:00Skënderbeu – Burreli 20:00

    E diel, 24 gushtPogradeci – Lushnja 17:00

    Kategoria e Parë – Java 2

    E shtunë, 30 gushtIliria – Pogradeci 17:00Korabi – Besa 17:00Apolonia – AF Luftëtari 17:00Laçi – Kastrioti 17:00Burreli – Kukësi 17:00

    E diel, 31 gushtLushnja – Skënderbeu 17:00/FSHF/

    Vazhdo leximin

  • 13-vjeçarja nga Lushnja shpallet kampione e Botës në karate

    13-vjeçarja nga Lushnja shpallet kampione e Botës në karate

    Një vajzë 13 vjeçe nga Lushnja është shpallur kampione e Botës në Ligën Rinore të Karatese. Ajo quhet Amanda Dedej dhe nuk është një emër i panjohur në këtë sport.

    Më në fund ajo arriti të realizoj enderren e saj, të renditet e para në botë ne këtë sport. Sfida e rradhës mbetet pjesmarrja në lojrat olimpike dhe marrja e një tjetër medaljeje të artë .
    Kampionati botëror i karatese u zhvillua në Kroaci ku morën pjese 4000 të rinj nga 78 shtete të Botës. Kampionia lushnjare dominoj të gjitha ndeshjet duke i fituar me rezultate të thella.

    Kjo 13 vjeçare deri tani numëron 44 medalje Ari , duke thyer një tjeter rekord për numrin më të madh të medaljeve të fituara të arta në Shqipëri.
    Amanda Dedej tashmë është bërë një ambasadore e karatesë shqiptare .Dedej është shpallur më herët kampione e Shqipërisë, kampoine Ballkanit, kampione Europës dhe tashmë kampione e Botës në Ligën Rinore të karates.

  • Lushnja konfirmon Xhafën trajner për edicionin 2025/2026

    Erion Xhafa do të jetë në pankinën e Lushnjës edhe për sezonin e ri futbollistik 2025/26. Lagunarët militojnë në Kategori të Parë teksa edicionin e kaluar luftuan deri në fund për të kapur zonën play off.

    Postimi i KF Lushnja:

    Rikonfirmohet në krye të stolit të Klubit të futbollit Lushnja trajnerin Erion Xhafa!

    Ai do të ketë të gjithë mbështetjen e duhur për të ndërtuar një skuadër të denjë për sezonin e ri futbollistik!

    Sportëdashësit lushnjarë meritojmë shumë e më shumë, ndaj shpresoj që Xhafa, përfaqësuesit e tjerë të klubit si dhe lojtarët që stafi teknik do të ketë në dispozicion të japë më të mirën për këtë fanelë!

    Vazhdo leximin

  • Kampionatet e moshave/ Lushnja shpallet kampion i Kategorisë së Parë U-13

    Kampionatet e moshave/ Lushnja shpallet kampion i Kategorisë së Parë U-13

    Lushnja U-13 është shpallur ekipi kampion i Kategorisë së Parë për edicionin futbollistik 2024-2025. Lushnja e kishte siguruar një javë më parë titullin kampion të këtij edicioni, teksa në ndeshjen e fundit të luajtur ditën e enjte kundër Pepës, takimi përfundoi me fitoren 2-0 për myzeqarët.
    Ekipi i Lushnjes e mbylli kamionatin në vendin e parë me një total prej 59 pikësh të grumbulluara në 22 javë. Në ceremoninë e zhvilluar nga Federata e Futbollit në fundin e sfidës, Sekretari i Shoqatës Rajonale të Futbollit Fier, Maksim Tegu i dorëzoi trofeun e kampionit dhe medaljet djemve të vegjël lushnjarë.
    Kampionati i Kategorisë së Parë U-13 ishte i organizuar në dy faza dhe morën pjesë 12 ekipe në total.

  • “1200 euro rroga mesatare”/ Berisha nga Lushnja: Do të mbrojmë në çdo sezon prodhimet bujqësore

    “1200 euro rroga mesatare”/ Berisha nga Lushnja: Do të mbrojmë në çdo sezon prodhimet bujqësore

    Kryedemokrati Sali Berisha premtoi rritjen e pagës në 1500 euro, nëse fiton një mandat qeverisës në 11 maj.

    Rritje rroge ai premtoi për mësuesit, ndërsa nga ana tjetër foli për ulje të çmimit të energjisë elektrike dhe ujit të pijshëm.
    “Mësuest do arrijn ë rrogën 1500 euro derisa të paguhen më shumë se çdo mësues tjetër në Ballkan. Energjia do u shitet bizneseve me 8 lekë, familjarët me 7 lekë, tarifa e ujit do të përgjysmohet”, tha ai.
    Nga Lushnja, ku zhvilloi një takim me demokratët, kreu i PD-së tha se “do të mbrojë në çdo sezon prodhimet bujqësore”.

    Top Channel