Tag: lushnja

  • “Lushnja qelbet, era p*rdhë”, Korreshi paralajmëron: Turp për deputetët e PS-së, nuk mund të mbijetojmë kështu

    “Lushnja qelbet, era p*rdhë”, Korreshi paralajmëron: Turp për deputetët e PS-së, nuk mund të mbijetojmë kështu

    Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ngriti tonet sa i përket ndotjes në qytetin e Lushnjës.Ai shprehet se për këtë gjë nuk po investohet dhe sipas tij kjo ka ndikuar shumë në gjendjen e qytetit.
    “Mirë do bënit të bënit diçka me këto lekë për ata njerëz atje poshtë. Unë po jap disa sugjerime. Në Lushnje është një dynja e tërë që merret me këtë çështje. Lushnja qelbet. Kam thënë era p*rdhë. Kam dalë nga etika, por kjo është e vërteta. Po na helmoni tani. Edhe kjo puna e 2022-shit, janë dy gryka aty që funksionojnë. Gjithë qyteti i Lushnjës nuk i hap dot dritaret.
    Nuk jemi kundra bizneseve, por jo nën kurriz të qytetarëve të Lushnjës. Aty të qelb era o burrë. Nuk kemi problem grimcat e tymit. Zgjidheni këtë se është turp për Lushnjën. Janë katër deputetë nga PS-ja, ministri 5, që nuk keni çuar një lekë. Depozitat qelben. Del uji sterrë i zi. Ikni rregulloni tymin se është turp”, tha ndër të tjera Korreshi.

  • Java e 15-të e Kategorisë së Parë/ Pogradeci mund Skënderbeun, fitojnë edhe Laçi, Kastrioti, Iliria, Lushnja & Besa

    Java e 15-të e Kategorisë së Parë/ Pogradeci mund Skënderbeun, fitojnë edhe Laçi, Kastrioti, Iliria, Lushnja & Besa

    Java e 15-të e Kategorisë së Parë u mbyll me ndeshjen Besa – Burreli në stadiumin “Luz i Vogël”. Besa mori një fitore të rëndësishme me rezultatin 2-0.
    Në ndeshjet e tjera, Pogradeci mundi Skënderbeun në Korçë me rezultatin 2-1, një fitore e rëndësishme për liqenorët, të cilët renditen të tretët në kampionat me 26 pikë.
    Laçi u rikthye te fitorja pasi mundi Korabin në transfertë 2-0.
    Iliria mundi Kukësin në “Kukës Arena” me rezultatin minimal 1-0. Kastrioti triumfoi në stadiumin “Redi Maloku” 1-0 ndaj Apolonisë. Lushnja fitoi 2-1 ndaj AF Luftëtarit në Gjirokastër.
    Pas përfundimit të javës së 15-të, Skënderbeu kryeson kampionatin me 34 pikë, ndërsa Laçi mban vendin e dytë me 27 pikë.
    Kategoria e Parë, java 15
    Kukësi – Iliria 0-1
    Kastrioti – Apolonia 1-0
    AF Luftëtari – Lushnja 1-2
    Korabi – KF Laçi 0-2
    Skënderbeu – Pogradeci 1-2
    Besa – Burreli 2-0

  • Dy gola për 6 minuta, Bylis “kockë e fortë” për Teutën. Laçi dhe Lushnja me fitore të mëdha në Kat. e Parë

    Dy gola për 6 minuta, Bylis “kockë e fortë” për Teutën. Laçi dhe Lushnja me fitore të mëdha në Kat. e Parë

    7 Dhjetor 2025

    15:52

    Telesport

    Bylis dhe Teuta kanë ndarë pikët në përballjen mes tyre në “Adush Muça”. Të dyja ekipet provuan të gjenin golin në pjesën e parë, por rezultati nuk ndryshoi. Pjesa e dytë ishte vërtet interesante.
    Në minutën e 55-të, Ofor gjen golin ëpr bylis pas krosimit nga goditja e dënimit nga Përndreca. Ndërhyn VAR dhe goli anullohet për pozicion jashtë loje.
    Në minutën e 75-të, Teuta do të gjente golin pas një gabim fatal nga mbrojtja ballshiote dhe Muço Boçi dërgon topin në rrjetë. Gjashtë minuta më pas ishte radha e mbrojtjes së Teutës për të gabuar, Ibrahim Mustapha shënoi për Bylis. Rezultati final 1-1.
    Po sot, janë luajtur edhe 4 ndeshje të vlefshme për javën e 15-të në Kategorinë e Parë. Lushnja fitoi në transfertë 1-2 ndaj Luftëtarit. Fitore në transfertë edhe për Laçin, kurbinasit fituan 0-2 ndaj Korabit. Ilira lë pas ngjarjen e shëmtuar ndaj Skënderbeut dhe fiton në transfertë 0-1 ndaj Kukësit. I vtmi ekip vendas që fitoi ishte Kastrioti, i cili mposhti 1-0 Apoloninë.

  • Laçi ngec në shtëpi me Pogradecin, Apolonia afrohet me zonën “Superiore”

    Laçi ngec në shtëpi me Pogradecin, Apolonia afrohet me zonën “Superiore”

    Një “finale” e luajtur sot për vendin e dytë nuk pati fitues. Laçi i Naxhi Shensoit nuk arrin të kalojë Pogradecin në shtëpi duke ruajtur pozitën e ndjekësit të Skënderbeut me vetëm një pikë më shumë se liqenorët.

    Lushnja zhgënjen në “Roza Haxhiu” duke mos kaluar Kukësin e vendit të fundit (0-0). Fiton pastër Apolonia me Besën 2-0, Korabi mposht Kastriotin 3-2, Burreli arrin pikët maksimale me Luftëtarin ndërsa Iliria- Skënderbeu nuk u zhvillua që sipas njoftimit të FSHF-së, ka për arsye dhunën para takimit./Klevis Bejkolli/

    Kategori e Parë, java e 14-të

    Sot ora 13:30

    Laçi- Pogradeci 0-0

    Apolonia- Besa 2-0

    Iliria- Skënderbeu (u anulua nga FSHF)

    Korabi- Kastrioti 3-2

    Burreli- AF Luftëtari 1-0

    Lushnja- Kukësi 0-0

    Vazhdo leximin

  • Katër takime, Laçi luan derbin me Kastriotin, Pogradeci ka punë me Ilirinë

    Katër takime, Laçi luan derbin me Kastriotin, Pogradeci ka punë me Ilirinë

    Dy ndeshjet e luajtura dje Besa- Korabi 3-1 dhe Skënderbeu- Lushnja 4-3 pasohen sot nga katër duelet e tjera te Kategoria e Parë për llogari të xhiros së 13-të të saj

    Kastrioti i Krujës përballet me Laçin në “Redi Maloku”, AF Luftëtari me Bledar Devollin debutues në pankinë pret Apoloninë në Gjirokastër, Pogradeci ndaj Ilirisë në “Gjorgje Kyçyku” dhe Kukësii vendit të fundit ndeshet me matjanët e Burrelit në “Kukës Arena”.

    Të gjitha takimet startojnë në orën 13:30.

    Kategoria e Parë, java e 13-të:

    Sot:

    13:30

    Kastrioti – Laçi (në “Redi Maloku”)

    AF Luftëtari- Apolonia

    Pogradeci – Iliria

    Kukësi-Burreli

    Luajtur dje:

    Besa-Korabi 3-1

    Skënderbeu-Lushnja 4-3 /Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • VIDEO/ Ndërpritet ndeshja Skënderbeu-Lushnja në minutën e 81’, tifozi korçar në gjendje të rënduar shëndetësore

    VIDEO/ Ndërpritet ndeshja Skënderbeu-Lushnja në minutën e 81’, tifozi korçar në gjendje të rënduar shëndetësore

    Një incident ka ndodhur ditën e sotme në stadiumin e Korçës, përgjatë ndeshjes Skënderbeu-Lushnja për Kategorinë Parë, ku gjendja shëndetësore e një tifozi korçar u përkeqësua.
    Ngjarja ndodhi në minutën e 81’ në tribunën ballore, dhe si fillim u kërkuar ndërhyrja e mjekëve.

    Fillimisht kanë qenë mjekët e stafit të ekipit korçar që i kanë ardhur në ndihmë tifozit me shpejtësi, dhe më tej u kërkuar ndërhyrja e ambulancës.
    Pas mbërritjes së ambulancës ai është shoqëruar me urgjencë drejt spitalit të Korçës. Ndeshja u ndërpre për pak minuta, por më tej dueli Skënderbeu-Lushnja vijoi deri në përfundim.
    Sipas burimeve, gjendja e tifozit u përkeqësua pasi u rrëzua nga shkallët e stadiumit.

     

  • Ndërpritet ndeshja Skënderbeu-Lushnja, tifozi korçar ndihet keq, dërgohet në spital me ambulancë

    Ndërpritet ndeshja Skënderbeu-Lushnja, tifozi korçar ndihet keq, dërgohet në spital me ambulancë

    Një incident ka ndodhur ditën e sotme në stadiumin e Korçës, gjatë ndeshjes Skënderbeu-Lushnja për Kategorinë Parë, ku një tifoz korçar është ndjerë keq në shkallët e stadiumit.
    Ngjarja ndodhi në minutën e 81’ në tribunën ballore, dhe si fillim u kërkua ndërhyrja e mjekëve.
    Fillimisht kanë qenë mjekët e stafit të ekipit korçar që i kanë ardhur në ndihmë tifozit dhe më pas u kërkua ndërhyrja e ambulancës.
    Pas mbërritjes së ambulancës ai është shoqëruar me urgjencë drejt spitalit të Korçës. Ndeshja u ndërpre për pak minuta, por më tej dueli Skënderbeu-Lushnja vijoi deri në përfundim.

  • E Para/ Goleadë në Korçë, Besa kalon Korabin

    E Para/ Goleadë në Korçë, Besa kalon Korabin

    U zhvilluan sot dy takime të javës së 13-të në Kategori të Parë. Fillimisht në Luz të Vogël Besa mposhti Korabin e Peshkopisë 3-1 ndërsa në orën 16:30 Skënderbeu u përball me Lushnjën në stadiumin “Skënderbeu”.

    Te ky takim, udhëhoqi tre herë Lushnja dhe në të tre rastet vendasit e Ernest Gjokës barazuan. Goli i jashtëzakonshëm i Estrelës (goli i parë i koçraëve) ishte gjëja më e bukur e këtij Skënderbeu që vuajti për të marrë fitoren.

    Në minutën e 83′ loja u ndal për shumë minuta pasi një tifoz pati nevojë për ambulancën e vënë për këtë takim. me rikthimin e saj ndeshja mori menjëherë ngjyrime të tjera, Nasr shënon për 4-3.

    Ndërkaq ndeshjet e tjera të javës zhvillohen nesër në orën 13:30.

    Java e 13-të:

    Besa- Korabi 3-1

    Skënderbeu-Lushnja 4-3

    Vazhdo leximin

  • Momente paniku/ Ndërpritet ndeshja Skënderbeu-Lushnja, ndërhyn ambulanca

    Momente paniku/ Ndërpritet ndeshja Skënderbeu-Lushnja, ndërhyn ambulanca

    Gjatë ndeshjes Skënderbeu–Lushnja, e vlefshme për javën e 13-të të Kategorisë së Parë, kishte momente paniku në tribunën qendrore të stadiumit në Korçë.
    Takimi u ndërpre nga gjyqtari pasi një tifoz korçar shfaqi probleme shëndetësore. Stafi mjekësor i Skënderbeut reagoi menjëherë, duke ofruar ndihmën e parë.
    Pak çaste më vonë, ambulanca ndërhyri me urgjencë dhe e transportoi të dëmtuarin drejt spitalit. Deri tani nuk dihet identiteti i tifozit dhe as gjendja e tij shëndetësore.
    Ndeshja u ndërpre për disa minuta, në pritje të rikthimit të ambulancës në stadium.

  • Spektakël dhe gola/ Skënderbeu mposht Lushnjën

    Spektakël dhe gola/ Skënderbeu mposht Lushnjën

    Skënderbeu fitoi 4-3 ndaj Lushnjës në Korçë, në ndeshjen e javës së 13-të të Kategorisë së Parë. Skuadra mike kaloi shpejt në avantazh me Kamissoko, por Estrella barazoi me një goditje nga distanca.
    Lushnja riktheu menjëherë epërsinë me Kaçanollin. Para pushimit, Tayo barazoi për korçarët, por një penallti e shkaktuar në minutën e 45-të u shfrytëzua nga Ribaudo për golin e tretë të miqve, të cilët e mbyllën pjesën e parë në avantazh 3-2.
    Në pjesën e dytë, Çuçka barazoi shifrat në 3-3, ndërsa Nasër shënoi golin vendimtar për Skënderbeun.
    Me këtë fitore, Skënderbeu kryeson renditjen me 34 pikë. Lushnja mbetet në vendin e 10-të me 12 pikë pas 13 javësh.