Dita e shtunë do të sjellë përkeqësim të motit në të gjithë territorin. Kapiteneria e Portit Sarandë, ka njoftuar se për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike dhe detare, është ndaluar dalja në det e mjeteve lundruese.
Në njoftim theksohet se ky ndalim hyn ne fuqi nga data 30/08/2025, ora 06:00, dhe do të qëndrojë aktiv deri në një përmirësim të kushteve detare dhe një njoftim të dytë zyrtar nga Kapiteneria e Portit Sarandë.
Po ashtu, kapiteneria paralajmëron të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese, se mosrespektimi i këtij urdhëri përbën shkelje ligjore dhe do të penalizohet sipas legjislacionit në fuqi.
Njoftimi:
Për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike dhe detare, përfshirë erërat me intensitet të lartë dhe dallgëzimin përtej normave të lejuara për lundrim të sigurt, NDALOHET çdo dalje në det e mjeteve lundruese, përfshirë mjetet turistike, peshkarexhat dhe skafet e vogla, në të gjithë gjirin dhe zonën bregdetare të Sarandës, Ksamilit dhe Borshit.
Ky ndalim hyn ne fuqi nga data 30/08/2025, ora 06:00, dhe do të qëndrojë aktiv deri në një përmirësim të kushteve detare dhe një njoftim të dytë zyrtar nga Kapiteneria e Portit Sarandë.
Kujtojmë të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese se mosrespektimi i këtij urdhëri përbën shkelje ligjore dhe do të penalizohet sipas legjislacionit në fuqi.









