Tag: lundruese

  • Rrezikuan jetën e pushuesve, bllokohen 15 mjete lundruese në jug të vendit

    Rrezikuan jetën e pushuesve, bllokohen 15 mjete lundruese në jug të vendit

    15 mjete lundruese janë bllokuar nga ana e Policisë Kufitare gjatë kësaj jave.
    Bëhet fjalë për tetë jet ski, tre skafe, tre gomone dhe një varkë metalike me motor uji të instaluar.
    Mjetet lundruese u bllokuan pas kontrolleve të ushtruara nga Komani në Ksamil. Sipas Policisë së Shtetit, gjatë shtatë ditëve është kryer kontrolli i 215 mjeteve lundruese për të evidentuar zbatimin e ligjit.
    Gjashtë prej mjeteve të bllokuara mësohet se janë konstatuar duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë dhe drejtuesit e tyre janë ndëshkuar me masë administrative prej 100 mijë lekësh secili. Ata, sipas Policisë, kanë rrezikuar jetën e pushuesve duke lundruar brenda perimetrit.
    Blutë gjithashtu bëjnë me dije se Policia Kufitare ka shpëtuar gjatë javës 39 persona shqiptarë dhe të huaj, si dhe 17 mjete lundruese që rrezikonin në det.
    Gjatë tre muajve të verës dhe javës së parë të shtatorit, Policia ka arritur të bllokojë 396 mjete lundruese për shkak të mosrespektimit të rregullave nga ana e përdoruesve të tyre.

  • Siguria detare/ Aksion nga Komani në Ksamil, 15 mjete lundruese të bllokuara gjatë një jave, drejtuesit gjobë nga…

    Siguria detare/ Aksion nga Komani në Ksamil, 15 mjete lundruese të bllokuara gjatë një jave, drejtuesit gjobë nga…

    Në një javë, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare nga Komani e deri në Ksamil kanë monitoruar dhe kontrolluar 215 mjete lundruese. Sipas bilancit të Policisë së Shtetit, janë bllokuar 15 mjete lundruese për shkelje të ndryshme, konkretisht: 8 jet ski, 3 skafe, 3 gomone dhe 1 varkë metalike me motor uji të instaluar.
    Ndërkohë drejtuesit janë gjobitur me nga 100 000 lekë secili. Uniformat blu bëjnë me dije se gjatë kësaj kohe kanë shpëtuar nga mbytja në det 39 persona (shqiptar e të huaj).
    Njoftimi i policisë:
    Nga Komani në Ksamil, si rezultat i monitorimeve dhe i kontrolleve të kryera gjatë javës së kaluar, nga Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare, janë kontrolluar 215 mjete lundruese, nga të cilat 15 janë bllokuar për shkelje të ndryshme.
    Konkretisht: 8 jet ski, 3 skafe, 3 gomone dhe 1 varkë metalike me motor uji të instaluar.
    6 prej mjeteve lundruese janë konstatuar duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve. Drejtuesit e tyre janë ndëshkuar me masë administrative 100 000 lekë secili.
    Gjithashtu, janë shpëtuar në det 39 shtetas (shqiptarë dhe të huaj), si dhe 18 mjete lundruese, falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare, nga Ksamili në Koman, për shkak edhe të kushteve jo të favorshme atmosferike.

  • Bllokohen 15 mjete lundruese, shpëtohen 39 persona që u rrezikohej jeta

    Bllokohen 15 mjete lundruese, shpëtohen 39 persona që u rrezikohej jeta

    Nga Komani në Ksamil, si rezultat i monitorimeve dhe i kontrolleve të kryera gjatë javës së kaluar, nga Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare, janë kontrolluar 215 mjete lundruese, nga të cilat 15 janë bllokuar për shkelje të ndryshme.
    Konkretisht: 8 jet ski, 3 skafe, 3 gomone dhe 1 varkë metalike me motor uji të instaluar.
    6 prej mjeteve lundruese janë konstatuar duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve. Drejtuesit e tyre janë ndëshkuar me masë administrative 100 000 lekë secili.
    Gjithashtu, janë shpëtuar në det 39 shtetas (shqiptarë dhe të huaj), si dhe 18 mjete lundruese, falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare, nga Ksamili në Koman, për shkak edhe të kushteve jo të favorshme atmosferike.
    Policia Kufitare apelon për respektimin me rigorozitet të rregullave të përdorimit të mjeteve lundruese dhe fton qytetarët e pushuesit të denoncojnë çdo shkelje të rregullave të lundrimit apo të perimetrit të sigurisë, në numrin pa pagesë 112, duke i garantuar reagim të menjëhershëm dhe masa konkrete ndaj çdo shkelësi.

  • Rrezikonin sigurinë e pushuesve, bllokohen 20 mjete lundruese, shpëtohen 38 pushues

    Rrezikonin sigurinë e pushuesve, bllokohen 20 mjete lundruese, shpëtohen 38 pushues

    Pamje nga policia

    KSAMIL- Monitorimi intensiv i hapësirave ujore në vend nga Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare ka çuar në bllokimin e 20 mjeteve lundruese për shkelje të ndryshme. Mjetet e bllokuara përfshijnë: 11 jet ski, 5 skafe, 3 gomone dhe 1 varkë metalike me motor uji të instaluar. Sipas policisë, 8 prej mjeteve janë kapur duke lundruar brenda zonës së ndaluar, pranë pushuesve, duke iu rrezikuar atyre jetën. Ndërkohë, falë ndërhyrjeve të menjëhershme, janë shpëtuar në det 38 shtetas (shqiptarë dhe të huaj) dhe 17 mjete lundruese.

    Njoftimi i Policisë së Shtetit:
    Vijon monitorimi nga Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare, i hapësirës detare, liqenore dhe lumore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë.
    Nga Komani në Ksamil, si rezultat i monitorimeve dhe kontrolleve të kryera gjatë javës, janë kontrolluar 321 mjete lundruese, nga të cilat 20 janë bllokuar për shkelje të ndryshme.
    Konkretisht, 11 jet ski, 5 skafe, 3 gomone dhe 1 varkë metalike me motor uji të instaluar.
    8 prej mjeteve lundruese janë konstatuar duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve. Drejtuesit e tyre janë ndëshkuar me masë administrative prej 100.000 lekësh secili.
    Gjithashtu, janë shpëtuar në det 38 shtetas (shqiptarë dhe të huaj) dhe 17 mjete lundruese, falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare nga Ksamili në Koman.
    Policia Kufitare apelon për respektimin me rigorozitet të rregullave të përdorimit të mjeteve lundruese: mos shkelni perimetrin e sigurisë; lundroni vetëm në zonat e lejuara; pajisuni me mjetet e nevojshme të shpëtimit; dhe mos ndërmerrni iniciativa lundrimi me mjete të vogla kur kushtet e motit nuk janë të favorshme.
    Policia e Shtetit fton qytetarët dhe pushuesit të denoncojnë çdo shkelje të rregullave të lundrimit apo të perimetrit të sigurisë, në numrin pa pagesë 112, duke i garantuar reagim të menjëhershëm dhe masa konkrete ndaj çdo shkelësi.

  • Siguria detare/ 20 mjete lundruese të bllokuara nga policia në 1 javë, shpëtohen 38 pushues

    Siguria detare/ 20 mjete lundruese të bllokuara nga policia në 1 javë, shpëtohen 38 pushues

    Në një javë, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare ka bllokuar 20 mjete lundruese për shkelje të ndryshme.
    Sipas bilancit të Policisë së Shtetit, nga Komani e deri në Ksamil janë monitoruar dhe kontrolluar 321 mjete lundruese.
    Nga këto janë bllokuar 20, prej të cilave 8 që kishin shkelur perimetrin e sigurisë duke rrezikuar pushuesit.

    Pronarët e këtyre mjeteve janë gjobitur me 1 milion lekë të reja.

    Nga ana tjetër, forcat e policisë kanë shpëtuar edhe 38 pushues, vendas e të huaj, të cilët kishin kërkuar ndihmë në mes të detit. Po kështu u shpëtuan edhe 17 mjete lundruse.
    Njoftimi i Policisë së Shtetit:
    Vijon monitorimi nga Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare, i hapësirës detare, liqenore dhe lumore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë.
    Nga Komani në Ksamil, si rezultat i monitorimeve dhe kontrolleve të kryera gjatë javës, janë kontrolluar 321 mjete lundruese, nga të cilat 20 janë bllokuar për shkelje të ndryshme.
    Konkretisht, 11 jet ski, 5 skafe, 3 gomone dhe 1 varkë metalike me motor uji të instaluar.
    8 prej mjeteve lundruese janë konstatuar duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve. Drejtuesit e tyre janë ndëshkuar me masë administrative prej 100.000 lekësh secili.
    Gjithashtu, janë shpëtuar në det 38 shtetas (shqiptarë dhe të huaj) dhe 17 mjete lundruese, falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare nga Ksamili në Koman.
    Policia Kufitare apelon për respektimin me rigorozitet të rregullave të përdorimit të mjeteve lundruese: mos shkelni perimetrin e sigurisë; lundroni vetëm në zonat e lejuara; pajisuni me mjetet e nevojshme të shpëtimit; dhe mos ndërmerrni iniciativa lundrimi me mjete të vogla kur kushtet e motit nuk janë të favorshme.
    Policia e Shtetit fton qytetarët dhe pushuesit të denoncojnë çdo shkelje të rregullave të lundrimit apo të perimetrit të sigurisë, në numrin pa pagesë 112, duke i garantuar reagim të menjëhershëm dhe masa konkrete ndaj çdo shkelësi.

  • Siguria detare/ Policia Kufitare publikon bilancin: 20 mjete lundruese të bllokuara në 1 javë, shpëtohen…

    Siguria detare/ Policia Kufitare publikon bilancin: 20 mjete lundruese të bllokuara në 1 javë, shpëtohen…

    Në një javë, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare ka bllokuar 20 mjete lundruese për shkelje të ndryshme. Sipas bilancit të Policisë së Shtetit, nga Komani e deri në Ksamil janë monitoruar dhe kontrolluar 321 mjete lundruese.
    Nga këto janë bllokuar 20, prej të cilave 8 që kishin shkelur perimetrin e sigurisë duke rrezikuar pushuesit. Pronarët e këtyre mjeteve janë gjobitur me 1 milion lekë të reja.
    Nga ana tjetër, forcat e policisë kanë shpëtuar edhe 38 pushues, vendas e të huaj, të cilët kishin kërkuar ndihmë në mes të detit. Po kështu u shpëtuan edhe 17 mjete lundruse.
    Njoftimi i Policisë së Shtetit:
    Vijon monitorimi nga Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare, i hapësirës detare, liqenore dhe lumore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë.
    Nga Komani në Ksamil, si rezultat i monitorimeve dhe kontrolleve të kryera gjatë javës, janë kontrolluar 321 mjete lundruese, nga të cilat 20 janë bllokuar për shkelje të ndryshme.
    Konkretisht, 11 jet ski, 5 skafe, 3 gomone dhe 1 varkë metalike me motor uji të instaluar.
    8 prej mjeteve lundruese janë konstatuar duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve. Drejtuesit e tyre janë ndëshkuar me masë administrative prej 100.000 lekësh secili.
    Gjithashtu, janë shpëtuar në det 38 shtetas (shqiptarë dhe të huaj) dhe 17 mjete lundruese, falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare nga Ksamili në Koman.
    Policia Kufitare apelon për respektimin me rigorozitet të rregullave të përdorimit të mjeteve lundruese: mos shkelni perimetrin e sigurisë; lundroni vetëm në zonat e lejuara; pajisuni me mjetet e nevojshme të shpëtimit; dhe mos ndërmerrni iniciativa lundrimi me mjete të vogla kur kushtet e motit nuk janë të favorshme.
    Policia e Shtetit fton qytetarët dhe pushuesit të denoncojnë çdo shkelje të rregullave të lundrimit apo të perimetrit të sigurisë, në numrin pa pagesë 112, duke i garantuar reagim të menjëhershëm dhe masa konkrete ndaj çdo shkelësi.

  • Bllokohen 20 mjete lundruese në të gjithë vendin, rrezikonin sigurinë e pushuesve

    Bllokohen 20 mjete lundruese në të gjithë vendin, rrezikonin sigurinë e pushuesve

    Vijon monitorimi intensiv i hapësirave ujore në vend nga Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare, me qëllim rritjen e sigurisë për pushuesit dhe drejtuesit e mjeteve lundruese.
    Gjatë javës së fundit, në zonën që shtrihet nga Komani në Ksamil, janë kontrolluar 321 mjete lundruese, nga të cilat 20 janë bllokuar për shkelje të rregullave të sigurisë dhe mosrespektim të perimetrit të përcaktuar për lundrim.
    Mjetet e bllokuara përfshijnë: 11 jet ski, 5 skafe, 3 gomone dhe 1 varkë metalike me motor uji të instaluar.
    8 prej mjeteve janë kapur duke lundruar brenda zonës së ndaluar, pranë pushuesve, duke rrezikuar sigurinë e jetës në plazh. Drejtuesit e tyre janë ndëshkuar me një masë administrative prej 100.000 lekësh secili.
    Ndërkohë, përmes ndërhyrjes në kohë të strukturave të sigurisë detare, janë shpëtuar 38 shtetas shqiptarë dhe të huaj, si dhe 17 mjete lundruese që ndodheshin në vështirësi në det apo liqene.

  • Rrezikonin sigurinë e pushuesve, bllokohen 20 mjete lundruese në të gjithë vendin

    Rrezikonin sigurinë e pushuesve, bllokohen 20 mjete lundruese në të gjithë vendin

    Vijon monitorimi intensiv i hapësirave ujore në vend nga Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare, me qëllim rritjen e sigurisë për pushuesit dhe drejtuesit e mjeteve lundruese.

    Gjatë javës së fundit, në zonën që shtrihet nga Komani në Ksamil, janë kontrolluar 321 mjete lundruese, nga të cilat 20 janë bllokuar për shkelje të rregullave të sigurisë dhe mosrespektim të perimetrit të përcaktuar për lundrim.
    Mjetet e bllokuara përfshijnë: 11 jet ski, 5 skafe, 3 gomone dhe 1 varkë metalike me motor uji të instaluar.
    8 prej mjeteve janë kapur duke lundruar brenda zonës së ndaluar, pranë pushuesve, duke rrezikuar sigurinë e jetës në plazh. Drejtuesit e tyre janë ndëshkuar me një masë administrative prej 100.000 lekësh secili.
    Ndërkohë, përmes ndërhyrjes në kohë të strukturave të sigurisë detare, janë shpëtuar 38 shtetas shqiptarë dhe të huaj, si dhe 17 mjete lundruese që ndodheshin në vështirësi në det apo liqene.

    Top Channel

  • Stuhitë/ Kapiteneria e Portit Detar Vlorë: Ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe atyre të peshkimit

    Stuhitë/ Kapiteneria e Portit Detar Vlorë: Ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe atyre të peshkimit

    Kapiteneria e portit detar të Vlorës ka vendosur të pezullojë lundrimin për sot brenda gjirit të Vlorës për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit.

    Përmes një njoftimi, Kapiteneria e portit detar të Vlorës thekson se ky vendim vjen për shkak të kushteve të përkeqësuara të motit. Ndërsa për anijet e transportit ndërkombëtar detar është vendosur që të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse. Po ashtu në njoftim thuhet se përmirësimi i situatës së motit pritet pas orës 08:00 të datës 31.08.2025.

    Njoftimi:

    Kapiteneria e portit detar të Vlorës për shkak të kushteve të përkeqësuara hidrometerologjike ka vendosur të pezullojë lundrimin brenda gjirit të Vlorës për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit për këtë të shtunë

    Njoftim për kushtet hidrometeorologjike detare datë 30.08.2025

    Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar jashtë gjirit të Vlorës, gjatë datës 30.08.2025 duke filluar nga ora 12:00 datë 30.08.2025, kushtet hidrometeorologjike do të jenë në drejtimin JUG-JUG-LINDJE në forcën deri 5-6bft me shpejtësi ere deri 10-15m/s dhe lartësi dallge nga 1.00 deri 1.50 metra, kërkojmë :

    1.ËSHTË NDALUAR PAJISJA ME LEJE-NISJE E MJETEVE TË VOGLA LUNDRUESE DHE ATO TË PESHKIMIT TË CILAT DUAN TË OPEROJNË JASHTË GJIRIT TË VLORËS NË DET TË HAPUR DUKE FILLUAR NGA ORA 10:00 DATË 30.08.2025.

    2.TË GJITHË DREJTUESIT E MJETEVE TË VOGLA LUNDRUESE DHE ANIJEVE TË PESHKIMIT QË OPEROJNË BRENDA GJIRIT TË VLORËS DHE HIMARËS TË MARIN NË KONSIDERATË KUSHTET HIDROMETEOROLOGJIKE DHE MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.

    3.ME QËLLIM PARANDALIMIN E ÇDO SITUATE TË PAPRITUR PËR SHKAK TË KUSHTEVE ATMOSFERIKE, KËRKOJMË BASHKËPUNIMIN E TË GJITHË SUBJEKTEVE DHE INSTITUCIONEVE QË USHTROJNË VEPRIMTARI NË FUSHËN E DETARISË, PËR TË MARRË TË GJITHA MASAT E NEVOJSHME PËR SIGURIMIN E MJETEVE NË PORT DHE RRITJE E GADISHMERISË SË EKUIPAZHIT NË MJETET LUNDRUESE.

    4.Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalishtë sipas destinacioneve përkatëse.

     5.Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 08:00 të datës 31.08.2025. 

  • Përkeqësimi i motit, ndalohet çdo dalje në det e mjeteve lundruese në Sarandë

    Përkeqësimi i motit, ndalohet çdo dalje në det e mjeteve lundruese në Sarandë

    Dalja në det e çdo mjeti lundrues në Sarandë është ndaluar, për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike dhe detare.
    Sipas Kapitenit të Portit Sarandë, Fotin Kona, priten erëra me intensitet të lartë dhe dallgëzim përtej normave të lejuara për lundrim të sigurt.
    Për këtë arsye, ndalohet çdo dalje në det e mjeteve lundruese, përfshirë mjetet turistike, peshkarexhat dhe skafet e vogla, në të gjithë gjirin dhe zonën bregdetare të Sarandës, Ksamilit dhe Borshit.
    Ky ndalim hyn në fuqi nga ora 06:00 e datës 30 dhe do të qëndrojë aktiv deri në një përmirësim të kushteve detare dhe një njoftim të dytë zyrtar nga Kapiteneria e Portit Sarandë. Mosrespektimi i këtij urdhri përbën shkelje ligjore dhe do të penalizohet sipas legjislacionit në fuqi.