Tag: lumit

  • Lumi Erzen del nga shtrati në Sukth, izolohen disa fshatra (VIDEO)

    Lumi Erzen del nga shtrati në Sukth, izolohen disa fshatra (VIDEO)

    lumi erzen del nga shtrati

    DURRËS- Situatë kritike është ajo në zonën e Sukthit, pasi lumi Erzen kanë arritur në nivelin maksimal dhe ka dalë nga shtrati. Mësohet se reshjet intensive të shiut kanë rritur nivelin e lumit dhe kanë përmbytur rreth 4 hektarë tokë bujqësore dhe duke izoluar disa fshatra. Ura e Vardardhës është mbuluar nga uji, duke bllokuar qarkullimin për mbi 1000 banorë të zonës.
    Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako ka reaguar lidhur me situatë, teksa bën me dije se ekipet e emergjencës ndodhen në terren dhe po merren masat për të minimizuar prurjet e lumit jashtë shtratit
    “Prurjet e lumit Erzen kanë arritur kuota maksimale. Në urën lidhëse midis njësisë Sukth dhe atë të Katundit të Ri po merren masa për të minimizuar prurjet e lumit jashtë shtratit. Ekipet e emergjencave janë në terren për të monitoruar situatën dhe për t’i ardhur në ndihmë familjeve të këtyre zonave.”, shkruan Sako.

  • Lumi Erzen në nivel maksimal, rrezikohet dalja nga shtrati

    Lumi Erzen në nivel maksimal, rrezikohet dalja nga shtrati

    Prurjet e lumit Erzen kanë arritur në nivelin maksimal, duke rritur rrezikun e daljes nga shtrati.
    Situata paraqitet më problematike në urën që lidh njësinë administrative Sukth me atë të Katundit të Ri, ndërkohë sipas autoriteteve po merren masa urgjente, për të minimizuar prurjet e lumit jashtë shtratit.
    Lidhur me këtë situatë ka reaguar edhe kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako e cila ka thënë se ekipet e emergjencës ndodhen në terren.
    “Ekipet e emergjencave janë në terren për të monitoruar situatën dhe për t’i ardhur në ndihmë familjeve të këtyre zonave.”, shkruan Sako.

    gijotina.com/

  • Fshatra në rrezik përmbytje/ Lumi Erzen del nga shtrati, reagon prefekti i qarkut

    Fshatra në rrezik përmbytje/ Lumi Erzen del nga shtrati, reagon prefekti i qarkut

    Situata në zonën e Sukthit është përshkallëzuar ndjeshëm pas daljes nga shtrati të lumit Erzen, i cili ka përmbytur sipërfaqe të konsiderueshme tokash dhe ka izoluar disa fshatra. Sipas raportimeve nga terreni, rrjedha e fuqishme e ujit ka mbuluar plotësisht urën e Vardardhës, duke ndërprerë qarkullimin për mbi 1.000 banorë të zonës.
    Reshjet intensive të ditëve të fundit kanë çuar në rritjen e menjëhershme të nivelit të lumit, duke shkaktuar përmbytjen e rreth 4 hektarëve tokë bujqësore. Dëmet e para janë tashmë të dukshme, ndërsa banorët raportojnë vështirësi në lëvizje dhe rrezik për izolim të plotë.
    Prefekti i qarkut, në një deklaratë për mediat tha se situata është pasojë e shkarkimeve që vijnë nga zona e Tiranës, duke shtuar se fenomeni është i përsëritur në këtë segment të lumit Erzen.
    “Janë shkarkime që vijnë nga Tirana, është një situatë e përsëritur. Emergjencat janë në terren, si nga Durrësi edhe nga Shijaku. Nëse do të ketë nevojë për evakuime, kemi gati konvaleshencën. Shpresojmë që kjo situatë të kalojë pa probleme,” deklaroi ai.
    Forcat e emergjencave civile vijojnë monitorimin e vazhdueshëm të zonës, ndërsa ekipet e specializuara po vlerësojnë nevojën për ndërhyrje të mëtejshme dhe masa shtesë sigurie për banorët.
    Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin zonat e prekura dhe të ndjekin udhëzimet zyrtare.

  • Moti i keq/ Rritet sërish niveli i lumit Vjosa, del nga shtrati pranë Urës së Mifolit në Vlorë

    Moti i keq/ Rritet sërish niveli i lumit Vjosa, del nga shtrati pranë Urës së Mifolit në Vlorë

    Niveli i lumit Vjosa pranë Urës së Mifolit në Vlorë është rritur sërish në kuotat 6.75. Lumi ka dalë nga shtrati te pjesa e pazarit. Reshjet kanë bërë që të rritet edhe niveli i lumit Shushicë. Në bashkinë Sarandë, ka pasur reshje shiu me intensitet mesatar, ndërsa po vijohet puna për rregullimit e argjinaturës së çarë në Çukë-Bërdënesh.
    Në Delvinë, po punohet për urën provizore që lidh Delvinën me fshatrat Lefterhor. Kakodhiq, Sopot si dhe pastrimet e rrugëve nga prezenca e gurëve. Ndërkohë, 4 banesa në fshatin Vllahat rrezikohen nga rrëshkitja e tokës. Ndërsa në Bashkinë Finiq, po vazhdon puna për hapjen e rrugëve rurale në fshatrat Leshnicë e Poshtme dhe Leshnicë e Sipërme si edhe Kostar e Brajlat.

  • Moti i keq/ Rrezikohej çarje në digën anësore të lumit Devoll, stabilizohet situata në Elbasan

    Moti i keq/ Rrezikohej çarje në digën anësore të lumit Devoll, stabilizohet situata në Elbasan

    Moti i keq ka përfshirë vendin gjatë ditës. Elbasani gjithashtu është përfshirë nga reshje shiu gjatë gjithë ditës, duke shkaktuar rritje të prurjeve. Strukturat e Emergjencave Civile kanë monitoruar në mënyrë të vazhdueshme situatën në të gjitha bashkitë.
    Në Njësinë Administrative Grekan, Bashkia Belsh është evidentuar rrezik përçarjeje në digën anësore mbrojtëse të lumit Devoll, në zonën e Shelgut.
    Për shkak të sasisë së lartë të ujit të shkaktuar nga shkarkimet e HEC Banjë dhe reshjet me intensitet mesatar, u rrezikuan dy banesa dhe sipërfaqe tokash bujqësore.
    Pas fatmirësisht pas uljes së shkarkimeve nga hidrocentrali, niveli i ujërave ra ndjeshëm dhe situata u stabilizua, duke eliminuar rrezikun e menjëhershëm të përmbytjeve.

  • Reshjet e shiut në vend/ Normalizohet situata në qarkun e Lezhës, grupet e punës vlerësojnë dëmet

    Reshjet e shiut në vend/ Normalizohet situata në qarkun e Lezhës, grupet e punës vlerësojnë dëmet

    Situata në 24 orët e fundit e krijuar nga reshjet e shiut në vend ka filluar të normalizohet teksa territori i qarkut Lezhë vazhdon të jetë i përfshirë nga reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar por me intervale afatshkurtra, ku sipas të dhënave nga Stacioni Meteorologjik Ushtarak Gjadër deri në orën 06:00  kanë rënë 30 mm shi.
    Nga situata e krijuar nga reshjet e shiut në bashkinë Kurbin bëhet e ditur se sot do të vazhdojë puna për devijimin e shtratit dhe përforcimin e argjinaturës së lumit Drojë, kjo në varësi të kohës dhe prurjeve të lumit.
    Sipas raportimeve të fundit, grupet e punës do të vazhdojnë me vlerësimin e dëmeve, ku nga OSHEE do të vazhdojë puna për riparimin e linjës së fshatit Skuraj. Ndërsa në bashkinë Lezhë, sot do të vijojë puna për përforcimin dhe ngritjen në lartësi të argjinaturës së dëmtuar me mjetet e DRUK, bashkisë, FA dhe operatorëve privatë. Gjithashtu pritet të vijojë puna për vlerësimin e dëmeve dhe për shpërndarjen e ndihmave, të ardhura nga RMSH dje dhe pjesa që do vijë sot  (300 pako në total).
    Në njësitë administrative Zejmen, Kolsh dhe Shënkollë vazhdon të ulet niveli i ujit në sipërfaqet bujqësore, ndërsa ekipet e MZSH po punojnë për largimin e ujit në bodrume/parkingjet e pallateve në Shëngjin e Lezhë. Nga ana tjetër, OSHEE raporton se furnizimi me energji është në kushte normale.
    Sa i përket bashkisë Mirditë, bëhet e ditur se do mbahen në monitorim dy banesat që rrezikohen nga rrëshqitja e tokës ndërsa mjetet bashkiake duke parë reshjet e shiut, do ndërhyjnë ku është me emergjente.
    Aksi Rrëshen-Bukmirë vazhdon të monitorohet dhe të ndërhyhet, pasi ka segmente me rrezik shembje. Grupet e punës për vlerësimin e dëmeve do të vazhdojnë evidentimin e dëmeve.
    Furnizimi me ujë ka vazhduar rregullisht, kurse me energji elektrike ka pasur ndërprerje të herëpashershme por është rikthyer. Ndërsa hidrovorët punojnë të gjithë me kapacitet të plotë.
    Sa i përket lumit Drin ka pësuar rritje por është brenda kuotave jo problematike, po kështu dhe lumit Mat.

  • Moti i keq goditi juglindjen, ja si paraqitet situata në terren

    Moti i keq goditi juglindjen, ja si paraqitet situata në terren

    Reshjet intensive që kanë rënë në qarkun e Korçës gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar një sërë problematikash në disa bashki, ndërsa strukturat vendore dhe ekipet e emergjencave kanë vijuar punën pa ndërprerje për normalizimin e situatës.
    Korça – prurje të rritura dhe ndërhyrje në disa zona
    Në njësinë Voskopojë ka vazhduar sistemimi i rrugës që të çon drejt varrezave, ndërsa në Bulgarec vijon pastrimi i tombinove në zonën e Çifligut. Po monitorohen prurjet e lumit të Kamenicës dhe degëzimet në Dvoran, ndërsa në Voskop po riparohen argjinaturat e dëmtuara. Ekipet po punojnë edhe për hapjen e aksit Tudas–Lavdar–Bozdovec–Mazrekë.
    Kolonja – lumi i devijuar për të shpëtuar urën
    Në Kolonjë, ndërhyrje kritike u kryen në urën e Qinamit, ku u devijua rrjedha e lumit për të shmangur rrezikun në këmbët e saj. Në Starje u larguan ujërat problematike, ndërsa në Prodan u punua në shtratin e lumit. Zjarrfikësit pastruan pusetën qendrore të ujit në Ersekë, me NJVKSH që konfirmon se uji është i pijshëm.
    Maliq – argjinatura të çara, punime me mbështetje shtetërore
    Në Bashkinë Maliq janë duke u mbyllur çarjet në argjinaturat e lumenjve Dunavec dhe Devoll, me ndihmën e subjekteve private dhe Ministrisë së Mbrojtjes. Puna nisi që në orët e para të mëngjesit dhe vijon ende.
    Pustec – situata e qetë
    Bashkia Pustec raporton situatë të normalizuar dhe pa problematika.
    Devoll – tokë bujqësore e përmbytur, ndërhyrje të menjëhershme
    Në Progër janë sistemuar zonat ku lumenjtë kishin çarë pritat dhe është çakulluar rruga e dëmtuar. Në Hoçisht u punua për sistemimin e lumit të Borshit, ku çarja kishte përmbytur një sipërfaqe të gjerë tokash.
    Pogradec – 62 familje me dëme, ndihma ushqimore dhe rrëshqitje dherash
    Komisionet e verifikimit kanë evidentuar dëme në 62 familje, të cilave u janë shpërndarë ndihma ushqimore. Problematika është konstatuar përgjatë lumit të Verdovës, Rëmenjit dhe pranë gurores, ku ekipet kanë ndërhyrë për menaxhimin e rrjedhjeve.Në Dardhas janë pastruar katër akse rrugore, ndërsa në qytet vijon pastrimi i pusetave dhe rrugëve.
    Në aksin Pogradec–Bucimas, pranë Gështenjasit, ka ceduar rreth 50 metra nga korsia e biçikletave.Në rezervuarin Stropskë 2 është regjistruar një rrëshqitje dherash prej 4 dynymësh, me ekipet që vijojnë vlerësimin.Hidrovori i Tushemishtit funksionon normalisht.
    Energjia – vetëm një zonë pa furnizim
    Sipas OSHEE, pa energji mbetet zona Kurtesh në fiderin 6 të N/St Mollas, me vetëm 11 abonentë. Të gjithë fiderat e tjerë, përfshirë ata që furnizojnë objektet kritike, funksionojnë plotësisht.
    Qarkullimi rrugor – inerte në Qafë Plloçë–Qukës
    ARRSH njofton se në aksin Qafë Plloçë–Qukës po pastrohen inertet nga shtrati i rrugës, ndërsa qarkullimi është normalizuar falë hapjes së një rruge sekondare.

  • Nga Korça në Pogradec, të prekura dhjetëra familje/ Vijon monitorimi i prurjeve të lumenjve

    Nga Korça në Pogradec, të prekura dhjetëra familje/ Vijon monitorimi i prurjeve të lumenjve

    Qarku i Korçës është prekur nga përmbytjet, pas reshjeve të dendura të shiut që shoqëruan vendin gjatë gjithë javës.

    Bashkia Korçë:
    Në Voskopojë ka vijuar puna për sistemimin dhe pastrimin e rrugës që të çon drejt varrezave. njësia administrative Bulgarec ka vijuar puna në fshatin Çiflig, ku po kryhet pastrimi i tombinove me ekskavator përgjatë unazës.
    Po monitorohen prurjet në lumin e Kamenicës dhe degëzimet mbi Dvoran dhe po punohet në riparimin e argjinaturave të dëmtuara në Voskopojë.
    Vijojnë punimet për hapjen dhe funksionalizimin e rrugës Tudas–Lavdar–Bozdovec–Mazrekë.
    Bashkia Kolonjë:
    Këtu është ndërhyrë në devijimin e rrjedhës së lumit për të shmangur rrezikun ndaj këmbëve të urës së Qinamit.
    Punimet vijojnë në lagjen Kaskollare, fshati Starje, për largimin e ujërave. Janë zhvilluar punime në Prodan, në shtratin e lumit.
    Bashkia Maliq:
    Po punohet për mbylljen e çarjeve në argjinaturat e lumit Dunavec dhe të lumit Devoll, me angazhimin e subjekteve private dhe mbështetjen e Ministrisë së Mbrojtjes. Puna filloi që në orët e para të mëngjesit.
    Bashkia Devoll:
    Në fshatin Progër është punuar për sistemimin e lumit në zonat ku ishin çarë pritat, si dhe për çakullimin e rrugës në segmentet e dëmtuara nga erozioni i ujit.
    Në Njësinë Administrative Hoçisht është ndërhyrë për sistemimin e lumit të Borshit, pasi nga çarja e tij ishin përmbytur një sipërfaqe e konsiderueshme tokash bujqësore.
    Bashkia Pogradec:
    Komisionet e verifikimit kanë vijuar punën dhe kanë konstatuar dëme në 62 familje, për të cilat janë mbajtur procesverbalet përkatëse. Janë shpërndanë ndihma ushqimore për familjet e prekura nga fatkeqësia, ndërkohë që po vijon monitorimi dhe identifikimi i rasteve të reja.
    Problematikë është evidentuar përgjatë lumit të Verdovës, lumit të Rëmenjit dhe në grykëderdhjen pranë gurores, ku është ndërhyrë për menaxhimin e rrjedhjeve.
    Në njësinë administrative Dardhas janë pastruar 4 akse rrugore, të cilat aktualisht janë të kalueshme.
    Në aksin Pogradec–Bucimas, pranë fshatit Gështenjas, ka ceduar rreth 50 metra nga korsia e biçikletave.
    Në rezervuarin Stropskë 2 është konstatuar shkarje dherash në një sipërfaqe prej rreth 4 dynymësh, ekipi i emergjencave civile vijon vlerësimin në terren.
    Hidrovori Tushemisht vijon punën normalisht.
    OSHEE-Situata e furnizimit me energji Qarku Korçë:
    -Fideri 6 N/St Mollas pa energji zona Kurtesh (11 abonentë ruralë).
    Të gjitha fiderat që furnizojnë objektet e rëndësisë së veçantë janë në punë të plotë.
    Hidrovori Pogradec (Fideri 8-18, N/St Pogradec) punon normalisht.
    Drejtoria Qendër-Lindje ARRSH:
    Në aksin Qafë Plloçë- Qukës nga subjekti vijojnë punimet për largimin e inerteve nga shtrati I rrugës, qarkullimi vijon normalisht pasi është hapur rrugë sekondare.
    Strukturat vendore dhe ekipet e emergjencave vijojnë monitorimin dhe ndërhyrjet në të gjitha zonat problematike.

    Top Channel

  • Përmbytje në juglindje, rrëshqitje dherash dhe rrugë të dëmtuara

    Përmbytje në juglindje, rrëshqitje dherash dhe rrugë të dëmtuara

    Kronikë E Hënë, 24 Nëntor 2025 10:06
    Qarku i Korçës është përfshirë nga përmbytjet pas reshjeve të dendura të shiut që kanë shoqëruar vendin gjatë gjithë javës, duke shkaktuar probleme në disa bashki dhe zona rurale. Strukturat vendore dhe ekipet e emergjencave civile janë angazhuar në terren për të përballuar situatën dhe për të minimizuar dëmet.
    Në Voskopojë ka vijuar puna për sistemimin dhe pastrimin e rrugës që çon drejt varrezave, ndërkohë që në Njësinë Administrative Bulgarec vijon pastrimi i tombinove në fshatin Çiflig përgjatë unazës, me përdorimin e mjeteve të rënda. Paralelisht, po monitorohen me kujdes prurjet e lumit të Kamenicës dhe degëzimet mbi Dvoran, ndërsa në Voskopojë po punohet për riparimin e argjinaturave të dëmtuara. Në zonën e Tudas–Lavdar–Bozdovec–Mazrekë vazhdojnë punimet për hapjen dhe normalizimin e qarkullimit.

    Edhe Bashkia Kolonjë është përballur me problematika të shkaktuara nga reshjet intensive. Në urën e Qinamit është ndërhyrë për devijimin e rrjedhës së lumit, për të shmangur rrezikun që kërcënonte këmbët e urës. Punime janë kryer gjithashtu në lagjen Kaskollare të fshatit Starje, ku po largohen ujërat e mbledhura, si dhe në Prodan, në shtratin e lumit për të shmangur përkeqësimin e situatës.

    Në Bashkinë Maliq vazhdon puna intensive për mbylljen e çarjeve në argjinaturat e lumenjve Dunavec dhe Devoll, me angazhim të subjekteve private dhe mbështetjen e Ministrisë së Mbrojtjes. Puna ka nisur që në orët e para të mëngjesit, ndërsa strukturat vendore po vijojnë punën për të neutralizuar të gjitha problematikat e evidentuara në territorin e bashkisë.

    Ndryshe nga zonat e tjera, Bashkia Pustec raporton se situata është e normalizuar dhe nuk paraqiten probleme.
    Në Bashkinë Devoll puna është përqendruar në fshatin Progër, ku është ndërhyrë për sistemimin e lumit në zonat ku pritat ishin çarë, si dhe për çakullimin e segmenteve rrugore të dëmtuara nga erozioni i ujit. Ndërhyrje është kryer edhe në Njësinë Administrative Hoçisht, ku është rregulluar shtrati i lumit të Borshit, pasi çarja e tij kishte përmbytur një sipërfaqe të konsiderueshme tokash bujqësore.
    Bashkia Pogradec raporton se komisionet e verifikimit kanë konstatuar dëmtime në 62 familje, për të cilat janë mbajtur procesverbalet përkatëse. Familjeve të prekura u janë shpërndarë ndihma ushqimore, ndërkohë që vijon monitorimi i terrenit dhe identifikimi i rasteve të reja që mund të kenë nevojë për mbështetje. Problematika kryesore janë evidentuar përgjatë lumit të Verdovës, lumit të Rëmenjit dhe në grykëderdhjen pranë gurores, ku është ndërhyrë për menaxhimin e rrjedhjeve.
    Në Njësinë Administrative Dardhas janë pastruar katër akse rrugore, të cilat aktualisht janë të kalueshme, ndërsa në qytet vazhdon puna për pastrimin e pusetave dhe të asfaltit të rrugëve. Në aksin Pogradec–Buçimas, pranë fshatit Gështenjas, ka ceduar rreth 50 metra nga korsia e biçikletave, duke kërkuar ndërhyrje të mëtejshme.
    Ndërkohë, në rezervuarin Stropskë 2 është konstatuar një shkarje dherash në një sipërfaqe prej rreth 4 dynymësh dhe ekipet e emergjencave civile po vijojnë vlerësimin e situatës. Hidrovori i Tushemishtit dhe ai i Pogradecit vijojnë punën normalisht.
    Strukturat vendore dhe ekipet e emergjencave civile mbeten në gatishmëri dhe po vijojnë monitorimin dhe ndërhyrjet në të gjitha zonat që paraqesin rrezik potencial.

  • Moti i keq në vend, Ministria e Mbrojtjes: Situata drejt përmirësimit, 520 ha tokë nën ujë

    Moti i keq në vend, Ministria e Mbrojtjes: Situata drejt përmirësimit, 520 ha tokë nën ujë

    foto ilustruese

    TIRANË- Ministria e Mbrojtjes njofton se situata e krijuar nga reshjet e dendura gjatë 24 orëve të fundit po shkon drejt stabilizimit. Megjithatë, disa qarqe vijojnë të përballen me probleme për shkak të prurjeve të larta të lumenjve, përmbytjeve në zona të ulëta, rrëshqitjeve të dherave dhe dëmtimeve të infrastrukturës.
    Qarqet më problematike mbeten Lezha, Korça, Vlora dhe Fier, ku raportohen rreth 520 ha tokë nën ujë, 220 ha në Lezhë dhe 300 ha në Mamurras. Ndërsa në Fier raportohen 25 banesa që janë nën ujë.
    NJOFTIM MBI SITUATËN E KRIJUAR NGA RESHJET NË TERRITORIN E VENDIT
    Gjatë 24 orëve të fundit, situata paraqitet përgjithësisht drejt stabilizimit, megjithëse në disa qarqe vijojnë problematikat e akumuluara nga prurjet e larta të lumenjve, rrëshqitjet e dherave dhe dëmtimet në infrastrukturë. Nivelet e shumicës së lumenjve janë në rënie, ndërsa hidrovorët në zonat më të prekura po punojnë me kapacitet të plotë. Forcat e emergjencave, Forcat e Armatosura, strukturat vendore dhe ekipet e ndërhyrjes së shpejtë mbeten në terren për normalizimin e situatës dhe mbajtjen nën kontroll të zonave me risk.
    SITUATA SIPAS QARQEVE
    QARKU VLORË
    Hidrovorët e bashkisë Vlorë janë në punë me kapacitet të plotë.
    Niveli i lumit Vjosë në Novoselë vazhdon me trend ulje.
    Gjatë ditës së djeshme, në ndihmë të situatës erdhën dhe forcat e Njësisë së Komandës Mbështetëse.
    Bashkia Sarandë
    Situata është në monitorim në fshatin Çukë, në argjinaturën e lumit Bistricë. Ditën e djeshme në këtë zonë operuan edhe 10 efektivë të FA, me mjete, në ndihmë të banorëve të zonës.
    Forcat operacionale punuan për normalizimin e situatës në rrugët që lidhin disa fshatra në bashkitë; Finiq, Konispol dhe Delvinë, ku ka pasur prezencë dherash.
    QARKU FIER
    Ekipet e emergjencave janë në ndihmë të banorëve në fshatrat Çerven dhe Ferras, ku janë 25 banesa me prani uji, brenda argjinaturës së lumit Vjosë.
    Sot lumi Seman është tërhequr në kuota të sigurta, me rënie prej 70 cm.
    QARKU KORÇË
    Situata në njësitë administrative të prekura; Bulgarec, Vithkuq, Drenovë, Mollaj është qetësuar. Uji është tërhequr, po vijon puna për normalizimin e plotë.
    Po vijojnë punimet për mbylljen e çarjeve në argjinaturat e lumit Devoll dhe lumit Dunavec. Në ndihmë kanë ardhur dhe 20 forca nga FA. Lumi Devoll ka ulur nivelin disa centimetra. Fshati Sheqeras nuk rrezikohet për përmbytje të banesave, por ka prani uji në sipërfaqet bujqësore. Vëmendja është përqendruar në infrastrukturën e fshatrave Moçan, Desmire, Osoje dhe Gjinikas. Po ashtu po punohet edhe në fshatrat Senisht dhe Dolanm, ku ka patur rrëshqitje dherash.
    Në Pustev fituata paraqitet e qetë, ndërsa forcat zjarrfikëse po ndërhyjnë për largimin e ujit nga bodrumet e 4 banesave që kanë prezencë uji.
    Po ashtu po ndërhyhet në bashkinë e Pogradecit, ku janë evidentuar evidentuar rreth 50 raste dëmesh në banesa dhe në 4 ura.
    Janë konstatuar problematika në Unazën e Qytetit dhe Hudenisht, ku po punohet për neutralizimin e situatës. Po ashtu puna vijon nga ekipet në Kolonjë, në fshatin Qinam dhe në fshatrat Mesickë dhe Taç Poshte.
    QARKU LEZHË
    Në bashkinë Lezhë vazhdon të jetë nën ujë një sipërfaqe rreth 220 ha.
    Hidrovorët po punojnë me kapacitet të plotë.
    Tek argjinatura në Lagunën Vain, vijon puna për riparimin e digës së dëmtuar.
    Nivelet e lumenjve Drin dhe Mat kanë  pësuar rritje por është brenda kuotave normale.
    Në bashkinë Kurbin, po vijojnë punimet në shtratin e lumit Drojë, edhe me mbështeje nga FA. 
    Në Mamurras ka një sipërfaqe rreth 300 ha nën ujë.
    Në bashkinë Mirditë Problematike mbetet aksi rrugor Rrëshen – Bukmirë ku ulja e bazamentit te rrugës vazhdon duke sjell problematike në qarkullim ndonëse është ndërhyrë në rehabilitimin e saj. Po punohet në disa segmente rrugore dhe pranë disa banesave ku ka patur rrëshqitje dherash.
    QARKUN DIBËR
    Po vazhdon puna për stabilizimin e situatës në aksin rrugor qytet i Vjetër -qytet i Ri, tek terminali.
    QARKU BERAT
    Në bashkinë Berat nivelet e lumit Osum kanë shënuar rënie të theksuar. Lumi është brenda shtratit të vet dhe ujërat në tokat bujqësore në fshatrat e njësisë administrative Velabisht janë tërhequr në pjesën më të madhe.
    Ndërkohe në bashkinë Dimal situata po vjen drejt përmirësimit.
    QARKU GJIROKASTËR
    Po punohet nga ekipet në terren, në bashkinë Dropull, ku ura që lidh aksin rrugor Kombëtar me fshatrat Glinë, Peshkëpi e Poshtme, Peshkëpi e Sipërme, Radat të bashkisë Dropull dhe fshatin Nepravishtë të bashkisë Libohovë, ka pësuar ulje si pasojë e reshjeve të shiut.
    Është bërë I mudnur stabilizimi I situatës në fshatin Dhëmbklan, ku dje pati shkarje të urës.
    Në bashkinë Libohovë, tek vendi i quajtur “Shkëmbi Dallëndyshes” po punohet për riparimin e shkarjes së trupit të rrugës. Po punohet edhe në aksin rrugor Suhë-Poliçan.
    QARKU TIRANË
    Është punuar në fshatin Shargë, në Vorë për largimin e ujit nga një banesë.
    QARKU KUKËS
    Forcat operacionale po punojnë për normalizimin e situates në bashkinë Kukës, ku u evidentuan 2 raste të rrëshqitjes së tokës në fshatin Gjegjan dhe në fshatin Morinë.
    Në qarqet, Durrës, Shkodër dhe Elbasan, nuk  paraqiten problematika për shkak të kushteve të motit.
    Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile janë në monitorim dhe kontakt të vazhdueshëm me strukturat e mbrojtjes civile dhe ekipet e emergjencave për t’u ardhur në ndihmë komuniteteve në zonat e prekura./ZËRI