Tag: lumin

  • U gjet pa shenja jete në lumin Shkumbin/ Identifikohet viktima, vuante nga probleme të shëndetit mendor

    U gjet pa shenja jete në lumin Shkumbin/ Identifikohet viktima, vuante nga probleme të shëndetit mendor

    Isuf Jevgu është i moshuari, që u gjet pa shenja jete një ditë më parë në lumin Shkumbin, pranë zonës së ish-Metalurgjikut në Elbasan.

    Viktima u identifikua pas ekspertizës mjeko-ligjore. Sipas familjarëve, 78-vjeçari që banonte në lagjen “Skënderaj”, vuante nga skleroza.
    Trupi u konstatua të hënën rastësisht nga një peshkatar amator, i cili njoftoi menjëherë banorët përreth dhe më pas autoritetet.

    Top Channel

  • U gjet i mbytur në lumin Shkumbin/ Viktima identifikohet, ja për çfarë dyshohet

    U gjet i mbytur në lumin Shkumbin/ Viktima identifikohet, ja për çfarë dyshohet

    Viktima është 78-vjeçari me iniciale I. J., banues në lagjen “Skëndërbej”.
    Ky shtetas sipas deklarimeve të familjarëve, vuante nga skleroza.
    “Në vijim të informacionit të dhënë dje, për një shtetas të moshuar që u konstatua i mbytur në lumin Shkumbin, informojmë se u bë i mundur identifikimi i shtetasit I. J., 78 vjeç, banues në lagjen “Skëndërbej”. Ky shtetas sipas deklarimeve të familjarëve, vuante nga skleroza”, njofton policia.

  • Gjendet i pajetë 70-vjeçari në lumin Buna! Një tjetër i moshuar identifikohet pa shenja jete në lumin Shkumbin

    Gjendet i pajetë 70-vjeçari në lumin Buna! Një tjetër i moshuar identifikohet pa shenja jete në lumin Shkumbin

    Një i moshuar është gjetur pa shenja jete në ujërat e lumit Buna në Shkodër.

    Trupi i pajetë i Spiro Gjokës, banues në Tiranë, u gjet rreth orës 14:30 në fshatin Muriqan, në lumin Buna, është gjetur trupi i pajetë i shtetasit S. Gj., rreth 70 vjeç, banues në Tiranë.
    Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera, ndërkohë që vijojnë hetimet për ngjarjen.
    Pak më herët, trupi i pajetë i një tjetër të moshuari, u gjet në ujërat e lumit Shkumbin në Elbasan. Identiteti i i tij ende nuk është zbuluar.

    Top Channel

  • Gjendet pa shenja jete në lumin Buna 70- vjeçari, nuk ka informacion për rrethanat e ngjarjes së rëndë…

    Gjendet pa shenja jete në lumin Buna 70- vjeçari, nuk ka informacion për rrethanat e ngjarjes së rëndë…

    Shkodër/Informacion paraprak
    Rreth orës 14:30, në fshatin Muriqan, në lumin Buna, është gjetur trupi i pajetë i shtetasit S. Gj., rreth 70 vjeç, banues në Tiranë.
    Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.
    Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës dhe dokumentimin e rrethanave të këtij rasti.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • TRONDITËSE/ 70-vjeçari gjendet i mbytur në lumin Buna, zbulohen detajet e para

    TRONDITËSE/ 70-vjeçari gjendet i mbytur në lumin Buna, zbulohen detajet e para

    Një ngjarje e rëndë është shënuar në lumin Buna, në Shkodër, ku është gjetur trupi i pajetë i një 70-vjeçari nga Tirana.
    Sipas njoftimit zyrtar të policisë së Shkodrës, rreth orës 14:30 është gjetur i mbytur shtetasi S. Gj., ndërsa nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime në trup.
    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon për të zbardhur të plotë ngjarjen.
    Njoftimi i policisë:
    Shkodër/Informacion paraprak
    Rreth orës 14:30, në fshatin Muriqan, në lumin Buna, është gjetur trupi i pajetë i shtetasit S. Gj., rreth 70 vjeç, banues në Tiranë.
    Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.
    Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës dhe dokumentimin e rrethanave të këtij rasti.

  • “Vijojmë me prezencën ushtarake dhe patrullimet”/ Misioni i KFOR, Kryeministri Kurti lajmëron ndërtimin e 2 urave

    “Vijojmë me prezencën ushtarake dhe patrullimet”/ Misioni i KFOR, Kryeministri Kurti lajmëron ndërtimin e 2 urave

    Të pyetur nga mediat, KFOR ka sqaruar se trupat e tyre do të vazhdojnë të mbajnë prezencën fikse në urën kryesore mbi lumin Ibër dhe të kryejnë patrullime të rregullta në zonat përrreth, për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurt.
    Misioni i KFOR-it në Kosovë e konsideron si jashtë kompetencave të tij, çështjen që lidhet me paralajmërmimin e Qeverisë së Kosovës në detyrë, për ndërtimin e dy urave të reja mbi lumin Ibër, paralel me Urën e vjetër në Mitrovicë.
    “KFOR-i mban një prani të fiksuar në urën kryesore mbi lumin Ibër dhe kryen patrullime të rregullta në zonat përreth për të siguruar një mjedis të sigurt”, thuhet në përgjigje.
    Lidhur me pjesën Veriore të Mitrovicës dhe pjesët tjera nëpër të gjithë Kosovën, KFOR potencon se vazhdojnë të kenë një prezencë ushtarake të dukshme dhe fleksibile dhe se janë të gatshëm t’i përgjigjen çfarëdo zhvillimi të rëndësishëm të sigurisë në të mirë të të gjitha komuniteteve në Kosovë.
    “KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, si dhe në lirinë e lëvizjes”, përfundon përgjigja.

  • Plani i Albin Kurtit për ndërtimin e 2 urave të reja mbi lumin Ibër, reagon BE: S’jemi në dijeni!

    Plani i Albin Kurtit për ndërtimin e 2 urave të reja mbi lumin Ibër, reagon BE: S’jemi në dijeni!

    Bashkimi Europian as nuk është në dijeni as nuk është i përfshirë në projektin për ndërtim të dy urave mbi lumin Ibër, paralelisht me atë kryesore. Kështu ka thënë një zëdhënës e BE-së për projektin që po e shtyn përpara Qeveria në detyrë e Albin Kurtit.
    Bashkimi Europian thotë se çdo vendim për ndërtim lidhur me këtë urë duhet të bëhet me kujdes dhe duke përfshirë të gjitha komunitetet e prekura.
    “BE-ja as nuk është në dijeni dhe as e përfshirë në këtë projekt. Çdo vendim për ndërtimin e infrastrukturës mbi lumin Ibër duhet të merret me kujdes dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse duke përfshirë plotësisht të gjitha komunitetet e prekura”, ka thënë zëdhënësi i BE-së.
    Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit ka publikuar një fotografi të projektit që synojnë ta jetësojnë, ku shihen dy ura që do të lidhnin jugun me shumicë shqiptare e veriun me shumicë serbe të Mitrovicës.
    Kjo lëvizje erdhi pak ditë pas themelimit të bordit të përbashkët të Mitrovicës së Veriut dhe Mitrovicës së Jugut.
    “Memorandumi i Bashkëpunimit mes MMPHI-së dhe komunës së Mitrovicës së Veriut nisi me projektin për ndërtimin e dy urave të reja mbi lumin Ibër që lidhin jugun dhe veriun e Mitrovicës. Ky projekt do të lehtësoj qarkullimin e qytetarëve dhe do të shërbejnë si infrastrukturë për komunikim, integrim dhe zhvillim ndërmjet dy pjesëve të qytetit. Kjo u theksua gjatë takimit të nënshkrimit ndërmjet ministrit Liburn Aliu dhe kryetarit Erden Atiq, ku morën pjesë edhe ministri Elbert Krasniqi dhe zëvendësministri Hysen Durmishi”, thuhej në deklaratën e Vetëvendosjes

  • OPINION – Ura mbi lumin Buna mbeti 3D, duhej të afronte më shumë Velipojën me Ulqinin…

    OPINION – Ura mbi lumin Buna mbeti 3D, duhej të afronte më shumë Velipojën me Ulqinin…

    Prej tre vitesh, Shqipëria dhe Mali i Zi, janë angazhuar të ndërtojnë së bashku një urë mbi lumin Buna, e cila do të lidhë Ulqinin me Velipojën. Vepra me vlerë 20 milion euro duhet të kishte përfunduar verën e kaluar. Por verifikimet e Faktoje tregojnë se projekti ndodhet në fazën përgatitore. Nëse ndërtimi fillon brenda këtij viti, përfundimi më i hershëm i urës mbi Bunë do të ishte në vitin 2027.
    Shqipëria dhe Mali i Zi do të shpenzojnë 20 milionë euro për një urë mbi lumin Buna që do t’i lidhë brigjet e dy qendrave bregdetare, Ulqinit dhe Velipojës.
    Për herë të parë idea u bë publike qershorin e vitit 2022 gjatë një takimi të nismës “Ballkani i Hapur” në Ohër. Asokohe, kryeministri shqiptar Edi Rama e njohu kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç me projektin 3D të urës mbi lumin Buna.
    Pak muaj më vonë, projekti u konkretizua në një Marrëveshje bilaterale mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, më 27 shkurt 2023 në Podgoricë.
    Në mbledhjen e dytë të përbashkët mes dy qeverive, Edi Rama dhe Dritan Abazoviç nënshkruan Deklaratën e Përbashkët dhe Marrëveshjen Bilaterale për ndërtimin e urës në lumin Buna me bashkëfinancim.
    Fakt
    Edhe pse marrëveshja mes Shqipërisë dhe Malit të Zi ka hyrë në fuqi, projekti për urën mbi Bunë nuk ka nisur zbatimin konkret në terren. Fondi Shqiptar i Zhvillimit bën të ditur se tashmë ka nisur puna për hartimin e Protokollit të Zbatimit, një proces që kërkon dakordësim ndërshtetëror dhe përfshirjen e trupave diplomatike të të dyja vendeve.
    Sipas FSHZH-së, pas ngritjes së strukturave dhe ndarjes së përgjegjësive mes palëve, projekti i miratuar dhe i pajisur me leje ndërtimi do të nisë së zbatuari në përputhje me legjislacionin në fuqi.
    Kohëzgjatja e punimeve mbetet dy vite, një afat që do të fillojë të llogaritet vetëm nga dita e parë e nisjes së punimeve, për të cilën ende nuk ka një datë të saktë.
    “Projekti i miratuar dhe i pajisur me lejet përkatëse, nis zbatimin duke respektuar të gjitha kërkesat e legjislacionit të aplikueshëm. Nga momenti kur të nisin punimet, kohëzgjatja e tyre është parashikuar të jetë 24 muaj”, sqaron FSHZH për Faktoje.al.
    Rëndësia e projektit
    “Ura mbi Bunë”, është një projekt i bërë gati për zbatim nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, duke shkurtuar distancën mes Velipojës dhe Ulqinit nga 73 km në 300 m.
    Ekspertët e shohin ndërtimin e kësaj vepre si investim me ndikim të ndjeshëm në zhvillimin e turizmit në të dy vendet.
    “Kjo vepër infrastrukturore do të mundësojë rritje të numrit të turistëve, sidomos të atyre ditorë, të cilët për shkak të afërsisë do të kenë mundësi të vizitojnë të dy brigjet brenda një dite. Ura do të lehtësojë përfshirjen e Velipojës dhe Ulqinit në guidat turistike ditore, duke nxitur bashkëpunimin mes dy qyteteve në menaxhimin e përbashkët të destinacioneve, eventeve dhe promovimit rajonal”, shprehet ekspertja për ekonominë Teuta Nunaj.
    Ajo shton se kjo infrastrukturë krijon potencial për zgjatjen e sezonit turistik, nxit zhvillimin e bizneseve të vogla dhe përforcon profilin ndërkombëtar të të dy vendeve në kuadër të turizmit ndërkufitar dhe mesdhetar.
    Sipas projektit, ura mbi lumin Buna do të lidhë fshatin Pulaj të Velipojës dhe Cveti Nikoliqin në Mal të Zi, në territorin e Komunës së Ulqinit.
    Ura e projektuar është kompozitë me trarë çeliku dhe soletë beton arme, rreth 300 metër e gjatë me një gjerësi prej 17 metra linearë. Në projekt parashikohen dy korsi kalimi për makina me gjerësi rreth 5.25 metra secila, dy trotuare dhe korsi biçikletash në të dy krahët e urës.
    Lartësia mesatare e urës në raport me nivelin më të lartë të ujit do të jetë rreth 10 metra për të mos ndërhyrë në qarkullimin lumor. I gjithë projekti do të kushtojë 20 milionë euro i cili do të bashkëfinancohet nga dy qeveritë.
    Përfundimi
    Edhe pse hyrja në fuqi e marrëveshjes është një hap përpara, projekti për urën Velipojë–Ulqin mbetet ende në fazë përgatitore, me shumë hallka burokratike përpara. Me ritmin aktual të zhvillimeve, vështirë se ura do të jetë funksionale para vitit 2027, nëse nis ndërtimi brenda këtij viti, siç thotë FSHZH. Ndaj nisur nga këto informacione, ne e kategorizojmë ndërtimin e urës mbi lumin Bunë si premtim të pambajtur. /Nga Esmeralda TOPI/

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Ura mbi Bunë mbeti 3D

    Ura mbi Bunë mbeti 3D

    Ura mbi Bunë mbeti 3D
    Prej tre vitesh, Shqipëria dhe Mali i Zi, janë angazhuar të ndërtojnë së bashku një urë mbi lumin Buna, e cila do të lidhë Ulqinin me Velipojën. Vepra me vlerë 20 milion euro duhet të kishte përfunduar verën e kaluar. Por verifikimet e Faktoje tregojnë se projekti ndodhet në fazën përgatitore. Nëse ndërtimi fillon brenda këtij viti, përfundimi më i hershëm i urës mbi Bunë do të ishte në vitin 2027.
    Shqipëria dhe Mali i Zi do të shpenzojnë 20 milionë euro për një urë mbi lumin Buna që do t’i lidhë brigjet e dy qendrave bregdetare, Ulqinit dhe Velipojës.
    Për herë të parë idea u bë publike qershorin e vitit 2022 gjatë një takimi të nismës “Ballkani i Hapur” në Ohër. Asokohe, kryeministri shqiptar Edi Rama e njohu kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç me projektin 3D të urës mbi lumin Buna.
    Pak muaj më vonë, projekti u konkretizua në një Marrëveshje bilaterale mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, më 27 shkurt 2023 në Podgoricë.
    Në mbledhjen e dytë të përbashkët mes dy qeverive, Edi Rama dhe Dritan Abazoviç nënshkruan Deklaratën e Përbashkët dhe Marrëveshjen Bilaterale për ndërtimin e urës në lumin Buna me bashkëfinancim.
    Fakt
    Edhe pse marrëveshja mes Shqipërisë dhe Malit të Zi ka hyrë në fuqi, projekti për urën mbi Bunë nuk ka nisur zbatimin konkret në terren. Fondi Shqiptar i Zhvillimit bën të ditur se tashmë ka nisur puna për hartimin e Protokollit të Zbatimit, një proces që kërkon dakordësim ndërshtetëror dhe përfshirjen e trupave diplomatike të të dyja vendeve.
    Sipas FSHZH-së, pas ngritjes së strukturave dhe ndarjes së përgjegjësive mes palëve, projekti i miratuar dhe i pajisur me leje ndërtimi do të nisë së zbatuari në përputhje me legjislacionin në fuqi.
    Kohëzgjatja e punimeve mbetet dy vite, një afat që do të fillojë të llogaritet vetëm nga dita e parë e nisjes së punimeve, për të cilën ende nuk ka një datë të saktë.
    “Projekti i miratuar dhe i pajisur me lejet përkatëse, nis zbatimin duke respektuar të gjitha kërkesat e legjislacionit të aplikueshëm. Nga momenti kur të nisin punimet, kohëzgjatja e tyre është parashikuar të jetë 24 muaj”, sqaron FSHZH për Faktoje.al.
    Rëndësia e projektit
    “Ura mbi Bunë”, është një projekt i bërë gati për zbatim nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, duke shkurtuar distancën mes Velipojës dhe Ulqinit nga 73 km në 300 m.
    Ekspertët e shohin ndërtimin e kësaj vepre si investim me ndikim të ndjeshëm në zhvillimin e turizmit në të dy vendet.
    “Kjo vepër infrastrukturore do të mundësojë rritje të numrit të turistëve, sidomos të atyre ditorë, të cilët për shkak të afërsisë do të kenë mundësi të vizitojnë të dy brigjet brenda një dite. Ura do të lehtësojë përfshirjen e Velipojës dhe Ulqinit në guidat turistike ditore, duke nxitur bashkëpunimin mes dy qyteteve në menaxhimin e përbashkët të destinacioneve, eventeve dhe promovimit rajonal”, shprehet ekspertja për ekonominë Teuta Nunaj.
    Ajo shton se kjo infrastrukturë krijon potencial për zgjatjen e sezonit turistik, nxit zhvillimin e bizneseve të vogla dhe përforcon profilin ndërkombëtar të të dy vendeve në kuadër të turizmit ndërkufitar dhe mesdhetar.
    Sipas projektit, ura mbi lumin Buna do të lidhë fshatin Pulaj të Velipojës dhe Cveti Nikoliqin në Mal të Zi, në territorin e Komunës së Ulqinit.
    Ura e projektuar është kompozitë me trarë çeliku dhe soletë beton arme, rreth 300 metër e gjatë me një gjerësi prej 17 metra linearë. Në projekt parashikohen dy korsi kalimi për makina me gjerësi rreth 5.25 metra secila, dy trotuare dhe korsi biçikletash në të dy krahët e urës.
    Lartësia mesatare e urës në raport me nivelin më të lartë të ujit do të jetë rreth 10 metra për të mos ndërhyrë në qarkullimin lumor. I gjithë projekti do të kushtojë 20 milionë euro i cili do të bashkëfinancohet nga dy qeveritë.
    PërfundimiEdhe pse hyrja në fuqi e marrëveshjes është një hap përpara, projekti për urën Velipojë–Ulqin mbetet ende në fazë përgatitore, me shumë hallka burokratike përpara. Me ritmin aktual të zhvillimeve, vështirë se ura do të jetë funksionale para vitit 2027, nëse nis ndërtimi brenda këtij viti, siç thotë FSHZH. Ndaj nisur nga këto informacione, ne e kategorizojmë ndërtimin e urës mbi lumin Bunë si premtim të pambajtur.
    Esmeralda Topi / Faktoje.al

  • Ura mbi Bunë, peng i burokracive

    Ura mbi Bunë, peng i burokracive

    Prej tre vitesh, Shqipëria dhe Mali i Zi, janë angazhuar të ndërtojnë së bashku një urë mbi lumin Buna, e cila do të lidhë Ulqinin me Velipojën. Vepra me vlerë 20 milion euro duhet të kishte përfunduar verën e kaluar. Por verifikimet e Faktoje tregojnë se projekti ndodhet në fazën përgatitore. Nëse ndërtimi fillon brenda këtij viti, përfundimi më i hershëm i urës mbi Bunë do të ishte në vitin 2027

    Shqipëria dhe Mali i Zi do të shpenzojnë 20 milionë euro për një urë mbi lumin Buna që do t’i lidhë brigjet e dy qendrave bregdetare, Ulqinit dhe Velipojës. 

    Për herë të parë idea u bë publike qershorin e vitit 2022 gjatë një takimi të nismës “Ballkani i Hapur” në Ohër. Asokohe, kryeministri shqiptar Edi Rama e njohu kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç me projektin 3D të urës mbi lumin Buna.

    Pak muaj më vonë, projekti u konkretizua në një Marrëveshje bilaterale mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, më 27 shkurt 2023 në Podgoricë. 

    Në mbledhjen e dytë të përbashkët mes dy qeverive, Edi Rama dhe Dritan Abazoviç nënshkruan Deklaratën e Përbashkët dhe Marrëveshjen Bilaterale për ndërtimin e urës në lumin Buna me bashkëfinancim.

    Fakt 

    Edhe pse marrëveshja mes Shqipërisë dhe Malit të Zi ka hyrë në fuqi, projekti për urën mbi Bunë nuk ka nisur zbatimin konkret në terren. Fondi Shqiptar i Zhvillimit bën të ditur se tashmë ka nisur puna për hartimin e Protokollit të Zbatimit, një proces që kërkon dakordësim ndërshtetëror dhe përfshirjen e trupave diplomatike të të dyja vendeve.

    Sipas FSHZH-së, pas ngritjes së strukturave dhe ndarjes së përgjegjësive mes palëve, projekti i miratuar dhe i pajisur me leje ndërtimi do të nisë së zbatuari në përputhje me legjislacionin në fuqi. 

    Kohëzgjatja e punimeve mbetet dy vite, një afat që do të fillojë të llogaritet vetëm nga dita e parë e nisjes së punimeve, për të cilën ende nuk ka një datë të saktë.

    “Projekti i miratuar dhe i pajisur me lejet përkatëse, nis zbatimin duke respektuar të gjitha kërkesat e legjislacionit të aplikueshëm. Nga momenti kur të nisin punimet, kohëzgjatja e tyre është parashikuar të jetë 24 muaj”, sqaron FSHZH për Faktoje.al. 

    Rëndësia e projektit

    “Ura mbi Bunë”, është një projekt i bërë gati për zbatim nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, duke shkurtuar distancën mes Velipojës dhe Ulqinit nga 73 km në 300 m.

    Ekspertët e shohin ndërtimin e kësaj vepre si investim me ndikim të ndjeshëm në zhvillimin e turizmit në të dy vendet.

    “Kjo vepër infrastrukturore do të mundësojë rritje të numrit të turistëve, sidomos të atyre ditorë, të cilët për shkak të afërsisë do të kenë mundësi të vizitojnë të dy brigjet brenda një dite. Ura do të lehtësojë përfshirjen e Velipojës dhe Ulqinit në guidat turistike ditore, duke nxitur bashkëpunimin mes dy qyteteve në menaxhimin e përbashkët të destinacioneve, eventeve dhe promovimit rajonal”, shprehet ekspertja për ekonominë Teuta Nunaj.

    Ajo shton se kjo infrastrukturë krijon potencial për zgjatjen e sezonit turistik, nxit zhvillimin e bizneseve të vogla dhe përforcon profilin ndërkombëtar të të dy vendeve në kuadër të turizmit ndërkufitar dhe mesdhetar.

    Sipas projektit, ura mbi lumin Buna do të lidhë fshatin Pulaj të Velipojës dhe Cveti Nikoliqin në Mal të Zi, në territorin e Komunës së Ulqinit.

    Ura e projektuar është kompozitë me trarë çeliku dhe soletë beton arme, rreth 300 metër e gjatë me një gjerësi prej 17 metra linearë. Në projekt parashikohen dy korsi kalimi për makina me gjerësi rreth 5.25 metra secila, dy trotuare dhe korsi biçikletash në të dy krahët e urës.

    Lartësia mesatare e urës në raport me nivelin më të lartë të ujit do të jetë rreth 10 metra për të mos ndërhyrë në qarkullimin lumor. I gjithë projekti do të kushtojë 20 milionë euro i cili do të bashkëfinancohet nga dy qeveritë.

    Përfundim

    Edhe pse hyrja në fuqi e marrëveshjes është një hap përpara, projekti për urën Velipojë–Ulqin mbetet ende në fazë përgatitore, me shumë hallka burokratike përpara. Me ritmin aktual të zhvillimeve, vështirë se ura do të jetë funksionale para vitit 2027, nëse nis ndërtimi brenda këtij viti, siç thotë FSHZH. Ndaj nisur nga këto informacione, ne e kategorizojmë ndërtimin e urës mbi lumin Bunë si premtim të pambajtur./ Faktoje.al