Tag: lumin

  • U rrëzua në lumin Fan i Vogël teksa po kthehej në banesën e tij, ndërron jetë nga mbytja 49-vjeçari në Mirditë

    U rrëzua në lumin Fan i Vogël teksa po kthehej në banesën e tij, ndërron jetë nga mbytja 49-vjeçari në Mirditë

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Ndërfushas të Mirditës, ku një person ka ndërruar jetë.

    49-vjeçari dyshohet se ka rënë aksidentalisht në lumin Fan i Vogël, ku si pasojë e mbytjes ka humbur jetën.
    “Më datë 20.10.2025, rreth orës 22:30, shtetasi M. K., 49 vjeç, banues në fshatin Ndërfushas, duke shkuar në banesën e tij, dyshohet se aksidentalisht ka rrëshqitur dhe ka rënë në lumin Fan i Vogël, ku si pasojë e mbytjes ka humbur jetën. Materialet iu referuan Prokurorisë, për ngjarje aksidentale”, njofton policia.
    Materialet procedurale për rastet e tjera iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • U rrëzua në lumin Fan teksa po kthehej në banesë, ndërron jetë 49-vjeçari

    U rrëzua në lumin Fan teksa po kthehej në banesë, ndërron jetë 49-vjeçari

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mirditë, ku një 49-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike.
    Sipas informacioneve të policisë, viktima, shtetasi M. K. nga fshati Ndërfushas, dyshohet se ka rrëshqitur aksidentalisht dhe ka rënë në lumin Fan i Vogël, teksa po kthehej për në shtëpi.
    Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:30, kur M. K. është zhytur në ujërat e lumit dhe ka humbur jetën si pasojë e mbytjes.
    Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të incidentit, ndërsa materialet janë referuar Prokurorisë si një ngjarje aksidentale.
     

  • Gjendet një person i pajetë në lumin Vjosë

    Gjendet një person i pajetë në lumin Vjosë

    Një person është gjetur i pajetë në lumin Vjosë, të dielën.
    Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në Këlcyrë ku është gjetur pa shenja jete shtetasi G. L., 62 vjeç, banues në Këlcyrë.
    Nga veprimet e para hetimore dyshuar se ky shtetas është rrëzuar aksidentalisht, ka rënë në lumë dhe për pasojë ka humbur jetën.

  • U rrëzua në lumin e Vjosës, humb jetën 62-vjeçari nga Këlcyra

    U rrëzua në lumin e Vjosës, humb jetën 62-vjeçari nga Këlcyra

    Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Këlcyrës, ku një 62-vjeçar është gjetur pa shenja jete në lumin Vjosa.

    Uniformat blu njoftuan se trupi i pajetë i shtetasit G. L., banues në Këlcyrë, është zbuluar ditën e djeshme.
    Sipas të dhënave paraprake nga hetimet, dyshohet se viktima është rrëzuar aksidentalisht dhe ka rënë në lumë, çka ka sjellë humbjen e jetës së tij.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Këlcyrë referuan materialet në Prokurori, pasi dje, është gjetur pa shenja jete, në lumin Vjosa, shtetasi G. L., 62 vjeç, banues në Këlcyrë. Nga veprimet e para hetimore dyshuar se ky shtetas është rrëzuar aksidentalisht, ka rënë në lumë dhe për pasojë ka humbur jetën”, njoftoi sot policia.

    Top Channel

  • Këlcyrë, gjendet një person i pajetë në lumin Vjosë

    Këlcyrë, gjendet një person i pajetë në lumin Vjosë

    POLICIA E SHTETIT
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Këlcyrë referuan materialet në Prokurori, pasi dje, është gjetur pa shenja jete, në lumin Vjosa, shtetasi G. L., 62 vjeç, banues në Këlcyrë.
    Nga veprimet e para hetimore dyshuar se ky shtetas është rrëzuar aksidentalisht, ka rënë në lumë dhe për pasojë ka humbur jetën.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

  • Kosovë/ Hapet ura e re për automjete mbi lumin Ibër që lidh Mitrovicën e Jugut me të Veriut

    Kosovë/ Hapet ura e re për automjete mbi lumin Ibër që lidh Mitrovicën e Jugut me të Veriut

    Mëngjesin e së martës është hapur njëra prej dy urave që Qeveria në detyrë e Kosovës nisi t’i ndërtojë muaj më parë mbi lumin Ibër, i cili e ndan Mitrovicën në jugun e banuar me shqiptarë dhe në veriun e banuar me serbë.
    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, shkroi në Facebook se “më pak se dy muaj u deshën për të ngritur urën e 36-të në Kosovë mbi lumin Ibër”.
    “Ura për kalimin e automjeteve nga sot prej orës 9:00 është hapur për qarkullim”, shkroi ai.
    Më herët, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, publikoi një fotografi të veturave duke kaluar mbi urën e re dhe shkroi: “Të dashur qytetarë të Mitrovicës dhe gjithë Kosovës, urime ura e re”.
    Autoritetet kosovare e filluan ndërtimin e dy urave në të dy krahët e urës kryesore mbi lumin Ibër, me gjithë kundërshtimet nga serbët lokalë dhe reagimet e bashkësisë ndërkombëtare.
    Qeveria e Kosovës ka thënë vazhdimisht se ndërtimi i këtyre urave – njëra për këmbësorë dhe tjetra për automjete – ka për qëllim t’i lidhë Mitrovicën e Veriut me Mitrovicën e Jugut, qytet i ndarë etnikisht që nga paslufta.
    Ajo i ndau rreth tre milionë euro për ndërtimin e tyre dhe tha se të dyja do të përfundonin në vjeshtë.
    Ndërtimi i tyre u kundërshtua edhe nga Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë që gëzon përkrahjen e Beogradit, e cili ngriti dhe një peticionin kundër saj, i cili i mori mbi 3.500 nënshkrime.
    Bashkimi Evropian ka thënë se ndërtimi i dy urave të reja mbi lumin Ibër në Mitrovicë “ka rëndësi praktike dhe politike”, dhe se çdo projekt infrastrukturor midis Mitrovicës së Veriut dhe asaj të Jugut kërkon koordinim të ngushtë dhe dialog mes të gjitha komuniteteve të përfshira.
    “Është e domosdoshme që këto projekte të pasqyrojnë vullnetin dhe nevojat e komuniteteve lokale”, është thënë në përgjigje.
    Ndërkohë, teksa punimet për ndërtimin e tyre filluan, prokurorët njoftuan se kishin autorizuar hetime, për shkak të dyshimeve për keqpërdorim të mundshëm të fondeve publike në procesin e lidhjes së kontratës me kompaninë përkatëse.
    Më 10 korrik, Prokuroria konfirmoi zyrtarisht se autorizoi Policinë e Kosovës për të hetuar mënyrën e lidhjes së kontratës për këtë projekt, por nuk ka ndarë të dhëna të tjera.
    Urat e reja po ndërtohen pranë urës kryesore mbi Ibër, e cila është pjesë e Marrëveshjes për Lirinë e Lëvizjes të arritur në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.
    Kjo urë është e njohur për përplasjet etnike pas luftës dhe për këtë arsye është nën mbikëqyrjen e forcave të KFOR-it.
    Ura kryesore është e hapur vetëm për këmbësorë, ndërsa Qeveria e Kosovës kishte paralajmëruar hapjen e saj për komunikacion në korrik të vitit të kaluar – gjë që pati shkaktuar tensione dhe reagime nga bashkësia ndërkombëtare.Kosova dhe Serbia ishin pajtuar që ura të hapej për qarkullim në vitin 2014, në kuadër të dialogut për normalizim të marrëdhënieve.
    Ishte paraparë revitalizimi i urës dhe largimi i të gjitha barrikadave të vendosura nga serbët lokalë.
    Në vitin 2016 u arrit marrëveshje për një plan të ri zbatimi, për të tejkaluar mosmarrëveshjet rreth interpretimeve të marrëveshjeve të mëparshme. Sipas këtij plani, ura duhej të hapej për komunikacion në janar të vitit 2017.
    Punimet për revitalizim përfunduan në qershor të vitit 2018, ndërsa ura – në të cilën janë investuar 1.5 milionë euro – nuk është hapur kurrë për automjete, por vetëm për këmbësorë./REL

  • Hapet ura e re për automjete mbi lumin Ibër

    Hapet ura e re për automjete mbi lumin Ibër

    Mëngjesin e së martës është hapur njëra prej dy urave që Qeveria në detyrë e Kosovës nisi t’i ndërtojë muaj më parë mbi lumin Ibër, i cili e ndan Mitrovicën në jugun e banuar me shqiptarë dhe në veriun e banuar me serbë.

    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, shkroi në Facebook se “më pak se dy muaj u deshën për të ngritur urën e 36-të në Kosovë mbi lumin Ibër”.
    “Ura për kalimin e automjeteve nga sot prej orës 9:00 është hapur për qarkullim”, shkroi ai.

    Më herët, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, publikoi një fotografi të veturave duke kaluar mbi urën e re dhe shkroi: “Të dashur qytetarë të Mitrovicës dhe gjithë Kosovës, urime ura e re”.
    Autoritetet kosovare e filluan ndërtimin e dy urave në të dy krahët e urës kryesore mbi lumin Ibër, me gjithë kundërshtimet nga serbët lokalë dhe reagimet e bashkësisë ndërkombëtare.
    Qeveria e Kosovës ka thënë vazhdimisht se ndërtimi i këtyre urave – njëra për këmbësorë dhe tjetra për automjete – ka për qëllim t’i lidhë Mitrovicën e Veriut me Mitrovicën e Jugut, qytet i ndarë etnikisht që nga paslufta.
    Ajo i ndau rreth tre milionë euro për ndërtimin e tyre dhe tha se të dyja do të përfundonin në vjeshtë.
    Ndërtimi i tyre u kundërshtua edhe nga Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë që gëzon përkrahjen e Beogradit, e cili ngriti dhe një peticionin kundër saj, i cili i mori mbi 3.500 nënshkrime.
    Bashkimi Evropian ka thënë se ndërtimi i dy urave të reja mbi lumin Ibër në Mitrovicë “ka rëndësi praktike dhe politike”, dhe se çdo projekt infrastrukturor midis Mitrovicës së Veriut dhe asaj të Jugut kërkon koordinim të ngushtë dhe dialog mes të gjitha komuniteteve të përfshira.
    “Është e domosdoshme që këto projekte të pasqyrojnë vullnetin dhe nevojat e komuniteteve lokale”, është thënë në përgjigje.
    Ndërkohë, teksa punimet për ndërtimin e tyre filluan, prokurorët njoftuan se kishin autorizuar hetime, për shkak të dyshimeve për keqpërdorim të mundshëm të fondeve publike në procesin e lidhjes së kontratës me kompaninë përkatëse.
    Më 10 korrik, Prokuroria konfirmoi zyrtarisht se autorizoi Policinë e Kosovës për të hetuar mënyrën e lidhjes së kontratës për këtë projekt, por nuk ka ndarë të dhëna të tjera.
    Urat e reja po ndërtohen pranë urës kryesore mbi Ibër, e cila është pjesë e Marrëveshjes për Lirinë e Lëvizjes të arritur në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.
    Kjo urë është e njohur për përplasjet etnike pas luftës dhe për këtë arsye është nën mbikëqyrjen e forcave të KFOR-it.
    Ura kryesore është e hapur vetëm për këmbësorë, ndërsa Qeveria e Kosovës kishte paralajmëruar hapjen e saj për komunikacion në korrik të vitit të kaluar – gjë që pati shkaktuar tensione dhe reagime nga bashkësia ndërkombëtare.
    Kosova dhe Serbia ishin pajtuar që ura të hapej për qarkullim në vitin 2014, në kuadër të dialogut për normalizim të marrëdhënieve.
    Ishte paraparë revitalizimi i urës dhe largimi i të gjitha barrikadave të vendosura nga serbët lokalë.
    Në vitin 2016 u arrit marrëveshje për një plan të ri zbatimi, për të tejkaluar mosmarrëveshjet rreth interpretimeve të marrëveshjeve të mëparshme. Sipas këtij plani, ura duhej të hapej për komunikacion në janar të vitit 2017.
    Punimet për revitalizim përfunduan në qershor të vitit 2018, ndërsa ura – në të cilën janë investuar 1.5 milionë euro – nuk është hapur kurrë për automjete, por vetëm për këmbësorë./REL

  • VIDEO / Rama: Ura e Dragotit, një kryevepër inxhinierike mbi lumin Vjosa

    VIDEO / Rama: Ura e Dragotit, një kryevepër inxhinierike mbi lumin Vjosa

    Kryeministri Edi Rama e cilësoi Urën e Dragotit, si një nga veprat më të rëndësishme inxhinierike dhe historike të Shqipërisë.
    E ndërtuar në vitet 1930, kjo urë lidh Tepelenën me Përmetin, duke shërbyer si një nyje e rëndësishme infrastrukturore dhe një simbol i zhvillimit të jugut të vendit.
    “Një kryevepër inxhinierike që qëndron krenare mbi Vjosë,” shkroi Kryeministri në rrjetet sociale, duke theksuar vlerat historike dhe estetike të strukturës.
    Me arkitekturën e saj karakteristike dhe pozicionimin strategjik mbi lumin Vjosa, ura është jo vetëm funksionale, por edhe një pikë referimi për udhëtarët dhe vizitorët që eksplorojnë bukuritë natyrore të Parkut Kombëtar të Vjosës.
    Në një kohë kur zhvillimi i turizmit natyror dhe kulturor po merr gjithnjë e më shumë vëmendje, Ura e Dragotit mbetet dëshmi e një tradite ndërtimi që kombinon funksionin me hijeshinë arkitektonike.

  • Katër trupa të pajetë u gjetën në lumin Sena, arrestohet vrasësi i dyshuar në Paris

    Katër trupa të pajetë u gjetën në lumin Sena, arrestohet vrasësi i dyshuar në Paris

    Policia në Francë ka arrestuar një burrë nën dyshimin për vrasje, pasi në lumin Sena u zbuluan katër trupa të pajetë javën e kaluar.

    Një pasagjer në një tren të mërkurën e kaluar vuri re një trup që lundronte pranë bregut në periferi të Parisit, Choisy-le-Roi, dhe njoftoi policinë. Hetuesit gjetën më pas katër trupa që me sa duket kishin qenë në ujë për disa ditë.

    Sipas Le Parisien, viktimat ishin burra me prejardhje nga Afrika. Një hetim zbuloi se njëri prej burrave ishte mbytur, ndërsa tjetri tregonte shenja të lëndimeve të dhunshme, ndërsa nuk janë publikuar detaje rreth dy viktimave të tjera deri në këtë kohë.

    Hetuesit ende nuk kanë thënë nëse ka ndonjë lidhje midis viktimave, por i arrestuari dyshohet se ka kryer vrasje të shumëfishta duke përdorur metoda të ndryshme, njoftoi të mërkurën Zyra e Prokurorit të Shtetit.

    Sipas gazetës Le Parisien, i dyshuari është një 24-vjeçar i lindur në Algjeri.

  • Mister në Francë, gjenden në lumin Senë trupat e katër burrave, një i dyshuar po merret në pyetje

    Mister në Francë, gjenden në lumin Senë trupat e katër burrave, një i dyshuar po merret në pyetje

    Policia franceze arrestoi të mërkurën dhe po merr në pyetje një burrë për vrasje, pasi katër trupa u gjetën në lumin Sena javën e kaluar.

    I dyshuari po mbahet në Paris, raporton BBC. Policia nuk ka dhënë detaje rreth tij apo numrit të vrasjeve për të cilat po merret në pyetje. Trupi i parë u gjet më 13 gusht nga një kalimtar pranë një ure në Soisy-le-Roi, një periferi juglindore e Parisit. Më vonë atë ditë, policia, duke kontrolluar zonën, zbuloi tre trupa të tjerë të zhytur në ujë në një distancë të shkurtër.
    Trupi i parë me sa duket kishte qenë në ujë për një kohë të shkurtër. Ishte një burrë 40-vjeçar nga zona. Tre trupat e tjerë u gjetën në një fazë shumë të avancuar të dekompozimit dhe ka të ngjarë të kenë qenë në lumë për ditë të tëra.
    Prokurorët thonë se një nga viktimat ishte mbytur dhe një tjetër kishte lëndime serioze.
    Deri më tani, nuk ka prova që i lidhin viktimat me njëra-tjetrën. Është e mundur që ato të jenë hedhur në lumë në pika të ndryshme dhe të jenë sjellë poshtë rrjedhës së ujit deri te ura.

    Top Channel