Tag: lumin

  • Rriten prurjet në lumin Vjosa, niveli shkon në 8.3 metra

    Rriten prurjet në lumin Vjosa, niveli shkon në 8.3 metra

    Kronikë E Premte, 21 Nëntor 2025 20:22
    Këtë mbrëmje prurjet në lumin Vjosa kanë vijuar me intensitet të lartë. Shiriti matës i metrave që ndodhet në urën e vjetër të Mifolit është mbuluar totalisht, ç’ka tregon se niveli ka shkuar në 8.3 metra. Situata vijon të jetë në alert, për shkak se zona rrezikon. Rreziku vazhdon për përmbytjen e tokave të tjera bujqësore, si dhe shtëpive e njësive të biznesit. Niveli i Vjosës pak nga pak po mbulon dhe urën e vjetër të Mifolit duke u futur në pikën kritike. Uji i lumit po shkon në nivel maksimal dhe pritet që të kaloj argjinaturën e Vjosës në vijimësi, nëse prurjet do të jenë të larta.

  • Rama uron mirëmëngjesi dhe të diel të mbarë me tablonë e vjeshtës që pikturon ngjyrshëm Lumin e Shalës

    Rama uron mirëmëngjesi dhe të diel të mbarë me tablonë e vjeshtës që pikturon ngjyrshëm Lumin e Shalës

    Mirëmëngjesi i sotëm i Kryeministrit Rama vjen si një shpalosje e heshtur arti: një galeri fotografike që të zhyt në magjinë e Lumit të Shalës, në atë mrekulli të natyrës shqiptare ku vjeshta shfaqet si piktorja më e rafinuar e këtij vendi. Aty, mes ngjyrave që ndezin kodrat dhe zbukurojnë brigjet, lumi shtrihet e gjarpëron si një arterie jetësore, si një damar i kaltër që ushqen trupin e gjelbër të Alpeve.Këto foto nuk janë vetëm pamje, janë çaste të ngrira, frymëmarrje të kapura mes dritës e hijes, momente kur koha ndalet për t’i dhënë natyrës mundësinë të flasë me gjuhën e bukurisë. Në to, vjeshta shkëlqen si një ceremoni e ngjyrave: e kuqja e thellë që digjet në gjethe, okra që rrotullohet në çdo shkurre, e verdha që përhapet si dritë e brendshme, dhe mavija që lidhet me qiellin e kthjellët derisa krijojnë një simfoni qetësuese.

    Shkëlqimi i diellit prek sipërfaqen e ujit, gjethet e arta varen mbi shkëmbinj, dhe çdo gur merr ngjyrën e stinës, vishet me petkun e një romantike të butë, të thellë, të qetë. Është si një vallëzim i ngadaltë i natyrës që zhvishet nga e gjelbra e verës dhe stoliset me kostumin e ngrohtë të vjeshtës, duke e kthyer lumin dhe malet në një poezi të gjallë.Kjo galeri, ky mirëmëngjes, është më shumë sesa një përshëndetje vizuale, është një ftesë për të parë Shqipërinë siç është, siç rreh, siç merr frymë në ritmin e madhështisë së saj natyrore. Një kujtesë e butë se bukuria e këtij vendi nuk ka nevojë për fjalë; mjafton një dritë, një gjethe, një valë e Lumit të Shalës për të na rikujtuar se ky vend është një kartolinë e përhershme.

    Albert Vataj

  • U gjet e pajetë në lumin Shkumbin, policia identifikon viktimën: 55-vjeçarja ishte larguar nga një qendër sociale dhe…

    U gjet e pajetë në lumin Shkumbin, policia identifikon viktimën: 55-vjeçarja ishte larguar nga një qendër sociale dhe…

    Policia e Elbasanit ka identifikuar gruan që u gjet e pajetë në lumin Shkumbin.
    Elbasan/Informacion paraprakRreth orës 17:30, në lumin Shkumbin, është gjetur e pajetë, dyshohet e mbytur në lumë, shtetasja D. B., rreth 55 vjeçe.
    Kjo shtetase ishte e strehuar në një qendër sociale dhe vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ajo ishte larguar nga qendra rreth orës 15:00 të ditës së sotme.
    Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë me prova ligjore të rrethanave të ngjarjes.

  • U gjet e pajetë në lumin Shkumbin, identifikohet 55-vjeçarja në Elbasan, vuante nga problemet e shëndetit mendor

    U gjet e pajetë në lumin Shkumbin, identifikohet 55-vjeçarja në Elbasan, vuante nga problemet e shëndetit mendor

    Elbasan/Informacion paraprak
    Rreth orës 17:30, në lumin Shkumbin, është gjetur e pajetë, dyshohet e mbytur në lumë, shtetasja D. B., rreth 55 vjeçe.
    Kjo shtetase ishte e strehuar në një qendër sociale dhe vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ajo ishte larguar nga qendra rreth orës 15:00 të ditës së sotme.
    Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë me prova ligjore të rrethanave të ngjarjes.

    Top Channel

  • Identifikohet gruaja që u mbyt në lumin Shkumbin, detajet

    Identifikohet gruaja që u mbyt në lumin Shkumbin, detajet

    Policia ka identifikuar gruan e cila u gjet pasditen e kësaj të enjte e mbytur në lumin Shkumbin.
    Viktima është identifikuar si shtetasja me iniciale D. B, 55 vjeçe e cila ishte strehuar në një qendër sociale nga ku ishte larguar sot rreth orës 15:00.
    Dyshohet se ajo vuante nga probleme të shëndetit mendor.
    “Rreth orës 17:30, në lumin Shkumbin, është gjetur e pajetë, dyshohet e mbytur në lumë, shtetasja D. B., rreth 55 vjeçe. Kjo shtetase ishte e strehuar në një qendër sociale dhe vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ajo ishte larguar nga qendra rreth orës 15:00 të ditës së sotme”,- njofton Policia.

  • E rëndë në Elbasan/ Gjendet e mbytur në lumin Shkumbin

    E rëndë në Elbasan/ Gjendet e mbytur në lumin Shkumbin

    Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Elbasan, ku në lumin Shkumbin është gjetur e mbytur një grua rreth 40 vjeçe.
    Rreth orës 19:00, banorët e zonës së Krastës kanë njoftuar policinë pasi kanë vënë re trupin e një personi që lundronte në ujë. Menjëherë janë nisur në vendngjarje forcat e policisë, zjarrfikësit dhe palombarët, të cilët për shkak të errësirës e kanë pasur të vështirë ndërhyrjen.
    Pas disa minutash kërkimesh, trupi i gruas është nxjerrë nga lumi me ndihmën e 7 efektivëve zjarrfikës dhe 10 efektivëve të policisë.
    Viktima, e cila ende nuk është identifikuar, dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor. Trupi i saj është dërguar në morgun e Elbasanit, ndërsa deri tani asnjë familjar nuk është paraqitur për ta identifikuar.
    Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për vetëvrasje apo ndonjë shkak tjetër.

  • Ura historike mbi lumin Mat në rrezik shembjeje pas prurjeve të mëdha nga reshjet e fundit

    Ura historike mbi lumin Mat në rrezik shembjeje pas prurjeve të mëdha nga reshjet e fundit

    Ura e Zogut mbi lumin Mat, një nga monumentet më të rëndësishme të trashëgimisë sonë kulturore, vijon të përballet me rrezik serioz shembjeje.

    Ndërhyrja emergjente e realizuar në vitin 2024, e cila kishte për qëllim stabilizimin e strukturës, e ka mbajtur përkohësisht në këmbë këtë urë historike, por reshjet e fundit kanë përkeqësuar ndjeshëm gjendjen. Prurjet e mëdha të lumit kanë dëmtuar disa nga elementët mbajtës, ndërsa këmba veriore ka pësuar lëvizje të dukshme, duke rrezikuar qëndrueshmërinë e gjithë urës.
    Specialisti i trashëgimisë kulturore në Lezhë, Paulin Zefi, apelon për një ndërhyrje të menjëhershme dhe të plotë, për të shmangur humbjen e këtij monumenti të kategorisë së parë me rëndësi të veçantë historike dhe inxhinierike.
    Sipas tij, investimi prej 46 milionë lekësh i kryer një vit më parë kishte synim forcimin e njërës prej këmbëve të urës, e cila ishte fundosur mbi 2 metra në shtratin e lumit, por kjo masë rezultoi e pamjaftueshme për ta shpëtuar përfundimisht strukturën nga degradimi.
    Dëshira e banorëve dhe specialistëve është që kjo vepër, simbol i arkitekturës së periudhës së Zogut, të restaurohet tërësisht dhe t’i kthehet identitetit të saj të dikurshëm.

    Top Channel

  • Anija turistike shpërthen në flakë, evakuohen mbi 200 pushues në lumin Nil

    Anija turistike shpërthen në flakë, evakuohen mbi 200 pushues në lumin Nil

    Një anije turistike shpërtheu në flakë në lumin Nil, duke detyruar autoritetet të evakuonin mbi 200 pushues.

    Zjarri besohet të ketë shpërthyer në kuzhinën e anijes, teksa arsyet mbeten ende enigmatike.
    Flakët u përhapën në të gjithë mjetin lundrues dhe shkatërruan plotësisht kabinat, duke detyruar stafin të aktivizonte alarmin e emergjencës.
    Mediat e huaja raportojnë se anija u ankorua për të mundësuar evakuimin e rreth 220 turistëve, të kombësive të ndryshme.
    Procesi i evakuimit rezultoi i vështirë, pasi zjarri kishte shpërthyer në katin e poshtëm.
    “Ishte kaos. Njerëzit nuk dinin çfarë të bënin. Disa pasagjerë arritën të kalonin në vend të sigurt përmes kalimit, të tjerë nuk mund të dilnin as nga kabinat e tyre dhe përfundimisht u shpëtuan nga dy anije të vogla”, thuhet në deklaratat e dëshmitarëve.
    Turistët në bord po merrnin pjesë në ditën e parë të një lundrimi 12-ditor në lumin Nil.
     
     

    Top Channel

  • E lënë në “harresë” nga ARRSH/ Ura e Rubikut, rrezik i përditshëm mbi lumin Fan

    E lënë në “harresë” nga ARRSH/ Ura e Rubikut, rrezik i përditshëm mbi lumin Fan

    Në Rubik, ura që dikur bashkonte komunitete, sot ndan jetën nga rreziku. Çdo ditë, banorët kalojnë mbi një strukturë të rrënuar që mund të shembet mbi lumin Fan në çdo moment. Gropat, dëmtimet dhe kamionët e rëndë që kalojnë mbi të e kanë kthyer urën në simbol të neglizhencës institucionale. Ndërsa autoritetet premtojnë rikonstruksion me fondet e Bankës Botërore, qytetarët presin me frikë, duke kaluar mbi një urë që s’mban më as peshën e vet.
    E ndërtuar mes viteve 1986–1987, Ura e Rubikut në Mirditë është shndërruar sot në një rrezik të përditshëm për dhjetëra qytetarë që kalojnë mbi të për të hyrë në qytezën e tyre. Dikur simbol i lidhjes mes fshatrave dhe qytetit, sot ajo është kthyer në një kërcënim real për jetën e banorëve.
    “Janë hapur gropa të mëdha në mes të saj, dëmtimet duken me sy që nga këtu,” tregon njëri nga banorët që kalon çdo ditë mbi urë për të çuar fëmijët në shkollë.
    Një tjetër banor shton me shqetësim: “Duhet rregulluar, ka shumë vite që është kështu. Tani e kanë bërë edhe më keq kamionët që kalojnë shpesh mbi të.”
    Kjo urë, që lidh anën jugore të Rubikut me disa fshatra përreth, është nyja e vetme që i lidh banorët me Rrugën e Kombit. Por këmbët mbajtëse të strukturës kanë dalë në sipërfaqe, janë dëmtuar rëndë dhe janë anuar në disa pika, duke rrezikuar shembjen mbi lumin Fan. Mungesa e ujit në shtratin e lumit gjatë këtyre muajve e nxjerr edhe më në pah problemin, duke treguar qartë shkallën e dëmtimit.
    Për këtë çështje, ACQJ kontaktoi kryetarin e Bashkisë Mirditë, Albert Melyshi, i cili thotë se që prej marrjes së detyrës ka kërkuar inspektimin e disa urave në territorin e bashkisë, pasi sipas tij, ura e Rubikut nuk është e vetmja që paraqet rrezik.
    “Që në fillim kemi kërkuar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar vlerësimin teknik të urës. Pas disa insistimesh, gjashtë muaj më parë u zhvillua një dëgjesë me banorët mbi këtë problem. Por që prej asaj kohe, nuk kemi marrë asnjë sqarim se çfarë do të ndodhë më tej,” shprehet Melyshi.
    Pas komunikimit me Bashkinë, ACQJ iu drejtua për koment Autoritetit Rrugor Shqiptar, i cili konfirmoi se ura është përfshirë në një projekt të Bankës Botërore.
    “Ura e Rubikut do të rikonstruktohet në kuadër të projektit të Bankës Botërore. Aktualisht jemi në fazën e oponencës teknike dhe më pas do të vijojmë me fazën e prokurimit,” thuhet në përgjigjen të ARRSH-së.
    Megjithatë, banorët e zonës janë ende në pritje. Sipas tyre, premtimet janë dhënë shpesh, por asgjë konkrete nuk ka ndodhur. Ndërkohë, çdo ditë që kalon, ura dëmtohet më shumë.
    Kryetari i Bashkisë Mirditë thotë se nëse projekti nuk nis së shpejti, do të kërkojë zgjidhje alternative, pasi nuk mund të lejojë që banorët të rrezikojnë jetën në çdo kalim.
    “Do të shohim mundësi të tjera për t’i siguruar kalimin banorëve, por kjo situatë nuk mund të zgjasë më gjatë,” deklaron ai.
    Disa kohë më parë, një tjetër urë në zonë Ura e Milotit u mbyll për shkak të dëmtimeve, duke shkaktuar vështirësi në qarkullim, veçanërisht gjatë sezonit veror. Pas saj, aksi Pllanë–Rubik u përdor si rrugë alternative, dhe kështu Ura e Rubikut u shndërrua në nyjen kryesore të kalimit, e domosdoshme për të shmangur trafikun në zonë.
    Por gjendja e saj e sotme e bën këtë nyje gjithnjë e më të rrezikshme.
    Në Rubik, edhe ura për këmbësorë që përshkon lumin Fan, afër Kishës së Shën Premtes, është po ashtu në gjendje të rënduar. E ndërtuar që në vitin 1967, ajo ka pësuar dëmtime serioze dhe çdo ditë rrezikon jetët e banorëve që e kalojnë në këmbë për të shkuar në punë, në shkollë apo në qendër të qytetit.
    Ekspertët e infrastrukturës lokale rendisin disa shkaqe kryesore për dëmtimin e këtyre urave:1. Erozioni, si pasojë e keqmenaxhimit të shtratit të lumit Fan;2. Mungesa e riparimeve dhe mirëmbajtjes ndër vite;3. Lejimi i mjeteve të tonazhit të rëndë, sidomos kamionëve të gurorës që ndodhet pranë urës.
    Sipas banorëve, situata është përkeqësuar ndjeshëm në vitet e fundit. Kalimi i kamionëve të ngarkuar mbi një strukturë të amortizuar ka përshpejtuar dëmtimet, ndërsa mungesa e ndërhyrjes e ka lënë urën në mëshirë të kohës.
    Edhe pse autoritetet po shqyrtojnë projektin e restaurimit në bashkëpunim me Bankën Botërore, nevoja për ndërhyrje është e menjëhershme. Çdo ditë që kalon, rreziku për shembje shtohet, dhe bashkë me të frika e banorëve që e përdorin urën si rrugë për të hyrë e dalë nga Rubiku.
    Banorët e Rubikut e ndjejnë veten të lënë pas dore nga shteti dhe institucionet.Në këtë qytezë të vogël të Mirditës, ku shumë familje kanë zgjedhur të qëndrojnë përkundër emigrimit, një urë e sigurt është më shumë se një nevojë infrastrukturore është kusht për jetën e përditshme.
    Rikonstruksioni i saj nuk do të ishte thjesht një projekt ndërtimi, por një akt i domosdoshëm për sigurinë dhe dinjitetin e banorëve që kanë mbetur në Rubik, mes harresës dhe premtimeve që nuk po realizohen.
    / Denada Jushi – ACQJ – Albanian Center for Quality Journalism

  • Rrëshqiti aksidentalisht në Lumin Fan i Vogël/ Humb jetën 49-vjeçari në Mirditë

    Rrëshqiti aksidentalisht në Lumin Fan i Vogël/ Humb jetën 49-vjeçari në Mirditë

    Një ngjarje e rëndë është shënuar në Mirditë, ku një 49-vjeçar ka ndërruar jetë pasi ra në lumin Fan i Vogël. Incidenti u regjistrua një ditë më parë teksa viktima ishte duke u kthyer në shtëpi.
    “Më datë 20.10.2025, rreth orës 22:30, shtetasi M. K., 49 vjeç, banues në fshatin Ndërfushas, duke shkuar në banesën e tij, dyshohet se aksidentalisht ka rrëshqitur dhe ka rënë në lumin Fan i Vogël, ku si pasojë e mbytjes ka humbur jetën”, njoftoi sot policia.
    Materialet iu referuan Prokurorisë, për ngjarje aksidentale.