Tag: lumin

  • Ura e Matit do të hapet brenda këtij viti

    Ura e Matit do të hapet brenda këtij viti

    Ura mbi lumin Mat në rrugën nacioanale Lezhë-Milot pritet të hapet për qarkullimin e mjeteve brenda këtij viti. Prej një muaji ajo po i nënshtrohet rikonstruksionit dhe rreth 60% e punimeve ne bazamentin e saj janë kryer, megjithëse prurjet në shtratin e lumit kanë vështirësuar punën gjatë ditëve të fundit. Për rikonstruksionin dhe përforcimin e saj u akorduar një fond emergjente me vlerë 107 milionë lekë. Ura mbi lumin Mat është ndërtuar në vitin 1982 dhe ka një gjatësi prej 844 metër duke u konsideruar një prej urave më të gjata në vendin tonë.

  • Tragjedi: Gjendet e pajetë një grua në lumin Lumbardh

    Tragjedi: Gjendet e pajetë një grua në lumin Lumbardh

    Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të diel në komunën e Klinës, ku një grua është gjetur e mbytur në lumin Lumbardh. Ngjarja ka alarmuar banorët e zonës dhe ka vënë në lëvizje menjëherë strukturat policore dhe mjekësore.
    Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës për rajonin e Pejës. Sipas zëdhënësit të policisë, trupi i pajetë është lokalizuar rreth orës 13:30 në fshatin Grabanicë. Viktima është gjetur rreth 13 kilometra larg urës së fshatit, ndërsa ekipi mjekësor në vendngjarje ka konstatuar vdekjen.

    Po ashtu, policia ka bërë të ditur se familjarët e gruas e kishin raportuar zhdukjen mbrëmjen e së shtunës, pasi ajo ishte larguar nga shtëpia dhe nuk ishte kthyer. Kërkimet kanë vijuar gjatë natës dhe ditës së diel, derisa trupi është gjetur në lumin Lumbardh.

    Aktualisht, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Pritet që autopsia të përcaktojë shkakun e vdekjes dhe nëse bëhet fjalë për aksident, vetëvrasje apo ndonjë dyshim për veprim penal.

    Hetimet po zhvillohen nën drejtimin e prokurorit kompetent të Pejës

  • Ura e Matit, drejt hapjes/ 60 për qind e punimeve të rikonstruksionit, tashmë të përfunduara

    Ura e Matit, drejt hapjes/ 60 për qind e punimeve të rikonstruksionit, tashmë të përfunduara

    Ura mbi lumin Mat pranë Milotit pritet të hapet për qarkullimin e automjeteve brenda vitit.

    Prej një muaji ajo po i nënshtrohet rikonstruksionit.

    Rreth 60% e punimeve ne bazamentin e saj janë kryer megjithëse prurjet në shtratin e lumit kanë vështirësuar punën ditët e fundit.

    Për shkak të dëmeve të mëdha. gjatë sezonit veror specialistët vendosën bllokimin e qarkullimit në këtë urë që I shërben veriu të vendit.

    Ura mbi lumin Mat është ndërtuar në vitin 1982 dhe ka një gjatësi prej 844 metër duke u konsideruar një prej urave më të gjata.

  • Rrëshqitja e tokës në Peru fundos dy anije në lumin e Amazonës, vdesin 12 persona

    Rrëshqitja e tokës në Peru fundos dy anije në lumin e Amazonës, vdesin 12 persona

    Të paktën 12 persona kanë vdekur dhe 20 të tjerë kanë mbetur të plagosur pasi një rrëshqitje dheu në rajonin e Amazonës në Peru fundosi dy anije në lumin Ucayali, raporton Reutters.

    Dy persona mbeten të zhdukur, tha agjencia lokale e shëndetësisë Diresa Ucayali në mediat sociale, pas rrëshqitjes së dheut rreth orës 4:20 të mëngjesit sipas orës lokale në një zonë portuale të Iparias, e vendosur rreth 415 km në verilindje të kryeqytetit të Perusë, duke goditur dy anije që ishin në rrugën e tyre për në qytete të tjera në bregun e lumit.

    Agjencia shtetërore e lajmeve Andina tha se njësitë e policisë kombëtare dhe të marinës ishin dërguar me helikopterë për të ndihmuar në përpjekjet e shpëtimit.

    Një anije, Rapido Oriente, u zhyt plotësisht, ndërsa një tjetër, Deo Rigo, pësoi dëmtime serioze, raportojnë mediat lokale.

    Sipas raportimeve, Deo Rigo po udhëtonte nga një komunitet vendas i afërt dhe kishte ndaluar në Iparia që pasagjerët të zbrisnin kur ndodhi rrëshqitja e dheut, shtoi ajo.

  • Venecia i mbyll dyert Greta Thunberg, aktivistja gjobitet dhe ndalohet të hyjë

    Venecia i mbyll dyert Greta Thunberg, aktivistja gjobitet dhe ndalohet të hyjë

    Greta Thunberg dhe 35 aktivistë të grupit “Extinction Rebellion” janë ndaluar të hyjnë në Itali për 48 orë dhe janë gjobitur me nga 150 euro secili, pas një serie protestash ku lumenjtë, kanalet dhe shatërvanët në dhjetë qytete italiane u lyen me një ngjyrë të gjelbër të ndezur. Mes këtyre qyteteve ishte edhe Venecia, ku aktivistët ngjyrosën Kanalin e Madh, një prej pikave më ikonike të qytetit.
    Sipas grupit, ngjyra e përdorur ishte “plotësisht e biodegradueshme dhe miqësore me mjedisin”, ndërsa protesta u zhvillua me sloganin “Stop Ecocide”, në kuadër të aktiviteteve ndërkombëtare për samitin COP30 që do të mbahet në Brazil.
    Gjatë protestës në Venecia, ku mori pjesë edhe vetë Greta Thunberg, aktivistët marshuan pranë turistëve në Urën e famshme Rialto, duke tërhequr vëmendjen e madhe të mediave dhe kalimtarëve. Reagimi i autoriteteve italiane ishte i menjëhershëm.
    Luca Zaia, guvernatori i rajonit të Venetos, e dënoi ashpër veprimin duke e cilësuar si “shkelje të respektit ndaj qytetit dhe historisë sonë”. Sipas tij, edhe nëse substanca ishte e padëmshme, “një gjest i tillë mund të ketë pasoja për mjedisin dhe krijon precedent të rrezikshëm për zonat e mbrojtura”.
    Ngjyra e gjelbër u hodh në disa pika të tjera në Itali, përfshirë lumin Po në Torino, lumin Reno në Bolonjë, lumin Tara në Taranto, si dhe shatërvanë në Padova dhe Xhenova. Aksioni synonte të vinte në dukje urgjencën e krizës klimatike dhe kërkesën e aktivistëve që qeveritë të trajtojnë “ekocidin” si krim ndërkombëtar.
    Ndërkohë, ndalimi 48-orësh i hyrjes në Itali dhe gjobat janë parë nga mbështetësit e Greta Thunberg si masa të tepruara, ndërsa kritikët i konsiderojnë protestat si të dëmshme për trashëgiminë kulturore dhe mjedisore të qyteteve historike.

  • Po lundronin me kanoe në lumin Osum gjatë motit të keq, e pësojnë tre të rinjtë, shoqërohen në Polici

    Po lundronin me kanoe në lumin Osum gjatë motit të keq, e pësojnë tre të rinjtë, shoqërohen në Polici

    lumi Osum

    BERAT- Në Komisariatin e Policisë Berat janë shoqëruar 3 persona që janë futur në lumin Osum me kanoe gjatë motit të keq, duke rrezikuar jetën. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar shërbimet policore të ndalojnë menjëherë ata shtetas që, në këto kushte ekstreme, ku lumenjtë kanë prurje të mëdha, ushtrojnë aktivitete rafting, si dhe të sekuestrojnë mjetet e lundrimit.
    Njoftimi i policisë:
    Ndalim i menjëhershëm i atyre të rinjve që rrezikojnë jetën duke ushtruar aktivitete rafting në kushte ekstreme. Shoqërohen në Komisariatin e Policisë Berat 3 shtetas që janë futur në lumin Osum duke rrezikuar jetën.
    Policia e Shtetit, në të gjithë vendin, ka shtuar prezencën e saj, me qëllim ardhjen në ndihmë të banorëve në nevojë, në zonat e përfshira nga përmbytjet, të përdoruesve të rrugës, si dhe për të parandaluar aksidentet rrugore.
    Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar shërbimet policore të ndalojnë menjëherë ata shtetas që, në këto kushte ekstreme, ku lumenjtë kanë prurje të mëdha, ushtrojnë aktivitete rafting , si dhe të sekuestrojnë mjetet e lundrimit.
    Gjithashtu, Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të tregojnë kujdes të shtuar, të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe të zbatojnë udhëzimet e shërbimeve të Policisë Rrugore, pasi, si pasojë e motit të keq me reshje shiu, në disa akse rrugore ka prezencë uji apo edhe rënie inertesh./ZËRI

  • Seman del nga shtrati në Belinë – Përmbytet rruga Belinë–Kallm dhe puse nafte të Bankers Petroleum

    Seman del nga shtrati në Belinë – Përmbytet rruga Belinë–Kallm dhe puse nafte të Bankers Petroleum

    Screenshot

    Reshjet intensive të ditëve të fundit kanë shkaktuar rritje të ndjeshme të prurjeve në lumin Seman, duke sjellë probleme serioze në zonën e Belinës. Lumi ka dalë nga shtrati dhe ka përmbytur segmentin rrugor Belinë–Kallm, duke vështirësuar qarkullimin e banorëve dhe mjeteve.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Uji ka depërtuar gjithashtu në disa puse nafte të kompanisë “Bankers Petroleum”, të cilat ndodhen brenda perimetrit të argjinaturës së lumit. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Autoritetet lokale ndodhen në terren dhe po monitorojnë situatën në kohë reale. Janë marrë masa emergjente me eskavatorë për forcimin dhe rritjen e argjinaturës, me synimin për të ndaluar përhapjen e mëtejshme të ujërave.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Prurjet në Seman vijojnë të jenë të larta, kryesisht si pasojë e reshjeve të dendura dhe hapjes së portës së HEC-it të Moglicës, e cila ka rritur volumin e ujit në lumin Devoll. Devolli bashkohet me lumin Osum në territorin e Beratit, duke formuar Semanin, i cili aktualisht ka arritur në nivele kritike në zonat e ultësirës së tij.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Situata mbetet në monitorim të vazhdueshëm nga strukturat vendore dhe pritet përditësim i mëtejshëm në varësi të prurjeve dhe kushteve atmosferike.

  • Po lundronin me kanoe në lumin Osum gjatë motit të keq, ndalohen nga policia 3 aventurierët

    Po lundronin me kanoe në lumin Osum gjatë motit të keq, ndalohen nga policia 3 aventurierët

    Policia e Shtetit deklaron se është në gatishmëri të plotë për shkak të motit të keq dhe bën apel për kujdes për të gjithë përdoruesit e rrugës.
    Përmes një njoftimi zyrtar, blutë bëjnë me dije se në Komisariatin e Policisë Berat janë shoqëruar 3 shtetas që janë futur në lumin Osum me kanoe gjatë motit të keq, duke rrezikuar jetën.
    Policia e Shtetit, në të gjithë vendin, ka shtuar prezencën e saj, me qëllim ardhjen në ndihmë të banorëve në nevojë, në zonat e përfshira nga përmbytjet, të përdoruesve të rrugës, si dhe për të parandaluar aksidentet rrugore.
    Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar shërbimet policore të ndalojnë menjëherë ata shtetas që, në këto kushte ekstreme, ku lumenjtë kanë prurje të mëdha, ushtrojnë aktivitete rafting , si dhe të sekuestrojnë mjetet e lundrimit.

  • Katastrofë mjedisore në Fushë-Arrëz! “Beralb” ndot lumin Fan, tokat bujqësore dalin jashtë përdorimit

    Katastrofë mjedisore në Fushë-Arrëz! “Beralb” ndot lumin Fan, tokat bujqësore dalin jashtë përdorimit

    Në veri të vendit, në Fushë-Arrëz, “Piranjat“ udhëtojnë për të parë nga afër shkatërrimin që i është bërë lumit Fan nga shoqëria aksionere Beralb, një kompani që merret me përpunimin e bakrit, e cila operon prej shumë vitesh në territorin tonë. Aty ku bashkohet përroi i Micojit me lumin Fan i Vogël, është grykëderdha e ujit që vjen nga kompania Beralb, e cila me ndotjen që bën ka arritur deri aty sa t’i ndryshojë ngjyrën natyrale ujit, tokës dhe gurëve.
    Mirëpo kjo nuk është thjesht një ndotje lokale e cila mund të rehabilitohet, sepse Fani i Vogël derdhet në lumin Fan, ky i fundit bashkohet me lumin Mat duke u derdhur më pas në detin Adriatik. Është një ndotje mbi 80 km në vijë rrjedhëse, e cila shkaktohet nga kompania e përpunimit dhe pasurimit të bakrit, Beralb.
    Më datë 16 korrik 2025 gazetari Freard Rista është përpjekur të komunikojë me përfaqësues të kësaj firme të përbërë nga turq, izraelitë dhe kinezë, por askush nuk u paraqit në ambientet e jashtme të kompanisë. Edhe pas një shkrese zyrtare drejtuar firmës, nuk u dha asnjë përgjigje.
    Mirëpo shkeljet e kësaj firme kanë qenë të shumta ndër vite. Më datë 21 korrik 2025 Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit bën me dije se një vit më parë, më datë 16 janar 2024, ka kryer inspektime në terren dhe pas konstatimit të shkeljeve nga ana e kompanisë, ka aplikuar një gjobë me vlerë 100 milionë lekë të vjetra si dhe pezullimin e menjëhershëm të aktivitetit deri në marrjen e masave konkrete për instalimin e infrastrukturës së duhur, e cila do të parandalojë shkarkimet me ndotje në lumin Fan. IKMT konstatoi se subjekti në fjalë nuk dispononte leje të përdorimit të burimeve ujore apo të shkarkimit të ujërave, nuk ka pasur kontratë për menaxhimin e mbetjeve si dhe mbetjet e gjeneruara hidheshin në një ambient të hapur dhe të padiferencuara, në kundërshtim të plotë me ligjin “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve“.
    Një tjetër institucion që ka konstatuar shkelje të Beralb sh.a është edhe Agjencia Kombëtare e Mjedisit, e cila bëri me dije se ka kryer inspektime në terren në datat 8 dhe 9 korrik 2025. Inspektorët kanë konstatuar se firma Beralb shfrytëzon burimin ujor sipërfaqësor në lumin Fan pa lejet përkatëse nga organet kompetente. Gjithashtu kanë konstatuar se shkarkimet e ujërave pasi dalin nga impianti i pasurimit grumbullohen në disa vaska dekantimi, por jo të gjitha rrjedhjet grumbullohen në këto vaska duke u derdhur në dampën në afërsi të aktivitetit, më pas në një ndarje ujore dhe më pas me tubacione derdhen në lumë. Në proces-verbalin e mbajtur, inspektorët bëjnë me dije se subjekti nuk dispononte impiant trajtimi të ujërave teknologjike të dala nga procesi i pasurimit të bakrit, si dhe nuk ka pasur rrethimin perimetrik të disa pjesëve të zonës së ushtrimit të aktivitetit dhe tabelat sinjalizuese dhe orientuese.
    Lidhur me dëmin e shkaktuar nga kjo kompani që grumbullon miliona dollarë nga përpunimi i bakrit të nxjerrë nga minierat e Fushë-Arrëzit, “Piranjat“ komunikuan edhe me kryetarin e Bashkisë së Fushë-Arrëzit, i cili sqaroi se Bashkia është në kontakt të vazhdueshëm me CEO-n e kompanisë për vijimin e punës lidhur me minimizimin e ndotjes nga procesi i punës, duke pranuar se kjo gjë ka ndikuar negativisht te banorët e zonës, të cilët e përdorin ujin e lumit për tokat e tyre.
    Ai shtoi se ndotja është më e madhe muajt e verës, ndërsa zvogëlohet kur nis sezoni i reshjeve. Ndaj, për të kuptuar më shumë rreth dëmit që kjo veprimtari i shkakton banorëve të zonës, premtimet për investime të kompanisë, si dhe për nivelin e zbutur të ndotjes në periudha të ndryshme vjetore siç pretendoi kryetari, “Piranjat“ udhëtuan sërish në Fushë-Arrëz në muajin tetor, duke kuptuar diçka tepër të rëndësishme. Fatkeqësisht edhe në këtë periudhë kohe, pavarësisht prurjeve të shirave, niveli i ndotjes është mëse i dukshëm, për të mos thënë i pakthyeshëm. Lumi ka humbur krejtësisht ngjyrën natyrale, edhe gurët, edhe toka.
    Gjatë bisedave me gazetarin Freard Rista, shumë banorë të Fushë-Arrëzit u shprehën se lumi i ndotur me mbetje nga fabrika nuk u shërben më për tokat e tyre, dhe se këto të fundit kanë dalë jashtë përdorimit nga kontaminimi.
    “Te sistemi biologjik ndikon shumë. Ekspertizat biologjike që janë bërë lumit, në raste të veçanta s’ka pasur as njëqelizorë, jo të ketë një peshk apo të aksesohet për sezon turistik lumi”, shprehet kryetari i Bashkisë, Hil Curri.
    Nga ana tjetër, gjeologu Sazan Guri bën me dije se, në bazë të një studimi të kryer, është zbuluar se pH-i i ujit të lumit është në nivelin 2.5, tepër i ulët.
    “Njeriu e ka pH-in 7.3, edhe gjallesat sa ne e kanë 7.3, mund të pranohet deri në 6. Por e di se çfarë do të thotë pH 2.5? Duken 4.5 njësi, por është logaritmike ajo, 10 në fuqitë 10 në fuqitë 10 në fuqitë 10, shkon 100 mijë. 100 mijë herë më e ndotur se norma. Mirëpo kjo është ndotje në strukturën e ujit, nuk është se ndotet, kalon disa gurë dhe filtrohet. Janë metalet e rënda që e ndosin, që dalin nga përpunimi i mineralit të bakrit, janë sedimente në ngarkesë që mban uji në trup.
    Është katastrofë, jo thjesht një ndotje. Është ujë acid, e kthen tokën në tokë acide. E pasuron tokën me një rrjedhje minerare që kushedi sa mijë vjet do t’i duhen tokës të rigjenerohet. Ke të bësh me ndotje mjedisore, ke të bësh me jetë shëndetësore të banorëve. Ti merr një ndotje direkte nga uji nëntokësor, e merr nga bima, e merr nga qumështi i lopës. Është një kancer direkt në trupin dhe mendjen e njeriut“.
    /Piranjat/

  • Situata në alert, rriten prurjet në lumin Vjosa, niveli shkon në 8.3 metra

    Situata në alert, rriten prurjet në lumin Vjosa, niveli shkon në 8.3 metra

    Prurjet në lumin Vjosa kanë vijuar me intensitet të lartë këtë mbrëmje të ditës së premte.

    Bëhet me dije se shiriti matës i metrave që ndodhet në urën e vjetër të Mifolit është mbuluar totalisht, ç’ka tregon se niveli ka shkuar në 8.3 metra.

    Situata vazhdon të jetë në alert, për shkak se zona rrezikon. Rreziku vazhdon për përmbytjen e tokave të tjera bujqësore, si dhe shtëpive e njësive të biznesit.

    Ndërkohë niveli i Vjosës pak nga pak po mbulon dhe urën e vjetër të Mifolit duke u futur në pikën kritike.

    Uji i lumit po shkon në nivel maksimal dhe pritet që të kaloj argjinaturën e Vjosës në vijimësi, nëse prurjet do të jenë të larta.