Ekspozita “Ngjyra që fliste kur fjala heshti” e artistit Lulëzim Beqiri përmes veprave të krijuara para, gjatë dhe pas përndjekjes nga regjimi komunist, sjell një rrëfim personal mbi rezistencën, lirinë dhe ngjyrën që nuk u shua kurrë. Një ftesë për të reflektuar mbi artin si akt rezistence dhe kujtesën si akt publik. Ekspozita personale e artistit Lulëzim Beqiri u hap mbrëmjen e 22 korrikut “Tek Bunkeri” dhe vjen e kuruar nga Klaudia Fagu. Në ekspozitën që u hap “Tek Bunkeri” ishte i pranishëm dhe ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë Silvio Gonzato, i cili vlerësoi se programi “EU4Culture” nuk ka të bëjë vetëm me restaurimin e monumenteve, por edhe me kremtimin e jetës së artistëve.
“Të vësh drejtësi për ata që vuajtën brutalitetin e regjimit komunist ka të bëjë me rikthimin e shpresës, rikthimin e njerëzimit, por edhe me rikthimin e kreativitetit. Kur dy nga pikturat, të cilat ishin konfiskuar, iu rikthyen, Lulzim Beqiri gjeti një frymë të re në jetën e tij artistike. Jam krenar që shoh se “EU4Culture” nuk ka të bëjë vetëm me restaurimin e monumenteve. Ka të bëjë edhe me kremtimin e jetës së artistëve jashtëzakonisht të guximshëm si Lulzimi”, tha ambasadori i BE-së Silvio Gonzato ndër të tjera. Pjesë e aktivitetit “Tek Bunkeri” ishte edhe shfaqja e dokumentarit “Ngjyra në errësirë”. “Tek Bunkeri” në Tiranë zhvillohen herë pas here aktivitete të ndryshme, si shfaqje filmash, etj, ku në vijim ishte dhe ekspozita “Ngjyra që fliste kur fjala heshti” e artistit Lulëzim Beqiri.
Tag: lulëzim
-

“Ngjyra që fliste kur fjala heshti”, ekspozitë personale e artistit Lulëzim Beqiri
-

Thesaret e natyrës shqiptare, ekspozitë me 100 foto
Thesaret e natyrës shqiptare, kanë ardhur në parkun “Rinia” në Tiranë në formën e një ekspozite nga profesorë dhe ekspertë të mjedisit, të cilët përmes 100 fotografive paqyrojnë bukurinë dhe larminë e natyrës shqiptare.
Ekspozita përmban imazhe të ekosistemeve, bimëve dhe faunës endemike, të rralla si zambaku shqiptar, por edhe thellësia e Shpellës së Kabashit.
Sipas ekspertëve, qëllimi i kësaj ekspozite është ndërgjegjësimi për mbrojtjen e natyrës shqiptare.
Lulëzim Shuka, pedagog e botanist: Është koha që njerëzit duhet të kthejnë kokën, qeveritë duhet të kthejnë politikat drejt mbrojtjes së mjedisit. Në 100 foto, janë gati 30 bimë endemike, disa gjini shumë specifike, si ajo e shafranëve. Në mbyllje, kemi vendosur katër foto që vijnë nga shpella e Kabashit.
Abdulla Diku, ekspert mjedisi: Janë peisazhe të rralla të Shqipërisë që janë në proces intensiv zhvillimi dhe ndoshta është hera e fundit që i shohim të tilla, para se të tjetërsohen.
Veç dorës së njeriut ekspertët thonë se edhe ngrohja globale është një tjetër kërcënim për këto thesare të natyrës tonë.
Abdulla Diku, ekspert mjedisi: Shumë nga këto bimë apo peisazhe, ngrohja globale ka dhënë ato shenjat e parë, masivi i boronicave në Tropojë ka filluar të popullohet me specie pyjore, është një zhvendosje vertikale e bimësisë, që nuk ka qenë më parë.
Lulëzim Shuka, pedagog e botanist: Na rezulton se 14 liqene akullnajore që nuk ekzistojnë më, janë tharë, për shkak të mungesës së borës, por edhe avullimit të madh.
Këto bukuri natyror duhet të përdoren edhe për një turizëm të qëndrueshëm.
Abdulla Diku, ekspert mjedisi: Duke zbatuar parimin universal tashmë, që përdor gjithë bota, zhvillimit të qëndrueshëm, pra ta njohësh si aset natyror dhe pastaj të mundohesh ta gëzosh në gjenerata, pa e tjetërsuar.
Lulëzim Shuka, pedagog e botanist: Duhen marrë në mbrojtje një sërë shpellash në Shqipëri, janë thesare të paçmueshme të cilat kanë filluar po shkatërrohen nga njerëzit. Janë pasuri që duhen shfrytëzuar edhe për të nxjerrë ndonjë të ardhur.
Interesi i qytetarëve për të parë këtë ekspozitë ishte i madh jo vetëm nga qytetarët e Tiranës, por edhe të turistë të huaj.
Klan News -

Gjyqi për ‘Plumbin e Artë’/ Dumani: Suel Çela porositi atentatin ndaj Lulzim Mashës
Gjyqi për ‘Plumbin e Artë’ ka vijuar dhe ditën e sotme në GJKKO. Gjatë seancës së sotme gjyqësore, Dumani ka zbuluar njohjen e tij me Aleksandër Bahon, krahu i djathtë i Endrit Alibej. Më tej Dumani ka treguar dhe detaje nga atentati ndaj Lulzim Mashës, që sipas tij porositësi ka qenë Suel Çela, por shkakun nuk e di.
Ndrkoh q m tej i akuzuari Enver Diva hst prplasur me prokurort, duke i akuzuar ata për presion. Por prokurorët reaguan menjëherë duke sqaruar se nuk kanë bërë një kërkesë të tillë dhe se do ta verifikojnë pretendimin.Pjesë nga diskutimet:
Sokol Hazizaj: Për vrasjen e mbetur në tentativë të Lulëzim Mashës, cili ka qenë shkaku?
Nuredin Dumani: Porositësi ishte Suel Çela, shkakun nuk e di.
Sokol Hazizaj: Ka lidhje Arben Laze në tentativën e vrasjes së Lulëzim Mashës?
Nuredin Dumani: Arben Laze nuk ka lidhje fare me ngjarjen e Lulëzim Mashës. Njohjen e parë me Suel Çelën e kam patur në 2021 nga Fatmir Troplini. Aleksandër Bahon e njihja përpara Suel Çelës. Oti Kilën kam dashur ta godas, sepse sipas asaj që më tha Suel Çela ai ishte me Çapjat.
Enver Diva: A më paguajnë këta të mbyll gojën që të mos flas? Kam parë në televizor që duan të më fusin në regjimin 41-bis. E ka dhënë Top Channel.
Behar Dibra: Ne nuk kemi çuar asnjë kërkesë për 41-bis. Përpiqemi të mos shohim shumë televizor. Pretendimin do ta verifikojmë, por nuk ka asgjë të vërtetë deri tani.
Nuredin Dumani, një nga emrat më të përfolur në botën e krimit, u vu në pranga mbrëmjen e 29 marsit të vitit 2022 në Fier, pak pasi kishte marrë mjekim për plagosje në shpinë nga tre mjekë në një shtëpi private. Pas burgosjes, Dumani u bë bashkëpunëtor i drejtësisë dhe dëshmitë e tij kanë zbuluar disa nga ngjarjet më të rënda kriminale në vendin tonë. -

‘Plumbi i Artë’/ Nuredin Dumani tregon emrin e porositësit të atentatit ndaj Lulzim Mashës: Oti Kilën kam dashur ta godas, ishte me Çapjat
Në Gjykatën e Posaçme po vijon gjyqi për dosjen ‘Plumbi i Artë’, ku i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani vijon me rrëfimet e tij. I pyetur nga avokati Sokol Hazizaj, Dumani zbuloi njohjen e tij me Aleksandër Bahon, krahu i djathtë i Endrit Alibej.
“Aleksandër Bahon e njihja përpara Suel Çelës. Oti Kilën kam dashur ta godas, sepse sipas asaj që më tha Suel Çela ai ishte me Çapjat”, tha ai.
Sa i takon atentatit ndaj Lulëzim Mashës, drejtorit të shkollës private “Willson” në kryeqytetet në 2021, Dumani thotë se porositësi ishte Suel Çela, por shkakun thotë se nuk e di. Njohjen me Suel Çelën thotë se e ka pasur në vitin 2021, nga Fatmir Troplini.
Sokol Hazizaj: Për vrasjen e mbetur në tentativë të Lulëzim Mashës, cili ka qenë shkaku?
Dumani: Porositësi ishte Suel Çela, shkakun nuk e di.
Sokol Hazizaj: Ka lidhje Arben Laze në tentativën e vrasjes së Lulëzim Mashës?
Dumani: Arben Laze nuk ka lidhje fare me ngjarjen e Lulëzim Mashës. Njohjen e parë me Suel Çelën e kam patur në 2021 nga Fatmir Troplini.
I akuzuari Enver Diva iu drejtua prokurorëve me tone të larta, duke i akuzuar për presion:
“A më paguajnë këta të mbyll gojën që të mos flas? Kam parë në televizor që duan të më fusin në regjimin 41-bis. E ka dhënë Top Channel,” – u shpreh Diva.
Prokurorët reaguan menjëherë duke sqaruar se nuk kanë bërë një kërkesë të tillë dhe se do ta verifikojnë pretendimin.
“Ne nuk kemi çuar asnjë kërkesë për 41-bis. Përpiqemi të mos shohim shumë televizor. Pretendimin do ta verifikojmë, por nuk ka asgjë të vërtetë deri tani,” u përgjigjën ata. -

Nuredin Dumani “zbërthen” atentatin ndaj Lulëzim Mashës: Suel Çela më ofroi 200 mijë euro, punën ia dhashë…
Ka vijuar edhe sot dëshmia e të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani mbi dosjen “Plumbi i Artë”. Ai ka deklaruar se për vrasjen e Lulëzim Mashës është “kontraktuar” nga Suel Çela. Në seancë ai ka deklaruar se pagesa ishte 150 mijë euro, por se “punën” ia ka deleguar Henrik Hoxhës të cilit i ka dhënë fillimisht 10 mijë euro.
“Kur kam shkuar në Kosovë isha në kërkim, për Dorian Shkozën dhe Anxhelo Avdinë. Atje kam qëndruar deri natën që i ra Rusia Ukrainës. Henrikut i kam premtuar për vrasjen e Lulëzim Mashës 150 mijë euro. I dhashë 10 mijë euro si paradhënie”, tha ai.
Ndërkohë Henrik Hoxha ka deklaruar se porosia është marrë për djalin e Lulëzim Mashës.
“Nuk u gjend ai dhe pastaj shkoi porosia për Lulëzim Mashën, që ai të vinte tek varrimi. Porosia ishte nga sakati, Aleksandër Baho”, tha ai.Dumani ka vijuar me faktin se në aplikacionin “Matrix” ashtu si edhe në “Sky” ka mbajtur pseudonimet “Alkatraz”, “Covid19” dhe “Toto Rina”.
“Henrikut s’e mbaj mend si e kishte emrin në SKY, por unë ja kisha vënë “Baftjari”. Në Kosovë e kam takuar disa herë Aleksandër Bahon. Ka ardhur me makinat e veta, njëherë me një CLS, njëherë me një Audi A8. Ka ardhur edhe për qef në Kosovë, të takohej me mua. Porosinë për Lulëzim Mashën ma la dhënë Suel Cela. Më tha, që e ka për persona të tjerë. Përveç Celës për këtë vrasje kam folur me Aleksandër Bahon. Kontaktin me Suel Çelën ma ka dhënë Fatmir Troplini. Porosinë e Suelit e mora për interes, fillimisht për 150 mijë euro e pastaj për 200.Sueli nuk më ka treguar ndonjëherë për arsyen e kësaj porosie. Kur i tregova Henrikut, më tha që e njoh Lulzim Mashën dhe që është plak i mbaruar. Punën ja dhashë Henrikut.I kam dhënë disa mjete për këtë punë, një golf 4, dy armë, një “UZI” dhe një pistoletë 19mm”, tha ai.