Tag: lulet

  • Historia interesante, ja si u krijua kënga e famshme “Lulet e majit”

    Historia interesante, ja si u krijua kënga e famshme “Lulet e majit”

    Ndër vite kjo këngë është kënduar në Shkodër, Korçë dhe Gjakovë, e madje ka patur dilema për origjinën e saj. Por, në të vërtetë kënga e ka një autor dhe ky është kompozitori Pjerin Ashiku.

    Dikur, luhej në mbrëmjet e vallëzimit që organizoheshin në gjimnaz, në lulishtet popullore ndërsa gjatë verës çiftet pinin birrë, në dasmat tradicionale që gjithmonë gjenin një hapësirë që kabanë me klarinetë ta ndërprisnin dhe të fusnin “Lulet e majit”, ajo luhej gjithmonë dhe këndohej nën buzë, si një premtim për dashuri dhe besnikëri të përjetshme.

    Njerëzit ‘shkriheshin’ nën tingujt e kësaj muzike të embël, akujt e zemrës shkrimin dhe gjithçka bëhej më romantike dhe nostalgjike njëkohësisht. Nuk e teprojmë nëse themi se kjo këngë magjike u bë hymn i dashurive të asaj kohe.

    Ajo kishte marrë zemrat e të gjithëve dhe sidomos të shkodranëve. Po cila është historia e saj?

    Ku lindi ajo dhe si u përhap me aq shpejtësi në të gjithë vendin?

    Kënga lindi në Pijacën e Shkodrës, shëtitoren që përbën krenarinë e këtij qyteti, tempull i qytetarëve të saj, të cilët ndërtuan fatet e tyre në Pijacën e famshme.

    Pasi Pijaca ishte rruga ku hidheshin shikimet e para dhe shkëndijat e të rinjve ndizeshin. Në këtë Pjacë kanë lindur mijëra këngë nga kompozitorë të ndryshëm shkodranë.

    Aty, në Pijacë jetonte edhe kompozitori Pjerin Ashiku që përnatë dilte para atij që të gjithë e njihnin si “Dyqani i valutës”, duke përjetuar botën mistike të tingujve dhe melodive.

    Si përherë, në krah të tij qëndronin dy aktorë briliantë të humorit shkodran, Tano Banushi dhe Bik Pepa. Aty ai pa një vajzë që për kompozitorin, kishte një vend shumë të rëndësishëm, aq sa ai i kushtoi një këngë.

    Po kush ishte ky njeri që nxorri këtë këngë perlë e cila i ka rezistuar kohës për gjysmëshekulli dhe bëhet përditë më e dashur dhe më e kërkuar?

    Pjerin Ashiku lindi më 1926 në qytetin e Shkodrës, në një familje të vjetër dhe me tradita shkodrane. Familja e tij bënte pjesë në ato familje që kanë kultivuar kulturën në Shkodër. Kur ishte ende i vogël, i dhurojnë një kitarë dhe një fizarmonikë, të parat që kishin ardhur në Shkodër.

    Që në rini aktivizohet me orkestrën muzikore. Duke pa se ishte talent në muzikë, prindërit e fusin me marrë mësime muzike në violinë, por shumë shpejt u dallua si talent i lindur e shumë premtues në kitarë e fizarmonikë, instrumenta të cilat gjatë gjithë jetës do ta shoqëronin në krijimtarinë e tij muzikore.

    Shpejt u bë mik me artistët e qytetit, instrumentistë, kompozitorë, poetë dhe aktor. Por, për nevoja ekonomike ndërpret tërë aktivitetet muzikore dhe punon si punëtor në fabrikë duke drejtuar edhe trupën e Estradës, ku caktohet drejtues i saj. Me krijimin e Estradës së Shkodrës caktohet me orkestrën e saj.

    Krijoi parodi të shumta dhe kompozoi shumë këngë të paharrueshme që këndohen edhe sot, mbështetur kryesisht në motive popullore shkodrane.

    Krijimtaria e mirëfilltë muzikore e kompozitorit Pjerin Ashikut përfshin 140 këngë, e shumë parodi e intermexo muzikore.

    Këngët e tij janë kënduar me sukses në Dekadat e Majit si përshembull këngët “Një zog i vogël” dhe “Ermira” , ai ishte autor i këngëve si “Trotuari i qytetit tim”, “Çilma shtegun”, “Det e dashuri”, “Miri i vogël”, “Kukulla”, “Valbona”, etj. Shumë prej këngëve nuk iu njihej autorësia, megjithëse ishin këngë të Pjerin Ashikut. Ata bëheshin përnjëherësh të dashura për publikun dhe këndoheshin kudo.

    E tillë është kënga “Lulet e majit” e cila nisi si histori personale e dashurisë dhe përfundoi rrugëve të Korçës si serenatë. Duhet pranuar me gojë plot se Pjerin Ashiku është autori dhe kompozitori i këngës brilante “Lulja e Majit”, një nga perlat e muzikës shkodrane dhe shqiptare. Kënga mban të shënuar vitin 1954.

    Ka vite që muzikanti i talentuar shkodran është larguar nga kjo jetë, por ka lënë pas një krijimtari të jashtëzakonshme artistike.

    Duke dëgjuar këngën e tij të interpretuar nga këngëtarë të ndryshëm në vite por ndryshe nga versioni origjinal, Pjerin Ashiku në ditë e fundit kur ishte i shtrirë në shtrat dhe Tonin Tërshana i shkoi për vizitë i la amanet që ta këndonte ne versionin origjinal.

    “Lulet e majit” është më e bukura këngë e Pjerin Ashikut dhe ndër më të bukurat këngë të muzikës shqiptare.

    Tingujt e saj të vihen mbrapa dhe të shoqërojnë gjatë gjithë Pjacës së qytetit të Shkodrës, si hije të ëmbla./albanian.cri.cnObserverKult

    Lexo edhe:

    PJERIN ASHIKU: LULET E MAJIT (TEKSTI DHE KËNGA)

    Lulet e majit

    Një ditë t’bukur maji ty t’hetova,mshehë ndër gema t’shpeshta tek nji lule.Plot me andje n’zemër të kundrova,deri sa nji ditë n’dorë mu përkule.

    Por tashma je vyshkë për mue s’ke vlerë,fletë e tueja per mue ma s’kan’ erë.Nuk je lulja e bukur e ditës majit,por je lulja n’zemër time’ e vajit.

    Ishe ti ma e mira ndër të tjera,lule ‘ bukur, e vogël plot ngjyra.Pse fletë tueja lule’ i treti era,pse kaq shpejt n’pranverë ty t’ka ndrrue fëtyra?

    Por tashma je vyshkë për mue s’ke vlerë,fletë e tueja per mue ma s’kan’ erë.Nuk je lulja e bukur e ditës majit,por je lulja n’zemër time’ e vajit.

    Do t’kujtoj përherë moj lule e vyshkun,ndon’se gjindem larg tashma prej teje.Veç për ty do t’vuej n’zemër tuj heshtun,pse kujtim gjithmonë jeton pranë meje.

    Tekstin e këngës dhe videon mund ta shihni KËTU:

    ObserverKult

  • Sharl Bodler dhe “Lulet e së Keqes”, kur poezia shkonte në bankën e të akuzuarve

    Sharl Bodler dhe “Lulet e së Keqes”, kur poezia shkonte në bankën e të akuzuarve

    Nga Albert Vataj

    Bota e artit njeh shumë raste kur shpura e hakërruar e zemëratës puritane ka djegur me zjare e përndjekur me anatemë kryevepra dhe dishepuj. Bota krejt është ngjethur para këtyre gardianëve të moralit, por artistët kanë treguar me vepër dhe aktin sublim të krijimit t’i bëjnë ballë kësaj stuhie rrapëllitëse, një prej tyre ishte edhe Sharl Bodler.  Kryevepra e tij, “Lulet e së Keqes” u çua në bankën e të akuzuarve dhe u ndëshkua. Dënimi për përdorim fjalori të turpshëm si edhe fyerje të moralit publik i shkaktoi vëllimit poetik “Lulet e së Keqes” dhe autorit ë saj Sharl Bodler një  goditje anatemuese.

    Poeti Arthur Rimbaud thoshte për Bodlerin se “… ai qe vetë Perëndia!”, ndërkohë që gjykatësit e Napoleonit të III-të shihin te ai vetë Djallin dhe e dënuan të hiqte prej vëllimit “Lulet e së Keqes, gjashtë poezi, nënë akuzën se ato paraqisnin pamje të turpshme e fjalor të ndyrë, të cilat fyenin rendë moralin shoqëror. Pas kësaj, vetë Bodleri këmbënguli, protestoi duke kërkuar që libri, duhej gjykuar në tërësinë e tij dhe, jo në poezi të veçanta, se blasfemitë i drejtoheshin qiellit e jo Zotit, por më kot …

    Në fakt, procesi ndaj përmbledhjes së famshme “Lulet e së Keqes”, një nga kryeveprat e poezisë franceze dhe botërore, kish nisur dhjetë ditë pas botimit të tij të parë i cili doli në 1.300 ekzemplarë. Pikërisht më 5 korrik 1857, në një artikulli të gazetës “Le Figaro”, ndër të tjera, shkruhej se: “… është e palejueshme që, një person si autori i librit, i cili i ka kaluar të tridhjetat, të shkruajë një vepër të tillë monstruoze … Ka momente madje, kur mund të dyshohet edhe për vetë gjendjen e tij mendore…

    Kurrë s’kemi parë kaq shumë puthje e kafshime gjoksesh, kaq shumë demonë, djaj, kufoma, mace e krimba … Ky libër është një spital i hapur për çdo lloj idiotësie e fëlliqësie të shpirtit njerëzor“.

    Pas kësaj, Ministria e Brendëshme e hodhi librin në gjyq, ndërkohë, gazeta “Le Figaro” e vazhdoi edhe më tej fushatën kundër Bodlerit. Dhjetë ditë pas procesit, Viktor Hugo, që prej ishullit Guernesey ku ndodhej në egzil, në një letër drejtuar Bodlerit, ndër të tjera i shkruante:

    Më 1924 botuesit, të cilët kishin edhe të drejtën e autorit, publikuan për herë të parë edhe poezitë e dënuara, por libri u hoq përsëri nga qarkullimi. Vetëm 92 vjet më pas, më 31 maj 1949, Gjykata e Kasacionit në Paris e anuloi vendimin e procesit të zhvilluar më 1857, duke rehabilituar kështu për herë të parë dhe përfundimisht, të gjashtë Poezitë e Mallkuara. Nga 1864 deri më1865 gjashtë poema të vogla në prozë shfaqen në “Le Figaro” nën titullin “Le spleen de Paris”, ndjekur nga dy në “La Vieparisienne”, tre në “L’Artiste”. Në Belgjikë, ku shkon për t’u kuruar, një revistë i publikon poemën në prozë “Qentë e mirë”. Ndërsa më 1866 botohen 23 poezi të reja nën titullin “Mbeturinat”. Në fund të marsit Bodleri goditet nga një paralizë që i heq mundësinë për të folur. Dhe më 1867 pas transportit nga Belgjika, në një shtëpi mjekimi në Paris, Bodleri nuk jep shpresa për përmirësim dhe vdes më 31 Gusht pas një paralize që i rrëmbeu edhe fizikun edhe gojën.

    Nje rrefim per shpresat, enderrat, deshtimet dhe te keqen.  Lulet e se keqes tentojne te nxjerrin ekstraktin e se mires nga e keqja, bukurine nga fuqia malifike. Ndryshe nga letersia e meparshme qe merrte gjerat e bukra si pikenisje per te shkruar, Bodler deshiron qe paradokset dhe dualizmat te behen teme ate vepres se tij. Bodler ka thene se detyra e tij eshte te nxjerre te bukuren nga e keqja. Ne vellim ka kundervenie ndermjet kategorise estetike te se bukures qe ka per simbol lulet, dhe kategorise morale te se keqes qe ka per simbol satanin.

    Modernizmi qendron ne faktin se Bodler, ndryshe nga autoret klasike te cilet shkruajne per te bukuren si nje kategori sublime dhe te pacenueshme, shkruan per te duke e pare ne nje kendveshtrim te ri : Letersia duhet te evokoje edhe per anen absurde dhe paradoksale te jetes dhe te bukurise.

    Tituli jep disa shtresa kuptimore qe jane :

    Ato qe  e kane burimin te e keqja qe mbizoteron ne bote

    Lule te semura, qe semurin dhe ato qe I mbajne ere

    Lule qe kane lulezuar ne shpirtra te vdekur, qe I kane rrenjet tek fatkeqesite  e poetit.

    Ato tregojne te bukuren e se keqes, dhe te bukuren ne te keq.

    Bodler eshte poet I spleen-it dhe ideales perballe njera tjetres. Spleen-I I referohet nje gjendjeje merzie, te serte , me sakte cdo gje e keqe qe ka lidhje me boten : vdekja, vrasja, vetmia, deshperimi. Ne te kundert, idealja eshte transhendetja e spleen-it, aty ku ekziston dashuria dhe ndjenjat jane te shfaqura gjer ne ekstaze. Idelja arrihet nepermjet nje shkeputjeje nga realiteti nepermjet veres, opiumit, udhetimit, pasionit. Ajo nenkupton nje gjendje ku koha dhe vdekja s’kane vend. Ai pergjithesisht I referohet pasionit per te shfaqur kete ekstazi te ndjenjave, por papritur ne kete dualitet spleen-I shfaqet befas dhe spontanisht. Autori eshte gjithnje ne frike prej vdekjes, mbytjes se shpirtit te tij dhe mosrealizmit.

    Pamjet pariziene ai I sheh dhe si mahnitese , me horizonte  blu dhe simbole te tjera te tilla, por dhe si nje mit qe vazhdon ne ditet e somte. Parisi po ndryshon, koha po ndryshon. Ai niset qe nga antikiteti me figuren e Andromakes, dhe me simbole te tjera te se kaluares per te treguar se Parisi ka qene me I bukur dhe vlerat e tij do te ruhen nese vete qyteti ruhet I pandryshuar.

    Femra tek Bodler eshte objekt kryesor mbartes I simbolizmit. Ajo eshte nje ndermjetese e dy gjendjeve kontrastuese te siperpermendura. Ndersa ai rreshket duart ne floket e saj per te marre idealen, papritur e ndal dashurine duke menduar se nje dite kjo femer do te vdese, do te dekompozohet dhe do te puthe krimbat ne vendin e tij, dhe spleeni vjen…Femra sipas tij eshte nje engjell qe te fal kenaqesi, por dhe nje djall, burim I se keqes, eshte qenia qe na I mbush enderrat me terrin me te madh e me driten me te madhe. Puthja e saj eshte helmuese, dhe dashuria e saj e con jo afer zotit, por me afer Satanit.

    Simbolika e udhetimit ka te beje me rrugen e nejriut ne jete, linden dhe zhgenjimin nga realiteti, lindjen e spleen-it, dehjen me vere dhe opium, tundimin nga djalli, deshperimin dhe revolten e njeriut te vrare dhe se fundmi vdekjen e tij, pajtimin e fundit me veten dhe boten.Simbolika e Bodlerit synn perjetesine : Arti eshte I gjate, por koha eshte e shkurter”

    Poetika e Bodler-it evokon gjithashtu per vdekjen.Nje mundesi per dashuri mund te kthehet ne pikenisjen e vdekjes. Koha eshte armiku me I madh I njeriut , shtaza qe ka jete njeriu. Vampire, femra mostra . Vecimi I tij nga shoqeria, sidomos ajo e Parisit ku pozicionohet ngjarja, e con poetin ne nje vetmi te mterrshme, ne te cilen urohet te vije vdekja sa me shpejt.

    Persa i perket anes demoniake te vepres, Bodler sugjeron se njeriu dhe veprimet e tij kontrollohen nga Satani, dhe njeriu eshte thjesht nje mekanizem I tij, nje loder, nje monster me e nevertishme se cdo gje tjeter.

    Se fundmi, elemente horror dhe fantastike e shoqerojne poezine e tij, nisur nga macet e zeza , ne krimba etj ejt.Ai ka ndikim nga poetika e Edgar Poe, dhe ne nje far emenyre I perdor per te treguar se  cfare gjendjeje tmerri dhe te frikshme arrin te krijoje Spleen-I ne mendjen dhe psikologjine njerezore./ KultPlus.com

  • “Lulet e majit”, këngë e paharruar nga Redon Makashi (teksti dhe kënga)

    “Lulet e majit”, këngë e paharruar nga Redon Makashi (teksti dhe kënga)

    Këngën “Lulet e majit” e interpreton Redon Makashi

    Një ditë të bukur maji unë të takova,tek po rrije këputur në një lule.Lulet e majit për ty ëndërrova,lumturinë në shpirt veç ti ma prure

    Një ditë të bukur maji unë të takova,tek po rrije këputur në një lule.Lulet e majit për ty ëndërrova,lumturinë në shpirt veç ti ma solle.

    Por tani je vyshkur më s’ke erëlulet e tua për mua s’kanë vlerë.nuk je lule e bukur e ditës t’majit,por je lule e këngës time t’vajit.

    Nuk je lule e ditës time t’majit,por je lule e këngës time t’vajit.

    Më kujtohen ditët kur rinia,sa herë rrëmbehet ajo nga dashuria.Ishe e vogël atëherë ti vajza ime,s’mendoje tjetër veç për ëndërrime.

    Por tani je vyshkur më s’ke erë,lulet e tua për mua s’kanë vlerë.Nuk je lule e bukur e ditëve t’majit,por je lule e këngës time t’vajit.

    Nuk je lule e bukur e ditëve t’majit,por je lule e këngës time t’vajit.

    Por tani je vyshkur më s’ke erë,lulet e tua për ty s’kanë më vlerë.Do t’kujtoj përherë moj lulja ime,ndonëse je kaq larg ti zemrës sime.

    Do t’kujtoj përherë moj lulja ime,ndonëse je kaq larg ti zemres sime.

    Këngën mund ta dëgjoni duke klikuar KËTU

    ObserverKult

    ____________________

    Lexo edhe:

    Ç’BEZDI RECENSIONET!

  • Fjala e fundit

    Fjala e fundit

    Poezi nga Sylvia Plath

    Mua nuk më duhet një kuti e rëndomtë,më duhet një sarkofagMe lara tigri dhe me fytyrë sipër kapakut.I rrumbullt, si hëna që ta shihnin të gjithëç’përposh.Dua t’i shoh të gjithë ata, kur të vijnë,Duke depërtuar përmes gurëve memecë dhe rrënjëve.Tashmë i shoh, – fytyra të zbehta, të largëta,si yjet.Tanimë ata janë një hiç, madje as foshnja.I përfytyroj pa nëna e baballarë, si zotat e parë.Ata pyesin, në duhet t’isha vallë.

    Prej fundjavës sime duhet të ziesh reçel, siprej frutash!Pasqyra ime mbulohet mjegullishtë.Edhe një hukamë tjetër dhe në të nuk mbetetpasqyrim.Lulet dhe fytyrat lëbardhen asisoj, sa shndërrohennë çarçafë.

    Nuk ia kam besën. Ai zhduket, si avullNë ëndrra përmes vrimës së syve ose gojës.Unë nuk mund ta ndaloj.Një dite të bukur ai nuk do kthehet. Gjërat janësajuar tjetërsoj.Ata mbeten, madhështitë e tyre të vecklaTë ngrohura janë me përçikje të shpeshta.Kur më mërdhijnë këmbët,Syri blu i bruzit tim më ngroh.M’i jepni kotruvet e bakërta, jepuni kutive mepomadëTë shpleksin rreth meje lulet kundërmuese të natës.Ata do të më mbështjellin në fasha, ata do ta vënëzemrën timeNë një bohçe të pastër te këmbët e mia.Zor se do ta njoh veten. Ka me qenë errët.Dhe drita e këtyre vogëlimave është më e mrekulltse fytyra e Ishtar-it* ./KultPlus.com

  • Varri i kësaj vajze mbetet një nga misteret më të mëdha në histori, vdiq në vitin 1867 por…

    Varri i kësaj vajze mbetet një nga misteret më të mëdha në histori, vdiq në vitin 1867 por…

    Tragjedia papritur kishte goditur familjen e respektuar Valter në Freiburg të Gjermanisë në vitin 1867, kur Caroline, një vajzë  vetëm 16 vjeçe, vdiq pasi vuante nga tuberkulozi, shkruan portali viral.

    Familja u shkatërrua nga dhimbja, kurse motra e Caroline – Selma, kërkoi që mbi varr të bëhej një skulpturë e Karolinës e shtrirë në shtrat dhe e futur thellë në gjumë pas leximit. Monumenti ishte vendosur pranë murit të varrezave lokale, në një vend të qetë të mbuluar me bar dhe bimë të tjera.

    Pjesa e mistershme? Për 150 vitet e fundit, dikush lë lule nën skulpturën e gurit të një vajze të vdekur tragjikisht!

    Menjëherë pas funeralit së Karolinas, kur qirinjtë e varrimit veç filluan të shuhen, Selma filloi të konstatoj se dikush vazhdimisht sjell trëndafila të freskëta dhe i lë ato pranë skulpturës.

    Muajt dhe vitet kalonin dhe lulet gjithmonë shfaqeshin përsëri dhe përsëri. Portieri i varrezave nuk mund të ndihmonte në zgjidhjen e këtij misteri dhe historia u dëgjua në të gjithë Gjermaninë.

    Familja  tha se gjatë jetës Caroline nuk ka përmendur kurrë ndonjë djalë apo simpati, edhe pse ekzistone një mendim i përgjithshëm se lulet i kishte lënë ndonjë shpirt i dashuruar.

    Sidoqoftë të gjitha ata që pohonin këtë tashmë janë të ndjerë, por lulet e freskëta çdo mëngjes janë aty!

    Është vlerësuar se mbi 50.000 trëndafila deri më tani janë lënë në varrin e Caroline Valter, por kushdo që i sjell ato përgjithmonë ka mbetur mister.

  • Kur një mëngjes

    Kur një mëngjes

    Dritëro AgolliKur një mëngjes

    Do të jetë mëngjes e unë do të vi patjetër.Mbi xhaketën time do të kenë rënë petaleNga lulet e kumbullës së vjetër,Nga lulet e thanës së tharët.

    Ahere ti s’do të jesh zgjuar akoma.Une do të them emrin tënd në xhameDhe do të vërshëllej të dashurën këngën tonë:“Ti çele herët, moj bajame!”

    Do vërshëllej ngadalë-ngadalëE s’do prish gjumin tënd të bukur.Do bien mbi mua petaleE do ulet në sup një flutur…/KultPlus.com

  • “Lulet plastike” me Robert Ndrenikën, pas shfaqjes së filmit një diskutim dhe me autorin Ylljet Aliçka

    “Lulet plastike” me Robert Ndrenikën, pas shfaqjes së filmit një diskutim dhe me autorin Ylljet Aliçka

    Nga Juljana Vrapi
    Filmi “Lulet plastike” skenari i të cilit është ndërtuar mbi tregimin “Çifti” i shkruar nga vetë regjisori Ylljet Aliçka do të shfaqet këtë mbrëmje. COD sjell shfaqjen e filmit “Lulet plastike” nga Ylljet Aliçka, nën interpretimin brilant të aktorëve Robert Ndrenika dhe Zana Prifti. Pas filmit do të mbahet një diskutim me autorin dhe studiuesen Eris Dhamo mbi indiferencën, vetminë dhe ngrohtësinë njerëzore të moshës së tretë. Filmi artistik “Lulet plastike” shënoi premierën në vitin 2016, por këtë mbrëmje shfaqet për publikun. Filmi me skenar dhe regji nga Ylljet Aliçka përcjell mesazhe dhe si ka shprehur më herët vetë autori nuk është kurrë vonë dhe nuk ka asnjë vend në historinë njerëzore që nuk mund ta rigjejnë ngrohtësinë shpirtërore dy njerëz, qofshin të moshuar, nga fshati apo qyteti.
    Filmi “Lulet plastike” vjen me ndjenjën e vetmisë të një çifti të moshuar nga fshati, që vijnë në Tiranë me entuziazëm në një dasëm, ku janë të ftuar dhe nga kënaqësia e madhe që do të jenë aty dhe do të shoqërojnë krushqit  ndjejnë një vetmi, një ftohtësi nga gjithë komuniteti qytetar. Por nga ky mënjanim, krahas kësaj ndjesie vetmie fillon dhe rizbulimi i njëri-tjetrit. Skenari i këtij filmi është ndërtuar mbi tregimin “Çifti” i shkruar nga vetë regjisori Ylljet Aliçka, një rrëfim që si ka treguar dhe vetë më parë buron nga jeta reale. Aliçka ka shkruar skenarë të ndryshëm për filmat, por me “Lulet e plastike” ai erdhi për herë të parë dhe me rolin e regjisorit të filmit.
    “Lulet plastike” është një film me metrazh rreth 30 minuta. Xhirimet e filmit janë realizuar në Tiranë dhe në Shëngjergj. Veç aktorit të mirënjohur Robert Ndrenika dhe aktores Zana Prifti, në rolet e filmit janë edhe aktorët Gent Hazizi dhe Elia Zaharia. Filmi që do të shfaqet këtë mbrëmje në mjediset e Qendrës për Hapje dhe Dialog-COD që më pas për të pranishmit do të ketë dhe një bisedë me regjisorin dhe studiuesen Ersi Dhamo është në vijim dhe të tjerë filmave, që janë shfaqur në këto mjedise në vijim të aktiviteteve dhe veprimtarive të ndryshme artistike dhe kulturore.
    Filmi rrugëtim edhe në festivale
    Filmi me metrazh të shkurtër “Lulet plastike” me regji nga Ylljet Aliçka një projekt i financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë ka qenë pjesëmarrës në festivale të ndryshme, ku në festivalin ndërkombëtar të filmit të shkurtër “Korça Short Film Fest” në Korçë në vitin 2018 u vlerësua si “Filmi më i mirë i shkurtër shqiptar”, ndërsa në festivale ndërkombëtare përmendim  dhe “Eastern Neighbours Film Festival” në Hagë apo dhe konkurrimin në edicionin e 8-të të NYC Independent Film Festival. Ylljet Aliçka ka studiuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës. Mban titullin Profesor dhe gradën Doktor. Si autor, librat e tij përkthyer gjithashtu në gjuhën frënge, italiane, angleze, norvegjeze, çeke, polake dhe gjermane. Ka shkruar edhe disa skenarë filmash, njëri prej të cilëve “Parullat me gurë”. Është laureat i disa çmimeve letrare e kinematografike brenda dhe jashtë vendit.

  • 6 Fakte Zbavitëse Rreth Manushaqeve

    6 Fakte Zbavitëse Rreth Manushaqeve

    Manushaqet janë lulet që lulëozjnë në muajin shkurt. Ato simbolizojnë besnikërinë dhe janë dhurata e përsosur për të lindurit e këtij muaji.

    Megjithatë, këto lule janë shumë më tepër sesa thjesht lule aromatike.  AgorWeb.org ju njeh më poshtë me 6 fakte argëtuese për këtë lule kaq të bukur dhe interesante.

    Ka qindra lloje të ndryshme.

    Ekzistojnë rreth 400 – 500 lloje manushaqesh, të cilat gjenden në dhjetëra vende në mbarë botën.

    Lloji më i zakonshëm është Manushaqja Blu ose Viola sororia dhe njihen për aromën e tyre unike.

    Manushaqet janë kultivuar gjersisht në Greqinë e lashtë.

    Ato janë kultivuar dhe përdorur me shekuj që në Greqinë e Lashtë në 500 pes, nëse jo edhe më herët.

    Grekët e përdornin lulen në verërat, ushqimet dhe ilaçet e tyre dhe në fakt e donin aq shumë sa manushaqja u bë simboli i Athinës.

    Shumica e manushaqeve përshtaten me mjedisin ku mbillen.

    Edhe pse shumica e manushaqeve preferojnë zona me hije, të freskëta dhe me tokë të lagësht, ato janë të afta për t’u përshtatur me shumicën kushteve e mjedisore ku mbillen.

    Kjo për shkak se lulet rriten në klima dhe habitate të ndryshme në mbarë botën, duke përfshirë pyjet, shkretëtirat dhe kënetat.

    Përjashtim bëjnë vetëm manushaqet afrikane, të cilat preferojnë mjedise të ngrohta dhe të lagështa.

    Janë simbol i shtetit të Illinoisit, Shba.

    Në vitin 1907, nxënësit e shkollave të Illinoisit votuan dhe zgjodhën manushaqen dhe lisin vendas si simbole të shetetit të tyre.

    Ekzistojnë tetë lloje të ndryshme manushqesh në Illinois, ku më e zakonshmja është Viola sororia.

    Ishte lulja e preferuar e Napoleon Bonapartit.

    Ushtaraku famëkeq francez dhe perandori Napoleon Bonaparte ishte i mahnitur nga këto lule.

    Ai i përdori ato për të mbuluar varrin e gruas së tij Josephine kur ajo vdiq në 1814.

    Mbështetësit e Bonapartit madje përdorën manushaqen për të përcaktuar nëse dikush ishte besnik ndaj tij, duke i pyetur nëse u pëlqenin lulet dhe vetëm një përgjigje pozivite, konsiderohej një shenjë besnikërie.

    Manushaqet kanë disa vlera ushqyese.

    Ajo që shumë njerëz nuk dinë për lulet e ngrënshme është se ato janë në të vërtetë mjaft ushqyese.

    Petalet dhe kërcejt e manushaqes përmbajnë sasi të larta të vitaminës C, një antioksidant që mund të përmirësojë sistemin imunitar dhe shëndetin e përgjithshëm. Në fakt, lulja ka më shumë vitaminë C se shumica e perimeve të tjera./AgroWeb.org

  • Për Dekorimin e Shtëpisë – Si të Zgjidhni Lulet dhe Bimët për Çdo Ambient

    Për Dekorimin e Shtëpisë – Si të Zgjidhni Lulet dhe Bimët për Çdo Ambient

    Një nga proceset më të preferuara të dekorimit të shtëpisë, janë detajet.

    Janë pikërisht prekjet e vogla të cilat shpesh bëjnë diferencën e mund t’ju bëjnë të ndiheni sikur po jetoni në një shtëpi të re.
    Ky proces mjaft interesant ka hiletë e veta të vogla të cilat e bëjnë të gjithin shumë më të lehtë e të kënaqshëm për ju.
    Në këtë artikull nga AgroWeb.org do ju rendisim disa prej tyre dhe secilën bimë për çdo ambient të shtëpisë tuaj.
    Për korridorin dhe banjon
    Në përgjithësi korridorët apo sipërfaqet e ngushta e të gjata nuk kanë shumë ndircim.
    Kjo për shkak të pozicionit të tyre në shtëpi e sidomos nëse bëhet fjalë për apartamente.
    Kështu bëhen automatikisht sipërfaqe të papërshtatshme për të rritur lule, por jo gjithnjë kjo është e vërtetë.
    Mjafton të zgjidhni lulet e duhura dhe korridori juaj do të lulëzojë përgjatë gjithë vitit.
    Alternativa e parë është lulja bromeliads, lule shpata dhe calatheas, një lloj fikusi.
    Këto lule nuk kanë nevojë për shumë dritë dhe ujë ndaj mund t’i vendosni në hapsirën e korridorit në shtëpinë tuaj.
    Një tjetër ambient ku drita është e pakët janë banjot të cilat megjithëse mund të mos jeni mësuar t’i dekoroni me lule, mund të filloni ta bëni tani.
    Kjo hapësirë e shtëpisë meriton të jetë po aq e këndëshme sa gjithë të tjerat, prandaj drejtohuni tek lulet.
    Kështu ju sugjerojmë të vendosni orkide apo një lloj zambaku të quajtur anthuriums
    Një zgjidhje tjetër shumë komode është edhe përdorimi i luleve artificiale.
    Sidomos nëse ambienti që do të dekoroni ka mungesë të theksuar të dritës dhe lulet kanë tendencën të thahen.
    Kuzhina
    Në kuzhinë ku ndodhet edhe qendra e shtëpisë, mund të rrisni gjithçfarë lulesh.
    Por ne do ju sugjerojmë të rrisni barishtet të cilat mund t’i përdorni edhe për gatim.
    Këtu futen erëzat e freskëta si borziloku, majdanozi, mentja, nenenxhiku, rozmarina apo qepa e njomë.
    Për të qenë në gjendje sa më të mirë është e rëndësishme që këto bimë të marrim sa më shumë dritë.
    Prandaj vendosini buzë dritares së kuzhinës tuaj.
    Dhoma e ndjenjes
    Këto ambiente gjithashtu janë të mbushura me dritë dhe dritare të mëdha.
    Një nga ambientet ideale per lulet dhe dekorin.
    Mbusheni shtëpinë tuaj me ngjyra duke mbajtur këto lule të ndryshme si gerberat, trëndafilat, zambakët apo të tjera shumngjyrëshe.
    Ballkoni
    Nëse keni ndonjë tarracë të vogël apo ballkon, sigurohuni ta mbushni atë me vazo të ndryshme lulesh.
    Kjo hapsirë zakonisht është më natyrale dhe e përshtatshme për lulet pasi ofron të gjithë mjedisin e nevojshëm për t’u rritur.
    Megjithatë duhet të keni parasysh të zgjidhni lule të cilat durojnë diellin dhe shiun në varësi të vendit ku jetoni.
    Kështu për mjedise të jashtme, tekomandohen luleborët, lavanda, luledelet apo begoniat.
    Gjithësesi kini parasysh të vlerësoni edhe kushtet atmosferike të vendit ku jetoni para se të mbilni lulet jashtë./AgroWeb.org

  • Lulet e Brokolit, Surprizat e një Perimeje Plot Vlera

    Lulet e Brokolit, Surprizat e një Perimeje Plot Vlera

    Brokoli është një perime që rritet mirë gjatë periudhave të freskëta të vitit. Brokoli i përket familjes së kultivarëve Brassica oleracea, që përfshin lakrën, lakrën e vogël, lulelakrën dhe barishte të tjera.

    Formimi i tufëzave të brokolit në qendër të bimës shënon momentin kur ju duhet të përkujdeseni rregullisht për rritjen e saj.
    Brokoli mblidhet kur sythet e lules janë akoma të mbyllura. Kur petalet e lules së brokolit nisin të marrin nuancë të verdhë, atëherë prijeni brokolin nga kërcelli menjëherë, pavarësisht madhësisë, pasi ky është momenti i fundit për të përfituar perimen e brokolit.
    Nëse lulet çelin, atëherë lakra e brokolit do të shpërhapet dhe perimja nuk do ta ketë formën e saj tradicionale.
    Shpesh ndodh që bima futet në periudhën e lulëzimit më herët se zakonisht. Kjo vjen për shkak të mangësive në ujitje dhe përkujdesje.
    Në rastin e brokolit, një perime që dashuron freskinë, lulëzimi i hershëm nënkupton se bima është mbajtur në temperatura të ngrohta.
    Në vendet me klimë të ngrohtë, farat e brokolit mbillen në vjeshtë, në mënyrë që të çelin gjatë dimrit ose në fillim të pranverës.
    Mënyra më e mirë për të parandaluar çeljen e luleve të brokolit është të ruani temperaturën në tokën e mbjellë.
    Nëse e mbillni brokolin në mot të ngrohtë, atëherë sigurohuni ta ujisni në mënyrë të përsëritur. Uji i ftohtë do ta ruajë temperaturën e tokës dhe do të ndalojë lulëzimin e parakohshëm të bimës.
    Lulet ngjyrëverdhë të brokolit janë të ngrënshme dhe të shijshme. Ato mund të hahen të freskëta ose të gatuara.
    Këto lule përdoren jo vetëm për garniturë por edhe përfshihen në sallatë falë vlerave të tyre ushqimore.
    Lulet e çelura plotësisht të brokolit do të fishken gjatë zierjes, por lulet pjesërisht të çelura e ruajnë formën e tyre.
    Aroma dhe shija e këtyre luleve është goxha e kënaqshme dhe e kërkuar, madje në shumë tregje, ato shiten në sektorin e barishteve të veçanta dhe delikate.
    Kultivarët më të përhapur të brokolit janë tre. Kultivari më i përdorur është ai Kalabrez që ka marrë emrin nga Kalabria e Italisë.
    Tufat e tij janë të mëdha dhe kërcenjtë të trashë. Ky kultivar prodhohet në temperaturë të ftohtë. Kultivari i dytë është ai me tufëza të shumta e të vogla dhe me shumë kërcenj të hollë.
    Lulelakra ngjyrë vjollcë është një nënkultivar i brokolit që ka tufëza shumë më të vogla. Shpesh ndodh që majat e tufëzave kanë ngjyrë vjollcë./AgroWeb.org