Tre ngarkesa me luleshtrydhe të importuara nga Greqia në vendin tonë kanë rezultuar të kontaminuara me pesticide. Shqetësimi u përcoll nga RASFF, sistemi i alarmit të shpejtë për ushqimin i Komisionit Europian, për tre ngarkesat me luleshtrydhe që janë importuar në vendin tonë.
Një ngarkesë ka mbërritur në Shqipëri më datë 1 prill, ku bazuar në kontrollet të kryera nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në terren, ka rezultuar se produkti Luleshtrydhe i importuar nga Greqia, pas analizimit është konstatuar me praninë e mbetjes së pesticidit Clofentezine gjë që përbën risk për shëndetin e njeriut.
Ngarkesa tjetër ka mbërritur në vendin tonë më 17 mars dhe pas analizave luleshtrydhet kanë rezultuar me praninë e mbetjes së pesticideve Cyprodinil, Avermectin Bla dhe Fludioxonil, me risk për shëndetin e njeriut.
Një tjetër ngarkesë me luleshtrydhe të kontaminuara me pesticide është kapur më 05 mars dhe pas analizimit është konstatuar me praninë e mbetjes së pesticidit, Hexythiazox me risk për shëndetin e njeriut. Të tre ngarkesat kanë ardhur në Shqipëri dhe AKU njofton se u sinjalizuan nga RASFF.
Në faqen zyrtare të AKU thuhet se janë njoftuar subjektet të kthejnë pas produktin nëse ende e kanë në gjendje, por nuk jepen informacione se sa është ngarkesa që është shpërndarë në subjekte dhe sa mund të kenë konsumuar qytetarët.
Tag: luleshtrydhe
-

Tre ngarkesa me luleshtrydhe të importuara nga Greqia rezultojnë me pesticide, alarmi nga sistemi europian RASFF
-

Pas filetove me salmonelë, në treg shiten luleshtrydhe me pesticide, asnjë ndalesë nga AKU
Një tjetër skandal me frutat e importuara nga jashtë ka ndodhur në Shqipëri. Ndryshe nga mishi i pules me salmonelë, te mandarinat dhe specat me pesticide, ketë herë janë shfaqur dhe luleshtrydhet me pesticide të rrezikshme.
OraNews shkruan se një sasi luleshtrydhesh të importuara nga Greqia me importues “Geri shpk” dhe aktivitet “Magazinë fruta-perime”, kanë dalë me pesticidin Hexythiazox. Ky lloj pesticidi konsiderohet i rrezikshëm për shëndetin e njeriut.
Pas analisave të ISUV, AKU ka dalë në terren, për të hequr nga tregu këto lloj luleshtrydhesh, por pa sukses. Sepse e gjithë ngarkesa me luleshtrydhe, e impo0rtuar nga Greqia është shitur dhe rrjedhimisht është konsumuar nga familjarët dhe qytetarët që i kanë blerë.
Sipas rregullave që duhet të zbatohet për çdo produkt që importohet nga jashtë, deri në daljen e analizave, ky lloj produkti duhet që të qëndrojë i bllokuar. Por siç ka ndodhur dhe me rastin e filetove të pulës dhe me luleshtrydhet e njëjta procedurë është ndjekur. Nuk ka qëndruar e bllokuar asnjë ditë, por është nxjerrë për shitje. -

Luleshtrydhet e Deformuara – A Janë të Ngrënshme?
Shpesh konsumatorët enden nëpër tregjet e frutave dhe perimeve për të blerë luleshtrydhe. Por prisni, ka diçka të çuditshme që ju tërheq syrin.
Shikoni luleshtrydhet e rregullta por me çmime të afishuara jo aq të lira dhe pranë tyre shihni luleshtrydhe të çuditshme që shiten me gjysmë apo edhe çerek çmimi.
A janë luleshtrydhe të mira apo të dëmshme? Pse luleshtrydhet janë të deformuara dhe çfarë duhet të dini për këtë? Lexoni nga AgroWeb.org për të gjetur se çfarë shkakton luleshtrydhe të deformuara dhe nëse është e sigurt të mund t’i konsumoni këto luleshtrydhet në formë të pazakontë.
Para së gjithash, nëse ndeshni luleshtrydhet me pamje të çuditshme dhe të deformuara, pamja e tyre nuk do të thotë se janë të pangrënshme. Aq e vërtetë është kjo sa mjaft konsumatorë i preferojnë pasi mendojnë se deformimi ka ardhur pasi tek luleshtrydhet nuk janë aplikuar kimikate dhe substanca të dëmshme që garantojnë bukurinë e pamjes së frutit në dëm të cilësisë të luleshtrydhes.
Ekzistojnë disa arsye për deformimin e disa prodhimeve të luleshtrydheve në bazë të këshillave të ekspertëve agronomë
Pjalmim i dobët i luleve të luleshtrydheve. Arsyeja e parë është më e mundshmja nga të tëra dhe ka të bëjë me mungesën e pjalmimit të plotë të bimës. Kjo mund të dallohet kundrejt llojeve të tjera të deformimit nga frutat që kanë madhësi të ndryshueshme të farës.
Farat e mëdha janë të pjalmuara ndërsa farërat e vogla nuk arrijnë ta kryejnë procesin. Kjo ndodh më shpesh në pranverë kur moti i ftohtë dhe mbulesat që aplikohen në formën e mbulimit të rreshtit nga ngricat nuk lejojnë aktivitetin e plotë dhe funksional të bletëve për pjalmimin e luleve.
Dëmtimi nga ngricat. Krahas mungesës së pjalmimeve ka edhe një arsye tjetër madhore për luleshtrydhet e dëmtuara, që është si pasojë e ngricave të forta si të dimrit që lamë pas. Nëse luleshtrydhet nuk kanë pasur mbrojtjen e duhur nga ngricat, kjo direkt mund të shkaktojë deformime.
Mangësi në vlerat e tokës ushqyese. Ashtu si të gjitha bimët, luleshtrydhet kanë nevojë për ushqyes. Boroni është një nga mineralet ushqyese në tokë, që i duhet patjetër luleshtrydheve për të prodhuar fruta të mira. Mungesa e boronit shkaktohet nga kullimi i tepërt i tokave. Kur minerali i boronit nuk është i pranishëm në sasitë e duhura, shenjat më të dukshmet janë frutat e deformuar, gjethet asimetrike dhe rrënjë ë dëmtuara.
Dëmtimet insekteve. Së fundi, një tjetër arsye për deformimin e luleshtrydheve janë insektet që ushqehen me bimët. Në të vërtetë, kjo është me tepër një legjendë pasi insektet nuk deformojnë frutin, por arrijnë të nxijnë pjesën ku fruti bashkohet me kërcellin e bimës./AgroWeb.org