Tag: luleshtrydhe

  • Cakran – 1.2 hektarë sera me luleshtrydhe të dëmtuara nga moti i keq në Buzmadh, fermerët kërkojnë ndihmë nga institucionet

    Cakran – 1.2 hektarë sera me luleshtrydhe të dëmtuara nga moti i keq në Buzmadh, fermerët kërkojnë ndihmë nga institucionet

    Përkeqësimi i kushteve të motit ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në fshatin Buzmadh të njësisë administrative Cakran, ku rreth 1.2 hektarë sera të mbjella me luleshtrydhe janë shkatërruar nga stuhia e fortë.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Sipas fermerëve të zonës, serat e dëmtuara përbëjnë kulturën kryesore bujqësore dhe bazën e të ardhurave për familjet e tyre. Ata thonë se goditja e fundit i ka vënë përballë një situate të vështirë ekonomike, pasi investimet për ngritjen dhe mirëmbajtjen e serrave janë të larta, ndërsa dëmet janë të mëdha. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Fermerët shprehen se dëmshpërblimet kanë qenë një histori e hidhur, pasi prej vitesh nuk kanë përfituar asnjë ndihmë pavarësisht fatkeqësive të përsëritura natyrore në këtë zonë. Ata i bëjnë apel institucioneve përgjegjëse të ndërhyjnë sa më parë dhe të japin mbështetje konkrete, në mënyrë që të mund të përballojnë pasojat e motit të keq dhe të vijojnë aktivitetin bujqësor.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Banorët kërkojnë verifikim të menjëhershëm të dëmeve dhe një proces të drejtë dëmshpërblimi, në mënyrë që situata të mos e dëmtojë më tej ekonominë e tyre familjare.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

  • Moti i keq/ Dëmtohen 1.2 ha sera me luleshtrydhe, fermerët apel për ndihmë

    Moti i keq/ Dëmtohen 1.2 ha sera me luleshtrydhe, fermerët apel për ndihmë

    1.2 ha sektarë sera janë dëmtuar nga përkeqësimi i kushteve të motit në Buzmadh të njësisë administrative Cakran.
    Sipas fermerëve të prekur nga stuhia, serat janë të kultivuara me luleshtrydhe, kulturë kryesore në ekonomitë e tyre familjare.
    Edhe pse dëmshpërblimet janë një histori e hidhur për shumë fermerë të dëmtuar ndër vite të kësaj zone, pasi nuk kanë përfituar asnjëherë, ata i bëjnë apel institucioneve përgjegjëse t’i ndihmojnë për të përballuar dëmet nga pasojat e motit të keq.

  • Ja çfarë ndodh me organizmin tuaj nëse konsumoni luleshtrydhe çdo ditë

    Ja çfarë ndodh me organizmin tuaj nëse konsumoni luleshtrydhe çdo ditë

    Luleshtrydhja është fruti që është simboli i verës. Qoftë në ëmbëlsira, të mbuluara me çokollatë apo të konsumohen thjesht vetë, shija e tyre e ëmbël dhe ngjyrat e gjalla i bëjnë ato një frut të preferuar për shumë njerëz.

    Por përtej shijes së tyre të këndshme, luleshtrydhet ofrojnë edhe shumë përfitime shëndetësore që i bëjnë ato një superushqim të vërtetë. Ja pse duhet t’i konsumoni çdo ditë.

    Emri ‘luleshtrydhe’ tregon se ky frut i përket familjes së manave.

    Përmbajtja e lartë e sheqerit e bën atë një frut, megjithatë në botanikë luleshtrydhet njihen si pseudofrutta.

    Në kuptimin shkencor, luleshtrydhet janë fruta aglomerate. Pikat e verdha në sipërfaqe janë arrat e vogla, që në fakt janë fruti i vërtetë i luleshtrydhes. Tuli i luleshtrydhes shërben si baza për këto arra, dhe për këtë arsye quhen pseudofrutta.

    Luleshtrydhet janë të pasura me lëndë ushqyese të rëndësishme. Ja disa nga mënyrat se si ato përmirësojnë shëndetin tuaj:

    -Janë burim i shkëlqyer i vitaminave dhe mineraleve. Me 65 mg vitaminë C për 100 gramë, ato përmbajnë më shumë vitaminë C sesa portokallet dhe limonët.

    -Vetëm 200 gramë luleshtrydhe të freskëta sigurojnë më shumë se 100% të dozës ditore të rekomanduar të vitaminës C, duke forcuar sistemin imunitar dhe mbrojtur trupin nga sëmundjet.

    -Përmbajnë folate, një vitaminë B jetike për shëndetin e zemrës dhe trurit.

    -Janë të pasura me antioksidantë, të cilët ndihmojnë në reduktimin e dëmit nga radikalet e lira, faktorë që shkaktojnë inflamacion dhe sëmundje kronike si kanceri dhe sëmundjet kardiovaskulare.

    -Përmbajnë fibra që ndihmojnë në mirëmbajtjen e një sistemi tretës të shëndetshëm, stabilizojnë nivelet e sheqerit në gjak, dhe reduktojnë rrezikun e obezitetit dhe diabetit.

    Për më tepër, antioksidantët në luleshtrydhe mund të ulin inflamacionin në traktin gastrointestinal dhe të ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të lidhura me të. Syri.net-newsbomb.gr

  • Reçel me Luleshtrydhe – Shije Fantastike në 30 Minuta

    Reçel me Luleshtrydhe – Shije Fantastike në 30 Minuta

    Në doni të ëmbëlsoni veten apo më të dashurit tuaj apo në doni një gosti të veçantë për miqtë përgatisni reçel me luleshtrydhe.

    Të freskëta me shije delikate ato shndërrohen në një mrekulli të ëmbël teksa përgatiten në traditën më fantastike të amvisave shqiptare, atë të reçelit.
    AgroWeb.org ju sugjeron më poshtë një recetë fantastike, krejt të lehtë të përgatitjes së reçelit me luleshtrydhe në shtëpi.
    Jo vetëm që mund të ëmbëlsoni veten dhe këdo në familje me këtë ëmbëlsirë të mrekullueshme por sigurisht mund ta përdorni edhe si një dhuratë të këndshme për miqtë apo të afërmit tuaj.
    Përgatitja e Reçelit me Luleshtrydhe
    Përbërësit

    1 kg luleshtrydhe
    800 gr sheqer
    Lëngu i shtrydhur i një kokrre limoni

    Përgatitja
    Si fillim pastrojmë luleshtrydhet nga bishtat dhe i shpëlajmë me ujë të rrjedhshëm.
    Më pas, i vendosim në një kullesë në mënyrë që t’u largohet uji.
    Shtrojmë një shtresë me luleshtrydhe në tenxhere, një shtresë me sheqer, e kështu me radhë derisa masat e sheqerit dhe luleshtrydheve të mbarojnë.
    I lëmë të pushojnë përreth 6 orë në mënyrë që luleshtrydhet të lëshojnë lëngun e tyre.
    Më pas, AgroWeb.org ju udhëzon të vendosni tenxheren në zjarr të ngadaltë. Gjatë përgatitjes së reçelit së luleshtrydheve nuk duhet të hidhni ujë pasi luleshtrydhet kanë lëngun e tyre.
    Gjatë zierjes duhet të bëni kujdes që të largoni shkumën që do të krijohet në sipërfaqen e tenxheres.
    Do ta zieni deri në 30 minuta apo edhe pak më shumë derisa lëngu i reçelit të trashet.
    Pak para se ta heqim tenxheren nga zjarri shtojmë lëngun e limonit, e trazojmë me kujdes për pak sekonda dhe e largojmë nga zjarri.
    E lëmë të ftohet dhe e vendosim në kavanoza të sterilizuar dhe i vendosim në frigorifer./AgroWeb.org

  • Prevede me Luleshtrydhe – E Ëmbël me Aromë të Mrekullueshme

    Prevede me Luleshtrydhe – E Ëmbël me Aromë të Mrekullueshme

    Tregjet janë plot e për plot me kokrra të kuqe të mëdha e të vogla të luleshtrydheve, të cilat janë perfekte jo vetëm për përgatitjen e ëmbëlsirave dhe akulloreve por edhe gjithçka tjetër ju do zemra.

    Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni një recetë shumë të thjeshtë e të lehtë për përgatitjen e një prevede të shijshme me luleshtrydhe.
    Receta e Shijshme e Prevedesë Me Luleshtrydhe
    Për përgatitjen e predevesë ju nevojiten 3 përbërës:

    4 filxhanë çaji me copa luleshtrydhe të freskëta ose të ngrira,
    Treçerek filxhan çaji me sheqer
    Treçerek filxhan çaji me lëng portokalli.

    Për përgatitjen e kompostos:
    Nevojitet që të hidhni sheqerin dhe lëngun e portokallit në një tenxhere.
    Vendoseni atë në zjarr në një temperaturë mesatare dhe më pas shtoni luleshtrydhet.
    Përziejini ngadalë për 10-12 minuta duke përdorur një lugë druri.
    Me të mund t’i shtypni copat e luleshtrydhes që të bëhen pelte.
    Kur lëngu të jetë trashur dhe frutat të jenë të buta por në copa të pandryshueshme, hiqeni tenxheren nga zjarri.
    Hidheni komposton në një kavanoz qelqi dhe jepini kohën e duhur qe të ftohet.
    Kavanozin mund ta mbani në frigorifer për deri në një javë.
    Nëse dëshironi ta ngrohni sërish, futeni në mikrovalë dhe ngroheni për një deri në dy minuta.
    Këtë komposto mund ta përdorni për të pasuruar shijen e ëmbëlsirave të ndryshme siç është: keku apo akullorja.
    Luleshtrydhja është një frut perfekt për komspoto, prevede dhe reçel
    Ajo është jo vetëm shumë e shijshme por edhe me plot vlera.
    Luleshtrydhja quhet “Mbretëresha e Frutave” në shumë vende, sepse është e mbushur plot me përfitime shëndetësore.
    Ajo ul tensionin e lartë të gjakut dhe mbron zemrën tuaj.
    Ky frut i ëmbël i trevave shqiptare është shumë i pasur me vitaminat, E, A, K dhe C.
    Përveç se është një antioksidant i fuqishëm, vitamina C është e nevojshme për të prodhuar kolagjenin, që ndihmon lëkurën dhe indet lidhore.
    Vitamina B-6 është e nevojshme për formimin e serotoninës që rregullon humorin dhe gjumin.
    Kjo vitaminë pastron gjakun nga homocisteina dhe ul rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.
    Për më tepër, luleshtrydhja është shumë e pasur me fibër e cila ul nivelin e kolesterolit dhe ekuilibrat e sheqernave në gjak./AgroWeb.org

  • Salmonela “ha kokën” e drejtorit të AKU në Tiranë, largohet nga detyra Fatjon Pasholli, ekspertët ngrejnë alarmin…

    Salmonela “ha kokën” e drejtorit të AKU në Tiranë, largohet nga detyra Fatjon Pasholli, ekspertët ngrejnë alarmin…

    Drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Tiranë (AKU), Fatjon Pasholli është shkarkuar nga detyra dhe në vend të tij është komanduar Alketa Hoxha, e cila ka mbajtur postin e drejtores juridike në AKU e Përgjithshme. Shkarkimi i tij ka ardhur si pasojë e hedhjes në treg të mishit të pulës me salmonelë, por edhe luleshtrydhe me pesticide, ndërsa kreu i AKU, Olsi Komici ka dalë i paprekur teksa vazhdon fushatën me PS i pashqetësuar. Ndërkohë Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimin për 2 vepra penale, shpërdorim detyre për 3 inspektorë të AKU që lejuan daljen në treg të filetove të kontaminuara, dhe për importim të ushqimeve të rrezikshme për shëndetin, akuzë për të cilën policia shpalli në kërkim, Arben Goxhën, pronarin e kompanisë “AMG Food” që solli nga Brazili në total, 27 tonë mish pule të papërpunuar, të ndarë në 4 lote.
    Më 11 mars AKU bëri kontroll rastësor në 1 prej 4 loteve që AMG solli nga Brazili, 1 kontejner me 8 ton mish. Përgjigjen nga laboratori i ISUV për praninë e salmonelës në mostrën e marrë, AKU e mori me 21 mars, ndërsa publikun e njoftuan 1 javë me vonesë. Ende sot e kësaj dite, AKU nuk ka thënë publikisht emrin e kompanisë importuese, që është AMG Food, dhe as nuk ka bërë të ditur se cilat janë 154 bizneset që blenë sasinë e mishit me salmonelë. AKU nuk ka dhënë urdhër të shkruar që biznesi të mos nxjerrë nga porti i Durrësit mishin pa pritur më parë përgjigjet e analizave, por thjesht e ka informuar se mori mostër. AKU është shprehur se pjesa më e madhe, gati 5 tonë është bllokuar ndërsa vijojnë kontrollet për të tërhequr çdo sasi nga tregu Fast Food-e, restorante e makete në 10 qarqe të vendit ku është shitur produkti, me përjashtim të Beratit dhe Lezhës.
    AKU do të shkrihet
    Megjithatë në mes të kësaj situate që po hetohet nga organet ligjzbatuese, sipas një ligji të miratuar në Kuvendi në shtator të 2024-ës, AKU pritet të shkrihet. Ligji i ri i inspektimeve përcakton se të gjitha inspektoratet e vendit do të shkrihen në vetëm 8 inspektorate qendrore, të cilat do të kenë të bëjnë vetëm me disa fusha specifike që Ministria e Sipërmarrjes do t’i caktojë në sajë të riskut.  Një nga këto 8 inspektorate qendrore do të ketë edhe një strukturë që do të trajtojë çështjet e ushqimit, që aktualisht e bën AKU, dhe që brenda vitit do të zëvendësohet me “strukturën përgjegjëse për inspektimin dhe kontrollin zyrtar të veterinarisë dhe mbrojtjes së bimëve”. Ky ligj është publikuar në Fletoren Zyrtare më 13 nëntor dhe hyn në fuqi në 13 maj. Më tej institucionet kanë 6 muaj të plotësojnë aktet nënligjore, për të ngritur 8 inspektoratet e tjera.
    Reagon ekspertja
    Ndërkohë kujtojmë se nga dhjetori deri më tani skandali zë skandalin sa i përket sigurisë ushqimore. Pas mandarinave të kthyera nga Kroacia, salmonelës në mishin e pulës nga Brazili dhe se fundmi ngarkesa me luleshtrydhe me pesticide nga Greqia ngrihen shumë pikëpyetje mbi sigurinë ushqimore dhe kush duhet të mbajë përgjegjësi. Në një lidhje dje për mediat ekspertja e sigurisë Ana Vuksani ia faturon përgjegjësinë mungesës së transparencës, mungesës së ekspertëve dhe korrupsionit. “Mungon kontrolli, mungon transparenca, mungojnë ekspertët e profesionistët, sepse në AKU përgjegjësi i sektorit për kontrollin e pesticideve në të gjithë Shqipërinë është teknolog ushqimor. Edhe në rastin e Tiranës nuk janë agronomë kemi mungesë transparence dhe korrupsion”. Sipas saj pesticidet janë shumë të rrezikshme se salmonela, e cila mund të kushtëzohet me marrjen e masave, ndërsa pesticidet, thekson Vuksani shkaktojnë dëme serioze afatgjata në organizëm nga deformimi i fetusit te sëmundjet kancerogjene.
    “Skandali zë skandalin, njëherë mandarinat parazitët në peshk, salmonelën. Ne mund ta kushtëzojmë disi prekjen nga salmonela me marrjen e disa masave, kurse mbetjet e pesticideve në organizëm nuk kanë asnjë lloj kushtëzimi. Janë shumë më të rrezikshme nëse nga salmonela kemi një hëlmim ushqimor, këtu jemi të gjithë njëlloj se nuk ka shenja klinike të menjëhershme por shkakton dëme shumë seriozë në afat të gjatë që nga deformimi i fetusit, mutacione gjenetike, rënie të riprodhimit e sëmundje kancerogjene. Ne jemi kthyer në një magazinë ku çdo gjë që nuk të bën mirë futet në organizmin tonë”. Duke folur për ngarkesat me luleshtrydhe me pesticide nga Greqia, Vuksani theksoi se shqetësues është fakti që nuk ka informacion nga institucionet. “Kemi të bëjmë më 4 ngarkesa ne kemi informacion si gjithmonë mbas 2 muajve. Vetëm për ngarkesën e parë që ka qenë në 17 shkurt ne njoftohemi në 4 prill. Më shqetësues është fakti që nuk kemi asnjë informacion për sasinë e 3 ngarkesave. Unë dyshoj që ngarkesat e tjera kanë një sasi shumë më të madhe h bërë trendi që institucionet nuk japin asnjë lloj informacioni duke ekspozuar konsumatorët me riskun ndaj ushqimit. .
    Sa i përket pesticideve kjo po bëhet si telenovelë. Ne e dimë për mandarinat në muajin dhjetor që ministria në tha që është asgjësuar, por ne sot e kësaj nuk kemi asnjë informacion për asgjësimin e tyre. AKU dhe nëse deri tani nëse nuk e dinte si të vepronte kishte rastin e mandarinave për të marrë masa që të mos ndodhte edhe te luleshtrydhet”. Ekspertja thekson se është e pamundur që të dallosh një produkt me pesticid nga një tjetër, por theksoi se ai mbetet edhe gjatë përpunimit. “Pesticidet që janë gjetur në luleshtrydhe janë hequr nga lista e BE se janë shumë të rrezikshme. Ka kaluar normën e lejuar. Ne kemi totalisht produkte që nuk lejon të tregtohen në BE. Pesticidi nuk ka lidhje me sezonin është si antibiotikët tanë, kur një bimë është e infektuar trajtohet me pesticid”. Gjoksani e drejton gishtin ndaj institucioneve përgjegjëse për këtë skandal i cili dëmton shëndetin e konsumatorit dhe sugjeron ngritjen e një Task Force.
    “Duhen bërë një Task Forcë e përgjithshme. Thotë që janë kontrabandë por shteti i ka mekanizmat për ta luftuar nëse është pjesë e kontrabandës apo janë të mbetura në magazinat bujqësore. Rasti i fundit tregoi që janë pjesë e importit. Shteti ynë, sipas AKU-së se ato njoftimet nuk di as kush i bën se nuk qëndrojnë as si strukturë as si fjali. Kemi zero informacion se çfarë sasie kanë këto të treja sa është hedhur në treg? Analizat sa dalin me vonesë dhe gjendemi para faktit që është konsumuar. Kush mban përgjegjësi për gjithë këto probleme që i shkaktohen shëndetit tim si konsumator? Institucionet të kryejnë detyrën sa më transparent të jenë aq më të besueshëm do të jenë nga publiku tani po kuptojmë që ka shumë për të fshehur”.

  • Luleshtrydhja greke me pesticide “djeg” fermerët vendas: Po penalizohemi padrejtësisht, shteti të bëjë analizat…

    Luleshtrydhja greke me pesticide “djeg” fermerët vendas: Po penalizohemi padrejtësisht, shteti të bëjë analizat…

    Tre ngarkesat me luleshtrydhe të importuara nga Greqia të cilat pasi kanë hyrë në tregun shqiptar kanë rezultuar të kontaminuara me pesticide të rrezikshme, kanë sjellë rënie të ndjeshme të çmimit të luleshtrydhes në Frakull të Fierit. Shitja prej një jave është bllokuar si në tregun vendas ashtu dhe në shtetet fqinje, ku eksportohej luleshtrydhja e Frakullës, si Kosovë, Kroaci, Mali i Zi. “Çmimi ka qenë me 150 lekë për kg ndërsa gjatë fundjavës ra në 40 lekë/kg. Nga sot është bllokuar malli. Nuk na e marrin grumbulluesit sepse nuk ka konsum. “Jemi penalizuar padrejtësisht. Qeveria duhet të ndërhyjë. Ne kemi me qindra ton luleshtrydhe në sera të cilat po kalben dhe detyrohemi t’i hedhim në lumin Vjosë. Ne kërkojmë që institucionet të vijnë këtu të marrin kampione, të bëjnë analiza dhe nëse del me pesticide ne shkojmë në burg në të kundërt duhet të vazhdojë tregtimi.
    Të vijë zv/kryeministrja Balluku, se shkon shtëpi e më shtëpi dhe nuk vjen këtu tek ne që po falimentojmë! Kemi investuar në sera dhe tani prodhimi është bllokuar sepse nuk ka treg. Po falimentojmë! Shteti të vijë këtu të bëjë analiza dhe t’i tregojë popullit të vërtetën” , thanë ata dje për mediat. Në shenjë proteste fermerët kanë hedhur përtokë arkat me luleshtrydhe. Përballë kësaj situate apelojnë për ndihmë nga shteti në përballimin e kësaj situate.  Tre ditë më parë Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka konfirmuar se 52 kilogramë luleshtrydhe të importuara nga Greqia janë shitur në tregun tonë, ndonëse analizat laboratorike kanë zbuluar nivele të larta pesticidesh, përtej kufijve të lejuar nga standardet e sigurisë ushqimore. Për pasojë janë bllokuar 10 ngarkesa të tjera me luleshtrydhe greke në pikat kufitare

  • Luleshtrydhet Greke Helmuan Tregun: Fermerët e Frakullës në Protestë

    Luleshtrydhet Greke Helmuan Tregun: Fermerët e Frakullës në Protestë

    Tre ngarkesa me luleshtrydhe të importuara nga Greqia, të cilat rezultuan të kontaminuara me pesticide të rrezikshme, kanë shkaktuar një krizë të menjëhershme në tregun vendas, duke goditur rëndë fermerët në Frakull të Fierit.

    Sipas tyre, pas publikimit të lajmit për kontaminimin, çmimi i luleshtrydhes shqiptare ra nga 150 lekë të reja për kilogram në vetëm 40 lekë, duke e bërë të pamundur shitjen e prodhimit vendas. Në një protestë të zhvilluar mesditën e sotme, fermerët hodhën përtokë arkat me luleshtrydhe dhe deklaruan se një pjesë e madhe e prodhimit ka përfunduar tashmë në lumin Vjosë. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    “Është e padrejtë të penalizohemi për diçka që nuk ka lidhje me ne. Prodhimi ynë është bio dhe i sigurt. Shteti duhet të na ndihmojë për të mbijetuar”, thanë ata në mënyrë të njëzëshme.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Fermerët theksojnë se ndodhen në prag të falimentimit dhe i bëjnë apel institucioneve për masa urgjente mbështetëse. Sipas tyre, ky është viti më i vështirë që kanë përjetuar ndonjëherë, ndërsa e gjithë situata po ndodh pa fajin e tyre.

  • Luleshtrydhja greke me pesticide “djeg” fermerët vendas: Po penalizohemi padrejtësisht! Shteti të bëjë analizat

    Luleshtrydhja greke me pesticide “djeg” fermerët vendas: Po penalizohemi padrejtësisht! Shteti të bëjë analizat

    Tre ngarkesat me luleshtrydhe të importuara nga Greqia të cilat pasi kanë hyrë në tregun shqiptar kanë rezultuar të kontaminuara me pesticide të rrezikshme, kanë sjellë rënie të ndjeshme të çmimit të luleshtrydhes në Frakull të Fierit. Shitja prej një jave është bllokuar si në tregun vendas ashtu dhe në shtetet fqinje, ku eksportohej luleshtrydhja e Frakullës, si Kosovë, Kroaci, Mali i Zi.

    “Çmimi ka qenë me 150 lekë për kg ndërsa gjatë fundjavës ra në 40 lekë/kg. Nga sot është bllokuar malli. Nuk na e marrin grumbulluesit sepse nuk ka konsum. “Jemi penalizuar padrejtësisht. Qeveria duhet të ndërhyjë.

    Ne kemi me qindra ton luleshtrydhe në sera të cilat po kalben dhe detyrohemi t’i hedhim në lumin Vjosë. Ne kërkojmë që institucionet të vijnë këtu të marrin kampione, të bëjnë analiza dhe nëse del me pesticide ne shkojmë në burg në të kundërt duhet të vazhdojë tregtimi.

    Të vijë zv/kryeministrja Balluku, se shkon shtëpi e më shtëpi dhe nuk vjen këtu tek ne që po falimentojmë! Kemi investuar në sera dhe tani prodhimi është bllokuar sepse nuk ka treg. Po familjentojmë! Shteti të vijë këtu të bëjë analiza dhe t’i tregojë popullit të vertetën”- , thanë ata.

    Në shenjë proteste fermerët kanë hedhur përtokë arkat me luleshtrydhe. Përballë kësaj situate apelojnë për ndihmë nga shteti në përballimin e kësaj situate.

    Tre ditë më parë Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka konfirmuar se 52 kilogramë luleshtrydhe të importuara nga Greqia janë shitur në tregun tonë, ndonëse analizat laboratorike kanë zbuluar nivele të larta pesticidesh, përtej kufijve të lejuar nga standardet e sigurisë ushqimore. Për pasojë janë bllokuar 10 ngarkesa të tjera me luleshtrydhe greke në pikat kufitare.

  • Çmimi i ulët në treg, fermerët në Fier hedhin luleshtrydhen

    Çmimi i ulët në treg, fermerët në Fier hedhin luleshtrydhen

    Në këtë mënyrë protestuan kultivuesit e luleshtrydhes në Frakull të Fierit.
    Produktin nuk e shitën por e hodhën. Kjo për shkak të çmimit tepër të ulët. Luleshtrydhja sipas tyre në këtë kohë duhet të tregohet me 150 lekë kg ndërkohë që çmimi është vetëm 40 lekë kg. Ndaj ata thonë se janë drejt falimentit.

    “Arka po shkon me 200 Lekë, arka me 5kg luleshtrydhe brenda. Blihet 70 Lekë amballazhi i arkës dhe 50 Lekë amballazhi i plastikës, ne dalim me humbje.”
    “Kostoja e këtyre që shikon ti, kjo merret 65 Lekë dhe kupat, shkon 5500 Lekë një karton me kutija. Ne jemi zero.”
    “Kjo do të thotë që ne jemi zero me kreditë që kemi marrë, me punën që po bëjmë, ne jemi zero.”
    “Nuk po e merr njeri as 300 Lekë, as 200 Lekë arkën.”
    “Sot luleshtrydhja u hodh poshtë. Të vish edhe në Kashishtë, edhe atje është derdhur luleshtrydhja. Në lumin Vjosë është hedhur luleshtrydhe.”
    Prodhuesit e cilësojnë si vitin më të vështirë ndërsa kërkojnë ndërhyrjen e autoriteteve. Kjo situatë në treg është krijuar pasi ngarkesa me luleshtrydhe të ardhura në vendin tonë pas kryerjes së analizave rezultuan me pesticide.