Tag: luksoze

  • Malta, parajsa e të pasurve dhe qyteti i kontrasteve: Luks, pasaporta dhe skandale

    Malta, parajsa e të pasurve dhe qyteti i kontrasteve: Luks, pasaporta dhe skandale

    Në qytetin e Qormi-t, në periferi të Valleta-s, pas një labirinti rrugicash të ngushta, fshihet një pasuri e rrallë historike: Një pallat shekullor i njërit prej Kalorësve të Shën Gjonit, i restauruar me pishinë, bilardo dhe kolona ikonike. Agjencitë e pasurive të paluajtshme e ofrojnë për 13 milionë euro, çmim që mund të blinte një shtëpi në Manhattan ose një vilë luksoze në Porto Cervo. Ndërsa një apartament mesatar në stil Miami Beach, me pamje mbi det në Sliema, arrin rreth 1 milion euro.
    Arkipelagu maltez duket si një mashtrim për sytë. Nga rrugët turistike të Valleta-s duket një destinacion i zakonshëm pushimesh me charter të lirë dhe turma vizitorësh, por një zhvendosje e vogël në Vittoriosa, ose Birgu, tregon një tjetër realitet tjetër. Jahte luksoze, ekipe në uniforma të bardha dhe atmosfera e historisë së madhe të mbrojtjes kundër sulmeve osmane në 1565-ën. Restorantet e stilit të lartë dhe muzeumet e fshehura mes pallateve ofrojnë një përvojë unike për vizitorët me buxhet të konsiderueshëm.
    Së fundmi, Malta është kthyer në një destinacion të preferuar për të pasurit dhe super të pasurit, tërhequr nga klima, siguria dhe mundësia e marrjes së shtetësisë përmes investimeve. Programi i dikurshëm i “Malta Individual Investor” është zëvendësuar nga CES, që kërkon investime deri në 600–750 mijë euro dhe një pronë mbi 700 mijë euro për të përfituar pasaportën që ofron lëvizje të lirë në zonën Schengen dhe Mbretërinë e Bashkuar.
    Megjithatë, sistemi ka nxjerrë skandale. Një pasaportë e dhënë një biznesmeni rus të dënuar për pastrim parash është revokuar, dhe Gjykata Evropiane e Drejtësisë ka kritikuar “shitjen” e shtetësisë. Sidoqoftë, qeveria vazhdon të mbrojë programin, që ka sjellë kapital të konsiderueshëm në ekonominë e vogël të ishullit.
    Malta, sipas ekspertëve, është gjithashtu strehë për individë të përfshirë në aktivitete kriminale, duke përfshirë elementë të mafies italiane. Në Gozo, ishulli më i vogël, vilat luksoze dhe hotelet me Spa bashkëjetojnë me histori të lashta dhe tempuj 5 mijëvjeçarë, duke krijuar një kombinim të çuditshëm luks-historik.
    Ndërkohë, në ishullin kryesor, panorama urbane lëviz nga Venezia tek Montecarlo, duke reflektuar kontrastet e shoqërisë malteze: Një vend që tërheq miliarderë dhe turistë, por që mbetet një “laborator social” i paparashikueshëm, ku skandalet politike dhe ekonomike nuk duket të ndikojnë mbi boom-in ekonomik dhe elitën në pushtet.

  • Shpallen në kërkim dy persona/ Trafikonin automjete luksoze të vjedhura nga Italia në Shqipëri autoritetet informojnë..

    Shpallen në kërkim dy persona/ Trafikonin automjete luksoze të vjedhura nga Italia në Shqipëri autoritetet informojnë..

    Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Stolen Line”, i cili kishte në fokus goditjen e një rrjeti të trafikimit të automjeteve të vjedhura nga Italia drejt Shqipërisë. Si rezultat i hetimeve, janë identifikuar dhe shpallur në kërkim dy shtetas të dyshuar për përfshirje në këtë veprimtari kriminale.
    Sipas DVP Tiranë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme kishin siguruar informacione për dy automjete luksoze që qarkullonin në kryeqytet dhe që dyshohej se ishin trafikuar nga Italia. Pas organizimit të operacionit, u bë e mundur lokalizimi dhe sekuestrimi i mjeteve.
    Në kërkim janë shpallur:
    -G. G., 34 vjeç, i dyshuar për trafikimin e automjetit tip Lynk&Co, si dhe për falsifikimin e dokumentacionit me qëllim shitjen dhe targimin e tij në Shqipëri.
    -S. S., 40 vjeç, i dyshuar për trafikimin e automjetit tip Benz GLC, si dhe për falsifikimin e dokumenteve dhe ndryshimin e numrit të shasisë së mjetit.
    Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy automjetet luksoze, Benz GLC dhe Lynk&Co, të prodhuara vitet e fundit, me një vlerë totale rreth 110 mijë euro.
    Autoritetet bëjnë të ditur se, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet për të zbardhur raste të tjera të mundshme të trafikimit të automjeteve që mund të jenë kryer nga të njëjtët shtetas. Materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

  • Trafikonin nga Italia në Shqipëri automjete luksoze të vjedhura, shpallen në kërkim shqiptarët, vlera arrin në 110 mijë euro

    Trafikonin nga Italia në Shqipëri automjete luksoze të vjedhura, shpallen në kërkim shqiptarët, vlera arrin në 110 mijë euro

    Dy persona janë shpallur në kërkim, pasi dyshohet se trafikonin nga Italia në Shqipëri mjete luksoze të vjedhura.

    Në kuadër të operacionit policor të koduar “Stolen Line”:
    -G. G, 34 vjeç, i dyshuar për trafikimin e automjetit tip “Lynk&Co”, si dhe për falsifikimin e dokumentacionit me qëllim shitjen dhe targimin e tij në Shqipëri;
    -S. S., 40 vjeç, i dyshuar për trafikimin e automjetit tip “Benz GLC”, si dhe për falsifikimin e dokumentacionit dhe ndryshimin e numrit të shasisë së këtij automjeti.
    Automjetet e viteve të fundit, Benz GLC” dhe “Lynk&Co, arrijnë në një vlerë prej 110 mijë eurosh.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • Sekuestrohen makina luksoze me vlerë 110 mijë euro në Tiranë, dy të dyshuar në kërkim

    Sekuestrohen makina luksoze me vlerë 110 mijë euro në Tiranë, dy të dyshuar në kërkim

    Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Stolen Line”, i fokusuar në goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të automjeteve të vjedhura jashtë vendit. Pas hetimeve të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Tiranë, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim dy shtetas të dyshuar për trafikim automjetesh nga Italia drejt Shqipërisë.
    Të dyshuarit, G. G., 34 vjeç, dhe S. S., 40 vjeç, akuzohen për trafikim të automjeteve luksoze si dhe për falsifikim dokumentesh me qëllim targimin dhe shitjen e tyre në vend. G. G dyshohet për trafikimin e një automjeti tip “Lynk&Co”, ndërsa S. S për trafikimin e një “Benz GLC”, ku në këtë të fundit dyshohet edhe ndryshim i numrit të shasisë.
    Në kuadër të operacionit, Policia sekuestroi si provë materiale dy automjete të prodhimit të viteve të fundit, me vlerë totale rreth 110 mijë euro.
    Hetimet vijojnë në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë, për të zbuluar raste të tjera të mundshme të trafikimit të automjeteve ku mund të jenë përfshirë të dyshuarit. Materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

  • “Paguaj vetëm me foto në rrjete sociale”/ E pëson keq influencerja e njohur, refuzoi faturat në restorante luksoze

    “Paguaj vetëm me foto në rrjete sociale”/ E pëson keq influencerja e njohur, refuzoi faturat në restorante luksoze

    Një influencere 35-vjeçare, është arrestuar në New York City nën akuzat se ka ngrënë në disa restorante luksoze pa paguar faturat, duke u ndaluar të paktën shtatë herë që nga fundi i tetorit, sipas policisë.

    Pei Chung po mbahet në paraburgim në Rikers Island me një garanci prej 4,500 dollarësh dhe pritet të dalë në gjykatë këtë javë.
    Sipas stafit të restoranteve, Chung shpesh shfaqej e veshur me rroba të shtrenjta, me kamera profesionale dhe pajisje ndriçimi, duke e fituar nofkën “diva e ngrënies dhe frekuentimit”.
    Disa restorante raportuan se ajo kërkonte të paguante vaktet duke postuar foto në mediat sociale, ndërsa të tjerët thanë se thjesht largohej pa paguar.
    Disa pronarë kanë kritikuar sjelljen e saj, ndërsa të tjerë e shohin incidentin si ekspozim të paqëllimshëm mediatik. Tom Rowse, themelues i restorantit Hole In The Wall, tha se pavarësisht se ia morën ushqimin pasi ajo kërkoi të paguante me foto, “ajo na dha më shumë ekspozim se çdo influencues tjetër me të cilin kemi punuar”. Chung madje postoi për vaktin pasi ia konfiskuan, duke e cilësuar “të shijshëm”.
    Rasti ka hapur diskutime të reja për rolin e influencuesve në restorantet luksoze dhe mënyrën se si bizneset duhet t’i trajtojnë kërkesat për ushqim falas në këmbim të reklamimit. Chung, e cila ka rreth 26,000 ndjekës në Instagram, nuk i është përgjigjur kërkesave për koment.
    Ajo përballet me disa akuza për vjedhje shërbimesh dhe pritet të paraqitet në gjykatë gjatë javës, ndërsa policia vazhdon hetimet për incidentet e shumta të raportuara.

    Top Channel

  • Shqipëria pëmbytet/ Rama me Lindën në javën më luksoze të modës në Katar, fotot…

    Shqipëria pëmbytet/ Rama me Lindën në javën më luksoze të modës në Katar, fotot…

    Ndërsa Shqipëria mbytet, rrugët e shembura pas vetëm 2 muajsh inagurim zbulojnë korrupsionin që ka ngrënë çdo metër asfalt dhe qeveria po bie teksa SPAK po shkon drejt kupolës së pushtetit duke rrëzuar njëri pas tjetrit ministrat dhe bashkëpunëtorët më të ngushtë të Edi Ramës, kryeministri i Shqipërisë ka zgjedhur të shijojë një mbrëmje gala mode, një prej më luksozeve në botë.
    Ai u fotografua në Fashion Trust Arabia, ne Doha të Katarit, në tapetin e kuq ku sfiluan VIP-at më të famshëm të botës së modës, mes fustaneve të haute-couture dhe një dekori futurist, siç tregojnë këto foto të siguruara nga Zoom.al.

    I shoqëruar nga bashkëshortja Linda Rama dhe djali i tyre, kryeministri e kaloi mbrëmjen larg baltës e përmbytjeve të Bunës, Drinit, Vjosës e Osumit. Ai i shijoi orët e mbrëmjes brenda një bote ku syri të kap vetëm yjet e modës me bukurinë luksin që i mbulon nga koka te këmbët, ku nuk ka SPAK e hetime për korrupsion dhe as familje që qahen nëpër ekranet e pakta që nuk kontrollohen nga qeveria, se kanë humbur gjithçka nga përmbytjet.
    Kryeministri, në vend që të ishte në terren, në mes të njerëzve për t’u përballur me realitetin që ka krijuar vetë, zgjodhi strehën e ngrohtë e luksoze të Muzeumit Kombëtar të Katarit ku u mbajt edicioni i 7  i Fashion Trust Arabia.
    Në vend që të fliste me familjet që kanë shtëpitë nën ujë, zgjodhi bisedat mondane me përfaqësues të industrisë ndërkombëtare të modës. Doha mblodhi që nga editorë me famë si Anna Wintour, Drejtore Globale Editoriale e “Vogue”, te dizajnerë si Daniel Roseberry, e deri te supermodelet Gisele Bündchen, Tyra Banks, Farida Khelfa, që u bashkuan me ikonat rajonale të stilit si Karen Wazen dhe Dana Hourani.

    Dhe kjo nuk është ndonjë nga ato pamjet që një vend mund të krenohet për kryeministrin e tij. Është skandaloze të shohësh kryeministrin e vendit më të varfër të Europës që nuk gjendet në detyrë në ditë si këto, por në një prej eventeve më luksoze të planetit, për të parakaluar në një gala mode dhe për të pozuar për revistat e njohura të botës rozë.
    E gjitha kjo ndodh ndërkohë që në Shqipëri qytetarët nxjerrin ujin me kova nga dhomat e gjumit, sepse qeveria s’ka as mjete për të përballuar as emergjencat më të vogla natyrore. Apo kur rrugët shemben duke rrezikuar jetën e njerëzve, si ajo Qukës – Qafë Plloçë, e inaguruar vetëm 2 muaj më parë./Zoom.al

  • Sa kushton ora luksoze e Ronaldos?

    Sa kushton ora luksoze e Ronaldos?

    Cristiano Ronaldo u ul përsëri me gazetarin britanik Piers Morgan, tre vjet pas një interviste kontroverse në të cilën shprehu pakënaqësinë e tij që ndihej i tradhtuar nga Manchester United.
    Megjithatë, këtë herë, përveç deklaratave të tij, futbollisti portugez tërhoqi vëmendjen edhe me një detaj të jashtëzakonshëm mode – një orë luksoze me diamant me vlerë rreth 1.25 milion euro.
    Është një model Jacob & Co Twin Turbo Furious Baguette, një orë e bërë nga ari i bardhë 18 karatësh dhe e zbukuruar me më shumë se 360 ​​diamante baguette.
    Kjo orë ekskluzive ka vetëm 18 kopje në botë, gjë që e bën atë jashtëzakonisht të rrallë dhe të shtrenjtë. Tifozët, të cilët ndoqën intervistën, nuk mundën ta fshihnin kënaqësinë e tyre në rrjetet sociale, duke komentuar mbi pajisjet luksoze që mban Ronaldo.
    Ronaldo është i njohur për mosfshehjen e stilit të tij luksoz të jetesës. Nga një flotë supermakinash te një koleksion i shtrenjtë bizhuterish, futbollisti 40-vjeçar nuk pushon kurrë së mahnituri me shijen e tij të bollshme.

    Që kur iu bashkua Al-Nassr të Arabisë Saudite, Ronaldo është bërë futbollisti më i paguar në botë, duke fituar një shumë të pabesueshme prej 550,000 eurosh në ditë.
    Përveç kësaj, kontrata e tij me klubin përfshin një bonus nënshkrimi prej 27 milionë eurosh, një total që mund të rritet në 43 milionë euro. Ronaldo vazhdon të jetojë jetën luksoze, duke mos e fshehur pasionin e tij për luksin. /tesheshi.com/

  • Ronaldo ka mbi 40 makina luksoze, por nuk i drejton asnjë, ja pse i mban si koleksion

    Ronaldo ka mbi 40 makina luksoze, por nuk i drejton asnjë, ja pse i mban si koleksion

    Imagjinoni të keni më shumë se 40 makina sportive, supersportive, hypercar dhe makina SUV luksoze, por të mos drejtosh asnjërën prej tyre. Është ky një paradoks që i përket vetëm një personi që është I fokusuar te vetja deri në atë pikë, sa vlera bëhet relative.

    Në mënyrë më specifike, ky është rasti i Cristiano Ronaldos. Pasioni i yllit portugez të futbollit dihet botërisht dhe është legjendare ashtu si talenti dhe rezultatet e tij në fushën e lojës. Në një intervistë të fundit, Cristiano Ronaldo ka pohuar se ka në zotërim mbi 40 makina mes të cilave disa prej modeleve më ekskluzive dhe të fuqishme në botë sic janë modelet Bugatti që Cristiano Ronaldo I përkufizon si ‘bisha’.
    Pavarësisht kësaj flote impresionuese, Ronaldo pranon se nuk i pëlqen të drejtojë makinën. Sipas tij, makinat nuk konsiderohen si mjete transporti, por si object koleksioni. Cdo mjet merr kujdesin deri në detajet më të vogla, gjithnjë të pastra dhe në kushte perfekte. Ronaldo sigurohet të ato të jenë gjithë kohës në gjendjen më të mirë, por pa u ulur ndonjëherë në timon.
    Çudia tjetër? Makinat nuk ruhen në të njëjtin vend, por sic e ka pohuar vetë Ronaldo, ato janë të shpërndara në Arabi, Angli, Spanjë e madje edhe në Itali. Koleksioni i makinave të Cristiano Ronaldos përfshin modele ekskluzive si Bugatti Veyron dhe Chiron, e deri te modeli shumë i rrallë Centodieci, që ka vetëm 10 ekzemplarë të prodhuar dhe me një vlerë rreth 9 milionë dollar. Po kështu në koleksionin e Ronaldos ka edhe automjete të tilla si Ferrari e Lamborghini  apo edhe Rolls Royce e Bentley.
    Me pak fjalë është ky, ndoshta koleksioni më i pasur në të gjitha kuptimet dhe i larmishëm mes sportistëve më të famshëm botëror. Dhe të mendosh që Cristiano Ronaldo është një personazh që nuk ndalet dhe  vazhdon të jetë në aktivitet edhe pse pas 3 muajsh do të festojë 41 vjetorin e tij të lindjes. Kështu që nuk përjashtohet mundësia që ky koleksion të pasurohet me ndonjë tjetër makinë supersportive e luksoze.

  • Festa e luksoze në Mar-a-Lago “nuk i intereson” Trump, presidenti kërkesë sekretarit të shtetit: Dua të kaloj kohë me gruan time

    Festa e luksoze në Mar-a-Lago “nuk i intereson” Trump, presidenti kërkesë sekretarit të shtetit: Dua të kaloj kohë me gruan time

    Donald Trump organizoi një festë luksoze me temë “Great Gatsby” në rezidencën e tij në Mar-a-Lago, ku, sipas një lexueseje të buzëve, ai shprehu dëshirën për të kaluar pak kohë vetëm me gruan e tij, Melania Trump.

    Ngjarja shkaktoi edhe kritika politike për shkak të kohës së mbajtjes.
    Në videon e mbrëmjes së festës së Halloween-it, një lexuese profesionale e buzëve, Nicola Hickling, i tha Daily Mail se Trump i pëshpëriti senatorit Marco Rubio dëshirën e tij për pak qetësi me Zonjën e Parë.
    “Asnjë bisedë e shkurtër,” – citohet të ketë thënë Trump. “Një natë, nuk dua të më shqetësojnë dhe dua të kaloj pak kohë me Melanian para se të iki.”
    Presidenti u pa ulur në një tavolinë me Sekretarin e Shtetit Marco Rubio, gruan e tij Jeanette, gjyqtaren Jeanine Pirro dhe dhëndrin e tij Michael Boulos, i martuar me Tiffany Trump.
    Eventi, i mbajtur të premten mbrëma, kishte si temë vitet “Roaring 20s”, dhe të ftuarit kishin veshur kostume të frymëzuara nga periudha e artë e viteve 1920.
    Ndërkohë, festa luksoze u shoqërua me kritika të ashpra politike për shkak të mbajtjes në një kohë kur Departamenti i Bujqësisë njoftoi se programi i ndihmës ushqimore SNAP mund të ndalet për shkak të mbylljes së pjesshme të qeverisë

    Top Channel

  • Festa e luksoze në Mar-a-Lago ‘nuk i intereson’ Trump, presidenti kërkesë sekretarit të shtetit: Dua të kaloj kohë me gruan time

    Festa e luksoze në Mar-a-Lago ‘nuk i intereson’ Trump, presidenti kërkesë sekretarit të shtetit: Dua të kaloj kohë me gruan time

    Donald Trump organizoi një festë luksoze me temë “Great Gatsby” në rezidencën e tij në Mar-a-Lago, ku, sipas një lexueseje të buzëve, ai shprehu dëshirën për të kaluar pak kohë vetëm me gruan e tij, Melania Trump.

    Në videon e mbrëmjes së festës së Halloween-it, një lexuese profesionale e buzëve, Nicola Hickling, i tha Daily Mail se Trump i pëshpëriti senatorit Marco Rubio dëshirën e tij për pak qetësi me Zonjën e Parë.

    “Asnjë bisedë e shkurtër,” – citohet të ketë thënë Trump. “Një natë, nuk dua të më shqetësojnë dhe dua të kaloj pak kohë me Melanian para se të iki.”

    Presidenti u pa ulur në një tavolinë me Sekretarin e Shtetit Marco Rubio, gruan e tij Jeanette, gjyqtaren Jeanine Pirro dhe dhëndrin e tij Michael Boulos, i martuar me Tiffany Trump.

    Eventi, i mbajtur të premten mbrëma, kishte si temë vitet “Roaring 20s”, dhe të ftuarit kishin veshur kostume të frymëzuara nga periudha e artë e viteve 1920.