Ish-kryeinspektori i IMT në Durrës, Ardian Halili është lënë sot në burg nga gjykata. Ai u arrestua pasi kishte ndëruar pa leje një resort luksoz të quajtur “Saint Michelle Residence” në Kepin e Rodonit.
55-vjeçari akuzohet për “Ndërtim i paligjshëm me qëllim përfitimi”, “Korrupsion i zyrtarëve të lartë” dhe “Shpërdorim i detyrës” për resortin e ndërtuar nga viti 2018 deri në vitin 2021, kohë kur Halili ishte edhe në krye të IMT. Resorti u shemb pasditen e së premtes me shpërthim të kontrolluar, vetëm dy ditë pas arrestimit të tij nga policia e Durrësit.
Tag: luksoz
-

Ndërtoi resortin luksoz pa leje në Kepin e Rodonit, lihet në burg ish-kreu i IMT Durrës (Emri)
-

Në pronësi të ish-kryeinspektorit të IMT-së, ky është resorti luksoz i ndërtuar pa leje
Ky është resorti luksoz ‘Saint Michelle Residence’, në fshatin Shetaj të Ishmit në Durrës, për të cilin është arrestuar sot nga Policia ish-kryeinspektori i IMT-së në Bashki, Ardian Halili, pasi e ka ndërtuar pa leje gjatë kohës që ishte në detyrë (viti 2017).
Godina, shtëpi, ambiente luksoze me palma dhe pishina, për të cilat po bëhen aktualisht hetime të thelluara, nëpërmjet shqyrtimit edhe të dokumentacioneve në Kadastër.
Policia në njoftimin zyrtar deklaronte për disa shtëpi pushimi pa leje, por ka dyshime se i gjithë objekti është në paligjshmëri, ndaj edhe po kryhen verifikime dokumentacioni.
shqiptarja.com -

Tjetër vjedhje në Valamar/ ARB SECURITY në gjumë
Një tjetër rast shqetësues ka nxjerrë në pah problemet me sigurinë në kompleksin luksoz “Valamar” në Gjirin e Lalzit, i cili ruhet 24 orë nga kompania private “ARB Security”.
Disa ditë më parë, një vilë e kyçur të një emigranti në kompleksin luksoz “Valamar”, në Gjirin e Lalzit, ra pre e një grabitjeje spektakolare, teksa një tjetër vilë është tentuar që të vidhet nga një hajdut dhe sistemi i sigurisë së ARB Security ka dështur.
Në denoncimin për BoldNews.al, qytetari shkruan se një vilë është tentuar që të grabitet nga hajdutët në bllokun C të kompleksit ‘Valamar’.
Sipas denoncuesit, hajduti është futur ne shtëpi edhe pse ka pasur njerëz, duke vënë në pikëpyetje sistemin e sigurisë së vilave dhe patrullimet që bën ‘ARB Security’ në kompleks. Ai është zbuluar nga të pranishmit dhe më pas është larguar me vrap nga vetrata.
Më tej denoncuesi bën me dije se kjo grabitje është tentuar që të kryehet në bllokun e administruar nga Lulzim Mehmetaj, një biznesmen i njohur për lidhjet e tij me pushtetin, pasi ka përfituar disa tendera me vlerë miliona euro nga pushteti qendror dhe lokal. Ndërsa grabitja e 4 gushtit, ndodhi në bllokun e administruar nga kompania e Dritan Agollit.
“Një tjetër vilë goditet nga skifterët në Valamar. Te blloku C. Hajduti është futur në shtëpi edhe pse ka pas njerëz. Është zbuluar nga banorët dhe ka ikur me vrap nga vetrata. Përsëri ARBSecurity në gjumë. Ndërsa një javë më parë është vjedhur në bllokun e administruar nga kompania e Agollit, kësaj here ne bllokun e administruar nga Lulzim Mehmetaj”, thuhet në denoncim.
Kjo ngjarje vë në diskutim sigurinë e një prej komplekseve më luksoze në bregdetin shqiptar. Hajdutët si duket, mund të futen dhe të kryejnë grabitje lirshëm, pasi sistemi i sigurisë së ARB Security ka dështur.
Detyra e patrullave të kësaj kompanie është sigurimi i hyrje-daljeve dhe, mbi të gjitha, siguria e pushuesve dhe pronës së tyre, por duket se ‘skifterë’ fut lirshëm në kompleksin luksoz.
Çfarë ndodhi në 4 gusht në kompleksin Valar?
Në orët e para të së hënës së 4 Gusht 2025, vila e kyçur e një emigranti në kompleksin luksoz “Valamar”, në Gjirin e Lalzit, ishte pre e një grabitjeje spektakolare. Në fakt, vjedhja në vetëvete nuk është ndonjë rast i çuditshëm, madje edhe i rëndomtë.
Por, mënyra se si ka ndodhur, ose më saktë “kodi i heshtjes Omerta” që ka rrethuar këdo rreth vilës dhe ata që duhet të ruanin apo të punonin për zbardhjen e ngjarjes, krijon dyshimet se kjo është një vjedhje që duhet mbuluar.
Objekti i grabitjes, pra vila ku është bërë vjedhja, është pronë e një shtetasi shqiptar, i cili jeton dhe punon prej vitesh jashtë Shqipërisë. Autorët duket se kanë pasur informacion të saktë që preja e tyre ishte i thjeshtë për t’u grabitur, pasi në të nuk kishte njeri.
Policia dhe Prokuroria e Durrësit janë treguar tërësisht inaktive për të kryer verifikimet e rastit dhe, mundësisht, për të zbuluar autorët e grabitjes. Deri më tani, asnjë nga institucionet ligjzbatuese nuk ka dhënë, më së paku, një informacion paraprak për ngjarjen. Duke pasur parasysh se zyrat policore përmbysin redaksitë e lajmeve gjatë verës me “masat e ndërmarrja për sigurimin e sezonit turistik”, heshtja për vjedhjen në një kompleks luksoz bregdetar tingëllon keq.
Kompleksi “Valamar” ruhet 24 orë nga shërbimi i Sigurisë Private, “Arb Security”. Detyra e patrullave të kësaj kompanie është sigurimi i hyrje-daljeve dhe, mbi të gjitha, siguria e pushuesve dhe pronës së tyre. Por, të paktën mesnatën, duke hyrë kjo javë, ‘Arb Security” duket se ka qenë në gjumë. Grabitësit kanë hyrë dhe dalë të qetë nga vila, pa u shqetësuar, pa u pikasur dhe, ‘afërmendsh”, edhe pa u zbuluar dhe ndaluar. -

Qyteti fantazmë në Turqi: Burj Al Babas, projekti luksoz që dështoi dhe u braktis
Një nga projektet më ambicioze rezidenciale në Turqi, Burj Al Babas, është kthyer në një qytet fantazmë që tërheq vëmendjen e turistëve dhe fotografëve si një destinacion i pazakontë.
Ky kompleks luksoz me mbi 700 vila në stil neo-gotik francez, i ndërtuar për klientë të pasur nga vendet e Gjirit, përfundoi i papërfunduar dhe i braktisur për shkak të krizës ekonomike që goditi Turqinë në vitin 2018 dhe falimentimit të kompanisë ndërtuese, shkruan KultPlus.
Sot, mbi 500 vila janë gjysmë të ndërtuara dhe të rrënuara, duke krijuar një peizazh surreal që shpesh quhet “Disneyland i shkatërruar”, një simbol i dështimit të projekteve pa vizion dhe kapitalizmit të tepruar.
Ky qytet fantazmë u kthye në një shembull global për rëndësinë e planifikimit realist dhe qëndrueshmërisë sociale e ekonomike në zhvillimin urban.
Burj Al Babas tregon se edhe projektet më luksoze mund të përfundojnë bosh dhe të pajetueshme pa një vizion të mirëfilltë dhe vlerësim të nevojave reale të komunitetit./KultPlus.com
-

U nis me jaht luksoz për në Mykonos, por u zhduk! Asnjë gjurmë për biznesmenin e njohur! Mesazhi i aktores turke: Le të ndodhë një mrekulli
Vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit për Halit Yukay, një biznesmen 43-vjeçar, i cili rezulton i zhdukur pasi varka me të cilën ishte nisur drejt Bozcaadas u gjet e dëmtuar dhe gjysmë e fundosur.
Ngjarja ndodhi pak ditë më parë, ndërsa Yukay kishte dalë në det nga qyteti bregdetar Yalova, por nuk arriti kurrë në destinacionin e tij. Autoritetet detare kanë intensifikuar kërkimet, por deri më tani nuk ka ende asnjë gjurmë të tij.
LEXO EDHE: Mister zhdukja e biznesmenit të njohur turk, 43-vjeçari ishte nisur me jaht luksoz për në Mykonos, por…Çfarë ndodhi
Ndërkohë, aktorja e njohur turke, Seda Bakan, ka shprehur dhimbjen dhe shqetësimin e saj për mikun e saj të afërt përmes një postimi në rrjetet sociale. Ajo publikoi një foto ku shfaqet me bashkëshortin e saj Ali Erel, Halit Yukay dhe miq të tjerë, duke shkruar:
“Ju lutem, le të ndodhë një mrekulli.”
Bakan i ka bërë gjithashtu thirrje ndjekësve të saj që të tregojnë mbështetje dhe të përhapin informacionin për të ndihmuar në kërkimet për Yukay.
-

“Mbretërit” e kokainës dalin në GJKKO për masat e sigurisë, mes tyre edhe bosi i “Cinco Cavalli”
Të akuzuarit për trafikun e drogës në Europë kanë dalë para GJKKO për tu njohur me masat e sigurisë. Aktualisht, gjyqtari Erjon Bani ka vendosur shtyrjen e seancës me 1 orë për shkak se avokatët e të akuzuarve kanë kërkuar kohë të njihen me aktet.
Para trupës gjykuese kanë dalë dy vëllezërit biznesmenë, Klevis dhe Artur Hoxhosmani, Ilir Lloshaj, si edhe bosi i klubit të natës ‘Cinco Cavalli’. Ndaj tyre është caktuar masa arrest me burg, ndërsa në GJKKO do të njihen me masën e dytë të sigurisë edhe dy ish-ortakët e tyre Erion Alibej dhe Plaurent Dervishaj, të dy aktualisht në burg edhe për dosjen Plumbi i Artë.
Ndërkohë, Report Tv ka arritur të mësojë përmes burimeve edhe emrin e biznesmenit të shpallur në kërkim, i cili dyshohet se fshihet në Dubai. Bëhet fjalë për biznesmenin Elidon Skëndaj, i njohur dhe me emrat Devid Patrut dhe Devid Boraj. Ai rezulton pronar i një bar kafeje tek zona e Ujit të Ftohtë në qytetin e Vlorës si edhe i një kompanie ndërtimi, Erking shpk.
Nga hetimi rezultoi se ky grup ishte aktiv në vitet 2020-2021 në disa shtete europiane, përqendruar në trafikimin e kokainës dhe hashashit nga Kolumbia dhe Ekuadori drejt BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar. Droga fshihej mes konteinerëve, në paleta druri, kuti me banane ose në thasë me kakao. Vetëm gjatë kësaj periudhe u dokumentuan dhjetëra episode trafikimi e sekuestrimi droge, në total mbi 6 ton dhe kapte vlerën e 411 milionë eurove.
Shumica e drejtuesve jetonin edhe midis vendeve të Bashkimit Evropian dhe Britanisë së Madhe. Anëtarët e grupit komunikonin në “Sky ECC”. Kur dyshonin se droga do kapej, telefonat i shkatërronin. Por SPAK ra në gjurmët e tyre, pikërisht këto biseda të zbërthyera me ndihmën e francezëve.
Ndreaj u arrestua teksa shijonte rrezet e diellit në një skaf luksoz në Palasë, ndërsa policia ushtroi kontrolle në vilën e tij në jug dhe në një apartament luksoz në një zonë rezidenciale në Tiranë. Po në Palasë u arrestuan edhe vëllezërit Artur dhe Klevis Hoxhosmani, ndërsa Ilir Lloshaj u kap në Elbasan.
Nga operacioni u sekuestruan 43,470 euro dhe 5,000 franga zvicerane, si dhe 3 makina, përfshirë një luksoze, Mercedes Benz AMG G63. U bllokua gjithashtu një skaf luksoz, prodhim i vitit 2025. Nga kontrollet u gjetën edhe 2 orë luksi, Rolex dhe Richard Mille, 16 celularë, 19 karta bankare ndërkombëtare dhe të dhëna llogarish të huaja bankare në Dubai, Gjermani, Itali dhe Panama. U sekuestrua gjithashtu një dron profesional, 8 hard disqe dhe pajisje të tjera elektronike të sofistikuara. Në shtëpinë e Artur Hoxhosmanit u gjetën 3 pistoleta pa leje. -

Dy ukrainas bien në prangat e policisë britanike, si dështoi kalimi ilegal i shqiptarëve me jaht luksoz
Vladyslav Cherniavskyi, 37 vjeç, dhe Oleksandr Yavtushenko, 43 vjeç, do të përdornin një jaht luksoz për të ndihmuar emigrantët ilegalë të kalonin kufirin drejt Britanisë së Madhe.
Operacioni erdhi pas ndalimit të jahtit pranë brigjeve të Ishullit Ëight të dielën, gjatë një aksioni të përbashkët të Agjencisë Kombëtare të Krimeve (NCA), Forcës Kufitare britanike dhe autoriteteve franceze. Jahti u shoqërua më pas drejt Marinës së Gosport.
4 emigrantë, 3 meshkuj shqiptarë dhe 1 femër vietnameze, iu janë dorëzuar autoriteteve të imigracionit.
Në lidhje me rastin, një shtetas shqiptar, Pëllumb Selimi, 29 vjeç, është arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim për mosparaqitje në gjykatë lidhur me akuza të mëparshme për vepra penale që lidhen me drogën. Ai do të dalë para Gjykatës së Kurorës në St Albans. -

U kapën me armë në një mjet luksoz dhe njëri tentoi t’i ikë policisë në Sarandë/ Gjykata jep dënimin për 3 personat
Gjykata e Sarandës ka lënë në burg 3 persona, të cilët lëviznin me armë në një automjet luksoz të premten në mbrëmje. Me kërkesë të Prokurores Hava Memko, Gjyqtari Fatmir Ndreu caktoi sot masën e sigurisë “arrest në burg” për 27-vjeçarin Endrit Doku, 27-vjeçarin Ervis Cukali dhe 21-vjeçarin Imer Gega, të tre nga Kamza.
Ata u ndaluan mbrëmjen e së premtes nga efektivët e forcave “Shqiponja” të Komisariatit të Sarandës, në rrugën “Butrinti”, teksa lëviznin me një automjet luksoz “Porsche” Panamera. Njëri prej tyre, pikërisht Endrit Doku, tentoi t’i largohej kontrollit duke u hedhur në det bashkë me çantën që mbante në krah. Ai u arrit të kapej nga skafi i policisë kufitare Sarandë, ndërsa një polumbar gjeti në thellësi çantën bashkë me armën e zjarrit pistoletë brenda saj.
Ndaj tij policia ngriti akuzën “mbajtje pa leje të armëve të zjarrit” dhe “kundërshtim i punonjësit të rendit publik”. Ndërsa dy të tjerët u arrestuan për akuzat “moskallëzimi i krimit” dhe “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Cukali, ndërkohë, rezultoi person në kërkim prej dy vitesh për “sigurim i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve luftarake”, për një ngjarje të ndodhur në Fier ku u zbuluan 21 kg tritol. -

Aksion si në filma/ Qarkullonin me mjet luksoz të armatosur, 3 në pranga. Njëri..
Qarkullonin të armatosur me pistoletë dhe municion luftarak, në një automjet luksoz, njëri prej tyre tentoi të arratisej duke u hedhur në det, së bashku me çantën ku ndodhej arma, finalizohet operacioni policor i koduar “Diving”.
Operacioni është kryer nga komisariati i Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, ku është goditur një tjetër rast i veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje.
Nga ky operacion janë vënë në pranga 3 shtetas, mes tyre edhe një person në kërkim për vepra të rënda penale. Ndërkohë sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, 16 fishekë dhe automjeti tip “Porsche”.
‘Si rezultat, në lagjen nr. 1, rruga “Butrinti”, Sarandë, u ndalua për kontroll automjeti luksoz tip “Porsche”, me të cilin udhëtonin 3 shtetas. Gjatë veprimeve, njëri prej tyre, shtetasi E. D., tentoi të largohej duke u hedhur në det, së bashku me çantën ku ndodhej arma e zjarrit, me qëllim humbjen e provave. Por falë reagimit të shpejtë të punonjësve të Policisë, me mbështetjen e Policisë Kufitare që ndodhej në patrullim në afërsi me mjetin e tyre lundrues, u bë e mundur kapja në flagrancë e këtij shtetasi.
Gjithashtu, nga punonjësit e Policisë Sarandë u bë e mundur, brenda një kohe shumë të shkurtër, gjetja e çantës me armën që ky shtetas tentoi të fshihte duke e hedhur në det.
Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasit:
E.D., 27 vjeç, banues në Kamëz, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”;
I. G., 21 vjeç, banues në Kamëz, për veprat penale “Mos kallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”;
B. C., 27 vjeç, banues në Kamëz, për veprat penale “Mos kallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, i cili rezultoi edhe person i shpallur në kërkim për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve luftarake”. Arma e zjarrit (pistoletë), municioni luftarak dhe automjeti tip “Porsche” u sekuestruan në cilësinë e provës materiale’, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.