Në Shqipëri janë shtuar makinat e luksit brenda afatit një vjeçar, të blera nga persona të cilët nuk kanë deklaruar të ardhurat e tyre.
Këtë lajm e bëri të ditur vetë Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, përmes një postimi në rrjete sociale.
Ajo njofton se gjatë vitit 2023-2024, janë shtuar në qarkullim 400 automjete luksoze me pronarë me të ardhura të padeklaruara.
Drejtoria e Tatimeve i ka bërë thirrje këtyre personave të deklarojnë të ardhurat e tyre, në mënyrë që të justifikojnë blerjet e makinave.
“Drejtoria e Kontrollit të Specializuar pranë Administratës Tatimore ka nisur kontrollin për makinat e luksit të blera nga individë të paregjistruar në organet tatimore!
Nga të dhënat e vëna në dispozicion nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor rezulton se 400 automjete janë blerë gjatë vitit 2023-2024 nga persona të cilët nuk kanë të ardhura të deklaruara!
KUJDES! Administrata Tatimore u sugjeron individëve të deklarojnë të ardhurat e përdorura për blerjen e këtyre mjeteve në mënyrë që të shmangin penalitetet!
Të gjithë individët që zotërojnë automjete të kategorisë luksoze do të përfshihen në procesin e verifikimit nëpërmjet analizës së:
-Të ardhurave të deklaruara pranë AT.
-Përputhshmërisë së tyre me vlerën e pasurive të zotëruara.
-Dokumentacionit justifikues të burimit financiar”, njofton Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.
Tag: luksit
-

Shtohen makinat e luksit/ Tatimet: Kanë pronarë me të ardhura të padeklaruara
-

Shqiptarët “të çmendur” pas makinave të luksit, mësoni sa prej tyre qarkullojnë në rrugë
Nga Ferrari te Rolls-Royce, bashkë me Lamborghini-t e Maserati-t ku nuk mungojnë as Bentlly-t e Cadillac-ët, shqiptarët, ata të pasur, kanë aktualisht në pronësi 21 mijë e 814 makina luksoze. Pjesa më e madhe e tyre, mbi 18 mijë kanë fuqi motorike mbi 3 mijë kubikë ndërsa 3 mijë e 668 automjete vlejnë së paku 5 milionë lekë.
Për shkak të tipologjive të veçanta, që i bëjnë këto automjete të përkufizohen si “luksoze”, pronarët e tyre paguajnë në shtet 70 mijë lekë tarifë regjistrimi dhe më pas çdo vit, një taksë në vlerën e 21 mijë lekëve.
Të dhënat nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve tregojnë se vitin e shkuar në arkën e shtetit u futën mbi 290 milionë lekë, 25.4 milionë lekë apo 9.6 për qind më tepër se gjatë 2022-shit.
Me gjithë krizën e çmime dhe pasigurive të tjera ekonomike, gjatë vitit të shkuar, flotës së bollshme të luksit, iu shtuan edhe të tjera automjete. Vetëm nga tarifa e regjistrimit për herë të parë të mjetit, pra të blerjes së mjetit, “tatimet” arkëtuan gati 187 milionë lekë.
Kjo shifër është gati 37 milionë lekë apo 24.4 për qind më e lartë se në vitin 2022.
Automjetet luksoze në vend përgjithësisht zotërohen nga biznesmenë, këngëtarë, aktorëve apo edhe politikanë. Një pjesë e tyre janë në pronësi të trupës diplomatike që shërben në Shqipëri apo edhe institucioneve shqiptare, por për shkak të statusit që zotërojnë për këto mjete nuk paguhet taksa e luksit. -

Kina sfidon industrinë e luksit: Produktet mijëra euroshe shiten në TikTok me çmime qesharake
Një valë videosh virale në TikTok po trondit botën e modës luksoze, duke zbuluar sesi produktet e markave më të njohura ndërkombëtare prodhohen në Kinë dhe mund të blihen direkt nga fabrika për një pjesë të vogël të çmimit zyrtar.
Në qendër të këtij trendi janë çantat ikonike si Hermès Birkin, që në dyqane mund të arrijnë deri në 34,000 dollarë, ndërsa sipas disa furnitorëve kinezë, ato prodhohen për rreth 1,400 dollarë – me të njëjtat materiale dhe cilësi, por pa logon.“90% e çmimit është për logon,” thotë një prodhues në një nga videot që po bëhen virale.
Ky fenomen i quajtur “direct-from-factory” po sfidon modelin tradicional të luksit dhe marzhet e larta të fitimit që e karakterizojnë atë. Blerësit e rinj, veçanërisht ata të gjeneratës Z, po tregojnë se janë më të prirur të paguajnë për cilësi sesa për emër.Pas skenës: Lufta tregtare SHBA-KinëPërtej aspektit konsumator, ky trend është i lidhur edhe me tensionet tregtare mes SHBA-së dhe Kinës. Me tarifa që shkojnë deri në 145% në SHBA dhe 125% në Kinë, prodhuesit kinezë po promovojnë shitjet direkte për të anashkaluar ndërmjetësit dhe për të ruajtur tregjet e tyre.
Një përdorues në X (ish-Twitter) shkroi:“TikTok-u kinez po na tregon se ku prodhohen vërtet produktet luksoze. Po na fton të anashkalojmë markat dhe të blejmë drejtpërdrejt.”The real cost of #Birkin bag and what you are really paying for.🤦♂️ pic.twitter.com/WQTHFL2jKD
— Humanbydesign (@Humanbydesign3) April 13, 2025
Çmime të pabesueshme për Birkenstock dhe të tjeraTrendit i janë bashkuar edhe produkte të tjera si këpucët Birkenstock, veshje nga Lululemon, apo marka si Fila, të cilat shiten online për çmime që shpesh janë 1/4 apo më pak e çmimit zyrtar. Një përdorues në TikTok raportoi se gjeti bluza Lululemon prej 100 dollarësh për vetëm 5 deri në 6 dollarë.
“Made in China” po rimerr reputacioninPër të sfiduar perceptimin se “Made in China” nënkupton cilësi të ulët, disa fabrika kineze po publikojnë video të detajuara të procesit të prodhimit, duke theksuar materialet cilësore dhe mjeshtërinë e fuqisë punëtore. Disa ofrojnë edhe transport falas ndërkombëtar dhe mbulim të tarifave doganore.
A po shembet miti i luksit tradicional?Ndërsa çmimet në Perëndim rriten dhe aksesueshmëria bie, shumë konsumatorë po gjejnë zgjidhje te fabrikat kineze. Pyetja që po shtrohet gjithnjë e më shumë është:“A ka ende kuptim të paguajmë mijëra për një emër, kur mund të kemi të njëjtin produkt për një fraksion të çmimit?”
Një gjë është e qartë: koncepti i luksit është në ndryshim dhe TikTok është bërë arena kryesore ku kjo betejë po zhvillohet.
/vizionplus.tv -

Berisha: Rama pranon orë 500 mijë euro dhuratë! Këta janë çmendur pas luksit, po vjedhin me ligj edhe fondet e invalidëve për tu zhytur në luks
Berisha: Rama pranon orë 500 mijë euro dhuratë! Këta janë çmendur pas luksit, po vjedhin me ligj edhe fondet e invalidëve për tu zhytur në luks
Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se, socialistët janë të çmendur pas luksit, duke mos kursyer as fondet e invalidëve, të cilët sipas tij, vidhen.
Gjatë bashkëbisedimit me personat me aftësi të veçanta, duke prezantuar edhe programin e PD për ta, Berisha tha se Rama së bashku me kabinetin e tij ministror, pranon dhurata super të shtrenjta për të bërë favore, për të përdorur pushtetin, për të dhënë leje ndërtimi dhe licenca.
Ai theksoi se, 11 maji do të jetë një ditë vendimtare dhe përcaktuese për fatin e një vendi që po boshatiset përditë e më shumë, ndërsa shtoi se personat me aftësi të veçanta do të jenë përparësia e parë në paketën e dhembshurisë.
“Këta janë lëshuar si lukuni ku e ku t’i marrin qytetarëve dhe për vete vetëm vjedhin. Për vete janë çmendur pas luksit.
Shihni, qenia zyrtar kërkon të respektosh një kod të caktuar dhe ky kod është përgjegjësi ndaj qytetarëve.
Qenia zyrtar nuk pranon të jesh i çmendur pas luksit. Jo, absolutisht, ua them unë ju.
Kudo, shihni ju ministre, ministra, ka një kod. Po ato bëjnë garë me rrobat më të kushtueshme, sikur janë princesha dhe i kanë private ato para. Me aksesorët më të kushtueshëm sepse del se kryeministri i tyre pranon orë 500 mijë euro dhuratë.
Atëherë thotë se këta hanë dardha.
Po si hanë dardha këta kur ti pranon orën me diamante 500 mijë euro. Edhe ato thonë, edhe ne po marrim çantat 30 mijë euro apo 40 mijë euro.
Unë po ndalem këtu se luksi për zyrtarët është i papranueshëm.
Sepse po e lëshoi veten pas luksit, e lëshon veten pas dore. Vjedh, vjedh, pranon dhurata super të shtrenjta për të bërë favore, për të përdorur pushtetin dhe për të dhënë leje ndërtimi, për të dhënë licenca.
Kështu që në këtë mes, 11 maji është një ditë përcaktuese, është një ditë vendimtare.
Ndaj dhe u ftoj të bëni çfarë keni në dorë me të njohurit dhe të afërmit tuaj, brenda dhe jashtë vendit, që të votojmë për t’u ndarë me këtë të keqe të madhe.
E them me bindjen më të madhe se kjo është një e keqe e madhe. Kjo e zbraz Shqipërinë. Kjo po i braktis qytetarët.
Që në momentin që ti kryeministër i lejon vetes që nga 8 miliardë euro të lësh 16 milionë për 760 mijë vetë. Po ja pra pse në Mal të Zi pensioni ka shkuar 450 euro nga 138 euro në vitin 2013. Ja pse është rritur trefish edhe në Maqedoni, edhe në Serbi. Ja pse është qartësisht më i lartë edhe në Kosovë.
Sepse nuk ka kryeministër që bën këtë që bën ky. E mendon se paratë i duhen kthyer qytetarëve në rroga, pensione, shërbime.
Dhe unë u siguroj që do plotësojmë çdo kërkesë legjitime.
Ligji do e amendojmë së bashku me ju.
Ai që ka vënë edhe atë ‘edhe invalidët’, ai ka dëshmuar se është një hajdut se përdor ligjet për të vjedhur edhe fondet tuaja, në vend që ato të ishin vetëm për invalidët. Se ky është përcaktimi kudo.
Po këta gjejnë edhe këtë mënyrë, Edi Rama gjen edhe këtë mënyrë.
U falënderoj dhe u ftoj që programin, çfarëdo kërkesa, probleme që u shqetësojnë dhe ju kërkoni t’i adresoni, t’i paraqisni te departamenti, që e falënderoj për punën që ka bërë dhe bën, dhe u siguroj se ato 100 ditët e para do marrin përgjigje. Ju do jeni përparësia më e parë në paketën e dhembshurisë”, u shpreh Berisha.
-

Konsolidimi i biznesit të modës
Në industrinë e luksit pritet një valë marrëveshjesh. Një lidhje e propozuar midis kompanive Prada dhe Versace është vetëm fillimi Në botën e luksit së shpejti priten shitje me vlerë të lartë. Marka e njohur italiane Prada, është në bisedime për të blerë markën Versace. Më 13 mars, Donatella Versace dha dorëheqjen si drejtuese e firmës së themeluar nga vëllai i saj.Giorgio Armani, themelue…