Tag: luksemburgut

  • Euro U-19 për vajza/ Shqipëria luan ndeshjen e parë kundër Luksemburgut

    Euro U-19 për vajza/ Shqipëria luan ndeshjen e parë kundër Luksemburgut

    Shqipëria U-19 për vajza zhvilloi sot ndeshjen e parë të raundit të parë të kualifikueseve të Europianit 2026, përballë Luksemburgut. Në takimin e zhvilluar në stadiumin “Arena Egnatia”, përfaqësuesja kuqezi u mposht me rezultatin 0-3.
    Trajnerja Daniela Kodra e nisi takimin me formacionin titullar: Mone (GK), Bajramaj, Hasaj, Mustafaj, Hysa, Ago, Kadiolli, Vata, Ndoj, Qose, Reci.
    Luksemburgu shënoi që në minutën e 10-të me Konsbruck, duke kaluar në avantazh. Pavarësisht përpjekjeve të vajzave kuqezi dhe rasteve të krijuara, pjesa e parë u mbyll nën epërsinë e skuadrës mike.
    Në minutën e 55-të, Ribeiro dyfishoi shifrat për Luksemburgun, ndërsa në të 96-tën vulosi rezultatin me golin e tretë. Shqipëria pati disa mundësi të mira për të ngushtuar dhe barazuar rezultatin, por portierja mike u tregua vendimtare në disa momente.
    Ndërkohë, takimi tjetër i ditës, i luajtur në “Air Albania” mes Lihtenshtejnit dhe Sllovakisë, përfundoi me fitoren e këtyre të fundit, 0-11.
    Shqipëria U-19 do të zhvillojë ndeshjen e radhës më 28 nëntor, në “Arena Egnatia”, ndaj Sllovakisë, në ora 14:00. Takimi do të transmetohet live në FSHF TV.
     

  • Euro U-19 për vajza: Shqipëria dështon ndaj Luksemburgut dhe mundet thellë

    Euro U-19 për vajza: Shqipëria dështon ndaj Luksemburgut dhe mundet thellë

    Shqipëria U-19 për vajza zhvilloi sot ndeshjen e parë të raundit të parë të kualifikueseve të Europianit 2026, përballë Luksemburgut. Në takimin e zhvilluar në stadiumin “Arena Egnatia”, përfaqësuesja kuqezi u mposht me rezultatin 0-3.
    Trajnerja Daniela Kodra e nisi takimin me formacionin titullar: Mone (GK), Bajramaj, Hasaj, Mustafaj, Hysa, Ago, Kadiolli, Vata, Ndoj, Qose, Reci.
    Luksemburgu shënoi që në minutën e 10-të me Konsbruck, duke kaluar në avantazh. Pavarësisht përpjekjeve të vajzave kuqezi dhe rasteve të krijuara, pjesa e parë u mbyll nën epërsinë e skuadrës mike.
    Në minutën e 55-të, Ribeiro dyfishoi shifrat për Luksemburgun, ndërsa në të 96-tën vulosi rezultatin me golin e tretë. Shqipëria pati disa mundësi të mira për të ngushtuar dhe barazuar rezultatin, por portierja mike u tregua vendimtare në disa momente.
    Ndërkohë, takimi tjetër i ditës, i luajtur në “Air Albania” mes Lihtenshtejnit dhe Sllovakisë, përfundoi me fitoren e këtyre të fundit, 0-11.
    Shqipëria U-19 do të zhvillojë ndeshjen e radhës më 28 nëntor, në “Arena Egnatia”, ndaj Sllovakisë, në ora 14:00. Takimi do të transmetohet live në FSHF TV.

  • Ministri i Jashtëm konfirmon: Luksemburgu do ta njohë shtetin e Palestinës

    Ministri i Jashtëm konfirmon: Luksemburgu do ta njohë shtetin e Palestinës

    Bota E Martë, 16 Shtator 2025 12:36
    Luksemburgu planifikon të njohë shtetin palestinez javën e ardhshme në Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.
    Duke mbërritur sot në një takim të BE-së në Bruksel, Ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Xavier Bettel, konfirmoi deklaratat e bëra nga Kryeministri Luc Frieden të hënën, pas një takimi me dyer të mbyllura me anëtarët e Komitetit të Punëve të Jashtme.

    Bethel dhe Frieden kritikuan si kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, ashtu edhe organizatën palestineze Hamas, duke i akuzuar se janë kundër zgjidhjes me dy shtete.

    Megjithatë, “ne jemi të bindur se zgjidhja me dy shtete mund të sjellë paqe të qëndrueshme në rajon,” theksoi Frieden.

    “Kjo nuk do të ndodhë brenda natës, por ekziston një lëvizje që tregon se kjo zgjidhje është ende e rëndësishme,” shtoi kryeministri i Luksemburgut.
    “Për këtë arsye, qeveria e Luksemburgut synon t’u bashkohet atyre që do ta njohin shtetin e Palestinës javën e ardhshme,” përfundoi ai.
    Pas Francës dhe Arabisë Saudite, të cilat hartuan tekstin përkatës, shumë vende kanë njoftuar qëllimin e tyre për të njohur shtetin e Palestinës javën e ardhshme në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
    Ky proces shihet si një mjet për të ushtruar presion shtesë mbi Izraelin për t’i dhënë fund luftës në Gaza.
    Kjo “Deklaratë e Nju Jorkut”, e cila tashmë mbështetet nga shumica e shteteve anëtare të OKB-së, bën thirrje gjithashtu për “fundin e luftës në Gaza” dhe “një zgjidhje të drejtë, paqësore dhe të qëndrueshme të konfliktit izraelito-palestinez, bazuar në zbatimin efektiv të zgjidhjes me dy shtete”. Deklarata hidhet poshtë si nga Izraeli, ashtu edhe nga SHBA-ja.

  • Kthesa e fundit në politikën evropiane: tjetër shtet do të njohë Palestinën

    Kthesa e fundit në politikën evropiane: tjetër shtet do të njohë Palestinën

    Kryeministri i Luksemburgut, Luc Frieden, informoi komisionin parlamentar për çështjet e jashtme dhe evropiane të hënën, më 15 shtator, se Dukati i Madh së shpejti do ta njohë shtetin e Palestinës.
    Siç deklaroi ai, vendimi është “99 përqind i sigurt” dhe njohja zyrtare duhet të shpallet javën e ardhshme gjatë konferencës ndërkombëtare mbi zbatimin e zgjidhjes me dy shtete në New York, e cila do të kryesohet nga Franca dhe Arabia Saudite.
    Kryetari i komisionit, Gusty Graas deklaroi se njoftimet e vendeve të mëdha si Franca, Britania e Madhe dhe Kanadaja i kishin dhënë Luksemburgut një shtysë shtesë për t’u bashkuar me këtë hap.
    Megjithatë, nuk ka një konsensus të plotë brenda koalicionit qeverisës. Graas pranoi se ka rezerva, veçanërisht për shkak të kërcënimeve të Shteteve të Bashkuara për të vendosur sanksione ndaj vendeve që njohin Palestinën. Megjithatë, ai tha: “Ne nuk do të lejojmë askënd të na shantazhojë. Është e papranueshme që një popull të vuajë bombardime të përditshme dhe të jetojë në kushte jashtëzakonisht çnjerëzore”.
    Vendimi i Luksemburgut vjen në një kohë kur presidentit të Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, i është ndaluar të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara, që do të thotë se ai nuk ka gjasa të jetë në gjendje të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në fund të shtatorit. Graas e quajti ndalimin “të papranueshëm”, ndërsa Frieden dhe Bettel refuzuan të komentonin mbi vendimin e rregullatorit financiar CSSF për t’u bërë mbikëqyrësi evropian për shitjen e obligacioneve qeveritare izraelite, pasi Irlanda tërhoqi këtë përgjegjësi. /tesheshi.com/