Tag: lukakut

  • Numërimi mbrapsht për Lukakun ka nisur, ja etapat deri te rikthimi në fushë

    Numërimi mbrapsht për Lukakun ka nisur, ja etapat deri te rikthimi në fushë

    30 Tetor 2025

    11:41

    Alfred Lleshi

    Ka nisur “countdown” për rikthimin e Romelu Lukakut në fushë. Edhe pse rruga është ende e gjatë, duket pak më e lehtë. Të shtunën pritet të jetë në tribunat e “Maradona” për ndeshjen Napoli-Como, ndërsa nga e hëna do të kthehet në palestër, me stërvitje të lehta për një javë.
    Vetëm më pas do të fillojë puna për rikuperim të plotë, që do të zgjasë të paktën një muaj, për t’u rikthyer në parametrat e një sportisti të nivelit të tij dhe vënë në dispozicion të Conte. Synimi është të jetë ndër të thirrurit për ndeshjet e mesit të dhjetorit (ndaj Udinese në transfertë), pak para Superkupës Italiane në Arabinë Saudite.
    Pra, 100 ditët e parashikuara në gusht (pas dëmtimit më 14 gusht, në miqësore) do të zgjasin ndoshta edhe disa javë, pasi kujdesi është i domosdoshëm për një futbollist me trupin e Lukakut.

  • “Djajtë e kuq” tradhtojnë Conten, pas Lukakut “thyhet” edhe De Bruyne

    “Djajtë e kuq” tradhtojnë Conten, pas Lukakut “thyhet” edhe De Bruyne

    Triumfi përballë Inter u zbeh jo pak pasi Napoli duhet të bëjë tani llogaritë pa shërbimet e Kevin De Bruyne për të paktën 3-4 muaj. Mesfushori belg sapo goditi penalltinë preku me dorë kofshën e djathtë për të dalë më pas nga fusha e lojës. De Bruryne u rikthye në pankine me paterica duke lënë të kuptohej se bëhej fjalë për një dëmtim serioz.
    Për fat të keq, rezonanca magnetike vërtetoi pikërisht atë që stafi mjekësor i druhej me shumë, një tërheqje e shkallës së parë në bicepsin femoral të kofshës së djathtë. Me anë të një deklarata për mediat, klubi i Napolit bëri me dije se De Bruyne do t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale. Në raste të tilla, dëmtime të ngjashme kërkojnë minimalisht 3-4 muaj rikuperim. De Bruyne nuk ka humbur kohë, por ka udhëtuar menjëherë drejt Belgjikës për t’iu nënshtruar atje ndërhyrjes kirurgjikale, ashtu siç bëri edhe Lukaku.

    Sky Sport shton se tani Napoli duhet të ribëjë edhe një herë llogaritë nga e para. Në rastin e dëmtimit të Lukakut, Napoli ndërhyri në merkato duke afruar Hojlund, por me De Bruyne situata është ndryshe pasi deri në janar Conte duhet të bëjë llogaritë pa regjisorin e ekipit.
    (BalkanWeb)

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Dedikimi prekës i Lukakut, pas funeralit të babait të tij: “Është e vështirë, por…”

    Dedikimi prekës i Lukakut, pas funeralit të babait të tij: “Është e vështirë, por…”

    24 Tetor 2025

    7:52

    Alfred Lleshi

    Romelu Lukaku ka ndarë një mesazh prekës pas varrimit të babait të tij, Jordan, i cili ndërroi jetë më 28 shtator në moshën 58-vjeçare në Kinshasa, Republika Demokratike e Kongos. Pas disa mosmarrëveshjeve familjare të bëra publike në rrjete sociale, sulmuesi belg njoftoi se trupi i të atit është varrosur, duke i kushtuar një postim emocional.
    “Heroi ynë u varros sot. Është e vështirë, shumë e vështirë ta përballojmë dhimbjen. Megjithatë, e di që është krenar për djemtë e tij. Faleminderit për gjithçka, babi! U prehsh në paqe! Të dua!”
    Në postim shtoi foto dhe video, mes tyre një imazh i tij si fëmijë në krahët e babait dhe një gol me Manchester United, dedikuar pikërisht Roger Lukakut. Në Instagram, ai publikoi edhe një histori me foton e të atit dhe mbishkrimin: “Përgjithmonë!”

  • I duhet sulmues pas dëmtimit të Lukakut, Napoli troket te Manchester United. Ja përgjigjia që mori sonte!

    I duhet sulmues pas dëmtimit të Lukakut, Napoli troket te Manchester United. Ja përgjigjia që mori sonte!

    Kërkimi për një sulmues të ri ka filluar në Napoli. Lëndimi i Romelu Lukakut, i cili mund ta lërë atë jashtë fushave për një kohë të gjatë, po e shtyn klubin të kërkojë një sulmues të ri në merkato. Kërkesa e parë e Antonio Conte është Joshua Zirkzee, ish-lojtar i Bolognas, i cili ka qenë në bisedime me Manchester United.
    “Jo, por është Hojlundi ne shitje.” Përgjigja e Djajve të Kuq, ishte negative: klubi i Old Trafford nuk ka ndërmend ta lërë Zirkzee të shkojë. Megjithatë, United thuhet se ka paraqitur Rasmus Hojlund, sulmuesin danez i cili prej kohësh i cili ka qenë në bisedime me Milan gjithashtu.
    Drejtori sportiv Igli Tare, foli gjithashtu për Hojlund para medieve (“Hojlund është një opsion i mirë për ne. Po e vlerësojmë atë këto ditë, por merkato e transferimeve është e paparashikueshme”).
    Mbetet për t’u parë se si do të vazhdojë Napoli në këtë pikë: duke pasur parasysh moshën e tij të re, Hojlund do të kishte avantazhin e përfshirjes së Romelu Lukakut në skuadrën e Serie A.
    Sa i përket opsioneve të tjera, kontaktet janë intensifikuar në orët e fundit midis klubit të Aurelio De Laurentiis dhe rrethit të Andrea Pinamonti, i cili u kthye në Sassuolo nga Genoa dhe së fundmi u kërkua nga Villarreal në Spanjë.

  • Dëmtimi i Lukakut, Napoli hidhet në sulm për emrin e ri

    Dëmtimi i Lukakut, Napoli hidhet në sulm për emrin e ri

    Është një moment shumë delikat për Napolin në Serie A: dëmtimi i Lukakut, i cili do ta lërë jashtë fushave për të paktën katër muaj dhe do të humbasë të gjithë gjysmën e parë të sezonit, e ka futur klubin në një pozicion serioz në tregun e transferimeve.

    Trajneri i kampionëve në fuqi Antonio Konte, ditët e fundit, kishte shprehur keqardhje për nevojën për nënshkrime të reja, duke lavdëruar Lukën, por duke e quajtur shumë të ri për të luajtur një rol kryesor. “Ai do të duhet të mësojë nga Lukaku”, kishte thënë Konte, por përshtypja është sulmusi tani do të ketë nevojë për një mentor të ri.

    Ndërkaq drejtori sportiv Mana nuk ka humbur kohë duke hartuar një listë të zëvendësuesve të Lukakut: emri i parë është Zirkzee, një ish-lojtar i Bolonjës që luajti për Mançester Junajtid sezonin e kaluar, por nuk arriti të lërë gjurmë në Old Trafford.

    Holandezi duket se është në periferi të planit të Amorim, pasi e ka lënë në stol për 90 minuta në humbjen e djeshme ndaj Arsenalit 0-1. Zirkzee, nga ana e tij, nuk do ta përbuzte një rikthim në Serie A në një klub që do t’i lejonte atij të luante edhe në Ligën e Kampionëve.

    Vazhdo leximin

  • Napoli merr masa emergjente pas dëmtimit të Lukakut, ja sulmuesi i preferuar i Contes

    Napoli merr masa emergjente pas dëmtimit të Lukakut, ja sulmuesi i preferuar i Contes

    18 Gusht 2025

    14:22

    Alfred Lleshi

    Napoli merr masa pas dëmtimit të Romelu Lukakut. Lëndimi i sulmuesit belg, që do ta detyrojë të qëndrojë jashtë fushave për një kohë të gjatë (në pritje të afateve më të sakta të rikuperimit), e detyron në fakt klubin “axurr” të ndryshojë planet e merkatos.
    Bëhet tashmë më konkrete nevoja për kampionët e Italisë që të shtojnë në skuadër një tjetër sulmues për ta vendosur përkrah Lorenzo Lucca. I preferuari i Antonio Contes është Joshua Zirkzee.

    Trajneri salentin ka kërkuar holandezin, i lindur në vitin 2001, nën kontratë me Manchester United deri më 2029, edhe për shkak të aftësisë së tij për t’u përshtatur në fushë (mund të luajë edhe si anësor, e njeh mirë Serie A, nuk ka nevojë për kohë përshtatjeje).
    Duke parë dëmtimin që do ta detyrojë Lukakun të ndalet, drejtori sportiv Manna ka marrë shumë telefonata në orët e fundit. Në këtë kuptim, janë propozuar Artem Dovbyk i Romës, Andrea Pinamonti i Sassuolo dhe Roberto Piccoli i Cagliari.