Tag: lukaku

  • Lukaku, stërvitje i veçuar dhe mesazh për tifozët: “Shihemi së shpejti”

    Lukaku, stërvitje i veçuar dhe mesazh për tifozët: “Shihemi së shpejti”

    9 Dhjetor 2025

    13:46

    Alfred Lleshi

    Në prag të sfidës së Champions League në Lisbonë kundër Benfica, erdhi një lajm i rëndësishëm për Napolin dhe Antonio Conten: Romelu Lukaku është gjithnjë e më pranë rikthimit. Sulmuesi belg zhvilloi gjatë ditës një stërvitje të diferencuar në fushë, në vazhdën e ditëve të fundit, duke iu afruar rikthimit në grup, pas dëmtimit muskulor në kofshën e majtë, të pësuar më 14 gusht në miqësoren kundër Olympiacos.
    Lukaku ishte ndër të parët që mbërriti në qendrën stërvitore dhe iu tha gazetarëve në “Castelvolturno”: “Shihemi së shpejti”. Objektivi është që të jetë në dispozicion për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë kundër Milanit, e planifikuar më 18 dhjetor.
    Kundër grekëve, Lukaku kishte pësuar një dëmtim të gradës së lartë të muskulit “rectus femoris” të kofshës së majtë. Pas kontrolleve në Belgjikë dhe një konsulte të dytë në Itali, u vendos të mos ndërhyhej kirurgjikisht, por të ndiqej një terapi konservative. Para përfundimit të stërvitjes, Lukaku bisedoi vetëm me Conten, i cili e pret prej 4 muajsh.

  • Antonio Conte “fërkon duart”, Lukaku rikthehet në fushë më herët nga parashikimi pas dëmtimit të gjatë

    Antonio Conte “fërkon duart”, Lukaku rikthehet në fushë më herët nga parashikimi pas dëmtimit të gjatë

    19 Nëntor 2025

    12:48

    Telesport

    Kthimi i Romelu Lukaku në fushë po afron gjithnjë e më shumë, disi më shpejt nga pritshmëritë. Mund të duhen vetëm dhjetë ditë ose pak më shumë për ta parë atë përsëri në skuadrën e Napolit, të paktën të disponueshëm për të qëndruar në stol.
    Sulmuesi belg, i cili ka punuar në Castel Volturno për ditë të tëra për të rifituar gjendjen e tij atletike pas një dëmtimi të rëndë muskulor gushtin e kaluar, më në fund po sheh “dritë në fund të tunelit”.
    Trajneri Antonio Conte mund ta rikthejë atë në skuadër për ndeshjen kundër Romës më 30 nëntor, dhe më vonë ta testojë për ndeshjen  e Kupës së Italisë kundër Cagliari, më 3 dhjetor. Ky do të jetë një hap përgatitor drejt ndeshjes kundër Juventus, e planifikuar për katër ditë më vonë.
    E ardhmja evropiane e Napolit do të jetë në lojë javën e ardhshme kundër Qarabag, duke supozuar një rezultat pozitiv për të shkuar në fazën play off-it (objektivi minimal për kampionët italianë). Ndaj, prania e Lukaku është e rëndësishme për të arritur këtë objektiv.

  • Lukaku përshpejton dhe cakton datën e rikthimit; kundër Milanit në Superkupë

    Lukaku përshpejton dhe cakton datën e rikthimit; kundër Milanit në Superkupë

    16 Tetor 2025

    11:52

    Alfred Lleshi

    Romelu Lukaku vazhdon të mungojë për Napolin që nga 14 gushti, kur u lëndua në muskulin e femurit të majtë, gjatë miqësores kundër Olympiacos, ndeshja e fundit përpara startit të kampionatit. Prej atëherë kanë kaluar 63 ditë, ndërsa sulmuesi belg po vijon rikuperimin mes pishinës dhe palestrës. Sipas “Gazzetta dello Sport”, Lukaku pritet të kthehet në Itali më 15 nëntor, pastaj stafi mjekësor i Napolit do t’i përshkruajë program të detajuar rikuperimi.
    Data e rikthimit të tij në fushë është caktuar tashmë; 18 dhjetor 2025. Napoli do të përballet me Milanin në gjysmëfinalen e Superkupës Italiane, ku Lukaku ëndërron rikthimin madhështor. Kundër kuqezinjve, ai ka bilanc të shkëlqyer: 14 ndeshje, 11 fitore, 7 gola dhe 2 asistime. Nga pikëpamja ligjore, Napoli mund ta regjistrojë në listën e lojtarëve kur të dëshirojë.
    Ndërkohë, nga Belgjika, Lukaku ndjek Napolin dhe zëvendësuesin e tij, Rasmus Hojlund, i cili po shfaqet me gola për të mbuluar mungesën e tij. Trajneri Conte mezi pret ta ketë përsëri në dispozicion sulmuesin belg për momentet kyçe të ndeshjeve.

  • “Nuk do jem më i njëjti”, Romelu Lukaku humbet babanë, mesazhi prekës

    “Nuk do jem më i njëjti”, Romelu Lukaku humbet babanë, mesazhi prekës

    Sulmuesi i Napolit, Romelu Lukaku, ka humbur babanë e tij. Roger Lukaku ndërroi jetë në moshën 58-vjeçare, me lajmin që fillimisht u raportua nga mediat belge dhe më pas u konfirmua nga Romelu Lukaku.
    Lojtari i napoletanëve, së fundmi, bëri një postim prekës në rrjetet sociale.“Faleminderit që më mësove gjithçka që di. Do të jem gjithmonë mirënjohës dhe të vlerësoj.

    Më mbro dhe më udhëhiq si askush tjetër nuk do të mundte. Jeta ime nuk do të jetë më e njëjta.
    Faleminderit për gjithçka. Roger Menama Lukaku. Mbreti i vjetër. Babai im”.

    © BalkanWeb

  • Lajm tragjik për Romelu Lukakun. Humb jetën njeriu i tij më i dashur, vetëm 58 vjeç

    Lajm tragjik për Romelu Lukakun. Humb jetën njeriu i tij më i dashur, vetëm 58 vjeç

    29 Shtator 2025

    13:03

    Alfred Lleshi

    Mediat belge, por edhe vetë sulmuesi i Napolit kanë konfirmuar humbjen e madhe. Pra, ka ndërruar jetë në moshën 58-vjeçare babai i tij, Roger Lukaku, ish-sulmues. Shkaqet e ndarjes së parakohshme nga jeta nuk janë bërë të ditura. Aii u shua në shtëpinë e tij në Kinshasa, Republika Demokratike e Kongos.
    Romelu ka reaguar me një mesazh prekës në rrjetet sociale: “Faleminderit që më mësove gjithçka që di. Do të të jem gjithmonë mirënjohës. Jeta nuk do të jetë më e njëjtë. Më mbro e më udhëhiq si askush tjetër. Dhimbja dhe lotët nuk ndalen, por Zoti do të më japë forcën për t’u ngritur. Faleminderit për gjithçka, Roger Menama Lukaku!”

    Ditë tepër të vështira për Javier Zanetti, zv.presidenti i Interit, i cili po përjeton humbjen e babait të tij, Rodolfo. Klubi zikaltër, përmes një njoftimi zyrtar, shprehu ngushëllimet për këtë humbje të dhimbshme: “Interi shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe i qëndron pranë zv.presidentit Javier Zanetti për ndarjen nga jeta të babait të tij, Rodolfo. Atij i shkon përqafimi i gjithë familjes zikaltër dhe i pronësisë së klubit”.

  • “Lukaku, dëmtim para sezonit te Napoli? Kjo tregon se futbollin e ka shpikur djalli”

    “Lukaku, dëmtim para sezonit te Napoli? Kjo tregon se futbollin e ka shpikur djalli”

    Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, ish-bomberi italian Christian Vieri ka komentuar aktualitetin tek Interi dhe sidomos repartin ofensiv, ku në qendër të vëmendjes është vendosur Francesco Pio Esposito, i cili shkëlqeu në Botërorin e Klubeve me fanellën zikaltër:
    “Pio Esposito më ngjan mua? Nuk më pëlqejnë krahasimet, por është një talent i vërtetë, potencialisht shumë i fortë. Në Botërorin e Klubeve tregoi çfarë numrash ka, por tani topi është në këmbët e tij. Me atë fizik duhet të punojë dyfish, të shtyjë çdo ditë në maksimum për të qenë në formë, edhe sepse tek Interi nuk do të mund të luajë gjithmonë, duke pasur përpara Lautaron dhe Thuram, një nga dyshet më të mira në botë. Duhet durim, gjykimi do të varet nga minutat dhe golat. Le ta dijë se në një skuadër të tillë si Interi mjaftojnë edhe 20 minuta për të shënuar”.
    Një mendim edhe për dëmtimit e “BigRom” në prag të sezonit të ri: “Lukaku, jashtë te Napoli? Futbollin e ka shpikur djalli, largon Raspadorin dhe Simeonen, pastaj të dëmtohet Lukaku… Conte nuk ishte me fat, humbja e Lukakut është shumë e rëndë. Klubi duhet të kthehet në merkato për të marrë një qendërsulmues të ri, por unë vë bast për Lucca. Udine nuk është njësoj si Napoli, i duhet kohë të përshtatet me ngarkesat e një trajneri kaq kërkues, por është i ri dhe mund të shpërthejë. Ka një mundësi për këtë, sidomos nga fakti që pas shpine ka një kampion si De Bruyne”.

  • Dëmtimi i Lukaku-t i prish planet Milanit, Napoli kërkon të mbyllë sa më shpejt transferimin e sulmuesit të njohur

    Dëmtimi i Lukaku-t i prish planet Milanit, Napoli kërkon të mbyllë sa më shpejt transferimin e sulmuesit të njohur

    18 Gusht 2025

    19:41

    Telesport

    Romelu Lukaku pritet të mungojë të paktën për 3 muaj, pasi dëmtimi që pësoi në miqësoren e fundit ndaj Olympiacos rezultoi më i rëndë sa pritej. Në këtë situatë, Napoli është e detyruar të ndërhyjë në merkato.
    “Football Italia” raporton se Napoli do tentojë transferimin e Rasmus Hojlund nga Manchester United. Sulmuesi danez i lënë jashtë planeve të Ruben Amorim për sezonin e ri ka kohë që përflitet për një transferim te Milan, por interesimi i Napolit mund të ndryshojë destinacionin e tij.
    Napoli dhe Milan kanë kohë deri më 1 shtator për të bindur United dhe vetë lojtarin. “Djajtë e Kuq” janë më të interesuar për shitjen përfundimtare të lojtarit, ndërsa dy klubet e Serie A janë më shumë për formulën e huazimit me të drejtë blerjeje.
    Përveç Hojlund, Napoli po shqyrton edhe emra të tjerë, por danezi duket së është më i preferuar nga Conte, pasi e njeh mirë Serie A dhe s’do kërkonte kohë për t’u përshtatur.

  • Lukaku, dëmtimi rezulton shokues. Këputje në kofshën e majtë, po vlerësohet ndërhyrja kirurgjikale

    Lukaku, dëmtimi rezulton shokues. Këputje në kofshën e majtë, po vlerësohet ndërhyrja kirurgjikale

    Në gjuhën e ftohtë dhe shpesh “brutale” të mjekësisë, ka shkuar kështu: “Pas dëmtimit të pësuar në ndeshjen kundër Olympiacos, Romelu Lukaku iu nënshtrua, pranë ‘Pineta Grande Hospital’, ekzaminimeve instrumentale që zbuluan dëmtim të shkallës së lartë të muskulit ‘rektus femoris’ të kofshës së majtë. Futbollisti ka nisur tashmë procesin rehabilitues dhe do t’i nënshtrohet gjithashtu një konsulte kirurgjikale”.
    Pra, jemi larg 2 muajve mungesë në fushat e blerta, sa shpresohej për “Big Rom”, i projektuar titullar i padiskutueshëm i sulmit të Napolit. “Lezion i shkallës së lartë” është praktikisht një këputje muskulore. Dhe ajo frazë “konsultë kirurgjikale” e kthen situatën në dilemë ekzistenciale. Stafi mjekësor, me specialistët, do të vendosin cili është opsioni më i mirë për rikuperimin e Lukakut. Dy janë hipotezat: terapi konservative ose ndërhyrje kirurgjikale.
    Sulmuesi ka një dëmtim shumë serioz, por jo total të indeve, ndaj mund të ndiqet terapia konservative, ose direkt ndërhyrja kirurgjikale. Terapia konservative, ndonëse duket më pak drastike, fsheh një kurth: kërkon kohë për të dhënë efekt dhe nuk garanton shërim të plotë. Domethënë nuk përjashton mundësinë që më pas të nevojitet gjithsesi operacioni, me humbje kohe edhe më të madhe.

    Ja pse, nëse operacioni do ta mbante jashtë fushës për 4-5 muaj (me rikthim jo para janarit 2026), terapia konservative mund të nënkuptojë mungesë që varion nga 2 deri në 7 muaj. Nëse më pas do të duhej operim, Lukaku mund të rikthehej vetëm në mars, prill 2026, me rrezikun e madh për ta humbur edhe Botërorin 2026. Vendimi do të merret në orët e ardhshme, në marrëveshje mes lojtarit dhe klubit.
    Nga një samit te tjetri, De Laurentiis, Conte dhe Manna duhet të kalojnë tani në fazën operative, atë të merkatos. A mundet kampioni i Italisë, i angazhuar në Champions, të përballet me sezonin e ri vetëm me një qendërsulmues, Lucca, i cili do të debutojë të shtunën e 23 gushtit në Reggio Emilia, në vend të “Big Rom”? Përgjigjja është në fakte: Napoli po kërkon sulmues. Dhe kur kanë mbetur vetëm 13 ditë nga mbyllja e merkatos verore, nuk është aspak e thjeshtë të gjendet profili i duhur.

  • Lukaku: Shumë njerëz menduan se kisha mbaruar, por tifozët e Napoli më dhanë një jetë të re

    Lukaku: Shumë njerëz menduan se kisha mbaruar, por tifozët e Napoli më dhanë një jetë të re

    Nga kampi stërvitor në Castel di Sangro, sulmuesi Romelu Lukaku falënderon tifozët napoletanë, teksa përgatitet të nië sezonin e tij të dyte me këtë fanellë. “Tifozët e Napolit më kanë dhënë një jetë të re. Shumë njerëz menduan se kisha mbaruar, por në Napoli më dhanë energjinë për të vazhduar”, tha Lukaku.
    Më tej, sulmuesi belg tha: “Ndihma që i japin të gjithë ekipit është e mrekullueshme, prandaj gjithmonë ndalem për të përshëndetur dhe për të duartrokitur njerëzit. Edhe fizioterapistët po më ndihmojnë, i thamë njëri-tjetrit se duhej të mësonim pak më shumë“.
    “Trajneri më thotë gjithmonë se çdo ndeshje është një shans për të vërtetuar sa i fortë je si ekip. Ky është motivimi i vetëm që më duhet për të dalë në fushë. Ishim më të fortët vitin e kaluar, tani po fillojmë nga e para dhe është mirë që duhet të vërtetojmë përsëri aftësitë tona dhe të përmirësohemi“, tha Lukaku.
    Duke folur për të sapoardhurit e në veçanti për Kevin De Bruyne, patriotin e tij, ai komentoi: “Marrëdhënia ime me Kevin është e shkëlqyer, gjithmonë ka qenë kështu që kur ishim fëmijë: Mendoj se duket edhe në fushë“.
    Për shanset e Napolit në Champions League ai tha: “Tani për tani, po mendoj vetëm për ndeshjen e parë të sezonit. Kemi punuar shumë, kemi ende një javë për t’u përgatitur mirë dhe mezi pres fillimin e Serie A.”

  • As Ronaldo dhe as Messi, Lukaku zgjedh 37-vjeçarin si idhullin e tij

    As Ronaldo dhe as Messi, Lukaku zgjedh 37-vjeçarin si idhullin e tij

    Romelu Lukaku ka zbuluar se Karim Benzeman është idhulli i tij, përpara lojtarëve si Cristiano Ronaldo, Lionel Messi dhe Zlatan Ibrahimovic.
    Vlen të përmendet se sulmuesi belg e udhëhoqi Napolin drejt titullit të Serie A sezonin e kaluar, duke e përfunduar sezonin me 14 gola dhe 11 asiste në 38 ndeshje të luajtura në të gjitha kompeticionet.
    Ndërkohë, Benzema arriti një sukses të jashtëzakonshëm me Real Madridin në karrierën e tij.
    Sulmuesi francez fitoi katër La Liga, 5 Champions League, si dhe Topin e Artë, gjatë kohës së tij në Santiago Bernabeu.
    36-vjeçari u largua nga Los Blancos në verën e vitit 2023 për t’u transferuar tek Al-Ittihad dhe aktualisht luan në Lindjen e Mesme.
    Duke folur për La Gazzetta dello Sport, Lukaku e vlerësoi Benzema për fitoren e Topit të Artë pasi mbushi 32 vjeç.
    “Sigurisht, ne kemi mjetet për të bërë gjithmonë më mirë. Unë kam një palestër në shtëpinë time. Messi, Ronaldo, Lewandowski dhe Ibrahimovic janë të shkëlqyer, por modeli im është Benzema, i cili fitoi Topin e Artë pasi mbushi 32 vjeç. Duhet të shikosh përpara me mentalitetin e duhur. Edhe LeBron James e thotë këtë”, tha Lukaku.