Tag: lugina

  • Shuhet zjarri pranë Lazaratit, zjarrfikësit dhe banorët izoluan vatrat që rrezikonin shtëpitë

    Shuhet zjarri pranë Lazaratit, zjarrfikësit dhe banorët izoluan vatrat që rrezikonin shtëpitë

    Zjarri që po vinte nga Delvina në drejtim të Gjirokastrës dhe fshatit Lazarat u shua plotësisht falë ndërhyrjes së Shërbimit të MZSH Gjirokastër dhe ndihmës së banorëve vendas.

    Më herët, banorët kishin zbritur në lugina kopetë e bagëtive dhe kafshët e tjera, por vetë dolën në terren për të pritur zjarrin në majë të malit, duke e ndalur përpara se të hynte në zonat e banuara. Pa ndihmë nga mjetet ajrore, të angazhuara në operacione të tjera, ata u organizuan vetë, duke u bërë linjë mbrojtëse krah për krah me zjarrfikësit.
    Edhe pse e gjithë Lugina e Drinos mbetet e mbuluar nga tymi, situata aktuale premton një natë të qetë për Gjirokastrën, ndërsa forcat e MZSH Gjirokastër do të qëndrojnë në terren për të monitoruar çdo rrezik riaktivizimi.

    Top Channel

  • “E ngjashme me Japoninë”, arkitektët e huaj: Shqipëria do të sjellë pranverë në Europë!

    “E ngjashme me Japoninë”, arkitektët e huaj: Shqipëria do të sjellë pranverë në Europë!

    Për arkitektin e njohur japonez Kengo Kuma, Shqipëria është e ngjashme me vendin e tij të lindjes. Por në ç’kuptim? Sipas tij, topografia malore e vendit tonë me lugina e male njëra pas tjtrës, krijon pak a shumë të njëjtën strukturë natyrore si në Japoni.
    “Duke parë dhe topografinë e Shqipërisë, është një vend malor dhe Butrinti po ta shikosh është 4 orë larg, janë luginat dhe male njëra pas tjetrës dhe rëndësia e topografisë, e kulturës dhe personalitetit është shumë e lidhur. Nëse ke lugina dhe male që ndjekin njëra tjetrën aty shikon diversitetin. Edhe vetë ndjeshmëria është e lidhur me topografinë. Po të shohësh mjeshtrit e ndërtimit jetojnë në lugina, e njëjta gjë edhe në Japoni. Kemi pothuajse të njëjtën topografi. Ndoshta Shqipëria është kjo lloj mjeshtërie, që unë vetë doja të punoja me këtë lloj mjeshtërie të përpunimit të gurit, dhe këto janë aspekte shumë të rëndësishme për vendin. Shqipëria mund të jetë një shembull i botës për të ardhmen”, tha ai.
    Në fjalën e tij gjatë Festivalit “Bread & Heart” në Tiranë, Kuma ndau përjetimin e tij të para 10 viteve, herën e parë që erdhi në Shqipëri.
    “Vizioni im i parë për Shqipërinë është ai i vizitës së parë, para 10 vitesh. Ne kur kishim projektin e Butrintit ishim aty për 3 vite dhe përshtypja ime është që Shqipëria është e ngjashme me Japoninë. Sa i përket përmasave nuk është vend i madh, por kjo vjen për shkak të historisë, vetë kam lindur në 1954 dhe atëherë në ato vite isha 9 vjeç kur ndodhi lufta e dytë botërore dhe familja ime ka ardhur nga Nagasaki duke patur dhe përvojën e bombardimit atomik. Ishim dëshmitarë të rritjes që pati Japonia pas luftës. Ndjeva këtë lloj ndjeshmëria mes Japonisë dhe Shqipërisë”, rrëfeu Kuma.
    Ndërkohë për arkitektët e mbledhur sot në kryeqytetin shqiptar, Shqipëria do të kthehet në një zonë me shumë potencial për kontinentin.
    “Shqipëria do të sjellë pranverë një Europë, që Europa vetë nuk po e ndjen. Kemi ëndrrën të përqendrohemi për të krijuar hapësira të ndihemi si në shtëpi në qytetet tona që janë mbushur me jetë dhe mirëqenie. Po jetojmë në një energji të përbashkët”, janë shprehur ata gjatë Festivalit.

  • Vjosa gati për në UNESCO, aprovohet dosja e aplikimit për shpalljen “Rezervat Biosfere”

    Vjosa gati për në UNESCO, aprovohet dosja e aplikimit për shpalljen “Rezervat Biosfere”

    UNESCO ka dhënë rekomandimin zyrtar që Lugina e Vjosës të shpallet “Rezervat Biosfere”. Komiteti Ndërkombëtar i Këshillit për Rezervat e Biosferës ka miratuar dosjen e aplikimit, duke hapur rrugën për vendimin përfundimtar që pritet të merret në shtator këtë vit gjatë Sesionit të 37-të të programit MAB (Njeriu dhe Biosfera). Ndërsa për Ministrinë e Turizmi dhe Mjedisit që ndau në faqen e saj dhe lajmin që UNESCO ka dhënë rekomandim zyrtar, që Lugina e Vjosës të shpallet “Rezervat Biosfere”, kjo është më shumë se një vlerësim ndërkombëtar, është njohja ndaj bukurisë së egër të Vjosës, mirënjohja për njerëzit e atyre trevave që jetojnë në harmoni me natyrën dhe për përpjekjet e përbashkëta në mbrojtjen e lumit të fundit të egër të Europës.
    “Dhe asgjë nuk ka ndodhur rastësisht, por vjen pas një pune shumë intensive të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, nga vizita e parë e Drejtoreshës së Përgjithshme të UNESCO-s Audrey Azoulay në Vjosë në shkurt 2023, e deri te puna e palodhur e specialistëve të zonave të mbrojtura që ndoqën çdo hap me përkushtim e profesionalizëm. Vjosa sot nuk është vetëm lumi, por është modeli i zhvillimit të qëndrueshëm, ku natyra frymëzon, ndërsa në shtator të këtij viti pritet miratimi përfundimtar nga Këshilli i Rezervateve të Biosferës të UNESCO-s për përfshirjen e Vjosës në listën e pasurive botërore si një himn për natyrën dhe për njerëzit”, shprehet Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.
    Nëse miratohet, Lugina e Vjosës do të përfshihet në listën globale të pasurive natyrore, duke fituar një status prestigjioz që i njeh ndërkombëtarisht rëndësinë ekologjike dhe biodiversitetin, siguron vëmendje dhe mbështetje ndërkombëtare për ruajtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm, etj. Lugina e Vjosës u shpall park kombëtar nga qeveria shqiptare në mars të vitit 2023. Vjosa dhe degët e saj kryesore rrjedhin nga vargmali i Pindit në Greqi, ku quhet Aoös, deri në bregdetin e Adriatikut në Shqipëri. Lumi dhe zonat përreth tij janë ekosisteme të një biodiversiteti të konsiderueshëm dhe janë shtëpia e mbi 1100 llojeve të specieve, duke përfshirë 13 lloje kafshësh dhe dy lloje bimore të vlerësuara si të kërcënuara globalisht nga IUCN (Unioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës).

  • UNESCO rekomandoi që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës, reagon  Kryeministri Rama

    UNESCO rekomandoi që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës, reagon Kryeministri Rama

    Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me faktin që UNESCO rekomandoi që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës.
     

    Postimi i plotë:Një lajm që na mbush me emocion dhe krenari pas një pune të gjatë, me një vizion të qartë:#UNESCO ka dhënë rekomandimin zyrtar që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat Biosfere.Është më shumë se një vlerësim ndërkombëtar — është njohja ndaj bukurisë së egër të Vjosës, mirënjohja për njerëzit e atyre trevave që jetojnë në harmoni me natyrën dhe për përpjekjet e përbashkëta në mbrojtjen e lumit të fundit të egër të Europës.Dhe asgjë nuk ka ndodhur rastësisht, por vjen pas një pune shumë intensive të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, nga vizita e parë e Drejtoreshës së Përgjithshme të UNESCO-s Audrey Azoulay në Vjosë në shkurt 2023, e deri te puna e palodhur e specialistëve të zonave të mbrojtura që ndoqën çdo hap me përkushtim e profesionalizëm.Vjosa sot nuk është vetëm lumi, por është MODELI i zhvillimit të qëndrueshëm, ku natyra frymëzon ndërsa në shtator të këtij viti pritet miratimi përfundimtar nga Këshilli i Rezervateve të Biosferës të UNESCO-s për përfshirjen e Vjosës në listën e pasurive botërore si një himn për natyrën dhe për njerëzit.

  • UNESCO rekomandon që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës

    UNESCO rekomandon që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës

    UNESCO ka rekomanduar që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës dhe miratimi pritet të kryhet në muajin shtator.
    Lajmin e ka bërë të ditur Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, përmes një postimi në faqen e saj në Facebook.
    Kumbaro e cilësoi këtë hap si një vlerësim të jashtëzakonshëm ndërkombëtar për natyrën e paprekur dhe përpjekjet e pandërprera në ruajtjen e lumit të fundit të egër në Evropë.
    “Vjosa sot nuk është vetëm lumi, por është modeli i zhvillimit të qëndrueshëm, ku natyra frymëzon,” shkruan Kumbaro, raporton A2 CNN.
    Përfshirja përfundimtare e Luginës së Vjosës në listën e Rezervateve të Biosferës pritet të miratohet në shtator nga Këshilli përkatës i UNESCO-s, duke e vendosur këtë pasuri natyrore në një piedestal global.
    Postimi i plotë:
    Ditë të mbarë me një lajm që na mbush me emocion dhe krenari: #UNESCO ka dhënë rekomandimin zyrtar që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat Biosfere
    Është më shumë se një vlerësim ndërkombëtar — është njohja ndaj bukurisë së egër të Vjosës, mirënjohja për njerëzit e atyre trevave që jetojnë në harmoni me natyrën dhe për përpjekjet e përbashkëta në mbrojtjen e lumit të fundit të egër të Europës ????????
    Dhe asgjë nuk ka ndodhur rastësisht, por vjen pas një pune shumë intensive të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, nga vizita e parë e Drejtoreshës së Përgjithshme të UNESCO-s Audrey Azoulay në Vjosë në shkurt 2023, e deri te puna e palodhur e specialistëve të zonave të mbrojtura që ndoqën çdo hap me përkushtim e profesionalizëm
    Vjosa sot nuk është vetëm lumi, por është MODELI i zhvillimit të qëndrueshëm, ku natyra frymëzon ndërsa në shtator të këtij viti pritet miratimi përfundimtar nga Këshilli i Rezervateve të Biosferës të UNESCO-s për përfshirjen e Vjosës në listën e pasurive botërore si një himn për natyrën dhe për njerëzit

  • UNESCO dha rekomandim zyrtar që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat Biosfere, Rama: Është më shumë se një vlerësim ndërkombëtar

    UNESCO dha rekomandim zyrtar që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat Biosfere, Rama: Është më shumë se një vlerësim ndërkombëtar

    Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi UNESCO dha rekomandim zyrtar që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat Biosfere.

    Ai u shpreh se ky është më shumë se një vlerësim ndërkombëtar, “është njohja ndaj bukurisë së egër të Vjosës, mirënjohja për njerëzit e atyre trevave që jetojnë në harmoni me natyrën dhe për përpjekjet e përbashkëta në mbrojtjen e lumit të fundit të egër të Europës”.
    “Një lajm që na mbush me emocion dhe krenari pas një pune të gjatë, me një vizion të qartë:#UNESCO ka dhënë rekomandimin zyrtar që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat Biosfere.
    Është më shumë se një vlerësim ndërkombëtar — është njohja ndaj bukurisë së egër të Vjosës, mirënjohja për njerëzit e atyre trevave që jetojnë në harmoni me natyrën dhe për përpjekjet e përbashkëta në mbrojtjen e lumit të fundit të egër të Europës.
    Dhe asgjë nuk ka ndodhur rastësisht, por vjen pas një pune shumë intensive të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, nga vizita e parë e Drejtoreshës së Përgjithshme të UNESCO-s Audrey Azoulay në Vjosë në shkurt 2023, e deri te puna e palodhur e specialistëve të zonave të mbrojtura që ndoqën çdo hap me përkushtim e profesionalizëm
    Vjosa sot nuk është vetëm lumi, por është MODELI i zhvillimit të qëndrueshëm, ku natyra frymëzon ndërsa në shtator të këtij viti pritet miratimi përfundimtar nga Këshilli i Rezervateve të Biosferës të UNESCO-s për përfshirjen e Vjosës në listën e pasurive botërore si një himn për natyrën dhe për njerëzit”, ka shkruar Rama.

    Top Channel

  • Finalizohet operacioni policor i koduar “Lugina 1”/ Bien në prangat e policisë dy sirianë, ndihmonin emigrantët e…

    Finalizohet operacioni policor i koduar “Lugina 1”/ Bien në prangat e policisë dy sirianë, ndihmonin emigrantët e…

    Dy sirianë u arrestuan në fshatin Kapshticë në kuadër të operacionit policor të koduar “Lugina 1”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt pagesës. Nga hetimet e thelluara të kryera prej 2 muajsh rezulton se këta shtetas e kanë kryer disa herë këtë veprimtari kriminale, më parë, por emigrantët janë kapur nga shërbimet policore, në tentativë për të kaluar drejt Malit të Zi.
    Këta shtetas ndihmonin emigrantë nga Vendet e Treta, që të kalonin ilegalisht kufirin jeshil me Greqinë, me qëllim kalimin në Mali të Zi dhe më pas në vendet e BE-së. Shtetasit sirianë u kapën në flagrancë gjatë natës, në fshatin Kapshticë, duke shoqëruar 8 shtetas egjiptianë dhe algjerianë, 4 prej tyre të mitur.