Tag: luftojnë

  • Ukraina: Rreth 1,500 qytetarë afrikanë luftojnë në ushtrinë ruse

    Ukraina: Rreth 1,500 qytetarë afrikanë luftojnë në ushtrinë ruse

    Çështja e dërgimit të koreanëve të veriut për të luftuar përkrah forcave të Moskës në luftën pas pushtimit të Ukrainës është e dokumentuar mirë.
    Ndoshta më pak i njohur është numri i konsiderueshëm i njerëzve nga Afrika që janë rekrutuar për t’u bashkuar me përpjekjet luftarake të Rusisë.
    Sipas Andrii Sybiha, ministrit të punëve të jashtme të Ukrainës, të paktën 1,436 qytetarë nga 36 vende afrikane po luftojnë aktualisht në radhët e ushtrisë pushtuese të Rusisë në Ukrainë.
    Ai tha se ky numër përfaqëson ata të identifikuar, megjithëse numri real mund të jetë më i lartë.
    “Rusia rekruton shtetas të vendeve afrikane duke përdorur një sërë metodash,” tha ai.
    “Disave u ofrohen para, ndërsa të tjerëve u bëhet mashtrim dhe nuk e kuptojnë se për çfarë po regjistrohen ose detyrohen ta bëjnë këtë nën presion.”
    Ai tha se nënshkrimi i një kontrate për t’u bashkuar me forcat ruse ishte “ekuivalent me nënshkrimin e një dënimi me vdekje”.
    “Qytetarët e huaj në ushtrinë ruse kanë një fat të trishtuar”, tha ai, shkruan Sky News.
    Sybiha u bëri thirrje njerëzve të mos nënshkruajnë asnjë dokument me autoritetet ruse dhe u bëri thirrje të gjitha qeverive afrikane të lëshojnë deklarata publike duke i paralajmëruar qytetarët e tyre kundër bashkimit me ushtrinë ruse.

  • Ukraina: Gati 1,500 qytetarë afrikanë luftojnë në ushtrinë ruse

    Ukraina: Gati 1,500 qytetarë afrikanë luftojnë në ushtrinë ruse

    Çështja e dërgimit të koreanëve të veriut për të luftuar përkrah forcave të Moskës në luftën pas pushtimit të Ukrainës, është e dokumentuar mirë.
    Sipas mediave të huaja, ndoshta më pak i njohur është numri i konsiderueshëm i njerëzve nga Afrika që janë rekrutuar për t’u bashkuar në luftën e Rusisë në Ukrainë.
    Andrii Sybiha, ministrit të punëve të Jashtme të Ukrainës, pretendon se të paktën 1,436 qytetarë nga 36 vende afrikane po luftojnë aktualisht në radhët e ushtrisë pushtuese të Rusisë në Ukrainë.
    Ai tha se ky numër përfaqëson ata që janë identifikuar, megjithëse numri real mund të jetë më i lartë.
    “Rusia rekruton shtetas të vendeve afrikane duke përdorur një sërë metodash”, tha ai.
    “Disave u ofrohen para, ndërsa të tjerë mashtrohen dhe nuk e kuptojnë se për çfarë po nënshkruajnë ose detyrohen ta bëjnë këtë nën presion”, tha Sybiha.
    Ai tha se nënshkrimi i një kontrate për t’u bashkuar me forcat ruse ishte “ekuivalent me nënshkrimin e një dënimi me vdekje”.
    “Qytetarët e huaj në ushtrinë ruse kanë një fat të trishtuar”, tha ai.
    “Shumica e tyre dërgohen menjëherë në të ashtuquajturat ‘sulme me mish’, ku vriten shpejt.

  • Ukraina zbulon shifrat: Gati 1,500 qytetarë afrikanë luftojnë në ushtrinë ruse

    Ukraina zbulon shifrat: Gati 1,500 qytetarë afrikanë luftojnë në ushtrinë ruse

    Çështja e dërgimit të koreanëve të veriut për të luftuar përkrah forcave të Moskës në luftën pas pushtimit të Ukrainës, është e dokumentuar mirë.

    Sipas mediave të huaja, ndoshta më pak i njohur është numri i konsiderueshëm i njerëzve nga Afrika që janë rekrutuar për t’u bashkuar në luftën e Rusisë në Ukrainë.

    Andrii Sybiha, ministrit të punëve të Jashtme të Ukrainës, pretendon se të paktën 1,436 qytetarë nga 36 vende afrikane po luftojnë aktualisht në radhët e ushtrisë pushtuese të Rusisë në Ukrainë.

    Ai tha se ky numër përfaqëson ata që janë identifikuar, megjithëse numri real mund të jetë më i lartë.

    “Rusia rekruton shtetas të vendeve afrikane duke përdorur një sërë metodash”, tha ai.

    “Disave u ofrohen para, ndërsa të tjerë mashtrohen dhe nuk e kuptojnë se për çfarë po nënshkruajnë ose detyrohen ta bëjnë këtë nën presion”, tha Sybiha.

    Ai tha se nënshkrimi i një kontrate për t’u bashkuar me forcat ruse ishte “ekuivalent me nënshkrimin e një dënimi me vdekje”.

    “Qytetarët e huaj në ushtrinë ruse kanë një fat të trishtuar”, tha ai.

    “Shumica e tyre dërgohen menjëherë në të ashtuquajturat ‘sulme me mish’, ku vriten shpejt.

  • Te McLaren s’ka favoritë: Do të luftojnë të barabartë mes tyre, pa i prishur punë njëri-tjetrit

    Te McLaren s’ka favoritë: Do të luftojnë të barabartë mes tyre, pa i prishur punë njëri-tjetrit

    15 Tetor 2025

    8:58

    Telesport

    Fitimi i titullit për konstruktorë në Formula 1 nuk do ta ndryshojë filozofinë me të cilën McLaren do t’i afrohet gjashtë garave të fundit të vitit 2025. Tani vëmendja është përqendruar në duelin mes Oscar Piastri dhe Lando Norris, dy pilotëve të skuadrës “papaya”, për t’i mbështetur ata edhe nga rikthimi i Max Verstappen.
    Drejtori i McLaren, Andrea Stella, tha se rregullat e papajës do të vazhdojnë dhe se skuadra do t’u japë mundësi të barabarta dy pilotëve të saj, aktualisht të ndarë nga 22 pikë në kampionat, me Verstappen që perceptohet dukshëm si një kërcënim jo aq shqetësues.
    “Qasja drejt titullit të pilotëve nuk do të ndryshojë dhe nuk varet nga titulli për konstruktorë. Mënyra jonë e garave varet nga parimet e garave, vlerat që mishërojmë dhe dëshira për të mbrojtur unitetin e ekipit, i cili është një kusht themelor për të ardhmen“, tha Andrea Stella.
    “Situatat e garave sigurisht që i nënshtrohen interpretimeve të ndryshme. Respekti është një vlerë shumë e rëndësishme për McLaren dhe jam i sigurt se është për të gjithë. Dy pilotët do të luftojnë të barabartë mes tyre, pa i prishur punë njëri-tjetrit“, shtoi drejtuesi italian.

  • Ukraina feston Pavarësinë, Merz: Ukrainasit po luftojnë për rendin liberal në Evropë

    Ukraina feston Pavarësinë, Merz: Ukrainasit po luftojnë për rendin liberal në Evropë

    “Ukrainasit po mbrojnë veten me guxim të madh kundër sulmeve ruse. Ata po luftojnë për rendin tonë liberal në Evropë dhe për një paqe të drejtë. Ndërsa vendi feston pavarësinë e tij, ne qëndrojmë fort në krah të tij – sot dhe në të ardhmen.”, shkroi Merz në një mesazh në X.

  • Situata me zjarret, kryeparlamentarja Spiropali: Respekt për të gjithë ata që luftojnë çdo ditë me flakët

    Situata me zjarret, kryeparlamentarja Spiropali: Respekt për të gjithë ata që luftojnë çdo ditë me flakët

    Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali shpreh mirënjohjen për çdo përpjekje dhe sakrificë të zjarrfikësve në këto ditë të vështira kur vendi u përball me situatë kritike të zjarreve të favorizuar nga temperaturat e larta. Nga 54 vatra sot kanë mbetur vetëm 3 aktive. Spiropali në një postim në rrjetet sociale shprehu respekt për të gjithë ata që luftojnë çdo ditë me flakët.
    Postimi i plotë

    Mirënjohje për çdo përpjekje dhe sakrificë; nga 54 vatra, sot kanë mbetur vetëm 3 aktive. Respekt për të gjithë ata që luftojnë çdo ditë me flakët.
    Në veri, sot që prej orëve të para të mëngjesit angazhimi është ende maksimal: 6 helikopterë janë në mision për shuarjen e çdo vatre.
    Le të shpresojmë për dëme sa më të pakta dhe të kuptojmë njëherë e mirë: zjarret e qëllimshme janë krim ndaj jetës dhe natyrës. Një shkëndijë mjafton për të kthyer gjithçka në hi.

  • Lufta në Ukrainë/ Zelensky: Mercenarë nga Kina, Pakistani dhe vendet afrikane po luftojnë për Rusinë

    Lufta në Ukrainë/ Zelensky: Mercenarë nga Kina, Pakistani dhe vendet afrikane po luftojnë për Rusinë

    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se trupat ukrainase në Ukrainën verilindore po luftojnë kundër “mercenarëve” të huaj nga vende të ndryshme.

    Zelensky më parë ka akuzuar Moskën për rekrutimin e luftëtarëve kinezë për operacionet e saj ushtarake kundër Ukrainës , akuza që Pekini i ka mohuar, ndërsa Koreja e Veriut ka dërguar gjithashtu mijëra ushtarë të saj në rajonin Kursk të Rusisë.

    “Ne biseduam me komandantët rreth situatës në front, mbrojtjes së Vovchansk dhe dinamikës së luftimeve”, shkroi Zelensky në një mesazh për X pasi vizitoi një zonë në vijën e frontit në Kharkiv, në verilindje.

     

    Ai shtoi më tej se mercenarë nga Kina, Pakistani dhe vendet afrikane po luftojnë për Rusinë.

    “Luftëtarët tanë në këtë zonë raportojnë pjesëmarrjen e mercenarëve nga Kina, Taxhikistani, Uzbekistani, Pakistani dhe vendet afrikane në luftë. Ne do të përgjigjemi.

    Rusia ende nuk ka komentuar publikisht mbi deklaratat e Zelensky-t.

  • Zelensky: Mercenarë aziatikë, afrikanë dhe kinezë po luftojnë kundër nesh në Kharkiv

    Zelensky: Mercenarë aziatikë, afrikanë dhe kinezë po luftojnë kundër nesh në Kharkiv

    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi të hënën se forcat ukrainase në vijën e parë të frontit në verilindje të rajonit të Kharkivit po luftojnë edhe kundër mercenarëve të huaj nga disa shtete.

    Gjatë një vizite në zonën e luftimeve, Zelensky u takua me ushtarët që mbrojnë drejtimin e qytetit Vovchansk, ndër të cilët edhe luftëtarët e Batalionit të 17-të të Motorizuar të Këmbësorisë, pjesë e Brigadës së 57-të, që mban emrin e komandantit historik ukrainas, Kost Hordiienko.

    “Bisedova me komandantët për situatën në vijën e parë, mbrojtjen e Vovchansk dhe ecurinë e luftimeve. Diskutuam gjithashtu për furnizimet, dronët, rekrutimet dhe financimin e drejtpërdrejtë të brigadave,” shkroi Zelensky në rrjetin social X.

    Presidenti ukrainas theksoi se nga ky front është raportuar përfshirja e mercenarëve nga vende si Kina, Taxhikistani, Uzbekistani, Pakistani dhe shtete afrikane.

    “Luftëtarët tanë në këtë drejtim kanë raportuar pjesëmarrjen e mercenarëve të huaj. Do të reagojmë siç duhet,” paralajmëroi ai.

    Në fund të vizitës, Zelensky nderoi me medalje ushtarët që po mbrojnë qytetin strategjik Vovchansk, duke u shprehur: “Është nder për mua që ndodhem këtu. Ju falënderoj për luftën tuaj, për shërbimin ndaj shtetit dhe popullit ukrainas dhe për mbështetjen që i jepni njëri-tjetrit.”.

    Kharkiv region. I met with the warriors of the 92nd Separate Assault Brigade named after Ivan Sirko. The fighters are holding a difficult section of the front – Lyptsi. I spoke with the commanders. The defense along their line of responsibility, the training of the warriors,… pic.twitter.com/OiOBPjHMxH— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) August 4, 2025

  • “Ky moment të frymëzojë ata që luftojnë për liri”/ Spiropali përshëndet lirimin nga burgosja politike të liderit të opozitës bjelloruse

    “Ky moment të frymëzojë ata që luftojnë për liri”/ Spiropali përshëndet lirimin nga burgosja politike të liderit të opozitës bjelloruse

    Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka përshëndetur lirimin nga burgu të liderit të opozitës bjelloruse, Siarhei Tsikhanouski.

    Teksa uron partneren dhe familjen e tij, Spiropali shpreson që ky moment të frymëzojë të gjithë ata që luftojnë për liri.
    “Një lajm i shkëlqyer! Lideri i opozitës bjelloruse, Siarhei Tsikhanouski, është tani i lirë pas vitesh burgimi të padrejtë. Urime për miken tonë të dashur Sviatlana Tsihanouskaya dhe familjen e saj!
    Shpresoj që ky moment të frymëzojë të gjithë ata që luftojnë për liri dhe të shënojë një hap shpresëdhënës drejt lirimit të të gjithë të burgosurve politikë në Bjellorusi!”, ka reaguar ajo.

    Top Channel

  • Ja pse duhet të hani qershi para gjumit

    Ja pse duhet të hani qershi para gjumit

    Nuk ka njeri që të mos jetë i marrosur pas qershive. Është e pamundur të mos hutohesh nga larmia e nuancave të të kuqes në treg.

    Vlerat dhe vetitë e qershive
    Qershitë përmbajnë vitaminë A, vitaminë C dhe kalium.

    Vlerat shëndetësore që merr nga konsumimi i ushqimeve të pasura me vitamin A dhe vitaminë C përfshijnë: një sistem imunitar të përmirësuar, veti superiore të shërimit të plagëve dhe shikueshmëri më të qartë veçanërisht në kushte kur drita është e kufizuar. Konsumimi i ushqimeve të pasura me kalium ndihmon në uljen e tensionit të gjakut dhe zvogëlimin e rrezikut të formimit të gurëve në veshka.
    Qershitë janë një burim i pasur i antioksidantëve të fuqishëm që kryesisht gjenden në frutat dhe perimet që kanë ngjyrë të kuqe, vjollcë apo të errët.
    Një ushqim i pasur me antioksidantë ul rreziqet e sëmundjeve kardiovaskulare. Konsumimi i qershive ka gjetur jehonë për shkak edhe të çlirimit të dhimbjeve nga sëmundje si artriti. Kohët e fundit, është zbuluar që qershitë luftojnë pagjumësinë dhe dhimbjet muskulare.
    Kjo falë natyrës anti-inflamacion të vitaminës C dhe antioksidantëve.
    Lexoni më poshtë arsyet kryesore përse nuk duhet t’i ndaheni këtyre frutave të shijshme.
    -Ndihmojnë me gjumin
    Sipas studimeve, vlerat anti-inflamatore të qershive ju ndihmojnë të flini më mirë.
    -Në ditët e ngrohta qershitë janë një zgjidhje jashtëzakonisht e shijshme dhe freskuese.
    Zëvëndësoni ushqimin e darkës me këto fruta që bëjnë një ndryshim thelbësor në shëndetin tuaj.
    -Shuajnë dhimbjet fizike
    Qershitë janë natyralisht të pasura me kalium që përçon impulset elektrike në të gjithë trupin.
    -Ky mineral ndihmon në ruajtjen e tensionit të gjakut, me hidratimin, rimëkëmbjen e muskujve, impulse nervore, tretjen, rrahet e zemrës dhe ekuilibrin e pehashit.
    Në një gotë me qershi gjeni 330 miligramë kalium që përbën 10% të dozës së rekomanduar ditore të kaliumit.
    -Luftojnë inflamacionin
    Studimet kanë treguar që antioksidantët te qershitë mund të pakësojnë dhimbjet dhe zvogëlojnë inflamacionin e shkaktuar nga osteoartriti.
    -Forcojnë imunitetin
    Si të gjitha frutat dhe perimet, qershitë janë të pasura me doza të mëdha antioksidantësh dhe përbërësish që luftojnë virozat.
    Flavonoidët, antioksidantë që gjenden tek qershitë, luftojnë infeksionet në shumë nivele. Studimet kanë treguar që këto elemente kanë një ndikim domethënës në funksionet e sistemit tonë imunitar.