Tag: luftëtari

  • KATEGORIA E DYTË | Luftëtari shpallet kampion dhe kthehet në Kategorinë e Parë, vendos golavarazhi. Iliria-Luzi, nesër vendoset (RENDITJET)

    KATEGORIA E DYTË | Luftëtari shpallet kampion dhe kthehet në Kategorinë e Parë, vendos golavarazhi. Iliria-Luzi, nesër vendoset (RENDITJET)

    Një emër i madh i futbollit shqiptar, Luftëtari i Gjirokastrës, ka siguruar ngjitjen në Kategorinë e Parë duke lënë kështu Kategorinë e Dytë pas një sezoni ku ka qenë një betejë dhe rivalitet i fortë me Orikun në grupin B. Edhe pse me pikë të barabarta me ekipin e qarkut të Vlorës, megjithatë, bluzinjtë e Gjirokastrës kanë në golaverazh më të mirë se rivali i tyre direkt. Oriku keshtu qe do te  duhet te provoje mes playoff-it ngjitjen qe do te jete nje rruge e gjate sigurisht.
    Në fakt, edhe java e fundit pati goleada teksa u shënuan 20 gola në 3 ndeshjet që u zhvilluan ditën e sotme. Luftëtari mundi Shkumbinin 6-1 kurse Oriku fitoi në fushën e Memaliaj me rezultatin 0-7 por nuk i mjaftoi kjo. Edhe skuadra e Tomorit fitoi ne Maliq me rezultatin 5-1.
    GRUPI B | JAVA 22
    MEMALIAJ 0-7 ORIKU
    32′, 44′ Dalanaj, 35′ Llojaj, 59′ Alinani, 68′ Kamberaj
    LUFTËTARI 6-1 SHKUMBINI
    17′ Mërkuri, 20′, 24′ Mirani, 34′ Ziaj – 41′ Muzhaqi
    MALIQI 1-5 TOMORI
    70′ Kame – 17′(ag) Bregu, 18′, 47′ Oulare, 41′ Saraçi, 52′ Nigene

     
    Sakaq, në Grupin A, i cili ka dhe 1 javë deri në fund, u zhvilluan 3 ndeshje, teksa Beselidhja fitoi 2-0 ndaj Gramshit, kurse Veleciku mposhti Albanët 3-1 dhe Tërbuni mori 3 pike ndaj Murlanit. Por, lufta per kreun mes Ilirise dhe Luzit 2008 do te vendoset diten e diele, duke qene se Iliria qe kryeson do te luaje ndaj Adriatikut kurse Luzi ndaj Naftetarit.
    GRUPI A | JAVA 22
    BESËLIDHJA 2-0 GRAMSHI
    3′ Dibra, 79′ Alcani
    VELEÇIKU 3-1 ALBANËT
    3′ Shekaj, 44′ Banushaj, 57′ Smakaj
    TËRBUNI 2-1 MURLANI
    46′ Hasaj – 45′ Lushi

  • Kategoria e Dytë/ AF Luftëtari shpallet ekipi fitues i Grupit B

    Kategoria e Dytë/ AF Luftëtari shpallet ekipi fitues i Grupit B

    AF Luftëtari është ekipi kampion i Kategorisë së Dytë për Grupin B. Me fitoren në ndeshjen e fundit ndaj Shkumbinit me rezultatin 6-1, AF Luftëtari siguroi vendin e parë në renditje.
    Falë këtij suksesi, ekipi i AF Luftëtarit do të luajë në Kategorinë e Parë sezonin e ardhshëm, ndërsa mbetet për t’u parë se kush do të shpallet kampion i Grupit A, pasi të dyja skuadrat kampione do të përballen së bashku për titullin e këtij edicioni të Kategorisë së Dytë.
    Ekipi i AF Luftëtarit ka bërë një paraqitje shumë të mirë në Grupin B, ku deri në fund ishte në garë për vendin e parë me skuadrën e Orikut dhe vetëm fitorja e ditës së sotme ndaj Shkumbinit me rezultatin e thellë 6-1, e shpalli kampion të Kategorisë së Dytë për Grupin B.
    Në fund të takimit u zhvillua edhe ceremonia e dorëzimit të trofeut të fituesit të Grupit B, që u dorëzua nga anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Gjergji Petro.

  • Luftëtari mposht Butrintin, Delvina merr barazim dramatik në transfertë

    Luftëtari mposht Butrintin, Delvina merr barazim dramatik në transfertë

    Ka përfunduar sfida mes Luftëtarit dhe Butrintit me rezultatin 2-1.
    Butrinti kaloi i pari në avantazh me golin e Ohuh në minutën e 11-të, por Luftëtari përmbysi rezultatin me golat e Miranit në minutën e 32-të dhe Mërkurit në minutën e 50-të.
     
    Ndërkohë, Delvina ka arritur një barazim dramatik në transfertë ndaj Maliqit, duke e mbyllur ndeshjen në shifrat 2-2.
    Maliqi shënoi i pari me golat e Devollit në minutat 41 dhe 57, ndërsa Delvina reagoi me golin e Mustës në minutën e 71-të dhe barazoi në minutën e 90-të me një finalizim të Boçit.