Tag: luftëtari

  • Laçi e Pogradeci ‘çedojnë’ në shtëpi…

    Laçi e Pogradeci ‘çedojnë’ në shtëpi…

    Kategoria e Parë, Java VILaçi – Apolonia 1-1 (Nerguti 33’/ Trifoni 73’)Pogradeci – Luftëtari 2-3 (Santi 36’, Kazeem 53’/ Diamanti 9’, Isteri 34’, Nianguila 83’)

    Janë luajtur dy sfidat hapëse të javës së gjashtë të Kategorisë së Parë në të cilat janë regjistruar plot 7 gola dhe mjaft emocione. Nuk kanë munguar as tensionet dhe ndëshkimet me të kuq.

    Laçi ka barazuar për herë të parë në këtë sezon përballë Apolonisë në shtëpi. Gjithçka nisi mirë për kurbinasit që dominuan fraksionin e parë të sfidës dhe ia dolën të shënonin me Nergutin, por nuk ia dolën ta përfundonin si duhej.

    Fierakët morën stafetën e lojës gjatë pjesës së dytë duke ia dalë të gjenin golin e barazimit pas shumë insistimesh falë Trifonit. Minutat e fubdit bardhezinjtë i mbyllën në sulm por pa arritur të rikthenin avantazhin.

    Sakaq, Luftëtari surprizoi Pogradecin në shtëpi duke i rrëmbyer nje 3-pikësh me vlerë. Gjirokastritët kaluan përpara me Diamantin dhe Isterin teksa shifrat u barazuan nga vendasit edhe pse me një lojtar më pak që prej fundit të pjesës së parë. Për golin e fitores mendoi Nianguila duke i mohuar pikët pogradecarëve.

    Me këto dy përballje të përfunduara, Laçi mbetet në vendin e dytë me 10 pikë, Apolonia ndjek me 9, Pogradeci vjen në të katërtin me 8 pikë, ndërsa Luftëtari pozicionohet i shtati me 7 pikë duke ngjeshur akoma më shumë renditjen.

    Vazhdo leximin

  • Dy sfida në inferiore, Laçi e Pogradeci pritës

    Dy sfida në inferiore, Laçi e Pogradeci pritës

    Kategoria e Parë nis sot me aktin e 6-të sezonal. Në orën 14:00 do të luhet në Laç dhe në Pogradec me duelet Laçi- Apolonia dhe Pogradeci- AF Luftëtari.

    Pjesa tjetër e kësaj jave zhvillohet nesër e shtunë 4 tetor 2025. Të gjitha takimet e javës zhvillohen në orën 14:00

    Java e 6-të:

    Laçi- Apolonia

    Pogradeci- AF Luftëtari

    Nesër:

    iliria-Besa

    Skënderbeu- Kukësi

    Burreli- Korabi

    Lushnja- Kastrioti

    Vazhdo leximin

  • Ish-luftëtari i UÇK: Aktakuzë pa baza për të shkatërruar ata që kanë mbrojtur kombin

    Ish-luftëtari i UÇK: Aktakuzë pa baza për të shkatërruar ata që kanë mbrojtur kombin

    “Liria pa ju është robëri”, u shpreh vajza e një dëshmori lufte, në fjalën e saj në mbështetje të udhëheqësve të UÇK-së në Hagë.
    “Na ka mbledhur zëri i padrejtësisë”, tha Flakë Fazllia në fjalën e saj.
    “Tubim jo i zakonshëm. Na ka mbledhë zëri i padrejtesisë. Mjaft me gjykime politike. Jemi këtu t’i themi udhëheqësve tanë:  Jemi me ju. Vendlindja nuk ju harron. Askush nuk e tjetërson mundin tuaj. Liria pa ju është robëri“, u shpreh ajo.
    “Mjaft më me padrejtësi”, u shpreh në fjalën e tij ish-luftëtari i UÇK-së, Fatmir Koçi.
    “Ne nuk kemi qenë agresori dhe pushtuesi.  Aktakuzë pa baza për të shkatërruar ata që kanë mbrojtur nderin e kombit shqiptar. Qeveria e Kosovës po hesht. Ky është një turp i madh. Mos e ktheni drejtësinë në farsë“, tha ai.

  • Kategoria e Parë/ Mbyllet java e tretë, fitojnë Skënderbeu, Pogradeci dhe Apolonia

    Kategoria e Parë/ Mbyllet java e tretë, fitojnë Skënderbeu, Pogradeci dhe Apolonia

    U zhvilluan ndeshjet e javës së tretë në Kategorinë e Parë.
    Skënderbeu arriti një tjetër fitore duke mundur Ilirinë 2-0 dhe kryeson kampionatin me 7 pikë.
    Pogradeci mposhti Laçin 1-0, ndërsa Apolonia fitoi në transfertë ndaj Besës 2-1.
    AF Luftëtari dhe Burreli u ndanë në barazim pa gola, ashtu si Kastrioti me Korabin. Kukësi dhe Lushnja përfunduan në barazim 1-1.
    Java 3
    Kukësi – Lushnja 1-1
    Skënderbeu – Iliria 2-0
    Pogradeci – Laçi 1-0
    AF Luftëtari – Burreli 0-0
    Besa – Apolonia 1-2
    Kastrioti – Korabi 0-0

  • Kategoria e Parë rikthehet të shtunën, java e parë premton spektakël dhe rivalitet

    Kategoria e Parë rikthehet të shtunën, java e parë premton spektakël dhe rivalitet

    Emocionet e Kategorisë së Parë rikthehen këtë të shtunë, ku në orën 17:00 do të luhen katër ndeshjet e para të sezonit të ri.
    Iliria – Laçi, Kukësi – Apolonia, AF Luftëtari – Korabi dhe Besa – Kastrioti, të gjitha me synimin për ta nisur sa më mbarë sezonin.
    Më pas, në mbrëmje në orën 20:00, Skënderbeu do të nisë rrugëtimin e ri në shtëpi përballë Burrelit.
    Java e parë do të mbyllet të dielën, në orën 17:00, me sfidën Pogradeci – Lushnja.
    Kategoria e Parë – Java 1E shtunë, 23 gushtIliria – Laçi 17:00Kukësi – Apolonia 17:00AF Luftëtari – Korabi 17:00Besa – Kastrioti 17:00Skënderbeu – Burreli 20:00E diel, 24 gushtPogradeci – Lushnja 17:00

  • Laçi ndal Vorën, Senigaliezi debuton me barazim, AF Luftëtari fitore me goleadë

    Laçi ndal Vorën, Senigaliezi debuton me barazim, AF Luftëtari fitore me goleadë

    Laçi dhe Vora u takuan në një miqësore në orën 17:00 në Laç. Dy skuadrat të cilat kryen “rokadë” sezonin e kaluar, (laçianët zbritën në inferiore ndërsa vorakët u promovuan për herë të parë në elitë) në 90′ minuta prodhuan një duel mjaft të luftuar.

    Në pjesën e parë, vendasit e trajnerit debutues Stefano Senigaliezi, kaluan përpara me sulmuesin Traore ndërsa në pjesën e dytë Vora shënoi dy herë duke përmbysur shifrat në 1-2. Daka fillimisht dhe më pas një gol realizuar nga Karrica me penallti i dhanë avantazhin skuadrës së Bellait. Mirpo në fund bardhezinjtë barazuan me Danilo Bajraktarin për 2-2 final.

    Ndërkaq edhe AF Luftëtari luajti në Gjirokastër miësoren me Butrintin e Sarandës. Pas pjesës së parë 1-0 për bluzinjtë, në të dytën marshi i skuadrls së Besmir Shabanit ishte shumë lartë duke shënuar dhe 5 herë të tjera. Miqtë realizuan një herë për 6-1 final./ Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Kafka 2000 vjeçare e një luftëtari peruan e shkrirë së bashku me metal

    Kafka 2000 vjeçare e një luftëtari peruan u gjet se ishte shkrirë së bashku me metal në një nga shembujt më të vjetër në botë të kirurgjisë së avancuar. Muzeu i Osteologjisë në Oklahoma thotë se kafka, e cila është në koleksionin e saj, raportohet të ketë qenë ajo e një burri që u plagos gjatë betejës.

    Burri i mbijetoi operacionit pavarësisht mungesës së teknikave të fundit sterile dhe anestezisë moderne. Kafka kishte gjithashtu një copë metali të vendosur në kafkë për të riparuar frakturën. Kafka në fjalë është një shembull i një kafke të zgjatur peruane, e cila është një formë e lashtë e modifikimit të trupit. Anëtarët e fisit qëllimisht deformonin kafkat e fëmijëve të vegjël duke i lidhur me leckë apo edhe duke lidhur kokën mes dy copa druri.

    Kafka 2000 vjeçare e një luftëtari peruan e shkrirë së bashku me metal

  • Luftëtari/ Firmosin dy mesfushorë, rinovon Çulli

    Luftëtari/ Firmosin dy mesfushorë, rinovon Çulli

    Pas zyrtarizumit të Rei Zaimit, Klahos Zanit dhe Edi Isteri te AF Luftëtari përmes drejtuesit Kristidhi kanë prezantuar edhe 2 afrimet e fundit.

    Ata janë Serxhio Tabaku dhe Samuel Solomon. Të dy mesfushorët kanë firmosur kontratë një vjeçare me bluzinjtë të drejtë rinovimi edhe për një edicion tjetër.

    Klubi iu uron shumë suksese me fanellën Blu Zi, ku shpresojnë të lënë gjurmë në Kategorinë e Parë.

    Ndërkohë pak minuta më parë Luftëtari postoi në profilin e tij zyrtar në Facebok edhe rinovimin e futbollistit Benito Çulli.

    Njoftimi:

    𝐀𝐅 𝐋𝐮𝐟𝐭𝐞̈𝐭𝐚𝐫𝐢 𝐧𝐣𝐨𝐟𝐭𝐨𝐧 𝐫𝐢𝐧𝐨𝐯𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐞̈𝐩𝐮𝐧𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐦𝐞 𝐦𝐛𝐫𝐨𝐣𝐭𝐞̈𝐬𝐢𝐧 𝐬𝐚𝐫𝐚𝐧𝐝𝐢𝐨𝐭 𝐁𝐞𝐧𝐢𝐭𝐨 𝐂̧𝐮𝐥𝐥𝐢.

    𝐏𝐫𝐞𝐣 𝐯𝐢𝐭𝐢𝐭 𝟐𝟎𝟐𝟑 𝐩𝐣𝐞𝐬𝐞̈ 𝐞 𝐬𝐤𝐮𝐚𝐝𝐫𝐞̈𝐬 𝐛𝐥𝐮 𝐞 𝐳𝐢, 𝐂̧𝐮𝐥𝐥𝐢 𝐤𝐚 𝐝𝐡𝐞̈𝐧𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐤𝐨𝐧𝐭𝐫𝐢𝐛𝐮𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐯𝐞𝐜̧𝐚𝐧𝐭𝐞̈ 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐮𝐤𝐬𝐞𝐬𝐢𝐧 𝐞 𝐞𝐤𝐢𝐩𝐢𝐭 𝐩𝐞̈𝐫 𝐧𝐠𝐣𝐢𝐭𝐣𝐞𝐧 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐤𝐚𝐭𝐞𝐠𝐨𝐫𝐢 𝐦𝐞̈ 𝐥𝐚𝐫𝐭.

    𝐀𝐢 𝐤𝐚 𝐟𝐢𝐫𝐦𝐨𝐬𝐮𝐫 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐤𝐨𝐧𝐭𝐫𝐚𝐭𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐫𝐞 𝟏-𝐯𝐣𝐞𝐜̧𝐚𝐫𝐞 𝐦𝐞 𝐨𝐩𝐬𝐢𝐨𝐧 𝐫𝐢𝐧𝐨𝐯𝐢𝐦𝐢 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐯𝐢𝐭 𝐭𝐣𝐞𝐭𝐞̈𝐫, 𝐝𝐮𝐤𝐞 𝐯𝐚𝐳𝐡𝐝𝐮𝐚𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐣𝐞𝐭𝐞̈ 𝐩𝐣𝐞𝐬𝐞̈ 𝐞 𝐩𝐫𝐨𝐣𝐞𝐤𝐭𝐢𝐭 𝐭𝐨𝐧𝐞̈ 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐬𝐞𝐳𝐨𝐧𝐢𝐧 𝐞 𝐫𝐢.

    𝐒𝐮𝐤𝐬𝐞𝐬𝐞 𝐁𝐞𝐧𝐢𝐭𝐨 𝐂̧𝐮𝐥𝐥𝐢 𝐦𝐞 𝐞𝐤𝐢𝐩𝐢𝐧 𝐭𝐨𝐧𝐞̈!

    Vazhdo leximin

  • Me shallin bluzi, Mirela Kumbaro ndjek ndeshjen e Luftëtarit në stadium (FOTO)

    Me shallin bluzi, Mirela Kumbaro ndjek ndeshjen e Luftëtarit në stadium (FOTO)

    Luftëtari ka siguruar ngjitjen në Kategorinë e Parë. Skuadra gjirokastrite triumfoi me shifrat e thellë 6-1 ndaj Shkumbinit në shtëpi, për të mbajtur vendin e parë. Mes tifozëve në stadium ishte edhe ministrja dhe drejtuesja politike e PS në Gjirokastër, Mirela Kumbaro.
    Ky sukses, e mban Luftëtarin si kryesues me 51 pikë në Grupin B të Kategorisë së Dytë.
    Në fund festa ishte legjitime, pas pritjes disa vjeçare. Në fushën e stadiumit të Gjirokastrës, lojtarët festuan ngjitjen me trofeun e kampionit.
    Luftëtari kurorëzon kështu një sezon të shkëlqyer, me ngjitjen në Kategorinë e Parë.

  • Festë në Gjirokastër, Luftëtari ngjitet në Kategorinë e Parë

    Festë në Gjirokastër, Luftëtari ngjitet në Kategorinë e Parë

    Luftëtari ka siguruar ngjitjen në Kategorinë e Parë. Skuadra gjirokastrite triumfoi me shifrat e thellë 6-1 ndaj Shkumbinit në shtëpi, për të mbajtur vendin e parë.
    Ky sukses, e mban Luftëtarin si kryesues me 51 pikë në Grupin B të Kategorisë së Dytë.
    Në fund festa ishte legjitime, pas pritjes disa vjeçare. Në fushën e stadiumit të Gjirokastrës, lojtarët festuan ngjitjen me trofeun e kampionit.
    Luftëtari kurorëzon kështu një sezon të shkëlqyer, me ngjitjen në Kategorinë e Parë.