Tag: luftës

  • Lideri i Hamasit deklaron fundin e luftës në Gaza: Armëpushimi do të jetë i përhershëm

    Lideri i Hamasit deklaron fundin e luftës në Gaza: Armëpushimi do të jetë i përhershëm

    Zyrtari i Hamasit, Khalil Al-Hayya

    HAMAS-Khalil al-Hayya, kreu i ekipit negociator të Hamasit, ka thënë se grupi ka marrë garanci nga SHBA-të dhe ndërmjetësit se një marrëveshje mbi fazën e parë të një marrëveshjeje armëpushimi do të thotë se lufta në Gaza “ka përfunduar plotësisht”. Mediat e huaja raportojnë se Al-Hayya u shpreh se pjesa fillestare e marrëveshjes do të shihte shkëmbimin e robërve dhe tërheqjen e Izraelit nga pjesë të Gazës.
    “Sot njoftojmë se është arritur marrëveshja për t’i dhënë fund luftës dhe agresionit kundër popullit tonë dhe për të filluar zbatimin e një armëpushimi të përhershëm dhe tërheqjen e forcave pushtuese,”-u shpreh kreu i Hamas.

    Një tjetër zyrtar i lartë i Hamasit, Osama Hamdan, tha në Egjipt se asnjë palestinez nuk do të pranojë çarmatimin dhe theksoi se populli ka nevojë për armë dhe rezistencë për të mbrojtur veten. Ndërkohë Donald Trump planifikon të niset për në Lindjen e Mesme të dielën, u tha presidenti amerikan gazetarëve gjatë një takimi me kryeministrin finlandez Alexander Stubb në Zyrën Ovale./ZËRI

  • Hamasi shpall fundin e luftës dhe armëpushimin e përhershëm, detaje mbi marrëveshjen e paqes

    Hamasi shpall fundin e luftës dhe armëpushimin e përhershëm, detaje mbi marrëveshjen e paqes

    Përfaqësuesi i lartë i Hamasit, Khalil Al-Hayya, shpalli sot zyrtarisht fundin e luftës në Rripin e Gazës dhe fillimin e një armëpushimi të përhershëm, duke konfirmuar kështu marrëveshjen e Fazës së Parë të mbështetur nga SHBA.
    Në një fjalim televiziv, Al-Hayya theksoi se grupi ka marrë garanci nga Shtetet e Bashkuara, ndërmjetësit arabë dhe Turqia se konflikti në Gaza ka përfunduar përgjithmonë.
    Pikat kryesore të marrëveshjes
    Shefi i Hamasit në mërgim bëri të ditur se marrëveshja e arritur përfshin disa elemente kyçe, të cilat pritet të lehtësojnë menjëherë situatën humanitare dhe të shënojnë hapat e parë drejt paqes:
    Shpallja zyrtare e ndërprerjes së luftimeve dhe hyrja në fuqi e një armëpushimi të përhershëm.Marrëveshja parashikon lirimin nga Izraeli të të gjitha grave dhe fëmijëve palestinezë që mbahen të burgosur.
    Pika kufitare e Rafahut do të hapet në të dyja drejtimet, duke lejuar lëvizjen e njerëzve dhe hyrjen e ndihmave humanitare.
    Kjo shpallje vjen pas marrëveshjes së arritur me Izraelin për shkëmbimin e pengjeve kundrejt të burgosurve dhe për ndërprerjen e luftimeve, duke shënuar kthesën më të madhe në konfliktin dyvjeçar. Tani pritet një reagim zyrtar nga qeveria izraelite lidhur me shpalljen e armëpushimit të përhershëm.

  • A do ta fitojë Trump Çmimin Nobel për Paqe? Rastet (shumë të diskutueshme) të Kissinger dhe Obama

    A do ta fitojë Trump Çmimin Nobel për Paqe? Rastet (shumë të diskutueshme) të Kissinger dhe Obama

    Kritikat për çmimet e dhëna Roosevelt-it dhe Al Gore-it, por nëse do të fitonte “The Donald”, ai do të thyente pa dyshim të gjitha rekordet e polemikave të mëparshme.

    Ja ku jemi. Nesër herët në mëngjes (sipas orës evropiane) do të mësojmë emrin e fituesit të Çmimit Nobel për Paqe 2025. Nga të gjithë çmimet Nobel, ky është pwr politikikwn, prandaj është gjithmonë ai që ngjall më shumë debate. Këtë vit, njoftimi nga Oslo është paraprirë madje nga polemika të parakohshme mbi besueshmërinë apo absurditetin e një kandidature të Donald Trump-it.
    Mund të gaboj, por personalisht e konsideroj pak të mundshme që komiteti i Oslos, i caktuar nga Parlamenti norvegjez, të dëshirojë të shpërblejë një figurë kaq kontradiktore  dhe të rrethuar nga aq shumë armiqësi në Evropë si Trump. Megjithatë, krahas ironive të lehta për “The Donald”, duhet të shoqërohen edhe kritika po aq të ashpra për të kaluarën. Sa presidentë amerikanë e kanë marrë këtë nderim për merita shumë të diskutueshme?
    Që nga fillimi i shekullit XX (i quajtur edhe “Shekulli Amerikan”) e deri më sot, katër presidentë të Shteteve të Bashkuara  plus një nënpresident ambientalist dhe një sekretar shteti që u bë simbol i realpolitik-ës kanë marrë Çmimin Nobel për Paqe. Në secilin prej këtyre rasteve është interesante të kujtohen si arsyet e çmimit, ashtu edhe kundërshtitë.
    Theodore Roosevelt (1906). U shpërblye për ndërmjetësimin e tij në përfundimin e luftës ruso-japoneze (Traktati i Portsmouth-it, 1905), një negociatë që i dha fund njërës prej konflikteve më të përgjakshme të kohës dhe që shënoi hyrjen e SHBA-së në skenën ndërkombëtare si një fuqi diplomatike globale. Teddy Roosevelt ishte presidenti i parë amerikan që fitoi një Nobel. Suksesi i tij diplomatik bëri që bota të besonte se Amerika në ngritje mund të zëvendësonte fuqitë e vjetra evropiane në rolin e arbitrit ndërkombëtar. Ai mishëronte besimin progresist që synonte të “civilizonte botën” përmes ndërhyrjes morale.
    Por imazhi i tij si paqebërës përplaset me realitetin e Big Stick: Roosevelt e përmblidhte vizionin e tij për diplomacinë me frazën e famshme “Flet butë, por mbaj një shkop të madh në dorë” (dmth. gjuha pajtuese duhet shoqëruar me besueshmërinë e një fuqie ushtarake të fortë). Ndërmjetësi i paqes ishte gjithashtu presidenti më përfaqësues i ekspansionizmit amerikan, i ndërtimit të Kanalit të Panamasë, i luftërave koloniale dhe i pushtimit të Kubës e Filipineve.
    Woodrow Wilson (1919). U shpërblye për rolin e tij në themelimin e Lidhjes së Kombeve, pararendësja e OKB-së, përpjekja e parë për të krijuar një organizatë shumëpalëshe për paqen pas Luftës së Parë Botërore. Wilson-i teorizoi një rend të ri botëror të bazuar në të drejtën ndërkombëtare dhe vetëvendosjen e popujve. Ai ishte udhëheqësi i internacionalizmit progresist amerikan. Por dështoi menjëherë në zbatim: Lidhja e Kombeve u themelua pa pjesëmarrjen e Shteteve të Bashkuara, pasi Senati amerikan refuzoi të ratifikonte anëtarësimin.
    Henry Kissinger (1973), nuk ishte president, por ndikimi i tij në politikën e jashtme të Richard Nixon-it e vuri sekretarin e shtetit në të njëjtin nivel. Ai u shpërblye bashkë me vietnamezin e veriut Le Duc Tho për marrëveshjet e Parisit që i dhanë fund luftës së Vietnamit. Kissinger udhëhoqi realpolitik-ën amerikane (diplomacinë e bazuar në realizëm) në kulmin e Luftës së Ftohtë. Ai ishte gjithashtu arkitekti i dialogut me Kinën komuniste të Mao Zedongut. Ky ishte një nga çmimet Nobel më të kontestuara në histori: marrëveshjet e Parisit nuk sollën një paqe të qëndrueshme vetëm disa muaj më vonë konflikti shpërtheu sërish. Le Duc Tho e refuzoi çmimin, duke e quajtur “një farsë”. Kissinger mbeti i lidhur me bombardimet në Kamboxhia dhe Laos, si dhe me mbështetjen e grushtit të shtetit në Kili.
    Jimmy Carter (2002). Çmimi i vjen më shumë se njëzet vjet pas presidencës së tij. Ndërkohë, ai kishte krijuar Carter Center, një qendër e përkushtuar ndaj ndërmjetësimeve, monitorimeve zgjedhore dhe luftës kundër sëmundjeve në Afrikë. Gjatë mandatit të tij (1977–1981), Carter kishte ndërmjetësuar marrëveshjen historike të Camp David mes Egjiptit dhe Izraelit, duke hapur një periudhë paqeje në Lindjen e Mesme. Por Nobeli i vitit 2002 ishte gjithashtu një gjest politik kundër Bush-it, në kulmin e “luftës kundër terrorizmit”. Kundërshtarët e tij e akuzuan për moralizëm naiv dhe rezultate të dobëta gjatë presidencës: kriza e pengjeve në Iran kishte shënuar fundin e karrierës së tij politike.
    Al Gore (2007). U shpërblye bashkë me IPCC-në (Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike, një organizëm shkencor i OKB-së). Ish-zv.president i Bill Clinton-it, i mundur nga George Bush në zgjedhjet e vitit 2000, Gore u rikrijua si zë global i luftës kundër ngrohjes globale. Dokumentari i tij An Inconvenient Truth (Një e vërtetë e pakëndshme) lidhi çështjen e klimës me sigurinë dhe paqen. Komiteti i Oslos u akuzua për aktivizëm të tepruar politik dhe për “shpërblim të qëllimeve” më shumë se të rezultateve. Disa shkencëtarë vunë në dukje se filmi i Gore-it përmbante thjeshtëzime dhe parashikime të diskutueshme; një gjykatë britanike evidentoi nëntë gabime interpretimi. Kundërshtarët e akuzuan për hipokrizi, për shkak të konsumit të lartë të energjisë (udhëtonte me avion privat) dhe për interesat e tij financiare në fondet “të gjelbra”. Shumëkush e pa edhe atë Nobel si një gjest kundër Bush-it, i cili nuk pranoi të nënshkruante Protokollin e Kiotos.
    Barack Obama (2009). “Për përpjekjet e tij të jashtëzakonshme në forcimin e diplomacisë ndërkombëtare dhe bashkëpunimit midis popujve.” Çmimi iu dha vetëm nëntë muaj pas marrjes së detyrës si president. Për komitetin norvegjez, Obama përfaqësonte një Amerikë që kërkonte të pajtohej me botën pas viteve të Bush-it dhe luftës në Irak. Nobeli synonte të shpërblente kthimin tek multilateralizmi, afrimin me botën islame dhe premtimin për çarmatim bërthamor. Por u prit me shumë skepticizëm. Obama e mori çmimin ndërsa trupat amerikane luftonin në Afganistan dhe dronët godisnin në Pakistan e Jemen. Vetë presidenti pranoi se nuk e meritonte… ende. Në vitet pasuese, ai autorizoi fushata ushtarake në Libi e Siri dhe të ashtuquajturat “ekzekutime jashtëgjyqësore” (vrasje të të dyshuarve si xhihadistë me dronë dhe raketa, pa gjyq, në vende me të cilat Amerika nuk ishte në luftë).
    Një vlerësim kritik i këtyre çmimeve të kaluara mund t’i reduktojë ato, me një cinizëm ekstrem, në një lloj konkursi bukurie ku juria është një panel gjeopolitik: fituesi del ai që gëzon më shumë popullaritet, kryesisht në qarqet evropiane. Por nëse do të fitonte Trump, shpërblimi do të thyente pa asnjë dyshim të gjitha rekordet e polemikave të mëparshme — përfshirë edhe atë të Kissinger-it…

    Top Channel

  • Një nga sulmet më të madha që nga nisja e luftës, Rusia: Kemi kapur mbi 250 dronë ukrainas

    Një nga sulmet më të madha që nga nisja e luftës, Rusia: Kemi kapur mbi 250 dronë ukrainas

    Autoritetet ruse njoftuan të hënën se kishin kapur gjithsej 251 dronë ukrainas gjatë natës, në atë që përshkruhet si një nga sulmet ajrore më të mëdha që nga fillimi i luftës me Ukrainën më shumë se tre vjet e gjysmë më parë.

    Sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes, sulmi ishte veçanërisht intensiv në rajonin e Detit të Zi.

    Nga numri i përgjithshëm i dronëve, 40 u rrëzuan mbi gadishullin e Krimesë, të aneksuar nga Rusia në vitin 2014, 62 mbi Detin e Zi, dhe 5 të tjerë mbi Detin Azov.

    Ministria nuk sqaroi se sa dronë arritën të godasin objektivat e tyre, duke dhënë vetëm të dhëna mbi numrin e dronëve të rrëzuar.

  • “Gaza e Vogël”, vitet e padukshme të palestinezëve në Kajro: Nuk do të kthehemi më kurrë!

    “Gaza e Vogël”, vitet e padukshme të palestinezëve në Kajro: Nuk do të kthehemi më kurrë!

    “Zemra ime është varrosur në qytetin e Gazës. Jetoj, marr frymë dhe ec vetëm për vajzën time 5-vjeçare, Ulya. Ajo është gjithçka që më ka mbetur nga familja”. Kështu e nis rrëfimin e saj Samira, 35 vjeçe, e mbijetuar nga një sulm ajror izraelit më 19 tetor 2023, që i mori jetën burrit të saj, dy binjakëve 2-vjeçarë, prindërve dhe vëllezërve me familjet e tyre.
    “Isha jashtë me vajzën kur ndodhi sulmi. Na shpëtoi rastësia. Nga binjakët, u gjet vetëm trupi i njërit. Të jenë ndarë edhe në varr, është e padurueshme për mua”, shtoi ajo
    Samira arriti të largohej nga Gaza në mars të vitit 2024, kur kufijtë u hapën për pak ditë për ata që mund të paguanin agjencinë “Hala”: 5 mijë dollarë për të rriturit, 2 mijë e 500 për fëmijët. Paratë ia pagoi kunati egjiptian që punon në Libi. Tani jeton në Kajro me motrën dhe mbesat e saj. Në maj, atyre iu bashkua edhe Niveen, 50 vjeçe, e cila humbi prindërit në një tjetër bombardim.
    “Djemtë më shoqëruan në kufi, më detyruan të largohem. U nisa me një fustan të grisur dhe këpucë të shkatërruara. Fqinjët e motrës më sollën veshje, këpucë e madje edhe rroba të brendshme”, rrëfen ajo.
    Në shtëpinë e thjeshtë në Kajro, me mure të zbehta rozë, ka vetëm divane, krevate dhe një televizor që nuk fiket kurrë. Të gjithë ndjekin me ankth lajmet për planin e paqes të Donald Trump. Niveen, ekonomiste me master dhe ish-kandidate e Fatahut, thotë: Dua të kthehem në një Gaza pa Hamasin. Na kanë vrarë edhe para luftës, morën pushtetin me dhunë.
    Samira tund kokën: Nuk ka më asgjë për mua atje, vetëm dhimbje. Dua të çoj vajzën time në Gjermani dhe ajo të bëhet inxhiniere. Ka parë shumë shkatërrim, dua të mësojë të ndërtojë.

    Kjo ndarje mendimesh sjell tension në çdo familje palestineze në Kajro, disa shpresojnë të kthehen dhe të rindërtojnë, të tjerë vetëm të largojnë të afërmit e mbetur dhe të rifillojnë jetën diku tjetër, thotë Abdalmuhdi Abumotawi, politolog nga Gaza, që jeton në Egjipt që prej vitit 2006 për arsye politike. Ai njihet si mbështetës i opozitës ndaj Hamasit dhe është burim ndihme për shumë të ardhur.
    Sipas Autoritetit Palestinez, 170 mijë qytetarë të Gazës kanë hyrë në Egjipt që nga fillimi i luftës. 85% prej tyre ndodhen në Kajro, kryesisht me viza turistike 45-ditore që kanë skaduar prej kohësh. Ata nuk kanë status ligjor, nuk mund të punojnë, të çojnë fëmijët në shkollë, të pajisen me patentë apo të blejnë kartë telefoni. Tolerohen, por nuk integrohen, dhe as agjencitë e OKB-së si UNHCR apo UNRWA nuk operojnë në Egjipt për t’i ndihmuar.
    Kështu ka lindur një “Gazë e Vogël” në qytetin Nasr, një zonë në lindje të Kajros, ku qytetarët e Gazës jetojnë me qira trefish më të shtrenjta se egjiptianët.
    “Shumë mendonin se do qëndronin për pak muaj. Tani janë të bllokuar”, thotë Abumotawi. Megjithatë, ekziston edhe solidaritet: taksistë e tregtarë që nuk marrin pagesë nga palestinezët. Por, sërish, trauma e luftës dhe lidhja emocionale me Gazën i pengon të rifillojnë.
    Një prej këtyre familjeve është familja Kolutth, që jeton në një apartament të errët. Babai, një ish-funksionar i Autoritetit Palestinez, merr një pension të reduktuar për shkak të një kredie të marrë pak para luftës për të hapur një dyqan, tani i shkatërruar, ndërsa kredia vazhdon. Vajza e tyre, Maysaa, 21 vjeçe, kishte filluar universitetin në Gaza për Siguri Kibernetike, por tani studion online për menaxhim, e mbështetur nga vëllezërit që punojnë në të zezë. Djali i vogël, Nael, 11 vjeç, ndjek mësime online nga Ramallahu.
    “Është i varur nga lajmet për Gazën, shikon vetëm imazhe lufte dhe nuk arrijmë ta largojmë nga ankthi”, thotë Maysaa.
    Të premteve, komuniteti takohet në restorantin Al-Samer, një restorant i njohur më parë në Gaza, i rihapur në Kajro me të njëjtin emër dhe menu. Ahmed, 23 vjeç, punon aty si kamarier për të mbështetur familjen e tij në Gaza. “Punoj mes ushqimit, por ata atje janë të uritur. Paratë i dërgojmë me aplikacione, por ndërprerjet e energjisë e bëjnë të pamundur shpesh”, shprehet ai.
    Omar Saquer, ish-rrobaqepës i njohur në Gaza, humbi gjithçka dhe tani ka hapur një punishte të vogël në Kajro me të birin dhe një punëtor të moshuar me kancer.
    “Për momentin nuk kam leje, mund të më mbyllin çdo ditë. Por nuk mund t’i lë pa rroba qytetarët nga Gaza, edhe kur nuk kanë para. Kam tre vajza, që nuk ekzistojnë ligjërisht: nuk kanë dokumente dhe nuk do marrin diplomë, edhe nëse shkojnë në shkollë.”
    Për të ardhmen, Omar thotë: “Dua të kthehem në Gaza. Por vetëm kur ajo të jetë rindërtuar dhe të mos ketë më Hamas. Ndërkohë, kam duar të mira, vullnet e talent. Pse nuk na hapni kufijtë e Europës?”
    Shkrim nga La Repubblica

  • Shpërthen konflikti brenda Hamasit mbi çarmatimin sipas planit të Trump

    Shpërthen konflikti brenda Hamasit mbi çarmatimin sipas planit të Trump

    Krahu politik dhe krahu ushtarak i Hamasit nuk kanë arritur një konsensus mbi çështjen e çarmatimit si pjesë e propozimit të Presidentit të SHBA-së Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në Gaza, raporton Wall Street Journal, duke cituar ndërmjetës arabë.
    Sipas raportit, Khalil al-Hayya, negociatori kryesor i Hamasit, dhe zyrtarë të tjerë politikë që jetojnë jashtë Gazës janë të gatshëm ta pranojnë propozimin “pavarësisht rezervave të konsiderueshme”.
    Ndërsa udhëheqësi i Hamasit në Gaza, Izz al-Din Haddad, është i hapur për të dorëzuar armët sulmuese të Hamasit, siç janë raketat, ai dëshiron të mbajë armët “mbrojtëse” të grupit terrorist, siç janë pushkët sulmuese, thotë raporti.
    Komandantë të tjerë ushtarakë janë më pak të hapur për kompromis, sipas raportit. Ata thuhet se mendojnë se nuk do të jenë në gjendje të zbatojnë çarmatimin midis të rinjve që kanë rekrutuar gjatë gjithë luftës, të cilët besojnë se mund të mos jenë të gatshëm të dorëzojnë armët e tyre pasi kanë humbur familjen dhe pronën gjatë luftës.

  • George Hardy, piloti i fundit që luftoi në Evropë në Luftën e Dytë Botërore vdes në moshën 100 vjeçare

    George Hardy, piloti i fundit që luftoi në Evropë në Luftën e Dytë Botërore vdes në moshën 100 vjeçare

    George Hardy, piloti i fundit luftarak i “skuadronit të parë të zi” legjendar të Shteteve të Bashkuara, i njohur si “Tuskegee Airmen”, i cili operoi mbi Evropën e pushtuar gjatë Luftës së Dytë Botërore, vdiq sot në moshën 100 vjeçare.

    Që nga fillimi i vitit 1945, George Hardy, si pilot luftarak “P-51”, mori pjesë në 21 misione luftarake, në moshën vetëm 19 vjeç, duke shoqëruar bombarduesit amerikanë në objektiva në zemër të Gjermanisë naziste, gjatë fazës së fundit dhe më të përgjakshme të luftës.
    Duke u nisur nga një aeroport i improvizuar në rajonin e Pulias në Italinë jugore, ai fluturoi mbi brigjet e Adriatikut dhe Jugosllavisë me kolegë të tjerë në “Mustangjet”, për të shoqëruar bombarduesit e rëndë “B-17” dhe “B-24”, të cilët po ngriheshin nga Anglia jugore për të goditur brenda Rajhut të Tretë.
    “Ai na lë një trashëgimi guximi, qëndrueshmërie, aftësish dhe këmbënguljeje të jashtëzakonshme përballë racizmit, paragjykimeve dhe të këqijave të tjera”, tha në një deklaratë një zëdhënës i Fondacionit të Ushtarëve të Aviacionit Tuskegee. “Ne jemi përgjithmonë mirënjohës për sakrificën e tij dhe do ta çmojmë kujtimin e tij.”

    Pilotët afrikano-amerikanë dalin në pah
     
    Kur Franklin Roosevelt u rizgjodh president i SHBA-së në vitin 1940, ai premtoi t’u lejonte afrikano-amerikanëve të stërviteshin si pilotë luftarakë. Pas sulmit japonez në Pearl Harbor në dhjetor 1941 dhe hyrjes së Amerikës në luftë, nevoja për pilotë luftarakë të gatshëm për luftime u rrit ndjeshëm.
    Në atë kohë, Forcat Ajrore nuk ishin një degë e veçantë e forcave të armatosura amerikane, dhe ndërsa dhjetëra qindra të rinj amerikanë u dyndën në bordet e rekrutimit për t’u regjistruar, Marina refuzoi të pranonte afrikano-amerikanët që dëshironin të stërviteshin si pilotë në radhët e saj, bazuar në një rregullore më të vjetër që u kërkonte amerikanëve “me ngjyrë” të ofronin më pak shërbim luftarak në Marinë. E vetmja mundësi për një afrikano-amerikan për të “ndjekur ëndrrën e tij” dhe për t’u bërë pilot luftarak ishte Forca Ajrore e Ushtrisë.
    Tuskegee, një qytet në Alabama, SHBA, ishte “Meka” për stërvitjen e të gjithë pilotëve të Forcave Ajrore të Ushtrisë afrikano-amerikane gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kushtet e mira të motit të zonës dhe aeroporti ku pilotët afrikano-amerikanë po stërviteshin tashmë për të marrë një licencë civile, ishin arsyet kryesore për zgjedhjen e këtij vendi. Studentët e parë të shkollës filluan stërvitjen në korrik 1941 dhe përfunduan studimet e tyre nëntë muaj më vonë.
    Hardy u dërgua atje në vitin 1943 si praktikant pilot i Forcave Ajrore të Ushtrisë, vetëm 17 vjeç, dhe u diplomua në vitin 1944 si toger i dytë – një pilot luftarak me një motor të vetëm. Ai luftoi me Skuadronin e parë të 332-të Luftarak tërësisht afrikano-amerikan, të Flotës së 15-të Ajrore, me bazë në Itali.
    Që nga korriku i vitit 1944, amerikanët kishin hedhur në betejë “P-51 Mustang”, një nga avionët luftarakë më të mirë të Luftës së Dytë Botërore, pasi ai mund të fluturonte më shpejt dhe në një rreze më të madhe se çdo avion luftarak i Aleatëve, por jo se reaktivët gjermanë, të cilët u shfaqën shumë vonë në fund të luftës.
    Në një intervistë të vitit 2015, Hardy kujtoi se kur mbaronte misioni i shoqërimit të bombarduesve, nëse ai kishte ende mjaftueshëm benzinë ​​në rezervuar, ai zbriste ulët dhe qëllonte me mitraloz çdo kamion ose barkë që gjente përpara tij.
    Siç pohon Daniel Holman, i departamentit historik të Forcave Ajrore të SHBA-së, “Pilotët e Tuskegee u përballën me dy armiq, nazistët jashtë vendit dhe racizmin brenda vendit, dhe ata luftuan vërtet që të tjerët të ishin të lirë”.
    Pas luftës, Hardy u shkarkua nga ushtria dhe u rikthye në detyrë aktive me Forcat Ajrore të SHBA-së në vitin 1948, duke fluturuar si bashkëpilot në B-29 gjatë Luftës Koreane. Në një mision, një oficer epror e thirri atë nga një fluturim i planifikuar për shkak të ngjyrës së lëkurës së tij. Në atë mision, avioni u rrëzua mbi Korenë e Veriut.
    Më vonë gjatë Luftës së Vietnamit, ai do të fluturonte me avionë me dy motorë në operacione natën.
    Në total, ai mori pjesë në 136 misione luftarake në tre luftëra të ndryshme.

    Top Channel

  • Ish-ndihmës Sekretar i Shtetit i SHBA, Rubin: Gjykata Speciale duhet t’i shpallë të pafajshëm ish-krerët e UÇK-së

    Ish-ndihmës Sekretar i Shtetit i SHBA, Rubin: Gjykata Speciale duhet t’i shpallë të pafajshëm ish-krerët e UÇK-së

    James Rubin, ish-ndihmës Sekretar i Shtetit i SHBA-së gjatë Luftës së Kosovës, ka bërë thirrje të fortë që Gjykata Speciale në Hagë (Dhomat e Specializuara të Kosovës) “të bëjë gjënë e duhur” dhe t’i shpallë të pafajshëm ish-krerët e UÇK-së. 
    Rubin, i cili dëshmoi për tre ditë si dëshmitar i mbrojtjes në gjyqin ndaj ish-Presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve, ngriti alarmin se gjyqi po e çon të drejtën penale ndërkombëtare në një vend “shumë të çuditshëm dhe shqetësues”, dhe i cilësoi pyetjet e gjyqtarëve si të anshme. 
    Në një intervistë për gazetaren amerikane, Christiane Amanpour, Rubin tha se gjatë dëshmisë së tij vuri re një prirje shqetësuese nga trupi gjykues. 
    “Gjyqtarët, për habinë time, më bënë pyetje që më dukeshin të njëanshme. Nuk tingëllonin si pyetje për të zbuluar fakte… Më dukej sikur ata tashmë kishin vendosur se UÇK ishte një organizatë e strukturuar ku Thaçi ishte në krye, gjë që nuk është e vërtetë,” tha Rubin. 
    Ish-diplomati argumentoi se qëllimi i gjykatave të krimeve të luftës është të përcaktojnë përgjegjësinë individuale, jo kolektive, për të parandaluar vazhdimin e konflikteve etnike. Ai tha se këta të pandehur nuk kishin “përgjegjësi, aftësi dhe autoritet për të lejuar ose urdhëruar krime lufte.” 
    UÇK-ja dhe roli i Hashim Thaçit 
    Duke folur për përvojën e tij gjatë luftës në Kosovë, Rubin tha se e pa nga afër funksionimin e brendshëm të UÇK-së, të cilën e përshkroi si një “ushtri të papërgatitur, të çorganizuar.” 
    Ai theksoi se Thaçi, atëherë një djalë i ri, nuk kontrollonte asgjë brenda kësaj strukture, por funksiononte më shumë si ministër i Jashtëm. 
    Rubin shtoi se Ballkani ndodhet sërish në një situatë të pasigurt dhe i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të ndërhyjë pas vendimit të Speciales: “Pastaj Shtetet e Bashkuara bashkë me evropianët duhet të ulen me udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë dhe ta zgjidhin këtë problem.” 
    Ai kujtoi se gjatë viteve të luftës, ndërhyrja e udhëhequr nga Presidenti Clinton dhe Madeleine Albright ndihmoi në parandalimin e një gjenocidi potencial në kohë. 

  • Plani i Trump për Gazën, Egjipti: Po punojmë me Katarin dhe Turqinë për ta bindur Hamasin ta pranojë marrëveshjen

    Plani i Trump për Gazën, Egjipti: Po punojmë me Katarin dhe Turqinë për ta bindur Hamasin ta pranojë marrëveshjen

    Egjipti është duke punuar me Katarin dhe Turqinë për ta bindur Hamasin ta pranojë planin e presidentit amerikan, Donald Trump, për t’i dhënë fund luftës gati dyvjeçare në Rripin e Gazës, tha të enjten ministri i Jashtëm egjiptian, Badr Abdelatty.

    Ai tha se Hamasi – grupi palestinez i shpallur terrorist nga SHBA dhe BE – është paralajmëruar se konflikti do të përshkallëzohet, nëse nuk e pranon planin e Trumpit.
    Duke folur në Institutin Francez për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Paris, Abdelatty tha se është e qartë se Hamasi duhet të çarmatoset dhe se Izraelit nuk duhet t’i jepet asnjë arsye për ta vazhduar ofensivën ushtarake në Gazë.
    “Mos t’i japim asnjë arsye një pale për ta përdorur Hamasin si arsyetim për këto vrasje të përditshme dhe të çmendura të civilëve. Ajo që po ndodh është shumë më tepër sesa 7 tetori”, tha ai, duke iu referuar sulmit të vitit 2023 nga grupi islamist ndaj Izraelit, ku, sipas autoriteteve izraelite, u vranë 1.200 njerëz dhe u rrëmbyen mbi 200 të tjerë.
    Ushtria e Izraelit i ka vrarë mbi 66.000 njerëz gjatë luftës pasuese në Gazë, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze.
    “Kjo ka kaluar çdo kufi hakmarrjeje. Kjo është spastrimi etnik dhe gjenocid në zhvillim. Pra, mjaft është mjaft”, tha Abdelatty.
    Shtëpia e Bardhë publikoi këtë javë një dokument me 20 pika, i cili parashikon armëpushim të menjëhershëm, shkëmbim të pengjeve që mbahen nga Hamasi me të burgosur palestinezë të mbajtur nga Izraeli, tërheqjen e Izraelit nga Gaza në faza, çarmatimin e Hamasit dhe krijimin e një qeverie tranzitore të udhëhequr nga një trup ndërkombëtar.
    Të martën, Trump i dha Hamasit tri deri në katër ditë kohë për ta pranuar planin.
    Egjipti është ndërmjetësues i rëndësishëm në përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Gazë, dhe Abdelatty tha se Kajroja po bashkëpunon me Katarin dhe Turqinë për ta bindur Hamasin ta pranojë këtë plan.
    “Nëse Hamasi nuk e pranon, atëherë e dini, do të jetë shumë e vështirë. Dhe natyrisht, do të kemi më shumë përshkallëzime. Prandaj, po bëjmë përpjekje të mëdha për ta bërë këtë plan të zbatueshëm dhe të marrim miratimin e Hamasit”, tha ai.
    Abdelatty shtoi se, ndonëse në përgjithësi mbështet propozimin e Trumpit për Gazën, nevojiten më shumë diskutime.
    “Ka shumë boshllëqe që duhet të plotësohen, na nevojiten më shumë bisedime mbi mënyrën e zbatimit, sidomos mbi dy çështje të rëndësishme: qeverisjen dhe marrëveshjet e sigurisë”, tha ai.
    “Ne e mbështesim planin e Trumpit dhe vizionin për t’i dhënë fund luftës dhe duhet të ecim përpara”.
    Kur u pyet nëse kishte frikë se plani i Trumpit mund të çonte në zhvendosje të detyruar të palestinezëve, ai tha se Egjipti nuk do ta pranonte këtë.
    “Zhvendosja nuk do të ndodhë, nuk do të ndodhë sepse zhvendosja do të thotë fundi i çështjes palestineze”, tha ai. “Ne nuk do të lejojmë që kjo të ndodhë në asnjë rrethanë”. /rel

    Top Channel

  • “Sot fillova fazën e fundit të luftës kundër të mallkuarës kancer”, avokati Saimir Vishaj prek me postimin e tij: Duhet ta shijojmë jetën…

    “Sot fillova fazën e fundit të luftës kundër të mallkuarës kancer”, avokati Saimir Vishaj prek me postimin e tij: Duhet ta shijojmë jetën…

    “Sot fillova fazën e fundit te luftës kundër te mallkuarës botërore te kancerit. Do t’ia dal dhe kësaj faze për të fituar 100% gjendjen time shëndetësore. Mjekët janë optimiste qe kjo flame do te zhduket përgjithmonë nga trupi im. Edhe unë jam optimist, aq sa ardhja në Tirane dhe takimi dhe festa me kolegët më ka lumturuar.
    Por kujdes, kjo sëmundje është e pamëshirshme po nuk u kujdese për vete që nga higjiena,larja e duarve mbas çdo kontakti, larg stresit, larg smogut, po ajrit të pastër, kujdesi periodik te mjeku, burrat 1 herë në vit bërjen e kolonoskopise dhe egos së barkut ndërsa femrat bërjen e mammografia.
    Duhet ta mbrojmë jetën që ta shijojmë atë. Ju pafsha sa më të lumtur e të buzëqeshur, larg stresit shkaktar i çdo sëmundje”, shkruan  ai.

    Top Channel