Bota E Martë, 28 Tetor 2025 20:06
“Mjaft luftërave”, është apeli i Papa Leo XIV gjatë takimit të Sant’Egidio Sant’Egidio në Koloseun e Romës. “Bota ka etje për paqe, ka nevojë për një epokë të vërtetë dhe të fortë pajtimi, e cila i jep fund abuzimit të pushtetit, shfaqjeve të forcës dhe indiferencës ndaj drejtësisë. Mjaft luftërave, me numrin e tyre të dhimbshëm të vdekjes, shkatërrimit dhe mërgimit”,-tha ai në ceremoninë te Koloseu, së bashku me udhëheqës të besimeve të tjera të krishtera.
Sipas kreut të Vatikanit, lutja është një forcë e madhe për pajtim, teksa bëri thirrje që feja të mos përdoret për dhunë apo urrejtje. “Lutja është një forcë e madhe për pajtim. Ata që nuk luten e abuzojnë fenë, madje edhe për të vrarë. Jo fjalë të bërtitura, jo sjellje të ekzaltuara, jo slogane fetare të përdorura kundër krijesave të Zotit. Ne kemi besim se lutja ndryshon historinë e popujve”, theksoi ai.
Duke kujtuar fjalët e Papa Françeskut, ai kërkoi që fetë të mos bëhen instrumente të nacionalizmit apo populizmit. “Mjerë ata që përpiqen ta tërheqin Zotin në luftëra,” theksoi Papa.
Tag: luftërave
-

”Bota ka etje për paqe”, Papa Leo XIV: Mjaft me luftëra dhe grumbuj të vdekurish
-

Donald Trump: U dhashë fund tetë luftërave në tetë muaj!
Presidenti amerikan Donald Trump, gjatë fjalës së tij në parlamentin izraelit, theksoi se që nga rikthimi i tij në Shtëpinë e Bardhë, ka arritur t’i japë fund tetë konflikteve të armatosura, përfshirë edhe luftën më të fundit që përfshiu Izraelin.
“Pengjet janë kthyer. Është ndjesi e mirë… është bukur ta thuash. Është hera e parë që e them, pengjet janë kthyer. Por kur i jep fund tetë luftërave në tetë muaj, kjo do të thotë se nuk e do luftën,” deklaroi Trump, duke marrë duartrokitje nga të pranishmit.
Ai shtoi se paqja në rajon ka ardhur si pasojë e fuqizimit të Izraelit, duke përmendur edhe marrëdhënien e tij të ngushtë me kryeministrin Netanyahu.
“Netanjahu më telefononte shumë herë për armë… aq shpesh, saqë Izraeli u bë i fuqishëm dhe i fortë… dhe kjo çoi në paqe.”
Trump falënderoi gjithashtu bashkëpunëtorët e tij më të afërt, përfshirë të dërguarin e posaçëm Steve Witkoff, dhëndrin dhe këshilltarin e tij Jared Kushner, si dhe sekretarin e Shtetit Marco Rubio dhe ministrin e Mbrojtjes Pete Hegseth, duke thënë:
“Patëm disa njerëz vërtet të jashtëzakonshëm që punuan për këtë”, u shpreh Donald Trump.
Presidenti amerikan thotë se “Izraeli, me ndihmën tonë, ka fituar gjithçka që mundi”, duke shtuar se tani është koha për “paqe dhe prosperitet për të gjithë Lindjen e Mesme”.
Në të njëjtën kohë, ai kujtoi imazhet e tmerrshme të 7 tetorit, duke e përshkruar sulmin si “një nga përdhosjet më të liga” të hebrenjve që nga Holokausti.
Ai ripërtëri mbështetjen e SHBA-së për Izraelin, duke thënë: “Dijeni se Amerika qëndron me ju në këto dy premtime të përjetshme: të mos harrojmë kurrë dhe të mos e lejojmë kurrë të ndodhë përsëri”.