Tag: luftëra

  • Trump: Kam zgjidhur tetë luftëra, në Ukrainë do të jetë e nënta

    Trump: Kam zgjidhur tetë luftëra, në Ukrainë do të jetë e nënta

    Donald Trump ka folur me gazetarët përpara një takimi të kabinetit në Uashington.
    Ai tha se lufta në Ukrainë është një “rrëmujë” dhe jo një situatë e lehtë për t’u zgjidhur, shkruan Sky News.
    “Po përpiqemi ta zgjidhim këtë çështje. Kam zgjidhur tetë luftëra. Kjo do të jetë e nënta dhe njerëzit tanë janë në Rusi tani për të parë nëse mund ta zgjidhim.”
    “Nuk është një situatë e lehtë, më lejoni t’ju them. Çfarë rrëmuje”, shtoi Trump.
    Kjo vjen ndërsa Volodymyr Zelensky, i cili ndodhet në një vizitë shtetërore në Irlandë, tha në një aktivitet në Dublin se shpejtësia e negociatave të paqes – dhe interesi i SHBA-së në negociata – i kishin dhënë atij shkak për optimizëm.
    “Sipas fjalëve të mia, pak optimizëm u gjet për shkak të shpejtësisë së negociatave dhe nga ana amerikane, interesit të tyre për këtë”, tha presidenti i Ukrainës.

  • Balluku e pezulluar nga detyra, Rama: Sa të jem unë s’do ketë luftëra me drejtësinë apo akuza ndaj saj!

    Balluku e pezulluar nga detyra, Rama: Sa të jem unë s’do ketë luftëra me drejtësinë apo akuza ndaj saj!

    Pas konferencës së përbashkët me komisioneren e BE për Zgjerimin, Marta Kos, kryeministri Edi Rama u ndal para pyetjeve të gazetarëve për të folur mbi rastin e Belinda Ballukut. 
    Rama theksoi se qeveria është e përkushtuar të mbrojë pavarësinë e gjyqësorit, edhe kur kjo mund të duket si një padrejtësi: “Ta mbrojmë pavarësinë e drejtësisë edhe kur rëndon mbi ne në formën e një padrejtësie sipas nesh, që nuk ka të ngjashme në Europë, dhe të respektojmë kufirin tonë pa hyrë në territorin e një pushteti tjetër të pavarur. Nga ana tjetër, të gjithë duhet të bëjnë detyrën e tyre.” 
    Rama nënvizoi se qëndrimi i tij është garantimi i drejtësisë së pavarur dhe respektimi i kufijve të pushteteve: “Është një pushtet i ri, i ndërtuar mbi një të kaluar që nuk e ndihmon drejtësinë e pavarur. Aftësitë e prokurorëve dhe gjykatësve janë pjesë e rëndësishme që duhen forcuar, dhe kjo kërkon durim dhe vendosmëri. Sa të jem unë këtu, nuk do të shihni luftëra me drejtësinë apo akuza. Por ka një kufi, kufirin kushtetues mes pushteteve të pavarura, dhe nëse lejojmë shkeljen e tij, kemi humbur diçka themelore për rendin kushtetues të republikës.” 
     

  • “Mjaft me luftëra dhe grumbuj të vdekurish”/ Apeli i Papa Leo XIV: Bota ka etje për paqe!

    “Mjaft me luftëra dhe grumbuj të vdekurish”/ Apeli i Papa Leo XIV: Bota ka etje për paqe!

    “Mjaft luftërave!” Është ky ishte apeli i Papa Leo XIV gjatë takimit të Sant’Egidio Sant’Egidio në Koloseun e Romës. “Bota ka etje për paqe, ka nevojë për një epokë të vërtetë dhe të fortë pajtimi, e cila i jep fund abuzimit të pushtetit, shfaqjeve të forcës dhe indiferencës ndaj drejtësisë. Mjaft luftërave, me numrin e tyre të dhimbshëm të vdekjes, shkatërrimit dhe mërgimit!” tha ai në ceremoninë te Koloseu, së bashku me udhëheqës të besimeve të tjera të krishtera. 
    Sipas kreut të Vatikanit, lutja është një forcë e madhe për pajtim, teksa bëri thirrje që feja të mos përdoret për dhunë apo urrejtje. 
    “Lutja është një forcë e madhe për pajtim. Ata që nuk luten e abuzojnë fenë, madje edhe për të vrarë. Jo fjalë të bërtitura, jo sjellje të ekzaltuara, jo slogane fetare të përdorura kundër krijesave të Zotit. Ne kemi besim se lutja ndryshon historinë e popujve”, theksoi ai. 
    Duke kujtuar fjalët e Papa Françeskut, ai kërkoi që fetë të mos bëhen instrumente të nacionalizmit apo populizmit. “Mjerë ata që përpiqen ta tërheqin Zotin në luftëra,” theksoi Papa. 
    “Lufta nuk është kurrë e shenjtë, vetëm paqja është e shenjtë, sepse ajo është e vullnetit të Zotit!” vazhdoi Papa, duke kujtuar fjalët e Papa Françeskut: “Ne duhet t’i distancojmë fetë nga tundimi për t’u bërë instrumente për të nxitur nacionalizmin, etnizmin dhe populizmin. Luftërat bëhen më të hidhura. Mjerë ata që përpiqen ta tërheqin Zotin në luftëra!” 
    Ai u bëri thirrje udhëheqësve politikë që të vendosin paqen mbi çdo interes. 
    “Përfundimi i luftës është detyrë e të gjithë politikanëve para Zotit. Paqja është përparësia e të gjitha politikave, dhe Zoti do t’i mbajë përgjegjës ata që nuk kanë kërkuar paqe ose kanë nxitur tensione dhe konflikte, çdo ditë, muaj dhe vit lufte”, theksoi Papa. 
     
     
     
     

  • ”Bota ka etje për paqe”, Papa Leo XIV: Mjaft me luftëra dhe grumbuj të vdekurish

    ”Bota ka etje për paqe”, Papa Leo XIV: Mjaft me luftëra dhe grumbuj të vdekurish

    Bota E Martë, 28 Tetor 2025 20:06
    “Mjaft luftërave”, është apeli i Papa Leo XIV gjatë takimit të Sant’Egidio Sant’Egidio në Koloseun e Romës. “Bota ka etje për paqe, ka nevojë për një epokë të vërtetë dhe të fortë pajtimi, e cila i jep fund abuzimit të pushtetit, shfaqjeve të forcës dhe indiferencës ndaj drejtësisë. Mjaft luftërave, me numrin e tyre të dhimbshëm të vdekjes, shkatërrimit dhe mërgimit”,-tha ai në ceremoninë te Koloseu, së bashku me udhëheqës të besimeve të tjera të krishtera.
    Sipas kreut të Vatikanit, lutja është një forcë e madhe për pajtim, teksa bëri thirrje që feja të mos përdoret për dhunë apo urrejtje. “Lutja është një forcë e madhe për pajtim. Ata që nuk luten e abuzojnë fenë, madje edhe për të vrarë. Jo fjalë të bërtitura, jo sjellje të ekzaltuara, jo slogane fetare të përdorura kundër krijesave të Zotit. Ne kemi besim se lutja ndryshon historinë e popujve”, theksoi ai.
    Duke kujtuar fjalët e Papa Françeskut, ai kërkoi që fetë të mos bëhen instrumente të nacionalizmit apo populizmit. “Mjerë ata që përpiqen ta tërheqin Zotin në luftëra,” theksoi Papa.

  • “Unë e ndalova!”, Trump përsërit: Serbia ishte gati të sulmonte Kosovën

    “Unë e ndalova!”, Trump përsërit: Serbia ishte gati të sulmonte Kosovën

    Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar sërish se ka parandaluar shumë luftëra nëpër botë, përfshirë atë mes Kosovës dhe Serbisë.
    Në një intervistë të zhvilluar së fundmi për mediat ndërkombëtare, ai ka ripersëritur se Serbia ishte gati të niste një konflikt të ri.
    “Ne kemi ndaluar shumë luftëra. India dhe Pakistan e cila mund të ishte një luftë nukleare. Shikoni Kamboxhian së fundmi e parandalova me tregti dhe shumë tjera i parandalova me tregti. U thash shikoni ju do të luftoni, mund të luftoni sa të doni, por ne nuk do të tregtojmë me ju. Kemi Kosovën e  dini për këtë? Serbia ata do të shpërthenin. Kam shpëtuar miliona jetë. Po ashtu kam ndaluar luftën 30-vjeçare në Kongo. Ishte e tmerrshme, kam ndaluar një luftë në një muaj”, tha Trump.

  • Trump përmend sërish Kosovën dhe Serbinë: Po të mos isha unë, do të ndodhnin 6 luftëra

    Trump përmend sërish Kosovën dhe Serbinë: Po të mos isha unë, do të ndodhnin 6 luftëra

    Keir Starmer dhe Donald Trump

    SHBA-Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, gjatë takimit me kryeministrin britanik Keir Starmer në Skoci ka komentuar sërish situatën e Serbisë me Kosovën. Trump tha se ka shumë armëpushime në botë dhe theksoi se nëse ai nuk do të ishte në detyrë, do të zhvilloheshin gjashtë luftëra.
    “Serbia dhe Kosova janë një tjetër. Kemi shumë pika të nxehta që ishin luftë. Nëse nuk do të isha unë, do të ishin tani gjashtë luftëra të mëdha. India do të luftonte me Pakistanin,”-u shpreh Trump.
    Ai shtoi se u kishte thënë liderëve të të dyja vendeve se, nëse do të shpërthente një luftë, nuk do të kishte më tregti me Shtetet e Bashkuara. Edhe më herët Trump ka komentuar situatën e dy vendeve në Ballkan, ku është shprehur se në mandatin e tij të parë Kosova dhe Serbia ishin fare pranë nisjes së një konflikti dhe ai arriti që t’i ulte të dyja palët të bënin një marrëveshje dhe të shmangnin luftën./ZËRI

  • Trump përmend sërish Kosovën dhe Serbinë: Po të mos isha unë, do të ndodhnin gjashtë luftëra

    Trump përmend sërish Kosovën dhe Serbinë: Po të mos isha unë, do të ndodhnin gjashtë luftëra

    Donald Trump, President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sërish i ka dhënë vetes atribute të luftë-ndalësit duke iu referuar për të disatën herë edhe Kosovës dhe Serbisë.
    Trump tha se po të mos ishte për praninë e tij në skenën globale, do të ishin duke u zhvilluar gjashtë luftëra.
    “Serbia dhe Kosova janë një tjetër. Kemi shumë pika të nxehta që ishin luftë”, ka thënë Trump.
    “Nëse nuk do të isha unë këndejpari, do të ishin tani gjashtë luftëra të mëdha. India do të luftonte me Pakistanin”, shtoi ai.