Tag: luftën

  • VIDEO – Shpallen “Dëshmorë të Atdheut” 32 të rënë në Luftën e Koplikut më 1920 në 105- vjetorin e saj

    VIDEO – Shpallen “Dëshmorë të Atdheut” 32 të rënë në Luftën e Koplikut më 1920 në 105- vjetorin e saj

    32 dëshmorë i janë shtuar altarit të Atdheut, si të rënë në Luftën e Koplikut në vitin 1920. Familjarë të tyre, kanë marrë shenjën dalluese të këtij statusi të nderuar, pikërisht gjatë ceremonisë përkujtimore të 105- vjetorit të kësaj faqeje të rënndësishme të ruajtjes së integritetit territorial të Shqipërisë në një periudhë kur akoma ishin në diskutim kufinjtë e saj.

    Në fjalën e rastit, kryebashkiaku i Malësisë së Madhe Tonin Marinaj ka folur për rëndësinë e kësaj ngjarje, duke vënë theksin tek nevoja e përcjelljes së mesazhit të saj edhe tek brezat e rinj. Në vijim, Marinaj dhe autoritetet e pranishme kanë dorëzuar shenjat dalluese të “Dëshmor i Atdheut” familjarëve të 32 të rënëve në Luftën e Koplikut.
    Nga 26 korriku e deri më 21 gusht, forcat jugosllave pushtuan disa zona në malësitë e Shkodrës dhe arritën në Koplik. Nga kundërgoditja e forcave shqiptare agresorët u detyruan të tërhiqen në kufirin 1913-ës. Më 21 gusht forcat jugosllave shpërthyen sulm të ri dhe pushtuan Kelmendin, Kastratin, Shkrelin e Koplikun. Përballë qëndresës së vendosur të forcave shqiptare dhe e izoluar në arenën ndërkombëtare, qeveria jugosllave u detyrua të tërhiqej.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Hapja e garës për drejtimin e SPAK, Ambasadori gjerman në Tiranë: Kontribute të jashtëzakonshme në luftën kundër korrupsionit nën udhëheqjen e Dumanit

    Hapja e garës për drejtimin e SPAK, Ambasadori gjerman në Tiranë: Kontribute të jashtëzakonshme në luftën kundër korrupsionit nën udhëheqjen e Dumanit

    Me nisjen zyrtare të aplikimeve për drejtimin e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ka ardhur reagimi nga Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Karl Bergner, i cili thekson rëndësinë e një procesi të drejtë, të pavarur dhe të bazuar në merita.

    Në një deklaratë publike, ambasadori vlerësoi kontributin e deritanishëm të Altin Dumanit në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
    “Në vitet e fundit, nën udhëheqjen e Altin Dumanit, SPAK ka dhënë kontribute të jashtëzakonshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri. Besimi i madh i popullsisë shqiptare dhe partnerëve ndërkombëtarë të Shqipërisë në punën e SPAK e thekson në mënyrë mbresëlënëse këtë.
    Procesi i nisur sot nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për të zgjedhur kreun e ardhshëm të SPAK duhet të jetë transparent, i bazuar në meritë dhe i lirë nga ndikimi i jashtëm.
    Pavarësia e gjyqësorit, e cila duhet të demonstrohet në procesin e nisur sot, por edhe në veprimet e përditshme të organeve ekzekutive dhe legjislative, është një kriter kyç për Gjermaninë në lidhje me sundimin e ligjit dhe nivelin e përgatitjes së Shqipërisë për anëtarësim në BE”, deklaroi Bergner.

    Top Channel

  • Trump gabon sërish, ngatërron Shqipërinë me Armeninë: Ndalova luftën me Azerbaixhanin

    Trump gabon sërish, ngatërron Shqipërinë me Armeninë: Ndalova luftën me Azerbaixhanin

    Në daljen e tij më të fundit në Fox Neës, presidenti amerikan Donald Trump lavdëroi edhe një herë aftësinë e vet për “zgjidhur luftërat”, dhe si shembullin e një konflikti mjaft të vështirë solli atë të përplasjes për Nagorni Karabakun.

    Trump “e bën prapë”, ngatërron Shqipërinë me Armeninë: Ndalova luftën me Azerbaixhanin!
    Vetëm se u ngatërrua sërish, dhe në vend të Armenisë për luftën e saj me Azerbajxhanin, përmendi Shqipërinë.
    “Unë zgjidh luftëra që ishin të pazgjidhshme. Ah, Azerbajxhani dhe Shqipëria. Kjo vazhdoi për shumë, shumë vite. Kisha kryeministra dhe presidentë në zyrën time. Ata ishin ulur kaq larg njëri-tjetrit. Një karrige ishte këtu, tjetra ishte atje. Unë thashë, ‘Djema, afrohuni. Ejani… Le të përqafohemi dhe të pajtohemi. Dhe, gjithsesi, e zgjidhëm problemin…”, u shpreh Trump.
    Kjo nuk është hera e parë që Trumpi ka pasur vështirësi me shqiptimin e saktë të emrave të vendeve si Azerbajxhani dhe Armenia në deklaratat e tij publike. Komentet erdhën si pjesë e një liste prej shtatë konfliktesh që Trumpi pretendoi se i kishte zgjidhur brenda gjashtë muajve të parë të mandatit të tij të dytë si president. Nagorni-Karabakut, zonë brenda Azerbajxhanit u shpall nga separatistët etnikë armenë si republikë e pavarur dhe e njohur më vonë si Artsakh. Territori u mbajt në kontroll nga separatistët armenë për gati 30 vjet derisa Azerbajxhani rifitoi kontrollin e pjesës më të madhe të territorit pas një lufte gjashtë-javore në vitin 2020 dhe marrëveshjes së armëpushimit të ndërmjetësuar nga Rusia.

    Top Channel

  • Kreu i SPAK takim me kryeprokurorin Special të Malit të Zi, diskutime për luftën kundër krimit të organizuar

    Kreu i SPAK takim me kryeprokurorin Special të Malit të Zi, diskutime për luftën kundër krimit të organizuar

    Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, u takua sot në Podgoricë me Kryeprokurorin Special të Malit të Zi, Vladimir Novović.

    Lajmi është konfirmuar vetë nga Prokuroria e Posaçme, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku janë ndarë dhe foto nga takimi.
    Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi i shkëlqyer mes dy institucioneve në luftën kundër krimit të organizuar transnacional, me theks të veçantë në zbulimin dhe ndjekjen penale të autorëve të trafikut të lëndëve narkotike, në të dy vendet, shkruan SPAK.

    Top Channel

  • Dumani takon kryeprokurorin Special të Malit të Zi, në fokus të bisedës bashkëpunimi në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës

    Dumani takon kryeprokurorin Special të Malit të Zi, në fokus të bisedës bashkëpunimi në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës

    Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani, gjatë vizitës së tij në Podgoricë zhvilloi një takim me kyeprokurorin Special të Malit të Zi, Vladimir Novovic.
    Lajmi për takimin është bërë i ditur nga SPAK përmes rrjeteve sociale.
    Në takim është vlerësuar bashkëpunimi mes dy institucioneve në luftën luftën kundër krimit të organizuar transnacional.

    Postimi i SPAK:
    Drejtuesi i SPAK, z. Altin Dumani, u takua sot në Podgoricë me Kryeprokurorin Special të Malit të Zi, z. Vladimir Novović.
    Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi i shkëlqyer mes dy institucioneve në luftën kundër krimit të organizuar transnacional, me theks të veçantë në zbulimin dhe ndjekjen penale të autorëve të trafikut të lëndëve narkotike, në të dy vendet.

  • Kreu i SPAK takim me kryeprokurorin Special të Malit të Zi, u diskutua për luftën kundër krimit të organizuar

    Kreu i SPAK takim me kryeprokurorin Special të Malit të Zi, u diskutua për luftën kundër krimit të organizuar

    Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, u takua sot në Podgoricë me Kryeprokurorin Special të Malit të Zi, Vladimir Novović.

    Lajmi është konfirmuar vetë nga Prokuroria e Posaçme, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku janë ndarë dhe foto nga takimi.
    Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi i shkëlqyer mes dy institucioneve në luftën kundër krimit të organizuar transnacional, me theks të veçantë në zbulimin dhe ndjekjen penale të autorëve të trafikut të lëndëve narkotike, në të dy vendet, shkruan SPAK.

    Top Channel

  • Izraeli mesazh të qartë për luftën në Gaza, ministri i Jashtëm: Do përfundojë vetëm kur Hamasi të lirojë pengjet dhe të çarmatoset

    Izraeli mesazh të qartë për luftën në Gaza, ministri i Jashtëm: Do përfundojë vetëm kur Hamasi të lirojë pengjet dhe të çarmatoset

    Ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Saar, tha të martën se lufta në Gaza mund të përfundojë nëse pengjet do të liroheshin dhe lëvizja islamiste palestineze Hamas do të dorëzonte armët.

    Saar e bëri deklaratën në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij danez në Jerusalem, një ditë pasi Hamasi përsëriti qëndrimin e tij të kahershëm se do të lironte të gjithë pengjet nëse Izraeli do të pranonte të përfundonte luftën dhe të tërhiqte forcat e tij nga Qyteti i Gazës.

    Top Channel

  • Sllovakia sfidon Bashkimin Evropian për Kinën

    Sllovakia sfidon Bashkimin Evropian për Kinën

     
     “Pas ‘Paradës së Fitores’ në Kinë, Sllovakia nxjerrë në pah izolimin poshtërues të Bashkimit Evropian”
    Nga Eljanos Kasaj*
    Kryeministri sllovak Robert Fico, i cili po viziton Republikën Popullore të Kinës për përkujtimet që shënojnë 80-vjetorin e fitores në Luftën e Rezistencës së Popullit Kinez kundër Agresionit Japonez dhe Luftën Botërore Antifashiste(1939-1945), tha se e konsideron “një gabim të madh” që krerët e shteteve dhe kryeministrat e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian injoruan festimet e “Ditës së Fitores së popullit kinez”.
    Në një video të postuar në platformën sociale X ditën e enjte,zoti Fico tha se “disa mund ta kenë interpretuar atë si një demonstrim të fuqisë ushtarake të Kinës, por duhet parë në kontekstin e deklaratave serioze të bëra nga Presidenti kinez Xi”.
    “Presidenti kinez e bëri shumë të qartë se bota po përballet me një zgjedhje midis paqes dhe luftës dhe se Kina ka vullnetin për të luajtur një rol vendimtar në formësimin e rendit të ri paqësor të botës”, vijoj më tej kryeministri sllovak.
    “Sidoqoftë, është e vërtetë se edhe kundërshtarët më ideologjikë të Kinës nuk mund ta mohojnë më zhvillimin e gjithanshëm që ka arritur Kina”, vuri në dukje ai.
    Njëkohësisht ai nuk nguroi dhe të kritikonte vendimin e shumicës së vendeve të Bashkimit Evropian-dikur ironikishit aleatë të levizjes nacional-çlirimatre kineze- për të mos qenë pjesëmarrës në ceremoninë përkujtimore në Pekin: “Shpreh edhe një herë keqardhjen time që përfaqësuesit më të lartë të shteteve anëtare të BE-së munguan në një ngjarje kaq globale. Nëse menduan se duke vepruar kështu do të izolonin festimet e Kinës për fitoren në Luftën e Dytë Botërore, ata bënë keqllogaritje, sepse nëse dikush ishte i izoluar sot, ajo ishte BE-ja”.
    Kryeministri Fico mbërriti në Pekin të martën për përkujtimet që shënojnë 80-vjetorin e fitores në Luftën e Rezistencës së Popullit Kinez kundër Agresionit Japonez dhe Luftën Botërore Antifashiste(1939-1945), njëkohësisht ai ishte i vetmi udhëheqës pjesëmarrës prej Bashkimit Evropian në celebrimet përkujtimore në Moskë më 9 Maj.
    Një numër udhëheqësish të huaj që morën pjesë në përkujtimet e mëdha të Ditës së Fitores në Pekin të mërkurën,duke përfshirë presidentin rus Vladimir Putin, presidentin vietnamez Lương Cường, udhëheqësin koreanoverior Kim Jong Un, presidentin bjellorus Aleksandr Lukashenka dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq, kanë vlerësuar organizimin e suksesshëm të ngjarjes dhe kanë theksuar miqësinë e qëndrueshme me Republikën Popullore të Kinës pas paradës me popujt e botës.
    *Fakulteti i Shkencave Politike. Universiteti i Wroclaw (Uniwersytet Wrocławski), Poloni

  • Një ditë të gjithë do të thonë “isha kundër luftës në Gaza”

    Një ditë të gjithë do të thonë “isha kundër luftës në Gaza”

    Omar El Akkad është një perëndimor me shpirt dhe përvojë globale: i lindur në Egjipt në vitin 1982, u rrit në Katar, dhe në moshën 16-vjeçare u transferua në Kanada, ndërsa sot jeton në Shtetet e Bashkuara.
    Si gazetar, ai ka ndjekur nga afër luftën në Afganistan, proceset në Guantanamo dhe Lëvizjen e Pranverës Arabe. Autori i librit shumë të lexuar “Një ditë të gjithë do të thonë se kanë qenë kundër” (Gramma Feltrinelli), i cili e mori titullin nga një postim në X (Twitter) në tetor të vitit 2023, pas vënies re të imazheve të shkatërrimit të Gazës.
    Postimi u bë viral, me 10 milionë shikime, duke shënuar fillimin apo përfundimin e reflektimit të tij mbi luftën, gazetarinë, hipokrizinë e pushtetit, edhe kur ai vetë e quan veten “i ndriçuar dhe progresist”, dhe mbi vlerat e tradhtuara të demokracive liberale. Më 6 shtator, El Akkad do të jetë pjesë e Festivaletteratura në Mantova.
    Cila është arsyeja tjetër që paralizon demokracitë perëndimore?
    “Nëse dikush sheh me ndershmëri intelektuale atë që po ndodh me popullin palestinez, nuk mund të mos vërejë kolonializmin. Është i njëjti sistem që solli në jetë vendin ku jetoj sot. Ai nuk njeh kufij, merr dhe vazhdon të marrë. Prandaj nuk mund të dënohet forma aktuale e kolonializmit në Palestinë pa bërë një reflektim të thellë mbi vetveten. Kur flas për një grup njerëzish të cilëve u është vjedhur toka, të cilët janë ngushtuar në hapësira të vogla dhe i nënshtrohen një gjenocidi, a po flas për palestinezët apo për popujt indigjenë amerikanë?”
    Historikisht, shtypja ka kontrolluar gjuhën për të shndërruar padrejtësinë në diçka të pranueshme. A ndodh kjo edhe në rastin e Gazës?
    “Sigurisht. Mjafton të shohësh ngurrimin e të fuqishmëve për ta quajtur gjenocid. Gjuha është po aq dhunë sa një plumb. Në Guantanamo, për shembull, nuk ka ‘të burgosur’, por ‘të mbajtur në paraburgim’. Dhe këta të fundit mund të mbahen pafundësisht, po ashtu si në rastin e paraburgimeve administrative në Bregun Perëndimor. Në Guantanamo, torturat i quajnë ‘rezervime’, si në restorant. Kur të burgosurit bëjnë grevë urie, kjo quhet ‘luftë asimetrike’, sepse ushtarët nuk mund të bëjnë grevë urie.”
    E terrorizmi? A e konsideroni një term absolut apo relativ?
    “Nuk kam të drejtë të them se cilën formë duhet të përdorin njerëzit për të rezistuar ndaj një okupimi. Por them që standardi duhet të aplikohet në mënyrë të barabartë për të gjithë. Kam kaluar tërë jetën në luftën kundër terrorizmit, ku ky term ka pasur vetëm një kuptim: dhunë nga njerëz që duken si unë. Dy vjet më parë ndez kompjuterin dhe shoh krimet më të këqija në Gaza, përfshirë varrezat masive dhe vrasjen e fëmijëve. Por në këtë rast, nuk e përdorim termin terrorizëm. Çfarë vlere ka atëherë ky term?”
    Ku e vendosni rolin e Hamas-it në këtë kontekst?
    “Më shqetëson fakti se pse Izraeli ka lejuar financimin e tij. A mendojmë me të vërtetë se ndëshkimi kolektiv i Izraelit ndaj Gazës nuk do të shndërrohet në të ardhmen në një lëvizje rezistence edhe më të dhunshme?”
    Si e përjetoni si gazetar vrasjen e më shumë se 200 reporterëve palestinezë?
    “Nga të gjitha gjërat që më zemërojnë në sulmin sistematik ndaj së vërtetës, më e keqja është pandëshkueshmëria absolute e atyre që e kryejnë atë.”
    Kritikoni shpesh mënyrën se si media perëndimore raporton për konfliktin. Pse?
    “Nuk dua të jap leksione gazetarëve, veçanërisht atyre që punojnë në terren. Por nëse një gazetar do të ndiqte kriteret e neutralitetit dhe objektivitetit fjalë që në SHBA përdoren shpesh duhet t’i aplikonte ato gjithmonë.”
    Çfarë doni të thoni me këtë?
    “Në rastet e rralla kur në BBC apo CNN intervistohet një palestinez, nuk ka rëndësi sa i tmerrshëm ka qenë masakra nga e cili ka shpëtuar, gjithmonë i kërkohet të thotë nëse mbështet Hamas-in. Edhe statistikat e viktimave nga Gaza prezantohen me dyshim. Ky standard nuk aplikohet ndaj ushtrisë izraelite, e cila shpesh gënjen haptazi. Për shembull, kur thotë se nuk bombardon spitalet, ndërkohë që ka goditur të gjitha.”
    Kush do të jetë ai që një ditë do të thotë se ka qenë kundër?
    “Të gjithë ata që sot qëndrojnë në mes të rrugës, as në një anë, as në tjetrën.”
    Një pjesë e opinionit publik ndjen pafuqinë dhe dëshiron të bëjë diçka. Çfarë u thoni atyre?
    “Jam i frustruar edhe unë, sidomos kur shoh politikanë që sapo janë zgjuar dhe flasin për Gazën. Nuk besoj në sinqeritetin e tyre, por ky fenomen tregon se të gjitha manifestimet e shoqërisë civile, marshimet, librat, ushtrojnë presion mbi pushtetin dhe kanë efekt. Nuk është se gjenocidi ndalet sepse unë shkruaj një libër apo sepse artistët e njohur shfaqin flamujt e Palestinës në festivalet e tyre, por diçka po ndryshon. Nuk duhet të ndalojmë.”

  • Deri në 3 paga shpërblim për “heronjtë” në luftën kundër zjarreve. Qeveria miraton vendimin

    Deri në 3 paga shpërblim për “heronjtë” në luftën kundër zjarreve. Qeveria miraton vendimin

    Këshilli i Ministrave ka vendosur të shpërblejë me 1 deri 3 paga të gjithë punonjësit që u angazhuar në luftën me zjarret këtë verë.

    Pjesë e kësaj kategorie janë efektivët e Forcave të Armatosura, Policisë së Shtetit, Mbrojtjes Civile dhe shërbimeve zjarrfikëse, në varësi të kohëzgjatjes së angazhimit të tyre në operacionet e shuarjes së zjarreve gjatë verës 2025.

    “Agjencia për Media dhe Informim bën me dije se në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për shpërblimin me 1 deri në 3 paga mujore të efektivëve të Forcave të Armatosura, Policisë së Shtetit, Mbrojtjes Civile dhe shërbimeve zjarrfikëse, në varësi të kohëzgjatjes së angazhimit të tyre në operacionet e shuarjes së zjarreve gjatë verës 2025”.