Tag: luftën

  • Izraeli voton për të riemëruar luftën në Gaza si ‘Lufta e Ringjalljes’

    Izraeli voton për të riemëruar luftën në Gaza si ‘Lufta e Ringjalljes’

    Qeveria miraton me shumicë dërrmuese propozimin e kryeministrit Benjamin Netanyahu për ta riemëruar luftën në Gaza si “Lufta e Ringjalljes”, pavarësisht kundërshtimit nga disa familje të pengjeve dhe disa anëtarë të kabinetit.

    Ministri i Çështjeve të Diasporës Amichai Chikli (Likud) abstenon, ndërsa Ministrja e Vendbanimeve dhe Projekteve Kombëtare Orit Strock (Sionizmi Fetar) voton kundër saj.

    Gazetari i Walla-s, Yehuda Schlesinger, citon Chikli-n të ketë thënë se termi “ringjallje” “i përket themelimit të shtetit dhe brezit themelues”.

    Strock thotë se është “shumë herët” për të përcaktuar rezultatin e luftës dhe për t’i dhënë asaj një emër zyrtar, duke pohuar se është e nevojshme “të presim dhe të shohim nëse i arrijmë të gjitha qëllimet e luftës”.

    Sot Netanyahu tha se emri i ri tregon se si “u ngritëm nga katastrofa e tmerrshme e 7 tetorit”.

  • Trump bisedon me Putinin para vizitës së Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë

    Trump bisedon me Putinin para vizitës së Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi të enjten se është duke e zhvilluar një bisedë të gjatë me homologun e tij rus, Vladimir Putin, një ditë para se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ta vizitojë Shtëpinë e Bardhë për të kërkuar më shumë mbështetje në luftën kundër Rusisë.
    Zelensky do të takohet me Trumpin për të kërkuar më shumë ndihmë ushtarake, në një kohë kur Kievi dhe Moska po e përshkallëzojnë luftën me sulme masive ndaj sistemeve energjetike, ndërkohë që NATO-ja po has vështirësi për t’iu përgjigjur një vale inkursionesh ajrore ruse.
    Trump konfirmoi në një postim në rrjetin e tij social, Truth Social, se ishte duke folur me Putinin. “Biseda është ende duke u zhvilluar, është e gjatë, dhe ne do të tregojmë për përmbajtjen e saj, ashtu siç do të bëjë edhe presidenti Putin, pas përfundimit të saj”, shkroi ai.
    Ukraina po i kërkon raketat me rreze të gjatë veprimi, Tomahawk, nga SHBA-ja, të cilat do ta vendosnin Moskën dhe qytete të tjera të mëdha ruse brenda rrezes së sulmeve me raketa nga territori ukrainas.
    Trumpi ka thënë se mund ta furnizojë Ukrainën me këto armë, nëse Putini nuk pranon të ulet në tryezën e bisedimeve. Trumpi, i cili është zotuar ta përfundojë luftën, ka shprehur zemërim gjithnjë e më të madh ndaj Putinit për shkak të sulmeve të vazhdueshme.
    Në valën më të fundit të sulmeve, Rusia lëshoi më shumë se 300 dronë dhe 37 raketa për të goditur infrastrukturën në gjithë Ukrainën gjatë natës të së enjtes, tha Zelensky.
    Rusia ka vazhduar të sulmojë objektet energjetike dhe ato të furnizimit me energji elektrike të Ukrainës për disa dimra me radhë, teksa lufta po hyn në vitin e saj të katërt./ REL

  • VD- Përleshje simbolike, shtrëngimi i çuditshëm i duarve mes Trump dhe Macron: Pse më lëndove?

    VD- Përleshje simbolike, shtrëngimi i çuditshëm i duarve mes Trump dhe Macron: Pse më lëndove?

    shtrengimi i duarve

    EGJIPT- Një moment i pazakontë ka ndodhur gjatë samitit të paqes për Gazën në Egjipt, me protagonist presidentin amerikan Donald Trump dhe homologun e tij francez Emmanuel Macron. Dy liderët patën një shtrëngim duarsh të tensionuar dhe të gjatë, që disa e përshkruajnë si “përleshje simbolike”.
    Incidenti ndodhi të hënën, në çastin kur Trump nënshkroi fazën e parë të marrëveshjes së armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit.
    Pamjet tregojnë dy liderët duke u përqafuar para kamerave, por gjestet e tyre të trupit shpejt u kthyen në një përplasje të dukshme për dominim. Macron u pa duke tentuar të tërhiqej nga kapja e fortë e Trump, përpara se të largohej me nxitim nga podiumi.
    Lexuesja e buzëve, Nicola Hickling, tha për Daily Mail se biseda e shkurtër mes tyre kishte një ton të ngarkuar.
    Sipas saj, Trump i tha Macronit: “Më vjen mirë që të shoh, pra pranuat?”, ndërsa presidenti francez murmuriti një përgjigje të paqartë.
    Pamjet nga ceremonia në Sharm El-Sheikh tregojnë Trump dhe Macron duke shkëmbyer një shtrëngim duarsh të gjatë dhe të fortë, i cili u shoqërua me një bisedë të tensionuar. Sipas Daily Mail, Trump i drejtohet homologut francez me pyetjen: “Po je i sinqertë?”, ndërsa Macron përgjigjet: “Sigurisht.”
    Trump më pas e shtrëngon pëllëmbën e Macron-it, duke shtuar: “Në rregull, tani dua të di pse, më lëndove. E di tashmë.” Biseda vazhdon me tone të ftohta, ku Trump i thotë Macronit: “Unë po bëj paqe” dhe më pas e paralajmëron: “Do ta shihni se çfarë do të ndodhë së shpejti.”

    Macron kohët e fundit e zemëroi Trumpin me një intervistë që dha për stacionin televiziv BFMTV. Në të, Macron tha: “Ka vetëm një person që mund të bëjë diçka për luftën në Gaza, dhe ai është presidenti i SHBA-së. Arsyeja pse ai mund të bëjë më shumë se ne është se ne nuk furnizojmë me armë që e bëjnë të mundur luftën në Gaza në radhë të parë. Ne nuk furnizojmë me pajisje që e bëjnë të mundur luftën në radhë të parë. Kjo është ajo që bëjnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës”. /ZËRI

  • Yuri Kim punësohet te kompania që solli ‘Tigrat’ e korrupsionit/ Balliu: Ky ishte shpërblimi që mori për luftën ndaj PD dhe Berishës

    Yuri Kim punësohet te kompania që solli ‘Tigrat’ e korrupsionit/ Balliu: Ky ishte shpërblimi që mori për luftën ndaj PD dhe Berishës

    Deputeti i PD-së, Klevis Balliu ka reaguar nga selia blu në lidhje me lajmin e publikuar në media, se ish-ambasadorja e ShBA në Tiranë, Yuri Kim, ka pranuar një post ekzekutiv si shpërblim nga një kompani, të cilën e ka ndihmuar të sigurojë një kontratë me qeverinë shqiptare, për sjelljen e TEC-eve lundruese ‘Tigri 1’ dhe ‘Tigri 3’, medemek si pjesë e emergjencës energjetike të asaj kohe.

    ‘Tradhëtoi jo vetëm vendin e saj, por edhe interesat e qytetarëve shqiptarë. Ky ishte shpërblimi që mori për luftën ndaj PD dhe Berishës’, u shpreh Balliu.

    ‘Exxon Mobil, falë Yuri Kim ka parkuar në gjirin e Vlorës dy termocentrale lundruese, të cilat nuk punojnë dhe as prodhojnë energji; e kundërta ndotin detin dhe brigjet përreth. Ajo që Yuri Kim quante asokohe ‘memorandum mirëkuptimi’ ishte një ‘pakt korruptimi’ mes saj dhe ‘Bukrës së Korrupsionit’, rekordmenes së ‘kilometrit 24 milion euro’, Belinda Balluku’, theksoi Balliu në fjalën e tij.

    DEKLARATA E DEPUTETIT TË PD, KLEVIS BALLIU

    Ish-Ambasadorja Yuri Kim ka provuar edhe njëherë se, gjatë kohës në detyrë në Shqipëri, ka përfaqësuar interesat vetjake, financiare dhe korruptive dhe jo ato të taksapaguesve amerikanë dhe aleatit strategjik të kombit shqiptar, Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Duke shkelur me të dyja këmbët etikën diplomatike dhe standardet e profesionale ajo ka pranuar një post ekzekutiv si shpërblim nga një kompani, të cilën e ka ndihmuar të sigurojë një kontratë me qeverinë shqiptare.

    Exxon Mobil, falë Yuri Kim ka parkuar në gjirin e Vlorës dy termocentrale lundruese, të cilat nuk punojnë dhe as prodhojnë energji; e kundërta ndotin detin dhe brigjet përreth.

    Ajo që Yuri Kim quante asokohe ‘memorandum mirëkuptimi’ ishte një ‘pakt korruptimi’ mes saj dhe ‘Bukrës së Korrupsionit’, rekordmenes së ‘kilometrit 24 milion euro’, Belinda Balluku.

    Yuri Kim tradhëtoi kështu, jo vetëm vendin e saj, por edhe interesat e qytetarëve shqiptarë, taksat e të cilëve paguan për dy dinosaurë industrialë të ardhur nga Azia.

    Tigri 1 dhe Tigri 3 janë “dhurata” që Yuri Kim i bëri Shqipërisë. Nëpërmjet tyre ajo siguroi një vend pune pas pensionit dhe, me siguri, një bakshish të majmë.

    Kjo ishte vetëm një nga pagesat që mori nga qeveria Rama për luftën e saj të paprinciptë kundër Partisë Demokratike, liderit të saj Berisha, dhe opozitës në tërësi.

    Shprehja e saj famëkeqe “do të hani bar” drejtuar demokratëve, është sot kujtesa e dëmit jo vetëm financiar, por edhe moral e electoral që diplomatë të tillë i kanë bërë dhe vazhdojnë t’i bëjnë Shqipërisë.

    Partia Demokratike thekson partneritetin dhe miqësinë e pacënueshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me administratën e Presidentit Trump, dhe shpreh mirënjohjen për Sekretarin Rubio që e pastroi Departamentin e Shtetit nga të korruptuarit si Kim.

    Sot demokratët mund të qeshin me atë që po ha barin e hidhur të turpit.

  • Zelensky kërcënon Rusinë: Ndalo luftën ose do të duhet të gjeni një strehë të sigurt! Kremlini: Idioti i Kievit 

    Zelensky kërcënon Rusinë: Ndalo luftën ose do të duhet të gjeni një strehë të sigurt! Kremlini: Idioti i Kievit 

    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka ngritur tonet ndaj Rusisë dhe ka paralajmëruar se nëse nuk e ndalin luftën, zyrtarët rusë duhet ta dinë mirë se ku ndodhen strehimoret kundër bombave. Një deklaratë të tillë udhëheqësi i Ukrainës e bëri në një intervistë për Axios dhe vjen në një kohë kur duket sikur edhe Donald Trumpin e ka në anën e tij, pasi deklaroi se Kievi kishte mundësi të rimerrte territoret. 
    “Ata duhet të dinë se ku janë strehimoret kundër bombave. Ata kanë nevojë për to. Nëse nuk e ndalojnë luftën, do t’u duhen gjithsesi. Ata duhet të dinë se ne në Ukrainë do të përgjigjemi çdo ditë. Nëse na sulmojnë, ne do të përgjigjemi”, tha ai, duke nënkuptuar se qendrat ruse të pushtetit, siç Kremlini, mund të goditen potencialisht. 
    Presidenti ukrainas përsëriti se Ukraina nuk do të synojë civilët, teksa tha se “Ne nuk jemi terroristë”.  Megjithatë, ai theksoi se vendi ka të drejtë t’u përgjigjet sulmeve. Zelensky deklaroi gjithashtu se Ukraina do të marrë armë të reja me rreze të gjatë veprimi nga Shtetet e Bashkuara, por nuk specifikoi se për cilat bëhet fjalë. 
    “Ne do të punojmë për këtë”, duke shtuar se kishte marrë siguri nga Trump.  
    Zelensky deklaroi mes të tjerash gjatë intervistës për gazetarin Barak Ravid se është i gatshëm të largohet nga posti pas përfundimit të luftës. 
    “Qëllimi im është ta përfundoj luftën, jo të vazhdoj të kandidoj për postin”, tha ai. 
    I menjëhershëm ishte edhe reagimi i rusëve. Zëvendës i Këshillit të Sigurisë, Dmitry Medvedev deklaroi se Rusia mund të përdorë armë, kundër të cilave asnjë strehë kundër bombave nuk do të ofronte mbrojtje. Madje, ai shkon edhe më tej, duke thënë se Zelensky është një idiot dhe i varur nga droga. 
    “I varuri nga droga nga Kievi tha se Kremlini duhet të dijë se ku ndodhet streha kundër bombave për të qenë në gjendje të fshihet kur përdor armë amerikane me rreze të gjatë veprimi. Ai idiot duhet të dijë edhe një gjë tjetër: Rusia mund të përdorë armë ndaj të cilave asnjë një strehim kundër bombave nuk mbron. Dhe amerikanët duhet ta mbajnë mend këtë”, shkroi Medvedev. 
     

  • Zelensky në OKB: Ndaloni luftën tani, ndryshe Putini nuk do ndalet vetëm me Ukrainën

    Zelensky në OKB: Ndaloni luftën tani, ndryshe Putini nuk do ndalet vetëm me Ukrainën

    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar se Rusia nuk do ta ndalë luftën vetëm me Ukrainën, gjatë një fjalimi të mbajtur këtë të mërkurë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
    Siç shkruan BBC, Zelensky paralajmëroi se, pa veprime më të forta nga aleatët, “Putini do të vazhdojë ta çojë luftën përpara, më gjerë dhe më thellë“, dhe se “Ukraina është vetëm e para“.
    Ai kritikoi dobësinë e institucioneve ndërkombëtare për dështimin në frenimin e Rusisë. Sipas tij, “ndalimi i Putinit tani kushton më pak” sesa vendet të përpiqen të mbrohen nga Rusia më vonë.
    “Është më e lehtë sesa një garë globale armësh”, shtoi ai.
    Për Inteligjencën Artificiale dhe armë të tilla si dronët, ai tha: “Po jetojmë në garën më shkatërruese të armëve në historinë e njerëzimit”, duke shtuar se duhen vendosur rregulla globale për AI-në. Zelensky shtoi se Ukraina nuk ka “raketat e mëdha që diktatorët i pëlqejnë t’i shfaqin në parada”.
    Zelensky tha gjithashtu se kishte pasur një “takim të mirë” me presidentin amerikan Donald Trump-in të martën, por megjithëse vlerëson mbështetjen e SHBA-ve, “në fund, paqja varet nga të gjithë ne”.

  • Macron: Trump duhet ta ndalë luftën në Gaza

    Macron: Trump duhet ta ndalë luftën në Gaza

    Nëse presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dëshiron vërtet ta fitojë Çmimin Nobel për Paqe, atëherë ai duhet ta ndalë luftën në Rripin e Gazës, tha të martën mbrëma presidenti i Francës, Emmanuel Macron.
    Duke folur për televizionin francez BFM TV nga Nju Jorku, Macroni tha se vetëm Trumpi e ka fuqinë për të ushtruar trysni ndaj Izraelit për t’i dhënë fund luftës.
    “Nëse ka dikush që mund të bëjë diçka për këtë, atëherë ai është presidenti i SHBA-së”, tha Macron.

    “Dhe, arsyeja pse ai mund të bëjë më shumë se ne, është sepse ne nuk furnizojmë armë që e bëjnë të mundur zhvillimin e luftës në Gazë. Ne nuk furnizojmë pajisje që e bëjnë të mundur luftën në Gazë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës po”, shtoi ai.
    Trump mbajti një fjalim të gjatë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së të martën, ku i hodhi poshtë përpjekjet e aleatëve perëndimorë për ta mbështetur krijimin e një shteti palestinez, duke thënë se një gjë e tillë do të ishte shpërblim për militantët e Hamasit.
    Hamasi është grup palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian.
    “Ne duhet ta ndalim menjëherë luftën në Gazë. Duhet të zhvillojmë bisedime për paqe pa vonesa”, tha Trump.
    Duke folur fjalimin e Trumpit, Macron tha: “Shoh një president amerikan të angazhuar, që përsëriti këtë mëngjes nga podiumi: ‘Unë dua paqe. Kam zgjidhur shtatë konflikte’, një president që dëshiron Çmimin Nobel për Paqe. Ky çmim është i mundur vetëm nëse e ndal këtë konflikt”.
    Vende si Kamboxhia, Izraeli dhe Pakistani janë në mesin e atyre që e kanë nominuar Trumpin për këtë çmim vjetor, për shkak të marrëveshjeve për paqes ose armëpushimeve që ka ndërmjetësuar.
    Trump ka thënë se e meriton këtë çmim, të cilin e kanë fituar katër paraardhës të tij në Shtëpinë e Bardhë.
    “Presidenti Trump ka bërë më shumë për paqen se të gjithë të pranishmit në Kombet e Bashkuara së bashku”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Anna Kelly.
    “Vetëm ky president ka mundur të arrijë kaq shumë për stabilitetin global, sepse ai në mënyrë efektive e ka bërë Amerikën Sërish të Fortë”./REL

  • Macron i drejtohet Trump-it: Duhet të ndalosh luftën në Gaza për të fituar çmimin “Nobel për Paqe”

    Macron i drejtohet Trump-it: Duhet të ndalosh luftën në Gaza për të fituar çmimin “Nobel për Paqe”

    Bota Lajme E Mërkurë, 24 Shtator 2025 09:28
    Nëse presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dëshiron vërtet ta fitojë Çmimin Nobel për Paqe, atëherë ai duhet ta ndalë luftën në Rripin e Gazës, tha të martën mbrëma presidenti i Francës, Emmanuel Macron.
    Duke folur për televizionin francez BFM TV nga Nju Jorku, Macroni tha se vetëm Trumpi e ka fuqinë për të ushtruar trysni ndaj Izraelit për t’i dhënë fund luftës.

    “Nëse ka dikush që mund të bëjë diçka për këtë, atëherë ai është presidenti i SHBA-së”, tha Macron.

    “Dhe, arsyeja pse ai mund të bëjë më shumë se ne, është sepse ne nuk furnizojmë armë që e bëjnë të mundur zhvillimin e luftës në Gazë. Ne nuk furnizojmë pajisje që e bëjnë të mundur luftën në Gazë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës po”, shtoi ai.

    Trump mbajti një fjalim të gjatë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së të martën, ku i hodhi poshtë përpjekjet e aleatëve perëndimorë për ta mbështetur krijimin e një shteti palestinez, duke thënë se një gjë e tillë do të ishte shpërblim për militantët e Hamasit.
    Hamasi është grup palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian.
    “Ne duhet ta ndalim menjëherë luftën në Gazë. Duhet të zhvillojmë bisedime për paqe pa vonesa”, tha Trump.
    Duke folur fjalimin e Trumpit, Macron tha: “Shoh një president amerikan të angazhuar, që përsëriti këtë mëngjes nga podiumi: ‘Unë dua paqe. Kam zgjidhur shtatë konflikte’, një president që dëshiron Çmimin Nobel për Paqe. Ky çmim është i mundur vetëm nëse e ndal këtë konflikt”.
    Vende si Kamboxhia, Izraeli dhe Pakistani janë në mesin e atyre që e kanë nominuar Trumpin për këtë çmim vjetor, për shkak të marrëveshjeve për paqes ose armëpushimeve që ka ndërmjetësuar.
    Trump ka thënë se e meriton këtë çmim, të cilin e kanë fituar katër paraardhës të tij në Shtëpinë e Bardhë.
    “Presidenti Trump ka bërë më shumë për paqen se të gjithë të pranishmit në Kombet e Bashkuara së bashku”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Anna Kelly.
    “Vetëm ky president ka mundur të arrijë kaq shumë për stabilitetin global, sepse ai në mënyrë efektive e ka bërë Amerikën Sërish të Fortë”. /REL

  • Nobeli për Paqe, Macron-Trump-it: Duhet të ndalosh luftën në Gaza për të fituar çmimin

    Nobeli për Paqe, Macron-Trump-it: Duhet të ndalosh luftën në Gaza për të fituar çmimin

    Nëse presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dëshiron vërtet ta fitojë Çmimin Nobel për Paqe, atëherë ai duhet ta ndalë luftën në Rripin e Gazës, tha të martën mbrëma presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

    Duke folur për televizionin francez BFM TV nga Nju Jorku, Macroni tha se vetëm Trumpi e ka fuqinë për të ushtruar trysni ndaj Izraelit për t’i dhënë fund luftës.
    “Nëse ka dikush që mund të bëjë diçka për këtë, atëherë ai është presidenti i SHBA-së”, tha Macron.
    “Dhe, arsyeja pse ai mund të bëjë më shumë se ne, është sepse ne nuk furnizojmë armë që e bëjnë të mundur zhvillimin e luftës në Gazë. Ne nuk furnizojmë pajisje që e bëjnë të mundur luftën në Gazë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës po”, shtoi ai.
    Trump mbajti një fjalim të gjatë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së të martën, ku i hodhi poshtë përpjekjet e aleatëve perëndimorë për ta mbështetur krijimin e një shteti palestinez, duke thënë se një gjë e tillë do të ishte shpërblim për militantët e Hamasit.
    Hamasi është grup palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian.
    “Ne duhet ta ndalim menjëherë luftën në Gazë. Duhet të zhvillojmë bisedime për paqe pa vonesa”, tha Trump.
    Duke folur fjalimin e Trumpit, Macron tha: “Shoh një president amerikan të angazhuar, që përsëriti këtë mëngjes nga podiumi: ‘Unë dua paqe. Kam zgjidhur shtatë konflikte’, një president që dëshiron Çmimin Nobel për Paqe. Ky çmim është i mundur vetëm nëse e ndal këtë konflikt”.
    Vende si Kamboxhia, Izraeli dhe Pakistani janë në mesin e atyre që e kanë nominuar Trumpin për këtë çmim vjetor, për shkak të marrëveshjeve për paqes ose armëpushimeve që ka ndërmjetësuar.
    Trump ka thënë se e meriton këtë çmim, të cilin e kanë fituar katër paraardhës të tij në Shtëpinë e Bardhë.
    “Presidenti Trump ka bërë më shumë për paqen se të gjithë të pranishmit në Kombet e Bashkuara së bashku”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Anna Kelly.
    “Vetëm ky president ka mundur të arrijë kaq shumë për stabilitetin global, sepse ai në mënyrë efektive e ka bërë Amerikën Sërish të Fortë”. /rel

    Top Channel

  • Situata në Ukrainë, Kremlini reagon sërish: Putin do paqe, vendet europiane po nxisin luftën / Trump i jep fjalën Polonisë: Nëse Rusia…

    Situata në Ukrainë, Kremlini reagon sërish: Putin do paqe, vendet europiane po nxisin luftën / Trump i jep fjalën Polonisë: Nëse Rusia…

    Kremlini ka akuzuar vendet evropiane për përpjekje të vazhdueshme për të nxitur përshkallëzimin e tensioneve në Ukrainë dhe për të shtyrë presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky të vazhdojë luftën.

    Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se shtetet evropiane po bëjnë gjithçka që mundin për të zgjatur konfliktin, duke e inkurajuar Zelensky-n që të vazhdojë operacionet ushtarake.
    “Për fat të keq, nga njëra anë kemi regjimin e Kievit dhe nga ana tjetër vendet evropiane që po përpiqen të përshkallëzojnë dhe të zgjatin luftën,” ka deklaruar Peskov, sipas agjencisë ruse të lajmeve Tass.
    Nga ana tjetër, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka theksuar angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të mbështetur Poloninë në rast se Rusia vazhdon të rrisë presionin ndaj saj.
    Në një deklaratë për mediat para se të nisej për funeralin e Charlie Kirk, Trump siguroi se Washingtoni do të vepronte për të mbrojtur sigurinë e Polonisë nëse situata përkeqësohet.
    Kjo deklaratë vjen pas rritjes së shqetësimeve në lidhje me tensionet mes Rusisë dhe shteteve të Evropës Qendrore, përfshirë Poloninë, e cila është një aleate e rëndësishme e SHBA-së në NATO.

    Top Channel