Tag: luftën

  • Ukraina: Gati 1,500 qytetarë afrikanë luftojnë në ushtrinë ruse

    Ukraina: Gati 1,500 qytetarë afrikanë luftojnë në ushtrinë ruse

    Çështja e dërgimit të koreanëve të veriut për të luftuar përkrah forcave të Moskës në luftën pas pushtimit të Ukrainës, është e dokumentuar mirë.
    Sipas mediave të huaja, ndoshta më pak i njohur është numri i konsiderueshëm i njerëzve nga Afrika që janë rekrutuar për t’u bashkuar në luftën e Rusisë në Ukrainë.
    Andrii Sybiha, ministrit të punëve të Jashtme të Ukrainës, pretendon se të paktën 1,436 qytetarë nga 36 vende afrikane po luftojnë aktualisht në radhët e ushtrisë pushtuese të Rusisë në Ukrainë.
    Ai tha se ky numër përfaqëson ata që janë identifikuar, megjithëse numri real mund të jetë më i lartë.
    “Rusia rekruton shtetas të vendeve afrikane duke përdorur një sërë metodash”, tha ai.
    “Disave u ofrohen para, ndërsa të tjerë mashtrohen dhe nuk e kuptojnë se për çfarë po nënshkruajnë ose detyrohen ta bëjnë këtë nën presion”, tha Sybiha.
    Ai tha se nënshkrimi i një kontrate për t’u bashkuar me forcat ruse ishte “ekuivalent me nënshkrimin e një dënimi me vdekje”.
    “Qytetarët e huaj në ushtrinë ruse kanë një fat të trishtuar”, tha ai.
    “Shumica e tyre dërgohen menjëherë në të ashtuquajturat ‘sulme me mish’, ku vriten shpejt.

  • Ukraina zbulon shifrat: Gati 1,500 qytetarë afrikanë luftojnë në ushtrinë ruse

    Ukraina zbulon shifrat: Gati 1,500 qytetarë afrikanë luftojnë në ushtrinë ruse

    Çështja e dërgimit të koreanëve të veriut për të luftuar përkrah forcave të Moskës në luftën pas pushtimit të Ukrainës, është e dokumentuar mirë.

    Sipas mediave të huaja, ndoshta më pak i njohur është numri i konsiderueshëm i njerëzve nga Afrika që janë rekrutuar për t’u bashkuar në luftën e Rusisë në Ukrainë.

    Andrii Sybiha, ministrit të punëve të Jashtme të Ukrainës, pretendon se të paktën 1,436 qytetarë nga 36 vende afrikane po luftojnë aktualisht në radhët e ushtrisë pushtuese të Rusisë në Ukrainë.

    Ai tha se ky numër përfaqëson ata që janë identifikuar, megjithëse numri real mund të jetë më i lartë.

    “Rusia rekruton shtetas të vendeve afrikane duke përdorur një sërë metodash”, tha ai.

    “Disave u ofrohen para, ndërsa të tjerë mashtrohen dhe nuk e kuptojnë se për çfarë po nënshkruajnë ose detyrohen ta bëjnë këtë nën presion”, tha Sybiha.

    Ai tha se nënshkrimi i një kontrate për t’u bashkuar me forcat ruse ishte “ekuivalent me nënshkrimin e një dënimi me vdekje”.

    “Qytetarët e huaj në ushtrinë ruse kanë një fat të trishtuar”, tha ai.

    “Shumica e tyre dërgohen menjëherë në të ashtuquajturat ‘sulme me mish’, ku vriten shpejt.

  • Shqipëria veçohet në Bruksel për progres në luftën ndaj korrupsionit, kritika të forta për Serbinë

    Shqipëria veçohet në Bruksel për progres në luftën ndaj korrupsionit, kritika të forta për Serbinë

    Michael Gahler, anëtar i Parlamentit Evropian (PE) dhe pjesë e Grupit të Partisë Popullore Evropiane (EPP), deklaroi sot, 4 nëntor, në Bruksel se “për shtete të ndryshme funksionojnë të njëjtat rregulla që të ecin në procesin e zgjerimit me ritmin  e duhur”.
    Duke folur për problemin madhor me korrupsionin në vendet aspirante, veçoi Shqipërinë, duke thënë se është bërë progress jo vetëm në luftën ndaj këtij fenomeni, por edhe ndaj krimit të organizuar.
    Kritika të forta pati për Serbinë në këtë drejtim.
    “Ukraina po reflekton për gabimet që ka bërë në këtë proces. Është parë se çfarë është bërë me sistemin anti-korrupsioni. Kur ndalemi te Serbia mbetemi të zhgënjyer nga situaa që shtë krijuar. Problematika më e madhe që paraqitet atje nga qytetarët është korrupsioni dhe kjo duhet marrë parasysh nga qeveria në Beograd.
    Kjo ndodh edhe në Shqipëri, por ku po thellohet lufta ndaj krimit të organizuar, ka një progres për t’u nënvizuar në Shqipëri, edhe në luftën ndaj korrupsionit”, deklaroi Gahler.
    U përmend edhe çelja e grup-kapitujve nga Shqipëria, teksa sipas eurodeputetëve “Maqedonia e Veriut ka mbetur në vend” sa i takon këtij aspekti.
    Më herët, Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, prezantoi progres-raportin për vendet kandidate në BE. Vlerësoi vendin tonë për progresin që e cilësoi “të mrekullueshëm”.

  • A ka fituar Veliaj pas vendimit të GJK? Karamuço: Ka ende shumë probleme të mëdha për të zgjidhur

    A ka fituar Veliaj pas vendimit të GJK? Karamuço: Ka ende shumë probleme të mëdha për të zgjidhur

    Gjykata Kushtetuese ka vendosur me 5 vota pro dhe 3 kundër në favor të Erion Veliajt, pra nuk do të ketë zgjedhje në Tiranë.
    Kushtetuesja shprehet me vendim se Erion Veliaj do të vijojë të mbetet kryebashkiak i Tiranës, pavarësisht se prej disa muajsh ai ndodhet në qeli. Për Ervin Karamuçon fitorja e sotme e Erion Veliajt, është fitore e vetëm një beteje, pasi luftën e ka me akuzat e ngritura nga SPAK.
    ”E vlerësoj Veliajn për një gjë, që i është shmangur luftës personale me SPAK, dhe ka përforcuar performancën e tij në raport me ligjin. Luftën e ka me çështjet penale, jo me Kushtetuesen. Ai ka fituar një betejë, por jo luftën. Pra nuk është ndonjë fitore e madhe. Problemi është që në fushën penale, ai ka ende shumë probleme të mëdha për të zgjidhur dhe duhet të fokusohet më shumë te kjo”, tha Karamuço.

  • Rama gjykon Europën përballë Rusisë në Paris

    Rama gjykon Europën përballë Rusisë në Paris

    Kryeministri Rama foli në Forumin e Paqes në Paris, nismë e presidentit Emmanuel Macron që këtë vit mblodhi personalitete ndërkombëtare me fokus fuqizimin e bashkëpunimit mes shteteve. Rama theksoi pozicionin e veçantë të Shqipërisë brenda komunitetit ndërkombëtar dhe ngriti shqetësime për drejtimin e politikave europiane ndaj konfliktit dhe paqes.
    Rama tha se Shqipëria është një nga shtetet që në dekada nuk ka pasur udhëheqës rus që të vizitojnë vendin dhe se zyrtarët shqiptarë nuk kanë kryer vizita zyrtare drejt Rusisë.
    “Nuk na merr malli për ta. Kurrë në këto 35 vite nuk kemi pasur jo vetëm vizita të nivelit rus”, tha Rama, teksa më tej vijoi duke bërë një vlerësim të reagimit ndërkombëtar ndaj luftës.
    “U përmend fjala armëpushim që kur Orban e përmendi u shpërfill, si të ishte një fjalë e pistë, ndërkohë kjo fjalë u zbulua në diplomacionë europiane dhe gjithkush filloi të fliste për armëpushim por ishte shumë vonë. Europa duhet të ketë autonominë e saj së paku. Unë besoj në pavarësinë e vet, por së paku autonominë e saj, planin e saj të paqes dhe të bëjë luftën. Unë nuk po them rresht luftën, unë s’po them ti japim Putinit gjithçka që ka marrë dhe do, unë po them bëjë luftën por përgatitu për paqe”, arsyetoi Rama.
    Por ai tha se ishte i ndërgjegjshëm për rolin e pa rol të Shqipërisë në zhvillimet delikate ndërkombëtare, duke zgjedhur të bëjë lojëra fjalësh, karakteristike për të.
     “Unë jam më i gjati mes të gjithëve, por përfaqësoj një vend që është shumë i vogël për të luajtur çfarëdo lloj roli. Flas të llojit që mund të ndryshoj trajektoren e ndonjë gjëje. Jam shumë i vetëdijshëm për këtë. Nuk duhet të isha këtu nëse do të merrnim në konsideratë madhësinë e vendit. Unë besoj se më duhet të t’u dal për zot mendimeve të mija dhe vendit tim, pastaj nëse ky mendimi i imi është i gabuar apo jo nuk ka rëndësi. Nëse mendimi im është gabim nuk sjell asgjë, por nëse mendimet e atyre që janë më pak të gjatë se unë nuk janë të duhura atëhere problem është i madh”. /tesheshi.com/
     
     

  • BE certifikon Vettingun dhe SPAK/ Deklarata në Tiranë, vlerësim për negociatat, politikën e jashtme. Ka edhe detyra

    BE certifikon Vettingun dhe SPAK/ Deklarata në Tiranë, vlerësim për negociatat, politikën e jashtme. Ka edhe detyra

    Rezoluta thjesht e lexuar dhe jo e votuar nga palët për takimin të 20-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asocimit Shqipëri – Bashkimi Europian mbështet ambicien e Shqipërisë për të çuar përpara negociatat e anëtarësimit, e në veçanti ecurinë në hapjen e një numër të grup kapitujve negociues gjatë dymbëdhjetë muajve të fundit, me pritshmërinë për të hapur grupkapitullin e fundit të mbetur përpara përfundimit të vitit.

    Vlerësohet rreshtimi i plotë i Shqipërisë me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së.  Rezoluta e vë theksin në avancimin me luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.
    Demokratja Jorida Tabaku foli për nevojën e avancimit të rrugëtimit europian të Shqipërisë.
    “Ne do të diskutojmë do të debatojmë jemi ballkanas shpeshherë me zë më të lartë me ton më të lartë por për ne rruga europiane është e ardhmja”, u shpreh demokratja Jorida Tabaku.
    Më herët raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian Andreas Schieder foli për progres në shtetin ligjor por e vuri theksin në vijimin e luftës me korrupsionit.
    “Është me rëndësi po ashtu hetimi zyrtarëve të lartë për korrupsion që mbetet një problem. Shqipëria ka miratuar strategjinë antikorrupsion e cila duhet përshëndetur. SPAK jashtëzakonisht i pavarur në mënyrën e operimit të vet.  Duhet të pranojmë që  në fund nuk është SPAK-U, që fut njerëzit në burg por gjykatat”, tha Andreas Schieder.
    Gazment Bardhi përpara Eurodeputetëve përsëriti akuzat e përditshme të cilat i artikulon në parlamentin e Shqipërisë për dështim të qeverisë në luftën me korrupsionit.
    ““Sot qeveria shqiptare ka nr. 2 të saj, zv kryeministrja Belinda Balluku një person nën hetim për milionë euro shkelje të barazisë në tendera. Edhe pse është nën hetim vijon të jetë në krahë të Ramës dhe numri 2 i qeverisë. E vështirë të gjesh sukses në këtë qeverisje. Zgjedhjet jo të lira dhe të barabarta. Nuk mund të presësh të luftosh korrupsionit  nga qeveria. Kadastra mos dixhitalizimi e bën të vështirë luftën me korruopsionin”, tha kreu i grupit parlamentar i PD, Gazment Bardhi.
    Shteti së drejtës tha socialisti Ulsi Manja, ka suksese por mbeten shumë sfida përpara.
    “Nuk mund ta bësh Shqipërinë pis siç bën opozita. Ne kemi përgjegjësi të mbyllim kapitujt. Kjo është e matshme”, tha ish-ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.
    114 hetime financiare brenda një viti dhe sekuestrime pronave të krimit. Çdo reformë e jona e matshme dhe e prekshme.
    Ndërsa takimi me eurodeputetët u mbyll me deklaratën e përbashkët të dy bashkëkryetarëve, Balla-Tarkuinio, opozita sqaroi zyrtarisht se nuk u miratua ndonjë deklaratë konsensuale.

    Top Channel

  • Mesazh i ashpër për rusët nga Evropa

    Mesazh i ashpër për rusët nga Evropa

    Ministri belg i Mbrojtjes, Theo Francken, tha se NATO do ta “shkatërronte Moskën” nëse Rusia do të sulmonte Brukselin.
    Ai e tha këtë në një intervistë me De Morgen, ku preku një numër çështjesh strategjike të nxehta, duke përfshirë luftën në Ukrainë, mbrojtjen evropiane, luftën hibride dhe të ashtuquajturin “parandalim bërthamor”.
    Kur u pyet nëse kishte frikë se Presidenti rus Vladimir Putin mund të niste një sulm me raketa konvencionale në Bruksel, përgjigjja e tij ishte e qartë: “Jo, sepse atëherë do të godiste zemrën e NATO-s, dhe pastaj ne do ta rrafshonim Moskën.”
    Sipas Brussels Times, ministri shprehu mbështetje të fortë për lidershipin amerikan në NATO dhe përsëriti besimin e tij në Nenin 5, klauzolën e mbrojtjes së ndërsjellë që është themeli i aleancës. I pyetur nëse Presidenti i SHBA-së Donald Trump do ta aktivizonte Nenin 5, Francken u përgjigj: “Sigurisht që do ta bënte. Ekziston një paragjykim i madh kundër qeverisë amerikane në Evropë. Pse Trump nuk do ta aktivizonte Nenin 5?”
    Francken theksoi se ishte më i shqetësuar për luftën hibride të Rusisë sesa për kërcënimin e sulmeve konvencionale. “Një raketë lundrimi në Bruksel? Përdorimi i Nenit 5 është një opsion i dukshëm, pavarësisht përkufizimit. Putini nuk do ta bëjë këtë. Por unë jam i prirur të konsideroj një skenar të zonës gri: njerëz që nxisin pakicën rusishtfolëse në Estoni kundër ‘regjimit nazist’. Para se ta kuptojmë, ata do të kenë aneksuar një pjesë të Estonisë.”
    Nga ana tjetër, Francken nuk është një fans i madh i ushtrisë evropiane: “Të gjithë ata që besojnë në një ushtri evropiane po shesin kulla në ajër. Për fat të mirë, ne kemi NATO-n, e cila ka demonstruar edhe një herë efektivitetin e saj me mbrojtjet ajrore në Poloni dhe Estoni.” /tesheshi.com/

  • Gjiknuri: “SPAK ka goditur si kurrë më parë, në një mjedis politik që paragjykohet”

    Gjiknuri: “SPAK ka goditur si kurrë më parë, në një mjedis politik që paragjykohet”

    Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri në fjalën e mbajtur në Parlament ka folur për rolin e SPAK në luftën kundër korrupsionit, për të cilin tha se sa vjen dhe rritet.
    Gjiknuri u shpreh se PSAK ka shumë sfida, por si ansjëherë më para ka goditur në një mjedis politik që e paragjykon.
    Më tej, deputeti socialist tha se SPAk duhet përkrahur për forcën e treguar dhe duhen kërkuar standarde bashkëkohore hetimi.
    “Nuk mund të lë pa përmendur rolin e SPAK në luftën kundër korrupsionit dhe krimit, një rol që sa vjen dhe rritet. Ky institucuion sa vjen dhe rritet, fakti që tani kemi goditje të shumë grupeve dhe një besim të shtuar të partnerëve ndërkombëtarë në këtë organ tregon progresin që askush nuk mund ta mohojë.SPAK ka shumë sfida sidomos sofistikimi i krimit dhe metodat më të fundit të fshehjes dhe transferimit të pasurive, siç është dhe rasti i kriptomonedhave.SPAK është bërë kryefjalë në luftën kundër korrupsionit duke goditur si asnjëherë më parë, në një mjedis politik që paragjykon sepse nuk është mësuar, ka qëndrime të ndryshme për masat e aplikuara për të njëjtat figura krimi dhe dëshirë të ethshme nga segmente poltike apo mediatike për të bërë gjykime popullore.Kur SPAK shihet nga të tjerë si organ që do të përcaktojë radhë ndëshkimesh, ky është shërbimi më i keq që i bëjnë drejtësisë duke harruar se ndëshkimin final e jep vetëm GJKKO me integritet dhe larg presionit politik të ditës.SPAK duhet përkrahur për forcën e treguar dhe njëkohësisht duke kërkuar standarde bashkëkohore të hetimit”, tha Gjiknuri.

  • Haradinaj për Kurtin: “Po ushqen luftën hibride” — çfarë fshihet pas akuzës?

    Haradinaj për Kurtin: “Po ushqen luftën hibride” — çfarë fshihet pas akuzës?

    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj akuzoi Albin Kurtin se ka qenë ai që e ka “ushqyer” luftën hibride për të cilën foli më herët teksa prezantoi kabinetin e ri qeveritar që pritet të votohet sot.
    “Më habiti pak arsyeja e pse e çoi luftën hibride. Pas kaq vitesh në këtë foltore, për mendimin tim i nderuar ti jep produkt i luftës hibride të armiqve tanë. Ti e ke ushqyer, ke punuar sistematikisht me diskretituar çdo vlerë të këtij vendi. E vërtetë që lufta hibride e han atë që ka ushqyer atë luftë, por tani të ka ardhur radha besoj edhe ty.”, tha Haradinaj.

  • Trump: Ndalova Netanyahun, do kishte vazhduar luftën për vite të tëra

    Trump: Ndalova Netanyahun, do kishte vazhduar luftën për vite të tëra

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ai detyroi kryeministrin Benjamin Netanyahu të ndalonte luftën kundër Hamasit në Gaza.
    Trump shton se në të kundërt lufta mund të kishte vazhduar për vite me radhë, shkruajnë mediat e huaja. 
    “I thashë Bibit: ‘Bibi, nuk mund ta luftosh botën. Mund të luftosh beteja individuale, por bota është kundër teje. Dhe Izraeli është një vend shumë i vogël në krahasim me botën. Presidenti amerikan vazhdoi, E dini, unë e ndalova, sepse ai do të kishte vazhduar. Mund të kishte vazhduar me vite. Do të kishte vazhduar me vite. Dhe unë e ndalova, dhe të gjithë u bashkuan kur ndalova, ishte e mrekullueshme”, tha Trump.

    /vizionplus.tv