Tag: luftën

  • SPAK pret delegacion të lartë gjerman, bashkëpunim i zgjeruar në luftën kundër krimit të organizuar

    SPAK pret delegacion të lartë gjerman, bashkëpunim i zgjeruar në luftën kundër krimit të organizuar

    Drejtuesi i Seksionit kundër Krimit të Organizuar në Prokurorinë e Posaçme, Adnan Xholi, mirëpriti një delegacion të nivelit të lartë nga Gjermania, të kryesuar nga Sekretarja e Shtetit pranë Ministrisë së Drejtësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, njëherësh edhe Kryetare e Fondacionit për Bashkëpunim Juridik (IRZ), Annette Kramme.

    SPAK dhe autoritetet gjermane konsolidojnë dhe garantojnë bashkëpunimin e ndërsjelltë
    Në takim ishte i pranishëm edhe Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Shqipëri, z. Karl Bergner, si dhe prokurorët e posaçëm z. Alfred Shehu, z. Bledar Maksuti, z. Ened Nakuçi dhe z. Ols Dado.
    Annette Kramme vlerësoi punën e shkëlqyer të SPAK dhe besimin e lartë që ky institucion gëzon tek publiku, duke theksuar rëndësinë e rolit të tij në forcimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri.
    Gjatë takimit u diskutua mbi bashkëpunimin e suksesshëm ndër vite mes agjencive ligjzbatuese shqiptare dhe atyre gjermane, përmes skuadrave të përbashkëta hetimore dhe hetimeve paralele në luftën kundër krimit të organizuar, pastrimit të parave dhe mashtrimit kompjuterik, si edhe mbi mundësitë për forcimin dhe zgjerimin e këtij bashkëpunimi në të ardhmen.
    Delegacioni gjerman, i kryesuar nga Kramme, garantoi mbështetjen e vazhdueshme për punën dhe misionin e SPAK, duke nënvizuar angazhimin e përbashkët për rritjen e efektivitetit në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

    Top Channel

  • Altin Dumani vizitë dyditore në Bruksel, BE mbështet fuqishëm SPAK në luftën kundër krimit të organizuar e…

    Altin Dumani vizitë dyditore në Bruksel, BE mbështet fuqishëm SPAK në luftën kundër krimit të organizuar e…

    Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK) Altin Dumani, ka zhvilluar një vizitë dyditore në Bruksel. Vizita dëshmon për arritjet e SPAK-ut në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ndërsa të gjithë bashkëbiseduesit vlerësuan forcën, qëndrueshmërinë dhe besueshmërinë e SPAK-ut, si dhe bashkëpunimin e tij të ngushtë me agjencitë e BE-së, vendet anëtare dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë. Dumani u takua me zyrtarë të lartë të BE-së Gert Jan Koopman, Drejtor i Përgjithshëm i DG NEAR; Salla Saastamoinen, Drejtoreshë në detyrë e Përgjithshme në OLAF; Irena Moozová, Zëvendësdrejtoreshë e Përgjithshme e DG JUST; Marko Makovec, Shef i Kabinetit të Komisioneres për Zgjerimin Marta Kos dhe Alexander Winterstein, Shef i Kabinetit të Komisionerit për Punët e Brendshme dhe Migracionin, Magnus Brunner.
    Ndërkohë, ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato ka thënë se Bashkimi Evropian do të jetë mbështetëse e fortë e SPAK-ut në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke u dërguar mesazhin e fortë armiqve të reformës në drejtësi. Sipas tij, rezultatet e SPAK janë kyçe për sigurinë e Shqipërisë e për forcimin e sundimit të ligjit. “BE-ja ka qenë dhe do të mbetet një mbështetëse e fortë e SPAK-ut në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit të nivelit të lartë dhe mashtrimit, si dhe në mbrojtjen e interesave financiare të BE-së.
    Ruajtja e rezultateve solide të SPAK-ut edhe nën drejtimin e tij të ri në vitin 2026 e më tej do të jetë kyçe për vazhdimin e progresit të Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE. Kjo është e rëndësishme për sigurinë e Shqipërisë dhe të BE-së dhe për forcimin e sundimit të ligjit. SPAK-u nuk mund ta bëjë këtë i vetëm. Edhe institucionet e tjera shqiptare duhet të bëjnë pjesën e tyre”, deklaroi ambasadori i BE, Silvio Gonzato.
    Reagon SHBA
    Ndërkohë edhe Uashingtoni mbështet fuqishëm Prokurorinë e Posaçme (SPAK). Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka reaguar këtë të hënë pas përfundimit të mbylljes së përkohshme të qeverisë amerikane për shkak të fondeve buxhetore. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada rikujton edhe vizitën e muajit të kaluar të Drejtorit për Çështjet e Europës Perëndimore Qendrore, Mark Fleming. Nga ana tjetër në postim shihen pamjet nga takimet e Fleming, me kryetarin e Kuvendit Niko Peleshi, kreun e SPAK Altin Dumani, ministren e Brendshme Albana Koçiu dhe me prokurorin e SPAK Vladimir Mara. Pas përfundimit të mbylljes së qeverisë për shkak të fondeve buxhetore, jemi gati të vazhdojmë punën tonë normalisht! Në rast se e keni humbur, patëm kënaqësinë të mirëprisnim muajin e kaluar Drejtorin për Çështjet e Europës Perëndimore Qendrore, Mark Fleming, në Shqipëri. Drejtori Fleming u takua me udhëheqës nga i gjithë spektri politik, si dhe me institucione të drejtësisë dhe të zbatimit të ligjit, për të theksuar partneritetin e fortë SHBA–Shqipëri, për të përforcuar gatishmërinë e NATO-s dhe për të goditur organizatat kriminale ndërkombëtare”, thuhet në postim.

  • Vizita dy ditore e Dumanit në Bruksel/ Ambasadori Gonzato: BE, mbështetëse e fortë e SPAK-ut në luftën kundër korrupsionit

    Vizita dy ditore e Dumanit në Bruksel/ Ambasadori Gonzato: BE, mbështetëse e fortë e SPAK-ut në luftën kundër korrupsionit

    Kreu i SPAK Altin Dumani, ka zhvilluar një vizitë dyditore në Bruksel, ku u takua me zyrtarë të lartë të Bashkimit Europian nga DG NEAR, OLAF, DG JUST dhe kabinetet e komisionerëve për Zgjerimin dhe Punët e Brendshme.

    Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, u shpreh se BE vijon mbështetjen e fortë për SPAK-un dhe rëndësinë e vazhdimit të rezultateve të tij edhe në vitet e ardhshme, veçanërisht pas vitit 2026.
    “Vizitë shumë e mirë dyditore në Bruksel e Kryeprokurorit të Posaçëm të Shqipërisë, Altin Dumani, i cili u takua me zyrtarë të lartë të BE-së: Gert Jan Koopman, Drejtor i Përgjithshëm i DG NEAR; Salla Saastamoinen, Drejtoreshë në detyrë e Përgjithshme në OLAF; Irena Moozová, Zëvendësdrejtoreshë e Përgjithshme e DG JUST; Marko Makovec, Shef i Kabinetit të Komisioneres për Zgjerimin Marta Kos dhe Alexander Winterstein, Shef i Kabinetit të Komisionerit për Punët e Brendshme dhe Migracionin, Magnus Brunner.
    Vizita dëshmon për arritjet e SPAK-ut në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Të gjithë bashkëbiseduesit vlerësuan forcën, qëndrueshmërinë dhe besueshmërinë e SPAK-ut, si dhe bashkëpunimin e tij të ngushtë me agjencitë e BE-së, vendet anëtare dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë.
    Ambasadori Silvio Gonzato: “BE-ja ka qenë dhe do të mbetet një mbështetëse e fortë e SPAK-ut në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit të nivelit të lartë dhe mashtrimit, si dhe në mbrojtjen e interesave financiare të BE-së. Ruajtja e rezultateve solide të SPAK-ut edhe nën drejtimin e tij të ri në vitin 2026 e më tej do të jetë kyçe për vazhdimin e progresit të Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE. Kjo është e rëndësishme për sigurinë e Shqipërisë dhe të BE-së dhe për forcimin e sundimit të ligjit. SPAK-u nuk mund ta bëjë këtë i vetëm. Edhe institucionet e tjera shqiptare duhet të bëjnë pjesën e tyre”, thuhet në reagimin e delegacionit të BE në Shqipëri.

    Top Channel

  • Altin Dumani vizitë dyditore në Bruksel! BE: Ruajtja e rezultateve të SPAK edhe nën drejtimin e tij, do të jetë kyçe

    Altin Dumani vizitë dyditore në Bruksel! BE: Ruajtja e rezultateve të SPAK edhe nën drejtimin e tij, do të jetë kyçe

    PAMJE NGA TAKIMI

    TIRANË-Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani ka zhvilluar një vizitë dyditore në Bruksel. Dumani u takua me zyrtarë të lartë të BE-së: Gert Jan Koopman, Drejtor i Përgjithshëm i DG NEAR; Salla Saastamoinen, Drejtoreshë në detyrë e Përgjithshme në OLAF; Irena Moozová, Zëvendësdrejtoreshë e Përgjithshme e DG JUST; Marko Makovec, Shef i Kabinetit të Komisioneres për Zgjerimin Marta Kos dhe Alexander Winterstein, Shef i Kabinetit të Komisionerit për Punët e Brendshme dhe Migracionin, Magnus Brunner.
    Vizita dëshmon për arritjet e SPAK-ut në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ndërsa të gjithë bashkëbiseduesit vlerësuan forcën, qëndrueshmërinë dhe besueshmërinë e SPAK-ut, si dhe bashkëpunimin e tij të ngushtë me agjencitë e BE-së, vendet anëtare dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë.
    Ndërkohë ambasadori i BE në Shqipëri, Silvio Gonzato u shpreh se BE do të jetë mbështetëse e fortë e SPAK-ut në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ndër të tjera Gonzato theksoi se rezultatet e SPAK duhet të ruhen edhe pas largimit të Dumanit, pasi janë kyçe për sigurinë e Shqipërisë e për forcimin e sundimit të ligjit.
    Ambasadori Silvio Gonzato: BE-ja ka qenë dhe do të mbetet një mbështetëse e fortë e SPAK-ut në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit të nivelit të lartë dhe mashtrimit, si dhe në mbrojtjen e interesave financiare të BE-së. Ruajtja e rezultateve solide të SPAK-ut edhe nën drejtimin e tij të ri në vitin 2026 e më tej do të jetë kyçe për vazhdimin e progresit të Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE. Kjo është e rëndësishme për sigurinë e Shqipërisë dhe të BE-së dhe për forcimin e sundimit të ligjit. SPAK-u nuk mund ta bëjë këtë i vetëm. Edhe institucionet e tjera shqiptare duhet të bëjnë pjesën e tyre.
    Kujtojmë se mandati 3-vjeçar i Altin Dumanit në krye të SPAK përfundon në 18 dhjetor 2025, pasi këtë detyrë e mori më 16 dhjetor 2022. Pas lënies së këtij posti ai do të ushtrojë detyrën si prokuror i posaçëm i kësaj strukture deri në përfundimit të mandatit 9 vjeçar. Caktimi i kreut të ri të SPAK, ka vënë në lëvizje dy nga ambasadat kryesore në vend: SHBA dhe BE.
    Sipas nenit 20 të rregullores së KLP-së, kandidati që merr më shumë vota zgjidhet kreu i SPAK-ut. Në rast se dy a më shumë kandidatë marrin numër të barabartë votash, KLP kryen një votim të dytë mes kandidatëve me numër të barabartë votash./ZËRI

  • “Mbështesim fort luftën kundër korrupsionit”/Altin Dumani takime me drejtuesit e lartë të BE

    “Mbështesim fort luftën kundër korrupsionit”/Altin Dumani takime me drejtuesit e lartë të BE

    Kreu i SPAK, Altin Dumani, zhvilloi një vizitë dyditore shumë të rëndësishme në Bruksel, ku u takua me zyrtarë të lartë të Bashkimit Europian nga DG NEAR, OLAF, DG JUST dhe kabinetet e komisionerëve për Zgjerimin dhe Punët e Brendshme. 
    Gjatë takimeve, u vlerësuan arritjet e SPAK-ut në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si edhe bashkëpunimi i ngushtë me institucionet e BE-së dhe partnerët ndërkombëtarë. 
    Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, theksoi mbështetjen e fortë të BE-së për SPAK-un dhe rëndësinë e vazhdimit të rezultateve të tij edhe në vitet e ardhshme, veçanërisht pas vitit 2026. Ai nënvizoi se përparimi drejt anëtarësimit në BE varet edhe nga puna e institucioneve të tjera shqiptare, jo vetëm e SPAK-ut. 
    Postimi: 
    Vizitë shumë e mirë dyditore në Bruksel e Kryeprokurorit të Posaçëm të Shqipërisë, Altin Dumani, i cili u takua me zyrtarë të lartë të BE-së: Gert Jan Koopman, Drejtor i Përgjithshëm i DG NEAR; Salla Saastamoinen, Drejtoreshë në detyrë e Përgjithshme në OLAF; Irena Moozová, Zëvendësdrejtoreshë e Përgjithshme e DG JUST; Marko Makovec, Shef i Kabinetit të Komisioneres për Zgjerimin Marta Kos dhe Alexander Winterstein, Shef i Kabinetit të Komisionerit për Punët e Brendshme dhe Migracionin, Magnus Brunner. 
    Vizita dëshmon për arritjet e SPAK-ut në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Të gjithë bashkëbiseduesit vlerësuan forcën, qëndrueshmërinë dhe besueshmërinë e SPAK-ut, si dhe bashkëpunimin e tij të ngushtë me agjencitë e BE-së, vendet anëtare dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë. 
    Ambasadori Silvio Gonzato: “BE-ja ka qenë dhe do të mbetet një mbështetëse e fortë e SPAK-ut në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit të nivelit të lartë dhe mashtrimit, si dhe në mbrojtjen e interesave financiare të BE-së. Ruajtja e rezultateve solide të SPAK-ut edhe nën drejtimin e tij të ri në vitin 2026 e më tej do të jetë kyçe për vazhdimin e progresit të Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE. Kjo është e rëndësishme për sigurinë e Shqipërisë dhe të BE-së dhe për forcimin e sundimit të ligjit. SPAK-u nuk mund ta bëjë këtë i vetëm. Edhe institucionet e tjera shqiptare duhet të bëjnë pjesën e tyre.” 

  • Dumani pritet nga drejtuesit e lartë të BE/ Vizita dëshmon arritjet e SPAK

    Dumani pritet nga drejtuesit e lartë të BE/ Vizita dëshmon arritjet e SPAK

  • Dumani vizitë në Bruksel, takohet me zyrtarët e lartë të BE-së, fokusi i diskutimeve në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

    Dumani vizitë në Bruksel, takohet me zyrtarët e lartë të BE-së, fokusi i diskutimeve në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

    Vizitë shumë e mirë dyditore në Bruksel e Kryeprokurorit të Posaçëm të Shqipërisë, Altin Dumani, i cili u takua me zyrtarë të lartë të BE-së: Gert Jan Koopman, Drejtor i Përgjithshëm i DG NEAR; Salla Saastamoinen, Drejtoreshë në detyrë e Përgjithshme në OLAF; Irena Moozová, Zëvendësdrejtoreshë e Përgjithshme e DG JUST; Marko Makovec, Shef i Kabinetit të Komisioneres për Zgjerimin Marta Kos dhe Alexander Winterstein, Shef i Kabinetit të Komisionerit për Punët e Brendshme dhe Migracionin, Magnus Brunner.

    Vizita dëshmon për arritjet e SPAK-ut në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Të gjithë bashkëbiseduesit vlerësuan forcën, qëndrueshmërinë dhe besueshmërinë e SPAK-ut, si dhe bashkëpunimin e tij të ngushtë me agjencitë e BE-së, vendet anëtare dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë.

    Ambasadori Silvio Gonzato: “BE-ja ka qenë dhe do të mbetet një mbështetëse e fortë e SPAK-ut në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit të nivelit të lartë dhe mashtrimit, si dhe në mbrojtjen e interesave financiare të BE-së. Ruajtja e rezultateve solide të SPAK-ut edhe nën drejtimin e tij të ri në vitin 2026 e më tej do të jetë kyçe për vazhdimin e progresit të Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE. Kjo është e rëndësishme për sigurinë e Shqipërisë dhe të BE-së dhe për forcimin e sundimit të ligjit. SPAK-u nuk mund ta bëjë këtë i vetëm. Edhe institucionet e tjera shqiptare duhet të bëjnë pjesën e tyre.”/vizionplus.tv

  • Masat e sigurimit ndaj Belinda Ballukut, Gazment Bardhi: Një ditë e mirë për luftën ndaj korrupsionit

    Masat e sigurimit ndaj Belinda Ballukut, Gazment Bardhi: Një ditë e mirë për luftën ndaj korrupsionit

    Kreu i Grupit Parlamentar i PD Gazment Bardhi ka reaguar pas masës së dhënë nga GJKKO ndaj Belinda Ballukut.

    Bardhi shprehet se “sot është një ditë e mirë për luftën ndaj korrupsionit, për llogaridhënien dhe transparencën.
    “Rnia e Belinda Ballukut është çelje kapitulli, jo përrallat e Ramës! Sot është një ditë e mirë për luftën ndaj korrupsionit, për llogaridhënien dhe transparencën.  Të fituar janë qytetarët e dëmtuar në taksat e tyre të vjedhura, të fituar janë ata që luftuan e denoncuan.
    Tē humburit e medhenj janë Edi Rama e Belinda Balluku, dhe duartrokitësit e tyre në Kuvend, të cilët humbën rastin për të treguar se janë në nivelin e qytetarëve të vendit. Ata në asnjë moment nuk manifestuan përgjegjësi dhe moral. Madje tentuan me forcë të mbrojnë aferat e të mbanin me thonj postin për të penguar drejtësinë. Dhe sot u turpëruan.
    Ky i sotmi është një hap i mire. Por drejtesia për abuzimet qindra milioneshe në vendin më të varfër të Europës, për krimet elektorale, për mbajtjen e pushtetit me dhunë, për lidhjet me krimin, ka ende rrugë përpara për të bërë.
    Ne do të qëndrojmë deri në fund, derisa shqiptarët të çlirohen nga këta uzurpatorë të korruptuar. Shkarkimi i menjëhershëm i Belinda Ballukut dhe dorëheqja e Edi Ramës, janë e vetmja rrugë për të çliruar Shqipërinë nga sistemi i korruptuar qeverisës që është ndërtuar në këto 12 vite”, shkruan Bardhi.

    Top Channel

  • Film ndërkombëtar për Reçakun dhe luftën në Kosovë, pjesë e kastit edhe Robert De Niro

    Film ndërkombëtar për Reçakun dhe luftën në Kosovë, pjesë e kastit edhe Robert De Niro

    Një film ndërkombëtar që do të trajtojë luftën e Kosovës pritet të mbledhë dhjetëra aktorë të njohur të Hollywoodit, përfshirë edhe legjendën e kinemasë Robert De Niro.

    Lajmin e ka bërë të ditur producenti nga Kosova, Fitim Krasniqi, i cili prej vitesh realizon filma për tregun ndërkombëtar.

    Në një intervistë me Blendi Fevziun, Krasniqi konfirmoi se Robert De Niro do të luajë rolin e babait të tij.

    “Është historia e babait tim, dhe masakrën e Reçakut, dhe luftës që ka ndodhur në Kosovë nga fillimi deri në fund”, ka deklaruar ai.

    Producenti ndau me emocion edhe rrëfimin e dhimbshëm për fatin e të atit, i cili gjatë luftës ishte plagosur dhe më pas djegur për së gjalli, një histori që tani do të shndërrohet në një film me mesazh të fuqishëm njerëzor.

    Krasniqi pohoi se në këtë projekt do të marrin pjesë 71 aktorë nga Hollywoodi, ndër ta edhe Robert De Niro, dhe se të gjitha kontratat tashmë janë nënshkruar.

    Ai konfirmoi gjithashtu se De Niro ka pranuar të portretizojë rolin e babait të tij.

    Xhirimet për filmin pritet të nisin vitin e ardhshëm, pasi fillimisht ishin planifikuar të fillonin këtë vit, por janë shtyrë për arsye organizative.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    GJERGJ FISHTA: KUSH NA E KRITIKON GJUHËN ASHT HASËM

  • Berisha tregon bisedën me Donald Lu për konferencën e policisë për luftën kundër drogës: Më tha ‘ne merremi me droga të forta’

    Berisha tregon bisedën me Donald Lu për konferencën e policisë për luftën kundër drogës: Më tha ‘ne merremi me droga të forta’

    “Vazhdon të mbështetet në një kohë kur nga Kakavija gjer në kufi me Plavën, Shqipëria u mboll me mijëra plantacione kanabis. Ju kujtohet ju se si Donald Lu mblodhi 1500 policë në Pallatin e Kongreseve dhe u thotë: përgëzime të mëdha për luftën e jashtëzakonshme që i bëni drogës.
    Unë e shihja se ajo ishte shkatërrimi i vendit. E takova dhe i thashë, ambasador, kjo që bëre ti, është mbështetje për vendosjen në Shqipëri të narkoshtetit.
    Jo, tha, ne nuk merremi me drogat e buta, merremi me drogat e forta. Ashtu, i thashë unë, të them një gjë tjetër, gjatë 8 viteve në pushtet, agjencitë tuaja të zbatimit të ligjit bënin nga 10-15 mbledhje në vit me përfaqësuesit tanë për të parë se mmos ka kund burime të financimit të terrorizmit dhe unë isha shumë mirënjohës.
    Tani që nja 200-300 shqiptarë luftojnë me ISIS për kauzën e gabuar, kalifi Al Bagdadi mund t’u thotë shkoni mbillni kanabis dhe na sillni paratë.
    Çfarë ndodhi? Trafikantët shqiptarë pushtuan Italinë dhe Europën me kanabis. U bënë një me Ndragetën dhe Kamorrën. Në 18 muaj, autoritetet italiane kanë konfiskuar 830 skafe, kanë arrestuar, që zakonisht kapen 10 përqind, 720 skafistë”-u shpreh Berisha.

    Top Channel