Tag: luftën

  • Trump: Nëse Putin kërkon të vazhdojë luftën, do i përgjigjem ndryshe

    Trump: Nëse Putin kërkon të vazhdojë luftën, do i përgjigjem ndryshe

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, theksoi se homologu i tij rus Vladimir Putin do të zbatojë marrëveshjen e armëpushimit në Ukrainë.

    Trump shtoi se do t’i përgjigjet ndryshe Putinit nëse do të kërkojë të vazhdojë luftën në Ukrainë.

    “Mendoj se do ta përmbushë atë që më tha”. Mendoj se ai do të bëjë pjesën e tij në kuadër të marrëveshjes. Dhe pastaj është presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, shpresoj që ai të jetë në gjendje gjithashtu. Unë mendoj se do të bëj diçka nëse nuk mendoj se Vladimir Putin po bën atë që duhet të bëjë.”, tha Trump. Syri.net-Protothema 

  • Presidenti Begaj nderon “Dëshmorin e Kombit” që dha jetën në luftën e Kosovës, inaugurohet monumenti i Indrit Carës

    Presidenti Begaj nderon “Dëshmorin e Kombit” që dha jetën në luftën e Kosovës, inaugurohet monumenti i Indrit Carës

    Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përkujtoi në Kavajë “Dëshmorin e Kombit”, Indrit Cara, në 26-vjetorin e rënies në luftën e Kosovës, në një ceremoni solemne ku u inaugurua monumenti i tij.
    Kreu i Shtetit vendosi një kurorë me lule në shtatoren e “Ushtar Kavajës” në nderim të veprës sublime për kombin. Ai vlerësoi vendosmërinë dhe sakrificën e 28-vjeçarit nga Kavaja, i cili la Anglinë dhe iu bashkua djemve dhe burrave në luftën për çlirimin e Kosovës.
    “Indrit Cara është shembull dhe simbol i guximit, një frymë e pastër atdhedashurie dhe një zemër që rrahu fuqishëm për lirinë e kombit shqiptar. Ai është një emër i gdhendur në historinë e kombit tonë, një model frymëzimi që tregon rrugën për të rinjtë tanë: frymën e sakrificës, forcën e unitetit dhe rëndësinë e veprimit për të mirën e kombit tonë. Në dhjetor të vitit 1997, Indriti shkroi: I bëj thirrje të gjithëve që e ndiejnë veten sadopak shqiptarë të ndihmojnë luftën, këtë filiz shprese, force e krenarie, ta ndihmojmë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës për t’u përballur me ushtrinë serbe.
    Ai ishte vetëm 28 vjeç kur iu bashkua radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke luftuar me vendosmëri dhe sakrificë. Më 31 mars 1999, për të mbrojtur dhjetëra mijëra civilë, burra, gra e fëmijë në zonën e Pashtrikut, Ushtar Kavaja mori detyrën të rimerrte dhe të mbronte majën e malit të Gallushës, detyrë të cilën e realizoi me sukses, por Indriti ra dëshmor. Ai u ngrit përjetësisht në pavdekësi.

    Dhe, si në baladat e lashta shqiptare, në tetor të vitit 1999 eshtrat e Indritit u kthyen të preheshin në vendlindje. Ushtar Kavaja u shndërrua dhe iu kthye si engjëll Kavajës dhe familjes së tij”, tha Begaj.
    Në nderim të veprës së tij, Indrit Cara është nderuar me dekoratën e lartë “Shqiponja e Artë”. Ndërsa, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka nderuar me titullin “Heroi i Kosovës”.

    Bashkia e qytetit të Kavajës dhe Këshilli i Rrethit e shpallën “Dëshmor të Kombit dhe Atdheut”. Në përkujtim të tij, bulevardi kryesor mban emrin e tij dhe shkolla 8-vjeçare ku Indriti mësoi mban emrin e tij.

  • Presidenti Begaj nderon “Dëshmorin e Kombit” që dha jetën në luftën e Kosovës, inaugurohet monumenti i Indrit Carës në Kavajë

    Presidenti Begaj nderon “Dëshmorin e Kombit” që dha jetën në luftën e Kosovës, inaugurohet monumenti i Indrit Carës në Kavajë

    Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përkujtoi në Kavajë “Dëshmorin e Kombit”, Indrit Cara, në 26-vjetorin e rënies në luftën e Kosovës, në një ceremoni solemne ku u inaugurua monumenti i tij.

    Kreu i Shtetit vendosi një kurorë me lule në shtatoren e “Ushtar Kavajës” në nderim të veprës sublime për kombin. Ai vlerësoi vendosmërinë dhe sakrificën e 28-vjeçarit nga Kavaja, i cili la Anglinë dhe iu bashkua djemve dhe burrave në luftën për çlirimin e Kosovës.
    “Indrit Cara është shembull dhe simbol i guximit, një frymë e pastër atdhedashurie dhe një zemër që rrahu fuqishëm për lirinë e kombit shqiptar. Ai është një emër i gdhendur në historinë e kombit tonë, një model frymëzimi që tregon rrugën për të rinjtë tanë: frymën e sakrificës, forcën e unitetit dhe rëndësinë e veprimit për të mirën e kombit tonë. Në dhjetor të vitit 1997, Indriti shkroi: I bëj thirrje të gjithëve që e ndiejnë veten sadopak shqiptarë të ndihmojnë luftën, këtë filiz shprese, force e krenarie, ta ndihmojmë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës për t’u përballur me ushtrinë serbe.
    Ai ishte vetëm 28 vjeç kur iu bashkua radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke luftuar me vendosmëri dhe sakrificë. Më 31 mars 1999, për të mbrojtur dhjetëra mijëra civilë, burra, gra e fëmijë në zonën e Pashtrikut, Ushtar Kavaja mori detyrën të rimerrte dhe të mbronte majën e malit të Gallushës, detyrë të cilën e realizoi me sukses, por Indriti ra dëshmor. Ai u ngrit përjetësisht në pavdekësi.
    Dhe, si në baladat e lashta shqiptare, në tetor të vitit 1999 eshtrat e Indritit u kthyen të preheshin në vendlindje. Ushtar Kavaja u shndërrua dhe iu kthye si engjëll Kavajës dhe familjes së tij”, tha Begaj.
    Në nderim të veprës së tij, Indrit Cara është nderuar me dekoratën e lartë “Shqiponja e Artë”. Ndërsa, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka nderuar me titullin “Heroi i Kosovës”.
    Bashkia e qytetit të Kavajës dhe Këshilli i Rrethit e shpallën “Dëshmor të Kombit dhe Atdheut”. Në përkujtim të tij, bulevardi kryesor mban emrin e tij dhe shkolla 8-vjeçare ku Indriti mësoi mban emrin e tij.

    Top Channel

  • Trump i zemëruar me Putin, kërcënon Rusinë për luftën me Ukrainën: Sanksione të reja

    Trump i zemëruar me Putin, kërcënon Rusinë për luftën me Ukrainën: Sanksione të reja

    Bota E Diel, 30 Mars 2025 19:28
    Presidenti Donald Trump thotë se është “i zemëruar” me Presidentin rus Vladimir Putin.
    Duke folur në një intervistë telefonike për NBC News të shtunën, ai kërcënoi se mund të vendosë tarifa shtesë për naftën ruse nëse Putin nuk bashkëpunon në negociatat që po zhvillohen për të mbyllur luftën e tij në Ukrainë.

    “Isha shumë i zemëruar kur Putin filloi të merrej me besueshmërinë e Zelensky, sepse kjo nuk po shkon në drejtimin e duhur”, tha Trump në intervistë.

  • Rikthimi i amerikanëve në SPAK, Basha: Mesazhi ndaj Ramës erdhi

    Rikthimi i amerikanëve në SPAK, Basha: Mesazhi ndaj Ramës erdhi

    Lulzim Basha gjatë prezantimit të kandidatëve në qarkun e Korçës para strukturave, ripërsëriti qëndrimin e palëkundur për luftën kundër korrupsionit dhe mbështetjen ndaj SPAK. Duke iu referuar rikthimit të OPDAT në Prokurorinë e Posaçme, Basha tha se kryeministri që bërtiste me të madhe “i tërhoqi ushatërt Amerika nga SPAK” dhe dy protagonistët e tjerë, e morën sërish lajmin nga SHBA.
    ”Siç ua kam thënë kur jam kthyer nga udhëtimi im i fundit mesazhin e drejtuesve më të lartë të administratës të presidentit Trump që e ka luftën kundër korrupsionit kryeprioritet: Gabohen ata që e marin heshtjen tonë të tranzicionit të pushtetit si tërheqje.

    E pra lajmin e keni parë të gjithë sot, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian dhe Britania e Madhe dhe ne Koalicioni Euroatlantik, dhe shqiptarët Euroatlantik që janë një shumicë absolute, jemi në mbështetje totale të SPAK-ut, jemi në mbështetje totale ndaj drejtësisë”,-tha Basha.