Tag: luftën

  • Trump sulmon sërish Europën: Pa SHBA-në, do të flisnit gjermanisht dhe japonisht!

    Trump sulmon sërish Europën: Pa SHBA-në, do të flisnit gjermanisht dhe japonisht!

    Vizita e Presidentit amerikan Donald Trump në vendet e Gjirit vazhdon, teksa sot ai u ndal në Emiratet e Bashkuara Arabe. Nga aty, Trump zgjodhi të sulmojë sërish Europën.
    Trump tha se Shtetet e Bashkuara fituan Luftën e Dytë Botërore dhe “pa ne njerëzit në Evropë do të flisnin gjermanisht dhe japonisht”.
    “Franca dhe Rusia dhe të gjithë po festojnë fundin e luftës, përveç nesh. Por ne e fituam luftën. Ata ndihmuan, sigurisht, por pa ne do të flisnin gjermanisht, ndoshta edhe pak japonisht. Mendoj se bëmë më shumë për të fituar Luftën e Dytë Botërore“, vazhdoi ai.
    Ndërkohë, që ai hapet për dialog me Kinën mbi tarifat, manjati nuk tregon shenja se dëshiron të ulë tensionet me Evropën, me deklaratën e fortë që bëri nga baza ajrore Al Udeid në Katar.
    Por, sipas ish-kryeministrit Mario Draghi, “jemi afër një pike kthese“.

  • Trump “thumbon” Europën, presidenti: Pa SHBA-në europianët sot do flisnin gjermanisht dhe pak japonisht

    Trump “thumbon” Europën, presidenti: Pa SHBA-në europianët sot do flisnin gjermanisht dhe pak japonisht

    Pa ndërhyrjen e SHBA-së, vendet evropiane do të flisnin gjermanisht, tha Donald Trump, duke përsëritur dëshirën e tij për të krijuar një festë kombëtare amerikane për fitoren ndaj Gjermanisë naziste, me presidentin amerikan që tallte faktin që Franca feston fitoren ndaj nazistëve më 8 maj.

    “Ne e duam Francën, apo jo? Por mendoj se bëmë pak më shumë se Franca për të fituar luftën”, tha Trump ndërsa fliste para trupave amerikane në bazën al-Udeid në Katar, në një devijim nga fjalimi i tij në lidhje me faktin se sipas mendimit të tij, SHBA-të nuk e festojnë mjaftueshëm rolin e tyre vendimtar në Luftën e Dytë Botërore (1939-1945).
    Dhe presidenti amerikan vazhdoi: “E dini, nuk dua të jem i zgjuar, por kur Hitleri mbajti fjalimin e tij në Kullën Eiffel, do të thoja se nuk ishte pikërisht më i miri”, tha ai, me disa personel ushtarak që qeshën. Trump po i referohej pushtimit të Francës nga trupat naziste në vitin 1940 pas rënies së ushtrisë franceze.
    Duke iu referuar festimeve të 8 majit, ai shtoi: “Meqë ra fjala, e quajta Presidentin Macron një djalë të mirë.”
    Para se të imitonte kreun e shtetit francez, me një theks të lehtë: “Donald, ne po festojmë fitoren tonë ndaj gjermanëve.” dhe Trump qeshi me të madhe: “A nuk është kjo fantastike?”
    “Ne fituam luftën dhe ata ndihmuan, por pa ne nuk do ta kishin fituar luftën”, tha ai, duke iu referuar të gjitha vendeve evropiane që festonin fitoren ndaj nazistëve më 8 maj 1945 dhe më 9 maj për Rusinë, e cila pasoi Bashkimin Sovjetik.
    “Pa ne, ata do të flisnin gjermanisht, ndoshta pak japonisht. Ne fituam luftën dhe ne jemi të vetmit që nuk festojmë”, tha ai, përpara se të përsëriste se dëshiron të krijojë një festë publike për të përkujtuar këtë fitore.
    Në fillim të majit, presidenti amerikan bëri komente të ngjashme, duke minimizuar përsëri rolin e vendeve evropiane, dhe në veçanti të ish-Bashkimit Sovjetik, i cili kishte filluar të sprapste trupat naziste në fillim të vitit 1943.
    SHBA-të luajtën një rol vendimtar në luftë, fillimisht duke u ofruar ndihmë Aleatëve, përpara se të hynin në luftë pasi Japonia sulmoi Pearl Harbor më 7 dhjetor 1941. Momenti emblematik i ndërhyrjes së saj në Evropë ishte zbarkimi në Normandi më 6 qershor 1944.
    Sipas shifrave nga Muzeu Kombëtar i Luftës së Dytë Botërore i SHBA-së, Shtetet e Bashkuara humbën 416,800 personel ushtarak gjatë Luftës, pak më shumë se Mbretëria e Bashkuar (383,600), por dukshëm më pak se BRSS, humbjet e së cilës varionin nga 8.8 deri në 10.7 milionë ushtarë.

    Top Channel

  • Berisha për protestën: Po përgatisim luftën për mbrojtjen e të drejtës së votës

    Berisha për protestën: Po përgatisim luftën për mbrojtjen e të drejtës së votës

    Kreu i PD, Sali Berisha ka deklaruar se opozita po përgatit luftën e fuqishme për mbrojtjen e të drejtës së votës të shqiptarëve.
    Në një konferencë për mediat, Berisha theksoi se çdo orë që kalon nxjerr fakte, dokumente shkatërrimtare për farsën elektorale të 11 majit të organizuar nga ‘Toto Rino i Tiranës, Edi Rama’.
    Më tej, ai ka ftuar të gjithë demokratët t’i bashkohen këtij misioni, për rikthimin e votës së lirë.
    “Çdo orë që kalon nxjerr fakte, dokumente shkatërrimtare për farsën elektorale të 11 majit të organizuar nga Toto Rino i Tiranës, Edi Rama, por unë jam këtu para së gjithash për të shprehur vlerësimin tim për të gjithë ata komisionerë të opozitës që në kushte të një presioni të gjithanshëm, në kufijtë e terrorizmit shtetëror, por kryejnë detyrën dhe i ftoj ta kryejnë deri në fund. Kjo është rruga më e mirë për të mbrojtur votën e shqiptarëve.
    Në këtë kuadër, PD dhe opozita po përgatit luftën e fuqishme për mbrojtjen e të drejtës së votës të shqiptarëve. Unë shpreh vlerësimin tim për raportet paraprake, të cilët de fakto, në parimin më themelor të zgjedhjeve, i kanë rrëzuar përtokë zgjedhjet, por jo vetëm në këtë parim, ka pasur probleme të tjera po kaq të rënda edhe më të rënda. Zgjedhjet të kapura nga organizatat kr9iminale më të fuqishme të Shqipërisë dhe rajonit të cilët disponojnë miliarda euro.
    Në këtë kuadër, dënoj terrorin policesk ndaj numëruesve dhe komisionerëve tanë. Kërkoj lirimin e menjëhershëm të vëzhguesit tonë.
    Ftoj demokratët të vazhdojmë këtë mision si misioni i të gjitha misioneve të një opozite, mbrojtjen, rikthimin e votës së lirë. Asgjë në botë, asnjë fuqi politike nuk mund të fshehë të vërtetat e grabitjes së zgjedhjeve. Ata që injorojnë se këto zgjedhje u grabitën do të zhgënjehen më vonë”, tha Berisha.

  • Humbja e thellë në zgjedhjet e 11 majit, Berisha: PD po përgatit luftën e fuqishme për mbrojtjen e të drejtës së votës

    Humbja e thellë në zgjedhjet e 11 majit, Berisha: PD po përgatit luftën e fuqishme për mbrojtjen e të drejtës së votës

    Tre ditë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediet deklaroi se opozita po përgatit luftën për mbrojtjen e votës.
    Tre ditë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediet deklaroi se opozita po përgatit luftën për mbrojtjen e votës. Duke paralajmëruar se nuk do ta njohë rezultatin e 11 majit, Berisha i bëri thirrje vëzhguesve dhe numëruesve që ta kryejnë deri në fund detyrën. “Zgjedhjet janë grabitur”, deklaroi Berisha, duke shtuar se “plaçka e grabitur duket të kthehet”.
    Berisha: Çdo orë që kalon nxjerr fakte, dokumente shkatërrimtare për farsën elektorale të 11 majit, të organizuar nga Toto Rino i Tiranës Edi Rama. Unë jam këtu para së gjithash për të shprehur vlerësimin tim për të gjithë ata komisionerë dhe vëzhgues e numërues të opozitës që në kushtet e një presioni të gjithanshëm, po kryejnë detyrën e tyre dhe i ftoj ta kryejnë deri në fund. Kjo është rruga më e mirë për të mbrojtur votën e shqiptarëve. Ne jemi të detyruar ligjërisht të mbrojmë çdo votë të hedhur nga qytetarët shqiptarë. Kjo është rruga për të faktuar farsën që po kundërom në të katërt anët, farsën elektrolale që organizoi narko regjimi i Tiranës,. Në këtë kuadër PD dhe opozita po përgatit luftën e fuqishme për mbrojtjen e të drejtës së votës së shqiptarëve. Unë shpreh vlerësimin tim për raportet paraprake të cilat de facto, i kanë rrëzuar përtokë zgjedhjet.

    Asgjë në botë, asnjë fuqi politike nuk mund të fshehë të vërtetat e grabitjes së zgjedhjeve nga narko regjimi i Tiranës. Ata të cilët injorojnë se këto zgjehdje u grabitën, u plaçkitën në mënyrat më kriminale dhe antidemokratike, do të zhgënjehen më vonë, kur ne të kemi faktuar para çdo shqiptari dhe në çdo kryeqytet të Evropës dhe të botës shëmtitë e kësaj farse elektorale.
    Kemi fakte dhe dokumente më shumë se kurrë, por fakti është se vëzhguesit ndërkombëtarë të OSBE/ ODIHR, ambasadori Zannier arriti në një vlerësim paraprak, por natyrisht me ODIHR dhe OSBE sikundër dhe më të gjitha kancelaritë evropiane në senatin, kongresin dhe admnistratën e SHBA, ne në mbrojtje të votës së qytetarëve shqiptarë, do të kemi paraqitje dhe shkëmbime intensive mendimesh. Narkoregjimi i Tiranës nuk mundet të përfitojë për kohë të gjatë nga kjo masakër zgjedhore që kreu.
    Kjo ndodhi dhe në 2001. Ja që…nëse ka dy gjëra që ngjasin njëra eterike tjetra materiale është e vërteta dhe diamanti, për nga forca e tyre. Sado që përpiqen që ta nxijnë diamantin diamanti mbetet diamant, nuk e shtypin me asgjë, e vërteta është eterike por është njëlloj me diamantin. Kur ne kemi shkuar në 2001 kemi dëshmuar me fakte që sot i kemi aq të panumërta sa kemi vështirësi të zgjedhim çfarë të paraqesim përpara. Nuk mundet kush, mos harroni…nuk ka mision më të shenjtë se sa t’i dalim zot të drejtës themelore të qytetarëve shqiptarë për të votuar të lirë./vizionplus.tv 

  • Protestë më 16 maj, Berisha në konferencë: Po përgatisim luftën për mbrojtjen e të drejtës së votës

    Protestë më 16 maj, Berisha në konferencë: Po përgatisim luftën për mbrojtjen e të drejtës së votës

    Sali Berisha doli në një konferencë për mediat duke thënë se PD dhe opozita po përgatit luftën e fuqishme për mbrojtjen e të drejtës së votës të shqiptarëve.
    “Çdo orë që kalon nxjerr fakte, dokumente shkatërrimtare për farsën elektorale të 11 majit të organizuar nga Toto Rino i Tiranës, Edi Rama, por unë jam këtu para së gjithash për të shprehur vlerësimin tim për të gjithë ata komisionerë të opozitës që në kushte të një presioni të gjithanshëm, në kufijtë e terrorizmit shtetëror, por kryejnë detyrën dhe i ftoj ta kryejnë deri në fund. Kjo është rruga më e mirë për të mbrojtur votën e shqiptarëve.
    Në këtë kuadër, PD dhe opozita po përgatit luftën e fuqishme për mbrojtjen e të drejtës së votës të shqiptarëve. Unë shpreh vlerësimin tim për raportet paraprake, të cilët de fakto, në parimin më themelor të zgjedhjeve, i kanë rrëzuar përtokë zgjedhjet, por jo vetëm në këtë parim, ka pasur probleme të tjera po kaq të rënda edhe më të rënda. Zgjedhjet të kapura nga organizatat kr9iminale më të fuqishme të Shqipërisë dhe rajonit të cilët disponojnë miliarda euro.
    Në këtë kuadër, dënoj terrorin policesk ndaj numëruesve dhe komisionerëve tanë. Kërkoj lirimin e menjëhershëm të vëzhguesit tonë.
    Ftoj demokratët të vazhdojmë këtë mision si misioni i të gjitha misioneve të një opozite, mbrojtjen, rikthimin e votës së lirë. Asgjë në botë, asnjë fuqi politike nuk mund të fshehë të vërtetat e grabitjes së zgjedhjeve. Ata që injorojnë se këto zgjedhje u grabitën do të zhgënjehen më vonë”, tha Berisha.

  • Humbja e thellë në zgjedhjet e 11 majit, Berisha: PD po përgatit luftën e fuqishme për mbrojtejn e të drejtës së votës

    Humbja e thellë në zgjedhjet e 11 majit, Berisha: PD po përgatit luftën e fuqishme për mbrojtejn e të drejtës së votës

    Tre ditë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediet deklaroi se opozita po përgatit luftën për mbrojtjen e votës.
    Berisha: Çdo orë që kalon nxjerr fakte, dokumente shkatërrimtare për farsën elektorale të 11 majit, të organizuar nga Toto Rino i Tiranës Edi Rama. Unë jam këtu para së gjithash për të shprehur vlerësimin tim për të gjithë ata komisionerë dhe vëzhgues e numërues të opzitës që në kushtet e një presioni të gjithanshëm, po kryejnë detyrën e tyre dhe i ftoj ta kryejnë deri në fund. Kjo është rruga më e mirë për të mbrojtur votën e shqiparëve. Ne jemi të detyruar ligjërisht të mbrojmë çdo votë të hedhur nga qytetarët shqiptarë. Kjo shtë rruga për të faktuar farsën që po kudërmn në të katërt anët, farsën elektrolale që organizoi narko regjimi i Tiranës,. Në këtë kuadër PD dhe opozita po përgatit luftën e fuqishme për mbrojtjen e të drejtës së votës së shqiptarëve. Unë shpreh vlerësimin tim për raportet paraprake të cilat de facto, i kanë rrëzuar përtokë zgjedhjet.
    vijon…

  • Kim Jong-un justifikon ndërhyrjen në luftën Rusi-Ukrainë: Akt sovran për mbrojtjen e një “kombi vëllazëror”

    Kim Jong-un justifikon ndërhyrjen në luftën Rusi-Ukrainë: Akt sovran për mbrojtjen e një “kombi vëllazëror”

    Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, deklaroi se përfshirja e vendit të tij në luftën midis Rusisë dhe Ukrainës ishte e justifikuar, duke e cilësuar atë si një ushtrim të të drejtave sovrane për mbrojtjen e një “kombi vëllazëror”.

    Deklarata u bë publike sot nga agjencia shtetërore e lajmeve e Phenianit, KCNA.
    “Pjesëmarrja jonë në këtë konflikt ishte e drejtë dhe bie brenda kuadrit të të drejtave sovrane të Republikës sonë”, u shpreh Kim. “Unë i konsideroj të gjithë ushtarët e guximshëm që morën pjesë në operacionin në Kursk (në rajonin rus të pushtuar nga forcat ukrainase në gushtin e kaluar) si heronj dhe përfaqësuesit më të lartë të nderit të kombit”, shtoi ai.
    Kim Jong Un theksoi gjithashtu se Koreja e Veriut nuk do të hezitojë të autorizojë përdorimin e forcës ushtarake nëse Shtetet e Bashkuara vazhdojnë me “provokime ushtarake” kundër Rusisë.
    Deri në fund të prillit, Pheniani nuk kishte konfirmuar zyrtarisht dërgimin e më shumë se 10,000 ushtarëve dhe armëve në Rusi. Megjithatë, bashkëpunimi ushtarak midis dy vendeve është forcuar ndjeshëm pas nënshkrimit të marrëveshjes së partneritetit strategjik vitin e kaluar nga Kim Jong Un dhe Presidenti rus Vladimir Putin.

    Top Channel

  • Manipulimi i Ditës së Fitores nga Putini

    Manipulimi i Ditës së Fitores nga Putini

    Në BRSS, Dita e Fitores ishte një shfaqje e madhe dhe duket se regjimi i Putinit po e bën atë një spektakël edhe më të madh.
    Por rusët gjithashtu e kujtojnë me nostalgji ditën e fitores së madhe ndaj nazizmit.
    Foshnje me uniforma në Rusi, fëmijë të vegjël në tanke kartoni, nxënës të shkollave fillore në makina. Edhe para paradës së madhe ushtarake në Sheshin e Kuq, 80-vjetori i fitores ndaj Gjermanisë naziste po festohet në shumë qytete ruse, ndërsa imagjinata e prindërve duket se nuk ka kufij, si imagjinata e prindërve ashtu edhe kiçi shtetëror.
    Në Kemerovo të Siberisë, të porsalindurve në spital u dhanë kapele ushtarake dhe u mbështollën me batanije ngjyrë ulliri: “Bashkohuni me ne!”, shkruajnë drejtuesit në rrjetet sociale. Këto rroba “prekëse” duhet të tregojnë “lidhjen e brezave”, nën moton:
    “Mos harroni se edhe qytetarët më të vegjël të Rusisë janë pjesë e historisë së madhe”.
    Në Voronezh, qindra fëmijë nga kopshtet organizuan po ashtu një paradë “ushtarake” në automjete ushtarake dhe aeroplanë të bërë nga kartoni, të shoqëruar nga tingujt e daulleve. Manifestime të ngjashme ka dhe në Vladivostok, ku mbi 1000 fëmijë të shkollës fillore mbajtën “paradën e parë ushtarake për fëmijë”, ku performuan “stërnipërit e stërmbesat e fitores”.
    Dhe pastaj…
    Në paradë mori pjesë edhe guvernatori i asaj zone, Oleg Koshemjako, i cili shfrytëzoi rastin për ta lidhur Ditën e Fitores me luftën që Rusia po zhvillon në Ukrainë.
    “Sot po marshojnë fëmijët e baballarëve të cilët po luftojnë në front. Ne jemi me të drejtë krenarë për guximin dhe trimërinë e luftëtarëve tanë dhe e dimë me siguri se si do të mposhtet armiku, njësoj si në vitin e largët 1945.”
    Në të vërtetë, 9 Maji është festuar si Dita e Fitores në Rusi për tetëdhjetë vjet, por nuk u festua siç festohet sot. Ilya Grashenkov nga Qendra për Zhvillimin e Politikës Rajonale kujton se edhe sot për shumë rusë, ajo ditë është “një festë me lot në sy”, sepse ajo fitore u pagua me një çmim shumë të lartë. Mbi 25 milionë qytetarë të Bashkimit Sovjetik humbën jetën në Luftën e Dytë Botërore. Por në vitet e para pas luftës, Stalini nuk festonte shumë.
    Ende kishte shumë që e dinin se sa shumë shokë të tyre kanë vdekur në fushën e betejës, duke luftuar ndonjëherë edhe me armë të zbrazëta, ku në fushat e minuara dërgoheshin “të dyshuar politikë” për të hapur rrugën.
    Demonstrim i fuqisë së Moskës
    Por me kalimin e kohës, ajo ditë u bë e rëndësishme për Kremlinin në mënyrë që të tregonte forcën e vet ushtarake, thotë Alex Yusupov nga Fondacioni Friedrich Ebert. Në epokën e Putinit kjo madje u intensifikua: “Shteti rus ka bërë gjithçka në njëzet vitet e fundit për t’u bërë një pjesë e pandashme e këtij festimi. Për Putinin, fitorja në Luftën e Dytë Botërore është një bosht mbi të cilin bazohet e gjithë shtetësia ruse dhe sigurisht edhe ai si president.”
    Për shkencëtarin politik Abbas Galyamov, çdo lloj parade ushtarake gjatë kohës sëluftës në Ukrainë vështirë se ka kuptim.
    “Por një paradë ushtarake është një zëvendësim për luftën. Ndoshta është e nevojshme në kohë paqeje, kur ushtria nuk është në luftë, por prapë dëshiron të mburrej.”
    Megjithatë, ushtria ruse ka qenë thellësisht e përfshirë në “operacionin ushtarak special” për tre vjet dhe është mjaft e qartë se nuk i ka arritur qëllimet e saj ushtarake në Ukrainë.
    Në këtë masë, parada në Moskë duket “e pavlerë”.
    “Deri në vitin 2022, të gjithë mendonin se Rusia ishte pakrahasueshëm më e fortë se Ukraina. Papritmas doli që kjo nuk ishte e vërtetë. Nuk ka dyshim për ndonjë aftësi të madhe ushtarake”.
    Grashenkov është i sigurt se këtë të premte në Moskë do të ketë fëmijë të vegjël me uniforma ushtarake, por ata nuk do të jenë më të rëndësishmit për Putinin. Për Putinin gjëja më e rëndësishme është që ceremonia të rezultojë të jetë “sa më ndërkombëtare të jetë e mundur”.
    Të ftuarit ndërkombëtarë sigurisht që vijnë edhe nga respekti për sakrificat e BRSS në fitoren e përgjithshme të Aleatëve mbi Gjermaninë naziste. Putin gjithashtu do ta lidhë fitoren e vitit 1945 me pushtimin aktual të Ukrainës në ceremoni, por Grashenkov nuk mendon se do të ndalet shumë në krahasim.
    Propaganda nuk mund ta ndryshojë historinë
    Për Galyamovin, parada është një “instrument universal” si jashtë vendit ashtu edhe për shoqërinë ruse. “Propaganda shtetërore ka për synim të theksojë se tradita e lavdishme e heronjve të fitores së vitit 1945 po vazhdon. Por kjo vështirë se do ta impresionojë shoqërinë ruse”, beson politologu.
    Krahasimi midis atëherë dhe tani është shumë i sforcuar. Krahasimi midis Luftës së Dytë Botërore dhe luftës aktuale në Ukrainë nuk korrespondon me gjendjen aktuale. Lufta e sotme mund të krahasohet me sulmin e Stalinit ndaj Finlandës në vitin 1939, i cili, duhet pranuar, përfundoi me disa territore të pushtuara.
    Por Ushtria e Kuqe u mund në të vërtetë nga një shtet i vogël dhe vetëm me përforcimin e madh të forcave ruse Finlanda u detyrua të bënte lëshime. Fundin e asaj lufte – 13 mars 1940 – Kremlini do të preferonte ta fshinte plotësisht nga kujtesa.
    Ukraina nuk është ndryshe, beson Galyamov. “Në tre vitet e fundit, rusët nuk kanë fituar kontroll të plotë as mbi territoret që kanë pushtuar, e lëre më pushtimin e Kievit.”
    Pavarësisht kësaj, Galyamov është i sigurt se parada e Moskës më 9 maj 2025 do të jetë plot ekstazë fitoreje. Dhe Yusupov është i sigurt: “Do të shohim shumë shfaqje. Do të dëgjojmë shumë deklarata. Do të përjetojmë shumë shfaqje televizive të veçanta.”
    Kremlini do të bëjë gjithçka që mundet për të treguar se Rusia është po aq e fuqishme sot sa ishte tetëdhjetë vjet më parë./DW

  • Trump shpall 8 Majin si ‘Ditën e Fitores në Luftën e II Botërore’: Të marrim meritat

    Trump shpall 8 Majin si ‘Ditën e Fitores në Luftën e II Botërore’: Të marrim meritat

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nënshkroi të mërkurën një shpallje presidenciale përmes së cilës shpall 8 majin si “Dita e Fitores në Luftën e Dytë Botërore”, duke argumentuar se Shtetet e Bashkuara meritojnë më shumë vlerësim për kontributin vendimtar në përfundimin e konfliktit global.

    Shpallja vjen në kuadër të 80-vjetorit të Ditës së Fitores në Evropë (VE Day), kur më 8 maj 1945, Gjermania naziste firmosi kapitullimin e pakushtëzuar, duke i dhënë fund luftës në kontinentin evropian. Këtë javë, nga Londra në Moskë, qytetet po mbajnë ceremoni përkujtimore, parada dhe aktivitete solemne për të nderuar këtë ditë historike.

    “Shumë nga aleatët tanë po e nderojnë 8 majin si Ditën e Fitores, por ne, që bëmë më shumë se çdo vend tjetër për këtë fitore, nuk e festojmë siç duhet,” tha Trump në një postim në rrjetet sociale. “Po e riemërtoj këtë datë si Ditën e Fitores në Luftën e Dytë Botërore. Gjithashtu, 11 nëntorin e shpall si Ditën e Fitores në Luftën e Parë Botërore. Ne i fituam të dyja dhe askush nuk ishte afër nesh për nga forca, trimëria dhe shkëlqimi ushtarak.”

    Megjithatë, ndonëse shpallja ka një karakter simbolik, ajo nuk ka fuqi ligjore për të ndryshuar festa federale ekzistuese. Për shembull, 11 nëntori, i njohur zyrtarisht si Dita e Veteranëve, mund të ndryshohet vetëm me vendim të Kongresit amerikan. Në këtë kontekst, Trump më vonë e tërhoqi idenë e “riemërimit” dhe deklaroi se do të shpallte këto ditë si festa kombëtare jozyrtare.

    “Nuk është e drejtë që Amerika nuk e nderon mjaftueshëm veten për këto fitore madhështore,” u shpreh ai. “Pa Shtetet e Bashkuara, Lufta e Dytë Botërore mund të kishte përfunduar ndryshe. Është koha të kujtojmë kush e bëri realisht të mundur fitoren.”

    Në shpalljen e firmosur, Trump përcakton 8 majin 2025 si ditë simbolike nderimi dhe njoftoi se pritet të lëshojë një tjetër për Luftën e Parë Botërore më vonë gjatë vitit. Megjithatë, kjo datë nuk do të jetë një ditë pushimi zyrtare, pasi vetëm Kongresi mund të krijojë apo ndryshojë festa federale.

    Për momentin, nuk është e qartë nëse do të organizohen aktivitete zyrtare në Shtetet e Bashkuara për këtë datë, ndërsa Trump vuri në dukje se vendet si Franca dhe Mbretëria e Bashkuar kanë planifikuar përkujtimore madhore. “Është një dëm i madh që ne nuk e bëjmë këtë,” tha ai nga Zyra Ovale.

    Në Evropë, festimet për 80-vjetorin po zhvillohen me madhështi. Mbretëria e Bashkuar organizon parada ushtarake, fluturime të avionëve historikë dhe homazhe me pjesëmarrjen e familjes mbretërore në Pallatin Buckingham. Ndërkohë, Rusia do të shënojë Ditën e Fitores me paradën tradicionale ushtarake në Sheshin e Kuq, ku priten të marshojnë mijëra trupa dhe të fluturojnë dhjetëra avionë luftarakë.

    Grupet e veteranëve amerikanë e kanë pritur pozitivisht nismën e Trump. Rob Couture, drejtor i çështjeve publike për organizatën “Veteranët e Luftërave të Huaja”, tha se “çdo përpjekje për të sjellë në vëmendje sakrificat dhe shërbimin e brezit të Luftës së Dytë Botërore është e mirëpritur”.

    Sipas të dhënave të Departamentit të Veteranëve të SHBA-së, nga rreth 16.4 milionë amerikanë që shërbyen gjatë Luftës së Dytë Botërore, vetëm rreth 66,000 ishin gjallë deri në vitin 2024.

  • Një terapi e re në luftën ndaj sëmundjeve tumorale

    Një terapi e re në luftën ndaj sëmundjeve tumorale

    Hormoni “doping” frenon sistemin imunitar dhe ndihmon tumoret. Eritropoietina, EPO, që njihet si simulant ne prodhimin e rruazave të kuqe, por edhe si substance force, luan një rol te pamenduar tek sëmundjet e rënda, pasi favorizon progresin e sëmundjes tumorale, e ne te njejten kohë frenon sulmin dhe aktivizimin e sistemit imunitar.

    Studiuesit e Universitetit Stanford kanë arritur të çrrënjosin një tumor mëlçie tek kaviet e laboratorit duke bllokuar pikërisht këtë hormon, duke i hapur rrugën terapive të reja.

    Trajtimi, bashkangjitur me imunoterapinë që gjithashtu ka si detyre aktivizimin e qelizave imunitare kundër kancerit, solli reduktimin e plotë në këtë rast të qelizave tumorale tek kaviet.

    Sipas ekipit kërkimor, duhet konfirmuar rezultati edhe tek njeriu, dhe nëse do të ishte efikas në të njëjtën mënyrë, do të konsiderohej një hap shumë i rëndësishëm në luftën ndaj sëmundjeve tumorale.