Tag: luftën

  • “E ardhmja tregon se kush fiton luftën”/Këshilltari i RedBird:Një trofe, finale e humbur e Kupës është jo e mjaftueshme

    “E ardhmja tregon se kush fiton luftën”/Këshilltari i RedBird:Një trofe, finale e humbur e Kupës është jo e mjaftueshme

    Këshilltari i lartë i RedBird theksoi se rezultatet e arritura nga kuqezinjtë në sezonin e fundit të trazuar janë negative, por gabimet e bëra “janë zjarri për të ndërtuar të ardhmen”. Suedezi e mbylli në mënyrën e tij me një mesazh për tifozët e zemëruar për zhgënjimet e 2 viteve të fundit.
    Pothuajse një javë pas përfundimit të sezonit, Zlatan Ibrahimovic shkroi në profilin e tij në Instagram për të ndarë pikëpamjet e tij mbi sezonin e Milanit dhe për të rinisur sfidën për sezonin 2025-2026.
    Ibrahimovic ishte një nga më të kritikuarit nga Curva Sud në mega-protestën që u zhvillua përpara Casa Milan para ndeshjes së fundit të Serie A kundër Monzës. Pas gati një jave, ish-sulmuesi përdori kanalet e tij në mediat sociale për të shprehur zhgënjimin e tij me performancën e ekipit të trajnuar fillimisht nga Paulo Fonseca dhe më pas nga Sergio Conceiçao:
    “Ky nuk ishte sezoni që ëndërronim. Nuk ishte ai për të cilin luftuam. Një trofe, një finale e humbur e Kupës së Italisë: jo e mjaftueshme për një klub si i yni”.
    Në pjesën e dytë të postimit të tij, Ibra është tashmë i etur për hakmarrje: “Mund ta kemi humbur betejën këtë vit, por e ardhmja do të na tregojë se kush do ta fitojë luftën. Do të ngrihemi, do të rritemi dhe do të kthehemi më të fortë. Forza Milan gjithmonë”.

  • SHBA: Nëse Rusia vazhdon luftën në Ukrainë, ne do të ndalojmë përpjekjet negociuese

    SHBA: Nëse Rusia vazhdon luftën në Ukrainë, ne do të ndalojmë përpjekjet negociuese

    Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara zhvilloi një takim urgjent për të diskutuar situatën në Ukrainë.

    Takimi u mbajt për shkak të sulmeve të fundit masive ruse që shkaktuan viktima të konsiderueshme midis civilëve. Në reagim SHBA-të kanë bërë thirrje për t’i dhënë fund luftës.
    “Nëse Rusia vazhdon luftën në Ukrainë, ne do të ndalojmë përpjekjet negociuese”, thotë SHBA.

    Nënsekretarja e Përgjithshme e OKB-së për Çështjet Politike dhe Paqeruajtëse, Prof. Rosemary DiCarlo, tha, se në vend të përparimit drejt paqes, ka pasur një rritje të sulmeve masive ruse në të gjithë Ukrainën, me sulmin më të madh me dronë që ndodhi më 26 maj.
    “Sa më gjatë të zgjasë lufta, aq më shumë do të ndihen ndikimet e saj rajonale dhe globale dhe aq më e vështirë do të jetë gjetja e një zgjidhjeje paqësore”, tha ajo.
    Rreth 1.5 milion civilë në zonat e pushtuara nga Rusia mbeten kryesisht të izoluar nga ndihma humanitare.
    Rusia, nga ana e saj, theksoi dhe akuzoi qeverinë ukrainase se po përpiqet të “mashtrojë dhe çorientojë” Presidentin Donald Trump me qëllim largimin e SHBA-së nga roli i saj qendror në ndërmjetësimin e negociatave.
    SHBA, gjithashtu dënoi vendimin e Rusisë për të lëshuar një numër rekord raketash dhe dronësh me rreze të gjatë veprimi kundër civilëve dhe infrastrukturës civile në Ukrainë fundjavën e kaluar.

  • Rama në Berlin, merr pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimit “Charlemagne” për Ursula von der Leyen

    Rama në Berlin, merr pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimit “Charlemagne” për Ursula von der Leyen

    Kryeministri Edi Rama ndodhet në Berlin dhe ka marrë pjesë në ceremoninë e akordimit të çmimit “Charlemagne” për Ursula von der Leyen.
    Presidentja e Komisionit Evropian u nderua me çmimin vjetor për kontributet në unitetin evropian, ndërsa blloku prej 27 vendesh përballet me luftën e Rusisë kundër Ukrainës, luftën tregtare të administratës Trump dhe çështjet e sigurisë në të gjithë kontinentin.
    Figura politike më e profilit të lartë të Bashkimit Evropian, von der Leyen, u quajt “mishërimi i shpirtit evropian” nga Mbreti Felipe VI i Spanjës gjatë ceremonisë së së enjtes në Aachen të Gjermanisë.

    Vitin e kaluar, ligjvënësit e Parlamentit Evropian e rizgjodhën atë për një mandat të dytë pesëvjeçar si presidente të krahut të fuqishëm ekzekutiv të BE-së.
    Komisioni propozon legjislacion për 27 vendet anëtare të BE-së, dhe 450 milionë banorët e saj, dhe siguron që rregullat që qeverisin bllokun më të madh tregtar në botë të respektohen. Ai përbëhet nga një Kolegj Komisionerësh me një gamë portofolesh të ngjashme me ato të ministrave të qeverisë, duke përfshirë bujqësinë, ekonominë, konkurrencën, sigurinë dhe politikën e migracionit.
    Pasi erdhi në detyrë në vitin 2019, von der Leyen udhëhoqi përpjekjet e BE-së për të siguruar vaksinat kundër COVID-19 dhe ka qenë një mbështetëse e madhe e Ukrainës në luftën e saj kundër Rusisë. Me qeveritë e dobësuara në Francë dhe Gjermani në atë kohë, ajo kërkoi të luante një rol më të madh në punët e bllokut.

  • “Hamasi kontrollon Gazën”, Netanyahu: Do të bëjmë gjithçka për të përfunduar luftën!

    “Hamasi kontrollon Gazën”, Netanyahu: Do të bëjmë gjithçka për të përfunduar luftën!

    Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu u është përgjigjur pyetjeve në konferencën për shtyp që zhvilloi këtë të mërkurë në Jerusalem.

    I pyetur në lidhje me ndihmën që arrin palestinezët në Gaza dhe kontrollet e sigurisë së Izraelit që ngadalësojnë kamionët, ai thotë për Hamasin se “Ata e kontrollojnë Gazën sepse mund të plaçkitin”.
    “Ne do të bëjmë gjithçka që duhet për të përfunduar luftën”, shton ai.
    Kryeministri izraelit thotë se ata që argumentojnë se lufta duhet të përfundojë përpara se Hamasi të jetë mundur, po propozojnë “çmenduri”.
    I kritikuar nga vende si Mbretëria e Bashkuar dhe Franca për sulmet e vazhdueshme dhe aktivitetin ushtarak të Izraelit në Gaza, Netanyahu thotë se të njëjtat vende e kishin inkurajuar më parë Izraelin që të “përfundonte luftën” në Gaza.
    Por ai sugjeron që Izraeli do të përpiqet të ofrojë më shumë ndihmë.
     

    Top Channel

  • ‘Cherchez la femme’/ Berisha për luftën brenda PS: Për Oltën, jo Gjylametit, por i vë flakën gjysmës së grupit

    ‘Cherchez la femme’/ Berisha për luftën brenda PS: Për Oltën, jo Gjylametit, por i vë flakën gjysmës së grupit

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me luftën e brendshme të kandidatëve të PS për mandatin e deputetit në zgjedhjet e 11 majit, ku njëra prej tyre, Blerina Gjylameti është tërhequr nga kërksa e saj për numërimin e votave preferenciale brenda socialistëve, konkretisht me Olta Xhaçkën, pas mesazhit shantazhues të kryeministrit Edi Rama, që një gjë e tillë të mos ndodhte.

    ‘Ai kishte hallin e Oltës. Me Oltën, jo Gjylametit, ai është i aftë t’i vëjë flakën dhe gjysmërs së grupit parlamentar. Cherchez la femme! Cherchez la femme! E mbyllim me kaq më mirë!’, u shpreh Berisha gjatë konferencës për mediat ditën e sotme.

  • “Sekuestrohet 1 televizion në Vlorë, restorante në Durrës dhe biznese”, Dumani: U godit një prej grupeve më të fuqishme

    “Sekuestrohet 1 televizion në Vlorë, restorante në Durrës dhe biznese”, Dumani: U godit një prej grupeve më të fuqishme

    Prokurori i SPAK, Vladimir Mara, dha detaje mbi operacionin e zhvilluar nga SPAK dhe Prokuroria e Barit.
    Sipas Marës, janë lëshuar në total 52urdhërarreste në Shqipëri dhe Itali, nga të cilat janë ekzekutuar 40.
    “Janë sekuestruar 3 restorante në Durrës, një bar kafe, 6 shoqëri tregtare dhe 1 televizion në qytetin e Vlorës”, tha Mara. “Gjatë këtij hetimi më parë janë sekuestruar 3 milionë euro, para cash, si të ardhura të këtij grupi kriminal, të cilat i janë nënshtruar hetimit të këtij procedimi penal”.
    Një hap të rëndësishëm në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar, e cilësoi kreu i SPAK Altin Dumani megaoperacionin e përbashkët italo-shqiptar në luftën kundër krimit të organizuar dhe drogës. Në konferencën e përbashkët për shtyp me homologët italianë, ai tha se është goditur një nga grupet më të fuqishme shqiptare të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogave të forta dhe pastrimin e parave.
    “Përfaqëson një hap të rëndësishëm në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar. Është arritur t’i jepet goditje e rëndësishme një prej grupeve kriminale më të fuqishme në Shqipëri që ka dyshime që ishte përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogave të forta dhe pastrimin e parave”.
    Sipas tij “ky operacion i mbështetur nga hetime të thelluara është dëshmi e qartë e saj që mund të arrihet kur institucionet e drejtësisë dhe strukturat e zbatimit të ligjit, bashkëpunojnë me besim të ndërsjellë me profesionalizëm dhe përkushtim”.

  • Trump: Nuk është logjike që Rusia të vazhdojë luftën, sepse Putin kërkon marrëdhënie tregtare me SHBA-në

    Trump: Nuk është logjike që Rusia të vazhdojë luftën, sepse Putin kërkon marrëdhënie tregtare me SHBA-në

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka reaguar menjëherë në nëpërmjet një postimi në platformën e tij Truth Social me homologun e tij rus, Vladimir Putin.

    Trump tha se Rusia do të detyrohet të përfundojë luftën në Ukrainë, pasi sipas tij, Putin kërkon marrdhënie të gjera tregtare me SHBA-në.

    “Sapo përfundova bisedën time dy orëshe me Presidentin Vladimir Putin të Rusisë. Besoj se ka shkuar shumë mirë. Rusia dhe Ukraina do të fillojnë menjëherë negociatat për një armëpushim dhe, më e rëndësishmja, një fund të Luftës. Kushtet për këtë do të negociohen mes dy palëve, ashtu siç mund të bëhet, sepse ata dinë detaje të një negocimi që askush tjetër nuk do t’i dinte. Toni dhe fryma e bisedës ishin të shkëlqyera. Nëse nuk do të ishte, kështu do të thosha tani, sesa më vonë. Rusia dëshiron të bëjë TREGTI në shkallë të gjerë me Shtetet e Bashkuara kur të ketë mbaruar kjo ‘banjë gjaku’ katastrofike, dhe unë jam dakord.” shkroi Trump në platformën e tij Truth Social.

  • Rekomandimet e Ministrisë së Drejtësisë për luftën kundër krimit/ Altin Dumani: Të paplota

    Rekomandimet e Ministrisë së Drejtësisë për luftën kundër krimit/ Altin Dumani: Të paplota

    Në një takim të zhvilluar në Prokurorinë e Përgjithshme, Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, paraqiti paketën e rekomandimeve të qeverisë për forcimin e luftës kundër kriminalitetit. Plani i paraqitur përfshin tetë drejtime kryesore, që sipas Manjës synojnë të forcojnë sistemin penal, të nxisin bashkëpunimin mes institucioneve dhe të garantojnë të drejtat themelore të qytetarëve.
    Në fokusin e deklaratës së ministrit ishin gjithashtu mbrojtja e konfidencialitetit të hetimeve dhe rritja e angazhimit ndaj krimeve në fushën e teknologjisë. Manja kërkoi gjithashtu që hetimet të kryhen më shpejt dhe të shmangen zvarritjet që dëmtojnë efektivitetin e drejtësisë.
    Megjithatë, deklaratat e Manjës u pritën me skepticizëm nga drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, i cili ngriti dyshime mbi qartësinë dhe përmbajtjen e propozimeve të prezantuara. Ai vuri në dukje se shumë prej tyre janë të paqarta, mungojnë të dhënat konkrete që do t’i bënin të zbatueshme dhe janë formuluar me fjalë të përgjithshme që lënë hapësira për interpretime.
    Këto vërejtje nga kreu i SPAK tregojnë se bashkëpunimi institucional, ndonëse i domosdoshëm, mbetet sfidues kur mungon konkretizimi i hapave të nevojshëm në luftën ndaj krimit të organizuar dhe atij të sofistikuar.

  • Rekomandimet në luftën ndaj kriminalitetit/ Dumani: Disa të vështira për t’u zbatuar

    Rekomandimet në luftën ndaj kriminalitetit/ Dumani: Disa të vështira për t’u zbatuar

    Pasi ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja renditi sot rekomandimet e Këshillit të Ministrave për luftën ndaj kriminalitetit në vitin 2025, ka mbajtur fjalën e tij edhe kreu i SPAK, Altin Dumani. Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme tha se pavarësisht se në tërësinë e tyre janë të mirëpritura, disa prej rekomandimeve paraqesin vështirësi për t’u zbatuar nga pikëpamja praktike si pasojë e mënyrës “si janë formuluar apo konceptuar”.
    “Që tani konstatoj vështirësi se si do raportoj për përmbushjen e këtyre rekomandimeve”, tha Dumani, i cili u shpreh se në raportimet vjetore institucioni që ai drejton jep një përshkrim edhe se si janë reflektuar përmbushjet e rekomandimeve të Këshillit të Ministrave.
    Dumani sqaroi se rekomandimet e qeverisë nuk shoqërohen me të dhëna statistikore, analizë krahasuese apo tregues konkretë që justifikojnë nevojën për ndërhyje.
    “Kjo mungesë e bazës empirike dhe metodologjisë së qartë i bën rekomandimet të duken subjektive dhe vështirë të matshme, sidomos për një institucion si SPAK që funksionon mbi bazën e efikasitetit, rezultateve dhe besueshmërisë publike”, tha ai.
    Më tej shtoi se rekomandimet përdorin terma të përgjithshme, si hetime proaktive, përdorim efektiv i të dhënave, forcimi i qasjes strategjike, por “nuk ofrojnë asnjë përkufizim institucional apo kuptim të qartë për to”.
    “Kjo krijon pasiguri për zbatimin praktik dhe mund të çojë në interpretim të ndryshëm nga institucionet zbatuese. Për një strukturë si SPAK, terminologjia e paqartë është një pengesë për implementim”, tha Dumani.
    Një tjetër rekomandim që ceku Altin Dumani ishte edhe ai për respektimin e mekanizmave ekzistues të kontrollit.
    “Një rekomandim tjetër që shikohet, megjithëse në vlerësimin e institucionit tonë nuk ka të bëjë me prioritetet në luftën kundër kriminalitetit, por është ajo që ju e thoni në rekomandimet tuaja, nevojë për respektimin e mekanizmave ekzistues të kontrollit. Rekomandohet forcimi i mekanizmave të brendshëm të kontrollit. SPAK është subjekt i mbikëqyrjes nga KLP, ILD dhe vetë strukturat e tij. Krijimi i strukturave të reja vlerësimi dhe integriteti pa analizë të mekanizmave ekzistuese rrezikon të sjellë mbingarkesë burokratike. Disa nga rekomandimet janë shumë të përgjithshme dhe nuk përcaktojnë objektiva të matshme, institucione përgjegjëse apo burime konkrete duke rrezikuar të mbeten deklarative dhe jo të zbatueshme”, tha Dumani.

  • Macron reagon pas bisedimeve Ukrainë-Rusi në Stamboll, presidenti francez: Moska po mundohet të fitojë kohë për të vazhduar luftën

    Macron reagon pas bisedimeve Ukrainë-Rusi në Stamboll, presidenti francez: Moska po mundohet të fitojë kohë për të vazhduar luftën

    Presidenti francez, Emmanuel Macron tha se Rusia ka treguar se “thjesht po përpiqet të fitojë kohë” për të vazhduar luftën me Ukrainën.

    Presidenti francez postoi në X duke thënë se duke refuzuar marrëveshjen e armëpushimit, Rusia ka treguar se nuk dëshiron paqe.
    Ai tha se si rezultat, “koalicioni i të gatshmëve”, ​​një grup prej 31 vendesh që janë zotuar të mbështesin Ukrainën kundër Rusisë, do të përcaktojnë një përgjigje të bashkuar.
    Postimi i plotë:
    “Sapo patëm një telefonatë me presidentin amerikan, ndërsa ishim në Shqipëri.
    Edhe një herë, presidenti Putin refuzon t’i përgjigjet propozimit të armëpushimit pa kushte të paraqitur nga amerikanët dhe të mbështetur nga Ukraina dhe evropianët.
    Duke refuzuar armëpushimin dhe dialogun me Ukrainën, Rusia tregon se nuk dëshiron paqe dhe thjesht po përpiqet të fitojë kohë për të vazhduar luftën.
    Në këtë kontekst, ndërsa Komuniteti Politik Evropian mblidhet për një samit në Tiranë, ne do të vazhdojmë të koordinohemi me partnerët tanë evropianë, Shtetet e Bashkuara dhe Koalicionin e të gatshmëve për të përcaktuar një përgjigje të bashkuar.”

    Top Channel