Tag: luftën

  • Papa Leoni XIV bën thirrje për paqe në Lindjen e Mesme: Lufta është gjithmonë një disfatë

    Papa Leoni XIV bën thirrje për paqe në Lindjen e Mesme: Lufta është gjithmonë një disfatë

    Papa Leoni XIV ka bërë thirrje për t’i dhënë fund konflikteve, duke u shprehur se lufta është gjithmonë një disfatë.
    Teksa përmendur luftën në Gaza, në Ukrainë dhe së fundmi sulmet mes Iranit dhe Izraelit, Papa thotë se nuk duhet të mësohemi me luftën, por duhet të rrëzojmë “joshjen e armëve të fuqishme dhe të sofistikuara”.

    “Zemra e Kishës është e shqyer nga britmat që vijnë nga vendet e luftës, në veçanti nga Ukraina, Irani, Izraeli dhe Gaza. Nuk duhet të mësohemi me luftën, përkundrazi duhet ta hedhim poshtë si tundim joshjen e armëve të fuqishme dhe të sofistikuara”, deklaroi Papa.
    “Në emër të dinjitetit njerëzor dhe të drejtës ndërkombëtare, u përsëris atyre që janë përgjegjës atë që thoshte Papa Françesku: ‘Lufta është gjithmonë një disfatë.’ Dhe me Piun XII: ‘Asgjë nuk humbet me paqen, gjithçka mund të humbasë me luftën”, shtoi më tej Papa.

  • “Nuk është lufta e popullit, por e regjimit”/ Irani përballet me kritika nga qytetarët e tij

    “Nuk është lufta e popullit, por e regjimit”/ Irani përballet me kritika nga qytetarët e tij

    Shumë iranianë nuk e shohin konfliktin e armatosur me Izraelin si ‘luftën e popullit, por si luftën e regjimit’.

    Pavarësisht kufizimeve në Iran, qytetarët thonë se janë kundër regjimit.
    Kjo nuk do të thotë se ata e mbështesin Netanyahun, por janë aq të ‘ngopur’ me regjimin saqë duan që ai të zhduket, shkruan CNN në një artikull për situatën në Lindjen e Mesme.
    Shërbimet e inteligjencës iraniane kanë arrestuar njerëz për shkak të postimit të ‘shakave’ të bëra në rrjetet sociale në lidhje me dobësimin e Trupave të Gardës Revolucionare Islamike.
    Përveç objektivave ushtarake, Izraeli është përpjekur të dobësojë shërbimet iraniane të sigurisë, të cilat luajnë një rol kyç në shtypjen e trazirave dhe protestave.

    Top Channel

  • Deklarata e fortë e Netanyahut: Vrasja e Khameneit do ta mbyllte luftën me Iranin

    Deklarata e fortë e Netanyahut: Vrasja e Khameneit do ta mbyllte luftën me Iranin

    Izraeli u zgjua sërish nën zhurmën e sirenave të alarmit mëngjesin e së martës, teksa Irani lëshoi një valë të re raketash në kundërpërgjigje të sulmeve izraelite. Shpërthime të forta u dëgjuan në Jerusalem dhe Tel Aviv, ku u aktivizuan sistemet e mbrojtjes ajrore. Autoritetet iraniane thonë se gjatë natës kanë shkatërruar objektiva strategjikë duke përdorur dronë.
    Shpërthime dhe bombardime nga ajri u dëgjuan edhe në Teheran, ndërsa Izraeli vijon pa u ndalur operacionin “Rising Lion”. Pasditen e së hënës në shënjestër u vu televizioni shtetëror i Iranit, i cili u godit nga një sulm i fuqishëm, i dëshmuar gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë. Sipas raportimeve, 3 punonjës mbetën të vrarë. Izraeli pretendon se kishte goditur me sukses të tjerë objektiva ushtarakë dhe se kishte vrarë Ali Shadmanin, kreun e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.
    Në një fjalim televiziv, kryeministri Benjamin Netanjahu tha se Izraeli kishte dëmtuar në mënyrë të konsiderueshme programet balistike dhe bërthamore të Iranit, por shtoi se forcat e tij kishin nevojë për më shumë kohë.
    “Nuk habitem që ata duan t’i rikthehen negociatave, pasi ne po i godasim rëndë në terren. Sigurisht që duan të ndalen – të ndalen dhe të vazhdojnë të ndërtojnë makineri vdekjeje, si armët bërthamore që kërcënojnë ekzistencën tonë, ashtu edhe raketat balistike. Jemi të detyruar të eliminojmë këto dy kërcënime. Nëse ka ndonjë mënyrë tjetër, na e thoni. Por ne ua dhamë një mundësi – 60 ditë.”
    Në fjalimin e tij, Netanjahu nuk përjashtoi mundësinë e vrasjes së udhëheqësit suprem, Ajatollahut Ali Khamenei, duke besuar se diçka e tillë nuk do të përshkallëzonte konfliktin, por do t’i jepte fund atij.
    Nga Teherani vijnë raportime për largime masive nga kryeqyteti, me radhë të gjata automjetesh nëpër rrugë dhe pika karburantesh. Qytetarët pyesin se si mund të largohen, teksa evakuimi i 10 milionë njerëzve është i vështirë.
    Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, i ka kërkuar Katarit, Omanit dhe Arabisë Saudite të ndikojnë te Trump për të bindur Izraelin të ndalë luftën, duke shprehur gatishmëri për negociata.

  • Kreu i SPAK takim me zv/presidenten e policisë gjermane: Diskutuam për luftën kundër trafikut të lëndëve narkotike

    Kreu i SPAK takim me zv/presidenten e policisë gjermane: Diskutuam për luftën kundër trafikut të lëndëve narkotike

    Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, mirëpriti Zëvendëspresidenten e Policisë Kriminale Federale të Gjermanisë, Martina Link.

    Takimi u përqendrua në forcimin e bashkëpunimit kundër krimit të organizuar, me fokus luftën kundër trafikut të lëndëve narkotike.
    Dumani theksoi rëndësinë e ndihmës së ndërsjelltë në kohë reale dhe angazhimin e SPAK për të intensifikuar bashkëpunimin, veçanërisht në sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive me origjinë kriminale.
    Link vlerësoi skuadrat e përbashkëta hetimore si një model suksesi në bashkëpunimin mes SPAK dhe autoriteteve gjermane të zbatimit të ligjit.

    Top Channel

  • Sundimi i ligjit nën lupën e BE-së! Draft-raporti i Brukselit, vlerësohet progresi dhe puna e SPAK-ut

    Sundimi i ligjit nën lupën e BE-së! Draft-raporti i Brukselit, vlerësohet progresi dhe puna e SPAK-ut

    Komisioni Europian ka hartuar një draft raport për sundimin e ligjit, ku analizohet ecuria e reformës në drejtësisë, përfshi sfidat me luftën ndaj korrupsionit. Draft raporti i është dërguar institucioneve shqiptare për t’ju përgjigjur me komente, të cilat reflektohen më pas në raportin final. Ky draft raport për sundimin e ligjit në vend, fillimisht tregon si qytetarët e perceptojmë drejtësinë e vendit të tyre sot.
    “Niveli i perceptuar i pavarësisë gjyqësore në Shqipëri vazhdon të jetë mesatar si tek publiku i gjerë ashtu edhe tek kompanitë. Në përgjithësi, 47% e popullsisë së përgjithshme dhe 40% e kompanive e perceptojnë nivelin e pavarësisë së gjykatave dhe gjyqtarëve si “mjaftueshëm ose shumë të mirë” në vitin 2025. Pavarësia e perceptuar gjyqësore tek publiku i gjerë është rritur pak në krahasim me vitin 2024 (46%), ndërsa tek kompanitë ka rënë në krahasim me vitin 2024 (45%)”.

    Komisioni Europian i dedikon një kapitull të veçantë analizues punës të SPAK duke vlerësuar se “Struktura Speciale Kundër Korrupsionit (SPAK) konsolidoi më tej rezultatet e saj pozitive në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe bëri përparim të prekshëm drejt një rekordi të fortë në luftën kundër korrupsionit”.
    “SPAK-u vazhdoi të konsolidojë rezultatet e tij pozitive në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë, ndonëse mbeten disa mungesa në lidhje me stafin dhe infrastrukturën. Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK) dhe gjykatat kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, kanë dhënë rezultate pozitive në hetimin, ndjekjen penale dhe gjykimin e çështjeve të korrupsionit, përfshirë ato që përfshijnë politikanë dhe zyrtarë të lartë, si dhe në mbrojtjen e interesave financiare të BE-së. SPAK shfaq vizion strategjik të qëndrueshëm dhe pavarësi në kontributin e tij në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë, pavarësisht presionit të shtuar politik, grupeve të krimit të organizuar dhe medias. Rritja e vazhdueshme e ngarkesës së punës për SPAK-un dhe mungesa e stafit dhe infrastrukturës vazhdojnë të jenë çështje që duhen adresuar. Numri i referimeve te SPAK-u nga autoritetet e tjera ka rënë më tej dhe mbetet i ulët”.
    Komisioni Eurpian mbërrin në përfundimin se “Shqipëria vazhdoi zbatimin e reformës gjyqësore duke forcuar pavarësinë gjyqësore dhe autonominë e prokurorisë”. Procesi i verifikimit të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve u finalizua në shkallën e parë, duke forcuar më tej llogaridhënien. Ndërsa qëndrueshmëria e gjyqësorit u përmirësua thotë Komisioni Europian, përpjekjet për ndikim të tepruar në sistemin gjyqësor nga zyrtarët publikë ose politikanët u përkeqësuan.
    Duke analizuar përpjekjet anti-korrupsion të qeverisë në draft-raportin e Komisionit Europian thuhet: “Strategjia Kundër Korrupsionit për vitet 2024-2030 është miratuar. Korniza ligjore për të luftuar korrupsionin është gjerësisht e vendosur, por legjislacioni për parandalimin e korrupsionit duhet të plotësohet”. Komisioni Europian ka edhe këtë koment paraprak për komisionin e posaçëm parlamentar për mirëqeverisjen dhe anti-korrupsionin drejtuar prej Fatmir Xhafajt.
    “Ekzistojnë mangësi lidhur me punën, metodologjinë dhe ndikimin e komisionit ad hoc parlamentar për thellimin e reformave për qeverisjen e mirë, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit. Shumica e institucioneve të drejtësisë vendosën të angazhohen me komisionin vetëm në mënyrë formale, me shkrim, duke shprehur shqetësime për procesin dhe çështje kushtetuese si pavarësia e tyre dhe detyrimet e përcaktuara për raportim ndaj Kuvendit. Ekzistojnë mangësi lidhur me punën, mungesën e transparencës, gjithëpërfshirjes, metodologjinë dhe ndikimin real, si edhe rrezikun për përsëritje të punës tashmë të kryer në kuadër të negociatave të anëtarësimit. Është e rëndësishme që puna e komisionit ad hoc të jetë gjithëpërfshirëse, transparente dhe në përputhje me rezultatet pozitive të reformës në drejtësi të vitit 2016”.
    Ky draft raport përfshin edhe zhvillimet brenda Policisë së Shtetit pjesë e rëndësishme kur flasim për Sundimin e Ligjit. “Policia e shtetit mbetet e ndjeshme ndaj korrupsionit. Mangësitë mbeten në lidhje me transparencën dhe me efektivitetin me të cilin Inspektorati i Lartë për Deklarimin dhe Auditimin e Pasurive dhe Konfliktin e Interesave kontrollon deklaratat e pasurive dhe interesave”.
    Për përpjekjet e Ministrisë së Drejtësisë në dixhitalizimin e menaxhimit të dosjeve gjyqësore raporti thotë: “Është ndarë buxhet i mjaftueshëm për zbatimin e një sistemi modern të integruar elektronik të menaxhimit të çështjeve në gjykata dhe prokurori, por krijimi i tij parashikohet vetëm për vitin 2030.Ky afat kohor është shumë i gjatë dhe rrezikon të jetë i dëmshëm për cilësinë e përgjithshme të drejtësisë”. Gjykata Kushtetuese sipas draft raportit të Komisionit Europian, vazhdoi të funksionojë në mënyrë efektive, ndërsa moszbatimi i vazhdueshëm nga ana e Kuvendit i disa prej vendimeve të saj dhe pasiguria ligjore mbi kohëzgjatjen e mandateve të anëtarëve të saj përbëjnë një shqetësim. /TCH/

  • Ekskluzive/ Sundimi i ligjit nën lupën e BE! Draft-raporti i Brukselit, vlerësohet progresi dhe puna e SPAK, kritika për komisionin “Xhafaj”

    Ekskluzive/ Sundimi i ligjit nën lupën e BE! Draft-raporti i Brukselit, vlerësohet progresi dhe puna e SPAK, kritika për komisionin “Xhafaj”

    Komisioni Europian ka hartuar një draft raport për Sundimin e Ligjit, nga ku analizohet me detaje ecuria e reformës në drejtës në Shqipëri, përfshi sfidat me luftën ndaj korrupsionit.

    Nga një burim diplomatik gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu siguroi draft raportin i sigluar konfidencial, që mban datën 9 Qershor 2025 dhe i është dërguar institucioneve shqiptare për t’ju përgjigjur me komente, të cilat reflektohen më pas në raportin final.
    Ky draft raport për  Sundimin e Ligjit në Shqipëri fillimisht tregon si qytetarët e perceptojmë drejtësinë e vendit të tyre sot.
    “Niveli i perceptuar i pavarësisë gjyqësore në Shqipëri vazhdon të jetë mesatar si tek publiku i gjerë ashtu edhe tek kompanitë. Në përgjithësi, 47% e popullsisë së përgjithshme dhe 40% e kompanive e perceptojnë nivelin e pavarësisë së gjykatave dhe gjyqtarëve si “mjaftueshëm ose shumë të mirë” në vitin 2025. Pavarësia e perceptuar gjyqësore tek publiku i gjerë është rritur pak në krahasim me vitin 2024 (46%), ndërsa tek kompanitë ka rënë në krahasim me vitin 2024 (45%)”.
    Komisioni Europian  i dedikon një kapitull të veçantë analizues punës të SPAK duke vlerësuar se  “Struktura Speciale Kundër Korrupsionit (SPAK) konsolidoi më tej rezultatet e saj pozitive në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe bëri përparim të prekshëm drejt një rekordi të fortë në luftën kundër korrupsionit”.
    “SPAK-u vazhdoi të konsolidojë rezultatet e tij pozitive në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë, ndonëse mbeten disa mungesa në lidhje me stafin dhe infrastrukturën. Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK) dhe gjykatat kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, kanë dhënë rezultate pozitive në hetimin, ndjekjen penale dhe gjykimin e çështjeve të korrupsionit, përfshirë ato që përfshijnë politikanë dhe zyrtarë të lartë, si dhe në mbrojtjen e interesave financiare të BE-së. SPAK shfaq vizion strategjik të qëndrueshëm dhe pavarësi në kontributin e tij në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë, pavarësisht presionit të shtuar politik, grupeve të krimit të organizuar dhe medias. Rritja e vazhdueshme e ngarkesës së punës për SPAK-un dhe mungesa e stafit dhe infrastrukturës vazhdojnë të jenë çështje që duhen adresuar. Numri i referimeve te SPAK-u nga autoritetet e tjera ka rënë më tej dhe mbetet i ulët”. 
    Komisioni Eurpian mbërrin në përfundimin se “Shqipëria vazhdoi zbatimin e reformës gjyqësore duke forcuar pavarësinë gjyqësore dhe autonominë e prokurorisë”.
    Procesi i verifikimit të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve u finalizua në shkallën e parë, duke forcuar më tej llogaridhënien.
    Ndërsa qëndrueshmëria e gjyqësorit u përmirësua thotë Komisioni Europian, përpjekjet për ndikim të tepruar në sistemin gjyqësor nga zyrtarët publikë ose politikanët u përkeqësuan.
    Duke analizuar përpjekjet anti-korrupsion të qeverisë në draft-raportin e Komisionit Europian thuhet:
    “Strategjia Kundër Korrupsionit për vitet 2024-2030 është miratuar. Korniza ligjore për të luftuar korrupsionin është gjerësisht e vendosur, por legjislacioni për parandalimin e korrupsionit duhet të plotësohet”.
    Komisioni Europian ka edhe këtë koment paraprak për komisionin e posaçëm parlamentar për mirëqeverisjen dhe anti-korrupsionin drejtuar prej Fatmir Xhafajt.
    “Ekzistojnë mangësi lidhur me punën, metodologjinë dhe ndikimin e komisionit ad hoc parlamentar për thellimin e reformave për qeverisjen e mirë, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.   Shumica e institucioneve të drejtësisë vendosën të angazhohen me komisionin vetëm në mënyrë formale, me shkrim, duke shprehur shqetësime për procesin dhe çështje kushtetuese si pavarësia e tyre dhe detyrimet e përcaktuara për raportim ndaj Kuvendit.  Ekzistojnë mangësi lidhur me punën, mungesën e transparencës, gjithëpërfshirjes, metodologjinë dhe ndikimin real, si edhe rrezikun për përsëritje të punës tashmë të kryer në kuadër të negociatave të anëtarësimit. Është e rëndësishme që puna e komisionit ad hoc të jetë gjithëpërfshirëse, transparente dhe në përputhje me rezultatet pozitive të reformës në drejtësi të vitit 2016”.
    Ky draft raport përfshin edhe zhvillimet brenda Policisë së Shtetit pjesë e rëndësishme kur flasim për Sundimin e Ligjit.
    “Policia e shtetit mbetet e ndjeshme ndaj korrupsionit. Mangësitë mbeten në lidhje me transparencën dhe me efektivitetin me të cilin Inspektorati i Lartë për Deklarimin dhe Auditimin e Pasurive dhe Konfliktin e Interesave kontrollon deklaratat e pasurive dhe interesave”.
    Për përpjekjet e Ministrisë së Drejtësisë në dixhitalizimin e menaxhimit të dosjeve gjyqësore raporti thotë”
    “Është ndarë buxhet i mjaftueshëm për zbatimin e një sistemi modern të integruar elektronik të menaxhimit të çështjeve në gjykata dhe prokurori, por krijimi i tij parashikohet vetëm për vitin 2030.Ky afat kohor është shumë i gjatë dhe rrezikon të jetë i dëmshëm për cilësinë e përgjithshme të drejtësisë”.
    Gjykata Kushtetuese sipas draft raportit të Komisionit Europian, vazhdoi të funksionojë në mënyrë efektive, ndërsa moszbatimi i vazhdueshëm nga ana e Kuvendit i disa prej vendimeve të saj dhe pasiguria ligjore mbi kohëzgjatjen e mandateve të anëtarëve të saj përbëjnë një shqetësim.

    Top Channel

  • Trump: Irani nuk po e fiton luftën me Izraelin, tani është shumë vonë për një marrëveshje

    Trump: Irani nuk po e fiton luftën me Izraelin, tani është shumë vonë për një marrëveshje

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, theksoi se tani është shumë vonë për Iranin që të ketë një marrëveshje bërthamore.

    Trump tha se Irani po e humbet luftën me Izraelin, dhe sipas tij, kërkon dialog që vetëm të qetësojë këtë të fundit.

    “Po, ata do të donin të flisnin, por duhet ta kishin bërë këtë më herët. Irani nuk po e fiton këtë luftë”, theksoi ai. Syri.net-iefimerida

  • Trump për luftën Ukrainë-Rusi: Janë si dy fëmijë që luftojnë në një park

    Trump për luftën Ukrainë-Rusi: Janë si dy fëmijë që luftojnë në një park

    Gjatë takimit me kancelarin gjerman, presidenti amerikan, Donald Trump ka bërë krahasime për luftës Rusi-Ukrainë.

    Ai e krahasoi luftën në Ukrainë me ‘dy fëmijë që luftojnë në një park’.
    ‘Ndonjëherë është më mirë t’i lësh të zihen për pak kohë’, u shpreh republikani. Më tej ai tha se është e vështirë që të ndalohet lufta për shkak se ka shumë armiqësi mes dy vendeve dhe liderëve, Valdimir Putin dhe Volodymyr Zelensky.
    Po ashtu Trump u pyet nëse do të shqyrtojë sanksione të mëtejshme kundër Rusisë, ku tha se ‘Kur ta shoh momentin që nuk do ndalet, do reagojmë ashpër. Mund të jetë përgjigje kundër dy vendeve. Duhen dy për të kërcyer tango’.

    Top Channel

  • Hoxha: Një shqiptar u kap në luftën Rusi-Ukrainë duke shpërndarë k@k@inë

    Hoxha: Një shqiptar u kap në luftën Rusi-Ukrainë duke shpërndarë k@k@inë

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • Negociata të reja në Turqi për luftën në Ukrainë, analiza e DW: Qeveria turke dëshiron…

    Negociata të reja në Turqi për luftën në Ukrainë, analiza e DW: Qeveria turke dëshiron…

    Rusia dëshiron të rifillojë negociatat për luftën në Ukrainë. Një delegacion pritet të dërgohet në Turqi për këtë qëllim. Ukraina kërkon të mësojë më shumë rreth kërkesave të palës ruse, paraprakisht.

    Pavarësisht mungesës së dakordimit nga Kievi, Rusia planifikon të dërgojë një delegacion në Stamboll për të diskutuar përfundimin e luftës në Ukrainë. Delegacioni do të jetë gati që të hënën në mëngjes për vazhdimin e negociatave, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov. Ai shpreson që të diskutohen edhe memorandumet e përgatitura nga të dyja palët për përfundimin e luftës.
    Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, njoftoi të mërkurën se takimi do të zhvillohet të hënën e ardhshme. Prandaj, delegacioni pritet të mbetet i pandryshuar për raundin e dytë dhe do të drejtohet përsëri nga këshilltari presidencial Vladimir Medinski.
    Ukraina ende heziton
    Sipas kreut të delegacionit negociues ukrainas, Rustem Urnierov, Kievi nuk është kundër një takimi, por do të donte të shihte dokumentin e qëndrimit rus paraprakisht. Kremlini deri tani ka refuzuar, duke argumentuar se propozimet nuk duhet të diskutohen publikisht paraprakisht. Ukraina deklaroi se tashmë ia ka përcjellë kërkesat e veta Rusisë.
    Raundi i parë i negociatave u zhvillua në mesin e majit. Takimi fillimisht ishte planifikuar për një ditë më parë, por më vonë u shty një ditë për shkak të mosmarrëveshjeve të shumta, përfshirë pjesëmarrjen e Presidentit rus Vladimir Putin. Më pas u ra dakord për një shkëmbim të madh të burgosurish. Sipas deklaratave fillestare nga të dyja palët, takimi i dytë duhet të përqendrohet në një armëpushim të mundshëm.
    Turqia dëshiron negociata të drejtpërdrejta
    Qeveria turke, nga ana e saj, ka propozuar një takim midis presidentëve të SHBA-së, Rusisë dhe Ukrainës në Turqi. Ministri i Jashtëm Hakan Fidan beson se është e mundur që dy bisedimet e drejtpërdrejta të kurorëzohen me një takim midis Donald Trump-it, Vladimir Putin-it dhe Volodymyr Zelenskit. Sipas propozimit, takimi duhet të zhvillohet nën udhëheqjen e Presidentit turk Rexhep Tayyip Erdogan.
    Siç deklaroi Fidani, pritjet për një armëpushim dhe paqe janë rritur ndjeshëm. Nëse të gjitha palët mbeten “në tryezën e negociatave”, “sigurisht” mund të arrihet përparim, theksoi ministri i jashtëm turk.
    Kremlini e hodhi poshtë menjëherë këtë propozim. Peskovi deklaroi se Putin ishte në parim i gatshëm për bisedime të nivelit të lartë, por se rezultatet duhet të arrihen së pari përmes negociatave të drejtpërdrejta midis dy vendeve.
    Turqia ka marrë rregullisht rolin e ndërmjetësuesit në luftën në Ukrainë. Fidani foli përpara një takimi të planifikuar për të premten me Presidentin ukrainas Zelenski në Kiev. Ai më parë kishte zhvilluar bisedime me zyrtarë të lartë qeveritarë në Rusi./DW

    Top Channel