Drejtuesi i koalicionit ‘Nisma Shqipëria Bëhet’, Adriatik Lapaj, ka paditur për shpifje në SPAK kryetarin e Partisë Mundësia, Agron Shehajn.
Lapaj gjatë një fjale për media ka sqarkuar se Agron Shehaj duhet të shkojë në Gjykatën e Posaçme dhe të provojë se ai ka marrë para nga krimi, teksa i ka përfaqësuar si avokat.
Ai tha gjithashtu se Agron Shehaj e ka kërkuar këtë konflikt me këmbëngulje, pasi sipas Lapajt, ai nuk ka pasur interes të merrej me drejtuesit e partive të reja.
“Unë i kam dhënë kohë zotit Shehaj prej një muaji, por edhe vetes, për të reflektuar, sepse nuk e kam dashur këtë konflikt, sepse ai që fërkon barkun në këtë konflikt është Edi Rama. Por Shehaj e kërkoi me qiri, duke pretenduar se paskemi gjëra për të fshehur dhe frikë.
Unë nuk kam pasur frikë nga Edi Rama dhe Berisha, jo nga Agroni. Unë nuk kam dashur të krijojë një kurs konflikti mes të resë, por kush kërkon luftë, luftë do gjejë. Si ta kërkojë, ashtu do e gjejë. Sot po dorëzoj si akuzues i dëmtuar padinë pranë Gjykatës së Posaçme dhe Shehaj duhet të vijë këtu të provojë pretendimet.
Unë dhe asnjë familjar i imi nuk kemi asnjë metër tokë në Shqipëri. Ka pretenduar se unë kam përfaqësuar kompani të krimit të sekuestruara nga SPAK dhe unë kam marrë lekë nga këto kompani”, tha Lapaj.
Tag: luftë
-

Lapaj padit për shpifje Agron Shehajn në SPAK: E ka kërkuar me qiri! Kush kërkon luftë, luftë do gjejë
-

“Keni 72 orë kohë të pajiseni me ushqim”, Orban: Brukseli po përgatitet për luftë, ne s’do shkojmë askund
Kryeministri i Hungarisë Viktor Orbán
HUNGARI- Kryeministri i Hungarisë Viktor Orbán deklaroi në një intervistë për radion publike të premten se Brukseli po përgatitet për luftë, duke thënë se po e bënte këtë edhe pse nuk kishte kërcënim për luftë.
“Hungaria mbetet në anën e paqes,” tha ai, duke iu referuar propozimit të Komisionit Evropian për evropianët për të siguruar furnizime me ushqim në mënyrë emergjente për 72 orë.
Kryeministri Orbán tha se nuk duket se Europa është aktualisht e kërcënuar nga lufta.
“Është shumë e pamundur që “ndokush të sulmonte një shtet anëtar të NATO-s”, shtoi ai.
Ata që ishin gati për luftë zakonisht e bënin këtë për të nisur “një lloj akti lufte”, tha kryeministri Orbán, duke shtuar se përgatitjet politike për një përfshirje më të thellë në luftë ishin duke u zhvilluar në dritën e propozimit të komisionit.
Familjet hungareze, tha ai, nuk duhet të bëjnë asgjë të pazakontë. “Nuk ka asnjë kërcënim për luftë; Hungaria nuk do të shkojë në luftë me askënd,” tha ai. “Ne po qëndrojmë në anën e paqes dhe nëse Evropa nis një luftë, ne definitivisht nuk do të shkojmë në luftë”. -

Tarifat e Trump/ BE i kundërpërgjigjet: Ne po përgatitemi për gjithçka, përgjigja jonë do të jetë e fortë!
Donald Trump dhe Emmanuel Macron
SHBA- Bashkimi Evropian po përgatit përgjigjen e tij ndaj tarifave shtesë prej 25% të shpallura nga Donald Trump për makinat e importuara në Shtetet e Bashkuara.
“Ne jemi njoftuar për taksat ndaj makinave. Javën e ardhshme, një grup i ri masash për SHBA-në, do të hyjnë në fuqi. Na vjen keq për të gjitha këto, por ne po përgatitemi për çdo skenar,” tha zëdhënësi i Komisionit Olof Gill.
“Nuk mund t’ju jap një afat kohor të saktë se kur do t’u përgjigjemi këtyre taksave që ende nuk janë zbatuar, por mund t’ju siguroj se do të jetë në kohë, e fortë, e konsideruar me kujdes dhe do të arrijë rezultatin e synuar”, shtoi ai.
Më herët, ministri francez i ekonomisë, Eric Lobar, vlerësoi se tarifat prej 25% të vendosura nga Trump për makinat e importuara në SHBA janë “lajm shumë i keq”, duke vlerësuar se tashmë zgjidhja e vetme është që edhe BE të rrisë tarifat e saj. Kujtojmë se pak orë pas tarifave që vendosi për të gjitha automjetet e importuara, të cilat shkaktuan reagime të forta, presidenti amerikan, kërcënoi se do të vendosë sërish tarifa të reja ndaj BE-së dhe Kanadasë.
Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, ai ka theksuar se nëse BE-ja dhe Kanadaja bashkëpunojnë për vendosjen e sanksioneve ndaj SHBA-së, atëherë ai do të përgjigjet me tarifa të reja.Postimi
“Agresioni po rritet,” komentoi Lombard. “E vetmja zgjidhje për BE-në do të jetë rritja e tarifave për produktet amerikane”, shtoi ai. Për më tepër, ministri francez shprehu shpresën se së shpejti do të jetë në gjendje të bisedojë me homologët e tij amerikanë për uljen e këtyre tarifave, duke theksuar se një luftë tregtare nuk do të çojë askund.
Nga ana e saj, ministrja britanike e financave Rachel Reeves tha se Londra nuk po kërkon të përshkallëzojë luftën tregtare me SHBA-në dhe shtoi se po punon intensivisht me Uashingtonin për të arritur një përjashtim nga tarifat.
“Ne nuk jemi në një pozicion për momentin që të dëshirojmë të bëjmë ndonjë gjë për të përshkallëzuar këto luftëra tregtare”, tha Reeves për Sky News kur u pyet nëse Britania do të vendoste tarifa hakmarrëse ndaj SHBA-së.
“Luftërat tregtare nuk janë të mira për askënd”, theksoi ajo.
Sipas Reeves, rritja e tarifave do të jetë e keqe për Britaninë, por do të jetë gjithashtu e keqe për SHBA-në.
“Kjo është arsyeja pse ne do të punojmë intensivisht gjatë ditëve në vijim për të arritur një marrëveshje të mirë për Britaninë.”
“Unë e kuptoj se sa e rëndësishme është kjo,” vuri në dukje ajo, duke folur për BBC.
Për më tepër, Kina vlerësoi gjithashtu se një luftë tregtare “nuk ka fitues”.
“Nuk ka fitues në një luftë tregtare dhe në një luftë tarifore. Zhvillimi dhe prosperiteti i asnjë vendi nuk duhet të arrihet përmes vendosjes së tarifave,” tha Guo Jiakun, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze./ZËRI -

‘Grenell u mor me mua, më rrëzoi qeverinë’/ Albin Kurti bie pre e komedianëve rusë, “ofendon” opozitën
Albin Kurti
PRISHTINË- Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka rënë pre e mashtrimit të dy komedianëve rusë “Vovan & Lexus”. Videoja u publikua në platformën “Rumble”. Në këtë video, dyshja Vovan & Lexus iu kanë paraqitur Kurtit si presidenti i Letonisë, Edgars Rinkēvičs. Që në nisje, Kurti ankohet se ndaj tij ka pasur luftë hibride dhe se sipas tij, kjo ka ardhur nga Serbia e Rusia, teksa akuza ka hedhur edhe ndaj opozitës. Po ashtu, nuk la pas sulmuar edhe ish-të dërguarin special të SHBA në rajon, Richard Grenell.
TELEFONATA:Rusët: Ju uroj për fitoren, për fitoren tuaj të madhe.
Albin Kurti: Ju falenderon shumë. Ka pasur një luftë hibride ndaj qeverisë sonë, nga Rusia dhe Serbia. Ka pasur një luftë hibride, ka pasur edhe premtimet irracionale të opozitës që flirtonin me luftën hibride. Ka pasur edhe luftë me një oligark që drejton një stacion televiziv.
-Çfarë mendon për zgjedhjet në USA?
Kurti: Grenell kaloi 4 vite duke u marrë me mua. Në vitin 2020 u mor me mua. Qeveria ime ishte e vetmja që u rrëzua gjatë pandemisë së koronavirusit. Ai ishte instrumenti që u rrëzua qeveria ime. Tani është reshtuar me opozitën, ka fituar një çmim të madh për diplomacinë në Serbi. Nuk është në rregull që të marrësh atë çmim nga një vend autoritar dhe të bësh dikush je i paanshëm. Tani ka një punë të re në Hjuston. Trump e ka vendosur kundër drag dhe LGBTIQ edhe pse vetë është gay.
A e di që edhe unë jam gay?
Kurti: Po, po, jam gay i hapur. Kjo do të të thotë që edhe unë jam kundër tij.
Për mua qëllimi kryesor është të mbyll Rusinë?
Kurti: Jam dakord sepse ndryshe nuk do të kemi paqe në Ballkan.
Pas publikimit të videos nga dyshja e komedianëve, pasditen e sotme, zyra e Kryeministrit ea pranuar se ai ka rënë pre e mashtrimit, duke thënë që se ngjarja ka ndodhur më 11 shkurt. Megjithatë shtojnë se edhe kjo telefonatë që i është bërë edhe shumë liderëve të tjerë botërorë, për ta është tregues se Rusia dhe Serbia është e “fiksuar” me Kurtin.
“Ky incident fatkeq riforcon atë që e kemi ditur prej kohësh: Rusia është e fiksuar me Kosovën dhe vazhdon ta shënjestrojë shtetin tonë. Gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, Sputnik Serbia dhe Russia Today publikuan mbi 60 lajme të rreme dhe artikuj dezinformues, duke ndërhyrë në procesin tonë demokratik, siç është dokumentuar nga Misioni i BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve. Teksa na vjen keq që kryeministri Albin Kurti u bë shënjestër e një thirrje të tillë, ky episod rikonfirmon qëndrimet parimore dhe konsistente të kryeministrit Kurti për çështjet kyçe, si në biseda publike ashtu edhe në ato private,”- bëri të ditur Zyra e Kryeministrit.