Tag: luftë

  • “Trump duhet të ushtrojë presion mbi Putin”, Kallas: Nuk kam frikë nga kërcënimet ruse

    “Trump duhet të ushtrojë presion mbi Putin”, Kallas: Nuk kam frikë nga kërcënimet ruse

    Shefja e politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas ka dhënë një intervistë për La Repubblica, ku flet për kërcënimet ruse, deklaratat e Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë sa më shpejt, bombardimet ruse pavarësisht bisedimeve për negociata, luftën tregtare por edhe situatën në Gaza.Në intervistën për Claudio Tito, Kallas e cilëson Putin një diktator, ndërsa shton se nuk ka frikë nga kërcënimet ruse. Duke u ndalur te komentet e Trump që e drejton gishtin te Joe Biden dhe Zelensky për luftën në Ukrainë, Kallas tha se është Rusia ajo që ka sulmuar hapur integritetin territorial të Ukrainës, dhe po vret civilë çdo ditë edhe më shumë.
    Pyetjes se nëse Trump mund t’i japë fund luftës shpejt, kryediplomatja evropiane iu përgjigj duke thënë se duhet të ushtrojë më shumë presion ndaj Rusisë, jo ndaj Ukrainës, siç ka vepruar deri më tani.Intervista e plotë: 
    Presidenti i Dumës ruse, Vyacheslav Volodin, mendon se ju duhet të largoheni nga detyra dhe të gjykoheni nga një gjykatë e Kombeve të Bashkuara.
    “Është nder për të ta thotë këtë”.
    Keni frikë nga këto fjalë?
    “Pse? Ky është mënyra se si veprojnë rusët: kërcënojnë dhe frikësojnë. Duan që të kemi frikë nga kërcënimet e tyre. Përgjigjja është të mos kemi”.
    A është kjo prova që Rusia nuk është një vend demokratik?
    “Është e qartë. Prej kohësh nuk ka më zgjedhje demokratike, të lira dhe të ndershme. Herën e fundit ishte me Jelcinin”.
    Dhe pra Putini nuk është një udhëheqës demokratik?
    “Sigurisht. Është një diktator i vërtetë. Dhe diktatorët funksionojnë kështu. Heqin qafe të gjithë kundërshtarët. Mjafton të mendosh si e vranë Navalnyn. Metoda është ajo e eliminimit të alternativave dhe kënaqja e bashkëpunëtorëve përreth tij, strukturave të pushtetit, si ushtria dhe policia. Dhe kështu qëndrohet në pushtet”.
    Të hënën, megjithatë, presidenti Trump tha se Zelensky dhe Joe Biden, më shumë se Putini, kanë faj për luftën në Ukrainë. Jeni dakord?
    “Në atë luftë ka një agresor dhe një viktimë. Rusia ka sulmuar hapur një tjetër vend, integritetin e tij territorial, sovranitetin e tij. Rusia po vret civilë në territorin e Ukrainës. Ukraina nuk ka bërë asgjë për të provokuar këtë luftë”.
    Pra nuk është e vërtetë?
    “Duhet të jemi shumë të qartë. Është shumë e rrallë në botë që konfliktet të jenë kaq bardhë apo zi. Ja, lufta në Ukrainë është bardhë apo zi. Ka një agresor dhe një viktimë”.
    Pra Donald Trump gabon?
    “Nuk e di pse e thotë. Sot gjithçka është e dokumentuar. Rusia e ka nisur këtë luftë më 24 shkurt 2022, një luftë në shkallë të gjerë. Në vitin 2014 ata aneksuan Krimenë. Por mund t’ju jap një listë vendesh që Rusia ka sulmuar dhe askush nuk ka sulmuar ndonjëherë Rusinë. Nga veriu në jug: Finlanda, Estonia, Letonia, Lituania, Polonia, Gjeorgjia, Ukraina, Çeçenia, Siria, Afganistani. Lista është e gjatë”.
    Të dielën e kaluar aviacioni rus bombardoi qytetin Sumy. Rezultati ishte dramatik. A është kjo një dëshmi tjetër që Putini nuk do paqe dhe as një armëpushim?
    “Për fat të keq po. Duhet të jenë dy persona që të duan paqen. Mjafton një për të dashur luftën. Tridhjetë e katër ditë më parë, Ukraina pranoi një armëpushim të pakushtëzuar. Për tridhjetë e katër ditë Rusia ka bombarduar duke goditur civilët. Fëmijë, njerëz që shkonin në kishë. Tregon qartë që do vetëm dorëzimin e pakushtëzuar të Ukrainës”.
    Trump ka qenë shumë optimist kur pretendonte se do ta mbyllte luftën për një ditë?
    “Besoj se ai mund ta përfundojë me të vërtetë këtë luftë në një kohë shumë të shkurtër duke ushtruar presion mbi Rusinë. Presioni përkundrazi është mbi Ukrainën”.
    Pra presidenti Trump është shumë mik me Putinin?
    “Po them që ende nuk është parë një presion i fortë mbi Rusinë. E kuptoj që në fillim të gjithë duhet të ruajnë fytyrën, por Rusia mund të kishte treguar pak vullnet të mirë duke kthyer, për shembull, mijëra fëmijët e deportuar ose duke liruar të burgosurit e luftës apo ndonjë gjë tjetër. Dhe megjithatë, asgjë”.
    Evropa duhet ende ta ndihmojë Ukrainën?
    “Sigurisht. Ukrainasit po mbrohen. Nuk mund ta bëjnë këtë pa municion. Duhet t’i ndihmojmë edhe me sanksione ndaj Rusisë”.
    Që megjithatë Hungaria nuk i do.
    “Deri tani kemi qenë të bashkuar. Na duhet që të gjithë të jenë në bord”.
    Por do të mund ta bindni Orban-in?
    “Është e vështirë, por varet edhe nga ajo që bëjnë amerikanët”.
    Shumë parti sovraniste të ekstremit të djathtë në Europë duken shumë mike me Kremlinin. Ju shqetëson kjo?
    “Duhet të jemi shumë vigjilentë ndaj narrativave ruse që po fitojnë terren në Europë. Në demokraci, në fund njerëzit votojnë. Por vota e tyre është shumë e lidhur me atë që dëgjojnë nga mediat dhe me atë në të cilën besojnë. Kjo është vërtet një luftë për të vërtetën”.
    Sa i përket mbrojtjes. A është “RearmEu” i mjaftueshëm apo është vetëm hapi i parë?
    “Bëhet fjalë për një sasi të madhe financimesh dhe shumë para. Gjithmonë mund të bëhet më shumë”.
    A është e mundur të financohet mbrojtja me borxh të përbashkët?
    “E kam propozuar këtë disa kohë më parë. Për Covid-in e bëmë. Pastaj ka rregulla fiskale. E dimë që disa vende nuk janë dakord”.
    Ka ndjeshmëri të ndryshme. Një gjë janë vendet baltike që ndiejnë frymëmarrjen e Rusisë në qafë dhe një gjë tjetër janë vendet më perëndimore.
    “Nëse sheh hartën, mund të shohësh që Europa është një kontinent shumë i vogël edhe pse me vende të ndryshme kulturalisht. Pra çdo gjë që vjen nga Rusia prek të gjithë. Në Europë kemi rënë dakord t’i bëjmë gjërat së bashku. Po e bëjmë këtë edhe për flukset migratore që nuk ndihen aq fort në veri sa ndoshta ndihen në jug”.
    Por a do t’i quanit ende SHBA-të një aleat ushtarak?
    “Amerika ka konfirmuar se është pjesë e NATO-s. Pra po, është një aleat i mirë”.
    A po dobësojnë marrëdhëniet tregtare konfliktuale lidhjen mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian?
    “Nuk ka fitues në një luftë tregtare. Ai që përfiton është Kina”.
    Megjithatë duket se ky konflikt për tarifat mund të ketë pasoja edhe për mbrojtjen.
    “Presidenti Trump prej shumë kohësh ka thënë që europianët duhet të bëjnë më shumë për mbrojtjen e tyre. Të gjithë duhet të bëjmë më shumë”.
    A është 3% e PBB-së e mjaftueshme?
    “Sigurisht që duhet të shpenzojmë më shumë. Varet me çfarë e krahason. Nëse krahasohet me Rusinë, ata shpenzojnë mbi 9% të PBB-së së tyre për mbrojtjen dhe atëherë 3% duket si një numër i vogël. Por në të vërtetë kanë rëndësi edhe kapacitetet, shkurtimi i kohëve të furnizimeve dhe ulja e kostove. Duhet bërë gjithçka me mençuri”.
    Duke u zhvendosur në jug, a mendoni se Izraeli e ka tepruar me bombardimet në Gaza?
    “Po. Izraeli ka të drejtën e vetëmbrojtjes, por ngjarjet e fundit kanë treguar qartë që ka kaluar kufijtë. Është e tmerrshme humbja e jetëve njerëzore që shohim atje”.
    Çfarë mund të bëjë Europa?
    “Kemi qenë në kontakt me homologët tanë izraelitë dhe jemi shumë të drejtpërdrejtë. Po përpiqemi t’i ndihmojmë sa më shumë palestinezët. Kemi miratuar një tjetër paketë ndihme prej 1,6 miliardë eurosh. Jemi mbështetësit më të mëdhenj të zgjidhjes me dy shtete. Siguria e Izraelit nuk mund të vazhdojë pa respektimin e të drejtave të palestinezëve”.
     

  • Trump, akuza Putinit dhe Zelenskyt/ Reagon Zelensky: Ndaleni Rusinë, ose do shpërthejë luftë globale

    Trump, akuza Putinit dhe Zelenskyt/ Reagon Zelensky: Ndaleni Rusinë, ose do shpërthejë luftë globale

    Presidenti amerikan Donald Trump ka ringjallur polemikat me deklaratat e tij më të fundit rreth luftës në Ukrainë, duke fajësuar jo vetëm Kievin, por edhe liderët botërorë për nisjen e konfliktit.

    Gjatë një takimi në Zyrën Ovale me presidentin e El Salvadorit, Nayib Bukele, Trump u shpreh se “gabimi ishte që lamë luftën të ndodhte” dhe se “kurrë nuk duhet të fillosh një luftë me dikë që është 20 herë më i madh”.
    Më vonë u përpoq të korrigjojë qëndrimin e tij, duke shpërndarë përgjegjësinë mes presidentit Joe Biden, liderit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidentit rus Vladimir Putin:
    “Kjo është një luftë që nuk duhet të kishte filluar kurrë. Biden dështoi ta ndalonte, Zelensky mund ta kishte bërë dhe Putini nuk duhet ta kishte nisur asnjëherë. Është faji i të gjithëve”.
    Trump njoftoi gjithashtu se së shpejti do të paraqiten disa propozime konkrete për ndalimin e konfliktit në Ukrainë, pa dhënë detaje të mëtejshme.
    Ndërkohë, situata në terren mbetet dramatike. Një ditë pas bombardimeve në qytetin ukrainas të Sumyt, Kremlini përmes zëdhënësit Dmitry Peskov deklaroi se Rusia po godet “vetëm objektiva ushtarakë”. Por sipas autoriteteve ukrainase, 34 civilë, përfshirë dy fëmijë, u vranë në sulmin e fundit.
    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky reagoi duke theksuar se nëse Putini nuk ndalet në Ukrainë, ai mund të tentojë të pushtojë territor të NATO-s, duke e përshkallëzuar situatën drejt një konflikti global: “Nëse nuk jemi të vendosur, Moska do të përparojë më tej. Qëllimi i tij është rikrijimi i një perandorie ruse”, tha ai.
    Zelensky gjithashtu komentoi deklaratat e fundit të Trump dhe zëvendëspresidentit të tij J.D. Vance, duke thënë: “Nuk ka rrugë të mesme këtu. Ka një agresor dhe një viktimë. Rusët janë agresori, ne jemi viktima. Është e qartë për të gjithë”.

    Top Channel

  • Trump: Lufta në Ukrainë për faj të Biden dhe Zelenskyy-t

    Trump: Lufta në Ukrainë për faj të Biden dhe Zelenskyy-t

    Presidenti i SHBA Donald Trump, ka akuzuar Volodymyr Zelensky-n se ka lejuar fillimin e luftës në Ukrainë.
    Në një postim në Truth Social, presidenti amerikan e përshkruan konfliktin si një luftë të ish-presidentit Joe Biden dhe jo te tijën.
    “Presidenti Zelenskyy dhe Joe Biden bënë një punë absolutisht të tmerrshme duke lejuar që kjo luftë të fillojë. Kishte shumë mënyra për ta parandaluar atë që të mos fillonte ndonjëherë”, shkroi ai.

    Trump gjithashtu pretendon se po të kishte qëndruar në Shtëpinë e Bardhë pas mandatit të tij të parë, lufta nuk do të kishte filluar kurrë.
    “Nëse Zgjedhjet Presidenciale të vitit 2020 nuk do të manipuloheshin, ajo luftë e tmerrshme nuk do të kishte ndodhur kurrë,” thotë ai.

    Këto deklarata Trump i përsëriti serish pasditen e sotme gjatë takimit në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë me liderin e El Salvadorit.
    “Biden mund ta kishte ndaluar, dhe Zelenskyy mund ta ndalonte atë dhe Putini nuk duhet ta kishte filluar kurrë. Kur filloni një luftë, duhet të dini se duhet ta fitoni luftën. Mos hapni luftë kundër dikujt që është 20 herë më i madh se ju dhe pastaj shpresoni që njerëzit t’ju japin disa raketa”, tha Trump.
    “Miliona njerëz kanë vdekur për shkak të tre personave”, shton Trump. “Le të themi Putini numër një, më pas Biden, i cili nuk e kishte idenë se çfarë dreqin po bënte, dhe Zelenskyy”, tha ai.

  • “S’ka fitues në luftë tregtare”, Xi Jinping: Duhet të punojmë për sistemin multilateral të tregtisë

    “S’ka fitues në luftë tregtare”, Xi Jinping: Duhet të punojmë për sistemin multilateral të tregtisë

    Pas vendosjes së tarifave nga Shtetet e Bashkuara ka ardhur edhe reagimi i presidentit kinez, Xi Jinping. Ai ka deklaruar se nuk ka fitues në një luftë tregtare.
    “Shtetet tona duhet të mbrojnë me vendosmëri sistemin multilateral të tregtisë, zinxhirët industrialë dhe të furnizimit global, si dhe mjedisin e hapur dhe bashkëpunues ndërkombëtar,” tha Xi Jinping, President i Kinës.
    Edhe pse Donald Trump ka pezulluar zbatimin e disa tarifave, për Pekinin ka vepruar ndryshe duke vendosur një taksë prej 145 për qind. Kina i është kundërpërgjigjur SHBA-ve me të njëjtën monedhë.

    Presidenti kinez ka nisur turin e tij në Azinë Juglindore me një vizitë në Vietnam, duke sinjalizuar se Pekini është i përkushtuar për tregtinë globale.
    Pavarësisht se kjo vizitë ishte planifikuar më herët, ajo ka marrë rëndësi të veçantë për shkak të luftës me tarifa mes dy ekonomive më të mëdha në botë.
    Vietnami ka përvojë në balancimin e marrëdhënieve me SHBA-në dhe Kinën. Ky shtet udhëhiqet nga një sistem komunist njëpartiak, ashtu si Kina, por ka marrëdhënie të forta me amerikanët.
    Uashingtoni ka vendosur një tarifë prej 46 për qind ndaj mallrave të Vietnamit, megjithëse ajo është pezulluar për 90 ditë nga presidenti amerikan.
    /vizionplus.tv

  • Xi: Nuk ka fitues në një luftë tregtare

    Xi: Nuk ka fitues në një luftë tregtare

    Udhëheqësi kinez, Xi Jinping, tha se nuk ka fitues në luftën me tarifa, teksa Pekini dhe Uashingtoni kanë vendosur tarifa të larta ndaj importeve të njëri-tjetrit.
    Xi ka nisur turneun e tij në Azinë Juglindore me vizitën në Vietnam më 14 prill, duke sinjalizuar se Kina është e përkushtuar për tregtinë globale, pasi tarifat e vendosura nga presidenti amerikan, Donald Trump, tronditën ekonominë botërore.
    Edhe pse Trump ka pezulluar zbatimin e disa tarifave, tarifat ndaj Pekinit prej 145 për qind kanë mbetur në fuqi. Kina i është kundërpërgjigjur SHBA-së, duke vendosur po 145 për qind tarifë ndaj importeve amerikane.

    “Nuk ka fitues në një luftë tregtare apo në një luftë me tarifa”, shkroi X në një editorial që është publikuar në mediat shtetërore të Vietnamit dhe Kinës. “Shtetet tona duhet të mbrojnë me vendosmëri sistemin multilateral të tregtisë, zinxhirët industrialë dhe të furnizimit globalë si dhe mjedisin e hapur dhe bashkëpunues ndërkombëtar”.
    Xi do të zhvillojë vizitë dyditore në Vietnam.
    Përderisa kjo vizitë me gjasë është planifikuar më herët, ajo është bërë e rëndësishme për shkak të luftës me tarifa mes Kinës dhe SHBA-së, dy ekonomive më të mëdha në botë.
    Vietnami ka përvojë në balancimin e raporteve me SHBA-në dhe Kinën. Përderisa shteti udhëhiqet nga një sistem komunist njëpartiak sikurse Kina, ai ka marrëdhënie të forta me SHBA-në.
    Më 2023, Vietnami ishte shteti i vetëm që mirëpriti presidenti amerikan, Joe Biden, dhe atë të Kinës, Xi Jinping.
    Edhe Vietnami është goditur nga tarifat e vendosura nga Trumpi në fillim të prillit, që goditën shumë shtete të botës. Ndaj këtij shteti, Uashingtoni ka vendosur tarifë prej 46 për qind ndaj mallrave, por tarifat janë pezulluar për 90-ditë nga Trumpi.
    Pas Vietnamit, Xi pritet të qëndrojë në Malajzi dhe Kamboxhia./REL

  • Udhëheqësi kinez: Nuk ka fitues në një luftë tregtare

    Udhëheqësi kinez: Nuk ka fitues në një luftë tregtare

    Udhëheqësi kinez, Xi Jinping, tha se nuk ka fitues në luftën me tarifa, teksa Pekini dhe Uashingtoni kanë vendosur tarifa të larta ndaj importeve të njëri-tjetrit.Xi ka nisur turneun e tij në Azinë Juglindore me vizitën në Vietnam më 14 prill, duke sinjalizuar se Kina është e përkushtuar për tregtinë globale, pasi tarifat e vendosura nga presidenti amerikan, Donald Trump, tronditën ekonominë botërore.
    Edhe pse Trump ka pezulluar zbatimin e disa tarifave, tarifat ndaj Pekinit prej 145 për qind kanë mbetur në fuqi. Kina i është kundërpërgjigjur SHBA-së, duke vendosur po 145 për qind tarifë ndaj importeve amerikane.“Nuk ka fitues në një luftë tregtare apo në një luftë me tarifa”, shkroi X në një editorial që është publikuar në mediat shtetërore të Vietnamit dhe Kinës.
    ”Shtetet tona duhet të mbrojnë me vendosmëri sistemin multilateral të tregtisë, zinxhirët industrialë dhe të furnizimit globalë si dhe mjedisin e hapur dhe bashkëpunues ndërkombëtar”.
    Përderisa kjo vizitë me gjasë është planifikuar më herët, ajo është bërë e rëndësishme për shkak të luftës me tarifa mes Kinës dhe SHBA-së, dy ekonomive më të mëdha në botë.
    Vietnami ka përvojë në balancimin e raporteve me SHBA-në dhe Kinën. Përderisa shteti udhëhiqet nga një sistem komunist njëpartiak sikurse Kina, ai ka marrëdhënie të forta me SHBA-në.
    Më 2023, Vietnami ishte shteti i vetëm që mirëpriti presidenti amerikan, Joe Biden, dhe atë të Kinës, Xi Jinping.
    Edhe Vietnami është goditur nga tarifat e vendosura nga Trumpi në fillim të prillit, që goditën shumë shtete të botës. Ndaj këtij shteti, Uashingtoni ka vendosur tarifë prej 46 për qind ndaj mallrave, por tarifat janë pezulluar për 90-ditë nga Trumpi.
    Pas Vietnamit, Xi pritet të qëndrojë në Malajzi dhe Kamboxhia./REL

  • Sulmi me raketa në Ukrainë, 34 të vdekur, mes tyre dy fëmijë/ Reagojnë Trump dhe Merz: E tmerrshme, krim lufte

    Sulmi me raketa në Ukrainë, 34 të vdekur, mes tyre dy fëmijë/ Reagojnë Trump dhe Merz: E tmerrshme, krim lufte

    Një sulm me raketa ruse në qytetin ukrainas të Sumy, i cili vrau 34 njerëz – duke përfshirë dy fëmijë – dhe plagosi 117 të tjerë, është dënuar ashpër nga aleatët perëndimorë të Kievit.

    Dy raketa balistike goditën qendrën e qytetit mesditën e së dielës, duke shpërthyer pranë universitetit shtetëror dhe qendrës së kongresit, duke lënë trupa të gjakosur të shpërndarë nëpër rrugë.
    Presidenti i SHBA Donald Trump e përshkroi sulmin si një “gjë të tmerrshme”, ndërsa kancelari në pritje i Gjermanisë, Friedrich Merz, akuzoi Rusinë për kryerjen e një krimi lufte.
    Nuk kishte asnjë koment zyrtar të menjëhershëm për sulmin nga Rusia, forcat e së cilës përtej kufirit aty pranë thuhet se po përgatiten për një ofensivë të madhe, sipas BBC.

    Sulmi vjen ndërsa SHBA, aleati më i fortë ushtarak i Ukrainës, po punon për përfundimin e luftës përmes negociatave.
    I pyetur për sulmin, presidenti amerikan tha se ishte “i tmerrshëm” dhe se atij “i ishte thënë se ata bënë një gabim”, por nuk dha detaje.
    Më herët, i dërguari i posaçëm i Trump për Ukrainën, gjenerali Keith Kellogg, tha se sulmi kishte kaluar “çdo vijë të mirësjelljes”.
    Udhëheqësi i Ukrainës Volodymyr Zelensky i ka kërkuar Trumpit të vizitojë Ukrainën dhe të shohë vetë shkatërrimin e sjellë nga pushtimi i Rusisë.
    “Ju lutemi, përpara çdo lloj vendimi, çdo lloj forme negociatash, ejani të shihni njerëz, civilë, luftëtarë, spitale, kisha, fëmijë të shkatërruar ose të vdekur”, tha ai në një intervistë për programin 60 Minuta të CBS, të regjistruar para sulmit në Sumy.
    Merz, i cili pritet të marrë detyrën si kancelar i ri i Gjermanisë muajin e ardhshëm, i tha transmetuesit publik gjerman ARD se sulmi në Sumy përbënte një “krim të rëndë lufte”.
    “Ishte një akt perfid.. dhe është një krim i rëndë lufte, i qëllimshëm dhe i qëllimshëm,” tha politikani konservator.
    Ndërkohë, kancelari në largim i Gjermanisë, Olaf Scholz, tha se sulmi tregoi “aq sa vlente gatishmëria e supozuar e Rusisë për paqe”.
    Presidenti francez Emmanuel Macron akuzoi Rusinë për “mospërfillje të hapur të jetëve njerëzore, ligjit ndërkombëtar dhe përpjekjeve diplomatike të Presidentit Trump”.
    “Nevojiten masa të forta për të vendosur një armëpushim ndaj Rusisë”, tha ai. Franca po punon pa u lodhur drejt këtij qëllimi, së bashku me partnerët e saj.
    Duke e përshkruar sulmin si “barbar”, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen shtoi: “Rusia ishte dhe mbetet agresore, në shkelje të hapur të ligjit ndërkombëtar.
    “Nevojiten urgjentisht masa të forta për të zbatuar një armëpushim. Evropa do të vazhdojë të kontaktojë me partnerët dhe të mbajë presion të fortë ndaj Rusisë derisa të përfundojë gjakderdhja dhe të arrihet një paqe e drejtë dhe e qëndrueshme, sipas kushteve të Ukrainës.”
    Kryeministri britanik Sir Keir Starmer gjithashtu tha se ishte “i tmerruar nga sulmet e tmerrshme të Rusisë ndaj civilëve në Sumy”.

    Top Channel

  • ‘Luftë e tmerrshme dhe e pakuptimtë…’/ Trump thirrje Putin t’i jap fund luftës: Vepro më shpejt, mijëra njerëz po vdesin!

    ‘Luftë e tmerrshme dhe e pakuptimtë…’/ Trump thirrje Putin t’i jap fund luftës: Vepro më shpejt, mijëra njerëz po vdesin!

    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kritikuar ashpër Rusinë në postimin e tij në platformën Truth Social. Trump në përmes postimit ka kërkuar që Moska të përfshihet më aktivisht në negociatat për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Trump shkruan se Rusia duhet të veprojë shpejtë, pasi shumë njerëz po vdesin. 

    “Rusia duhet të veprojë. Shumë njerëz po vdesin, mijëra në javë, në një luftë të tmerrshme dhe të pakuptimtë. Një luftë që nuk duhet të kishte ndodhur kurrë dhe nuk do të kishte ndodhur nëse unë do të isha president”, tha Trump.

    Së fundmi SHBA u largua edhe nga udhëheqja e grupit të aleatëve kryesorë të Ukrainës të njohur si Grupi i Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës (UDCG), duke e lënë atë në dorë të evropianëve që tani e tutje. Tani kryesimi është marrë nga Britania e Madhe dhe Gjermania. 

  • Reçak:Historia e një krimi lufte, nga William G. Walker u promovua në Washington

    Reçak:Historia e një krimi lufte, nga William G. Walker u promovua në Washington

    Në Washington, studiues dhe diplomatë nderuan ambasadorin William Walker me një takim ku u promovua libri i tij Reçak: “Historia e një krimi lufte”. Oratorët vlerësuan këtë libër jo vetëm si një dëshmi historike e ngjarjeve tragjike që ndodhën në Kosovë, por e quajtën atë një testament që kapërcen kufijtë e kujtesës dhe dokumenton të vërtetën e dhimbjes dhe sakrificës së popullit të Kosovës. Libri thanë ata është një thirrje e fuqishme që historia të mos përsëritet.Ata po ashtu thanë se libri “Historia e një krimi lufte” na fton të reflektojmë mbi rolin jetik të individëve si Ambasadori William G. Walker, të cilët me guxim dhe përkushtim shkruajnë të vërtetën në momentet më të errëta të historisë.“Historia e një krimi lufte” është libri i ambasadorit William G. Walker i cili u promovua në prag të 26 vjetorit të masakrës së 15 janarit 1999 në Reçak, nga libraria Dukagjini , në Prishtinë, ndërkohë u promovua i shoqëruar me një bashkë bisedim sot në Washington D.C., nën kujdesin e Ambasadës së Republikës së Kosovës dhe kujdesin personal të Ambasador Ilir Dugollit.Me rastin e promovimit të librit të ri “Reçaku – Një rrëfim për një krim lufte,” Ambasada e Republikës së Kosovës në Uashington, D.C. thotë se pati nderin e veçantë të organizojë një diskutim të veçantë me autorin, Ambasadorin William G. Walker, shkruhet në statusin e saj në Facebook.Në këtë promovim morën pjesë Dr. Paul Williams, Profesor i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin Amerikan, ish drejtori i sektorit të Euroazisë të Zërit të Amerikës, Dr. Elez Biberaj, zoti Mike Phillips, Jeson Steinbaum, gazetarët e Zërit të Amerikës, Laura Konda , Shaqir Salihu, gazetari Arsim Çeku, si dhe veprimtarët e komunitetit nga Washingtoni.Sab Gashi , Lulizim Shabiu, Qemail Shabani.Mori pjesë edhe përkthyesi excluzive i ambasadorit Walker Hasan Salihu, i ardhur posaqërisht nga Prishtina.Sipas njoftimit të kësaj ambasade thuhet se Ambasadori Walker, dëshmia e të cilit ishte thelbësore për të tërhequr vëmendjen ndërkombëtare ndaj krimeve të luftës të kryera në Kosovë, ndau mendimet e tij mbi ngjarjet që formësuan rrjedhën e historisë moderne të Kosovës.Në njoftimin e saj ambasada ka shprehur mirënjohjen e tyre të thellë për Dr. Paul Williams, Profesor i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin Amerikan dhe një ndër ekspertët eminentë për të drejtën ndërkombëtare dhe zgjidhjen e konflikteve, për moderimin dhe udhëheqjen e një bisede kuptimplotë.Gjithashtu organizatoru ka falënderuar të gjithë ata që iu bashkuan reflektimit të këtij momenti kritik të historisë, dhe shprehin mirënjohjen më të thellë për Ambasadorin Walker, për përkushtimin e tij të palëkundur ndaj drejtësisë dhe së vërtetës.“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. WalkerReçak: “Historia e një krimi lufte”nuk është vetëm një dëshmi historike e ngjarjeve tragjike që ndodhën në Kosovë, është një testament që kapërcen kufijtë e kujtesës dhe dokumenton të vërtetën e dhimbjes dhe sakrificës së popullit të Kosovës, është një thirrje e fuqishme që historia të mos përsëritet.Gjithashtu libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” na fton të reflektojmë mbi rolin jetik të individëve si Ambasadori William G. Walker, të cilët me guxim dhe përkushtim shkruajnë të vërtetën në momentet më të errëta të historisë.Reflektimi mbi këtë figurë na frymëzon e na forcon bindjen se ndryshimi fillon nga forca qoftë edhe e një njeriu të vetëm, nga aktet e guximshme kur ato mbrojnë të drejtën dhe të vërtetën që përpiqen ta heshtin e ta shuajnë.

  • INTERVISTA / Zef Mazi: Nga Ukraina në Levant, pse një shkëndijë mund të ndezë globin

    INTERVISTA / Zef Mazi: Nga Ukraina në Levant, pse një shkëndijë mund të ndezë globin

    Intervistë me Ambasadorin Zef Mazi
    Pyetje: Situata në dhe përreth Ukrainës po përkeqësohet. Duket se ka edhe një lloj përplasje indirekte me ndonjë shtet të NATO-s. A shikoni që të ketë përshkallëzim të mëtejshëm midis NATO-s dhe Rusisë?
    Përgjigje: Propandanda mediatike 10-vjecare e ka bërë efektin e vet në popullatë. Vazhdohet me lajme të njehsuara dhe të mirëkontrolluara kudo. Nga burime alternative dhe sipas ekspertëve të pavarur ushtarakë mësohet  se Rusia po përgatit një sulm masiv në Ukrainë këtë pranverë. Rusia vazhdon të avancojë në terren (mbi 2000 km vijë fronti), ndërsa ushtria ukrainase degradohet gradualisht në këtë luftë “sfilitëse” që është e humbur. Trajektorja e luftës nuk mund të ndryshohet, as të ndodhë ndonjë mrekulli në terren.
    Sa më gjatë të vazhdojë lufta, aq më shumë jetë njerëzish do humben, aq më shumë shkatërrim do të ketë, aq më shumë territor do të humbasë Ukraina. Mish për top! Ajo luftë nuk duhej të ishte kurdisur dhe nisur, ajo duhej të ishte ndalur dje!
    Kuptohet që kjo nuk është luftë për territor, por luftë politiko-strategjike që perëndimi e kurdisi, e provokoi dhe po e shtyn të vazhdojë, përmes një të treti – Ukrainës – për të dobësuar Rusinë politikisht, ekonomikisht, ushtarakisht, për të vënë dorë te pasuritë enorme natyrore ruse, etj., (eNeë York Times pati artikull pët këtë para disa ditësh), mundësisht edhe për të ndarë territorialisht, siç mësohet të jetë thënë nga dikush që shquhet për rusofobi të skajshme patologjike.
    Rusia do t’a vazhdojë luftën derisa, sipas saj, të jetë bërë denazifikimi, me fjalë të tjera, derisa të jetë larguar përfundimisht qeveria e një grupimi të ekstremit të djathtë që, në thelb, është radikalisht kundër çdo gjëje ruse, si dhe kur të jenë adresuar të gjitha shkaqet rrënjësore të kësaj lufte. Po flitet dhe se do krijohen kushte për zgjedhje. Qeveria e re, në mos e dashur me rusët, së paku nuk do jetë armiqësore me ta, por në fqinjësi normale, një qeveri që nuk do e kthejë vendin në platformë ushtarake për të sulmuar Rusisë. Ajo e sheh si rrezik egzistencial.
    Për pjesën e dytë të pyetjes: kohët e fundit ka pasur përplasje midis forcave ruse dhe atyre të NATO-s në Detin Baltik dhe në Detin e Zi. Në këto tre vjet luftë, Rusia rrallë ka ndërhyrë tek fluturimet e zbulimit, të monitorimit dhe grumbullimit nga ajri të informacionit për vendndodhjen, stacionimin e forcave të kundërshtarit, të terrenit, që njihet si ISR, në këto rajone.
    Rusia filloi të ndjekë një përqasje më agresive ndaj misioneve ISR të NATO-s. Ajo po përdor luftën elektronike për të bllokuar sistemet e navigacionit (të aviacionit), si dhe duke ngritur avionët e saj për të interceptuar dhe shënjestruar objektivat e NATO-s nga sistemet e mbrojtjes ajrore ruse. Shtete të NATO-s, në mënyrë të veçantë Franca, duke turfulluar, janë ankuar ndaj këtyre veprimeve, por duke injoruar përgjegjësinë e saj që provokoi këtë reagim rus. Dhe është rritur numri i fluturimeve sfiduese ruse ndaj fluturimeve të NATO-s, veçanërisht pas takimit të Putini me këshilltarët e sigurisë kombëtare. Zor të jetë koincidencë.
    Ecën dorë-për-dore synimi i Perëndimit për të siguruar që të vijojë t’a përdorë Ukrainën si “mashë” për të dobësuar Rusinë si dhe për të vënë dorë te burimet natyrore ukrainase. Mendohet se nëse Rusia shtie në dorë këto burime, do të ishte katastrofë për aleatët e Ukrainës. Cështja e mineraleve është kthyer në katastrofë politike. Të nxjerrësh nga toka minerale kushton miliarda, dhe për ta vënë në vijë atë proces duhen dekada. Rusët e kuptojnë këtë dhe nuk bien dakord për armëpushim derisa të plotësohen kërkesat që u paraqitën në takimin e Putinit me punonjësit e MPJ ruse në qershor 2024.
    Pyetje: Presidenti Trump njoftoi shtypin se kanë filluar bisedimet direkte me Iranin dhe ato po vazhdojnë. Ai ka bërë edhe një paralajmërim ndaj Iranit lidhur me programin e tij bërthamor. Si e shihni?
    Përgjigje: Koloneli amerikan Macgregor e ka krahasuar ultimatumin e Presidentit Trump me atë që Austro-Hungaria i bëri Serbisë në 1914, një “ofertë që nuk mund të refuzohej”. Serbia pranoi 9 nga 10 kërkesat austro-hungareze dhe refuzoi vetëm një. Austro-Hungaria menjëherë i shpalli luftë. Kështu u ndez Lufta e Parë Botërore.
    Më 4 shkurt 2025, Presidenti Trump nënshkroi një Memorandum Presidencial për Sigurinë Kombëtare (NSPM), që do të thotë direktivë ligjërisht e detyrueshme për zbatim. Memorandumi i kërkon agjencive të Administratës të kryejnë me përpikmëri veprimet e specifikuara. Ato kërkesa përmbanin: Irani nuk duhet të lejohet të ketë armë bërthamore; nuk duhet të ketë raketa ndërkontinentale; dhe nuk duhet të ketë as dy kapacitete të tjera të armëve asimetrike dhe konvencionale.
    Këto kërkesa i kapërcejnë kufijtë e Traktatit të Mospërhapjes së Armëve Bërthamore (NPT) dhe të JCPOA-së (Joint Comprehensive Plan of Action) me Iranin. Për të arritur qëllimin, Memorandumi urdhëron që t’i bëhet presion ekonomik maksimal; që Thesari i SHBA të veprojë për të çuar në kuotën zero eksportet e naftës iraniane; që SHBA të punojë për të aktivizuar rikthimin e menjëhershëm të sanksioneve; dhe që të neutralizohet “ndikimi negativ i Iranit jashtë”. Sipas JCPOA-së, rikthimi i menjëhershëm i sanksioneve skadon në tetor të këtij viti. Pra, është kohë e shkurtër për të përmbushur kërkesat procedurale për rikthimin e sanksioneve. Kjo shpjegon përse Presidenti Trump dhe zyrtarët izraelitë japin pranverën si afatin e fundit për të arritur një marrëveshje të negociuar. Ngjan me shkëndijën që ndezi Luftën e Parë Botërore në 1914.
    Kërkesat ligjërisht të zbatueshme nuk mund të arrihen. Po të pranohen kërkesat e Presidentit Trump do të thotë që Irani, si shtet, të neutralizohet krejt, të zhvishet nga sovraniteti i tij. “Toni” i kërkesave, si rezultat, nënkupton kërcënimin për ndryshim regjimi.
    Kërkesat e tanishme janë në thelb të njëjta me 12 kërkesat që Presidenti Trump pati bërë në 2018, pasi u tërhoq nga JCPOA dhe, me pëlqimin e Netanyahut, iu bashkua linjës së tij ndaj Iranit, se çdo marrëveshje me Iranin është “e keqe”. Aty përfshihet heqja dorë, në mënyrë të përjetshme dhe të verifikueshme, nga programi bërthamor dhe ndërprerjen e pasurimit të uranit. Ndryshimi i vetëm me sot është: nëse Irani nuk bën marrëveshje, do ketë pasoja të tilla që nuk e kanë parë ndonjëherë më parë.
    Kërkesat e tanishme ndaj Iranit bien ndesh me Vlerësimin e Kërcënimit të Zbulimit Amerikan (US Intelligence Threat Assessment) i datës 25 mars 2025, sipas të cilit Irani nuk po ndërton bombë bërthamore. Kjo u konfirmua edhe nga Tulsi Gabard në Senat. Ky Vlerësim po injorohet. Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Presidentit Trump, Uolc, tha para se të dilte raporti, se Administrata kërkon “çmontimin e plotë” të programit bërthamor të Iranit: “Irani duhet të heqë dorë nga programi i tij në atë mënyrë që të mund ta shohë e gjithë bota.” “Është koha që Irani të largohet plotësisht nga dëshira për të pasur armë bërthamore.”
    Ndërkohë, është në fuqi “fatwa” e Ayatollahut. Ali Larixhani, ish-Kryetar i Parlamentit Iranian dhe këshilltar i Ayatollah Khameneit, tha se në rast se do bombardohet Irani, kjo do jetë nxitje që Irani të prodhojë armë bërthamore. Nëse ndodh, “ekuacioni” do të ngrihet në një nivel krejt të ri.
    Tre ditë më parë Netanjahu u prit në Shtëpinë e Bardhë. Pardje u takuan në Moskë Irani, Kina dhe Rusia për programin bërthamor të Iranit. Po pardje Parlamenti rus, DUMA, miratoi marrëveshjen e partneritetit strategjik me Iranin. Irani ka dy miq dhe partnerë të mëdhej! Para disa ditësh, sipas shtypit, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore, Rafael Mariano Grossi, me të cilin kam punuar dy vjet në një kabinet, tha se Irani nuk ka armë bërthamore, por ka material bërthamor të mjaftueshëm për të prodhuar 5 ose 6 bomba. (Irani ka uran të pasuruar në nivelin 60 përqind.). SHBA ndërkohë ka njioftuar se ka pasur takim direkt me Iranin dhe do ketë përsëri takim direkt nesër në Muskat, Oman.
    Një luftë me Iranin do jetë katastrofale. Ajo do shrregullojë, do prishë tërë furnizimin global të energjisë, do mbyllet Gryka e Hormuzit, ndoshta edhe Deti i Kuq, nga ku kalon një pjesë shumë e madhe e naftës dhe gazit, do bombardohen impiante nafte dhe energjie, porte, baza ushtarake,etj. Ka rëndësi të dihet se Kina sot importon nga Irani 30 perqind të nevojave të saj për naftëi!
    Armiqësi e skajshme! Ndoshta disa milionë në Izrael e shohin veten të destinuar për të kontrolluar gjithëçka ne sot e quajmë Lindja e Mesme, Levanti, që disa e quajnë Azia Perëndimore, ndërsa disa të tjerë Izraeli i Madh. Besohet se Zoti i ka mandatuar t‘a marrin këtë tokë, dhe të gjithë ata që kundërshtojnë janë Amalek. Besohet se Amalek-ët kanë dëshirë të pashoqe për të vrarë hebrenjtë. Torah e ka të shkruar historinë e Amalek: „Parshat Ki Teitzei“ kur thotë „machon timcheh et Zecher Amalek“ ( duhet të fshijmë kujtesën e Amalek).
    Ky komandament i Torah është një nga faktorët kyç që qëndron në rrënjë të obsesionit të Izraelit me Iranin. Izraelitët duket se e perceptojnë Iranin si tribu Amalek, që komploton për të vrarë hebrenjtë dhe pengon hegjemoninë izaelite në Lindjen e Mesme. Me ta muk është i mundur asnjë kompromis. Kjo lidhet edhe me sfidën strategjike të Iranit ndaj shtetit të Izraelit. Ka disa dekada që kërkohet të sulmohet Irani, por duke tentuar të tërhiqet SHBA në këtë luftë.
    Rreziku zot është absolutisht me i madh se ka qenë ndonjëherë, sepse nuk ka më rregulla! Çdo përshkallëzim dhe, më keq, luftë tjetër në këtë rajon, vecanërisht me Iranin, do jetë katastrofë me dimension botëror me pasoja jashtëzakonisht të mëdha për gjithë njerëzimin, në të gjitha drejtimet. Vetëm mund të shpresohet që nuk do bihet në grackën e luftënxitësve ekstremë, por do mbizotërojë arsyetimi i fortë, analiza e thellë, kalkulimi i kostove, peshimi real i mundësive për fitore ose humbje.