Tag: luftë

  • Gjermania harton plan sekret lufte: Dokumenti 1.200 faqesh mobilizon 800 mijë trupa

    Gjermania harton plan sekret lufte: Dokumenti 1.200 faqesh mobilizon 800 mijë trupa

    Gjermania ka zhvilluar një plan sekret ushtarak, për t’u përgatitur ndaj një konflikti të mundshëm me Rusinë.
    Mediat kanë zbuluar një dokument prej 1.200 faqesh që parashikon mobilizimin e deri në 800 mijë trupave gjermane, amerikane dhe të NATO-s në frontin lindor.
    Sipas mediave gjermane, plani nisi të hartohej rreth dy vjet e gjysmë më parë në bazën ushtarake Julius Leber në Berlin, ku 12 oficerë të lartë punuan në mënyrë konfidenciale për të simuluar një skenar lufte. Sot, ai plan po testohet përmes ushtrimeve praktike në të gjithë vendin.
    Dokumenti përcakton rrugët e transportit për trupa dhe pajisje, përfshirë porte, lumenj, hekurudha e autostrada. Ekspertët theksojnë se, për shkak të pozitës gjeografike dhe barrierave natyrore si Alpet, çdo përforcim i NATO-s drejt lindjes duhet të kalojë patjetër përmes Gjermanisë, duke e bërë atë shtyllën kryesore logjistike të aleancës.
    Plani përfshin një qasje të re “të gjithë shoqërisë”, që bashkon sektorin civil dhe ushtarak, duke u bazuar në doktrinat e Luftës së Ftohtë, por të përditësuara me sfidat moderne si infrastruktura e vjetërsuar dhe ushtria më e vogël.
    Zyrtarët gjermanë parashikojnë se Rusia mund të arrijë kapacitete të plota për të sulmuar një vend të NATO-s rreth vitit 2029, por veprimet e fundit të Kremlinit, përfshirë spiunazhin, sabotimet dhe shkeljet e hapësirës ajrore, tregojnë se rreziku mund të vijë më herët.
    Analistët theksojnë se edhe një armëpushim i përkohshëm në Ukrainë do t’i jepte Moskës mundësi të zhvendoste fokusin drejt vendeve të Evropës Lindore.
    Ushtrimet e fundit në Gjermaninë lindore përfshinë ngritjen e një kampi të përkohshëm për 500 ushtarë me të gjitha kapacitetet brenda 14 ditësh. Stërvitjet evidentuan pengesa në terren, nevojën për semaforë të rinj përgjatë korridoreve ushtarake dhe sfida të shumta në lëvizjen e mjeteve të rënda.
    Infrastruktura gjermane, dikur shtylla e operacioneve të Luftës së Ftohtë, është dëmtuar rëndë: 20% e autostradave kanë nevojë për riparime, ¼ e urave nuk i përballojnë më ngarkesat ushtarake dhe portet në Detin e Veriut e Baltik kërkojnë 15 miliardë euro investime. Kancelari gjerman Friedrich Merz paralajmëroi se Evropa po hyn në një epokë të re të pasigurisë. “Kërcënimet janë reale. Nuk jemi në luftë, por nuk jetojmë më në paqe”, ka thënë ai.

  • Gjermania, plan sekret lufte/ U hartua nga 12 oficerë të lartë, gati 800 mijë trupa përballë kërcënimit rus

    Gjermania, plan sekret lufte/ U hartua nga 12 oficerë të lartë, gati 800 mijë trupa përballë kërcënimit rus

    Gjermania ka zhvilluar një plan sekret ushtarak, për t’u përgatitur ndaj një konflikti të mundshëm me Rusinë.

    Mediat kanë zbuluar një dokument prej 1.200 faqesh që parashikon mobilizimin e deri në 800 mijë trupave gjermane, amerikane dhe të NATO-s në frontin lindor.
    Sipas mediave gjermane, plani nisi të hartohej rreth dy vjet e gjysmë më parë në bazën ushtarake Julius Leber në Berlin, ku 12 oficerë të lartë punuan në mënyrë konfidenciale për të simuluar një skenar lufte. Sot, ai plan po testohet përmes ushtrimeve praktike në të gjithë vendin.
    Dokumenti përcakton rrugët e transportit për trupa dhe pajisje, përfshirë porte, lumenj, hekurudha e autostrada. Ekspertët theksojnë se, për shkak të pozitës gjeografike dhe barrierave natyrore si Alpet, çdo përforcim i NATO-s drejt lindjes duhet të kalojë patjetër përmes Gjermanisë, duke e bërë atë shtyllën kryesore logjistike të aleancës.
    Plani përfshin një qasje të re “të gjithë shoqërisë”, që bashkon sektorin civil dhe ushtarak, duke u bazuar në doktrinat e Luftës së Ftohtë, por të përditësuara me sfidat moderne si infrastruktura e vjetërsuar dhe ushtria më e vogël.
    Zyrtarët gjermanë parashikojnë se Rusia mund të arrijë kapacitete të plota për të sulmuar një vend të NATO-s rreth vitit 2029, por veprimet e fundit të Kremlinit, përfshirë spiunazhin, sabotimet dhe shkeljet e hapësirës ajrore, tregojnë se rreziku mund të vijë më herët.
    Analistët theksojnë se edhe një armëpushim i përkohshëm në Ukrainë do t’i jepte Moskës mundësi të zhvendoste fokusin drejt vendeve të Evropës Lindore.
    Ushtrimet e fundit në Gjermaninë lindore përfshinë ngritjen e një kampi të përkohshëm për 500 ushtarë me të gjitha kapacitetet brenda 14 ditësh. Stërvitjet evidentuan pengesa në terren, nevojën për semaforë të rinj përgjatë korridoreve ushtarake dhe sfida të shumta në lëvizjen e mjeteve të rënda.
    Infrastruktura gjermane, dikur shtylla e operacioneve të Luftës së Ftohtë, është dëmtuar rëndë: 20% e autostradave kanë nevojë për riparime, ¼ e urave nuk i përballojnë më ngarkesat ushtarake dhe portet në Detin e Veriut e Baltik kërkojnë 15 miliardë euro investime. Kancelari gjerman Friedrich Merz paralajmëroi se Evropa po hyn në një epokë të re të pasigurisë. “Kërcënimet janë reale. Nuk jemi në luftë, por nuk jetojmë më në paqe”, ka thënë ai.

    Top Channel

  • Sa shqiptarë u vranë në Luftën e Dytë Botërore? Flet historiani Pëllumb Xhufi!

    Sa shqiptarë u vranë në Luftën e Dytë Botërore? Flet historiani Pëllumb Xhufi!

    Historiani i njohur Pëllumb Xhufi i ftuar në Shqip nga Dritan Hila foli për përvjetorin e Çlirimit të Shqipërisë dhe partizanët që morën pjesë në luftë.
    Zoti Xhufi tha se në vendin tonë kanë humbur jetën 28 mijë dëshmorë në krye të detyrës atdhetare, si dhe përpos kësaj shifre mund të ketë persona të tjerë të humbur gjatë betejave.
    “Kemi 28 mijë dëshmorë sipas dokumenteve, por mund të jenë edhe më tepër. Mos harrojmë që ka qenë luftë dhe ka shumë persona të humbur. Këta 28 mijë dëshmorë janë kryesisht partizanë të organizuar në njësitë partizane nga më të vogla si Çetat deri tek Divizionet. Përveç këtyre ka dhe pjesëtarë të Çetave territoriale (pjesë integrale e Ushtrisë Nacional Çlirimtare), por mos të harrojmë dhe ata që e filluan, që dhanë alarmin të parët.
    Ishin pikërisht anëtarët e njësive guerile që organizuan fillimisht rininë shqiptare në qytet dhe më pas në të gjithë trevat. Janë të gjithë ata që nuk zgjodhën të ishin indiferentë por t’i vënë shpatullat një detyre atdhetare, sfide të jashtëzakonshme siç ishte ajo e Luftës së Dytë Botërore, e cila u bën nën moton që e vulosi, Winston Churchill.
    Churchilli më 22 qershor 1941, një ditë pasi u sulmua Bashkimi Sovjetik, mbajti një fjalim të rrallë që gjithmonë përmenden për përmbajtjen dramatike. Ai aty shprehet:
    “Unë jam antikomunisti më i madh. Më njohin të gjithë, nuk kam çfarë fsheh. Por sot unë jam me popujt e Bashkimit Sovjetik, të cilët luftojnë jo vetëm për lirinë e tyre por edhe për lirinë tonë.
    Prandaj ne u themi të gjithëve që, kush në këtë luftë për ekzistencë rreshtohet me ne kundër nazizmit është aleati ynë. Kush rreshtohet në krah të gjermanëve, është armiku ynë”.
    Ky fjalim e ka ndjekur dhe qëndrimin që mbajtën aleatët e mëdhenj si; britanikët, amerikanët, sovjetikët ndaj popujve që u pushtuan nga nazistët.
    Ndaj është turp i madh që të shtrembërohet historia e luftës. Një historian duhet të citojë faqen ku i merr dokumentet, jo të fshehë të vërtetën. Apo të grisen dokumente siç ka ndodhur në Arkivën Shqiptare, të cilat 40 vite më parë i gjeje, sot nuk janë më”, tha historiani.

  • Skenarë lufte në Suedi, ushtrimet ushtarake ndiqen edhe nga Mbreti

    Skenarë lufte në Suedi, ushtrimet ushtarake ndiqen edhe nga Mbreti

    Qeveria suedeze bëri sot me dije, në një njoftim për shtyp të përkthyer në rusisht, se ka kryer ushtrime simulimi lufte, me pjesëmarrjen e Mbretit të Suedisë, Princeshës së Kurorës, forcave të armatosura dhe anëtarëve të parlamentit.
    Për shtetin skandinav kjo është hera e parë që nga vitet 1990 që janë organizuar ushtrime ushtarake të kësaj shkalle me të gjitha këto organe, siç vuri në dukje qeveria.
    “Këto ushtrime u kryen me iniciativën e qeverisë. Është e rëndësishme të kryhen ushtrime të përbashkëta, veçanërisht duke pasur parasysh situatën aktuale të sigurisë. Hap pas hapi dhe ushtrim pas ushtrimi, ne po forcojmë mbrojtjen dhe qëndrueshmërinë e përgjithshme të Suedisë”, tha kryeministri Ulf Kristersson.
    Stërvitjet, të cilat u bazuan në një skenar që parashikonte shpalljen e luftës ose kërcënimin e luftës, kishin për qëllim “të diskutonin masat që do të merren për të ruajtur sigurinë e Suedisë” në një situatë të ngjashme në kushtet reale.
    “Këto ushtrime kanë të bëjnë me trajtimin e incidenteve dhe situatave, si në nivel kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar, që mund të ngrenë sfida ose tensione për Suedinë, për qytetarët suedezë ose për interesat suedeze”, sipas njoftimit për shtyp.
    Ky paragraf u pasua nga një përkthim rusisht i deklaratës në kushtet kur vetë Rusia është kërcënimi kryesor për Suedinë, sipas agjencive të inteligjencës dhe mbrojtjes së vendit.
    Stokholmi ka përshpejtuar shpenzimet e tij ushtarake që nga pushtimi i Ukrainës dhe pas anëtarësimit në NATO në vitin 2024. Ai planifikon të shpenzojë 300 miliardë korona (27 miliardë euro) gjatë 10 viteve.

  • Merz: Putin duhet ta kuptojë, nuk ka asnjë shans për të fituar këtë luftë

    Merz: Putin duhet ta kuptojë, nuk ka asnjë shans për të fituar këtë luftë

    Kancelari gjerman, Friedrich Merz paralajmëroi se SHBA-ja nuk duhet të anashkalojë europianët në negociatat me Rusinë për Ukrainën, duke theksuar se çdo marrëveshje kërkon dakordësinë evropiane.
    Duke iu drejtuar ligjvënësve në parlamentin gjerman, ai tha se europianët duan të shohin një fund të luftës në Ukrainë sa më shpejt të jetë e mundur.
    Megjithatë, lideri gjerman theksoi se çdo marrëveshje e negociuar midis “fuqive të mëdha” pa pëlqimin e Ukrainës dhe pa pëlqimin e Europës nuk do të sigurojë një bazë për paqe të qëndrueshme.

    “Në këtë moment të fatkeq për Ukrainën, për Europën dhe për aleancën tonë me SHBA-në, dua gjithashtu të bëj të qartë: çështjet evropiane mund të vendosen vetëm me dakordësinë e Evropës”, pohoi Merz.
    “Europa nuk është një pion, por një aktor sovran që ndjek interesat dhe vlerat e saj. Dhe në të gjitha këto zhvillime, nuk duhet të harrojmë këtë: kjo luftë mund të përfundojë nesër nëse Rusia ndalon luftën e saj të paligjshme dhe tërheq trupat nga territori i huaj”, shtoi ai.

  • Hetimet për Ballukun/ Salianji: Luftë brenda PS-së? Çdo lëvizje e SPAK komandohet nga Rama

    Hetimet për Ballukun/ Salianji: Luftë brenda PS-së? Çdo lëvizje e SPAK komandohet nga Rama

    Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji ka komentuar këtë të hënë hetimet e SPAK për Belinda Balluku dhe qasjen e Ramës kundrejt rastit.

    Slianji thotë se SPAK dhe e gjithë reforma në drejtësi funksionojnë si një mjet presioni në duart e kryeministrit teksa ngre akuza se cdo lëvizje e institucionit të drejtësisë vjen me urdhër të Ramës.
    Teksa ngre pikëpyetje mbi një luftë të brendshme në PS, Salianji thotë se Rama ka ndikim të drejtpërdrejtë mbi SPAK dhe e përdor atë për të konsoliduar pushtetin, duke mbajtur nën kontroll jo vetëm qeverinë e parlamentin, por edhe sistemin e drejtësisë, biznesin dhe median.
    “Nga momenti i krijimit të SPAK-ut dhe deri tek dosja që po flasim dhe tek shumë dosje të tjera, po shohim që standardi në lidhje me korrupsionin e zyrtarëve të lartë është më i rritur. Pra, së pari, qëllimi bazë, sipas jush por edhe sipas asaj që, që u tha kur u votua, që SPAK-u do t’i japi fund pandëshkueshmërisë, se, se ky nuk është spektakël në jetë njerëzore për të futur njerëz në burg, biem dakord apo jo? Këtu është, cila është e mira publike? Pra në shoqëri, nuk e ka sjellë këtë të mirë publike, që SPAK-u si strukturë e krijuar për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe për të goditur korrupsionin e nivelit të lartë dhe krimin e organizuar, të ketë sjellë këtë pasojë.
    Dosjet po na e tregojnë që në momentin që është krijuar SPAK-u, korrupsioni sipas kësaj që ju thatë prapë, majës së ajsbergut të dosjeve që kanë dalë në lidhje me, me korrupsionin, të jetë më i ulët, është më i lartë. Së dyti, unë mendoj një gjë, meqenëse jemi te kjo, te kjo temë. Drejtësia, në këndvështrimin tim, kjo që u quajt drejtësi e re, me të gjithë elementët, për shoqërinë ka sjellë katastrofë, se një njeri në gjykatat e zakonshme që janë 95% e njerëzve, gjyqet zgjasin minimalisht shtatë-tetë vjet. Por drejtësia, kështu siç është sot, dhe unë do them kështu siç, siç unë e shoh, është instrumenti më i fortë që e mban pushtetin Edi Ramën. Po pse mo do bëjmë kot ne, pse e shqetëson Edi Ramën që mbasi ka mbaruar zgjedhjet merret e pandehur Belinda Balluku? Pse e shqetëson Ramën që pasi ka mbaruar punë me zgjedhjet arrestohet Erjon Veliaj që i shkon në favor? Pse, po të ndjek prap logjikën tënde që u bë të gjithë bashkë. Ne kundër Veliajt kemi qenë. Lajmi është që u bë Edi Rama kundër. Se ne çfarë do bënim bashkë? Ne jemi kundër dhe e kemi denoncuar gjatë gjithë kohës. Po tani, tani unë kam një gjë. Po ne nuk i dimë, ne nuk i dimë. A të përdorim logjikën? A kemi ne luftë të brendshme, a ka luftë të brendshme në Partinë Socialiste dhe i bën Edi Rama apo jo këto lëvizje? Kjo mbetet të shihet. Një gjë është fakt ama, që në gjithçka që i duhet Edi Ramës, kjo strukturë nuk ka ndërhyrë”,- ka thënë Salianji në Syri TV.

  • Takim për Ukrainën në Gjenevë, Trump kritika Zelensky-t: Asnjë mirënjohje nga “udhëheqja” e Ukrainës për përpjekjet e SHBA-së

    Takim për Ukrainën në Gjenevë, Trump kritika Zelensky-t: Asnjë mirënjohje nga “udhëheqja” e Ukrainës për përpjekjet e SHBA-së

    Zyrtarët ukrainas dhe amerikanë ndodhen në Gjenevë këtë të diel, për bisedime emergjente mbi draft planin e SHBA-së për t’i dhënë fund luftës.
    Plani 28-pikësh që rrodhi në media javën e kaluar, po shihet gjerësisht si i favorshëm për Moskën, pasi përfshin propozime të cilat Kievi i ka përjashtuar më herët.
    Por, ndërsa në Gjenevë vazhdojnë diskutimet, presidenti amerikan Donald Trump ka sulmuar publikisht Volodymyr Zelenskyn përmes një postimi në platformën Truth Social.

    Trump, gjithashtu tha se trashëgoi nga Biden një luftë që nuk duhej të kishte ndodhur kurrë dhe që është humbje për të gjithë.
     “Drejtimi i Ukrainës nuk ka shprehur asnjë lloj mirënjohjeje për përpjekjet tona, dhe Evropa vazhdon të blejë naftë nga Rusia.
    Unë trashëgova një luftë që nuk duhej të kishte ndodhur kurrë, një luftë që është humbje për të gjithë, veçanërisht për milionat e njerëzve që kanë vdekur pa nevojë”, shkruan Trump.
    Më herët, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi se tashmë ekziston një mirëkuptim që plani i paqes i propozuar nga SHBA mund të marrë parasysh interesat kombëtare të Ukrainës.
    Ai shtoi se puna po vazhdon për t’u siguruar që “të gjitha elementet të jenë vërtet efektive në arritjen e qëllimit kryesor, t’i jepet fund përfundimisht gjakderdhjes dhe luftës”.
    /vizionplus.tv

  • ‘Për dekada jemi trajtuar si luftë për t’u marrë’, Rama: Jemi quajtur si të paqëndrueshëm, rajoni ynë po ecën nga rreziku në mundësi

    ‘Për dekada jemi trajtuar si luftë për t’u marrë’, Rama: Jemi quajtur si të paqëndrueshëm, rajoni ynë po ecën nga rreziku në mundësi

    Kryeministri Edi Rama tha se Ballkani Perëndimor dikur është parë si një luftë për t’u marrë, ndërsa tanimë, shihet shumë ndryshe, si një treg, gjeografi dhe harmonizim politik me BE. Për këtë, tha kryeministri, e tregojnë më së miri reformat e bëra nga vendet e rajonit, të cilat prekin financat publike, klimën e biznesit etj. 
    “Agjenda e reformave, 618 hapa drejt Europës. Rajoni nuk ka provuar reforma në këtë shkallë, të miratuara në kuadër të Planit të Rritjes. 414 mln euro tashmë të lëvruara, 251 reforma të tjera në vazhdim e sipër. 83% e të gjithë hapave që janë zbatuar. Reformat prekin financat publike, klimën e biznesit etj. Nuk i mbyllim hendekun e konvergjencës me fjalime apo takime, por i  mbyllim me reforma që janë të mërzitshme në letër, të lodhshme në realitet, por absolutisht transformuese në realitet. 6 infrastruktura, ndërtimi i arteries së Evropës në Korrdirotin 8, BP që lidh Shqipërinë me RMV, kritike edhe për sigurinë në Evropë dhe është shndërruar në një korridor sigurie të NATO-s. Nuk është thjesht një vijë në hartë, por një kabull që lidhet me zinxhirin vleror të Evropës. Kur Evropa rivendos zinxhirët e furnizimit, BP nuk duhet të jetë spektator por destinacion dhe këtë po bëjmë. Horizonti i ri i investimit, për dekada rajoni është trajtuar në rastin më të keq si luftë për t’u marrë, apo në më të mirin, problem për t’u menaxhuar. Ndërsa tani investuesit shohin diçka ndryshe, një treg dhe forcë pune, gjeografi dhe harmonizim politik me BE. Investimet më të fundit thonë gjithçka”, theksoi ai. 
    Sipas Ramës, rajoni po ecën nga rreziku në mundësi. 
    “BP po ecën nga rreziku në mundësi. Për vite të tëra, jemi quajtur të paqëndrueshëm, të ndërliokuar por faktet tregojnë të kundërtën, po tregojmë me reforma dhe investime se nuk jemi pika e dobët e Evropës, por mundësia e Evropës. Një treg i ri, krah pune i kualifikuar, vendndodhje strategjike, rajon që kërkon të rritet meEvropën dhe jo në kurriz të saj. Po lëvizim nga skajet e hartës, në qendër të historisë tonë evropiane në hir të ekonomisë. ”, shtoi Rama. 
     

  • Mbi 150 mijë të vdekur… Vendi po ku luftohet për të njëjtat arsye si 200 vjet më parë

    Mbi 150 mijë të vdekur… Vendi po ku luftohet për të njëjtat arsye si 200 vjet më parë

    Mbi 150 mijë të vdekur dhe rreth 15 milionë të zhvendosur.
    Që nga prilli 2023, Sudani po përfshihet nga një luftë e ashpër mes ushtrisë së drejtuar nga gjenerali Abdel Fattah al-Burhan dhe forcave paraushtarake të Forcave të Mbështetjes së Shpejtë (RSF), të udhëhequra nga gjenerali Mohammad Hamdan Daglo. Sipas OKB-së, kjo është kriza më e rëndë humanitare në botë që nga Lufta e Dytë Botërore.
    Lufta është për pushtet dhe kontroll burimesh, por edhe pasojë e dhjetëra viteve përçarjesh sociale, rajonale dhe etnike. Që nga pavarësia në vitin 1956, vendi ka përjetuar rreth 35 raste ose tentativa të grushtit të shtetit.
    Lufta disavjeçare me Sudanin e Jugut, me popullsi kryesisht jo-arabe dhe të krishterë, u mbyll në vitin 2011 me ndarjen e shtetit. Së fundmi, rënia e qytetit el-Fasher në duart e RSF-së solli dhunë me motive etnike ndaj fiseve lokale, duke rikthyer kujtimet e konfliktit të Darfurit (2003-2020).
    Në një intervistë të fundit për gazetën L’Orient-Le Jour, gazetari Hammour Ziada ka dhënë detaje mbi konfliktin e përgjakshëm që po përfshin vendin e tij. Ai shpjegon se lufta ka rrënjë historike dhe shoqërore që datojnë qysh nga pavarësia e Sudanit dhe thekson se ndërhyrjet e huaja nuk ndryshojnë faktin se është një konflikt mes vetë sudanezëve.
    Po kush është Hammour Ziada?

    I lindur më 1979 në Omdurman, ai është gazetar, aktivist dhe shkrimtar sudanez. Në vitin 2014 fitoi Çmimin Naguib Mahfouz për letërsinë arabe. Ai shpjegon se dhuna në Sudan ka rrënjë të thella historike, të lidhura me mungesën e një marrëveshjeje të përbashkët mes komuniteteve të ndryshme të vendit.
    Sipas Ziada-s, Sudani është jashtëzakonisht i larmishëm, por nuk ka arritur të ndërtojë një sistem që t’i bashkojë njerëzit. Që nga pavarësia, vendi kalon vazhdimisht nga regjimet ushtarake te revoltat popullore, të cilat përpiqen të sjellin demokraci dhe dështojnë.
    Këto konflikte politike janë shoqëruar nga përçarje etnike dhe sociale, të cilat shpesh janë përdorur nga pushteti për të sunduar.
    Konflikti me Sudanin e Jugut, si edhe lufta e Darfurit, u përkeqësuan nga aleanca ushtri-islamistë, që u pasua me përplasje të ashpra identitare dhe fetare.
    A është kjo një luftë civile?

    Ziada thotë po: lufta aktuale është vazhdim i konflikteve të brendshme që nga viti 1955.
    Ndërhyrjet e vendeve të huaja e përkeqësojnë situatën, por nuk e ndryshojnë faktin që është një luftë mes sudanezëve. Ai thekson se tensione të rënda ekzistojnë edhe në lindje të vendit dhe se mund të shpërthejnë në çdo moment.
    Ka dimension ideologjik?

    Edhe pse RSF përpiqet të duket sikur është në mbrojtje të demokracisë, Ziada shprehet se të dyja palët janë të ndikuara nga rrymat islamiste dhe e përdorin retorikën vetëm për të fituar mbështetje.
    Ai e quan këtë një luftë për pushtet, jo për ideologji.
    Nga diktatura te një shoqëri e ndarë
    Ziada kujton se regjimet ushtarake e kanë formësuar Sudanin.
    Fillimisht me grushtin e shtetit të vitit 1958, e më pas me ardhjen në pushtet të Jaafar Noumeyri në 1969 dhe të Omar al-Bashir në 1989. Noumeyri ndërroi ideologji nga komunizmi në islamizëm vetëm për të ruajtur pushtetin, duke forcuar bindjen se vendin duhet ta udhëheqë një lider i vetëm ushtarak.
    Pas dekadave të diktaturës, shoqëria sudaneze ka mbetur e dobët, e përçarë dhe pa traditë demokratike.
    Pse shkrimtari u detyrua të largohej?

    Ziada u largua në vitin 2009, pasi kritikoi publikisht një deklaratë fetare të disa profesorëve islamistë, e cila rezultoi të ishte plagjiaturë. Ndërkohë, ai denoncoi edhe abuzimet seksuale ndaj fëmijëve, duke shkaktuar reagime të ashpra konservatore.
    Shtëpia e tij u dogj dhe ai u arratis në Egjipt.
    U kthye vetëm pas rrëzimit të al-Bashir në 2019, por u detyrua sërish të largohej kur shpërtheu lufta në 2023.
    Pse bota hesht për Sudanin?

    Ai thotë se Sudani shihet si vend periferik dhe i panjohur.
    Bota i kushton vëmendje vetëm kur ka rrezik për ndarje të reja shtetërore në Lindjen e Mesme, ndërsa jeta e civilëve sudanezë duket se nuk ka peshë në sytë e ndërkombëtarëve.
    Sipas tij, reagimet e shteteve varen nga interesa gjeopolitike, jo nga humanizmi.
    A mund të vijë paqja?

    Ziada është pesimist për një ndalesë të shpejtë të luftës. Edhe një marrëveshje paqeje, sipas tij, nuk do të zgjasë, sepse shoqëria është e armatosur, e përçarë dhe e traumatizuar. Zgjidhja e vetme afatgjatë do të ishte një kontratë e re shoqërore, e bazuar mbi:
    qytetarinë
    barazinë
    demokracinë
    respektin ndërmjet komuniteteve
    Pa këtë, thotë ai, asnjë armëpushim nuk do të sjellë paqe të vërtetë.
    Intervista e realizuar nga Soulayma Mardam Bey për L’Orient-Le Jour

  • “Dialog po, luftë kurrë”/ Maduro i gatshëm për bisedime, Trump nuk përjashton trupat në Venezuelë

    “Dialog po, luftë kurrë”/ Maduro i gatshëm për bisedime, Trump nuk përjashton trupat në Venezuelë

    “Dialog po…Paqe po…Luftë jo…Kurrë luftë…”Dukshëm i shqetësuar, presidentit venezuelian adreson sërish presionin ushtarak në rritje nga shtetet e bashkuara, duke folur në anglisht.
    Duke parë nga kamera, ai riafirmon përkushtimin ndaj diplomacisë dhe ligjit ndërkombëtar dhe dënon përdorimin e forcës apo kërcënime ushtarake. Në përgjigjie të sugjerimit të Trump për bisedime të mundshme, Maduro tha se Venezuela do të angazhohej me çdo vend që synon të bisedojë por paralajmëroi kundër agresionit të huaj, duke cituar një letër nga një pastor evangjelist që denoncoi bombardimin e komuniteteve të krishtera.
    “Nëse duan të flasin me Venezuelën, do ta bëjnë këtë ballë për ballë, pa asnjë problem. Ajo që nuk mund të lejojmë, siç thotë letra e pastorit evangjelist, bombardimi dhe masakra e një populli të krishterë në Venezuelë, nuk mund të lejohet. Qëndrimi i Venezuelës është i palëkundur: respekt absolut për të drejtën ndërkombëtare. Ne e hedhim poshtë me vendosmëri kërcënimin ose përdorimin e forcës për të imponuar rregulla midis vendeve”, u shpreh Maduro, raporton A2CNN.
    Komentet erdhën pasi Trump u tha gazetarëve se administrata e tij mund të zhvillojë bisedime me Maduron, në një moment të caktuar për të adresuar tensionet në rritje. Por në një prononcim të hënën, kreu i Shtëpisë së Bardhë theksoi se nuk e ka përjashtuar mundësinë e dislokimit të forcave amerikane brenda Venezuelës. Ai e akuzon qeverinë e Maduros për përfshirje në trafikimin e paligjshëm të drogës në SHBA.
    “Nuk dua të përjashtoj asgjë. Thjesht duhet të kujdesemi për Venezuelën. Ata lëshuan qindra mijëra njerëz në vendin tonë nga burgjet”, u shpreh Trump.
    Tensionet mes dy vendeve kanë përshkallëzuar ndjeshëm gjatë javëve të fundit. SHBA-të kanë vendosur një armatë anijesh luftarake dhe mijëra trupa amerikane në rajon, kanë kryer sulme vdekjeprurëse ndaj anijeve të dyshuara për trafik droge, kanë autorizuar veprime të fshehta të CIA-s dhe kanë kërcënuar me sulme tokësore në Venezuelë.