Tag: luftarak

  • Erdhën në Tiranë të shisnin pistoletë e municione, momenti kur policia i shtrin në tokë e prangos dy fierakët (EMRAT)

    Erdhën në Tiranë të shisnin pistoletë e municione, momenti kur policia i shtrin në tokë e prangos dy fierakët (EMRAT)

    Një rast i trafikimit të armëve dhe municion luftarak me qëllim shitjen është goditur nga policia e Tiranës

    Dy të rinjve nga Fieri u janë vënë prangat në rrugën “Kastrioti” në Tiranë ku policia organizoi pasditen e djeshme.

    Të arrestuar janë Dejvi Naci, 21 vjeç dhe Albi Spahaj, 24 vjeç, të dy banues në Fier.

    Gjatë kontrollit fizik të 21-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën e sekuestruan një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilën dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen në Tiranë,informoi sot policia e kryeqytetit

    Operacioni i koduar “Suspend 1” u organizuanga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Tiranë.

    Foto: Operacioni në rrugën “Kastrioti’, Tiranë 

  • Tiranë, sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, vihet në pranga 21-vjeçari

    Tiranë, sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, vihet në pranga 21-vjeçari

    Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar ”Suspend 1”.Goditet një tjetër rast i trafikimit të armëve të zjarrit, me qëllim shitjen.Sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, vihet në pranga 21-vjeçari.Në pranga dhe një 24-vjeçar për moskallëzim krimi, i cili shoqëronte 21-vjeçarin.Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Tiranë, si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së armëve të zjarrit, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Suspend 1”.Si rezultat e të cilit arrestuan shtetasit D. N., 21 vjeç dhe A. S., 24 vjeç, të dy banues në Fier.Gjatë kontrollit fizik të 21-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën e sekuestruan një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilën dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen në Tiranë.Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

  • ‘Frankenjet’, aeroplani i ri luftarak i ushtrisë amerikane i prodhuar nga dy fluturake të shkatërruara i bashkohet flotës së forcave ajrore

    ‘Frankenjet’, aeroplani i ri luftarak i ushtrisë amerikane i prodhuar nga dy fluturake të shkatërruara i bashkohet flotës së forcave ajrore

    Forcat Ajrore të SHBA-së e quajnë atë “Frankenjet”, një aeroplan luftarak qw nuk detektohet nga radarwt i bwrw nga pjesët e dy F-35-ve të shkatërruar në aksidente, që tani është në detyrë dhe gati për luftim.

    “Frankenjet” është plotësisht operacional dhe i gatshëm për të mbështetur luftëtarin”, tha të mërkurën një raport nga Zyra e Programit të Përbashkët të Ushtrisë F-35 (JPO).

    Aeroplani luftarak i ricikluar e ka origjinën e tij në vitin 2014, kur një F-35A gati të ngrihej në një mision stërvitor nga Baza e Forcave Ajrore Eglin në Florida, pësoi “defekt të motorit”, sipas një raporti të Forcave Ajrore mbi incidentin.

    Aeroplani, i njohur si AF-27, gjithashtu pësoi dëmtime të mëdha në pjesën e pasme të tij.

    Pjesët e një krahu të rotorit të thyer të motorit “prenë kabinën e ventilatorit të motorit, hapësirën e motorit, rezervuarin e brendshëm të karburantit dhe linjat hidraulike dhe të karburantit, përpara se të dilnin përmes trupit të sipërm të aeroplanit”, përfundoi një hetim.

    Zjarri që rezultoi dogji dy të tretat e pasme të aeroplanit luftarak, u tha ndër tjera në raport.

    Më pas, më 8 qershor 2020, pajisja e uljes së hundës në një tjetër F-35A, e njohur si AF-211, dështoi në uljen në bazën e Forcave Ajrore Hill në Utah, duke rezultuar në dëme të rënda në atë aeroplan luftarak, sipas raporteve mbi incidentin.

    Kështu, Forca Ajrore mbeti me dy pjesë të përdorshme prej 75 milionë dollarësh të aeroplanëve luftarakë – hunda e AF-27 dhe pjesa e pasme e AF-211.

    “Në vend që t’i cilësonin të dy aeroplanët si humbje, ekipet morën një vendim të guximshëm në vitin 2022 për të hequr hundën nga AF-27 dhe për ta vendosur atë në AF-211 për të maksimizuar kursimet, dhe për të shtuar një aeroplan operacional në flotë”, tha një raport nga F-35 JPO.

    Scott Taylor, inxhinieri kryesor mekanik për prodhuesin Lockheed Martin, vendosi përpjekjet në perspektivë në një njoftim për lajmet e vitit 2023.

    “Të gjitha seksionet e aeroplanëve mund të çmontohen dhe ribashkohen teorikisht, por kjo nuk është bërë kurrë më parë”, tha Taylor.

    “Ky është F-35 i parë “Frankin-bird” deri më sot. Kjo është histori”, shtoi Taylor.

    Puna u krye në Hill AFB, me “vegla dhe pajisje krejtësisht të reja, unike të specializuara”, thuhej në njoftimin për shtyp të Forcave Ajrore 2023.

    Pothuajse dy vjet e gjysmë riparime dhanë rezultat në janar, kur Frankenjet fluturoi për herë të parë, nga Hill AFB në objektin F-35 të Lockheed Martin në Fort Worth, Teksas.

    “Fluturimi i parë i aeroplanit të rindërtuar u realizua dhe performoi sikur të ishte i freskët nga linja fillestare e prodhimit”, tha Jeffrey Jensen, inxhinieri kryesor i variantit F-35A, në një njoftim për shtyp.

    Në fund të muajit të kaluar, Frankenjet u kthye në Hill AFB dhe u caktua në krahun e 338-të luftarak, e njëjta njësi AF-211 që i përkiste fillimisht.

    Deklarata ushtarake vendos koston e projektit Frankenjet në 11.7 milionë dollarë, duke thënë se ai i kurseu Pentagonit dhe taksapaguesve 63 milionë dollarë mbi koston e një aeroplani të ri zëvendësues.

    Forca Ajrore e SHBA, ka 383 F-35A në flotën e saj, sipas Institutit Ndërkombëtar për Studime Strategjike.

    F-35A është një nga tre versionet e aeroplanëve luftarakë që nuk detektohen nga radarët të ushtrisë amerikane. Trupat e Marinës fluturojnë F-35B – një aeroplan me ngritje të shkurtër, ulje vertikale – dhe Marina fluturon F-35C, i projektuar për operacionet e aeroplanmbajtësve.

    F-35 janë bërë gjithashtu një zgjedhje popullore për aleatët dhe partnerët e SHBA-së, me 17 vende të tjera ose që fluturojnë ose blejnë aeroplanë, sipas Lockheed Martin. 

  • Armë zjarri, municion luftarak dhe emblema policie, pranga 41-vjeçarit në Tiranë

    Armë zjarri, municion luftarak dhe emblema policie, pranga 41-vjeçarit në Tiranë

    Një 41-vjeçar në Tiranë ka rënë në prangat e policisë, pasi është kapur me armë zjarri, municion luftarak si dhe disa emblema policie.
    Sipas asaj që bëjnë të ditur uniformat blu, gjatë operacionit në Rrugën e Dibrës, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtuesin S. A. ku gjatë kontrollit të automjetit, iu gjet e iu sekuestrua një armë e ftohtë(thikë).
    Ndërkohë më tej gjatë kontrollit në banesën e këtij perosni, shërbimet e Policisë, i gjetën e sekuestruan 2 armë zjarri(pistoletë dhe pushkë), 1 armë sportive, 1 armë e ftohtë, municion luftarak dhe emblema policie.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
    “Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 4, operacioni policor “The Holder”. Sekuestrohen 2 armë zjarri(pistoletë dhe pushkë), 1 armë sportive, 1 armë e ftohtë, municion luftarak dhe emblema policie, vihet në pranga poseduesi. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në kuadër të veprimeve për goditjen e veprimtarive të paligjshme në të gjitha fushat e shfaqjes së saj, bazuar në inteligjencën policore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor “ The Holder” si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi S. A., 41 vjeç, banues në Tiranë.
    Gjatë operacionit, në Rrugën e Dibrës, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin S. A. Gjatë kontrollit të automjetit, iu gjet e iu sekuestrua një armë e ftohtë(thikë). Më tej, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë, gjetën e sekuestruan 2 armë zjarri(pistoletë dhe pushkë), 1 armë sportive, 1 armë e ftohtë, municion luftarak dhe emblema policie”, njofton policia.

  • EMRAT/  U arrestuan pak ditë më parë për shitje të narkotikëve, policia sekuestron armë zjarri pushkë dhe municion luftarak në banesën e tyre

    EMRAT/ U arrestuan pak ditë më parë për shitje të narkotikëve, policia sekuestron armë zjarri pushkë dhe municion luftarak në banesën e tyre

    Policia gjen dhe sekuestron 2 armë zjarri pushkë dhe municion luftarak.

    Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Shkodër, në vijim të veprimeve hetimore lidhur me arrestimin e dy shtetasve Mikeljan Toma, dhe Renato Mneri, të cilët u arrestuan më datë 26.03.2025, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Vjedhje”, e kryer në bashkëpunim, pasi nuk iu bindën urdhrit të Policisë, për të ndaluar motomjetin e vjedhur me të cilin lëviznin, kanë siguruar informacion se njëri prej shtetasve të arrestuar kishte dhe një banesë tjetër në përdorim.
    Nga hetimet ka rezultuar se Toma kishte në përdorim banesën e shtetasit G.V., në fshatin Dajç (pronari i banesës rezident në Itali).
    Nga kontrolli i ushtruar në këtë banesë Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale, 2 armë zjarri pushkë dhe municion luftarak, të cilat dyshohet se i kishte siguruar dhe i mbante shtetasi i arrestuar Toma.
    Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

    Top Channel