Tag: luftarak

  • “Befasia” në Lezhë sekuestron 2 armë zjarri, 1 armë gjahu dhe municion luftarak, 35-vjeçari vihet në pranga

    “Befasia” në Lezhë sekuestron 2 armë zjarri, 1 armë gjahu dhe municion luftarak, 35-vjeçari vihet në pranga

    Policia e Shteti, përmes një publikimi që ka bërë në mediat sociale njofton se në Lezhë është finalizuar operacioni i koduar “Befasia”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje.Sekuestrohen 2 armë zjarri, 1 armë gjahu dhe municion luftarak.Vihet në pranga poseduesi i tyre.Në vijim të punës intensive për parandalimin dhe goditjen e armëmbajtjes pa leje, Komisariati i Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponja”, ka siguruar informacion se një shtetas mbante armë zjarri pa leje.Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të këtij informacioni, është finalizuar operacioni policor i koduar “Befasia”, gjatë të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:B. N., 38 vjeç, banues në fshatin Pllanë, Lezhë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë, 1 pushkë, 1 armë gjahu dhe sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

  • Fshihte arsenal armësh në banesë, pranga 38-vjeçarit në Lezhë, sekuestrohen pushka dhe municioni luftarak

    Fshihte arsenal armësh në banesë, pranga 38-vjeçarit në Lezhë, sekuestrohen pushka dhe municioni luftarak

    Policia e Lezhës, në bashkëpunim me Forcat “Shqiponja”, finalizoi me sukses një operacion blic, pas informacioneve operative për posedim të paligjshëm të armëve.

    Gjatë kontrollit në banesën e personit që u gjetën armët, i cili u arrestua, policia gjeti  dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë, një pushkë, një armë gjahu dhe municion luftarak.
    Arrestimi vjen si pjesë e përpjekjeve të strukturave të rendit për të parandaluar dhe goditur krimet që lidhen me armëmbajtjen pa leje në qarkun e Lezhës.
    Njoftimi:
    Lezhë / Finalizohet operacioni policor i koduar “Befasia”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje.
    Sekuestrohen 2 armë zjarri, 1 armë gjahu dhe municion luftarak.
    Vihet në pranga poseduesi i tyre.
    Në vijim të punës intensive për parandalimin dhe goditjen e armëmbajtjes pa leje, Komisariati i Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponja”, ka siguruar informacion se një shtetas mbante armë zjarri pa leje.
    Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të këtij informacioni, është finalizuar operacioni policor i koduar “Befasia”, gjatë të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:
    B. N., 38 vjeç, banues në fshatin Pllanë, Lezhë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
    Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë, 1 pushkë, 1 armë gjahu dhe sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
    Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • Me armë me vete në makinë dhe nuk iu bindën Policisë për të ndaluar, arrestohen 2 persona në Fier

    Me armë me vete në makinë dhe nuk iu bindën Policisë për të ndaluar, arrestohen 2 persona në Fier

    Dy persona mes tyre edhe një vajzë ka rënë në prangat e policisë pasi në makinë iu gjet një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.
    Të arrestuarit janë Gentjan Ndreko alias Gentian Selaci dhe Ana Pelanaj.
    Sekuestrohet një pistoletë me municion luftarak, automjeti dhe 2 celularë.
    Pas informacioneve të marra në rrugë policore se me një automjet tip “Audi”, lëviznin shtetas të armatosur, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Fier me mbështetjen dhe të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pasditën e djeshme, në lagjen “Apollonia” kanë ndaluar për kontroll automjetin tip “Audi” me të cilin qarkullonin 2 shtetas. Në momentin e ndërhyrjes së Policisë, drejtuesi i automjetit dhe pasagjerja kanë tentuar të largohen por janë kapur menjëherë nga shërbimet e Policisë.
    Gjatë kontrollit, në çantën marsup të drejtuesit të automjetit, u gjet një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.
    Arma e zjarrit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin dhe 2 aparate celularë.
    Në vijim të veprimeve për rastin, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier u arrestua në flagrancë shtetasi G. N. alias G. S., 40 vjeç, banues në fshatin Sulaj, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe shtetasja A. P., 31 vjeçe, banuese në fshatin Portëz, për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”, njoftoi sot policia.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

  • Në “Audi” me armë dhe municione tentuan t’i largohen policisë, arrestohet 40-vjeçari dhe e reja në Fier

    Në “Audi” me armë dhe municione tentuan t’i largohen policisë, arrestohet 40-vjeçari dhe e reja në Fier

    Dy shtetas ranë në prangat e Policisë së Fierit pas një operacioni të zhvilluar pasditen e djeshme në lagjen “Apollonia”, ku u kapën duke qarkulluar të armatosur me një automjet tip “Audi”. Pavarësisht përpjekjes për t’u larguar nga vendngjarja, ata u ndaluan nga forcat e rendit, të cilat sekuestruan një armë zjarri me municion luftarak, automjetin dhe dy celularë.

    Gjatë kontrollit, në çantën e supit të drejtuesit të automjetit, u gjet një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.Arma e zjarrit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin dhe 2 aparate celularë.
    Në vijim të veprimeve për rastin, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier u arrestua në flagrancë shtetasi G. N. alias G. S., 40 vjeç, banues në fshatin Sulaj, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe shtetasja A. P., 31 vjeçe, banuese në fshatin Portëz, për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • George Hardy, piloti i fundit që luftoi në Evropë në Luftën e Dytë Botërore vdes në moshën 100 vjeçare

    George Hardy, piloti i fundit që luftoi në Evropë në Luftën e Dytë Botërore vdes në moshën 100 vjeçare

    George Hardy, piloti i fundit luftarak i “skuadronit të parë të zi” legjendar të Shteteve të Bashkuara, i njohur si “Tuskegee Airmen”, i cili operoi mbi Evropën e pushtuar gjatë Luftës së Dytë Botërore, vdiq sot në moshën 100 vjeçare.

    Që nga fillimi i vitit 1945, George Hardy, si pilot luftarak “P-51”, mori pjesë në 21 misione luftarake, në moshën vetëm 19 vjeç, duke shoqëruar bombarduesit amerikanë në objektiva në zemër të Gjermanisë naziste, gjatë fazës së fundit dhe më të përgjakshme të luftës.
    Duke u nisur nga një aeroport i improvizuar në rajonin e Pulias në Italinë jugore, ai fluturoi mbi brigjet e Adriatikut dhe Jugosllavisë me kolegë të tjerë në “Mustangjet”, për të shoqëruar bombarduesit e rëndë “B-17” dhe “B-24”, të cilët po ngriheshin nga Anglia jugore për të goditur brenda Rajhut të Tretë.
    “Ai na lë një trashëgimi guximi, qëndrueshmërie, aftësish dhe këmbënguljeje të jashtëzakonshme përballë racizmit, paragjykimeve dhe të këqijave të tjera”, tha në një deklaratë një zëdhënës i Fondacionit të Ushtarëve të Aviacionit Tuskegee. “Ne jemi përgjithmonë mirënjohës për sakrificën e tij dhe do ta çmojmë kujtimin e tij.”

    Pilotët afrikano-amerikanë dalin në pah
     
    Kur Franklin Roosevelt u rizgjodh president i SHBA-së në vitin 1940, ai premtoi t’u lejonte afrikano-amerikanëve të stërviteshin si pilotë luftarakë. Pas sulmit japonez në Pearl Harbor në dhjetor 1941 dhe hyrjes së Amerikës në luftë, nevoja për pilotë luftarakë të gatshëm për luftime u rrit ndjeshëm.
    Në atë kohë, Forcat Ajrore nuk ishin një degë e veçantë e forcave të armatosura amerikane, dhe ndërsa dhjetëra qindra të rinj amerikanë u dyndën në bordet e rekrutimit për t’u regjistruar, Marina refuzoi të pranonte afrikano-amerikanët që dëshironin të stërviteshin si pilotë në radhët e saj, bazuar në një rregullore më të vjetër që u kërkonte amerikanëve “me ngjyrë” të ofronin më pak shërbim luftarak në Marinë. E vetmja mundësi për një afrikano-amerikan për të “ndjekur ëndrrën e tij” dhe për t’u bërë pilot luftarak ishte Forca Ajrore e Ushtrisë.
    Tuskegee, një qytet në Alabama, SHBA, ishte “Meka” për stërvitjen e të gjithë pilotëve të Forcave Ajrore të Ushtrisë afrikano-amerikane gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kushtet e mira të motit të zonës dhe aeroporti ku pilotët afrikano-amerikanë po stërviteshin tashmë për të marrë një licencë civile, ishin arsyet kryesore për zgjedhjen e këtij vendi. Studentët e parë të shkollës filluan stërvitjen në korrik 1941 dhe përfunduan studimet e tyre nëntë muaj më vonë.
    Hardy u dërgua atje në vitin 1943 si praktikant pilot i Forcave Ajrore të Ushtrisë, vetëm 17 vjeç, dhe u diplomua në vitin 1944 si toger i dytë – një pilot luftarak me një motor të vetëm. Ai luftoi me Skuadronin e parë të 332-të Luftarak tërësisht afrikano-amerikan, të Flotës së 15-të Ajrore, me bazë në Itali.
    Që nga korriku i vitit 1944, amerikanët kishin hedhur në betejë “P-51 Mustang”, një nga avionët luftarakë më të mirë të Luftës së Dytë Botërore, pasi ai mund të fluturonte më shpejt dhe në një rreze më të madhe se çdo avion luftarak i Aleatëve, por jo se reaktivët gjermanë, të cilët u shfaqën shumë vonë në fund të luftës.
    Në një intervistë të vitit 2015, Hardy kujtoi se kur mbaronte misioni i shoqërimit të bombarduesve, nëse ai kishte ende mjaftueshëm benzinë ​​në rezervuar, ai zbriste ulët dhe qëllonte me mitraloz çdo kamion ose barkë që gjente përpara tij.
    Siç pohon Daniel Holman, i departamentit historik të Forcave Ajrore të SHBA-së, “Pilotët e Tuskegee u përballën me dy armiq, nazistët jashtë vendit dhe racizmin brenda vendit, dhe ata luftuan vërtet që të tjerët të ishin të lirë”.
    Pas luftës, Hardy u shkarkua nga ushtria dhe u rikthye në detyrë aktive me Forcat Ajrore të SHBA-së në vitin 1948, duke fluturuar si bashkëpilot në B-29 gjatë Luftës Koreane. Në një mision, një oficer epror e thirri atë nga një fluturim i planifikuar për shkak të ngjyrës së lëkurës së tij. Në atë mision, avioni u rrëzua mbi Korenë e Veriut.
    Më vonë gjatë Luftës së Vietnamit, ai do të fluturonte me avionë me dy motorë në operacione natën.
    Në total, ai mori pjesë në 136 misione luftarake në tre luftëra të ndryshme.

    Top Channel

  • Kate Middleton vizitë në bazën ushtarake, shfaqet me taka të larta në një avion luftarak

    Kate Middleton vizitë në bazën ushtarake, shfaqet me taka të larta në një avion luftarak

    Kate Middleton ishte në bazën RAF Coningsby në Angli , në vizitën e saj të parë pasi mori detyrën si Komodore Nderi Mbretërore e Ajrit në gusht 2023.

    E veshur me një kostum gri dhe taka të larta, ajo u ngjit në shkallët e ngushta dhe u ul në kabinën e një avioni luftarak Typhoon me vlerë 100 milionë paund, i cili po merr pjesë në ushtrimet e reagimit të menjëhershëm të NATO-s kundër Rusisë.
    Princesha e Uellsit nuk bëri vetëm një tur tipik, por testoi edhe aftësitë e saj në simulatorin e fluturimit. Ajo madje arriti të kryente me sukses një “loop the loop”, duke fituar lëvdatat e oficerëve të bazës.

    An insightful first visit to RAF Coningsby as Royal Honorary Air Commodore. pic.twitter.com/AE1Nd04aqO
    — The Prince and Princess of Wales (@KensingtonRoyal) October 2, 2025

    Stepping backwards down a portable staircase from a Typhoon fighter jet – in stiletto heels!
    The Princess of Wales, everyone 💅 pic.twitter.com/fsdftkyLGN
    — Belle (@RoyallyBelle_) October 2, 2025

    Ajo zbuloi se djali i saj më i vogël, Louis, është veçanërisht i interesuar të bëhet pilot. “Megjithatë, do t’u thoja atyre se duhen tetë vjet stërvitje dhe shumë punë e palodhur”, tha ajo me një buzëqeshje.
    Pas vizitës, komandanti i bazës, Kapiteni i Grupit Paul O’Grady, vuri në dukje: “Ajo duket se ka një talent të lindur për të fluturuar, mund të na duhet ta stërvitim që të fluturojë një Typhoon nëse dëshiron.”
    Në fund të fundit, Kate po ndjek një traditë familjare, pasi Princi William shërbeu si pilot helikopteri kërkim-shpëtimi në RAF.

    Top Channel

  • Lëvizte i armatosur në Tiranë, vihet në pranga 27-vjeçari. I sekuestrohen armë, municion luftarak dhe.. 

    Lëvizte i armatosur në Tiranë, vihet në pranga 27-vjeçari. I sekuestrohen armë, municion luftarak dhe.. 

    Policia e Tiranës ka arrestuar një 27-vjeçar i cili lëvizte i armatosur. Nga kontrolli, policia ka sekuestruar armën e zjarrit, municion luftarak dhe një shumë parash. 
    “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të kontrolleve intensive të zhvilluara pas mesnatës, me fokus identifikimin e shtetasve që qarkullojnë të armatosur dhe që përbëjnë rrezik për qytetarët dhe rendin publik, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Mesnata”. 
    Si rezultat, në rrugën “Ibrahim Rugova” u kap dhe u arrestua shtetasi E. S., 27 vjeç, banues në Domje. 
    Gjatë kontrollit në çantën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë me municion, të cilën e mbante pa leje, si dhe një shumë parash. 
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë. 
     

  • Arrestohet 35-vjeçari/ Fshehu armë në depozitën e ujit, i gjenden edhe municion luftarak dhe kokainë

    Arrestohet 35-vjeçari/ Fshehu armë në depozitën e ujit, i gjenden edhe municion luftarak dhe kokainë

    Një 35-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi i është gjetur një armë zjarri pa leje, municion luftarak e kokainë. Në pranga ka rënë Markeliano Pirtea.
    Njoftimi i plotë:
    Tiranë/Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e armëmbajtjes pa leje dhe të shpërndarjes së lëndëve narkotike.
    Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar “Kombinimi”.
    Shpërndante lëndë narkotike kokainë dhe mbante armë zjarri dhe municion luftarak në banesë, vihet në pranga 35-vjeçari.
    Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, rreth 135 gramë kokaine, të cilën dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen në doza dhe municion luftarak.
    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje, pas një informacioni të siguruar në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Kombinimi”, në kuadër të të cilit vunë në pranga shtetasin:
    -M. P., 35 vjeç, banues në Tiranë.
    Gjatë kontrollit të banesës së tij shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri pistoletë të cilën e kishte fshehur te depozita e ujit, municion luftarak dhe lëndë narkotike kokainë.
    Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se pasi siguronte lëndë narkotike kokainë, e ndante në doza me qëllim shitjen e saj.
    Gjithashtu, gjatë veprimeve procedurale, rezultoi se ky shtetas gjatë një konflikti për motive të dobëta, kishte goditur me qytën e pistoletës, shtetasin S. I, duke i shkaktuar dëmtime sipërfaqësore.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

  • Shpërndante kokainë dhe mbante armë zjarri në banesë, vihet në pranga 35-vjeçari

    Shpërndante kokainë dhe mbante armë zjarri në banesë, vihet në pranga 35-vjeçari

    Një 35-vjeçar u arrestua në Tiranë për shpërndarje të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.

    Policia thote se në banesën e tij u sekuestrua një pistoletë, rreth 135 gramë kokainë, e dyshuar për shitje në doza, si dhe municion luftarak.

    Sipas njoftimit të Policisë, 35-vjeçari, me iniciale M.P., kishte fshehur armën pranë depozitës së ujit në banesë. Hetimet tregojnë se ai siguronte kokainë dhe e ndante për tregtim në doza të vogla.

    Gjithashtu, gjatë një konflikti për motive të dobëta, M.P. ka goditur me qytën e pistoletës një person tjetër, shtetasin S.I., duke i shkaktuar dëmtime të lehta.

    Njoftimi:

    Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar “Kombinimi”.

    Shpërndante lëndë narkotike kokainë dhe mbante armë zjarri dhe municion luftarak në banesë, vihet në pranga 35-vjeçari.

    Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, rreth 135 gramë kokaine, të cilën dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen në doza dhe municion luftarak.

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje, pas një informacioni të siguruar në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Kombinimi”, në kuadër të të cilit vunë në pranga shtetasin:
    -M. P., 35 vjeç, banues në Tiranë.
    Gjatë kontrollit të banesës së tij shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri pistoletë të cilën e kishte fshehur te depozita e ujit, municion luftarak dhe lëndë narkotike kokainë.

    Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se pasi siguronte lëndë narkotike kokainë, e ndante në doza me qëllim shitjen e saj.

    Gjithashtu, gjatë veprimeve procedurale, rezultoi se ky shtetas gjatë një konflikti për motive të dobëta, kishte goditur me qytën e pistoletës, shtetasin S. I, duke i shkaktuar dëmtime sipërfaqësore.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

  • VIDEO/ Rrëzohet avioni luftarak, humb jetën tragjikisht piloti

    VIDEO/ Rrëzohet avioni luftarak, humb jetën tragjikisht piloti

    Bota E Enjte, 28 Gusht 2025 21:26

    Gjatë një prove për një shfaqje ajrore në Radom, Poloni, një pilot ka humbur jetën gjatë rrëzimit të avionit luftarak F-16. Pas aksidentit një zëdhënës i qeverisë njoftoi se piloti vdiq në mënyrë tragjike. Mediat polake raportojnë se avioni u rrëzua rreth orës 17:30 duke u djegur plotësisht.