Tag: luçiano

  • Djali ju plagos në sherrin në Elbasan, gruaja e Luçiano Boçit: Ishte konflikt politik, do i shkoj deri në fund

    Djali ju plagos në sherrin në Elbasan, gruaja e Luçiano Boçit: Ishte konflikt politik, do i shkoj deri në fund

    Luçiano Boçi

    TIRANË- Blerina Boçi bashkëshortja e deputetit të Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka reaguar pas sherrit në të cilin u përfshi i biri. Në një koment të bërë në një postim në rrjetet sociale, Blerina Boçi thotë se konflikti nuk ka qenë banal, por tërësisht politik. Madje ajo flet për ‘skema banditeske’ dhe paralajmëron se do t’i shkojë deri në fund kësaj ngjarjeje.
    “Skemat banditeske në veprim të plotë! Konflikti nuk është i natyrës banale, por është krejtësisht politik! Do e çojmë deri në fund zbardhjen e plotë të tij!”- shkruan Boçi.
    Ngjarja ndodhi një ditë më parë në takimin përmbyllës elektoral të kryedemokratit Sali Berisha në Elbasan. Pamjet e publikuara tregonin disa persona duke u konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, mes tyre dhe djali i Luçiano Boçit.

  • “Ka prapavijë politike…”, gruaja e Luçiano Boçit rrëzon PD-në, komenton rrahjen e të birit

    “Ka prapavijë politike…”, gruaja e Luçiano Boçit rrëzon PD-në, komenton rrahjen e të birit

    Deklarata kondradiktore ndërmjet PD së Elbasanit dhe familjes së deputetit demokrat, Luçiano Boçi, në lidhje me përleshjen në mitingun e PD, ku i plagosuri mbeti djali i tyre.
    Blerina Boçi, bashkëshortja e deputetit, ka reaguar në rrjetet sociale, teksa e ka cilësuar politik konfliktin ku u përfshi.
    Në këtë mënyrë, Blerina Boçi hedh poshtë deklaratën e PD në Elbasan, sipas së cilës, konflikti ishte banal.
    Ndërkaq, djali i deputetit të PD, Luçiano Boçi, vijon të jetë i shtruar në spital.
    Ai ndodhet në gjendje të stabilizuar, por ka hematoma. Deri më tani, familja Boçi nuk ka kryer kallëzim penal.
    Paraprakisht dyshohet se sherri ka nisur pasi njëri nga kandidatët e PD ka takuar personat që ishin me djalin e Boçit, gjë që ka revoltuar këtë të fundit dhe ka degraduar në përplasje fizike.

  • Sh*rri në mitingun e Berishës në Elbasan, lëndohet në kokë djali i Luçiano Boçit

    Sh*rri në mitingun e Berishës në Elbasan, lëndohet në kokë djali i Luçiano Boçit

    Elbasan/Djali i deputetit Luçiano Boçi ka mbetur i plagosur në kokë  gjatë incidenteve te mitingun elektoral ne Elbasan.

    Konfirmohet se ndodhet ne Spitalin Rajonal te Elbasanit për mjekim.

    Ka një çarje në kokë, por pa pasoja serioze.

    Policia e Elbasanit po kryen veprimet proceduriale dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Nga informacionet e deritanishme incidenti ka ndodhur per shkaqe banale mes militanteve te PD gjate mitingut permbylles

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • Djali i Luçiano Boçit në spital, PD ndryshon variant: U rrah për shkaqe banale! E nxorët në lajme nga inati që…

    Djali i Luçiano Boçit në spital, PD ndryshon variant: U rrah për shkaqe banale! E nxorët në lajme nga inati që…

    Pak orë pas episodit të dhunshëm të ndodhur gjatë mitingut të Sali Berishës në Elbasan, ku mbeti i lënduar në kokë djali i Luçiano Boçi, ka reaguar dega e PD në këtë qytet.
    Teksa mbrëmë PD deklaroi se u rrah rojai stadiumit pse nuk i lejoi të hidhnin fishekzjarre, sot ajo ka ndryshuar variant.
    Sipas sqarimit të bërë prej tyre, thuhet se ky episod ka ndodhur pas një konflikti banal mes disa të rinjve. PD thotë se rasti doli në lajme nga xhelozia për pritjen madhështore që iu bë Sali Berishës në Elbasan.
    Ja deklarata e sotme:
    “Në lidhje me incidentin e ndodhur gjatë mitingut përmbyllës të Partisë Demokratike në Elbasan, Partia Demokratike Dega Elbasan dëshiron të sqaroj opinionin publik se bëhet fjalë për një konflikt të natyrës krejtësisht banale mes disa të rinjve, pa asnjë lidhje me përplasjen e grupeve mbështetëse të kandidatëve apo me organizimin e Partisë Demokratike.
    Fatkeqësisht, ky episod i izoluar u përdor me shpejtësi nga qarqe të afërta me mazhorancën për ta politizuar dhe për të njollosur suksesin e këtij takimi madhështor, ku qytetarët e Elbasanit treguan mbështetjen e tyre të jashtëzakonshme për Prof. Dr. Sali Berishën dhe Partinë Demokratike.
    Partia Demokratike Elbasan u bën thirrje të gjithë qytetarëve të mos ndikohen nga manipulime të tilla keqdashëse dhe të mbeten të fokusuar tek qëllimi ynë i përbashkët: fitorja e vlerave demokratike dhe ndryshimi që Elbasani dhe Shqipëria meritojnë”, thuhet në deklaratë.

  • Sherri në mitingun e PD në Elbasan, plagoset djali i Luçiano Boçit

    Sherri në mitingun e PD në Elbasan, plagoset djali i Luçiano Boçit

    Djali i Luçiano Boçit, ka mbetur i plagosur në kokë  gjatë incidenteve te mitingun elektoral ne Elbasan.
    Sipas TCH, ndodhet në Spitalin Rajonal të Elbasanit për mjekim.

    Policia e Elbasanit po kryen veprimet proceduriale dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.
    Nga informacionet e deritanishme incidenti ka ndodhur për shkaqe banale mes militantëve të PD gjatë mitingut permbyllës.
     

  • VIDEO / Zbardhet sherri në mitingun e Berishës, djali i Luçiano Boçit përfundon në spital! Demokratët rrahën njëri-tjetrin

    VIDEO / Zbardhet sherri në mitingun e Berishës, djali i Luçiano Boçit përfundon në spital! Demokratët rrahën njëri-tjetrin

    Djali i deputetit Luçiano Boçi ka mbetur i plagosur në kokë gjatë incidenteve te mitingun elektoral ne Elbasan.
    Mediat konfirmojne se ai ndodhet ne Spitalin Rajonal te Elbasanit për mjekim.
    Sipas informacioneve te para, raportohet se shtetasi ne fjale ka një çarje në kokë, por pa pasoja serioze.
    Policia e Elbasanit po kryen veprimet proceduriale dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.
    Nga informacionet e deritanishme incidenti ka ndodhur per shkaqe banale mes militanteve te PD gjate mitingut permbylles.

  • “Bashkë, jemi shumë dhe do të fitojmë!”, Luçiano Boçi: Shkodranët i kanë braktisur ata përballë nesh në aleancën e vetmisë

    “Bashkë, jemi shumë dhe do të fitojmë!”, Luçiano Boçi: Shkodranët i kanë braktisur ata përballë nesh në aleancën e vetmisë

    Drejtuesi politik i PD- së për Qarkun e Shkodrës Luçiano Boçi, vijon takimet me shkodranët me intensitet të lartë edhe në ditët e fundit të kësaj fushate elektorale.
    Ai takohet dhe bashkëbisedon me qytetarë të shtresave, profesioneve dhe moshave të ndryshme, duke trajtuar edhe programin e PD- së për qeverisjen e vendit pas 11 majit 2025
    “Shkodranët i kanë braktisur ata përballë nesh në aleancën e vetmisë. Numërimi mbrapsht, për fitoren e aleancës më të shenjtë të Partisë Demokratike, asaj me shkodranin e zakonshëm, ka nisur. Bashkë, jemi shumë, dhe do të fitojmë!”, shkruan Luçiano Boçi, nënkryetar i PDSH- së në publikimin e tij në rrjetet sociale.

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!

  • “Shqipëria do ulet në sallonin e BE”, Rama në Elbasan: Luçiano fake Pavarotin e çuan në Shkodër

    “Shqipëria do ulet në sallonin e BE”, Rama në Elbasan: Luçiano fake Pavarotin e çuan në Shkodër

    Nga Elbasani, Edi Rama përsëriti edhe njëherë premtimin kryesor të fushatës së tij zgjedhore, se vota e 11 majit duhet për të çuar Shqipërinë në familjen e madhe evropiane.
    “I gjithë Elbasani dhe banorët e këtij qarku të bëhen bashkë për Shqipërinë 2030 në BE. Të bëhen bashkë që të ngjitemi drejt asaj maje që e kemi misioni dhe që drejt së cilës fati e desh që të na vijë ne mundësia që me votë ti japim Shqipërisë fuqinë që i duhet për të ngjitur metrat e fundit dhe për të vendosur në atë majë flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit. Dhe ti japim fund historisë ku shqiptarët ndihen si të dorës së dytë në zemër të Evropës. Zoti na ka vënë këtu dhe jemi ndër të parët, kombet më të vjetra, por historia e ka dashur që gjërat të mos shkojnë lehtë. Historia e ka dashur që ky vend të kalojë male vështirësish. E megjithatë ky popull ja ku është sepse brenda nesh ka një shpirt që është shpirti evropian i shqiptarit. Shqipëria duhet të ulet në sallonin e madh të Evropës së Bashkuar”, tha Rama.
    Kryeministri nuk la pa ironizuar dhe drejtuesin politik të PD në Elbasan, Tomor Alizoti, i cili zëvendësoi në këtë qark Luçiano Boçin.
    “Sot në Librazhd kisha frikë se thashë mos më ha Tomori të gjallë. Shkoj atje dhe gjej lumë. Pashë gjithë frikë dhe nuk e gjeta Ludovikun. A e kupton mer Tomor se çfarë do me hëngër të gjallë. Tahmaja e madhe do të lerë pa zë. Tomor ke gjetur vendin e gabuar, forcën e gabuar për t’u ngatërruar. Mendoj Tomorin më 12, por ai nuk e mendoi kur e sollën këtu. Këtu ishte Luciano fake Pavaroti që tha na i vodhi votat elektronike. Dhe e çuan në Shkodër”, u shpreh kreu i qeverisë.

  • “Ne do të fitojmë me vlera, do të fitojmë me dinjitet”, Luçiano Boçi: Sepse Shkodra nuk meriton ndryshe

    “Ne do të fitojmë me vlera, do të fitojmë me dinjitet”, Luçiano Boçi: Sepse Shkodra nuk meriton ndryshe

    Partia Demokratike e Shkodrës, vijon takimet përmbyllëse të fushatës elektorale. Ka qenë Rajoni nr. 1 i qytetit që ka mbyllur fushatën me një takim të organizuar nën drejtimin e Luçiano Boçit, drejtues politik i PD- së për qarkun Shkodër.
    “Takimi përmbyllës me rajonin 1. Jo vetëm demokratët, por edhe socialistët e ndershëm, ndihen të nëpërkëmbur dhe të papërfaqësuar nga anonimët përballë nesh. Lajmi i mirë është se kushdo e ka kuptuar se kupa është mbushur. Ndryshe nga ata, ne do të fitojmë me vlera, do të fitojmë me dinjitet, sepse Shkodra nuk meriton ndryshe.”, shkruan nënkryetari i PDSH- së Luçiano Boçi.
    Ndërkohë, të enjten, 8 maj 2025, ora 18.00, në sheshin “Nënë Tereza”, PD -ASHM do të mbyllë zyrtarisht fushatën elektorale për qarkun e Shkodrës. I pranishëm do të jetë edhe kryetari i PDSH- së, Sali Berisha.

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!

  • “71 mandate i kemi”, Rama nga Shkodra: Demokratët të mos votojnë që të mos u vijë turp, në 13 maj do thonë i vodhën zgjedhjet

    “71 mandate i kemi”, Rama nga Shkodra: Demokratët të mos votojnë që të mos u vijë turp, në 13 maj do thonë i vodhën zgjedhjet

    Kryeministri Edi Rama ka mbyllur turin elektoral për zgjedhjet e 11 majit me një miting në Shkodër, ku nuk i kurseu ironitë dhe akuzat ndaj Partisë Demokratike dhe procesit të primareve. Duke folur para qytetarëve, Rama ironizoi kandidatët demokratë që, sipas tij, u përjashtuan nga gara pas fitimit të primareve.
    “Fitoi primaret në Tiranë ai i Kavajës, ku është? E hëngri bufi! Vlora, e njëjta histori. Saranda? Kryetarja e PD-së fitoi primaret, por dërguan një kukumjaçkë nga Tirana. Dash Sula, gjeli i detit i Peqinit, të paktën del në televizor, se bufi nuk e ha dot. Nuk është zog kënete,” u shpreh Rama me tone të ashpra ironike.
    Ai nuk la pa përmendur edhe drejtuesin politik të PD-së në Shkodër, Luçiano Boçin, të cilin e quajti “Luçiano Pavarotti nga Elbasani”.

    “Si mund të bëhet Shkodra madhështore me Luçiano fake Pavarottin? Shpresoj që qytetarët të rrinë në shtëpi, të mos shkojnë të votojnë, që të mos u vijë nesër turp nga vetja,” tha Rama, duke i bërë thirrje elektoratit opozitar të mos marrin pjesë në votime.
    Rama foli gjithashtu për investimet në veri të vendit dhe e përshkroi Shkodrën si një qytet që po shndërrohet nga një “djep kulture” në një “djep ekonomie”.
    “Kanë qenë 33 vite të humbura. Kemi investuar 1.3 miliardë euro në veri. Shkodra nuk është më si dikur, ku të gjithë shkonin në Ulqin – tani Ulqini vjen në Shkodër. Po afrohemi tek 1 milion turistë në vit,” theksoi kryeministri.
    Sipas tij, zgjedhjet e 11 majit janë më shumë se një proces elektoral. “Nuk luftojmë për 71 mandate, ato i kemi. Luftojmë për më shumë, që të bëjmë reformat e integrimit. Pas 10 vitesh përpjekjesh, më në fund Europa vjen në Shqipëri. Më 11 maj kemi një takim me historinë,” deklaroi Rama.
    Në përmbyllje, ai kritikoi sërish Partinë Demokratike duke përdorur gjuhë tallëse për strukturat dhe retorikën e saj, dhe kërkoi votë masive për Partinë Socialiste për të vazhduar procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.
    /vizionplus.tv