Tag: luçiano

  • Spalletti “kopjon” Mancini, nga kombëtarja italiane në Arabi, do të jetë trajneri i ri i Cristiano Ronaldo

    Spalletti “kopjon” Mancini, nga kombëtarja italiane në Arabi, do të jetë trajneri i ri i Cristiano Ronaldo

    Nga pankina e kombëtares italiane në Arabinë Saudite, një rrugë e ndërmarrë tashmë nga Roberto Mancini. Këtë herë, ai që pritet të lërë Italinë për milionat e Arabisë është Luciano Spalletti.
    Trajneri që pak ditë më parë u shkarkua nga detyra e drejtuesit të kombëtares italiane ka përfunduar në radarët e Al Nassr. Spalletti u bë menjëherë një nga trajnerët më të rëndësishëm në treg.
    Për pasojë, propozimi i klubit arab mbërriti menjëherë në tryezën e trajnerit italian. Skuadra e Al Nassr po mendon të vijojë linjën italiane në stol, pasi Spalletti do të zërë vendin e Stefano Pioli (pritet të shkojë te Fiorentina).
    Ditët në vijim, Al Nassr do të ndërpresë kontratën rreth 12 milionë në sezon me Stefano Pioli. Më pas do të ketë mundësinë të zyrtarizojë propozimin për Luciano Spalletti. Për këtë të fundit do të vijë një pagë pagë më e lartë se ajo e Pioli.
    Pas ndërprerjes së kontratës me FIGC-në, Luciano Spalletti do të duhet të vendosë orët e ardhshme se cila do të jetë e ardhmja e tij mes tundimit arab dhe mundësisë për një periudhë pushimi.
    Te Al Nassr, trajneri toskan do të gjente Marcelo Brozovic, i cili shpërtheu nën drejtimin e tij në Inter, si dhe kampionë të kalibrit të Laporte, Duran, Mané dhe padyshim Cristiano Ronaldo, i cili me siguri do të ketë dhënë miratimin e tij.

  • Luciano Spalletti shkarkohet nga kombëtarja italiane

    Luciano Spalletti shkarkohet nga kombëtarja italiane

    Luciano Spalletti shkarkohet nga detyra e trajnerit të kombëtares italiane, pas humbjes 3-0 ndaj Norvegjisë në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës. Rezultati negativ ka qenë vendimtar për të ardhmen e teknikut 66-vjeçar.
    Lajmin e ka konfirmuar vetë Spalletti, duke bërë me dije se ka zhvilluar një takim me presidentin e Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, i cili i ka komunikuar largimin nga posti. Trajneri ka shprehur dëshirën për të vijuar në detyrë, por kjo nuk është pranuar nga drejtuesit e federatës.
    Spalletti do të jetë në stol edhe për ndeshjen e fundit, atë të 9 qershorit ndaj Moldavisë, pas së cilës do të largohet zyrtarisht nga kombëtarja.
    Ndërkohë, kanë nisur spekulimet për pasuesin e tij. Emra si Stefano Pioli dhe Roberto Mancini përmenden ndër më të mundshmit, por vendimi për trajnerin e ri pritet të merret në javët e ardhshme.

  • E bujshme! Luciano Spalletti shkarkohet nga kombëtarja italiane: Nuk doja të largohesha kurrë

    E bujshme! Luciano Spalletti shkarkohet nga kombëtarja italiane: Nuk doja të largohesha kurrë

    Luciano Spalletti nuk është më trajner i kombëtares italiane.

    Pas humbjes së rëndë kundër Norvegjisë dhe përballjes me një valë kritikash të ashpra – përfshirë edhe deklaratat e presidentit të Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), Gabriele Gravina – trajneri konfirmoi largimin nga posti.
    Në një konferencë për shtyp të mbajtur ditën e sotme, Spalletti deklaroi: “U takova me presidentin dhe folëm gjatë. Ai më komunikoi se më kishte shkarkuar nga detyra. Nuk doja kurrë të largohesha nga ky pozicion, nuk ishte qëllimi im.”
    Trajneri theksoi se e pranon vendimin dhe mban përgjegjësinë për rezultatet. “Ekziston një shkarkim dhe unë e marr në konsideratë atë, ashtu si rezultatet që kemi pasur. Marr përgjegjësinë e plotë për to,” shtoi ai.
    Spalletti konfirmoi gjithashtu se do të firmosë rezolutën konsensuale pas ndeshjes së fundit që do të drejtojë – ajo kundër Moldavisë.
    Ky është një kapitull që mbyllet me zhgënjim për një trajner që kishte nisur me pritshmëri të mëdha, por që nuk arriti të rikthejë shkëlqimin e “Azzurrëve” në arenën ndërkombëtare.
    Federata pritet të njoftojë emrin e trajnerit të ri në ditët në vijim.

    Top Channel

  • Luciano Spalletti reagon pas shkarkimit: Nuk doja kurrë të largohesha, më njoftuan mbrëmë në darkë

    Luciano Spalletti reagon pas shkarkimit: Nuk doja kurrë të largohesha, më njoftuan mbrëmë në darkë

    Pas humbjes 3-0 ndaj Norvegjisë, Federata Italiane ka marrë vendimin drastik duke shkarkuar trajnerin e “Axurrëve”, Luciano Spalletti-n. Ka qenë vetë tekniku italian që ka zyrtarizuar shkarkimin e tij në një konferencë për shtyp ditën e sotme.
    “Mbrëmë isha për darkë me presidentin Gabriele Gravina  dhe pas një bisede të gjatë me komunikoi se isha i shkarkuar nga detyra. Ndjej keqardhje, personalisht as nuk kisha ndërmend që të tërhiqesha.
    Unë u mundova t’i shërbej vendit tim, pa keqdashje e xhelozi, por ka një vendim për shkarkimin tim dhe jam i detyruar ta pranoj atë”, tha Spalletti. 66-vjeçari konfirmoi se do të drejtojë “Axurrët” edhe në sfidën e nesërme ndaj Moldavisë dhe më pas do firmosë marrëveshjen konsensuale për largimin nga drejtimi i Italisë.
    Ndërkohë në mediat italiane janë zbuluar dy kandidatët kryesorë për të zëvendësuar Spaletti-n. I pari është Claudio Ranieri, i cili mbylli një sezon fantastik në Serie A me Romën dhe duket se është i gatshëm për t’i shërbyer vendit të tij, të paktën deri në përfundim të eleminatoreve për Kupën e Botës.
    Emri i dytë që po përmendet është ai Stefano Pioli-t, i cili është ende nën kontratë me Al Nassr, por ish-trajneri i Milan nuk do t’i thoshte “jo” propozimit për të marrë drejtimin e “Axurrëve”.

  • “Nuk doja të largohesha kurrë”/ Luciano Spalletti shkarkohet nga kombëtarja italiane

    “Nuk doja të largohesha kurrë”/ Luciano Spalletti shkarkohet nga kombëtarja italiane

    Pas humbjes së rëndë kundër Norvegjisë dhe përballjes me një valë kritikash të ashpra – përfshirë edhe deklaratat e presidentit të Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), Gabriele Gravina – trajneri konfirmoi largimin nga posti.
    Luciano Spalletti nuk është më trajner i kombëtares italiane. Në një konferencë për shtyp të mbajtur ditën e sotme, Spalletti deklaroi: “U takova me presidentin dhe folëm gjatë. Ai më komunikoi se më kishte shkarkuar nga detyra. Nuk doja kurrë të largohesha nga ky pozicion, nuk ishte qëllimi im.”
    Trajneri theksoi se e pranon vendimin dhe mban përgjegjësinë për rezultatet. “Ekziston një shkarkim dhe unë e marr në konsideratë atë, ashtu si rezultatet që kemi pasur. Marr përgjegjësinë e plotë për to,” shtoi ai.
    Spalletti konfirmoi gjithashtu se do të firmosë rezolutën konsensuale pas ndeshjes së fundit që do të drejtojë – ajo kundër Moldavisë.
    Ky është një kapitull që mbyllet me zhgënjim për një trajner që kishte nisur me pritshmëri të mëdha, por që nuk arriti të rikthejë shkëlqimin e “Azzurrëve” në arenën ndërkombëtare. Federata pritet të njoftojë emrin e trajnerit të ri në ditët në vijim.

  • Përleshja “madhështore” në Elbasan/ Procedohet personi që bëri për spital djalin e Luçiano Boçit…

    Përleshja “madhështore” në Elbasan/ Procedohet personi që bëri për spital djalin e Luçiano Boçit…

    Policia ka proceduar penalisht një 36-vjeçar, i cili në mitingun e PD në Elbasan, grushtoi duke e bërë për spital Parid Boçin, djalin e deputetit demokrat, Luçiano Boçi. 36-vjeçari akuzohet për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
    Ndërkaq, ka pasur deklarata kondradiktore ndërmjet PD së Elbasanit dhe familjes së deputetit demokrat, Luçiano Boçi, në lidhje me përleshjen në mitingun e PD, ku i plagosuri mbeti djali i tyre. Blerina Boçi, bashkëshortja e deputetit, ka reaguar në rrjetet sociale, teksa e ka cilësuar politik konfliktin ku u përfshi. Në këtë mënyrë, Blerina Boçi hedh poshtë deklaratën e PD në Elbasan, sipas së cilës, konflikti ishte banal.

  • Bashkëshortja e Luçiano Boçit reagon për dh*nën ndaj djalit të saj në miting: Skemë banditeske

    Bashkëshortja e Luçiano Boçit reagon për dh*nën ndaj djalit të saj në miting: Skemë banditeske

    Në një postim në Facebook, bashkëshortja e Luçiano Boçit Blerina, ka reaguar pas dhunës ndaj djalit të saj mbrëmjen e djeshme pranë stadiumit në qytetin e Elbasanit, në mitingun e Partisë Demokratike.
    Blerina thotë se ky është një veprim i skemave banditeske, por që do ta zbardhin deri në fund.

    “Skemat banditeske në veprim të plotë, por do e zbardhim deri në fund! Zoti thotë “Beteja është e imja”, shkruan ajo krahas videos.
    Kujtojmë se disa persona u përfshinë në një përplasje fizike mbrëmjen e së mërkurës pranë stadiumit në qytetin e Elbasanit, në mitingun e Partisë Demokratike.
    Pas një debati, persona ende të paidentifikuar kanë dhunuar djalin e Luçiano Boçit, drejtuesit politik të Partisë Demokratike në Shkodër.
    Djali i Boçit u transportua me hematoma në spitalin e qytetit, ku po merr ndihmën mjekësore.

  • Konflikti i dhunshëm dhe plagosja e djalit të Luçiano Boçit në mitingun e PD në Elbasan, policia kërkon autorët

    Konflikti i dhunshëm dhe plagosja e djalit të Luçiano Boçit në mitingun e PD në Elbasan, policia kërkon autorët

    Policia e Elbasanit e ka cilësuar konflikt për motive banale sherrin e dhunshëm në mitingun e PD ky i lënduar mbeti djali 19 vjeçar i ish deputetit të PD në Elbasan Luçiano Boçi. 

    Policia thotë se po punohet për identifikimin e personave të përfshirë në këtë konflikt ndërsa materialet i kanë kaluar prokurorisë për hetime të mëtejshme.
    Nga ana tjetër Blerina Boçi, bashkëshortja e Luçiano Boçi në rrjetet e saj sociale shprehet: “Skemat banditeske ne veprim te plote, por do e zbardhim deri ne fund! Zoti thote “ Beteja eshte e imja” përfundon reagimin e saj.
    Fatmirësisht 19 vjeçari Boçi nuk ka marrë lëndime të rënda. Ai është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Elbasanit.
     

    Top Channel

  • “Parid Boçi u rrah me njerëzit e një kandidati”, Balliu për sherrin në Elbasan: Pasojat e përçarjes nga Luçiano

    “Parid Boçi u rrah me njerëzit e një kandidati”, Balliu për sherrin në Elbasan: Pasojat e përçarjes nga Luçiano

    Ish-mbështetësja e kryetarit të Partisë Demokratike, Alesia Balliu ka ardhur me një reagim në rrjetet sociale ku dhe ka komentuar ngjarje ne ndodhur një ditë më parë në qytetin e Elbasanit, ku një grup të rinjsh, mes tyre edhe djali i Luçiano Boçit u përfshinë në një konflikt të dhunshëm.
    Sipas Balliut dhuna e regjistruar mbrëmë në Elbasan, përveçse ishte një incident i shëmtuar, është dhe pasqyra tronditëse e gjendjes së brendshme të Partisë Demokratike.
    Ajo thotë se në sherr u përfshi djali i Boçit, Paridi, me një të afërm të një tjetër kandidati demokrat në këtë qark.
    “Ajo që ndodhi në Elbasan, në mitingun përmbyllës të Partisë Demokratike, nuk ishte vetëm një incident i shëmtuar, por një pasqyrë tronditëse e gjendjes së brendshme të kësaj force politike. Dhuna mes djalit të Luçiano Boçit dhe një të afërmeje të kandidatit të Partisë Demokratike nuk është thjesht një konflikt personal — është dëshmia më e qartë se kur humbet busulla politike, humbet edhe kontrolli mbi sjelljen, mbi mesazhin dhe mbi njerëzit”, shkruan Balliu, ndërkohë që më tej thekson faktin se është e dhimbshme se si një forcë politikë si Partia Demokratike që diku përfaqësonte shpresën ëpr ndryshim, sot përfaqësohet nëpër media me pamje dhune.
    Postimi i plotë:
    Nuk Fitohet me Dhunë, Z. Luçiano Boçi!
    Ajo që ndodhi në Elbasan, në mitingun përmbyllës të Partisë Demokratike, nuk ishte vetëm një incident i shëmtuar, por një pasqyrë tronditëse e gjendjes së brendshme të kësaj force politike. Dhuna mes djalit të Luçiano Boçit dhe një të afërmeje të kandidatit të Partisë Demokratike nuk është thjesht një konflikt personal — është dëshmia më e qartë se kur humbet busulla politike, humbet edhe kontrolli mbi sjelljen, mbi mesazhin dhe mbi njerëzit.
    Është e dhimbshme të shohësh që një parti që dikur përfaqësonte shpresën për ndryshim, sot përfaqësohet në media me pamje grushteve e përplasjeve. Por kjo nuk vjen rastësisht. Kjo është fryt i një mënyre të sëmurë drejtimi, i një përpjekjeje për të mbajtur pushtetin në dorë me çdo kusht, duke përdorur gjithçka — edhe ndërhyrjen brutale në proceset e brendshme siç ishte rasti i primareve. Luçiano Boçi, në vend që të mbështeste një garë të hapur, transparente e demokratike, zgjodhi të fusë duart në proces, të ndikojë me emërime dhe të thellojë përçarjen.
    Sot PD është e përçarë jo vetëm në Elbasan, por edhe në Shkodër — dy qytete të rëndësishme për historinë e së djathtës. Të dyja të lëna në një situatë kaosi organizativ, konfliktualiteti dhe mungese besimi. Si mund të ofrosh shpresë për shqiptarët kur s’mund të ofrosh qetësi, drejtësi dhe bashkim brenda shtëpisë tënde?
    E djathta nuk fiton me dhunë. As me pazare, as me përçarje. E djathta fiton kur është e ndershme me anëtarët e vet, kur është e hapur me shoqërinë, dhe kur është e aftë të përfaqësojë vlerat konservatore me qytetari, me kurajo dhe me përkushtim.
    Koha e njerëzve që duan të sundojnë PD-në si pronë private ka marrë fund. Dhuna që shpërthen nga rrënjët e padrejtësisë është një kambanë alarmi. Dhe në këtë alarm, nuk është vetëm Partia Demokratike që rrezikon, por edhe vetë ideja e një opozite të fortë, të përgjegjshme dhe të gatshme për të marrë përgjegjësi nesër.
    Luçiano Boçi duhet ta kuptojë: nuk fitohet me dhunë. Dhe sigurisht, nuk fitohet as me frikë. Shqiptarët duan shpresë — jo sherr. Bashkim — jo grushte.

  • “Skemë banditeske, do e zbardhim deri në fund”, reagimi i bashkëshortes së Luçiano Boçit, iu plagos djali gjatë incidentit në mitingun e Berishës

    “Skemë banditeske, do e zbardhim deri në fund”, reagimi i bashkëshortes së Luçiano Boçit, iu plagos djali gjatë incidentit në mitingun e Berishës

    Mitingu përmbyllës i PD në Elbasan u përfshi nga një sherr masiv mes disa personash.

    Nga përplasja mbeti i plagosur në kokë djali I kandidatit për deputet Luçiano Boçi.
    Bashkëshortja e Luçiano Boçit në një postim në Facebook thotë se ajo që ndodhi mbrëmë “është një skemë banditeske në veprim të plotë”.
    Blerina Boçi thotë se ngjarja do të zbardhet deri në fund.  “Zoti thotë “ Beteja është e imja””, shkruan ajo.

    Top Channel