Tag: luçiano

  • Sot përkujtohet Luciano Pavarotti, tenori që i dha botës një zë të pavdekshëm

    Sot përkujtohet Luciano Pavarotti, tenori që i dha botës një zë të pavdekshëm

    Më 6 shtator 2007, bota e muzikës humbi një nga figurat më të mëdha të saj, Luciano Pavarottin. Sot shënohen 18 vite nga ndarja e tij nga jeta, por zëri i tij vijon të mbetet i gjallë dhe frymëzues për miliona njerëz në mbarë botën.

    I lindur në Modena të Italisë më 12 tetor 1935, Pavarotti u ngjit në skenat më prestigjioze të operës në vitet ’60 dhe shpejt u bë sinonim i artit vokal. Interpretimet e tij në “La Bohème”, “Rigoletto” apo “Turandot” janë ende ndër më të vlerësuarat në historinë e operës.

    Kulmi i famës globale erdhi me projektin “Tre Tenorët”, ku bashkë me Plácido Domingo dhe José Carreras arritën të sjellin operën pranë miliona shikuesve në botë, duke e kthyer në një fenomen kulturor. Përtej skenës, Pavarotti ishte i njohur edhe për humanizmin e tij – organizoi koncerte bamirësie dhe ndihmoi me të ardhura të mëdha për njerëzit në nevojë.

    Me një zë të cilësuar shpesh si “dhuratë hyjnore”, Pavarotti jo vetëm që e ruajti traditën e operës italiane, por e bëri atë pjesë të jetës së përditshme të publikut. Edhe pse kanë kaluar 18 vite nga ndarja e tij nga jeta, muzika e tij vazhdon të dëgjohet në çdo cep të botës. Luciano Pavarotti është dhe do të mbetet një emër që i dha shpirt operës dhe që bëri historinë e artit muzikor./KultPlus.com

  • Surpriza turke! Luciano Spalletti gati të zëvendësojë Mourinho në stolin e Fenerbahce

    Surpriza turke! Luciano Spalletti gati të zëvendësojë Mourinho në stolin e Fenerbahce

    3 Shtator 2025

    8:35

    Telesport

    Pas dështimit për t’u kualifikuar për fazën e grupeve të Champions League dhe shkarkimit të portugezit José Mourinho, skuadra e Fenerbahçe është në kërkim të një trajneri të ri.
    Ish-trajneri i kombëtares italiane, Luciano Spalletti, është ndër emrat që po merren në konsideratë për këtë rol. Lajmi vjen nga mediat turke, që e shohin trajnerin Italian si kandidat të fortë.
    Një tjetër kandidat për stolin e Fenerbahce është edhe portugezi Sergio Conceiçao, i cili është rikthyer i gatshëm për të drejtuar një ekip pas largimit nga Milan. Emri i trajnerit do të vendoset këtë javë.

  • Luciano Boçi: Si mund të heqim Berishën nga kryetar?!

    Luciano Boçi: Si mund të heqim Berishën nga kryetar?!

    Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luciano Boçi, në një intervistë për Top Channel, ka hedhur poshtë lëvizjen e paralajmëruar brenda PD nga kritikët e kryetarit Sali Berisha, duke e cilësuar atë si një “pasion momental” dhe jo si një proces serioz.
    Boçi u kujtoi demokratëve se vetëm vota është ajo që përcakton drejtuesit e partisë, ndërsa për ata që mendojnë ndryshe, ekziston opsioni i krijimit të një fraksioni.

    “Si mund të largosh një njeri nga drejtimi kur atë e vendos apo e heq vota apo vullneti i demokratëve? Jam disaprovues totalisht. Në PD, secili ka mendimin e vet ndryshe, mund ta shprehë, është diçka që ne e kemi pranuar vetë, e kemi zhvilluar dhe lejuar dhe kemi pranuar edhe fraksionet, dhe nëse dikush ka autoritetin për të bërë një fraksion, le ta bëjë; të mos e tregojë me autoritetin për ta hequr. Ne duhet të ndërtojmë; për të shkatërruar bëhet shumë kollaj”, theksoi ai.
    Kritikët e Sali Berishës, pas humbjes së zgjedhjeve të 11 majit, kanë paralajmëruar nisjen e një lëvizjeje të re në vjeshtë, të ngjashme me Foltoren që solli rithemelimin e PD. Por Boçi e sheh këtë nismë si të përkohshme dhe pa efekt:
    “Ndërsa kjo më duket pasion momental, çështje dhe spinimesh apo edhe çështje e marrjes përsipër e atyre veprimeve që tërheqin vëmendjen. Do kalojë!”, u shpreh ai.
    Sa i përket humbjes së zgjedhjeve, Boçi mohoi se ishte pasojë e dobësive politike të partisë. Sipas tij, rezultati erdhi nga deformimi i procesit zgjedhor:
    “Kjo humbje nuk është natyrale politike, është artificiale, ka ardhur nga krimi i organizuar që ka përcaktuar dhe kandidatët, kriminalizimi i administratës, blerja e votës, shkelja e ligjit zgjedhor. SPAK mori përsipër të pengonte krimin zgjedhor dhe u bë palë, pra nuk është humbja klasike politike”, deklaroi Boçi.
    Shtatori pritet të jetë muaji ku PD do të përcaktojë drejtimin e saj politik, si në raport me Parlamentin ashtu edhe në organizimin e brendshëm. Nënkryetari demokrat la të hapura të gjitha opsionet për veprim, nga bojkotimi i Kuvendit deri tek format më ekstreme të protestës brenda sallës.
    “Do jetë marrëdhënie e kushtëzuar, do jetë marrëdhënie e bojkotuar sepse është mosnjohja në mes; do jetë aksion i fortë politik duke qenë brenda parlamentit, përfshirë edhe greva dhe ngujime apo forma të tjera të shprehjes së protestës politike në Parlament; gjithçka është pjesë e vendimmarrjes politike”, përfundoi Boçi.

  • Luçiano Boçi: Kambalja’ s’ka gradë ushtarake, sillet si polic.Rama kërkon të mbyllet  News24

    Luçiano Boçi: Kambalja’ s’ka gradë ushtarake, sillet si polic.Rama kërkon të mbyllet News24

    Deputeti i PD Luçiano Boçi e ka cilësuar sjelljen e drejtuesit të KAYO ish-drejtuesin e policisë Ardi Veliu, “Kambalja” të motivuar nga qeveria e cila i ka dhënë atij autoritetin e pajustifikuar me pozicionin aktual të tij sot, në krye të një kompanie shtetërore.

    Boçi tha se “Kambalja” nuk ka gradë ushtarake, por sillet si polic sikur ka autoritet mbi çdo autoritet tjetër, ja jep ai që kërkon që kjo media të mbyllet.

    “Ai që kërkon ti mbyllë gojën News24 është pushteti, nuk e themi për figuracion por është vetë Edi Rama një media që ka ndikim në opinion, ka shikueshmëri, në mos ta eleminojë ta ketë në thundrën e tij, ta kthejë në zëdhënësin e vet, në forma e rrugë të tjera”, tha Boçi teksa shtoi se News24 mbetet një media që ka ruajtur ekuilibrat ka goditur pa u trembur aferat korruptive.

  • Zyrtare, Flamurtari afron një mbrojtës

    Zyrtare, Flamurtari afron një mbrojtës

    Flamurtari është përforcuar në merkato. Klubi vlonjat ka zyrtarizuar afrimin e mbrojtësit Luciano Squadrone.
    “Luciano Squadrone eshte zyrtarisht futbollist i Flamurtari Football Club. Vjen pas eksperiencës të fundit si futbollist në ekipin e Beroe Stara Zagora (Bullgari )Lojtari është bashkuar me ekipin në fazën përgatitore në Bolu, (Turqi) ku është vendosur menjëherë në dispozicion të trajnerit për stërvitje”, shkruhet në njoftimin e klubit vlonjat.

     

  • U përplas me policët në Theth, Luçiano Boçi: Prishjet janë selektive, pas bregdetit Rama po rrëmben edhe malin

    U përplas me policët në Theth, Luçiano Boçi: Prishjet janë selektive, pas bregdetit Rama po rrëmben edhe malin

    Deputeti i zgjedhur i PD, Luçiano Boçi, tha se Kryeministri Edi Rama po kërkon të rrëmbejë edhe malet e Shqipërisë, siç bëri me bregdetin, duke ia dhënë njerëzve të tij të besuar mundësinë për të bërë turizëm. Pas përplasjes fizike me policët në Theth, ku ishte bashkë me kolegun Bardh Spahia, në mbështetje të banorëve, Boçi tha se opozita do përdorë çdo instrument për mbrojtjen e banorëve atje.
    “Turizmi familjar ka marrë goditje përfundimtare. Siç shihet prishjet këtu janë selektive, policia dhe IKMT janë në kundërshtim të plotë me ligjin. Banorët kanë ndërtuar në tokat e tyre, por kjo nuk përputhet me oreksin e Edi Ramës i cili kërkon të rrëmbejë edhe këtë perle të natyrës siç ka bërë me të tjerat. Këtu nuk ka shtet, sepse të marrësh zvarrë banorët sepse kanë ndërtuar në tokat e tyre kanë bërë turizëm familjar këtij nuk i thonë shtet. Të gjithë drejtuesit e IKMT thonë një fjalë, kemi urdhër. Nga kush kane urdhër? Këtu sundon arroganca e një shteti që qeverisjen e kanë marrë nga bandat. Do të jemi këtu si opozitë me të gjitha mjetet tona për të reaguar. Thirrja ime është të bëhemi bashkë të gjithë burrat e malësisë për ta ndalur këtë valë terrori”, u shpreh Boçi.
    “Siç e shikoni jemi në një terror të vërtetë të shtetit të Edi Ramës. Banorët nuk janë përballur ndonjëherë me pamje terrori të tillë. Si një besëprerë tipik Edi Rama pasi iu dha fjalën dhe u bëri thirrje të investonin emigrantët e kësaj treve, i dhunon sot dhe i hedh në lum investimet e tyre. Një hakmarrje primitive e tij për votën që nuk e mori kurrë të thethjanëve”, tha Spahia.
    Prej disa ditësh situata në Theth është tensionuar pas nisjes së operacionit të IKMT-së për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonë. Banorët kundërshtojnë veprimet e shtetit, pasi thonë që nuk e kanë të mundur që të ndërtojnë me leje pasi u mungojnë certifikatat e pronësisë.

  • “Mos më kap me dorë…”, Luçiano Boçi dhe Bardh Spahia përplasen me policët në Theth: Legen, afrohu se qenke i fortë…!

    “Mos më kap me dorë…”, Luçiano Boçi dhe Bardh Spahia përplasen me policët në Theth: Legen, afrohu se qenke i fortë…!

    VIDEO

    Në fshatin turistik të Thethit vijon prej 6 ditësh aksioni i IKMT-së për prishjen e ndërtimeve pa leje. Ditën e sotme ishin në Theth edhe deputeti i PD-së, Luçiano Boçi dhe ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Dy drejtuesit politikë të PD-së të Shkodrës nuk janë lejuar të afrohen në vendin ku po bëheshin prishjet e radhës, ndërsa nuk ka munguar edhe përplasja fizike dhe verbale, me palët që kanë shkëmbyer edhe fyese. Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”

    Në pamjet shihet qartë se se policët nuk kanë lejuar dy eksponentët e PD të kalojnë rripin e sigurisë, me deputetin Luçiano Boçi që i ka kërkuar një polici: Mos më kap me dorë…! Ndërsa një tjetri i është drejtuar me fjalët: Legen, afrohu se qenke i fortë…!Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

  • Luçiano Boçi: O ju që e urreni, Sali Berisha është zëri i së vërtetës dhe pengesa e fundit ndaj këtij regjimi

    Luçiano Boçi: O ju që e urreni, Sali Berisha është zëri i së vërtetës dhe pengesa e fundit ndaj këtij regjimi

    Luçiano Boçi ka bërë një letër publike të mbushur me plot lavde për Sali Berishën.
    Ndër të tjera, ai shkruan:
    “Në një vend ku kujtesa kolektive po zbehet nga propaganda, ku gënjeshtra bëhet ligj dhe e vërteta përbuzet si krim, ekziston ende një emër që ngul këmbë të mos heshtë: Sali Berisha.
    Për disa është simbol i një epoke të lavdishme të tranzicionit shqiptar. Për të tjerët, një këmbanë që nuk pushon së paralajmëruari rrezikun nga shteti i kapur.
    Por për të gjithë ata që nuk janë të verbuar nga urrejtja servilizmi politik majtist, ai mbetet një mbartës i peshës më të rëndë në kohë jo të lehta: peshës së së vërtetës.
    Berisha nuk është  një politikan “i vjetër” siç mundohen ta propagandojnë pa pushim ekranet opinionet proqeveritare e profane.
    Ai është një simbol rezistence në një sistem që kërkon të fshijë çdo gjurmë kujtese.
    Ai mbetet pengesa e fundit mes qytetarit të lirë dhe shtetit të propagandës. Dhe për këtë arsye, është i persekutuar, i sulmuar, izoluar, i anatemuar, por jo i heshtur.
    Dosja “Partizani”, “Non Grata”-t, sulmet e orkestruara nga media të blera dhe drejtësia e komanduar, janë veçse prova të alarmit që regjimi ka nga ai që nuk u nënshtrua asnjë padrejtësie.
    Sepse Berisha, me të gjitha të metat dhe gabimet që ia interferojnë kundërshtarët e që megjithatë e bëjnë njerëzor, nuk ka tradhtuar kurrë të vërtetën e tij dhe jo vetëm të tij.
    Dhe kjo është më shumë se ç’mund të thuhet për të gjithë ata që heshtin sot përballë padrejtësive.
    Çështja ndaj tij, nuk është thjesht një çështje gjyqësore. Është një përndjekje politike. Është një investim kriminal për ta kufizuar politikisht një njeri që përfaqëson kërcënimin më të madh për një pushtet të ngritur mbi krimin, korrupsionin dhe konspiracionin e heshtjes.
    Ndaj, në një kohë kur shumë zgjedhin të pajtohen me mashtrimin e prekshëm, Berisha zgjedh të mos e lejojë të vërtetën të vdesë.
    Dhe kjo është arsyeja pse ai luftohet pa pushim dhe me çdo mjet, jo për atë që ka qenë, por për atë që ende përfaqëson.
    Berisha është ndoshta ndër të rralla figura publike që e mbart emrin e vet jo si barrë, por si betim.
    Ai nuk e ka braktisur kurrë terrenin e betejës politike, edhe kur i kanë mbyllur dyert e medias, sallat e parlamentit apo dyert e gjykatave.
    Përballë një sistemi që kërkon harresë, ai është kujtesa. Dhe kujtesa është e rrezikshme për pushtetin që jeton me paranojën ndaj së vertetës.
    Dhe pikërisht sepse nuk u dorëzua, sepse nuk e negocioi të vërtetën, Sali Berisha është sot më shumë se një individ.
    Ai është simboli i qëndresës dhe emri që mbron të vërtetën.
    Të mos harrojmë që e vërteta nuk harron”.

  • Buffon, “lamtumirë” speciale Spallettit: Kam pritur disa ditë, për të mos shkruar me nxehtësi…

    Buffon, “lamtumirë” speciale Spallettit: Kam pritur disa ditë, për të mos shkruar me nxehtësi…

    Pak ditë pas humbjes në Norvegji dhe shkarkimit të Luciano Spallettit, Gianluigi Buffon ka zgjedhur që përmes rrjeteve të tij sociale zyrtare t’i dërgojë një mesazh trajnerit nga Certaldo, i zëvendësuar këto orë nga Gennaro Gattuso. “E përballove këtë sfidë me pasion, kompetencë dhe një ndjenjë të madhe përgjegjësie”, – shkroi kreu i delegacionit të Italisë.
    Buffon i thotë lamtumirë Spallettit në këtë mënyrë, publike, duke nënvizuar se kanë ndarë bashkë momente të bukura dhe të tjera më të vështira: “I dashur Luciano, kam zgjedhur të pres disa ditë për të shmangur të shkruarin me nxehtësi, por e ndjeva të nevojshme të të falënderoj publikisht dhe personalisht për punën tënde gjatë këtyre kohëve në krye të kombëtares.
    E përballove këtë sfidë me pasion, kompetencë dhe ndjenjë të madhe përgjegjësie, në një moment delikat për futbollin italian. Pa e humbur asnjëherë vizionin tënd dhe njerëzinë që gjithmonë të ka shoqëruar.
    Kemi ndarë momente të bukura dhe të tjera më të vështira, por gjithmonë me respektin maksimal dhe vetëdijen se ishim në shërbim të një misioni që shkon përtej fushës së lojës dhe një fanelle, e cila përfaqëson Italinë tonë. Të uroj gjithë të mirat për të ardhmen tënde, si në jetën personale, ashtu edhe në atë profesionale”.

  • Al-Nassr i bën dalje Pioli-t, zgjedh një tjetër Italian për stolin. Kontratë 2-vjeçare dhe 18 mln euro rrogë vjetore

    Al-Nassr i bën dalje Pioli-t, zgjedh një tjetër Italian për stolin. Kontratë 2-vjeçare dhe 18 mln euro rrogë vjetore

    14 Qershor 2025

    16:26

    Telesport

    Pak ditë pasi u shkarkua nga stoli i Italisë, pas humbjes 3-0 në Oslo Ndaj Norvegjisë, për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, Luciano Spalletti ka marrë një ofertë shumë tunduese nga Al-Nassr.
    Alfredo Pedulla zbulon se Luciano Spalleti ka marrë 3 oferta nga klubet arabe, por ai ka pranuar propozimin e Al-Nassr. Klubi ku luan edhe Cristiano Ronaldo, i ka ofruar Spalletti-t një kontratë 2-vjeçare dhe një rrogë të majme, 18 milionë euro në sezon.
    Al-Nassr është gati të ndajë rrugët me Stefano Pioli-n, i cili dështoi sezonin e fundit duke mos arritur dot të fitojë asnjë trofe dhe pasuesi i tij mesa duket do jetë një tjetër italian si Luciano Spalletti. Bisedimet mes palëve janë drejt fundit dhe shumë shpejt pritet të vijë konfirmimi zyrtar.
    Ndërkohë, disa ditë më parë Al-Nassr siguroi edhe qëndrimin e Cristiano Ronaldo-s për sezonin e ri. Pavarësisht ofertave nga shumë klube në kontinente të ndryshme, Ronaldo vendosi të respektojë kontratën me klubin arab dhe të qëndrojë aty. Ai ka marrë premtimin nga drejtuesit e klubit që do të bëhen disa përforcime të rëndësishme në merkaton e verës me synimin që Al-Nassr të fitojë trofe sezonin e ri dhe një nga këto ndryshime është edhe ai i kreut të pankinës, ku Pioli do i lërë vendin Spalletti-t.