Tag: lucas

  • Dyshja e re e showbiz-it turk? Një like që ndezi zërat!

    Dyshja e re e showbiz-it turk? Një like që ndezi zërat!

    Mediat turke kanë shpërndarë lajme të reja që kanë tërhequr vëmendjen e fansave të showbiz-it turk, duke sugjeruar se aktorja e njohur Demet Özdemir dhe futbollisti i Galatasaray, Lucas Torreira, mund të jenë çift i ri. Lajmet për një lidhje mes tyre filluan të qarkullojnë pas një detaji të vogël, që nuk u shpëtoi ndjekësve të tyre.
    Një foto e fundit e ndarë nga Demet në Instagram ka tërhequr vëmendjen, pasi Lucas Torreira ka bërë një “like” publikisht, duke u bërë kështu i pari veprim që i ka shtuar dyshimet për një lidhje të mundshme mes tyre. Ky reagim ka ndezur diskutime të shumta në rrjetet sociale, ndërkohë që mediat turke kanë filluar të spekulojnë për një romancë të mundshme.
    Portali i njohur turk, Magazinane, ka shkruar se ky “like” mund të jetë konfirmimi i lidhjes së tyre, duke përdorur shprehjen “Sevgili olduklarının ilanı gelmiş” (Përkthyer: “Erdhi konfirmimi i lidhjes së tyre”). Ky titull ka shtuar më tej zërat për një lidhje mes aktores dhe futbollistit.

    Pavarësisht kësaj, as Demet dhe as Lucas nuk kanë reaguar ende publikisht për të konfirmuar nëse ka një lidhje romantike mes tyre. Megjithatë, fansat e kanë mbushur rrjetet sociale me pyetje dhe komente, duke pritur me padurim të mësojnë nëse dyshja do të pranojë publikisht lidhjen e tyre.

  • Lucas Hernandez lavdëron bashkëlojtarin e PSG: Është mbrojtësi i majtë më i mirë në botë

    Lucas Hernandez lavdëron bashkëlojtarin e PSG: Është mbrojtësi i majtë më i mirë në botë

    10 Tetor 2025

    13:58

    Alfred Lleshi

    Në një intervistë për “Media Carré”, Lucas Hernandez foli me admirim për bashkëlojtarin dhe rivalin e tij te PSG, Nuno Mendes, duke theksuar marrëdhënien e shëndetshme mes tyre. “Sigurisht që është mbrojtësi i majtë më i mirë në botë, pa asnjë dyshim”, – deklaroi kampioni i botës më 2018.
    Francezi kujtoi se edhe te Bayern Munich kishte konkurrencë të fortë: “Atje kisha Alphonso Davies, vraponte me 2 mijë në orë, ishte i pabesueshëm. Edhe ai ishte më i miri në botë, pa asnjë hije dyshimi”.
    Hernandez vuri në dukje respektin dhe bashkëpunimin me portugezin: “Edhe pse Nuno është numri një, ai e di se jam këtu për ta ndihmuar. Kuptohemi shumë mirë dhe mund të luajmë bashkë pa asnjë problem”. Një shembull profesionalizmi dhe respekti që tregon se konkurrenca mund të bashkëjetojë me bashkëpunimin.
     

  • Trafikimi i vajzave nga Amerika Latine në Shqipëri/ DETAJET: Kode Bitcoini dhe 1 mln euro të transferuara drejt Kolumbisë

    Trafikimi i vajzave nga Amerika Latine në Shqipëri/ DETAJET: Kode Bitcoini dhe 1 mln euro të transferuara drejt Kolumbisë

    Momente nga arrestimi i Lucas Betancur në Kolumbi

    KOLUMBI- Janë zbuluar detaje të reja lidhur me operacionin e përbashkët të Policisë së Tiranës, Europol-it dhe autoriteteve në Kolumbi për goditjen e grupit që trafikonin vajza në Shqipëri nga Amerika Latine dhe Azia Qendrore, me qëllim shfrytëzimin për prostitucion. Autoritetet kolumbiane kanë gjetur në banesën e Lucas Betancur dhe babait të tij, i cili cilësohet si kreu i këtij grupi kriminal, kode të Bitcoin-it dhe fatura të shumta të transfertave të parave, që dyshohet se vinin nga aktiviteti i prostitucionit.
    Ky aktivitet ushtrohej edhe në Tiranë, ku janë zbuluar disa banesa dhe hotele që përdoreshin për prostitucion për vajzat kolumbiane. Sipas burimeve, mësohet se një nga të arrestuarit është Mirel Shperdheja, pronar i një agjencie të pasurive të paluajtshme. Ai kishte vënë në dispozicion 15 banesa në Airbnb për ushtrimin e prostitucionit në Shqipëri. Gjitashtu, autoritetet kanë zbuluar mbi 1 milion euro që janë transferuar nga janari e deri më tani, kryesisht nga vendet e rajonit dhe nga Shqipëria drejt Kolumbisë.
    Në gjurmët e hetimeve kanë rënë edhe shtetasit Ilmar Gugashi, pronar i një hoteli në afërsi të Gjykatës së Lartë, dhe Dritan Suka, i cili komunikonte drejtpërdrejt me Lucasin në Kolumbi, ndërkohë që vënte në dispozicion banesa me qira për vajzat që shfrytëzoheshin për prostitucion.

    Dritan Sukaj, Ilmar Gugashi dhe Mirel Shperdheja

    Por nuk mbaron me kaq!
    Assel Adrysheva dhe Kejvin Ndreu shfrytëzonin vajza nga Kazakistani në hotelin “Alindro”. Ata bashkëpunonin me kolumbianët dhe me Rostyslav Mieshkov për të sjellë vajza në Shqipëri edhe nga vende të tjera aziatike.
    Lucas Betancur detyronte vajzat që vinin në Shqipëri të ushtronin prostitucion dhe, në rast kundërshtimesh, i kërcënonte me jetën e familjarëve të tyre. Por nuk mjaftonte vetëm kërcënimi, ai u merrte peng motrat ose nënat në Kolumbi, dhe në këtë mënyrë vajzat detyroheshin të vinin në Shqipëri dhe të vijonin aktivitetin e prostitucionit./ZËRI

  • Ylli brazilian kërkon të jetë shokë skuadre me Vinicius Junior dhe Rodrygo-n, Real Madrid refuzon transferimin e tij

    Ylli brazilian kërkon të jetë shokë skuadre me Vinicius Junior dhe Rodrygo-n, Real Madrid refuzon transferimin e tij

    31 Gusht 2025

    16:22

    Telesport

    Lucas Paqueta po kërkon të ndryshojë ambient dhe të largohet nga West Ham. Brazilianit i kanë mbetur edhe shumë pak kohë për të gjetur ekipin e ri.
    Ndërkohë, “Defensa Central” zbulon një prapaskenë jo pak të bujshme. Paqueta ka kërkuar transferimin te Real Madrid, duke dashur t’iu bashkohet brazilianëve të tjerë të “Los Blancos”. Në anën tjetër, Xabi Alonso vërtet ka kërkuar një mesfushor nga drejtuesit, por Lucas Paqueta nuk është profili që ai kërkon.
    Në këtë situatë, drejtuesit e klubit madrilen kanë refuzuar mundësinë e transferimit të Lucas Paqueta në formë huazimi me të drejtë blerje. Fakti që refuzoi Paqueta-n, nuk do të thotë që klubi madrilen ka hequr dorë nga mundësia për të bërë një përforcim në mesfushë, por po shqyrton kandidatë të tjerë.
    Përsa i përket Paqueta, për brazilianin ka interes edhe brenda Premier League dhe nuk do jetë aspak befasi nëse ai ndryshon destinacion deri nesër në orën 20:00, kohë kur mbyllet zyrtarisht merkato.

  • Gafë e Chevalier, PSG në “tapet”. Tottenham shënon golin e dytë dhe “prek” trofeun (video)

    Gafë e Chevalier, PSG në “tapet”. Tottenham shënon golin e dytë dhe “prek” trofeun (video)

    13 Gusht 2025

    22:14

    Telesport

    Pjesa e dytë e finales së Superkupës së Europës mes PSG-së dhe Tottenham ka nisur me gol. Janë sërish anglezët që gjejnë rrjetën, këtë herë iu dha një dorë dhe portieri i ri i PSG-së, Lucas Chevalier.
    Pas një krosimi të Pape Matar Sarr, cristian Romero godet me kokë dhe Lucas Chevalier nuk tregohet fare vigjilent dhe pëson një gol, që ishte shumë i mundshëm për ta shmangur.
    Kujtojmë se ishte Micky van de Ven që shënoi golin e avantazhit për Tottenham, në minutën e 39-të, pas një aksioni të gjatë të finalizuar me sukses. Qendërmbrojtësi holandez gjendej në kohën dhe në vendin e duhur, duke dërguar topin në portën e mbrojtur nga Lucas Chevalier, pasi tentativa e parë e londinezëve u ndal nga traversa.

  • ZYRTARE: PSG bën goditjen e madhe në merkato, ja detajet

    ZYRTARE: PSG bën goditjen e madhe në merkato, ja detajet

    9 Gusht 2025

    20:50

    Telesport

    PSG sapo ka zyrtarizuar përmes rrjeteve sociale të klubit transferimin e Lucas Chevalier nga Lille. Marrëveshja mes dy klubeve është arritur për 40 milionë euro plus 15 milionë euro bonuse, në total 55 milionë euro.
    23-vjeçari i cili shkëlqeu sezonin e kaluar me Lille, duke ngjallur interesimin e shumë klubeve të mëdha, ka firmosur me parizienët deri në vitin 2030. “Unë jam një fëmijë që po e realizon ëndrrën e tij. Që kur isha i vogël, kam dashur të luaj në nivelin më të lartë. Është një gëzim i madh të jem këtu. Do ta vesh këtë fanellë me dashuri dhe ambicie”, fjalët e para të Chevailer pas transferimit te PSG.
    Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaïfi, nuk e fsheh dot gëzimin për transferimin e Chevalier, duke e konsideruar atë si një nga portierët më të mirë në Europë. “Paris Saint-Germain është i kënaqur të mirëpresë Lucas Chevalier në familjen e saj të madhe. Lucas është një nga portierët më të mirë në Francë dhe Evropë, dhe një përforcim fantastik për ekipin tonë, ndërsa ne vazhdojmë të ndërtojmë në planin afatgjatë, duke u mbështetur gjithmonë te kolektivi”, tha Nasser Al-Khelaïfi.

  • Donnarumma në udhëkryq, rinovimi ka ngecur. Chevalier në prapaskenë, çfarë po ndodh te PSG?

    Donnarumma në udhëkryq, rinovimi ka ngecur. Chevalier në prapaskenë, çfarë po ndodh te PSG?

    PSG i rikthehet stërvitjes të mërkurën në mëngjes, mes lojtarëve të grumbulluar në kampin e “Poissy” pritet të jetë edhe Gianluigi Donnarumma, pavarësisht zërave në rritje për një largim të mundshëm. Mediat franceze kanë raportuar prej javësh për një interes të fortë të PSG-së ndaj Lucas Chevalier të Lille, si dhe për stanjacionin e plotë të bisedimeve për rinovimin e kontratës së Donnarumma, që skadon në vitin 2026.
    Prioritetet e klubit dhe interesat nga Premier LeaguePrej më shumë se një viti, Donnarumma dhe klubi kanë diskutuar për zgjatjen e kontratës, por palët nuk kanë gjetur ende një terren të përbashkët. PSG ka vendosur së fundmi të zbatojë politika të reja në rinovime, duke ofruar kontrata më fleksibël dhe me komponentë të lartë variabël, të bazuar në paraqitje dhe rezultate. Këto kushte nuk janë mirëpritur nga kampi i portierit italian, duke krijuar një situatë pezullimi që ka tërhequr interesin e disa klubeve angleze si Manchester United, Chelsea apo Manchester City, ndërsa në horizont vëzhgon edhe Real Madridi, ku Thibaut Courtois ka mbushur tashmë 33 vjeç.
    Pasiguri dhe skenarë alternativëNë këtë klimë të paqartë, PSG ka filluar të shikojë për alternativa. Emri më i lakuar është ai i Lucas Chevalier, 24 vjeç, për të cilin janë përfolur madje edhe detaje të një marrëveshjeje 5-vjeçare. Megjithatë, deri tani nuk ka asnjë konfirmim konkret nga klubi. Në të njëjtën kohë, Galatasaray është lidhur me një interes për Matvei Safonov, portieri rus që iu bashkua PSG-së verën e kaluar për 20 milionë euro, por nuk arriti ta imponojë veten.
    Një verë e nxehtë para fillimit të sezonitNë prag të ndeshjes së parë zyrtare më 13 gusht kundër Tottenham në Superkupën Europiane, që do të luhet në Udine, situata mbetet e tensionuar. Dilemat mbi të ardhmen e Donnarumma dhe pasiguritë në portë i shtojnë presionin trajnerit Luis Enrique, i cili duhet të vendosë shpejt nëse do të vazhdojë të mbështetet tek italiani si titullar apo do të hapë një faqe të re me një emër të ri mes shtyllave. Çështja Donnarumma është kthyer në një nyje të vështirë për PSG-në, zgjidhja mund të sjellë pasoja të rëndësishme për merkaton verore dhe strukturën e skuadrës pariziene në sezonin e ri.

  • Fundi i makthit, Paqueta shfryhet: “E kam thënë që nga dita e parë”

    Fundi i makthit, Paqueta shfryhet: “E kam thënë që nga dita e parë”

    Makthi ka mbaruar vërtet: një komision rregullator i pavarur e ka shfajësuar Lucas Paquetá nga akuzat për manipulim ndeshjesh, gati dy vjet pasi FA (Shoqata Angleze e Futbollit) nisi një hetim.
    Katër ndeshje të Premier League të luajtura nga mesfushori brazilian midis viteve 2022 dhe 2023 janë nën shqyrtim për kartonë të verdhë të marra “me qëllimin e papërshtatshëm për të ndikuar në tregun e basteve”.
    Zëvendëspresidentja e West Ham, Karren Brady, lëshoi një deklaratë për kanalet zyrtare të klubit në lidhje me këtë çështje:
    “Jemi të kënaqur që Lucas është shfajësuar nga akuzat. Ai gjithmonë e ka mbajtur pafajësinë e tij që nga fillimi, dhe si klub, ne e kemi mbështetur dhe shoqëruar fort gjatë gjithë procesit.
    “Pavarësisht presionit të madh, Lucas vazhdoi të jepte gjithçka në fushë javë pas jave për klubin. Ishte një kohë e vështirë për të dhe familjen e tij, por ai ruajti profesionalizëm absolut dhe tani, si të gjithë te West Ham, dëshiron ta lërë pas këtë episod”.
    Së fundmi, personi i përfshirë drejtpërdrejt, Lucas Paquetà, komentoi mbi rezultatin përfundimtar të hetimit:
    “Që nga dita e parë e këtij hetimi, gjithmonë kam mbajtur pafajësinë time për këto akuza jashtëzakonisht serioze. Nuk mund të them më shumë në këtë kohë, por dua të shpreh mirënjohjen time ndaj Zotit dhe të them se sa i etur jam të kthehem të luaj futboll me një buzëqeshje në fytyrë.
    “Gruas sime, e cila nuk më lëshoi kurrë dorën, West Ham United, tifozëve që më kanë mbështetur gjithmonë dhe familjes, miqve dhe ekipit tim ligjor që më kanë mbështetur: një falënderim i përzemërt të gjithëve”.

  • E BUJSHME! Lucas Vasquez u largua pardje nga Real Madrid, sot e kërkon klubi i madh që luan në Champions League

    E BUJSHME! Lucas Vasquez u largua pardje nga Real Madrid, sot e kërkon klubi i madh që luan në Champions League

    18 Korrik 2025

    8:33

    Telesport

    Pas plot 10 sezonesh me ekipin e parë, Lucas Vasquez dhe Real Madrid vendosën të mos vazhdonin më së bashku. Spanjollit i skadoi kontrata dhe klubi madrilen vendosi të mos ia rinovonte më. Dy ditë më parë, klubi madrilen i dha “latumirën” Lucas Vasquez, ku u mbajt edhe një ceremoni përshëndetëse për të.
    Pavarësisht moshës së tij, 34 vjeç, Lucas Vasquez, mesa duket do vazhdojë të luajë ende në nivel elitar. Mediat spanjolle raportojnë se Lucas Vasquez është shumë pranë transferimit të Villarreal si lojtar i lirë.
    Për “Nëndetësen”, ardhja e një lojtari si Lucas Vasquez do të përshtatej në mënyrë të përkryer me filozofinë e trajnerit Marcelino, i cili tashmë i ka dhënë dritën jeshile për transferimin e 34-vjeçarit spanjoll.
    Kujtojmë se Villarreal sezonin e ri do të luajë edhe në Champions League dhe ardhja e një lojtari me eksperiencë si Vasquez do ishte një ndihmë e madhe për ta.

  • Vazquez largohet pas 10 vitesh nga Real Madrid

    Vazquez largohet pas 10 vitesh nga Real Madrid

    Real Madridi ka njoftuar se Lucas Vázquez do të largohet nga Los Blancos. Klubi madrilen ka vendosur që të organizojë një ceremoni lamtumire, e cila do të mbahet këtë të enjte.

    Sulmuesi ka luajtur 10 sezone me gjigandët spanjoll dhe numëron 402 ndeshje.
    Gjatë kësaj periudhe, ai fitoi 23 tituj: 5 Kupa Evropiane, 5 Kupa Bote për Klube, 4 Superkupa Evropiane, 4 tituj Ligue 1, 1 titull Copa del Rey dhe 4 Superkupa Spanjolle.

    Florentino Perez pas largimit të mesfushorit deklaroi:
    “Lucas Vasquez përfaqëson në mënyrë shembullore vlerat e Real Madridit, gjë që e ka bërë një nga lojtarët më të dashur për tifozët.
    Figura e Lucas Vazquez simbolizon punën e palodhur, këmbënguljen, përulësinë dhe shpirtin fitues që janë thelbësore për të arritur sukses me këtë fanellë.
    Ai është një lojtar që gëzon dashurinë dhe vlerësimin e të gjithë madridistëve. Real Madrid është dhe gjithmonë do të jetë shtëpia e tij”, u shpreh presidenti Perez.
    Te Real Madrid priten edhe disa largime të tjera, të rëndësishme.